06- O ALLAH MA FAL MUA MËKATIN TIM, MË LARGO ZEMËRIMIN, DHE MË MBRO NGA DEVIJIMET E SPROVAVE

06- O ALLAH MA FAL MUA MËKATIN TIM, MË LARGO ZEMËRIMIN, DHE MË MBRO NGA DEVIJIMET E SPROVAVE

0 111

O Allah ma fal mua mëkatin tim, më largo zemërimin, dhe më mbro nga devijimet e sprovave[1]

اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي ذَنْبِي، وَأَذْهِبْ غَيْظَ قَلْبِي، وَأَعِذْنِي مِنْ مُضِلاتِ الْفِتَنِ

(Allahume gfirli dhenbi , ve edh-hib gajdha kalbi, e eidhni min mudiletil fiten)

Kjo lutje e bekuar është një prej lutjeve të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, për nënën e besimtarëve, Aishen, radijAllahu anha, Muhamed ibn Ebi Bekr, përcjell e thotë: “Kur Aisheja, radijAllahu anha, nevrikosej, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, e prekte për hunde e i thoshte: “Oj Uvejshe, thuaj: O Allahu im, Zot i Muhamedit, ma fal mua mëkatin tim, më largo zemërimin, dhe më mbro nga devijimet e sprovave”.[2]

Fjala e tij; ”O Allahu im, Zot i Muhamedit”, është një lloj i lutjes përmes njëshmërisë së Allahut për të dëruarin e Tij, sal-Allahu alejhi ve selem, Zot i gjithësisë dhe Sunduesi i çdo gjëje, dhe kjo për pozitën e lartë që ka i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, kjo lutje përfshin kërkimin e shpëtimin nga çdo e keqe e dukshme dhe të fshhehtë, në fe, në dynja e ahiret. Kështu që filloi filloi të kërkojë prej Allahut shpëtimin nga një prej më të këqijave.

Dhe tha; “O Allah më fal mua”, kërkoi nga Allahu që t’ë mos ia llogarisë mëkatet e tija, të mos e ndëshkon me të, që është një kerkëse fisnike, dhe një prej lutjeve më të shpeshta në Kuran dhe Sunet, ngase mëkatet shkaktojnë tek njeriu burimet e së keqes në dynja e ahiret, andaj fillimi me këtë lutje është më e rrugës se me lutjet tjera, e më pas filloi me lutje për shpëtim nga të këqijat e fshehta.

Dhe tha; “dhe më largo zemërimin”, pra, hidhërimin e tepërt që është rezultat i gjakut të vrullshëm, për një çështje që shfaqet në të kundërtën që ai dëshiron.

E luti Allahu e Madhëruar që t’ia largojë zemërimin, ngase kjo gjë e mbyt shpirtin, e lodh zemrën e trupin, nga e cila mund të lind inati, urrejtja, hidhërimi, sulmimi, e hakmarrja, dhe e keqëson gjendjen e tanishme dhe të së ardhmes. Për këtë Allahu i Madhëruar ftoi robërit e tij që ta përmbajnë veten e tyre nga zemërimi, Allahu thotë: “”. Ali Imran, 134.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush përmban zemërimin e tij, duke qenë i aftë të realizojë, Allahu do ta fton atë mbi kokat e gjithë krijesave në ditën e Kiametit, derisa t’i jep të zgjedh prej hyrie atë që ai dëshiron”.[3]

Fjala e tij; ”dhe më mbro nga devijimet e sprovave”, është formë të kërkimit të mbrojtjes nga gjërat shkatëruese, nga problemet e sprovave të rënda, që të shpiejnë në dilema dhe në shkatërim, të cilat sprova për shkak vështirësisë së tyre mund që të të humbin fetarizmin, dynjanë e ahiretin, kështu që kjo lutje përmban një kërkim mbrojtje, shpëtim, dhe paqe nga rënia në to.

Kjo lutje është aq me rëndësi, për këtë tregon fakti që i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ia mësoi këtë një pjre grave të tija më të dashura, babai i së cilës ishte shoku i tij më i dashur, kështu që kujdes për këtë lutje në lutjet e tua, ngase shpëtimi nga të këqijat sjell rehati, lumturi, dhe relaksim.

Përktheu Hoxhë Shpend Zeneli

Burimi; albislam.com

————————–

[1] Kjo lutje është marrur nga lutja e profetit, sal-Allahu alejhi ve selem, për Aishen, radijAllahu anha, “O Allahu im, falja mëkatin, largo zemërimin nga zemra e saj, dhe mborje atë nga devijimet e sprovave”. Këtë hadith e shënon ibn Asakir në librin e tij ‘el erbein’ faqe 45 dhe ka thënë: “ky është një hadith sahihun hasen”, njashtu e ka dhënuar ibn Sinij në librin e tij ‘amel jevm ve lejleh’ me numër 457. Shiko vlerësimin e hadithit nga shejh Albani në librin ‘Daifeh’ me numër, 4207.

Ky hadith është i ngjashëm me atë që e përcjell Umu Seleme, shënuar tek Ahmedi 2/44 me numër 26576, me tekst: “Thuaj; O Allahu im, Zot i Muhamedit, profetit, më fal mua mëkatin tim, largo zemërimin, dhe më shpëto nga devijimet e sprovave për aq sa jam gjallë”. Hejthemiu e vlerësoi hasen në librin e tij ‘Mexhmea Zevaid’ 10/27. Abd ibn Humejd faqe 443, me numër 1534. Taberani në ‘Muxhem el kebir’ 23/338 me numër, 785. Bejhakiu në ‘Da’avetul kebir’ 1/485 pa fjalën ‘për aq sa jemi gjallë’.

[2] E ka shënuar ibn Sinij, 456.

[3] E kë shënuar Ebu Davudi, 4777. Tirmidhiu, 2493. Ibn Maxhe 4186. Ahmedi, 24/398 me numër 15637, Taberaniu 20/186 me numër, 417. Bejhakiu 8/161 me numër 16422. Ebu Ja’la me numër, 1497. Shejh Albani e vlerësoi hasen në librin ‘Sahih ibn Maxhe’ me nuër, 4176 dhe në librin ‘Sahih Tergib ve Terhib’ me numër, 2753.

NUK KA KOMENTE

KOMENTO