Arhiva DitoreSep 3, 2014

0 2186

Ka kohë që nuk e kam parë duke qeshur. Ndonjëherë buzëqeshet, por dëshpërimi dhe mërzia gjithmonë janë të dukshme në përditshmërinë e tij. Pyet shumë për gjendjen e muslimanëve. I përcjell lajmet që kanë të bëjnë me maltretimin e muslimanëve, vrasjen dhe frikësimin e tyre. Një ditë më tha: O Ahmed !.. A nuk jemi ne në të vërtetë e armiqtë tanë në të kotë ? Thash : Po !! A nuk jemi ne në rrugën e All-llahut [subhanehu ve teala] e ata në rrugën e shejtanit ? Thash: Po!! A nuk jemi duke thirrur në gjë shumë të vlefshme e ata në gjëra shumë të poshtëra. A nuk jemi paqedashës, nuk i kalojmë kufijtë, nuk jemi të padrejtë e ata janë gjakderdhës dhe tradhtarë? Thash: Po. . . Po!! Pse All-llahu [subhanehu ve teala] nuk na ndihmon kundër tyre? Pse mbesim në maltretime dhe frikë? Edhe pak e do të çmendem! Bile, po të ishte lejuar vetëvrasja, dota kisha bërë edhe atë. ا‘është kjo ? اdo shuplakë e pason tjetra. Prej luftës në Afganistan deri në therrtoret në Kashmir e deri në rrënimin e xhamive në Indi dhe… dhe… dhe dhimbje e mjerime në vendet Islame. Jemi të poshtëruar aq, saqë po pritemi sikurse dhe dhentë, e kjo në Bosnjë, pastaj në Kosovë e tash në Dagistan e اeçeni… ku ta dimë ku dotë jetë plaga e ardhshme. Fëmijë jetima… gra vejushe… vasha që bartin në mitrën e tyre fëmijë të shkijeve! Nuk kanë mundësi të konzumojnë as ilaçe për ta ndërprerë barrën… Deri kur dotë vazhdojë halli i ummetit kështu ?! Muslimani sot kur të zgjohet në mëngjes nuk pret tjetër përveç ndonjë lajmi të dhimbshëm ose ndonjë vdekje…LA HAVLE VE LA KUVVETE IL-LA BIL-LAH… Pastaj filloi të qajë… bile shumë… më shikonte mua… priste që edhe unë ta shoqëroj në vajtimin e tij !! Nxorra një mindil dhe ia dhash që t’i fshijë lotët e pastaj i thash: O Halid! Mos u dëshpëro, All-llahu [subhanehu ve teala] është me ne… ndihma All-llahut [subhanehu ve teala] është afër…vall-llahi ajo është afër. Këto që janë duke i përjetuar muslimanët sot nuk janë tjetër vetëmse mundime para lindjes…po, lindjes së fitores dhe forcimit të kësaj feje. Dëgjoi këto përgëzime : Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: “Dëshirojnë që ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, por All-llahu e përhap dritën e Vet edhepse e urrejnë këtë pabesimtarët. Ai e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fe të vërtetë për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhepse idhujtarët e urrejnë.” (Saff 8-9) Poashtu thotë: “Fjala jonë u është dhënë më psrë robërve tanë të dërguar, se ata padyshim do të jenë të ndihmuar, Dhe se ushtria jonë do të jenë ata ngadhënjyesit.”(Saffat 171-173) Poashtu thotë: “Atyre nga mesi juaj të cilët besuan dhe bënë vepra të mira All-llahu [subhanehu ve teala] u premtoi se do t’i bëjë zotërues në atë tokë ashtusi i pat bërë ata që ishin para tyre, dhe fenë të cilën Ai e pëlqeu për ta, do ta frcojë, enë vend të frikës Ai do t’u dhurojë siguri. Ata më adhurojnë Mua e nuk më shoqërojnë asgjë. E kush pas kësaj mohon, të tillët janë ata më të prishurit.” (Nur 55) Këto janë premtime të forta për fitore dhe forcim, na i ka premtuar ai që në duart e tij janë qiejt dhe toka. Mos u habit pse sheh numrin e madh të pabesimtarëve dhe bashkimin e tyre kundër muslimanëve, mos u frikëso prej armëve të tyre, përparimit dhe qeverimit të tyre. Sadoqë të rritet kurtha e tyre prap është e dobët. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë : “Ata vërtetë bëjnë kurtha. E Unë përgatis dështimin e atyre kurthave. E ti pabesimtarëve jepu afat, afatizoi pak ata.” (Tarik 15-17) Po, afatizoi pak ata, ndoshta ky afat është një vit, dy, dhjetë, njëzet apo njëmijë…prapseprap ai është afat sadoqë të zgjas. Ata edhepse janë të bashkuar dhe të pajtuar për luftimin e muslimanëve, prapseprap vall-llahi është shumë lehtë të përçahen dhe ta luftojnë njëri tjetrin, e muslimanët të triumfojnë. “Mund të mendosh se janë të bashkuar, e në realitet zemrat etyre janë të përçara.”Hashër 14 Dëgjoi edhe këto përgëzime: Transmetohet nga Temim ed-Dariu [radijall-llahu anhu] se ka thënë : Kam dëgjuar Resulull-llahun [sal-lAll-llahu [subhanehu ve teala] alejhi ve sel-lem] duke thënë: “D të kaplojë kjo fe atë që kaplon nata dhe dita, All-llahu [subhanehu ve teala] nuk do të len shtëpi e të mos hyjë aty kjo fe, me krenari duke e krenuar Islamin dhe me nënçmim duke e nënçmuar idhujtarinë. (Ahmedi dhe Hakimi, Albani thotë se hadithi është i vëretë) Transmetohet nga Hudhejfetu ibnul-Jemani [radijall-llahu anhu] se Resulull-llahu [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Do të jetë pejgamberllëku sa të don All-llahu që të jetë, pastaj e largon All-llahu këtë atëherë kur të dojë, pastaj do të jetë hilafet sipas rrugës së pejjgamberllëkut, kjo do të zgjas sa të të don All-llahu dhe e largon kur të don, pastaj do të jetë mbretëri me ndërrime, kjo dë zgjas sa të don All-llahu dhe do ta largon kur të don, pastaj do të ketë tirani, edhe kjo do to zgjas sa të don All-llahu dhe do ta largon atëherë kur të don, e pas kësaj do të kthehet hilafeti sipas rrugës së pejgamberllëkut.” (Ahmedi, ndërsa el-Iraki dhe Albani thonë se hadithi është i vërtetë) Transmetohet nga Sa’d ibën ebi Vekas [radijall-llahu anhu] se Resulull-llahu [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Do të ketë një grup prej ummetit tim, të përqëndruar në të vërtetë, nuk mund t’u bëjnë dëm ata që ndahen prej tyre, e do të jenë kështu derisa t’u vijë vdekja.” (Muslimi) A e din?!! Ne do t’i luftojmë jehuditë! Po, po jehuditë, ata të cilët sot vrapojmë pas tyre dhe kërkojmë paqë ! Këta do t’i luftojmë, bile di t’i vrasim, bashkëluftëtarë me ne do të jetë çdo gjë saqë druri dhe guri ! Transmeton Ebu Hurejra [radijall-llahu anhu] se Resulull-llahu [sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë : “Nuk do të bëhet Kijameti përderisa muslimanët të mos i luftojnë jehuditë dhe të mos i vrasin. Jehudiu do të fshehet pas gurit e drurit, ndërsa ato do të thonë :’O musliman, o rob i All-llahut ! Pas meje është fshehur një jehudi, eja dhe mbyte’. Të gjitë drunjtë do të flasin përveç drurut Garkad, se ky ëstë dru i jehudive” (Buhariu dhe Muslimi) Më pas do të çlirojmë çerdhen e krishterizmit, do ta qeverisim Vatikanin, do ta fotojmë Romën dhe do të gjykojmë në të me Islam…po, do t’i fitojmë të krishterët, të cilët vizatojnë kryqa me thikat e tyre nëpër gjoksat e muslimanëve të Kosovës, para kësaj atyre të Bosnjës e para kësaj edhe në shumë vende islame pastaj do të na paguajnë tatime (xhizje) duke qenë të poshtëruar, përveç nëse pranojnë islamin. Transmetohet nga Abdull-llah ibën Amër ibnul-As [radijall-llahu anhu] se ka thënë: “Një herë ishim te Resulull-llahu duke shkruar e njëri pyeti: Cila do të çlirohet e para, Konstantinopoja (Stambolli) apo Roma? Tha Resulull-llahu: I pari do të çlirohet qyeti i Herkulit d.m.th. Konstantinopoja” (transmeton Ahmedi dhe Hakimi i cili tha se hadithi është i vëretetë e në këtë e pëlqeu edhe Dhehebiu dhe Albani) Ka edhe përgëzime tjera, p.sh. Se feja Islame është fe e cila pajtohet me natyrtën e njeriut, ia mundëson atij lumturinë e dunjasë dhe ahiretit. Nuk është e mundur të jetojë njerëzimi në siguri e lumturi nën hijen e ndonjë feje tjetër…krime të dhunshme, vjedhje, ndarje familjare dhe sëmundje psikike. Të gjitha këto shtohen dita ditës nëpër shumë vende, të civilizuara ishin apo jo. Përse? Sepsefetë e tyre të kota dhe të ndryshuara nuk kanë sukses në lidhjen e zemrave të tyre me ahiretin… Në Amerikë: Në vitin 1997 numri i kriminelëve është rritur në 34.8 milion, prej tyre 74% kanë bërë krime shumë të mëdhaja!! Në çdo 1000 prej tyre, të burgosur janë vetëm 199!! (Këto të dhënura dhe ato që vijojnë janë të nxjerrura nga statistika amerikane) Mesatarja e krimeve për një vit ka arritur 14.25 milion krime!! Përqindja e shkurorëzimeve është 60%!! Në ditë dhunohen 1900 vasha, 20% prej tyre dhunohen nga prindërit e tyre!! A mendon se një shoqëri e këtillë do të jetë e ndihmuar dhe e përqëndruar?! All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Ti mos u ngut kundër tyre se ne jemi vetëm duke ua numruar atyre (ditët, frymëmarrjet).” (Merjem 84) Prej përgëzimeve poashtu është edhe ajo që shohim nëpër vendet Islame se si njerëzit po kapen fortë për islamin dhe kujdesen për ligjet e tij, po bile edhe në vendet joislame ku shohim se numri i atyre që pranojnë Islamin po shtohet çdo ditë. Ndërsa maltretimet, vrasjet, frikësimet etj. kundër muslimanëve, kjo nuk do të thotë se gjendja e këtij populli do të vazhdojë kështu. Jo, do të vijë dita kur do të fitojë Islami. Fitorja vjen… nuk është me rëndësi se kur vjen, por padyshim se do të vijë, sadoqë të përjetojmë dhimbje e fatkeqësi. Thotë All-llahu [subhanehu ve teala]: “Ne e kemi borxh t’u ndihmojmë muslimanëve” (Rum 47) Po t’i shfletoje faqet e historisë, do të shihje atë që ka ndodhur me muslimanët në kohët e mëparshme, therrje e probleme të shumta, thinjen prej atyre rasteve edhe flokët e fëmisë !! E kur muslimanë t menduan për vetveten dhe u kthyen Zotit të tyre, ua largoi All-llahu [subhanehu ve teala] mundimin, frikën e tyre e ndërroi me siguri, poshtërsinë e tyre me krenari… Kemi rastin e vitit 656H kur tatarët hynë në vendet Islame dhe i morrën ato, aq sa arritën në Bagdad- kryeqytetin e hilafetit në atë kohë- dhe e fituan atë. E vranë halifen, ushtrinë dhe shërbëtorët e tij. Katërdhjetë ditë me rend ushtria pabesimtare ka vrarë ç’ka gjetur, burra, gra fëmijë… ata nuk kishin tjetër obligim përveçse vrasje..vrasje… A e din sa janë vrarë për katërdhjetë ditë, duke i prerë me thika, duke i gjuajtur me shigjeta dhe duke u fundosur në katrane?! Ja çka thotë imam ibën Kethiri në librin e tij të historisë, duke e përshkruar tërë gjendjen: “Hynë në qytet dhe i vranë gjithë ata që mundën qofshin ata burra, gra, fëmijë, pleq apo djem. Shumë njerëz hynë nëpër puse deh mbeturina e kështu mbetën me ditë në mënyrë që të mos shihen. Një grup prej tyre mbylleshin nëpër shtëpi, tatarët vinin dhe i çelnin dyert me të thyer ose me zjarr e ata iknin në kulmin e shtëpisë, shkonin tatarët aty dhe i vritni një nga një derisa rridhte gjaku në katin e parë të shtëpisë!! Gjatë këtyre 40 ditëve janbë vrarë 1 800 000 muslimanë… thirrej një musliman sëbashku me familjen e tij, i dërgonin deri te varret e aty i therrnin sikurse kafshët, ndërsa i robëronin ato vasha që u pëlqenin atyre. Pas katërdhjetë ditëve tatarët dolën prej Bagdadit, Bagdadi mbetë i shkretë, i zbrazur ndërsa kufoma gjindeshin nëpër rrugë dhe ishin bërë sikurse kodrina. Ra një shi dhe u pastrua pak, ndryshoi moti, por u përhap një epidemi ku për shkak të saj vdiqën shumë njerëz në Sham (ngase kjo arriti deri atje). Ata që ishin të fshehur nëpër mbeturina e puse dolën prej tyre dhe dukeshin sikurse të ishin ngjallur për së dyti…çuditenin prej njëri tjetrit…nuk e njihte prindi fëmiun e tij… as vëllai vëllanë e tij… nuk shkoi gjatë i kapi kjo epidemi dhe vdiqën… u takuan me ata që kaluan dhe u bashkuan me ta nën dhe’, me dëshirën (caktimin) e atij io cili e din të haptën dhe të fshehtën. Pas kësaj spove të madhe, ua largoi All-llahu [subhanehu ve teala] të keqen dhe belanë, muslimanët u kthyen në fenë e tyre dhe iu kthye atyre krenaria dhe lavdia. Thotë All-llahu [subhanehu ve teala] : “اfarëdo e keqe që ju godet është pasojë e veprave tuaja e për shumë të tjera Ai u falë“ (esh-Shura 30 Kjo që iu ka ndodhur këtyre muslimanëve dhe muslimanëve pas tyre e deri në kohën e sotit nuk do të thotë se All-llahu [subhanehu ve teala] i urren muslimanët apo i çmon kafirat më shumë se muslimanët. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Thuaj: kjo është prej juve” Ali Imran 165, poashtu thotë: “All-llahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli përderisa ata nuk e ndryshojnë vetveten” er-Ra’d 11 Dikush pyet: Si do të jetë ardhmëria e Islamit, duke parë se armiqtë janë bashkuar kundër tij dhe janë qarrtur dhe duke parë se dënimet dhe zjarret e tyre i kanë kapluar muslimanët në përgjithësi ndërsa thirrësit në Islam dhe ata që janë të kapur fortë për Islamin në veçanti? Si do të jetë kur ata posedojnë bomba atomike dhe armë shkatërruese, ndërsa muslimanët nuk kanë gjë? Vërtetë ky pyetës ka harruar se ai që i ndihmon muslimanët është All-llahu [subhanehu ve teala] e jo mundi dhe fuqia e tyre. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Ju luftoni ata, e All-llahu do t’i dënojë me duart e juaja.” (Teube 14) Muslimanët janë vetëm sebep për t’u vërtetuar fuqia dhe dëshira e All-llahut [subhanehu ve teala]. Ai thotë: “Ju nuk i mbytët ata por All-llahu i mbyti dhe ti nuk i gjuajte kur i gjuaje por All-llahu i gjuajti” (Enfal 17) Poashtu ka harruar se All-llahun [subhanehu ve teala] e madhërojnë ç’ka në qiej e në tokë. Atë e madhërojnë edhe bombat e tyre, armët, burgjet dhe shtizat e tyre. Ka harruar se All-llahu [subhanehu ve teala] kur të don diçka thotë: “Bëhu” e ajo bëhet. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Puna jonë është e shpejtë sa çel e mshel sytë” (el-Kamer 50) Ka harruar ky se në këtë shkallë të lartë të cilën e kanë arritur armiqtë e All-llahut [subhanehu ve teala] si ajo ekonomike edhe ushtarake, nuk është vetëm monopol i tyre. Edhe muslimanët kanë mundësi të shkojnë drejt rrugës së përparimit shkencor dhe material nëse janë të kapur fortë për Islamin. Po të ndalesh e të hulumtosh në zbulimet që i kanë bërë ata , do të shohish se aty ka edhe shkencëtarë muslimanë. Ka harruar se Islami që fitoi-në fillim- edhepse kurejshët, jehuditë, politeistët, persianët, romakët, krishterët dhe tatarët nuk e donin këtë, është i njëjti Islam të cilin sot e luftojnë fuqitë e ndryshme të përbëra prej jehudive, të krishterëve dhe të tjerëve. Thotë I madhëruari: “All-llahu ka përcaktuar: ‘Unë dhe të dërguarit e Mi do të fitojmë’.All-llahu është I Fortë, Fitues” (Muxhadele 21); poashtu thotë: “Atyre që nuk besojnë thuaju: ‘Veproni sa të mundeni në atë të juajën, edhe ne jemi duke vepruar. Ju pritni (çdo të ngjajë me ne) edhe ne jemi duke pritur (çdo të ngjajë me ju).’ Vetëm All-llahu i din të fshehtat e qiejve dhe të tokës. اdo çështje i kthehet (në kompetencë) vetëm Atij, pra adhuroje Atë, mbështetu tek Ai, se Zoti yt nuk është i panjohur për atë që vepëroni’’ (Hud 121-123) POR, ka disa punë që duhet të kujdesemi për to që të korrim fitoren : 1. Ta përmirësojmë gjendjen tonë me All-llahun [subhanehu ve teala]. Më e rëndësishmja, ta përmirësojmë Teuhidin (besimin e pastërt) dhe të largohemi prej të gjitha llojeve të shirkut (idhujtarisë) sikurse lutja dikëndtjetër pos All-llahut [subhanehu ve teala], kërkimi i ndihmës pos prej All-llahut [subhanehu ve teala], madhërimi i varreve dhe ndërtimi i xhamive mbi to, betimi jo në All-llahun [subhanehu ve teala] etj. 2. Ta forcojmë lidhjen tonë me All-llahun [subhanehu ve teala], edhe atë së pari me faljen e pesë kohëve të namazit pastaj nafilet dhe leximi i shumtë i Kur’anit dhe përkujtimit të All-llahut [subhanehu ve teala]. 3. Ta llogarisim vetveten : Pse na kanë goditur gjithë këto fatkeqësi ? Si do të na ndihmojë All-llahu [subhanehu ve teala] e ne bëjmë mëkate tërë kohën? Pastaj , a i edukuam fëmitë tanë në Islam ? A ua mësuam atyre namazin? A ua mësuam atyre përmendësh Kur’anin? A i mbuluam gratë tona me mbulesën Islame? All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “E kur juve ju goditi një dështim (në Uhud) e para kësaj ua patët dhënë dyfish (armikut në Bedër) thatë: ‘Prej nga kjo?’ Thuaj: ‘Ajo është nga vetë ju’. S’ka dyshim se All-llahu është i Plotëfuqishëm për çdo send”. (Ali Imran 165) 4. Të japë mundin çdokush prej neve, edhe atë me trup, me pasuri dhe mendime për përhapjen e hajrit dhe thirrrjen islame. Sadoqë të kontribojmë, sadoqë të japëm mundin, kohën dhe pasurinë tonë është pak në ndihmën e fitores së kësaj feje dhe përparimit të saj. Shih, armiqtë e All-llahut [subhanehu ve teala] sa kontribojnë me mundin dhe pasurinë e tyre në humbjen e muslimanëve dhe fshirjen e tyre prej hartës botërore. Këtë e bëjnë nëpërmes revistave të tyre, kanaleve televizive ose nëpërmes thirrjeve të qarta për largim prej fesë Islame dhe përqafim të krishterizmit apo laicizmit!! Vall-llahi, po të kishim kontribuar sa gjysmën e asaj që kontribojnë këta do të ishte ndryshuar gjendja në tërë botën. Pse nuk mendojnë për këtë muslimanët? 5. Sadoqë të zgjas pritja e fitores nuk duhet t’i humbim shpresat. Transmetohet nga Hababi [radijall-llahu anhu] se ka thënë : “Iu afrova Resulull-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ai rrinte nën hijen e Ka’bes- neve na kishin goditur probleme të mëdhaja prej mushrikëve- e i thash: ‘O Resulull-llah, a nuk e lut Zotin që të na ndihmojë?!’ U ul, fytyra i ishte skuqur dhe tha: ‘Para jush ka pasur njerëz që i dënonin me krehër të hekurt duke ua fërkuar nëpër trupin e tyre derisa iu binte mishi në tokë, e kjo nuk ishte shkak për t’u larguar nga feja nga feja e drejtë, poashtu i mirrnin dhe me sharrë i pritnin prej kupës së kokës dreisa i ndanin në dy pjesë, edhe kjo nuk ishte shkak për t’u larguar nga feja e drejtë. All-llahu do ta ndihmojë këtë fe aq sa udhëtuesi prej San’asë e drei në Hadramevt nuk do t’i frikohet askujt pos All-llahut”. (Buhariu) 6. Të mbjellim në shpirtërat e njerëzve besimin në këtë fe dhe në fitoren e saj, të përhapim mes tyre argumentet e sheriatit lidhur me këtë çështje dhe argumentet e jetës që sinjalizojnë në këtë. 7. Nuk duhet t’i dëgjojmë pesimistat dhe ata qç nuk kanë besimin e fortë, ata të cilët i janë dorëzuar armikut, atyre ua kanë lënë në dorë kërpeshin e tyre dhe e humbën shpresën në mëshirën e All-llahut [subhanehu ve teala] dhe ndihmën e Tij. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “Kur munafikat dhe ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje thonin: ‘All-llahu dhe i dërguari i Tij nuk na kanë premtuar tjetër vetëmse mashtrim’!” (Ahzab 12) Kështu është gjendja e munafikave, ndërsa besimtarët, All-llahu [subhanehu ve teala] thotë: “E kur muslimanët e panë ushtrinë aleate thanë: ‘Kjo është ajo që All-llahu dhe i dërguari i Tij na premtuan neve, e tha të vërtetën All-llahu dhe i dërguari i Tij’. Ajo vetëm ua shtoi besimin dhe mbështetjen”. (Ahzab 22) Lus All-llahun e Lartësuar që ta ndihmojë fenë e tij dhe ta lartësojë fjalën e Tij. AMIN

Burimi; albislam.com

0 2120

Lavdi i takon Allahut dhe mjafton. Pastaj shpëtimi dhe bekimet e Tij qofshin për robërit që Ai i ka zgjedhur.

Ligj i Allahut lidhur me ata që e shqetësojnë të Dërguarin e Tij është që, nëse nuk i ndëshkon ata në këtë botë me duart e muslimanëve, Ai gjithsesi do ti ndëshkojë ata dhe do tu hakmerret duke i dalur në ndihmë të Dërguarit të Vet. Ngjarjet dhe ndodhitë që e konfirmojnë këtë nga biografia e të Dërguarit, por edhe nga historia e mëvonshme janë të shumta. Allahu i Madhërishëm ka thënë: “Dhe ti kumto atë që të është urdhëruar dhe largohu prej mushrikëve. Ne të mjaftojmë ty kundër atyre që tallen.” (Hixhër, 94-95)


Ngjarja që ndodhi si shkak i zbritjes së ajetit në fjalë ku përshkruhet se si Allahu i shkatërroi tallësit dhe përqeshësit një nga një është e njohur dhe e kanë përmendur autorët e historisë dhe tefsirit. Sipas asaj që përmendet aty, ata ishin disa krerë të kurejshitëve: Velid b. Mugire, ‘As b. Vail, Esved b. Muttalib, Esved b. Abdijeguth dhe Harith b. Kajs.

I Dërguari i Allahut i shkroi letër dhe mesazh për thirrje në Islam Kisraut (perandorit të Persisë) dhe perandorit të Bizantit. Asnjëri prej të dyve nuk e pranoi Islamin. Mirëpo, perandori i Bizantit e pranoi letrën e të Dërguarit me nderime dhe e nderoi emisarin e tij, andaj pushteti i tij vazhdoi. Ibën Tejmijje në “Es-sarimul-meslul” thotë: “Thuhet se pushteti i tij vazhdoi deri në ditët e sotme.” Dhe vërtetë pasardhësit e tij e trashëgonin fronin pandërprerë deri në ato ditë.

Ndërsa Kisrau e shqeu letrën e të Dërguarit dhe e përqeshi atë. Pas një kohe shumë të shkurtër, Allahu e shkatërroi Kisraun dhe e shpartalloi pushtetin e tij. Pas kësaj perandoria e tij kurrë më nuk u ngrit. Kjo është, e Allahu e di më së miri, jetësim i fjalës së Allahut të Madhëruar: “E ai i cili të urren ty, mu ai është i përjashtuar (nga çdo e mirë).” (Keuther, 3) Pra, çdonjëri që e urren, nënçmon dhe armiqëson të Dërguarin e Allahut, Allahu do ta shkatërrojë dhe do t’ia shlyejë të gjitha gjurmët. Thuhet se ky ajet ka zbritur për shkak të ‘As b. Vailit, Ukbe b. Ebi Mu’itit apo Ka’b b. Eshrefit. Sidoqoftë që të tre janë shkatërruar në mënyrë shumë nënçmuese.

Prej fjalëve të përhapura e që gjithsesi e ka vërtetuar historia është fjala: “Mishi i dijetarëve është i helmuar.” Nëse kjo është kështu, atëherë ç’është me mishin e të Dërguarve? Në koleksionet autentike shënohet se i Dërguari ka thënë: “Ka thënë Allahu i Madhëruar: Kush e armiqëson një të dashur Timin, ai më ka shpallur luftë.” E si do të jetë puna me ata që armiqësojnë të Dërguarit e Allahut?!

O ti, që mundohesh të goditësh qiellin për ta copëtuar,

Ruaje kokën tënde, e mos të të dhimbset qielli.

Qëndrim i ehlus-sunnetit është që ai që i ofendon sahabet, e sidomos ata që janë shumë të njohur me vlerat dhe kontributin e tyre, të qenit e tij musliman është shumë i diskutueshëm. I këtilli duhet të ndalohet dhe të ndëshkohet. E kur kemi të bëjmë me të Dërguarit e Allahut, punë është edhe më e ndjeshme. Po kur kemi të bëjmë me Muhamedin, paqja dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të!. “Ata që e ofendojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, Allahu i ka mallkuar në këtë dhe në botën tjetër dhe për ta ka përgatitur ndëshkim poshtërues.” (Ahzab, 57)

Nëse studiohen rrëfimet e të Dërguarve në Kur’an do të vërehet se popujt e tyre u shkatërruan kur filluan ti ofendojnë të Dërguarit, kur u sollën keq me ta me fjalë apo vepra. Kësisoj ishin Benu Israilët, mbi të cilët ra nënçmimi dhe zemërimi i Allahut dhe assesi nuk u ndihmuan kur filluam ti vrasin të Dërguarit e Allahut pa të drejtë, krahas mosbesimit të tyre, ashtu si e ka përmendur Allahu në Librin e Tij: “Mbi ta është poshtërimi kudo që të jenë, përveç kur janë nën mbrojtjen e Allahut ose nga njerëzit. Ata kanë tërhequr mbi veten e tyre zemërimin e Allahut dhe mbi ta është vetëm shkatërrimi. Kjo ngaqë ata gjithnjë mohuan ajetet e Allahut dhe vranë pejgamberët padrejtësisht. Kjo ngaqë ata nuk iu bindën Allahut dhe gjithnjë tejkaluan kufijtë.” (Alu Imran, 112) ofenduesve dhe nënçmuesve të këtillë shumë u përshtatet fjala e poetit el-A’sha:

A nuk do të ndalesh së gdhenduri shkëmbin tonë

Assesi nuk do të dëmtosh derisa ecin devetë

Sikur ai që me brirë don ta vrasë rrasën e gurit që ta qajë

Asaj nuk i bëri asgjë por e theu bririn e mprehtë

Assesi mos u ul derisa i ke dhënë lëndë (djegëse)

Se do të vijë dita kur do të largohesh nga sherri i saj dhe do vajtosh.

Vetëm dëbimi i të Dërguarit nga vendi i vet është heqje e garancës për mbrojtje dhe meritim i ndëshkimit. Për këtë ka thënë Allahu i Madhëruar: “Ata deshëm të të provokojnë për të të dëbuar ty nga vendi (yt) dhe me këtë rast ata do të mbeteshin pas teje (pa u ndëshkuar) vetëm pak qaste.” (Isra, 76) Nëse ky është ndëshkimi për dëbimin (e të Dërguarve) atëherë si do të ishte ndëshkimi i merituar për ofendimet, nënçmimet dhe përqeshjet? Madje, nuk ka mundësi të gjendet ndonjë njeri i cili ka përqeshur ndonjë të Dërguar, e që nëse nuk është penduar më vonë, të mos jetë goditur nga ndonjë katastrofë.

Shejhul-Islam ibën Tejmijje, pasi që e përmend hadithin e Enes b. Malikut thotë: “Një njeri që kishte qenë i krishterë e e kishte pranuar Islamin dhe i kishte mësuar kaptinat El-Bekare dhe Alu Imran. Ai ishte bërë edhe shkruesi (qatib) i të Dërguarit. Më vonë ai renegoi dhe u kthye në krishterim. Thoshte: Muhamedi nuk di asgjë përveç asaj që i kam shkruar unë. Pas një kohe, Allahu ia mori shpirtin dhe e varrosën. Kur gdhinë në mëngjes e panë se toka e kishte nxjerrë jashtë dhe thanë: Këtë e kanë bërë Muhamedi dhe shokët e tij pasi që ky iku prej tyre, ata e hapën varrin e tij dhe e nxorën jashtë. Pastaj ia hapën një varr edhe më të thellë e e varrosën por kur gdhinë në mëngjes e panë se toka e kishte nxjerrë jashtë. Me këtë rast e kuptuan se ky nuk ishte veprim i njerëzve dhe e hodhën në një greminë. Kjo ngjarje është e shënuar në mënyrë autentike tek Buhariu dhe të tjerët.

Ibën Tejmijje duke e komentuar këtë ngjarje thotë: “Kjo ndodhi e jashtëzakonshme dëshmon se ky ishte ndëshkimi i tij për atë që pat deklaruar ai njeri, ngase gënjente dhe se të tjerëve nuk u ndodhte një gjë e tillë. Krimi i këtij ishte më i madh sesa vet renegimi dhe shumë renegatë vdiqën e nuk u ndodhi një gjë e tillë. Allahu u hakmor për të Dërguarin e Vet nga ai që e ofendoi dhe e shau, e bëri të triumfojë feja e Tij kundër atyre që gënjejnë dhe shpifin edhe nëse njerëzit nuk kanë mundësi ti sanksionojnë në mënyrën e merituar. Ngjashëm me këtë është ajo që na kanë rrëfyer shumë herë njerëzit e mirë dhe të ditur lidhur me eksperiencën e tyre rreth rrethimit dhe marrjes së kështjellave dhe qyteteve bregdetare të Shamit. Kur muslimanët i rrethuan bizantinët në kohën tonë thonin: E mbanim një kështjellë apo një qytet nën rrethim një muaj apo më tepër dhe nuk mund ta merrnim sa që gati i humbnim të gjitha shpresat. Por, kur në një moment banorët e atyre vendeve fillonin të shanin dhe ofendonin të Dërguarin e Allahut, shumë shpejt dhe lehtë e merrnim atë vend brenda një apo dy ditëve, apo edhe më shkurtë. Atyre edhe u ndodhte ndonjë katastrofë e madhe. Kur i dëgjonim duke folur ashtu kundër tij (të Dërguarit) na vinte shumë rëndë dhe pikëlloheshim por njëkohësisht e dinim se fitorja jonë kundër tyre është shumë afër. Kështu diçka më ka rrëfyer edhe një njeri i besueshëm lidhur me raportin e muslimanëve të Magribit me të krishterët. Ligj i Allahut është që armiqtë e Vet ndonjëherë ti ndëshkojë me ndëshkim të drejtpërdrejtë prej Tij, e ndonjëherë me duart e besimtarëve. Një gjë e tillë na është transmetuar nga shumë ndodhi.”

Ai që Flet më së drejti, qoftë i Lartësuar, tregon se si e merr përsipër asgjësimin e të keqes së këtyre: “Thoni: E besuam Allahun dhe atë që na u shpall neve si dhe atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit, pasardhësve, si dhe atë që i është dhënë Musaut, Isaut dhe të Dërguarve prej Zotit të tyre. Ne nuk e veçojmë asnjërin prej tyre dhe Atij i jemi nënshtruar. Nëse besojnë në atë që besoni ju, ata janë të udhëzuar, e nëse e kthejnë shpinën do të jenë në përçarje. Allahu do të të mjaftojë ty kundrejt tyre. Ai është Dëgjuesi, i Dituri.” (Bekare, 136-137)

Sa i madh është dallimi në mes të pasuesve të devotshëm dhe të pastër të Islamit të cilët i besojnë të gjithë të Dërguarit e Allahut, i respektojnë dhe nderojnë ata dhe të tjerëve të cilët i trajtuan ata me armiqësi herët dhe vonë dhe këtë në mënyrë të trashëguar.

Nuk ka dyshim se liderët e vendeve që kanë qëndrim mospërfillës ndaj mendjelehtëve të tyre që i nënçmojnë dhe ofendojnë të Dërguarit e Allahut nuk mund të jenë të pa kritikuar. Allahu i ka shkatërruar vendbanimet mizore dhe keqbërëse vetëm pse ishin të këtillë, e s’do mend se mizoria më e madhe është qëndrimi armiqësor ndaj të Dërguarve dhe ofendimi i tyre, ngase kjo është kundër të gjitha ligjeve qiellore, ashtu si është shkelje edhe e ligjeve të venduara në tokë nga vet jomyslimanët. Shtetet perëndimore nëse nuk e kultivojnë parimin e drejtësisë do ti rrënojnë shumë shtylla të qëndrueshmërisë së tyre. Ofendimi që disa perëndimorë i bëjnë të Dërguarit të Allahut është indikator shumë serioz i fillimit të shkatërrimit dhe perëndimit të diellit të civilizimit të tyre, ngase ata nuk u trimëruan për të ndërmarrë këtë hap përveçse kur e humbën logjikën dhe mohuan të gjitha argumentet. Madje, të gjitha argumentet e parashtruara nga muslimanët përballë tyre ishin shumë të pamohueshme, kështu që nuk gjetën mjet për t’iu kundërvënë atyre përveçse duke dalë në terrenin e fyerjeve dhe ofendimeve dhe publikuar kështu botërisht mllefin e tyre dhe urrejtjen që deponojnë në zemrat e tyre ndaj muslimanëve. Mirëpo, nuk e patën parasysh se me këtë tregojnë paaftësinë e tyre intelektuale dhe logjike për të paraqitur argumentet dhe faktet dhe debatimin me dituri, logjikë dhe paanshmëri. Kur civilizimi i tyre shpirtëror u përkul para civilizimit islam, ata zgjodhën rrugën e përqeshjes, nënçmimit dhe sharjes.

ثshtë për tu habitur që disa të mençur në disa shtete i justifikojnë të marrët me lirinë e shprehjes, derisa qëndrimi i tyre ndaj antisemitizmit është diametralisht i kundërt. Mjafton si shembull për këtë raporti i fundit amerikan që flet për liritë e njeriut i cili dënon fuqishëm një rast të manifestimit të antisemitizmit mu në Danimarkë, duke kritikuar angazhimin e zbehtë në nivel qeveritar në këtë drejtim, derisa në anën tjetër shihet një mospërfillje shumë diskriminuese ndaj muslimanëve dhe ndodhive të nënçmimit të Islamit dhe të Dërguarit, që kohëve të fundit kanë ndodhur shpeshherë mu në atë vend.

Nga këtu del në shesh se çështja e demokracisë, lirive të njeriut posaçërisht atyre fetare dhe të besimit si dhe konventave ndërkombëtare (për promovimin dhe respektimin e të cilave trumbetojnë ata) është çështje e standardeve të shumëfishta tek ata. Kriteri kryesor në këtë rast është që e vërteta dhe e drejta doemos duhet të jetë në anën e besimit, fesë dhe kulturës së tyre. Kur kjo të bëhet e qartë, le të dihet së është obligim i patjetërsueshëm i muslimanëve që të dalin në mbrojtje të nderit dhe autoritetit të të Dërguarit të tyre me krejt çka u lejojnë mundësitë praktike dhe teorike. Ndërsa keqbërësi duhet të jap llogari dhe të sanksionohet në mënyrë meritore. Allahu i Madhëruar thotë: “Ta besoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ta përkrahni dhe respektoni atë dhe ta madhëroni Allahun në mëngjes dhe mbrëmje.” (Fet’h, 9) Dhe thotë: “Nëse ju i ndihmoni atij (të Dërguarit) dijeni se edhe Allahu i ka ndihmuar…” (Teube, 40)

Disa lëshime të dukshme që kanë ndodhur prej disa muslimanëve vërehen në mosangazhimin e tyre për ti dalë në mbrojtje të Dërguarit të Allahut edhe pse në anën tjetër i sheh manifestimet e ndryshme ku marrin pjesë shumë njerëz (mevlude, e të ngjashme) me pretendim të dashurisë ndaj tij. Athua, ato grupe të mëdha njerëzish, që shpeshherë i akuzojnë të tjerët me mosdashuri ndaj të Dërguarit, a e shprehën drejtë dashurinë e tyre ndaj tij? A janë korrekt ndaj të Dërguarit ata të cilët, duke shprehur servilitet ndaj perëndimit, nuk shprehin më shumë se ofendimi i të Dërguarit është një gjë që nuk duhet të kishte ndodhur, ngase nuk është mirë të flitet për të vdekurit?! A është kjo qasje e drejtë ndaj problemit? A janë këto përmasat reale të këtij problemi tek muslimanët? Sikur të ofendohej ndonjë mbret, pushtetar apo president shteti a do të mbeteshin raportet e shtetit të ofenduar me shtetin ofendues normale publikisht me pretekst të lirisë së shprehjes? A është e pranueshme për myslimanin që një shtet islam të ndërpresë marrëdhëniet e tij me një shtet tjetër jomysliman për çështje shumë të thjeshta dhe probleme margjinale derisa i njëjti shtet nuk bën asgjë për të mbrojtur nderin dhe autoritetin e të Dërguarit të këtij ummeti?

Mbrojtja e nderit të të Dërguarit të Allahut dhe ndëshkimi i keqbërësve ishte praktikë e sahabeve dhe gjeneratave të para të muslimanëve dhe atë më fjalë dhe vepra, e nganjëherë me të dyjat. Ka raste kur individë prej tyre kanë sakrifikuar edhe jetën për këtë arsye, edhe pse themi se sot një gjë e tillë nuk është e kërkuar prej myslimanit, i cili mund të heshtë nëse nuk ka kurrfarë mundësie veprimi. Ngjarja e Ammar b. Jasirit, Allahu qoftë i kënaqur me të, dhe zbritja e ajetit: “Përveç atij i cili detyrohet ndërsa zemrën e ka stabile në besim…” është dëshmi për këtë. Gjithashtu hadithi që e transmeton Xhabiri ku tregohet se Muhamed b. Mesleme e ka vrarë Kab b. Eshrefin dëshmon gjithashtu, si edhe shumë transmetime të njohura tek dijetarët.

Ai që është i dobët dhe i pafuqishëm mos të dëshpërohet dhe le ta dijë se Allahu gjithsesi do të hakmerret për të Dërguarin e Vet dhe krimineli edhe pse i duket se është duke shpëtuar në këtë botë assesi mos të mendojë se nuk do të realizohet mbi të ligji i Allahut, ngase:

Pas tij vie një ditë e vështirë, e tmerrshme

E keqja e saj është shumë me përmasa të gjëra për keqbërësit.

A nuk është mjaft që i këtilli të vdesë duke qenë se gjuhët e një miliard muslimanëve e mallkojnë deri në Ditën e Kiametit, ngase muslimanët disa gjëra i harrojnë dhe i falin por kurrë nuk ia falin atij që e ofendon të Dërguarin e tyre, edhe nëse, duke kërkuar mëshirë kapet për mbulojën e Qabes. Kjo, posaçërisht pas vdekjes së tij, paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të, e historia është dëshmitari më i mirë i kësaj.

Allahun e lus që të ndihmojë të Dërguarin e Vet, të ngrisë islamin dhe muslimanët. Ai ka mundësi ta bëjë këtë dhe t’u përgjigjet lutjeve. Paqja, bekimet dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

prof. Dr. Nasir Sulejman el-Umer

marrë nga: almoslim.com

Burimi; albislam.com

Përktheu: Ekrem B. Avdiu

0 1575

Në një takim të hapur me shejhun Seid ibën Musfir el Kahtanin Allahu e ruajttë dikush nga të pranishmit kërkoi nga ai që të flet për hapat e fillimit të udhëzimit të tij.

Ai tha se realiteti është se çdo udhëzim ka fillim…pastaj tha natyrisht unë besoja në Allah, kur isha në moshën e re, madje mundohesha të bëja edhe ibadet shpesh, mirëpo shpesh më kaplonte një dobësi dhe shpresë për këto gjëra të jap kontribut kur të rritem. Kështu që fillova të mos i jap rëndësi në disa raste edhe namazit, mirëpo kur prezantoja në varrime apo në ndonjë ligjëratë në xhami më shtohej besimi dhe kjo më bënte që unë përsëri t’i kthehem namazit madje duke mos i anashkaluar edhe sunetet e atij namazi për një kohë të caktuar një javë apo dy javë apo një muaj.

Pra nuk kalonte shumë kohe dhe unë i leja fillimisht sunetet e namazeve dhe për një kohë edhe farzet derisa vinte ndonjë rast tjetër i cili më jepte kurajë për të filluar përsëri të fal namazin. Më pas kur hyra në pubertet në këtë kohë nuk përfitova shumë pasi nuk i jepja rëndësi më shumë namazit sepse me atë çfarë je rritur me të vazhdon edhe kur rritesh. Më pas u martova e në këtë periudhë nuk kujdesej për namazin siç duhet, ndonjëherë falesha dhe ndonjëherë jo edhe pse besoja bindshëm në madhërinë e Allahut. Kështu vazhdova derisa e takova vëllanë tim të cilin e dua për hir të Allahut Selman ibën Muhamed Faiun (Allahu e nderoftë). Kjo ndodhi në vitin 1387 H (1967 G) kur unë dola nga zyra ime ku punoja si vëzhguesi i edukatës fizike dhe isha i veshur me tesha sportive. Kur u ndesha me të në dyert e zyrave të mësimit u përshëndetëm sepse kishim mësuar bashkë në shkollë dhe më pas u desh që të përshëndetem për tu ndarë nga ai, kurse ai më pyeti:

– Ku po shkon? – ndërsa ishte muaji i ramazanit – i thashë:

– Në shtëpi të fle pak – pasi që e kisha traditë kur dilja nga puna shkoja në shtëpi për të fjetur deri në aksham, madje edhe nëse nuk kishte hyr koha e ikindisë unë bija te fle e nëse zgjohesha para akshamit e falja dhe më pas hapja iftar kur hynte koha e akshamit. Atëherë ai më tha:

– Nuk ka ngelur shumë deri në namazin e ikindisë vetëm se pak kohë, si mendon sikur të ecnim pak e të bashkëbisedojmë?! – U pajtova me të dhe ecëm derisa arritëm në luginën Ebha, aty kishte ca drunj nën të cilët u ulëm e biseduam deri sa hyri koha e ikindisë. Morëm abdes, u falëm, pastaj rrugës duke u kthyer më kapi për dore dhe ma lexoi një hadith të cilin mu duk sikur e dëgjoja për së pari herë edhe pse e kisha dëgjuar shumë herët sepse ishte i njohur… Mirëpo, kur e dëgjova prej tij sikur mu hap zemra dhe mu duk sikur po e dëgjoj hadithin për së pari herë.

Ky hadith është hadithi i Bera ibën Azibit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, të cilin e transmeton imam Ahmedi në Musnedin e tij, Ebu Davudi në Sunenin e tij. Thotë Bera ibën Azib, Allahu qoftë i kënaqur prej tij: Dolëm me të Dërguarin e Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ta përcjellim një xhenaze, xhenaze kjo e njërit prej burrave të ensarëve. Kur u ndalëm tek varri i tij duke i vendosur dërrasat, i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) u ul dhe në u ulëm bashkë më të sikur të kishim zogj mbi kokat tona, e ai në dorën e tij kishte një shkop, pastaj e ngriti kokën dhe tha: “Kërkoni mbrojtje tek Allahu nga dënimi i varrit.” – këtë e tha dy apo tri herë. Pastaj tha: “Robi besimtar para se t’i del shpirti prej kësaj bote për të kaluar në botën tjetër zbresin melek me fytyra të bardha…” dhe e ceki hadithin deri në fund. Pasi që koha nuk na premtonte dhe ne duhej të ndahemi i thashë:

– Ku e gjete këtë hadith? – më tha:

– Ky hadith gjendet tek libri Rijadus Salihin. – e pyeta:

– Po momentalisht tani cilin libër je duke e lexuar? – më tha:

– El Kebair të imam Dhehebiut. – dhe këtu u ndamë. Si pasojë e kësaj gjëja e parë që bëra ishte blerja e librit “Rijadus Salihin” dhe “el Kebair” ne librarinë “Teufik” për t’i lexuar. Rrugës duke u kthyer në shtëpi thash me vete:

– Unë tash duhet të zgjedh sepse përpara meje kam dy rrugë: E para, rruga e besimit dhe bindjes ndaj Allahut që do të më shpie në xhenet dhe e dyta rruga e kufrit, nifakut dhe mëkateve e cila më shpie drejt në zjarr. Tash jam duke menduar se cilën rrugë ta zgjedh?…

Logjika më bën ta zgjedh rrugën e parë, ndërsa epshi im më urdhëron të ndjek rrugën e dytë, madje më bënte vesvese dhe lloj mendimesh dhe pëshpëritjesh më mundonin derisa arrita në shtëpi. Kur mbërrita në shtëpi prita dhe hapa iftar e fala akshamin dhe pas saj shkova dhe e fala edhe jacinë duke ndenjur edhe në taravi dhe duke u falur deri në fund, gjë të cilën nuk e mbaj mend ta kisha bërë më herët. Pasi që zakonisht i falja dy rekate apo katër në taravi kur e shihja babën në xhami  përndryshe dilja nga xhamia. Atë natë e fala taravinë të tërën, më pas u nisa për kah shtëpia e vëlla Sulejmanit i cili ishte ligjërues i njohur në vendin tonë, të cilin e takova në dalje të xhamisë dhe bashkë me të vazhduam për tek shtëpia e tij. Atë natë insistova të lexojmë diçka bashkë nga libri “el-kebair” dhe falënderimi i takon Allahut i lexuam katër temat e para. Siç dihet kapitulli i parë–t’i  përshkruash Allahut shok në adhurim, e dyta-sihri, e treta–vrasja, e katërta–lënia e namazit. I gjithë ky lexim zgjati deri pak para syfyrit, atëherë i thashë shokut tim:

– Ku jemi ne nga këto fjalë? – ai më tha:

– Këto fjalë ekzistojnë në libra por sa neve punojmë me to ajo është diçka tjetër. –I thashë:

– Po ashtu është, njerëzit janë të pakujdesshëm ndaj këtyre fjalëve, kështu që duhet patjetër këto fjalë tua lexojmë edhe atyre! – më tha:

– E kush do tua lexojë? – i thashë:

– Kuptohet se ti. – më tha:

– Jo, ti duhet tua lexosh! – Filloi polemika se kush duhet tua lexojë dhe këtë hoxha i nderuar e bëri vetëm e vetëm që të më bind se gjithkush nga ne duhet të jetë thirrës në fenë e Allahut, se vetëm në këtë mënyrë mund të përmirësohet gjendja e këtij umeti duke u munduar të gjithë për t’i drejtuar njerëzit nga e mira dhe për t’i larguar nga e keqja. Pas gjithë kësaj vendosëm se edhe unë edhe pse nuk jam si ai në pozitë duhet t’ua kumtoj këto fjalë njerëzve. Mora një fletore dhe i shënova me shpjegim katër kapitujt e parë që i lexuam me shokun tim Sulejmanin.

Kështu ditën e xhuma të të njëjtës javë, pasi u falëm hoxha i nderuar më dha mua hapësirë që në xhaminë e Ebhasë t’ua lexoj njerëzve të cilët kishin dëshirë pas xhumasë të dëgjojnë ndonjë këshillë katër kapitujt e parë të librit “el Kebair”, kapituj të cilët ishin dhe shkaku i udhëzimit tim në islam siç duhet.

E lusim Allahun të na forcojë në fenë e Tij e ai pa dyshim është Gjithëdëgjuesi dhe Pranuesi i lutjeve tona.

Burimi; albislam.com

Përktheu dhe përshtati: Nexhat Ceka

0 1671

Muslimani: A beson në Allah?

Ateisti: Jo!

Muslimani: Atëherë, kush të ka krijuar ty? Kush ka krijuar qiejt e tokën?

Ateisti: S’e di!

Muslimani: Mirëpo duhet të ketë një Krijues apo Bërës për çdo gjë. Gjërat s’mund ta krijojnë vetveten!

Ateisti: Fortë mirë! Le të ndalemi pra tek kjo shprehja jote, kush e krijoi këtë Krijues? Ti the që për çdo gjë është e patjetërsueshme ekzistenca e Krijuesit, atëherë kush është ai që krijoi këtë Krijues?

Muslimani: Mmm! Do t’i përgjigjem pyetjes tënde nesër!

Ateisti: Dakord! Nesër atëherë!

(të nesërmen…)

Muslimani: Tek sa isha në shkretëtirë, gjeta në rërë një orë të bukur, e të çuditshme, s’kisha parë të ngjashme si ajo!

Ateisti: Çfarë modeli i orëve ishte?

Muslimani: Ohh! Nuk kishte asgjë të shkruar në te, për këtë besoj që nuk ka asnjë prodhues (bërës); Besoj që është bërë ashtu vetvetiu prej rëre!

Ateisti: Ha-ha-ha!

Muslimani: Pse je i habitur?

Ateisti: Po duhet të jetë dikush prodhues (bërës) i kësaj ore, gjërat nuk mund të bëjnë vetveten! Duhet të jetë ndonjë njeri që e ka bërë/prodhuar!

Muslimani: Fortë mirë! Le të ndalemi pra tek kjo shprehja jote, kush e krijoi këtë njeri? Ti the që për çdo gjë është e patjetërsueshme ekzistenca e bërësit (prodhuesit), atëherë kush është ai që e bëri (krijoi) këtë bërës (prodhues)?

Ateisti: Pse po e bën këtë pyetje palidhje? Pse po e angazhon vetën tënde me çështjen e krijimit të njeriut? Si po e barazon njeriun me orët; Njeriu nuk është sikur orët! Gjithë atë që e dimë është se orët duhet të kenë prodhues. Ne nuk arrijmë të kuptojmë krijimin e njeriut, ngase njohjet dhe mendjet tona nuk janë të fuqishme për shpalosjen e të gjitha të vërtetave, madje në vetë jetën tonë ne nuk dimë shumë çështje, për shembull shkaqet e shumë sëmundjeve, natyrën e shpirtit, etj., atëherë si do ta kuptojmë krijimin e njeriut?

Muslimani: Pikërisht kjo është ajo që unë dua!

“Kundërpërgjigjja jote ndaj meje, është pikërisht kundërpërgjigjja e imja ndaj teje, kur ti mua dje më pyete: “Kush e krijoi Krijuesin?”

Përgjigjja ime ndaj teje është:

“Pse po e bën këtë pyetje palidhje? Pse po e angazhon vetën tënde me çështjen e krijimit të Krijuesit? Si po e barazon njeriun me Krijuesin; Njeriu nuk është sikur Krijuesi Fuqiplotë dhe i Madhërishëm, sikur Ai (Zoti) s’është asgjë! Gjithë atë që e dimë është se Allahu na ka krijuar! Përderisa mendjet e njerëzimit nuk arrijnë të kuptojnë Kozmosin, si atëherë ta kuptojnë Krijuesin e Kosmosit! Njohjet dhe mendjet tona nuk janë të fuqishme për shpalosjen e të gjitha të vërtetave, madje në vetë jetën tonë, ne nuk dimë shumë çështje, për shembull shkaqet e shumë sëmundjeve, natyrën e shpirtit, etj., atëherë si do t’i kuptojmë gjithë këto fshehtësi madhështore?”

Kur’ani Famëlartë (et-Tur: 35-45):

“35 – A mos vallë, ata janë krijuar pa Krijues, apo mos janë ata krijues të vetvetes”! 36 – A mos vallë ata kanë krijuar qiejt dhe Tokën”! Jo, por ata nuk duan të besojnë. 37 – Vallë, a mos në ta është thesari i Zotit tënd, ose, vallë ata sundojnë” 38 – Vallë, a mos kanë shkallë (me të cilat ngjiten lart) e përgjojnë”! E, le të sjell (ai) përgjuesi i tyre argument të qartë! 39 – Apo, për Te janë vajzat, e për ju djemtë”! 40 – Vallë a mos kërkon ti prej tyre shpërblim, e që ata të jenë të ngarkuar me këtë”! 41 – Ose, a mos tek ata është sekreti, e ata e përshkruajnë”! 42 – Apo dëshirojnë ngatërresë, e vetëm mohuesit do të jenë të ngatërruar” 43 – Ose ata kanë zot (tjetër) pos Allahut” Allahu është i Lartësuar mbi atë çka i përshkruajnë Atij! 44 – Dhe, sikur të shihni se po bie një copë nga qielli, do të thoshin: “Retë e grumbulluara!” 45 – E, lëri ata, derisa të mos takohen me Ditën në të cilën do të shkatërrohen.”

solli në shqip: Mirsim MALIQI

Burimi; albislam.com

0 4763

Duke e parë aktualitetin në trojet tona, ku në kohët e fundit dëgjojmë shpesh për “misionarët e të vërtetës” apo të ashtuquajturit ”Dëshmitarët e jehovës” propagandë kjo e cila po zgjerohet me të madhe, ndaj e pamë të arsyeshme ta sqarojmë të vërtetën e kësaj lëvizjeje të re. Duke mos parë asnjë lëvizje serioze nga ana e atyre që janë kompetent për këtë çështje pra hoxhallarët të cilët janë dhe “pronarët e minbereve të xhamive” prej ku duhet të paralajmërojnë popullatën për çdo lloj lëvizje që rrezikon traditën tonë shekullore islame, në veçanti kur bëhet fjalë për ç‘çështjet religjioze, vendosëm që të paralajmërojmë bashkësinë tonë me shumicë pothuajse absolute islame se për çfarë lëvizje bëhet fjalë.

Madje për këtë jemi nxitur edhe nga disa besimtarë nga fshatrat tonë ku na kanë rrëfyer për prezencën e tyre në fshatra, madje edhe për disa biseda të cilat kanë bërë me ta, fakt ky i cili tregon për shtrirjen e këtyre “misionarëve-studentë” thellë në trojet tona duke mos i kursyer edhe fshatrat e largta vetëm e vetëm për të shpërndarë “Ideologjinë e tyre të përkryer” siç e përshkruajnë ata vetë, pasi bëhet fjalë për një fe e cila në brendësinë e saj ngërthen të tri fetë qiellore (islamin, krishterimin dhe judaizmin) në një fe të vetme-unikale.

Bëhet fjalë për një organizatë botërore fetare politike e cila reklamon mendimet e veta në shumë shtete të botës e cila disponon me një fond të fuqishëm financiar por e cila gjithashtu vepron në sajë të selive të saja të hapura në shumë kryeqendra botërore edhe si një organizate sekrete.

Paraqitja e tyre e parë ka qenë në ShBA në pjesën e dytë të shekullit 19, me pretekst se janë të krishterë, ndërsa realiteti i tyre fuqishëm tregon se janë nën kontroll të çifutëve dhe punojnë në interes të tyre. U njohën në fillim me emrin “Organizata e re botërore”, kurse me emrin “Dëshmitarët e jehovës” u njohën në fillim të vitit 1931, madje me këtë emër ”Dëshmitarët e jehovës” në Amerikë janë njohur zyrtarisht që nga viti 1884.

Themelimi dhe personalitetet e dalluara të kësaj lëvizjeje

Themelues i saj është prifti Çarls Rasell (1862-1916) dhe në kohën e tij njiheshin me emrin ”Sekti Rasilijeh” ose “Rasilijunët”, kjo lëvizje këtë nocion e ka marrë nga themeluesi i saj, po ashtu njihen me emrin “Studiuesit e ri të Ungjillit”-Biblës, më vonë janë njohur me emrin ”Watch Tower Bible and Tract Society”, ndërsa si emër përfundimtar i tyre ka ngelur ”Dëshmitarët e jehovës” duke u bazuar në Jëhovain-zotin e bijve të izraelit. Sipas reflektimeve të Teuratit të tyre (shiko Sijer El-Huruxh 6:4-2) ku thuhet: ” Zoti i foli Musait dhe i tha: Unë jam Zoti, Unë jam Ai i Cili iu jam shfaqur Ibrahimit, Is’hakut, Jakubit si Zot i Gjithëfuqishëm, ndërsa emri im i vërtetë është Jehova, e për këtë gjë ata nuk i kam informuar.”

Më pas prijës pas tij në udhëheqjen e organizatës u bë Franklin Rezerford (1869-1942) i cili në vitin 1917 shkroi librin “Rënia e Babilit”, pra më babilin bën me shenjë për çdo organizatë e cila ekziston në botë.

Pas tij vjen Narthan Hermur Kuner më 1905, në këtë kohë kjo organizatë bëhet shtet brenda shtetit siç thuhet.

Mendimet dhe besimet e kësaj lëvizjeje

– Afirmojnë anarkinë morale dhe largim nga çdo vlerë njerëzore për të cilat bëjnë nxitje mësimet fetare islame po edhe fetë tjera si krishterimi dhe judaizmi.

– Besojnë se Jehovai është Zoti i tyre, ndërsa Isai-Jezusi kryetar i mbretërisë së Zotit.

– Besojnë në librin e shenjtë të krishterëve, mirëpo duke e komentuar sipas metodologjisë së tyre të veçantë.

– Ithtarët e kësaj lëvizjeje kanë bindje të verbër ndaj prijësve të tyre, pra ata vendosin dhe shfuqizojnë ligje në këtë fe.

– E shfrytëzojnë emrin e Isait dhe librin e shenjtë për të arritur qëllimet e tyre, ndër të cilët është edhe ngritja e shtetit të tyre fetarë e botërorë për të sunduar tërë botën.

– Përgatitja shpirtërore për ngritjen e shtetit të madh hebraik-jehudi.

– Mohojnë llogarinë, dënimin e botës tjetër, nuk ka mëkat ai i cili bën mëkat apo gabim në këtë jetë, njerëzit janë të gabueshëm prandaj në fund do të falën. (madje në këtë aludojnë edhe të krishterët të cilët thonë se vrasja e Isait ka larë mëkatet e të gjithë njerëzimit, madje për këtë dhe e ka flijuar Zoti të birin e vet për ta shpëtuar njerëzimin nga dënimi i Tij në botën tjetër).

– Nuk besojnë botën tjetër e as ferrin, por besojnë se parajsa është në këtë botë në mbretërinë e tyre.

– Besojnë se është afruar koha e luftës çlirimtare të cilën do ta udhëheq Isai-Jezusi, ndërsa këta do të jenë ushtarët e tij dhe të gjithë udhëheqësit e tjerë botërorë do t’i largojnë nga postet e tyre.

– Nga libri i shenjtë shkëpusin vetëm ato pjesë të cilat flasin për dashurinë që duhet të kenë njerëzit për Izraelin dhe jehudët dhe këto i shpërndajnë me të madhe.

– Nuk besojnë në shpirtin dhe në amshueshmërinë e tij, posedojnë vend adhurime të tyre të cilat i quajnë ”Dhomat e mbretërisë” ose “Shtëpitë e Zotit”

– Vëllazërimi njerëzorë tek ata është i lidhur ngushtë vetëm në mes tyre dhe jo edhe me të tjerët.

– Janë kundër ligjeve njerëzore të shpikura si dhe bëjnë thirrje në kryengritje, por kjo dihet tek anëtaret e avancuar në mësimet e tyre, armiqësojnë fetë tjera në brendësinë e tyre pos jehudëve si dhe udhëheqësit e tyre janë në përgjithësi me origjinë çifute.

– Mundohen të përhapin anarkinë në botë duke bërë nxitje në shumë popuj për t’i ngritur ata kundër pushtetarëve të tyre, me organizime, peticione, protesta dhe mënyra të ndryshme të shfaqjes së pakënaqësisë vetëm për t’ia arritur qëllimit. Tentojnë vazhdimisht të bëjnë nxitje për të çrregulluar institucionet shtetërore, duke u bazuar në atë çfarë shkruan “Libri i gjelbër” i tyre ku thuhet: “Zoti te jetë i sinqertë se ata janë me të vërtet ambasadorët e Allahut në mbretërinë e Tij të shenjtë.” Nisur nga kjo ata dëfrehen në ata që nuk iu nënshtrohen pushtetmbajtësve në asnjë shtet të botës dhe gëzojnë një ”Pavarësi të jashtëzakonshme” të shoqatave të tyre në shumë shtete, madje kjo mund të shihet më së miri në Shqipëri, ku nga 20 vetëvrasje që u bënë në një periudhë kohore të caktuar, në 16 prej tyre u dyshuan të kenë “Dorë” anëtarë të shoqatave të tyre në qytete të ndryshme ku operonin në këtë shtet, madje edhe pas shumë përputhjeve me ideologjinë e tyre se vetëvrasja e anëtarëve të rinj do t’i bëjë që ata të shijojnë sa më herët parajsën dhe nga ana tjerë kishte fakte shumë të forta se anëtarë të shoqatave të tyre janë të involvuar në këto vetëvrasje, shteti nuk ndërmori asnjë hap as për t’i hetuar të dyshuarit nga radhët e tyre.

– I pranojnë librat e shenjtë të cilat i pranojnë jehudët si të shenjta të cilët janë 19 me numër.

– Besojnë trinitetin, mirëpo e komentojnë me Jehovën, të birin dhe shpirtin e shenjtë.

– Anëtari që hyn në fenë e tyre kalon disa etapa, si dhe duhet t’ju nënshtrohet disa kritereve shumë të rënda, madje organizimi i organizatës së dëshmitarëve të jehovait kalon në tre etapa:

a) Organi i shpresës qiellore: ky organ është udhëheqja më e lartë e tyre, të cilën e udhëheq robi i madh ose i urti, ndërsa vendqëndrimi i tij quhet “Ijl – shtëpia e Zotit”.

b) Organi i shpresës tokësore: janë anëtarët ndihmës, këshillues, filozof etj. këta të gjithë përbëjnë organin realizues të organizatës, pra aktivistët.

c) Përgëzuesit: këta anëtarë njihen si shërbyes, të cilët i shërbejnë organizatës duke shpërndarë libra, broshura që botohen nga vetë organizatat e tyre.

Parullat dhe emblemat e tyre

– Mejnura: është qiri i drejtë klandestik shtatë këndorë i cili është emblema e jehudëve shtetërore dhe fetarë.

– Ylli gjashtë këndore i cili po ashtu është prej shenjave të jehudëve.

– Emri Jehova të cilin e shkruajnë hebarike i cili llogaritet zot tek jehudët.

Botimet e njohura të kësaj lëvizjeje

Në emrin e tyre flet revista e shtypit me emrin “Kulla mbikëqyrëse sioniste”. Kjo revistë më pas e ndryshoi emrin e saj duke u quajtur vetëm ”Kulla mbikëqyrëse” duke e fshehur termin “sioniste”.

– “Lajmi më i ri i mbretërisë” – qëllim i përmendjes së shpeshtë të fjalës mbretëri aludon në mbretërinë e tyre të pritur.

– “Esenca në besimin e botës së re”

– “Është afruar shërimi i popujve”

– “Jeta me shpresën e udhëheqjes së dejtë të re” etj.

Bazat në besimin e tyre dhe qëndrimet ideologjike të tyre

Mund të llogariten si grupacion i krishterë të dalluar me kuptime specifike, porse veprojnë nën ombrellën e jehudëve pa fije dyshimi, prandaj besimin e tyre e kanë të adaptuar prej jehudëve në përgjithësi dhe punojnë në favor të tyre. Kjo nuk është aspak e çuditshme pasi që vet hebrenjtë në fenë e tyre nuk pranojnë besimtarë të tjerë nga popuj të tjerë por e ruajnë fenë e tyre vetëm për vete duke e quajtur veten si “popull të zgjedhur nga Zoti”. Prandaj ndërhyrja e tyre në fetë e tjera si ajo krishtere është për ta “turbulluar” atë, gjë që është në favor të tyre në lidhje me këtë lëvizje të re, duke i mbajtur të tjerët jashtë fesë së tyre madje duke u munduar ta përhapin këtë lëvizje në gjithë popujt tjerë, jep një kuptim logjik tepër të zgjuar se si jehudët operojnë në botë me këtë lëvizje. Pra kjo është një zgjidhje shumë e mençur e tyre për të mbisunduar të gjithë popujt, shtetet dhe politikat e tyre nën ”Mbretërinë e re” të tyre.

– Janë tepër të ndikuar nga filozofia e hershme e sidomos ajo greke.

– Kanë raporte tepër të ngushta me qeverinë izraelite, pa dallim kush është në pushtet, me shërbimet e tyre sekrete si dhe me organizatat tjera botërorë që veprojnë nën lozhën mason-çifute.

– Kanë marrëdhënie të mira me organizatat misionare, partitë apo organizatat komuniste dhe socialiste, pra në përgjithësi me qeveritë majtiste.

– Kanë marrëdhënie të mira me autoritet e Greqisë dhe Armenisë.

Vendet ku janë më të përhapur dhe funksionimi i rrjetit të tyre

Mund të thuash se nuk ka shtet në botë vetëm se këto e kanë të shtrirë aktivitetin e tyre me kohë, ku më pak e ku më shumë ato figurojnë dhe punojnë fuqishëm për të plasuar ideologjinë e rendit të ri botëror, prandaj njohja e saj për neve është e një rëndësie të madhe për shkak të rrezikut të madh të cilin kjo lëvizje e përmban në ideologjinë e saj.

Qendra e tyre është në ShBA, në Bruklin të Nju Jorkut, me adresën e tyre të famshme: Columbia Heights 124, Brooklyn New York – USA.

Që në vitin 1955 aktivitetet e tyre kanë përfshirë 148 shtete, anëtarët e saj në atë kohë numëroheshin deri në 632 929, ndërsa numri i thirrësve të tyre ishte tek 1814 sipas të dhënave të tyre. Tani lind pyetja sa mund të jetë numri i tyre sot?

Disa shtete duke parë rrezikun e tyre ua kanë ndaluar aktivitetin e tyre, madje edhe i kanë dënuar anëtarët e tyre për shkak të thyerjes të ligjeve bazë të shteteve të tyre. Nga shtetet që e kanë ndaluar aktivitetin e tyre janë: Singapori, Libani, Filipinet, Iraku, Norvegjia, Kameruni, Kina, Turqia, Zvicra, Romania, Holanda mirëpo edhe përskaj kësaj ata mundohen fshehurazi t’i kryejnë aktivitetet e tyre në këto shtete madje duke hapur organizata tjera me emra tjerë vetëm e vetëm që të figurojnë në këto shtete ku u është ndaluar aktiviteti i tyre me ligj. Ndërsa në shtetet afrikane në përgjithësi aktivitetet e tyre i zhvillojnë duke bashkëpunuar ngushtë me organizatat humanitare krishtere.

Mënyra e veprimtarisë së tyre

Ata kanë vërtetuar se shumica e njerëzve nuk shkojnë në faltore të çfarëdo lloj religjioni qofshin ato, kanë vërejtur po ashtu se në disa shtete një pjesë tepër e madhe e popullatës nuk i takojnë asnjë feje apo konfesioni të caktuar madje edhe ato të cilët i takojnë një feje të caktuar, në botën bashkëkohore janë shumë të pakët ato të cilët e praktikojnë fenë e tyre. Pra “besimtarët” e feve të tyre nuk prezantojnë në evenimentet apo ceremonitë e tyre fetare që mund të jenë javore, mujore apo edhe vjetore, janë larg porosive të feve të tyre apo predikuesve të feve të tyre. E gjithë kjo i ka bërë ata që aktivitetin e tyre ta shtrijnë në ambiente të ndryshme duke mos u kursyer aspak për imazhin e tyre dhe mënyrën të cilën e zgjedhin në shtete të ndryshme për të vepruar. Të fshehur nën perden e krishterimit ata shkojnë nga shtëpia në shtëpi, nëpër kafene, në rrugë duke vendosur “postblloqe” duke ua tërhequr njerëzve vëmendjen me organizimin e kurseve të gjuhës angleze, të informatikës apo edhe kurseve tjera të ndryshme varësisht prej shtetit dhe vendit ku veprojnë. Për shembull në Shqipëri një pjesë e mirë e tyre ishin të involvuar në kurset e gjuhës angleze falas madje për këtë shkonin deri tek shtëpia e të interesuarve vetëm e vetëm që të gjente zbatim ideologjia e tyre e ‘shenjtë”. Marrin pjesë në panaire të librit me botimet e tyre falas, organizojnë konferenca të lëmenjve të ndryshëm me prapavijë fetare. Marrin pjesë në debate fetare duke u munduar që njerëzve tua bëjnë të ditur se ata janë misionarët më të rinj mbi të cilët kanë rënë e gjithë pesha e fesë krishtere. Madje pretendojnë se feja e tyre bashkëkohore është e vetmja ku duhet të gjithë njerëzit të bashkohen, pra nën flamurin e tyre duhet të hynë të gjitha fetë pasi që ato janë e mesmja e artë e gjitha feve. Shtiren se nuk urrejnë asnjë fe tjetër duke u munduar çdo herë t’i shpjegojnë pikat e përbashkëta me fetë tjera, të argumentohen për vetveten me librat e feve tjera. Nuk tregojnë asnjëherë se kush janë udhëheqësit e tyre kryesorë, por çdoherë bëjnë të ditur se në cilat shtëpi botuese dhe shpërndarëse punojnë, fshehin mënyrat e tyre të financimit dhe çdo herë donatorët e tyre mbeten anonim.

– Hapin dhe sponsorizojnë me dhjetëra apo qindra shtëpi botuese, revista, organizata, shoqata, qendra kulturore, humanitare, fetare varësisht prej rrethanave dhe politikave shtetërore ku operojnë, fakt i cili tregon se kanë një përkrahje të fuqishme financiare.

– Posedojnë madje edhe shkolla të tyre specifike vetëm për ta, nuk përjashtohet involvimi i tyre si posedues apo aksionarë edhe në biznese, korporata apo firma të fuqishme botërore, lokale apo shtetërore, pjesëmarrje në funksione shtetërore etj.

– Po ashtu posedojnë biblioteka të tyre, shtëpi botuese, me shkrime dhe botime edhe në gjuhën e shteteve ku operojnë, institute të larta kulturore, fetare, artistike ku interpretojnë dhe “mbjellin” ideologjinë e tyre.

– Bashkëpunojnë ngushtë me organizatat të cilat punojnë në favor të shtetit hebre dhe politikave të tyre.

– Po ashtu kjo lëvizje në shume shtete përmes anëtarëve të saj punon edhe si organizatë me shërbime sekrete, duke bërë kundërzbulime, spiunime, propagandë etj.

Nga kjo çfarë treguam na bëhet e qartë se:

Lëvizja e “Dëshmitarëve të jehovës” pretendon përhapjen e krishterimit, duke punuar në favor të politikave izraelite dhe armiqëson më shumë se gjithçka islamin. Kjo është lëvizje e dyshimtë të cilës duhet t’i ndalohet aktiviteti i saj në çdo shtet e në veçanti në shtetet islame. Tu ndalohet hyrja në shtetet ku akoma mund të mos kenë shtrirë aktivitetin e tyre, tu mos u jepet leje për të operuar madje qofte edhe në bazë të kushteve që shteti mund ta konsideroj se nuk është e rrezikshme veprimtaria e tyre, të ndalohen botimet dhe shpërndarja e librave të tyre qofte edhe e fletushkave të tyre. Pasi që ka mundësi që nga ana e masës së gjerë të popullit mund të kuptohet se ato janë shumë afër fesë islame por ato përsëri në brendinë e ideologjisë së tyre ngërthejnë kundërshtime të mëdha me fenë islame madje duke mos e përjashtuar edhe kundërshtimin e bazave të fesë islame siç janë besimi në një Zot të vetëm, mos pranimi i Muhamedit sal-lallahu alejhi ue selem, si profet i fundit, mosbesimi në ditën e gjykimit etj.

Burimi; albislam.com

Literatura e përdorur-referencat :

– “Dëshmitarët e jehovait” – Prof. Doc. Muhamed Harbi

– “Yehova Sahitleri” – Prof. Hikmet Tuncaj

– “Tarih boyunca turkler ve yahudiler” – Prof. Hikmet Tuncay

– “Masonizmi botëror në peshoren e islamit” – Prof. Abdullah Semki – Fakulteti i Usulu Dinit – Kajro 1407 H/1987 G.

– “Dëshmitarët e jehovait në peshoren e islamit” – Prof. Xhebrail Ferh el-Bus.

– “Sionizmi ndërmjet fesë dhe politikës” – Prof. Abdus-Semi el-Heravij

– “Për këtë arsye e urrej Izraelin” – Prof. Emin Samij El-Gamravij

– “Jehudët e botës dhe lufta e tyre e vazhdueshme kundër krishterëve” – Ilija Eros

– “Një shikim mbi seminaret shtetërore të jehudëve” – Prof.Doc.Seid Muhamed Ahmed Banxha

– “Masonizmi hapurazi” – Prof.Doc.Muhamed Alij Ezaebij

– “Dëshmitarët e jehovait – ekstremizmi krishter në Egjipt” – Prof. Ebu Islam Ahmed Abdullahut.

0 2643

Pyetje: Disa njerëz blejnë suplementin sportiv të gazetës “Al Sharq Al Awsat” për të mbushur kuponat, duke zgjedhur opsionin për të cilin mendojnë se do të fitojë në gara. Më mbushjen e këtyre kuponave ata synojnë të fitojnë shpërblime dhe në të njëjtën kohë shpenzojnë të holla. Prej dijetarëve të nderuar kërkoj përgjigje për këtë çështje duke synuar që këtyre njerëzve në fjalë t’u bëhet e qartë dispozita fetare rreth kësaj çështjeje.

Përgjigjja: Kjo vepër nuk është e lejuar, sepse bëhet fjalë për vënie basti, që bën pjesë në bixhozin e ndaluar. Allahu, subhanehu ve teala thotë: “O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyra nga punët e djallit. Prandaj,  largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni!”

Kjo vepër është e ndaluar dhe përfitimi material prej saj është i ndaluar. Allahu është dhurues i suksesit. Të nënshkruar në këtë fetva janë dijetarët e nderuar: Abdulaziz ibën Baz, Abdulaziz Al Shejhi, Abdullah Gudejan, Salih Feuzani, Bekr Ebu Zejdi.

Burimi; albislam.com

përktheu: Talha Kurtishi

0 3072

Pyetje: A lejohet vënia e bastit për gara me kuaj dhe tjera?

Përgjigje: I falënderuar qoftë Allahu. Garat me kuaj janë të lejuara. I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Çmimi për fituesin lejohet në këto tre gara: në gjueti, garat e deveve dhe kuajve”. (Tirmidhiu, Nesaiu, Ebu Davudi dhe si të saktë e ka vlerësuar Albani në librin Sahih Ebu Davud). Fjala “sebk” e përmendur në hadith ka kuptimin e kompensimit, shpërblimit për fituesin. Nga hadithi në fjalë kuptojmë, se shpenzimi i të hollave për gara të kuajve është i lejuar, pa marrë parasysh kush i jep ato të holla, një garues, të gjithë garuesit apo ndonjë palë e tretë si për shembull shteti.

Në këtë lejim nuk bën pjesë vënia e basteve, se kush do të fitojë nga garuesit. Ky veprim bën pjesë në bixhozin e ndaluar dhe nuk ka lidhje me çmimin e caktuar për fituesin në këto tre raste. Kjo formë e bixhozit është e përhapur në shumë vende dhe ka shkaktuar humbje pasurie dhe probleme familjare e shoqërore.

Meqë formimi i fondit të basteve është i ndaluar, edhe angazhimi në bastore është i ndaluar, ngaqë është bashkëpunim dhe ndihmë për një gjë të ndaluar-kumarin, të cilin Allahu e ka përmendur krahas alkoolit: “O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyra nga punët e djallit. Prandaj,  largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni!” (Maide, 90). Dijetari Abdul Mexhid Selim thotë: “…nga kjo kuptojmë se vënia  e basteve për gara me kuaj apo të ngjashme bën pjesë në bixhozin e ndaluar fetarisht për të cilin nuk ka prova lejimi. Përkundrazi provat fetare e ndalojnë një veprim të tillë dhe gjithë llojet e basteve. Çdo ditë jemi dëshmitarë për pasojat e dëmshme të veprimeve në fjalë, duke u shpenzuar pasuri të tëra, u shembën shtëpi të familjeve të ndershme, të sprovuarit me këtë fatkeqësi kryejnë vjedhje dhe krime të shumta. Një numër i konsiderueshëm prej tyre bën edhe vetëvrasje. Tek njeriu që i sheh këto pasoja shkatërruese të basteve dhe kumarit shtohet bindja se ndalimi i këtij veprimi nxjerr në pah mëshirën e Allahut dhe urtësinë e Tij absolute gjatë ligjësimit të dispozitave.

Burimi; albislam.com

përktheu: Talha KURTISHI

0 23124

Pyetje: në librin “Fkhu Sunne” është cekur se disa sahabë kanë praktikuar masturbimin gjatë disa prej luftërave, çka mendoni për këtë thënie dhe a mund të sjellim një dispozitë duke u mbështetur në të?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i tij qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij:

Kemi cekur më parë në ftafanë nr. 2179 se masturbimi është haram sipas mendimit më të saktë të dijetarëve.

Për sa i përket asaj që ka përmend Sejid Sabik në libirn e tij “Fikhu Sune” lidhur me këtë temë Abdurazaku ka mbledhur në “Musanef” fetfatë e atyre që e kanë lejuar pasi që përmendi fjalët e atyre që kanë ndaluar një veprim të tillë siç është Ibën Omeri, Ibën Abasi, radijallahu anhuma.

Lejimi është transmetuar nga Ebu Sha’tha Xhabir ibën Zejd, po ashtu nga Ibën Abasi dhe nga Muxhahidi shënoi thënien: “ata që na parakaluan porositnin të rinjtë që të masturbonin. Po ashtu lejimin e përcolli edhe nga Amër ibën Dinari.

Shejhulislam ibën Tejmije në fetfatë e tij thotë: “është përcjellë nga një grup i sahabëve dhe tabiinëve se kanë lejuar masturbimin në raste të domosdoshme kurse në raste jo të domosdoshme si për shembull kur frikësohet prej zinasë dhe nuk mund të mbrohet vetëm se me masturbim apo nëse frikësohet se do sëmuret nëse nuk masturbon, këtë e lejon Ahmedi dhe të tjerë. Për sa i përket rasteve jo të domosdoshme, nuk di ndonjërin që i ka lejuar.”

www.islamweb.com, fetfaja nr:39644

Burimi; albislam.com

Përktheu: Agim Bekiri

0 2485

Pyetje: A lejohet pjesëmarrja në një turne futbolli në të cilin tubohen prej lojtarëve të holla dhe pastaj luhen tre xhiro dhe fituesit i jepet dhurata në fund; a është kjo prej kumarit të ndaluar?

Përgjigje: Garat sportive dhe të tjera, në të cilat pjesëmarrësit paguajnë të holla, apo për fituesit caktohen çmime, janë gara të ndaluara dhe besimtarit nuk i lejohet pjesëmarrja në to, as aprovimi i tyre, as ndihmesa e tyre në ndonjë formë. Nga këto gara përjashtohen ato që kanë kuptimin e përgatitjes për xhihad dhe garat e diturisë, që nxisin në përfitimin e njohurive të dobishme dhe në zhdukjen e injorancës. Forma e përmendur në pyetje është e ndaluar dhe është bixhoz dhe bast i ndaluar.

I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Çmimi për fituesin lejohet në këto tre gara: në gjueti, garat e deveve dhe kuajve.” (Tirmidhiu, Nesaiu, Ebu Davudi dhe si të saktë e ka vlerësuar Albani në librin Sahih Ebu Davud).

Këto tre kategori garash kanë të bëjnë me artet e luftës, që janë baza e xhihadit. Disa dijetarë i kanë bashkangjitur edhe garat e Kuranit, hadithit dhe fikhut, në të cilat lejohet caktimi i shpërblimit.

Ibën Uthejminit i është parashtruar kjo pyetje: Në këto ditë jemi dëshmitarë të përgatitjeve për turne dhe kupa sportive, që i organizojnë disa klube. Në këto turne krejt ekipet paguajnë një shumë të hollash, ndërsa ekipi organizator blen kupën dhe dhuratat. Ekipi fitues e merr kupën ndërsa vendi i dytë dhe i tretë dhuratat tyre. Kërkojmë përgjigje Allahu ju shpërbleftë?

Përgjigjja: Nëse shpërblim e paguan dikush i tretë, që nuk është garues kjo nuk bën pjesë në bixhozin e ndaluar. Nëse shpërblimi është prej të hollave që i paguan garuesi, atëherë kemi të bëjmë me bixhoz të ndaluar për të cilin Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “O besimtarë! Me të vërtetë, pijet alkoolike, bixhozi, idhujt dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Prandaj, largohuni nga këto, me qëllim që të shpëtoni!” (Maide, 90).

Nëse ekipet që garojnë janë tre dhe dy ekipe e paguajnë shumën e pjesëmarrjes ndërsa ekipi i tretë nuk paguan dhe shpërblimin e merr fituesi edhe kjo formë nuk është e lejuar. I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë:  Çmimi për fituesin lejohet në këto tre gara: në gjueti, garat e deveve dhe kuajve. I Dërguari i Allahut këtë formë e ka përkufizuar vetëm me këto tre lloje garash, sepse ato kanë të bëjnë me xhihadin. Allahu është Dhuruesi i suksesit.

Nga arabishtja: Talha KURTISHI

Burimi; albislam.com

0 2676

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i tij qoftë mbi të Dërguarin, familjen dhe ithtarët e tij:

Muslimani e ka për detyrë të jetë serioz në jetën e tij, të angazhohet me gjënë për shkak të të cilës është krijuar e që është adhurimi i Allahut, të vetmit Zot. Allahu i madhërishëm thotë: “Xhinët dhe njerëzit nuk i kam krijuar për diç tjetër pos Mua që të më adhurojnë” (Dharijat:56) ai e ka për detyrë që të ngrit vetveten nga gjëra të këtilla (tifozllëku) të cilat e dëmtojnë në aspektin fetar dhe atë material, të merret me gjërat që i bëjnë dobi në këtë botë dhe botën tjetër. Një rregull fetar thekson se gjërat që janë mubah[1]nëse pengojnë në zbatimin e vaxhibit[2] apo çojnë në harame[3], atëherë shndërrohen në harame, nga ana tjetër gjërat që pengojnë në zbatimin e mustehabeve[4] janë mekruh[5], kjo do të thotë se gjërat që nuk të pengojnë as nga vaxhibi e as nga mustehabi mbeten mubah.

Ai që shikon gjendjen e tifozëve vëren se ata janë të fundosur në përkrahjen e tyre dhe për shkak kësaj anashkalojnë shumë detyrime fetare, prej tyre: mos faljen e namazit me xhemat, vonimin e namazit dhe gjëra të tjera që dihen. Nëse deri këtu arrin puna, atëherë nuk ka dyshim se ky tifozllëk është i ndaluar, shtoja kësaj edhe varësinë e zemrës, angazhimin e saj, dashurinë dhe urrejtjen për shkak tij si dhe miqësia dhe armiqësia që bëhen në emër të këtij tifozllëku.

Shejh Abdulkerim Hudajri

Përktheu: Agim Bekiri

 

[1] Veprime që nuk lidhet me to ndonjë shpërblim apo dënim (sh.p.)

[2] Urdhër i prerë fetar (sh.p.)

[3] Veprime të ndaluara rreptësisht (sh.p.)

[4] Veprime fetare të pëlqyera (sh.p.)

[5] Veprime të urryera, jo të preferuara (sh.p.)

NA NDIQNI NË