17 – O ZOT, MË FAL MUA MËKATIN TIM DITËN E GJYKIMIT

17 – O ZOT, MË FAL MUA MËKATIN TIM DITËN E GJYKIMIT

0 1277

O Zot, më fal mua mëkatin tim ditën e Gjykimit

(Rabi gfirli hatieti jevmed din)

Komentim i lutjes

Kjo lutje është përmendur nga i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, të cilin hadith na e përcjell Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, kur e pyeti të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem: “O i dërguar i Allahut, djali i Xhed’anit, në kohën e injorancës mbante lidhjet farefisnore, ushqente të varfërit, a i bën kjo dobi? I tha: “Nuk i bën dobi, ai anjëherë nuk tha: O Zot më fal mua mëkatin tim ditën e Gjykimit”.[1]

Pra, ai nuk ka besuar në ditën e ringjalljes, e kush nuk beson në ringjallje është jobesimtar, nuk i bën dobi vepra e tij.

Kadi Ijadi, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Është formuar konsensus se jobesimtarëve nuk u bëjnë dobi veprat e tyre, dhe nuk shpërblehen me të mira për to, e as që u pakohet dënimi, por, disa prej tyre kanë dënim më të madh prej të tjerëve, sipas krimeve që kanë vepruar”.[2]

Shihet qartë se veçimi i kësaj lutjeje nga i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, është një argument për rëndësinë që ka, njashtu kjo lutje është përmendur nga miku i Mëshiruesit (Ibrahimi, alejhi selam), ku tha: “dhe i Cili, shpresoj se ma falë gabimin tim në Ditën e Kijametit!“. Sureja Shuara, 82.

Pasi që, ai lakmonte që t’i falet mëkati ditën e Gjykimit, për ne është më primare të kërkojmë prej Allahut të Madhëruar, e të mos ndalemi me këtë lutje. Kështu që kjo lutje, aludon në ca gjëra: Kujt Allahu ia fal mëkatet, ka shpëtuar nga çdo gjë e frikshme, dhe i mundëson arritje të çdo dëshire në atë ditë madhështore.

Fjala e tij: “ditën e Gjykimit”, pa përmendur emra tjerë prej emrave të ditës së Kiametit, për të treguar rëndësinë e kësaj kërkese në atë ditë, kur robi do jetë më i nevojshëm për falje të Zotit të Madhëruar, ngase dita e Gjykimit është dita e llogarisë dhe shpërblimit të veprave, ngase prej emrave të Allahut është ‘Ed-Dejan’. Që ka kuptimin, Ai i Cili llogarit dhe shpërblen robërit, që të gjithë.

Kështu që gjykon mbi ta me të vërtetën e qartë, me peshoren e drejtësisë, kështu që duhet që njeriu t’i kushtojë rëndësi kësaj lutjeje të bekuar, duke pasuar e ndjekur sunetin profetik.

Përktheu nga gj. arabe: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] E shënon Muslimi me numër 214.

[2] Sherh Nevevi, 2/89.