Arhiva DitoreSep 2, 2014

0 3421

Pyetja:

-Jam një djalë 24 vjeçar dhe desha të martohem me një vajzë, por më informuan, se babai i saj kur ka qenë i vogël, ka pirë qumësht nga nëna ime dhe pyetja ime është, a më lejohet martesa me vajzën e tij?

Përgjigje:

-Nëse vërtetohet se babai i vajzës, ka pirë qumësht nga nëna jote, 5 herë apo më shumë, atëherë ti konsiderohesh vëllai i babait të saj, ndërsa vajza e tij konsiderohet bija e vëllait tënd nga qumështi, kështu që e ke haram që të martohesh me atë vajzë, argument për këtë kemi fjalën e Allahut të Lartësuar ku thotë:

 “U ndalohet kurorëzimi me nënat tuaja, me bijat tuaja, me motrat tuaja, me hallat tuaja, me tezet tuaja, me bijat e vëllait tuaj, me bijat e motrës suaj, me nënat (gratë) që u kanë dhënë gji, me motrat tuaja që kanë thithur prej një gjiri”.[1]

Ndërsa nga hadithet e Pejgamberit salallahu alejhi ve selem, kemi hadithin ku thotë:

“Ju është ndaluar martesa nga lidhjet e qumështit, ashtu siç e keni të ndaluar martesën nga lidhjet e gjakut”[2]

Allahu e ka sqaruar se mashkulli e ka të ndaluar të martohet me vajzën e vëllait të tij për nga gjaku, andaj si rrjedhojë e kësaj i ndalohet që të martohet me vajzën e vëllait të tij nga qumështi, duke u bazuar gjithashtu në hadithin e lartpërmendur dhe në mendimin e përbashkët të dijetarëve.

Allahu na dhashtë sukses.[3]

Shejh AbdulAziz Bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:

Mujdin Xh. Xhaferi

Burimi: albislam.com

[1] Sure Nisa-81

[2] Shënon Buhari,2645

[3] Mexhmu el Fetava vel mekalat mutenevia, pjesa 21

0 3002

Pyetje: Shejh, në vendet tona është përhapur një traditë! Prindërit refuzojnë që t’i martojnë vajzat apo djemtë e tyre për shkak të plotësimit të mësimit, përfundimit të shkollës së mesme, apo edhe fakultetit! Çfarë thotë feja islame në lidhje me këtë veprim nga ana e prindërve tanë, është në rregull ky veprim apo jo !?

Përgjigja: Subhanallah! Ky veprim është në kundërshtim të plotë dhe të qartë me urdhrin dhe udhëzimet e Muhamedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem!
E themi këtë sepse Muhamedi, -sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem!-, ka thënë:
“Nëse ju kërkon për martesë ai që ju e pëlqeni fenë dhe edukatën e tij, martojeni, sepse përndryshe do të ndodhin trazira dhe përçarje në tokë”

Gjithashtu hadithi tjetër:
“O ju të rinj, kush ka mundësi nga ju le të martohet”

Dhe në fund:
Këshilla ime për të rinjtë dhe të rejat është që të martohen dhe mundësisht të vazhdojnë shkollimin për aq vite sa i kanë mbetur.
Allahu është më i dituri!

Burimi: albislam.com

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, – Allahu e mëshiroftë!-.
Përzgjodhi dhe përshtati : Suad Shabani

0 2915

Pyetje: Cili është vendimi mbi atë martesë që bëhet pa kujdestarin e vajzës?! Dhe njashtu pyes: Akti i kurorëzimit, a ka kushte?!

Përgjigje: Një niqah i tillë është i kotë! Ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-: “Çdo grua që martohet pa (lejen) e kujdestarit, niqahi i saj është i kotë, i kotë, i kotë!”[1]. Pra kujdestari është i patjetërsueshëm! Madje, prej kushteve të para të niqahit është kujdestari. Së dyti është pajtimi në mes dy bashkëshortëve, pra duhet çdo njëri prej të dyve të jenë i kënaqur; Dhe së treti: Dëshmitarët; Pra, nuk ka niqah veçse me kujdestar dhe dy dëshmitar të drejtë.

Shejh Dr. Salih El-Fevzan

Nga arabishtja: Mirsim N. Maliqi

Burimi: albislam.com

facebook.com/FevzaniSHQIP

[1] Shënon Tirmidhiu në “Sunen” (1102), Ebu Davudi në “Sunen” (2038), Ibën Maxhe në “Sunen” (1879),  Darimiu në “Sunen” (2184), Ahmedi në “Musned” (23684, 24797, 37850), Ibën Hibani në “Sahih” (4074), Hakimi në “Mustedrek” (168/2), Darekutniu në “Sunen” (271, 3480, 3481), Bejhakiu në “Es-Sunenu’l-Kubra” (103/7), Abdurrezaku në “Musanef” (10472), Ibën ebi Shejbeh në “Musanef” (16151), Taberaniu në “El-Muëxhemu’l-Kebir” (11494), Ebu Nuejmi në “Hiljetu’l-Evlija” (4409, 8042), e të tjerë. Shejh Albani e ka vlerësuar për sahih në “Sahih ibni Maxhe” (1536), “Sahihu’l-Xhami” (2709), e gjetkë. Sh. P.

0 3062

Pyetje: Esselamu alejkum, si e përkufizon Islami diferencën bashkëshortore në bazë të moshës p.sh:nëse bashkëshorti është 8 vjet më i madh se bashkëshortja, a ka ndonjë problem në këtë aspekt? Ju faleminderit !

Përgjigje: falënderimi I takon Allahut të madhëruar. Lavdia dhe bekimi I Tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij besnik:

Mosha nuk duhet të jetë pengesë për të lidhur një martesë. E rëndësishme është që partneri me të cilin dëshirohet lidhja e kurorës të jetë i devotshëm dhe fetar. Këtë gjë e ka porositur i Dërguari kur ka thënë: “femra martohet për katër gjëra: për pasurinë, bukurinë, sojin dhe fenë e saj, zgjidhe atë që ka fe ndryshe do humbësh” (Buhariu)

Po ashtu ka thënë: “nëse ju vjen ndonjëri me fenë dhe moralin e të cilit jeni të kënaqur (dhe kërkon ta martoni) martojeni, ndryshe do ndodhin sprova dhe çrregullime të rënda” (Sahihul xhami)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, kur ishte 25 vjeçar u martua me Hatixhen dyzet vjeçare. Pra, dallimi në vjet mes bashkëshortëve nuk duhet të jetë pengesë as të konsiderohet e metë përderisa janë respektues të fesë së Allahut. Allahu i përmirësoftë të gjithë!

Burimi: albislam.com

0 3152

Pyetje: Desha të bëje një pyetje rreth fejesës, pyetja është si vijon:
Më kanë ardhur disa oferta për martesë, dhe prej atyre ofertave ka pasur motra te devotshme , me të cilat po të ekzistonin mundësitë ekonomike për momentin me u martu do të martohesha, por pasi rrethanat janë kështu më duhet të pres rreth së paku 2 deri në 3 vite, dua të di a lejohet të sakrifikoj e të fejohem dhe të rri i fejuar rreth 3 vite nëse vjen ndonjë ofertë serioze për të cilën po të ekzistonin mundësit do të martohesha menjëherë.

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut, kurse lavdërimi dhe paqja e Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen, shokët dhe ithtarët e tij:

Në sheriat nuk është e përcaktuar kohëzgjatja mes fejesës dhe kurorëzimit. Kjo gjë i referohet zakoneve të një vendi d.m.th. mund që menjëherë pas fejesës të behët kurorëzimi me rregullat dhe kushtet e tij ashtu siç mundet që kjo marrëveshje të lihet për më vonë qoftë një muaj një vit apo më shumë. Duhet të dish se me fejesë, sipas sheriatit, nuk nënkuptohet ajo që praktikohet te masa e gjerë në vendet tona ku realizohen ndoshta shumica e shtyllave dhe kushteve të kurorëzimit sepse aty shohim ofertën, pranimin e kësaj oferte, dëshmitarë, pëlqimin e përgjegjësit, dërgimin e dhuratave e tjerë. Sipas pikëpamjes së sheriatit fejesa është periudha kur një i ri interesohet dhe shpreh dëshirën  për tu martuar me një femër edhe atë duke u munduar ta shoh atë qoftë edhe fshehurazi ose të takohet me të në praninë e një të afërmit të saj.[1]

Më e mira është që të mos zgjatet koha mes fejesës dhe martesës sidomos kur ekzistojnë mundësitë. Këtë e themi duke u mbështetur në hadithet e të Dërguarit që nxisin të rinjtë sa më herët të martohen sikur hadithi: “Të rinj! Kush prej jush ka mundësi të martohet le të martohet sepse kjo ia ruan shikim dhe nderin…”[2]

Si dhe porosisim të rinjtë që të mos krijojnë pengesa të ndryshme për të vonuar martesën duke venduar kushte të ndryshme materiale e të tjera.

Nga ana tjetër zgjatja e kohës mes fejesës dhe martesës nëse bëhet pa arsye të fuqishme zakonisht shkakton probleme të natyrave të ndryshme që mund të shpijnë deri te prishja e fejesës.[3] Allahu e di më mirë

Burimi: albislam.com

[1] ElFikh elIslamij, Zuhajli, 9/6492

[2] Buhariu

[3] Fetava ulemail beledil haram, fq: 390

0 4532

Pyetja: Es-selamu alejkum. Jam nje vajzë e re dhe besimtare, por një gjë më mundon shumë kohët e fundit. Jam e dashuruar, por familja ende nuk e di, ngase kam frikë nga reagimi i tyre, dhe për këtë ju pyes se: a mundet që nëse prindërit nuk pajtohen, unë të vendos kurorë pa lejen e tyre. Allahu ju shpërbleftë.

Përgjigje e pyetjes së pestë dhe të gjashtë:

Në emër të Allahut Mëshiruesit Mëshirëplotit. Allahu i Madhëruar i ka krijuar njerëzit meshkuj dhe femra, dhe ka zbritur rregulla e dispozita për bashkimin e tyre. Allahu i Madhëruar thotë: “Dhe nga faktet (e madhështisë së)e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vetë lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë”. Rum 21

Ndërsa i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ajo grua që e marton veten e vet pa lejen e veliut(përgjegjësit) të saj, atë martesë e ka batil (të pavlefshme).” Velij i gruas në radhë të parë është babai i saj, nëse nuk ka baba, atëherë vëllai më i madh (me moshë madhore). Nëse nuk ka vëlla njëri nga gjyshërit, nëse nuk i ka këta, atëherë mixha, ose daja, nëse nuk i ka këta atëherë veliu i saj bëhet hoxha me autoritet në vend. Përndryshe asnjë vajze nuk i lejohet të martohet pa lejen e prindërit, gjegjësisht të babait.

Burimi: albislam.com

0 3255

Pyetje: Jam vajzë njëzetvjeçare dhe e përkushtuar në fe. I zbatoj detyrimet fetare, namaz, agjërim e kështu me radhë. Kohë pas kohe vijnë shkues në shtëpi për të më kërkuar. Kur më tregojnë mua unë i pyes, se ai për të cilin më kërkojnë, a është i përkushtuar në fe, a e fal namazin? Ata më japin përgjigje jo bindëse, thonë se e falka xhumanë, apo ngjashëm. A më lejohet të pranoj një martesë me njerëz të këtillë?

Përgjigje: Nuk lejohet që vajza muslimane e përkushtuar në fe, që zbaton dispozitat e Fesë Islame, të martohet me një njeri që nuk fal namazin, sepse nuk i dihet halli atij që nuk fal namaz. Allahu i Madhëruar ka thënë: “…ndërsa të ndershmet janë për të ndershmit, edhe të ndershmit janë për të ndershmet…” Nur 26. Çështjet e fesë janë me përparësi, pastaj vijojnë të tjerat.

0 2842

Pyetje: A lejohet që motra myslimane t’i ndjekë derset  (mësimet) të cilat mbahen

në Xhami!?

Përgjigje:

Po, i lejohet motrës myslimane t’i ndjekë mësimet fetare në xhami me temë nga Akideja, Fikhu, Hadithi, Sireja etj.

Mirëpo kjo lejohet nëse myslimaneje vishet ashtu si urdhëron Kur’ani dhe Suneti si dhe mos të dal e parfymosur me erëra të mira.

Njashtu, ajo duhet të qëndrojë larg burrave, sepse Muahmedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:

”Rreshti (safi) më i mirë për gratë në namaz është rreshti i fundit, kurse rreshti më i keq për gratë në namaz është rreshti i parë.’ (Muslimi).”

Rreshti i parë është dhe qëndron më afër burrave, kurse rreshti i fundit është më larg burrave, andaj edhe është rreshti më i mirë për gratë.

Allahu është më i Dituri!

Burimi; albislam.com

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani Preshevë.

0 3915

Pyetje: Kam dëgjuar se është e lejuar të gënjesh bashkëshorten, a është e vërtetë një gjë e tillë?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen, shokët dhe ithtarët e tij:

Është e vërtetë se gënjeshtra mes bashkëshortëve është e lejuar në raste kur ka nevojë për një gjë të tillë apo për ndonjë dobi. Tirmidhiu  ka shënuar hadithin në të cilin i Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “nuk lejohet gënjeshtra përpos në tre raste: kur burri i flet gruas së tij për ta disponuar, gënjeshtra në luftë dhe gënjeshtra për t’i pajtuar njerëzit” (Albani ka vlerësuar këtë hadith të saktë).

Qëllimi i gënjeshtrës mes bashkëshortëve nënkupton shprehjen e magjepsjes me njëri tjetrin për të forcuar lidhjen dhe për të stabilizuar familjen, si për shembull t’i thotë asaj: “je shumë e shtrenjtë për mua”, “askush s’është më e dashur tek unë se ti”, “ti je gruaja më e bukur” dhe ngjashëm. Lejimi i gënjeshtrës nuk nënkupton nëpërkëmbjen e obligimeve ndaj njëri- tjetrit apo ikjen nga detyrat siç thekson Neveviu në komentimin e tij të Sahihul Muslim.

www.islam.qa / albislam.com

Përktheu: Agim Bekiri

0 6827

Pyetja e katërt: Jam pak e moshuar, i fali të pesë vaktet e namazit dhe i kryej edhe detyrimet e tjera të Fesë Islame, por nuk jam e mbuluar. A duhet patjetër të mbulohem? Mbulesa a është detyrim patjetër apo jo? Ju faleminderit.

Përgjigje: Falënderimi qoftë për Allahun dhe salavatet për të Dërguarin e Allahut, mbulesa është detyrim i prerë farz për gratë e umetit të Muhamedit, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të. Ato janë të detyruara të mbulojnë tërë trupin në përgjithësi dhe kur falin namaz në veçanti. Në periudhën pejgamberike gratë e atëhershme e kanë mbuluar trupin dhe kokat, por nuk ka qenë mbulesë e kompletuar dhe është dashur të plotësohet, siç e shohim në ajetin, ku flitet për detyrimin e mbulesës (hixhabit). Allahu i Madhëruar ka thënë në suren Nur në ajetin 31:“Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre, të mos zbulojnë stolitë e tyre, përveç atyre që janë të dukshme, le të venë shamitë mbi kraharorin e tyre dhe të mos ua tregojnë bukuritë e tyre askujt përveç burrave të vet, babait të vet ose baballarëve të burrave të vet, djemve të vet ose djemve të burrave të vet, vëllezërve të vet ose djemve të vëllezërve të vet, apo djemve të motrave të veta, ose grave të tyre (që u përmendën) dhe robëreshave, të cilat i kanë në pronësinë e tyre, ose shërbëtorëve nga meshkujt, të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat, ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra. Le të mos kërcasin me këmbët e tyre për ta zbuluar fshehtësinë e stolive të tyre. Pendohuni të gjithë tek Allahu, o besimtarë, në mënyrë që të gjeni shpëtim”.

Edhe reagimi i Pejgamberit përputhet me ajetin, siç e vërejmë në hadithin, që përcjell Ebu Davudi nga Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me te, kur Esmaja, bija e Ebu Bekrit ka shkuar te Pejgamberi, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, e ajo kishte rroba të tejdukshme. Pejgamberi kthehet në anën tjetër dhe i thotë: Oj Esma, gruaja kur të arrijë pjekurinë, nuk i lejohet t’i shihen (nga trupi saj), përpos këto.- dhe ka bërë me shenjë nga fytyra dhe duart.

Burimi; albislam.com

NA NDIQNI NË