01-LUTJA QË IA LA POROSI I DËRGUARI, alejhi selam, AISHES

01-LUTJA QË IA LA POROSI I DËRGUARI, alejhi selam, AISHES

0 2078

Aisheja, radijAllahu anha, përcjell e thotë:
Hyri tek unë i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, për një punë që kishte, në momentin që isha duke u falur, kështu që unë e vonova atë, e më tha: “Oj Aishe, përdor lutje përmbledhëse dhe gjithëpërfshirëse.” Pasi që përfundova namazin e pyeta: “O i dërguar i Allahut! Cila është ajo lutje përmbledhëse dhe gjithëpërfshirëse? Tha: “Thuaj:

اللهُمَّ إنِّي أسْألُكَ مِنَ الخَيْرِ كُلِهِ عَاجِلِه وَ آجِلِه مَا عَلِمْتُ مِنْه وَ مَا لَمْ أعْلَمْ وَ أعُوذ بِكَ مِنَ الشَرِّ كُلِه عَاجِلِهِ وَ آجِلِه مَا عَلِمْتُ مِنْهُ وَ مَا لَمْ أعْلَمْ.

اللهُمَّ إنِّي أسْألُكَ الجَنَّةَ وَ مَا قَرَّبَ إلَيْهَا مِن قَوْلٍ أوْ عَمَلٍ, وَ أعُوذ بِكَ مِنَ النَّارِ وَ مَا قَرَّبَ إلَيْهَا مِن قَوْلٍ أوْ عَمَلٍ.

اللهُمَّ إنِّي أسْألُكَ مِنَ الخَيْرمَا سَألَكَ بِهِ عَبْدُكَ وَ نَبِيُّكَ وَ أعُوذ بِكَ مِنَ الشَّرِّ  مَا عَاذَ بِهِ عِبْدُكَ وَ نَبِيُّكَ. وا ما قضيت لي من قضاء فاجعل عاقبته رشدا.

Allahumme inni eseluke minel-hajri kulihi ‘axhilihi ve exhilih me ‘alimtu ve me lem e’alem ve e’udhu bike mine sherri kulihi ‘axhilihi ve exhilih me ‘alimtu minhu ve me lem e’alem.

Allahumme inni eselukel-xhenete ve me karabe ilejhe min kavlin ev ‘amel, ve e’udhu bike minen-nari ve me karabe ilejhe min kavlin ev ‘amel.

Allahumme innni eseluke minel hajri me se’eleke bihi ‘abduke ve nebijuke, ve e’udhu bike mine sherri me ‘adhe bihi ‘abduke ve nebijuke. Ve ma kadajte li min kadain fexh’al akibetehu li rushde(n).

(O Zot, kërkoj çdo të mirë prej Teje, për kohën e tashme dhe të ardhmen, atë që e kam ditur dhe që nuk kam ditur, dhe kërkoj mbrojtje nga çdo sherr, për kohën e tashme dhe të ardhmen, atë që e kam ditur dhe që nuk e kam ditur).

(O Zot, unë kërkoj prej Teje Xhenetin dhe çdo gjë që të  afron tek ai prej fjalëve dhe veprave dhe kërkoj mbrojtje prej zjarrit dhe çdo gjë që të afron tek ai prej fjalëve dhe veprave).

(O Zot unë të kërkoj hajr, atë që të ka kërkuar robi dhe i dërguari Yt, kërkoj mbrojtje nga sherri, prej të cilit ka kërkuar mbrojte robi dhe i dërguari Yt. Çfarë ke caktuar (kader) për mua, bëje fundin e tij udhëzim për mua).

Përshtati: Hoxhë Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 295