16 – O ALLAH NA NDIHMO QË TY TË PËRMENDIM, TY TË FALËNDEROJMË DHE NË FORMËN MË TË MIRË TY TË ADHUROJMË

16 – O ALLAH NA NDIHMO QË TY TË PËRMENDIM, TY TË FALËNDEROJMË DHE NË FORMËN MË TË MIRË TY TË ADHUROJMË

0 214

O Allah, na ndihmo që Ty të përmendim, Ty të falënderojmë dhe në formën më të mirë Ty të adhurojmë

اللَّهُمَّ أعِنَّا عَلَى ذِكْرِكَ، وَشُكْرِكَ، وَحُسْنِ عِبَادَتِكَ

(Allahume ainna ala dhikrike, ve shukrike, ve husni, ‘ibadetike)

Komentim i lutjes

Kjo lutje është përmendur në hadithin e Muadh ibn Xhebelit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, e mori atë për dore dhe i tha: “O Muadh, Betohem në Allahun se unë të dua, betohem në Allahun se unë të dua. Dhe tha: “Të porosis që në fund të çdo namazi të mos e lesh pa thënë: O Allah, më ndihmo që Ty të përmendi, Ty të falënderoj dhe në formën më të mirë Ty të adhuroj”.[1]

Kjo lutje ka një vlerë shumë të madhe, është shuë e çmuar, për atë se, lutja më e mirë është kërkimi i ndihmës në kënaqësitë e Allahut, e dhuratat më të mira janë, lehtësimi i kësaj kërkese. Që të gjitha lutjet e transmetuara sillen rreth kësaj, dhe largimin e të kundërtës, dhe në plotësimin e saj, e në lehtësimin e shkaqeve të saja, kështu që meditoje. Shejh islam ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kam medituar rreth lutjes më të dobishme, dhe gjta se ajo është kërkimi i ndihmës në kënaqesitë e Tija, e që më pas këtë lutje e vërejta në suren Fatiha, dhe atë në ajetin: “Vetëm Ty të adhrojmë, dhe vetëm prej Teje dihmë kërkojmë”. Fatiha, 5.[2]

Për këtë i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, porositi mikun e tij, Muadhin që të mos e le këtë lutje në fund të çdo namazi, e disa e përcaktojnë këtë lutje me kuptimin pas përfundimit të çdo namazi, mirëpo mendimi më i saktë është të thuhet në fund të çdo namazi.

Fjala e tij “O Allah na ndihmo që Ty të përmendim”, që është një kërkim prej Allahut për ndihmë që të e përmend Atë, ngase ësht ënjë prej vepave më të mira, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “A dëshironi t’ju tregoj për një prej veprave më të mira, e nga më të pastrat tek Sunduesi juaj, e nga më të lartat për gradat tuaja, e më e mirë se sa të dhuruarit e arit dhe argjendit, e më e mirë për ju se sa të përballeni me armikun tuaj, ku të godisni qafat e tyre e ata t’u godasin qafat tuaja?! Thanë: Gjithsesi, o i dërguar i Allahut. Tha: Përmendja e Allahut të Madhëruar (dhikri)”.[3]

Dhikri e përfshinë Kuranin, e që është prej dhikreve më të mira, dhe përmban çdo lloj dhikri si thënia; La ilahe il Allah, SubhanAllah, istigfari, salavatet mbi të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, etj.

Fjala e tij “Ty të falënderojmë”, pra, të të falënderojmë për dhuntitë e dukshme dhe ato të padukshme, të cilat nuk arrijmë dot t’i numërojmë “E, nëse ju doni t’i numëroni dhuntitë e Allahut, atëherë nuk do të mund t’i numëroni”. Nahl, 18.

Falënderimi manifestohet me vepra, sikur që thotë Allahut i Madhëruar “O familje e Davudit! Punoni duke falenderuar (Allahun)!” – E, pak nga robërit e Mi janë falenderues”. Sebe’, 14.

Njashtu manifestohet edhe me gjuhë, me falënderim, lavdim, me përmendje të dhuntive, Allahu thotë “dhe kujtoni begatitë që u ka dhënë Allahu, edhe Librin (Kur’anin) dhe diturinë e hollësishme, që ua ka zbritur, për t’ju këshilluar juve”. Bekare, 231.

Falënderimi më i madh është devotshëria ndaj Allahu të Madhëruar “andaj, druajuni Allahut, që të jeni falënderues”. Ali Imran, 123.

Padyshim që suksesi për të qenë falënderues ka nevojë për një falënderim të posaçshëm, e deri në pafund. Ibn Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Pë çdo dhunti të Allahut që i ka dhënë robit të Tij, në fe apo në dynja, ka nevojë për falënderim. E më pas, suksesi të jesh prej atyre që falënderojnë, është një dhunti tjëtër, dhe ka nevojë për falënderim tjetër, dhe kështu susesi që të falënderosh për të dytën herë është dhunti tjetër, ka nevoj ëpër një falënderim tjetër, e kështu pafund. Robi, nuk mundet që të zbatojë falënderimin e të gjitha dhuntive. Realiteti i falënderimit është; të ndjesh paaftësinë e falënderimit”.[4]

Fjala e tij “dhe në formën më të mirë Ty të adhurojmë”, që adhurimi të kryhet në formën më të plotë e më të përsosur, dhe atë me sinqeritet të pastër për Allahun, dhe pasimin e traditës së të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, duke mos shpikur risi.

Përktheu nga gj. arabe: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Ebu Davudi, me numër, 1522. Shjeh Albani e verësoi hadithin si autentik-sahih.

[2] Marrur nga libri ‘Medarixh es Salikin’ 1/75-78.

[3] E shënon Ahmedi në Musnedin e tij, 36/33 me numër 21702. Tirmidhiu me numër, 3377. Ibn Maxhe me numër, 3370. Imam Maliku në Muvata 2/295. Hakimi 1/496. Shejh Albani e vlerësoi sahih në librin e tij ‘Sahih Tirmidhi’ me numër 2688.

[4] Nga libri ‘Lataif el Mearif’ f. 301.

GJITHASHTU NË ALBISLAM