19 – O ALLAH, KËRKOJMË TË MIRAT TË CILAT I KËRKONTE PROFETI YT MUHAMED…

19 – O ALLAH, KËRKOJMË TË MIRAT TË CILAT I KËRKONTE PROFETI YT MUHAMED…

0 2456

O Allah kërkojmë të mirat të cilat i kërkonte profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të) dhe kërkojmë të na mbrosh nga të këqijat prej të cilave të ka kërkuar mbrojtje profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të), dhe vetëm Ti je ndihmëtari.

اللَّهُمَّ إِنَّا نَسْأَلُكَ مِنْ خَيْرِ مَا سَأَلَكَ مِنْهُ نَبِيُّكَ مُحَمَّدٌ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ ، وَنَعُوذُ بِكَ مِنْ شَرِّ مَا اسْتَعَاذَ مِنْهُ نَبِيُّكَ مُحَمَّدٌ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ، وَأَنْتَ المُسْتَعَانُ، وَعَلَيْكَ البَلَاغُ، وَلَا حَوْلَ وَلَا قُوَّةَ إِلَّا بِاللَّهِ

Komentimi i lutjes

Origjina e këtij hadithi -me rëndësi madhështore- është se Ebu Umameja, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem, ishte lutur me shumë lutje, nuk kemi arritur të mbajmë në mend ato lutje. Tha: “A dëshironi t’ju tregoj për atë (lutje) që i përfshinë të gjitha ato?[1]” Dhe e përmendi këtë lutje të bekuar, e shumë me vlerë.

Andaj, nuk ka lutje më gjithëpërfshirëse dhe më të dobishme se kjo lutje, sepse nuk mbetet mirësi e dynjasë apo të ahiretit e i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, të mos e kishte kërkuar. Dhe se nuk mbetet nga të këqijat e dynjasë e të ahiretit vetmë se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka kërkuar mbrojtje.

Kështu që, kush i lutet Allahut për të mirat që i ka kërkuar i dërguari i Tij, sal-Allahu alejhi ve selem, i ka kërkuar të gjitha mirësitë, nga të gjitha llojet, prej atyre qe dihen e që nuk dihen. Dhe kushdo që kërkon mbrojtje nga Allahu nga të këqijat që i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, kërkoi mbrojtje, në fakt ka kërkuar mbrojtje nga të gjitha të këqijat, të të gjitha llojeve , ato që njeriu i di dhe ato që nuk i di. Padyshim që kjo lutje është një prej aforizmave.

Fjala e tij: “Vetëm Ti je ndihmëtari”, përemri vetor i vetes së dytë është përmendur për të treguar konfirmim, përkufizim dhe veçim. Pra, vetëm prej Teje kërkoj të më ndihmosh në të gjitha çështjet e mia; në fe, në dynja, e në ahiret. Ngase Ti je Ai i Cili ndihmon në këto çështje e të tjera, dhe i përgjigjesh lutjeve.

Përktheu nga gj. arabe: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

————————–

[1] E shënon Tirmidhiu me numër 3521. Ibn Maxheh me numër 3846. Tirmidhiu ka thënë: hadithi është ‘hasenun garib’. Shejh Albani e vlerësoi hadithin të dobët në librin ‘Daif Tirmidhi’ f. 387. Vlen të theksohet se, përderisa lutja është e mirë, me kuptim të saktë, lejohet të lutemi me atë lutje edhe nëse është transmetuar me një transmetim të dobët, posaçërisht kur për këtë hadith flet edhe hadithi që na e përcjell Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ia kishte mësuar një lutje; ndër tjerash lutjen: “O Allah kërkoj të mirat të cilat i kërkoi robi dhe i dërguari Yt, Muhamedi, sal-Allahu alejhi ve selem, dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga të këqijat prej të cilave kërkoi mbrojtje robi dhe i dërguari Yt, Muhamedi, sal-Allahu alejhi ve selem”. E shënon Ahmedi në ‘Musned’-in e tij me numër, 24498. Ibn Maxhe në ‘Sunen’-in e tij me numër, 3846. Shejh Albani e vlerësoi sahih në librin e tij ‘Sahih el Xhami’, me numër, 1276.

GJITHASHTU NË ALBISLAM