05-O ZOTI IM, UNË JAM SHUMË I NEVOJSHËM PËR CFARËDO MIRËSIE QË MË JEP

05-O ZOTI IM, UNË JAM SHUMË I NEVOJSHËM PËR CFARËDO MIRËSIE QË MË JEP

0 309

O Zoti im, unë jam shumë i nevojshëm për çfarëdo mirësie që më jep[1]

 رَبِّ إِنِّي لِمَا أَنزَلْتَ إِلَيَّ مِنْ خَيْرٍ فَقِيرٌ

(Rabi ini lima enzelte ilejje min hajrin fekir)

Kjo lutje që ka përmendur autori, Allahu e ruajtë dhe i dhashtë sukses, është prej lutjeve të profetit Musait, alejhi selam, për të cilin flitet shumë në Librin e Allahut, gjë që tregon për rëndësinë e atyre tregimeve, dhe njëherit është një thirrje për një përkujdes më të madh për to, duke i kuptuar, studijuar, duke pyetur, e kërkuar rreth tyre. Në to ka shumë mirësi e dobi që përmirësojnë gjendjen e njeriut, në këtë botë dhe në ahiret.

Komentuesit e Kuranit, kanë përmendur se Musai, alejhi selam, kur u lodh në rrugëtim, u largua nga familja e tij, e kaploi uria e madhe, nuk kishte me vete ushqim, e dinte se ku e kishte qëllimin, se ku është rrugëdalja, e kuptoi se ikja e vetme është tek Allahu i Madhëruar, i Cili u kujdes për të që në vegjëli e deri në atë moment, ai e njohi Allahun edhe kur ishte në rehati, kështu Zoti e ndihmoi në vështirësi, e Musai iu drejtua në lutje me fjalët më të buta.

Fjala e tij “O Zoti im, unë jam shumë i nevojshëm për çfarëdo mirësie që më jep”, i përmendi Allahut gjendjen e tij, me fjalët dhe shprehjet më të buta, që përmban kërkim nga Allahu që t’i jep nga mirësitë, që është një prej lutjeve më të mëdha, dhe më të bukura pasi që në të vihet në pah edukata e mirë dhe kërkesa e madhe.

Sikur ai të thotë; O Zoti im, atë që Ti mua më ke zbritur, prej; dhuntive, pasurive, e mirësive, unë jamë shumë nevojtar që të më furnizosh Ti, dhe askush tjetër pos Teje.

Kjo lutje prej tij ishte lutje e rastit dhe e hallit, e që lutja e një rasti është më e bukur se lutja e thjeshtë me fjalë të shprehura.

Ashtu si Allahu i Madhëuar, dëshiron që robi i Tij, ta lut Atë me emrat, atributet, dhuntitë e Tija të përgjithshme dhe ato të veçanta, Ai  njëkohësisht dëshiron që njeriu t’i lutet me dobësinë e tij, paaftësinë, nevojën, pamundësinë që të arrijë të mirat e tija, e të largon çdo dëm nga vetja e tij, ngase këtu shfaqet përulësia dhe varfëria, dhe nëvoja për Allahun e Lartmadhëruar.

Libri i Allahut përmban shumë lloje të mënyrës së lutjeve dhe kërkimit, ndonjë herë lutjeja është në formë kërkese: “O Zoti im, me të vërtetë, më janë dobësuar eshtrat, e koka më është zbardhur nga pleqëria. E, lutja ime Ty, nuk ka mbetë kurrë pa u pranuar”. Merjem, 4.

Njejtë sikur fjala e Allahut për Ejubin, alejhi selam: “dhe (kujtoje) Ejubin kur iu lut Zotit të vet: “Mua, më ka goditur mjerimi, e Ti je më i mëshirshmi prje mëshiruesve”. El Enbija, 83.

Robi i mirë, që ndjek rrugë e ptofetëve, është mirë që të merr për yrnek ata, e ti merr traditat e tyre në lutje, : “Këta janë ata (pejgamberët e përmendur), të cilët Perëndia i ka udhëzuar në rrugën e drejtë, andaj edhe Ti (o Muhamed!) ndiqe rrugën e tyre.”. En am, 90.

Kështu që robi bashkon mes këtyre lutjeve të lartpërmendura në kërkesat dhe dëshirat e tija;

Pasi që Musai, alejhi selam, iu lut Allahut për mirësi në formë të gjendjes që ishte, është vërtetuar nga i dërguari jonë, sal-Allahu alejhi ve selem, se ai është lutur në formë të kërkesës, siç qëndron në hadithin madhështor, ku i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, i tha Aishes, radijAllahu anha: “Përdor lutjet kuptimplota; O Allahu im, unë kërkoj prej Teje gjithë të mirat…dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga çdo e keqe”. Në një transmetim tjetër: “Përdor lutjet gjithëpërfshirëse e kuptimplota”.[2]

Kjo lutje ngërthen në vete shumë dobi, prej tyre:

  1. Të ankohesh tek Allahu nuk nënkupton mosdurim, por është nga imani i plotë në Allahun e Madhëruar, dhe pajtueshmëri me caktimin e Tij.
  2. Lutësi duhet që ta lut Allahun me çdo lloj lutje të lejuar, ngase kjo është prej adhurimeve që i do Allahu.
  3. Lejueshmëria e kërkimin të mbrojtjes nga varfëria, është një prej suneteve të profetëve, një prej lutjeve të profetit tonë, Muhamedit, sal-Allahu alejhi ve selem, ishte: “O Allahu im, unë kërkoj mbrojtjen Tënde nga varfëria, nga mangësia, nga poshtërimi, dhe kërkoj mbrojtjen Tënde të mos i bëj zullum ndokujt apo të më bëhet mua zullum”.[3]

Përktheu Hoxhë Shpend Zeneli

Burimi; albislam.com

————————–

[1] Sureja Kasas, 24.

[2] Shënon ibn Maxhe me numër, 3846. Ahmedi me numër, 25137 dhe 25138.

[3] Shënin Ebu Davudi me numër, 1544.