Arhiva DitoreSep 4, 2014

0 2204

Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon.


Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç Allahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij. 

“O ju që keni besuar, keni frikë Allahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!” (Ali Imran: 102)

“O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se Allahu është Mbikqyrës mbi ju.” (En-Nisa:1)

 
“O ju besimtarë, keni frikë Allahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (Allahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja,e kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh.” (El-Ahzab:70:71)


Thënia më e vërtetë është thënia e Allahut, kurse udhëzimi më i mirë – udhëzimi i Muhammedit sal-lallahu alejhi ue selem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid’at dhe çdo bid’at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr…

 

O ju muslimanë!

Kjo tokë mbi të cilën jetojmë është një prej begative madhështore të Allahut, subhanehu ue teala, mbi të jetojmë dhe në brendësinë e saj i varrosim të vdekurit.

Allahu, subhanehu ue teala, thotë:

 “A nuk bëmë Ne tokën që në gjirin e vet mban, të gjallë dhe të vdekur?” (El Murselat, 25-26)

 “Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t’ju kthejmë përsëri në të, e prej saj do t’ju nxjerrim edhe një herë.” (Ta-Ha: 55)

 “Ai është që juve tokën ua bëri të përshtatshme, andaj ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm te Ai është e ardhmja.” (El Mulk: 15)

Ajetët në këtë kuptim janë të shumtë.

Allahu me urtësinë e tij në brendësinë e tokës vendos gjitha gjërat e duhur për mbijetesën e njeriut, e bekoi atë dhe caktoi korrën e saj. Pastaj e bëri të përqendrueshme, të palëvizshme me kodrat e saj duke ia mundësuar njeriut që mbi të ndërton vendbanimet e tij.

Por në disa raste Allahu këtë tokë aq të qëndrueshme e bën ushtar prej ushtrive të Tij, lejon lëvizjen dhe zgjerimin e saj duke shkaktuar tërmete katastofale, duke i frikësuar disa nga robërit e tij si dhe për të edukuar tjerët. Qoftë i lartësuar Ai ushtritë e të cilit nuk i din askush.

Në këto ditë Japonia dhe bota përjetuan një termet shkatërrues që pas vete la, rrënoja,  të vdekur, të zhdukur, të zhvendosur dhe shkatërrime vlera e të cilave përcaktohen në miliarda.

Çdoherë që muslimani ballafaqohet me ndodhi të tilla duhet të ulet të mediton dhe të merr mësime…

Qëndrimi i tillë i muslimanit buron nga besimi i tij sipas të cilit, ai në pajtim me botëkuptimin islam, i analizon ndodhitë në botë. Ai me këtë qëndrim dallon nga ithtarët e materializmit të cilët ndodhitë përreth tyre i analizojnë me parimet dhe metodologjinë e ideologjisë materialiste që e përcakton botëkuptimin e tyre.

Për dallim nga ata besimtari me zemrën e tij vazhdimisht është i lidhur me Allahun, falënderon për mirësitë që ia dhuron Allahu dhe është i vetëdijshëm se fatkeqësitë që e godasin janë fryt i asaj që kanë punuar duart e tij, edhe pse Allahu shumë prej dënimeve të merituara i fal…

Ai e di se tërë universi me njerëzit dhe xhinët, me qiejt dhe tokat, me yjet dhe planetët, me krijesat e njohura dhe të panjohura janë nën sundimin e Allahut i cili me krijesat e tij vepron sipas vullnetit të Tij universal. Askush e asgjë nuk mundet t’i kundërvihet caktimit të Allahut.

Besimtari me besimin e tij e din se çdo gjë e cila ndodhë, e këndshmja dhe pakëndshmja, tërmetet, vullkanet, furtunat, vërshimet, eklipset ndodhin me caktimin e Allahut dhe me urtësinë e Tij të cilën dëshiron që t’ua përçon njerëzve.

Besimtari e din se ajo që i ka ndodhur nuk ka mundur që të mos ndodhë, kurse ajo që nuk ka ndodhur nuk ka mund të ndodhe dhe e din se obligimi i tij gjatë fatkeqësive është durimi, shpresa për shpërblim tek Allahu, pendimi dhe kthimi tek Allahu…

Besimtari çdoherë ndikohet nga argumentet kozmologjike që i sheh me sytë e tij, këto argumente ia përkujtojnë Allahun, ngjallin zemrën, ripërtërijnë imanin, e lidhin njeriun me Allahun. Behet njeri i cili e përkujton dhe falënderon Atë.

Tërmeti është një prej argumenteve të fuqisë hyjnore.

Allahu, subhanehu ue teala, thotë:

 “Fenomenet natyrore që shkatërrojnë, Ne nuk i dërgojmë për tjetër vetëm për frikësim.” (El- Isra: 59).

 “Thuaj: Ai ka fuqi (t’ju shpëtojë, por edhe) t’ju sjellë dënim prej së larti ose prej së poshti nën këmbët tuaja apo t’ju ndajë në grupe e ta luftoni njëri-tjetrin. Shih se si i sqarojmë faktet në mënyrë që të kuptojnë.” (El En’am: 65).

Muxhahidi thotë: “Dënimi që vjen prej së larti është britma e tmerrshme (sajha) ose gurëzimi kurse dënimi që vjen prej poshtë është tërmeti dhe hasf (kur toka hapët dhe gëlltit atë që është mbi të)”

Nga kjo kuptuam se tërmetet shkatërrues ndodhin me caktimin e Allahut dhe ato në disa raste janë dënim siç ka ndodhur me popullin e Themudit:

 “Ata e therën deven dhe me kryelartësi shkelën dispozitën e Zotit të tyre dhe thanë: “O Salih, sillna atë me çka na u kërcënove, nëse je prej të dërguarve”. Atëherë ata përjetuan tërmetin dhe u gdhinë në shtëpitë e tyre kufoma të ngrira.”(El A’raf, 77-78)

Sheukaniu, rahimehull-llah, fjalën dridhje të tokës e ka komentuar me fjalën tërmet.

Edhe sharrimi i tokës është një prej katastrofave me anë të cilës Allahu i frikëson njerëzit. Si pasojë e saj ndodhë që një pjesë e tërë e tokës të zhduket në brendësinë e saj…

 “A mos janë të sigurt ata që përgatitën kurthe, se Allahu nuk do t’i trandë ata me tokën, ose nuk do t’u vijë atyre dënimi kah nuk e mendojnë?” (En Nahl, 45)

“Edhe Karunin, Faraonin dhe Hamanin. Atyre Musai u solli fakte por ata treguan mendjemadhësi, ndaj nuk mundën t’i shpëtojnë dënimit. Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharruam në tokë dhe disa i përmbytëm në ujë. Allahu nuk u bëri atyre ndonjë të padrejtë, por ata vetes së tyre i bënë padrejtë.” (El-Ankebut: 39- 40).

 “A u garantuat ju prej Atij që është në qiell, që të mos ju shafit (të mos u lëshojë) toka kur të dridhet.” (El Mulk, 16)

O ju muslimanë, këto tërmete dhe katastrofa janë argument i fuqisë së Fuqiplotit dhe argument i dobësisë së sunduesve kryelartë të tokës.

Si të mos janë këto argumente kur në to shohim se si Allahu për disa sekonda shkatërron qindra mijëra shtëpi dhe vdesin qindra mijëra njerëz.

A thua vallë çfarë do të jetë tërmeti në ditën kur do të thinjen fëmijët (Dita e gjykimit).

Tërmeti i asaj dite do t’i shndërron kodrat dhe malet në lesh të shprishur, toka do rrafshohet pa banesa dhe banorë…

Në atë tërmet toka dhe malet e saj do të përplasen njëra me tjetrën.

Duhet ta dimë se ata që shpëtojnë nga tërmetet e kësaj bote nuk do shpëtojnë nga tërmeti i kijametit.

“O ju njerëz, ruajuni dënimit nga Zoti juaj, sepse dridhja pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe. Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjiri dhe secila shtatzënë e hedh para kohe barrën e vet, ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur, por dënimi i Allahut është i ashpër.”

Allahun e lusim që të na japë durim në momentin e katastrofës, të na e mundëson të marrim mësim e Ai me të vërtetë ka mundësi ta bëj atë…

E thash atë që e dëgjuat dhe kërkoj falje prej Allahut për mua dhe gjithë muslimanët Ai me të vërtetë falë gabimet dhe mëshiron pa masë.

Hutbeja e dytë

O ju muslimanë!

Kini frikë Allahun dhe analizoni gjendjen tuaj duke e krahasuar me atë që ndodh rreth juve. Ju jetoni në begatitë e Allahut, të shëndoshë dhe të sigurt në vendin e juaj. A thua vallë e keni falënderuar Allahun për këto begati, kurse Allahu falënderuesve u ka premtuar akoma më shumë:

 “Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: “Nëse falënderoni, do t’ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!” (Ibrahim, 7)

Allahu me anë të këtyre ndodhive do që ju të merrni mësim, të pendoheni.

I lumtur është ai që pendohet dhe ka dështuar ai që nuk merr mësim dhe vazhdon në mëkate.

Në Librin e Allahu dhe Sunnetin e të Dërguarit mësojmë se këto katastrofa që i godasin robërit janë për shkak të mëkateve që i bëjnë si dhe janë caktim i Allahut.

 “Kur duam të shkatërrojmë ndonjë vend (popull), i urdhërojmë pasanikët (parinë) e atyhit (të jenë në rrugë), e ata kundërshtojnë; atëherë zbatohet dënimi i merituar kundër tyre dhe i shkatërrojmë krejtësisht.” (El Isra, 17)

Imran ibën Husajni, radijallahu anhu, rrëfen: I dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: Në këtë ummet do të ketë sharrim (hasf), shndërrim në formë (mes’h) dhe dënim me gurë prej qiellit (kadhf). Njëri prej muslimanëve tha: Kur do të ndodhë kjo? I Dërguari u përgjigj: Kur të paraqiten vallëzimet (e pamoralshme), përhapen instrumentet muzikore dhe konsumimi i alkoolit”

Kur Ajshja, radijallahu anha, e ka pyetur: A do të shkatërrohemi kur në mesin tonë akoma do të ketë njerëz të mirë? Tha: Po, kur të shtohet e fëlliqura. (Tirmidhiu).

Një vend prej vendeve që ekzistonte dikur në këtë Tokë të gjerë, banorët e saj i bën padrejtësi vetës dhe Allahu i dënoi:

 “E sa vendbanime që përbuzën jetën e vet Ne i kemi shkatërruar, e ja, ato janë shtëpitë e tyre, që pas tyre ato pak kohë janë banuar prej dikujt dhe Ne ishim trashëgues të tyre.” (Kasas, 58)

Popullin e Nuhit e shkatërroi tufani, Adin furtuna, Themudin britma e fortë, popullin e Lutit e dënoi me gurë dhe i prapësoi shtëpitë e tyre:

 “Secilin prej tyre e kemi dënuar për shkak të mëkatit të vet; disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë nga qielli, kurse disa të tjerë i sharruam në tokë dhe disa i përmbytëm në ujë. Allahu nuk u bëri atyre ndonjë të padrejtë, por ata vetes së tyre i bënë padrejtë.” (Ankebut, 40)

Ky është përfundimi i mëkatit e dënimi i Allahut nuk është larg zullumqarëve.

Në çdo vend ku janë përhapur mëkatet është shijuar dënimi i Allahut dhe është parë poshtërimi dhe shkatërrimi i tyre.

Mosgoditja e disave nuk do të thotë se Allahu harron e as që ata janë më të mirë se tjerët. Ndoshta Allahu e ka vonuar dënimin e tyre që ata të marrin mësim ose i ka dënuar me luftëra, shkatërrim të ekonomisë dhe dënimet e tjera.

Allahun e lusim me emrat e tij të bukur dhe cilësitë e Tij të lartë të na përforcon me fjalë të fortë (shehadetin) në këtë jetë dhe në jetën pas saj, t’i mbron muslimanët nga tërmetet dhe sprovat, nga sprovat e dukshme dhe ato të fshehurat.

Ato që i dëgjojmë dhe shohim bëri mësim për neve dhe tjerët, bëre shkak që ata t’i kthehen Allahut, Librit të Tij dhe Sunnetit të të Dërguarit. Ai me të vërtetë dëgjon çdo lutje dhe u përgjigjet atyre…

Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut…

Burimi; albislam.com

0 2017

Falënderimi i plotë i takon Allahut i Cili krijoi njeriun në formën më të bukur, e nderoi dhe dukshëm e mbivlerësoi atë ndaj shumë krijesave. E falënderoj Allahun për begatitë e Tij të vazhdueshme mbi njerëzit. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar të denjë përveç Allahut i cili është një, pa rival.

Ai [subhanehu ve teala] urdhëroi ruajtjen e begative me falënderim dhe ndaloi përbuzjen e tyre. Dëshmoj se Muhamedi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] është rob dhe i dërguar i Allahut që e dërgoi Allahu [subhanehu ve teala] për t’i përsosur vlerat e moralit, t’i udhëzojë njerëzit kah rruga më e drejtë. Dërgimi i tij ishte mëshirë për botët, argument i të gjithë krijesave, salavatet dhe selamet e Allahut qofshin mbi të aq herë sa ndërrohet dita me natën, mbi familjen dhe shokët e tij mirëbërës dhe të pastër.

Njerëz! Keni frikë Allahun dhe falënderoni Atë për begatinë e Islamit. Para jush keni një fe madhështore që e zgjodhi Allahu [subhanehu ve teala] për ju dhe më këtë ju nderoi me fenë e babait tuaj Ibrahimit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem]. Kjo fe përmban gjithë atë që përmbanin fetë e pejgamberëve para Muhamedit, është pra, rezyme dhe fund i tyre. Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Ai u përcaktoi juve fe atë që i pat përcaktuar Nuhut dhe atë që Ne ta shpallëm ty dhe atë me çka e patëm porositur Ibrahimin, Musain dhe Isain. (I porositëm) Ta praktikoni fenë e drejtë e mos u përçani në të. Për idhujtarët është rëndë kjo në çka ju i thirrni ata. All-llahu veçon për të (për besim të drejtë) atë që do dhe e udhëzon atë që i drejtohet Atij.”(Shura – 13)

Pejgamberi juaj është më i miri që e njohu e tërë njerëzia, ai është më i epërmi i pejgamberëve dhe vula e të tyre. Nëpërmjet tij Allahu [subhanehu ve teala] e plotësoi begatinë e tij, i largoi errësirat e injorancës, politeizmit, padrejtësisë dhe armiqësisë, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Është e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t’u lexojë shpalljen e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë Kur’anin dhe sheriatin, edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur.„ (Ali imran – 164)

Zoti juaj ju porositi që të kapeni për këtë fe dhe të pasoni këtë pejgamber, Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni” (En’am – 153)

Muslimanë! Para nesh kemi rrugën e lumturisë të hapur, e pse pra të mos e ndjekim? Para nesh kemi rrugën e fitores dhe shpëtimit të qartë, e përse largohemi nga ajo dhe e lëmë pas dore dhe pasojmë rrugën e prapambetjes, dwshprimit dhe humbjes. A nuk e vëreni se feja juaj tenton që t’ju udhëzojë në rrugën e drejtë e ju largoheni prej saj. A mos vallë keni lexuar në mësimet e kësaj feje diçka që ju largon nga punët e mira dhe virtytet e larta dhe i keni lënë pas dore? Jo, assesi, feja e Allahut e cila do të mbetet rruga e lumturisë deri në ditën e kiametit, nuk ka virtyt që nuk nxitë në përfitimin e tij, e as që ka ves e që nuk tërhoqi vërejtjen nga shëmtimi i tij dhe sqaroi përfundimin e keq. E ç’po ngjan me ne që ecim jo në rrugën e udhëzimit dhe imitojmë jobesimtarët në gjëra që i ndaloi Islami? Shumica e kanë nënvlerësuar çështjen e fesë dhe të drejtat e saj. Obligimet i lanë pas dore, vetes së tyre i dhanë guxim që t’i shkelin urdhrat e Allahut. Fenë e zëvendësuan me etikën e jobesimtarëve, zakonet e tyre e “ Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve!” (Kehf – 50)

Muslimanë! Besimtari i vërtetë nuk pajtohet që fenë e tij ta zëvendësojë me diçka tjetër sado që mundohen jobesimtarët dhe sado që mashtrojnë ata, apo e mundojnë atë. Ai mbetet i palëkundshëm para çdo sprovimi, i kapur fortë për besimin e tij. Ky është Bilali, muezini i Pejgamberit [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] dënimi ndaj tij aq shumë vështirësohet saqë e hedhin të shtrirë në shpinë në nxehtësinë e tokës së Mekes e mbi gjoksin e tij vendojnë një gurrë të madh duke kërkuar prej tij që të braktisë fenë, mirëpo më gjithë këtë ai mbetet i palëkundshëm duke thënë: një dhe vetëm një. Hubjeb ibën Rebië, i thotë atij Museleme el Kedhabi[1]: thuaj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut – e ai e thoshte këtë, pastaj vazhdonte: thuaj: dëshmoj së Muselemeja është pejgamber i Allahut, e ai thoshte: nuk të respektoj në këtë. Muselemeja ia copëtonte trupin dalëngadalë e ai refuzoi të dëshmojë për pejgamberinë e tij derisa ndërroi jetë duke shpresuar tek Allahu shpërblim. Abdullah ibën Hudhafe Sehmijin e robëron mbreti krishterë dhe i thotë atij: më paso mua të bëj ortak në pasurinë time, ai refuzonte duke thënë: nuk dua zëvendësim për fenë e Muhamedit. Mbreti urdhëroi që të sjellin një kazan në të cilin vlonte hekuri për të gjuajtur Abdullahin. Abdullahi kur u gjend para këtij kazani filloi të qajë e mbreti mendoi se ai do të ndryshonte mendimin dhe e pyeti: do të braktisësh fenë e Muhamedit apo do të dënohesh? Ai ia ktheu: nuk qajë për vetveten, por dëshirova që të kisha jeta aq sa kam qime në flokë dhe t’i shpenzoja të gjitha në rrugë të Allahut dhe të hy në xhenet pa dhënë llogari. Ammar ibën Jasiri babai dhe nëna e tij Sumeja u torturuan që të lënë fenë islame, mirëpo duruan mundimet, u kapën për fenë islame e Pejgamberi [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] kur kalonte pranë tyre u thoshte: durim oj familja e Jasirit se vendtakimin e keni në xhennet. Habbab ibën Erti u dënua për shkak besimit të tij. Politeistët e gjuajtën në zjarr të cilin e fiku shpina e tij, e ai me durim të plotë nuk u lëkund nga ideali islam.

Muslimanë! Këto janë vetëm disa shembuj që shfaqin qëndrueshmërinë e plotë të muslimanëve me gjithë torturat që i përjetuan, përveç kësaj shtoje edhe faktin që ata kontribuuan për të mirën e kësaj feje dhe përhapjen e saj duke dhënë shpirtrat dhe pasuritë e tyre. Qindra prej tyre ranë dëshmorë nëpër beteja të ndryshme, e për ta kjo ishte lakmi dhe mburrje. Ata lanë për këtë ideal shtëpitë dhe pasuritë e tyre, ata me këtë kërkonin kënaqësinë e Allahut dhe pajtimin e tij, ata ndihmuan Allahun dhe të Dërguarin. Tërë këtë për shkak se ata kuptuan mirësinë e kësaj feje dhe lumturinë e vërtetë.

Dashuria ndaj kësaj feje u skalit në zemrat e tyre aq sa feja për ta bëhet më e mirë se sa shpirtrat e tyre, fëmijët e tyre, pasuritë dhe vendbanimet e tyre, derisa njëri prej tyre ka thënë: nëse të paraqitet ndonjë sprovë, jepe pasurinë tënde para shpirtit, e nëse sprova kërkon më tepër jepe shpirtin përpara fesë tënde.

Robër të Allahut! Ç’mund të themi për shumë njerëz të cilët emërtohen me emrin e Islamit që mësimet e kësaj feje i konsiderojnë të pavlefshme deri në pikë të fundit dhe që për zëvendësim i marrin mësimet e kufrit (mosbesimit)?!

Ç’është me ta që po refuzojnë gjykimin e Islamit dhe për ligj të tyre zgjedhin sistemet dhe kanunet e kufrit? Ç’po ndodh me shumë muslimanë të cilët ju përngjajnë me jobesimtarët në pamjen, veshjen, fjalët e tyre, madje edhe ne mënyrën e të ushqyerit?! Rruajnë mjekrat e tyre, lëshojnë tepër mustaqet, lëshojnë flokë të gjata, zgjasin thonjtë, vendojnë unaza të arit, ushqehen me dorë të majtë? Ç’është me këtë musliman dhe atë që është rritur në ambient të teuhidit (besimit të pastër në Allahun) dhe nën flamurin la ilahe il-lallah e që shkon në vendet e jobesimtarëve, i shoqëron ata në pirjen e alkoolit, ngrënien e mishit të derrit dhe veprimin e gjërave tjera të fëlliqura e pastaj kthehet te ne duke e injoruar fenë dhe vlerat tona, mundohet qe vendet tona t’i shndërroj në pjesë të vendeve të jobesimtarëve?!

Njeriu i këtillë është dëm i madh për popullin e tij. Ai ka shkuar në vendet e jobesimtarëve për të studiuar lëmi të ndryshme për të cilat ka nevojë vendi i tij, mirëpo kthehet pa fe dhe pa moral madje as që mëson diçka të dobishme. Shumë prej perëndimorëve kur shohin këta njerëz ndalen dhe ngurojnë në pranimin e Islamit sepse mendojnë se mu këta janë ata që përfaqësojnë Islamin kështu që bëhen prej atyre që pengojnë nga rruga islame.

Musliman! Feja juaj është madhështore, ajo përmban mirëqenien e njerëzimit.

Nëse për ju është e lirë, ajo nuk është e tillë për ata që shohin me sy të realët dhe që kërkojnë shkaqet e lumturisë: “ Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.„ (Muhamed-38)

Feja juaj kërkon që të jeni të sinqertë, durimtarë, që ndihmoni këtë rrugë dhe pengoni armiqësinë ndaj saj, e nëse jo atëherë do t’ju ikë nga dora dhe do të shkoj te tjerët kështu që do të humbni këtë botë dhe tjetrën: “ Po nëse ju i ktheni shpinën, Ai do t’ju zëvendësojë me një popull tjetër, që nuk do të jetë si ju.„ (Muhamed-38)

Kërkoj mbrojtje tek Allahu nga shejtani i mallkuar: “O ju që besuat! Kush largohet prej nga feja e vet (i bën dëm vetes) s’ka dyshim se All-llahu do të sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin), (një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilësi e atij populli) është dhuratë e All-llahut që i jep atij që do. All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.” (Maide – 54)

Përktheu: Agim Bekiri

Publikimi i parë: 17.9.2001

Burimi; albislam.com

[1] Kedhab d.m.th. gënjeshtarë, u quajt kështu sepse ai pretendonte pejgamberinë pas Muhamedit, sh.p.

0 1887

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon Allahut zotit të botëve, i Cili e bëri islamin fe të vetme të pranuar. Fe sipas së cilës do të peshohen veprat në Ditën e Kiametit.

Salavatet dhe përshëndetjet më të mira qofshin për të dërguarin e Allahut sal-lallahu alejhi ue selem, të cilin Allahu i Madhëruar e dërgoi mëshirë për botët, me të cilin Allahu i ka ndriçuar zemrat pasi që ishin errësuar, i ka udhëzuar shpirtrat pasi që kishin devijuar. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin edhe mbi familjen tij, mbi shokët e tij sahabët të cilët i pasuan gjurmët e të dërguarit të Allahut sal-lallahu alejhi ue selem.

Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë edhe mbi ata e mbrojtën të  vërtetën dhe flijuan për te.

Allahu i Madhëruar ka thënë: “E kush madhëron dispozitat e Allahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave” Haxh 32.

Kjo fe madhështore, feja islame është përplot dispozita të Allahut. Ka gjëra që na i ka lejuar dhe ka gjëra që na i ka ndaluar. Për disa tjera ka heshtur duke na mëshiruar neve. Në këtë fe i kemi disa gjëra që janë simbole të kësaj feje dhe ne ato simbole duhet t’i ruajmë dhe t’i madhërojmë. Prej tyre janë xhamitë ku e falim namazin dhe të gjithë së bashku e falim në ditën e xhuma namazin e përbashkët të xhumasë. E kemi muajin e ramazanit ku agjërojmë të gjithë bashkërisht. E kemi Qabenë ku e bëjmë Haxhin me ceremonitë që i ka. Gratë tona dallohen me hixhabin e tyre që është simbol i fesë tonë. Si dhe shumë gjëra me të cilat ne dallohemi mes feve tjera.

“Pra, kështu: Kush madhëron atë që Allahu e bëri të shenjtë, ajo është më e dobishme për te Zoti i vet” Haxh 30.

Në mesin e të gjithëve Allahu e ka çmuar besimtarin, gjakun, nderin, pasurinë e tij. Allahu i Madhëruar ka thënë: “…kurse ndaj besimtarëve uli krahët” Hixhër 88. Allahu i Madhëruar e porositë pejgamberin e Tij të jetë modest ndaj besimtarëve dhe i butë.

Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Ta shkatërrojë Allahu dynjanë më lehtë i kishte ardhur se sa të vritet ndonjë besimtarë musliman”. (Hadith sahih, shënon Tirmidhiu dhe Nesaiu).

Allahu na bëftë prej atyre besimtarëve që e ruajnë fenë dhe sakrifikojnë për te.

“Allahu thërret për në Vendbanimin e Paqes (xhenet), dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë”. (Junus 25)

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Salavatet dhe selamet qofshin për pejgamberin dhe të dërguarin tanë Muhamedin sal-lallahu alejhi ue selem për familjen e tij, për sahabet dhe për të gjithë ata që pasuan rrugën e tij me sinqeritet.

Vërtetë Allahu e bekon pejgamberin (me nderime) dhe melekët i luten Allahut për bekimin e tij. O ju që keni besuar, dërgoni salavat atij (lutne Allahun për bekimin e tij) dhe përshëndeteni atë me nderim (me përshendetjen Esselamu alejkum).  Ahzab 56

O Zot, ki mëshirë ndaj Muhamedit dhe fa­miljes së tij, siç pate mëshirë ndaj Ibrahimit dhe familjes së tij, se vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhëruar.

O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, se vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhë­ruar.

Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kini drojë lutjen e atij që i kanë bërë zullum (padrejtësi), se nuk ka mes saj dhe Allahut pengesë”. Buhariu

Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je Dhuruesi i madh

Zoti ynë Ti je ai që në një ditë do t’i tubosh njerëzit, ditë që për të cilën nuk ka dyshim. Allahu nuk e shkelë premtimin e vet

Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr

Zoti ynë! Më fal mua edhe prindërit të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.

Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë!

Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh!

Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën ne nuk kemi fuqi!

Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro.

Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar.

Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.

Burimi; albislam.com

0 2340

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon Allahut udhëzues në rrugën e drejtë.

Ai është i drejtë dhe nuk i bën padrejtësi askujt.

E do drejtësinë dhe të drejtit, e urren zullumin dhe padrejtësinë.

Salavatet dhe përshëndetjet më të mira qofshin për të dërguarin mëshirë për botët, me të cilin Allahu i ka ndriçuar zemrat pasi që ishin errësuar, i ka udhëzuar shpirtrat pasi që kishin devijuar. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin edhe mbi familjen tij, mbi shokët e tij, sahabët të cilët u përudhën me udhëzimin e Allahut, i pasuan gjurmët e të dërguarit të Allahut sal-lallahu alejhi ue sel-lem. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë edhe mbi ata që ecën rrugës së tyre deri në Ditën e Gjykimit.

Në historinë e këtij njerëzimi pat njerëz të drejtë dhe zullumqarë. Allahu me mëshirën e Tij vazhdimisht dërgoi të dërguar të Tij mes popujve për t’i udhëzuar në rrugë të drejtë. Këta, pati prej njerëzve që i përkrahën, por fatkeqësisht pati edhe prej tyre që i kundërshtuan dhe i refuzuan. Këta ishin njerëzit më të padrejtë në dynja. Prej tyre bënë shumë dëm, e shumë shkatërrime dhe çrregullime. Këta, Allahu i ka ndëshkuar me ndëshkime të rrepta.

Allahu i Madhëruar ka thënë: A nuk u arriti atyre lajmi i atyre që ishin më herët si: i popullit të Nuhut, i Adit, i Themudit, i popullit të Ibrahimit, i atyre të Medjenit dhe i të rrotulluarve (populli i Lutit). Atyre u patën ardhur të dërguarit e tyre me argumente. Allahu (që i shkatërroi) nuk ua bëri atyre padrejtë, por ata ia bënë vetes” Teube 70.

Popullin e Nuhut alejhi selam Allahu e ndëshkoi me tufan, sepse ata filluan të adhurojnë idhujt përpos Allahut. Allahu i Madhëruar ka thënë: Ne e dërguam Nuhun te populli i vet, e ai kaloi ndër ata një mijë pa pesëdhjetë vjet, e ata meqë ishin horra i përfshiu vërshimi “ Ankebut 14

Populli i Adit:

Allahu i Madhëruar ka thënë: Edhe tek (populli) Adi (dërguam) nga mesi tyre Hudin që tha: “O populli im adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, ju vetëm po hutoheni me trillime” Hud 50.

“Dhe ashtu ata e trajtuan atë (Hudin) gënjeshtar, e Ne atëherë i shkatërruam. Edhe ky është një fakt, po shumica e tyre nuk besuan” Shuara 139.

Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme. Atë Ai e lëshoi kundër tyre shtatë net e tetë ditë rresht, kur i shihje njerëzit në to të rrëzuar si të ishin trupa hurmash të zgavëruara” Hakka 6-7.

Populli i Themudit.

“Ndërsa ata që bënë zullum, i kapi (në ditën e katërt) krisma dhe gëdhinë kufoma (të ngrira) në vendin e tyre. (gëdhinë) Sikur të mos kishin qenë fare në të. Kuptojeni pra, (populli) Themud e mohoi Zotin e vet. Mallkimi qoftë kundër Themudit” Hud 67, 68.

Populli i Shuajbit në Medjenit

E në Medjen (dërguam) vëllain e tyre Shuajbin dhe ai u tha: “O populli im, adhurojeni Allahun dhe kini frikën ditën e fundit, e mos e teproni si shkatërrues në tokë. Po ata e përgënjeshtruan, andaj i përfshiu tërmeti dhe aguan të shtangur(të ftohur e të vdekur) në shtëpitë e tyre”. Ankebut 36, 37.

Populli i Lutit

“Përkujto kur popullit të vet Luti i tha: “A punoni të shëmtuarën, që asnjë nga popujt e botës nuk e bëri para jush. Përgjigjja e popullit të tij nuk ishte tjetër vetëm se të thonë: “Dëboni ata (Lutin me besimtarë) nga vendbanimi juaj, ata janë njerëz që ruhen shumë (i largohen të shëmtuarës) Araf 80,81.

“Ne lëshuam mbi ata një lloj shiu (me gurë). E shiko se si ishte fundi i kriminelëve” Araf 84.

Faraoni

Ashtu siç ishte traditë e popullit të faraonit dhe atyre që kishin qenë më parë, që i konsideronin të rreme faktet e Zotit të tyre, e Ne për këto të këqija të tyre i shkatërruam, e popullin e faraonit (edhe faraonin) e fundosëm, por të gjithë këta ishin dëmtues të vetes së tyre” Enfal 54.

Edhe këta zullumqarë të kohës bashkëkohore, faraonët e sodit, edhe këtyre po ju vjen fundi.

Njerëzit e urtë kanë thënë: të gjitha gjërat këputen kur të hollohen, përveç zullumit, këputet kur të trashet.

Allahu na ruajt nga sherri i zullumqarëve.

“Allahu thërret për në Venbanimin e Paqës (xhennet), dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë”. Junus 25

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Salavatet dhe selamet qofshin për pejgamberin dhe të dërguarin tanë Muhamedin sal-lallahu alejhi ue selem për familjen e tij, për sahabet dhe për të gjithë ata që pasuan rrugën e tij me sinqeritet.

Vërtetë Allahu e bekon pejgamberin (me nderime) dhe melekët i luten Allahut për bekimin e tij. O ju që keni besuar, dërgoni salavat atij (lutne Allahun për bekimin e tij) dhe përshëndeteni atë me nderim (me përshendetjen Esselamu alejkum).  Ahzab 56

O Zot, ki mëshirë ndaj Muhamedit dhe fa­miljes së tij, siç pate mëshirë ndaj Ibrahimit dhe familjes së tij, se vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhëruar.

O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, se vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhë­ruar.

Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kini drojë lutjen e atij që i kanë bërë zullum (padrejtësi), se nuk ka mes saj dhe Allahut pengesë”. Buhariu

Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je Dhuruesi i madh

Zoti ynë Ti je ai që në një ditë do t’i tubosh njerëzit, ditë që për të cilën nuk ka dyshim. Allahu nuk e shkelë premtimin e vet

Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr

Zoti ynë! Më fal mua edhe prindërit të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.

Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë!

Zoti ynë, mos na ngarko neve barrë të rëndë siç i ngarkove ata që ishin para nesh!

Zoti ynë, mos na ngarko me atë për të cilën ne nuk kemi fuqi!

Na i shlyej mëkatet, na i mbulo të këqijat, na mëshiro.

Ti je mbrojtësi ynë, na ndihmo kundër popullit pabesimtar.

Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.

Burimi; albislam.com

0 1950

Hutbeja e parë

Lavd-falënderimi i takon Allahut, i Cili nuk ka fëmijë, as ortak në sundim, e as ndihmëtar! Dëshmoj se nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, Një dhe i pa ortak; I Lartësuar me një lartësim të madh është nga ajo që thonë zullumqarët dhe mohuesit!

Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, e dërgoi Allahu përpara çastit të Kiametit: përgëzues, e qortues, thirrës për tek Allahu me lejen e Tij dhe pishtar ndriçues, -Allahu e lavdëroftë dhe e shpëtoftë atë, shokët e tij e të gjithë pasuesit e tij deri në ditën e fundit-!

Më tej: O njerëz, druani Allahut dhe respektojeni!

Robër të Allahut! Me të vërtetë shtylla e parë prej shtyllave të Islamit është shehadeti: Dëshmia se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, dhe që Muhamedi është i Dërguar i Allahut. Dhe kjo shtyllë është themeli mbi të cilin ngrihen shtyllat e tjera, mbi të ndërtohen dispozitat e fesë, e ky themel po qe i shëndoshë e i fortë, punët e tjera përqendrohen e do të jenë të pranuara tek Allahu dhe do t’i bëjnë dobi vepruesit; e kjo shtyllë po u prish, të gjithë punët e tjera shkatërrohen e bëhen “hi e pluhur” (Furkan 23), e bëhen “si mjegulla (fatamorgana) në rrafshinë, të cilën, i etshmi e konsideron ujë, por kur të arrijë tek ai vend, nuk gjen asgjë” (Nur 39),  e bëhen “si hiri, të cilin me puhi e shkapërderdh era në ndonjë ditë të stuhishme” (Ibrahim 18), bëhet vetëm lodhje për vepruesin e tyre në këtë botë, e keqardhje, qeder dhe shkatërrim në ditën e Kiametit!

Robër të Allahut! Me të vërtetë dy dëshmitë kanë kuptim, po edhe kërkesa, e patjetër shqiptuesi i tyre të njeh atë domethënie e të punojë me atë kërkesë, ngase veç shqiptimi në vete nuk i bën dobi. E, kuptimi i “La ilahe il-lAllah”, është: Pohimi se nuk meriton adhurimin askush përveç Allahut dhe se çdo i adhuruar përveç Tij është i kotë: “Kjo ngase Allahu është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. Allahu është vërtetë Ai i larti, i madhi” (Haxh 62) E, kërkesa e dëshmisë “La ilahe il-lAllah”, është: Të njësosh Allahun me adhurim dhe të mos adhurosh askënd bashkë me Të; ngase kur thua: Dëshmoj se s’ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, ti veçse ke shpallur distancim nga çdo i adhuruar përveç Allahut dhe i je përkushtuar adhurimit të Allahut të Vetëm, veprimit të asaj që të ka urdhëruar dhe lënies së asaj që të ka ndaluar. Po pra, atëbotë kur Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, u tha mushrikëve: “Thuani: La ilahe il-lAllah”, ata e kuptuan nga kjo se ai kërkon nga ata adhurimin e Allahut të Vetëm dhe lënien e adhurimit të idhujve, andaj u ndalën nga të thënit e kësaj fjale dhe e kundështuan, e thanë: “A mendon ai t’i bëjë zotat Një Zot? Vërtet, kjo është gjë shumë e çuditshme! Paria nga mesi i tyre shkoi duke i thënë njëri-tjetrit: vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj, pse kjo është një gjë e kurdisur. Ne nuk kemi dëgjuar diçka të këtillë në popullin (në fenë) e fundit; kjo nuk është tjetër, pos një trillim!” (Sad 5-7) Kjo është pra kuptimi i “La ilahe il-lAllah” të bësh adhurimin për një të adhuruar (për Allahun, të adhuruarin e vërtetë, sh.p.) dhe braktisja e çdokujt përveç Tij; e, mushrikët këtë e kishin kuptuar ngase ishin arabë elokuentë, kurse sot adhuresit e varreve nuk e kuptojnë dot domethënien e “La ilahe il-lAllah”, e as që dinë për kërkesat e saj, andaj ata thonë: “La ilahe il-lAllah” e prap i adhurojnë të vdekurit. Mushrikët e parë ishin më të ditur se këta për domethënien dhe kërkesat e “La ilahe il-lAllah”. Këta adhurues varresh thonë: “La ilahe il-lAllah”, po megjithëkëtë thonë: O Alij! O Husejn! O AbdulKadër! U luten të vdekurve e u kërkojnë ndihmë atyre për kryerjen e nevojave e kërkesave dhe heqjen e vuajtjeve, bëjnë tavaf rreth varreve të tyre e presin kurbane për ta, e vallë çfarë kuptimi ka tek këta “La ilahe il-lAllah”, e ç’dobi mund të kenë nga kjo?! Me të vërtetë ata janë një popull që nuk mendojnë, “Harruan Allahun (nuk iu bindën), prandaj Ai i harroi (nga mëshira) (Teube 67) “Atyre u janë hijeshuar veprat e tyre të këqia. Po, Allahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin mohues” (Teube 37)

Robër të Allahut! Nga kërkesat e “La ilahe il-lAllah” është të falësh namazin, që është shtylla e dytë pas shehadetit. Allahu,subhanehu ve teala, ka thënë: “Po, nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezër në fe.”(Teube 11) Dhe gjithashtu, prej kërkesave të dëshmisë “La ilahe il-lAllah” është të japësh zekatin, të agjërosh muajin ramazan dhe të kryesh Haxhin nëse ke mundësit’i kryesh obligimet fetare dhe të lësh ndalesat. Sahabët, radijallahu anhum, nën komandën e Ebu Bekër Sidikut, radijallahu anhu, patën luftuar ata që kishin ndalë zekatin, e që edhe këta thoshin: “La ilahe il-lAllah”, e sahabët thanë: “Me të vërtetë zekati është hak i “La ilahe il-Allah””. I është thënë Hasan Basriut, rahimehullah: “Njerëzit po thonë: Kush thotë: “La ilahe il-lAllah”, do të hyjë në Xhennet”, e ai atëherë u tha: “Kush thotë fjalën “La ilahe il-lAllah” dhe i ka kryer hakun që ka dhe ia ka përmbushur detyrimet, po, do të hyjë në Xhennet”. Vehb ibën Munebihu i pati thënë atij që e pyeti: “A nuk është “La ilahe il-Allah” çelësi i Xhennetit?” se: “Po si jo, porse s’ka çelës veçse i ka edhe dhëmbët, e nëse vjen me çelës që ka dhëmbë atëherë ka për t’u hapur, e përndryshe jo, s’të hapet”.

Robër të Allahut! Po sikur shirku i madh që e rrënon dhe e kundërshton “La ilahe il-lAllah”, ashtu edhe mëkatet e tjera e mangësojnë kërkesën e kësaj fjale dhe ia pakësojnë shpërblimin, varësisht prej gjynahut që del nga robi; Nga muslimani është e kërkuar të thotë: “La ilahe il-lAllah”, dhe t’ia di domethënien e saj dhe të punojë me kërkesën e saj haptazi e fshehurazi, e të drejtohet në të. Allahu, subhanehu ue teala, thotë: “Ata që i adhuruan pos Tij, nuk mund të ndërmjetësojnë (të bëjnë shefat), përveç kush dëshmoi të vërtetën, e ata e dinë” (Zuhruf 86) “…kush dëshmoi të vërtetën…” d.m.th.: tha: “La ilahe il-lAllah”,“…e ata e dinë…” me zemrat e tyre se ç’fjalë shqiptuan me gjuhët e tyre. Keni frikë Allahun o robër të Allahut, njiheni domethënien e kësaj dëshmie dhe punoni me kërkesat e saj, ngase nuk është për qëllim nga ajo thjesht vetëm shqiptimi, duke mos pasur kuptim, bindje të argumentuar për të dhe vepër me të, ngase kësisoj është e padobishme, pra s’të sjell dobi. Kërkoj mbrojtje tek Allahu të më ruajë nga shejtani i mallkuar, “Ne, nuk kemi dërguar asnjë pejgamber para teje e që të mos i kemi shpallur atij: “Ska të adhuruar me të drejtë përveç Meje, andaj adhuromëni Mua!” (Enbija 25).

Hutbeja e dytë

Lavd-falënderimi i takon Allahut që e dërgoi Pejgamberin me udhëzim dhe fe të vërtetë që të dominon mbi çdo fe, e i mjaftoi Allahu për Dëshmitar; Dëshmoj se nuk të adhuruar me të drejtë përveç Allahut, i Vetëm e pa ortak, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, -Allahu e lavdëroftë dhe e shpëtoftë atë, shokët e tij e të gjithë pasuesit e tij deri në ditën e fundit-!

Më tej: O njerëz, kuptimi i “Eshhedu ene Muhameden resulullah” është: Të vërtetuarit me bindje në zemër se Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, është i Dërguar nga ana e Allahut. E, kërkesa e kësaj dëshmie përmblidhet në katër çështje: Respektimi i tij në atë që ka urdhëruar, besimi në atë që ka lajmëruar, shmangia e frenimi nga ajo që ka ndaluar dhe të adhurosh Allahun me atë që ai ka ligjësuar. Kur ti dëshmon se ai është i Dërguar i Allahut obligohesh ta respektosh në atë që ty të ka urdhëruar, e të largohesh nga ajo që të ka ndaluar dhe ta besosh në atë që lajmëron për Allahun, subhanehu ue teala, për fshehtësirat e së kaluarës e të së ardhmes, dhe të mos afrohesh tek Allahu me diçka prej adhurimeve përveç nëse është në përputhshmëri me Sheriatin e tij, pra të lësh shpikjet e risitë-bidatet, të braktisësh fjalët që janë në kundërshtimin me Sunetin e tij, sado që thënësi i atyre fjalëve të ketë arritur dije e kuptim. Çdonjërit prej nesh i merret fjala, e i lihet, përveç të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem. Imam Maliku, rahimehullah, thotë: “Çdo njërit prej nesh i merret fjala, e i kthehet (s’i pranohet), përveç pronarit të këtij varri!”, -dhe bëri me shenjë nga varri i të Dërguarit, sal-lallahu alejhi ue selem. Imam Muhamed ibën Idriz Shafiu, rahimehullah ka thënë: “Të gjithë dijetarët janë të një mendimi se secilido që i qartësohet Suneti i të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, kurrsesi nuk i takon atij ta lë atë për fjalën e ndokujt tjetër”. Imam Ahmed ibën Hanbeli, rahimehullah, thotë: “Jam i çuditur me njerëzit, e njohën isnadin (zinxhirin e hadithit) dhe saktësinë e tij, dhe megjithëkëtë shkojnë tek mendimi i Sufjanit, ndërsa Allahu,subhanehu ue teala, thotë: “…le të druajnë ata që i kundërshtojnë urdhrit të tij, që të mos i arrijë ndonjë fitne ose që të mos i godas ata dënimi i dhembshëm.” (Nur 63) Vallë, a e di ç’është fitne? Fitneja është shirku; Kam druajtjen që nëse dikush i kthen prapa disa fjalë të tij, sal-lallahu alejhi ue selem, paskëtaj të bie në zemrën e tij diç nga devijimi e të shkatërrohet, e Allahu, subhanehu ue teala, thotë: “Çka t’ju jep i Pejgamberi, atë merreni e çka t’ju ndalojë, përmbahuni prej saj… (Hashër 7) Robër të Allahut! T’i keni frikë Allahut dhe ta respektoni, e ta keni në dijeni se fjala më e mirë është libri i Allahut, e udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, e punët më të këqija janë ato të shpikurat.

Përktheu: Mirsim Maliqi

Burimi; albislam.com

Marrë nga libri: Salih el-Fevzan, “El Hutabul minberijeh fil munasebatil asrijeh”, botim i Mektebetul Mearif lin neshri uet teuzië’, vëll. 1, f. 7-11

0 3347

Me të vërtetë hamdi, lavdia dhe falënderimet i takojnë Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë strehim tek Allahu nga sherri i vetes tonë dhe nga të këqijat e veprave tona.

Atë që Allahu e udhëzon, s’ka kush e devijon dhe atë që Allahu e devijon s’ka kush e përudh. Dëshmoj se nuk ka zot të adhuruar me hak përpos Allahut të vetmit të pashoq dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe I dërguari I Tij sal-lallahu alejhi e selem.

“O ju që besuat, kini frikë All-llahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni, pos vetëm duke qenë muslimanë (besimtarë)!” Ali Imran 102

“O ju njerëz! Kini frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kini frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se Allahu është mbikëqyrës mbi ju.” Nisa 1

“O ju besimtarë, pëmbajuni mësimeve të Allahut dhe thuani fjalë të drejta. Ai (Allahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh.” Ahzab 70, 71

Me të vërtetë fjala më e vërtetë është Libri i Allahut dhe udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit sal-lallahu alejhi ue selem, e veprat më të këqija janë të shpikurat (në fe), e çdo vepër e shpikur (në fe) është risi (bidat), e çdo bidat është lajthitje, e çdo lajthitje të shpie në Zjarr.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kiametit do ta ringjall të verbër. Ai (që nuk besoi) do të thotë: “Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?” Ai (Allahu) thotë: “Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t’i ofruam, ashtu je ti i harruar sot”. TaHa 124-126

Ndëgjuam në lajme se dita e datës 17 të muajit Janar qenka dita më e mërzitshme. Në këtë ditë njeriu qenka më i depresionuar. Nuk qenka në qejf siç është në ditët tjera. Dukë më qarkulluar në mendje mendime të ndryshme me këtë ide paradoksale, spikeri vazhdoi të tregon shkaqet se pse ka ardhur deri te kjo gjendje e të na bëhet e qartë së kujt i dedikohet ajo. Tha: pas mbarimit të festave të njëpasnjëshme njerëzit kanë harxhuar shumë dhe pa mbaruar muaji ata kanë mbetur pa të holla dhe nuk mund t’i kryejnë disa nevoja që zakonisht i kryejnë në jetën e tyre të zakonshme. Kjo i ka sjellë që ata pasi nuk mund t’i plotësojnë disa kënaqësi të kësaj dynjaje, bien në depresion dhe kjo i mundon shumë në aspektin psikologjik.

Ato festa të kujt ishin? Kush i festoi? Festat ishin të fesë krishtere, por depresioni i ka kapluar të gjithë ata që i kanë festuar ato festa të cilat në origjinë janë pagane dhe nuk përputhen me njerëzit e civilizuar. Andaj Allahu i Gjithdijshëm ka thënë: “E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë…” ndërsa më e vështira është në ditën e kiametit: “dhe në ditën e kiametit do ta ringjall të verbër” ky do të pyes: “Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?  Allahu do t’i përgjigjet: “Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t’i ofruam, ashtu je ti i harruar sot”.

Ky dënim, që Allahu t’i harrojë është dënim sipas llojit të veprës siç është në ajetin: “Ata që fenë e tyre e morën tallje e lojë dhe të cilët i mashtroi jeta e dynjasë. Sot, pra, Ne i harrojmë ata sikurse e patën harruar takimin e kësaj dite të tyre dhe, sikurse i refuzonin argumentet Tona!” Araf 51

Allahu thërret për në Venbanimin e Paqes (xhennet), dhe atë që do, e vë në rrugë të drejtë. Junus 25

HUTBEJA E DYTË

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve. Salavatet dhe selamet qofshin për pejgamberin dhe të dërguarin tanë Muhamedin, për familjen e tij, për sahabet dhe për të gjithë ata që pasuan rrugën e tij me sinqeritet.

“Vërtetë Allahu e bekon pejgamberin (me nderime) dhe melekët i luten Allahut për bekimin e tij. O ju që keni besuar, dërgoni salavat atij (luteni Allahun për bekimin e tij) dhe përshëndeteni atë me nderim (me përshëndetjen Esselamu alejkum)”. Ahzab 56

(O Zot, ki mëshirë ndaj Muhamedit dhe fa­miljes së tij, siç pate mëshirë ndaj Ibrahimit dhe familjes së tij, se vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhëruar)

(O Zot, bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, siç e bekove Ibrahimin dhe familjen e tij, se vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhë­ruar.

Pejgamberi sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë: “Të gjithë do të hunë në xhenet, përveç ai që refuzon”. Të pranishmit pyetën. E kush refuzon o i dërguar i Allahut? Tha: Ai që më respekton, do të hyjë në xhenet, e ai që më kundërshton, ka refuzuar. Buhariu

Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh

Zoti ynë Ti je ai që në një ditë do t’i tubosh njerëzit, ditë që për të nuk ka dyshim. Allahu nuk e shkelë premtimin e vet

Zoti ynë na jep të mira në këtë jetë, të mira edhe në botën tjetër dhe na ruaj prej dënimit me zjarr.

Zoti ynë! Më fal (gabimet) mua edhe prindërve të mi, fali edhe të gjithë besimtarët ditën kur jepet llogaria.

Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.

Burimi; albislam.com

0 4160

Disa përsiatje me  fjalën e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem“Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve”.

Kjo  temë është një dëshirë e imja që mes një përmbledhje përsiatjesh ta komentoj hadithin që e transmeton Othman ibën Afani  radijallahu anhu  prej Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, ku thotë: “Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve” (Shënon Buhariu), duke kërkuar prej Allahut azze ue xhel që t’i bëjë dobi atij që e ka shkruar këtë temë dhe atij që e lexon.

Përsiatja e parë: Nga hadithi nënkuptohet se dituritë dallohen mes veti në mirësi dhe meritë.

Përsiatja e dytë: Nga hadithi mësojmë se dituria më e mirë është  mësimi i kuptimit të Kuranit dhe veprimi me atë që e mëson, e jo mësimi i tij  përmendësh pa e ditur kuptimin e tij. Ibën Tejmijje Allahu e mëshiroftë thotë: Obligohet të dihet se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ua ka sqaruar shokëve të tij kuptimin e Kuranit sikurse ua ka sqaruar fjalët e tij. Fjala e Allahut azze ue xhel: “Ty ta zbritëm Dhikrin që t’u shpjegosh njerëzve atë që u është shpallur atyre, me shpresë se do ta studiojnë (Kur’anin)” Nahl  44., i përfshin të dyja kuptimet .

Ka thënë Abdurrahman Sulemi: Na treguan ata të cilët na e lexonin Kuranin, si Othman ibën Afani dhe Abdullah ibën Mesudi e të tjerët,  se nuk i kalonin dhjetë ajete çka i mësonin me Pejgamberin, sal-allahu alejhi ve selem, derisa nuk e mësonin kuptimin e tyre dhe nuk punonin me ato ajete. Dhe thanë: Kështu  i mësuam të gjitha së bashku, Kuranin, kuptimin e tij dhe punën me të.

Përsiatja e tretë: Nga hadithi mësohet se mirësia e mësuesit të Kuranit dhe atij që e mëson nuk është afatshkurte dhe e përkufizuar me periudha dhe vende, por ajo është e përhershme, e vazhdueshme në çdo vend dhe çdo periudhë. Ajo është mirësi në këtë botë, në varr dhe në ahiret, dhe këtë e vërteton fjala e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ve selem“Le të jetë imam ai i cili di më së miri leximin e Kuranit. ( Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibën Maxheh).

Vlera e imamit është e lartë dhe respektuese. Prandaj, më meritor për këtë pozitë është ai i cili e njeh më së miri Kuranin, për shkak vlerës dhe pozitës së lartë që e ka tek Allahu azze ue xhel, e jo pasaniku për shkak pasurisë që e posedon, apo pozitës që sundon, apo prejardhjes që e ka.

Kurse, argument për mirësinë në varr, e kemi atë që ndodhi në luftën e Uhudit. Numri i dëshmorëve ishte i madh, saqë sahabët e kishin vështirë  ta varrosin secilin prej tyre në varr të veçantë. Vendosën t’i varrosin nga dy persona në një varr, por para se t’i varrosnin i pyeste Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, shokët e tij, se cili prej tyre dinte më së tepërmi Kuran. Për atë që i tregonin se ishte më i dituri i jepte përparësi në varr. (Shënon Buhariu)

Kurse argument për mirësinë në ahiret, është fjala e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, ku thotë: “Lexuesit të Kuranit kur hyn në Xhenet do t’i thuhet: Lexo dhe ngrihu. Fillon të lexon dhe për çdo ajet të lexuar ngrihet për një shkallë derisa ta mbaron leximin”. (Ahmedi)

Me një hadith tjetër transmetohet: “I thuhet lexuesit të Kuranit : Lexo, ngrihu dhe recito ashtu siç recitove në dynja,  se me të vërtet vendbanimi i yt do të jetë aty ku do të përfundosh ajetin e fundit”.( Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu).

Prandaj, ti o besimtar kujdesu dhe sakrifikohu që ta arrish këtë mirësi, por para së gjithash kërko prej Zotit tënd përkrahje dhe palëkundshmëri, se padyshim  në fund do të dalësh fitimtar.

Përsiatja e katërt: Nga hadithi mësojmë se përpikëria e vazhdueshme në mësimin e Kuranit dhe mësimdhënien e tij, dhe kujdesi nga diç që e njollos apo e zbeh atë, janë shkaktar për mbijetesën e kësaj mirësie të madhe.

Hyrën disa persona tek Kirz ibën Vebreh të cilin e gjetën duke qarë dhe duke  thënë: Asnjëherë nuk kam hasur probleme në leximin e Kuranit, por sot nuk mundem të lexoj, e kjo është si pasojë e mëkatit tim, të cilin nuk mundem ta zbuloj se ku e kam bërë.

Përsiatja e pestë: Hadithi na mëson se prej fryteve të asaj mirësie është lehtësimi  i nxjerrjes së argumenteve dhe dëshmive prej ajeteve të Kuranit. Thotë Ebu Abdullah ibën Bishr el Katani: Nuk kam parë njeri që më së miri i nxirrte argumentet prej Kuranit se Ebu Sehl ibën Zijad.

Ishte fqinji jonë. Tërë natën e kalonte në namaz dhe lexim të Kuranit, saqë për shkak leximit të tepërt të Kuranit, kur fliste i nxjerrke argumentet sikur ta kishte Kuranin para tij të hapur.

Përsiatja e gjashtë: Prej fryteve të asaj mirësie po ashtu është edhe bekimi në marrjen e diturisë. Porositi dijetari i fikhut Ibrahim ibën Abdulvahid el Makdesi  Abas ibën Abdudajmin, duke i thënë: Lexo së tepërmi Kuran dhe mos e neglizho, se Kurani ta lehtëson atë që e kërkon, aq sa ti atë e lexon. Pastaj i tha: E kam vërejtur dhe provuar shumë herë, se kur e lexoja shumë Kuranin, mu lehtësonte të dëgjoj dhe shkruaj sa më shumë hadithe të Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, kurse kur e neglizhoja ndodhte e kundërta.

Përsiatja e shtatë: Nga hadithi mësojmë se paraqitja e gjurmëve të shëmbëlltyrës në mësuesin e Kuranit, aludon në fitimin e asaj mirësie.

I përshkruante imam Dhehebiu Allahu e mëshiroftë  disa prej lexuesve të cilët i kishte takuar në kohën e tij, prej tyre:

– Ibrahim ibën Felah, ishte njeri i devotshëm, i mirë, i respektuar dhe i nderuar, kishte pamje të bukur, e njihte mirë hadithin e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, kishte merita të shumta, ishte i njohur me drejtësi dhe me fenë e tij.

-Jahja ibën Ahmed, ishte njohës i leximeve të Kuranit, besimtar i mirë, ishte shumë i qetë, modest dhe turpërohej shumë.

-Ahmed ibën Mu’min, ishte prej dijetarëve më të dalluar në besim dhe modesti, në merita dhe njohje të leximeve të Kuranit (Kiraete).

Përsiatja e tetë: Fjala e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem“E ka mësuar Kuranin dhe ua ka mësuar të tjerëve “, në vete përmban durim dhe përqendrim për mësuesin dhe atë që e mëson Kuranin. Kjo është prej gjërave që kërkon mund e sakrificë shpirtërore, ku si rezultat i kësaj sakrifice vjen edhe fitorja.

“E ata, të cilët luftuan për hir Tonë, Ne me siguri do t’i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e bamirësve.” Ankebut 69.

I biri i Omerit Abdullahu (Allahu i mëshiroftë) qëndroi disa vite vetëm  në leximin e  sures Bekare.

 Ebu Bekr ibën Ajash tha: Lexoja Kuranin tek Asim ibën Ebi Nuxhudi dhe më urdhëronte t’i lexoja atij çdo ditë vetëm nga një ajet. Më tha se kjo është më e përshtatshme për ty. Frikohesha se do të vdes hoxha im dhe nuk do të mund ta mbaroj Kuranin, prandaj kërkoja prej tij që të lexoj më tepër, që në fund të pranojë që t’i lexoj atij vetëm nga pesë ajete.

Kjo dallon sipas asaj që e sheh mësuesi, se çka është më e dobishme për nxënësin e tij. Allahu i mëshiroftë të parët e tonë për ambiciet e tyre të mëdha që i kishin për mësimin e librit të Allahut.

Prej ambiciozëve në mësimin e Kuranit vlen të përmendet biografia e Muhamed ibën Ahmed el Mukrij, i cili qëndroi një kohë të gjatë duke i mësuar ata çka nuk dinin leximin e Kuranit. Shumë njerëz e mbaruan leximin tek ai, duke vazhduar kështu shumë vite me radhë.

Tha el Kadi Ebu el Hasen: Ishte mësues mbi gjashtëdhjetë vite dhe mësoi shumë njerëz.

Prej rrëfimeve të këndshme që rrëfehet për ambicie, durim dhe përqendrim në kërkimin e diturisë, vlen të përmendet atë që e cek Imam Dhehebiu në biografin e  Sulejm ibën Ejubit, ku thotë:

“Sehl ibën Bishr tha: Na tregoi Sulejmi se në fëmijërinë e tij kur ishte afro dhjet vjetësh, jetonte në një vend të quajtur R’aj. Një ditë prej ditëve në atë qytet erdhën disa dijetarë, e Sulejmi ishte në xhami duke lexuar  Kuran. Iu afrua njëri prej tyre dhe i tha: Afrohu dhe lexo. Rrëfen Sulejmi dhe thotë: Tentova të lexoj, por në atë moment mu lidh gjuha dhe nuk munda fare të lexoj. Më tha: A ke nënë? I thashë: Po. Tha: Thuaj asaj që të bëjë dua për ty, që Allahu azze ue xhel të të furnizojë me lexim të Kuranit dhe me dituri. I thashë se do ti them, e pastaj u ktheva në shtëpi dhe kërkova prej saj që të bëjë dua për mua. Nëna ime e pranoi kërkesën time dhe bëri dua për mua. Unë pasi që u rrita, e mora rrugën për në Bagdad që të kërkoj dituri, dhe atje e mësova gjuhën Arabe dhe Fikhun, e pastaj u ktheva në vendlindje.

Një ditë prej ditëve isha në xhami duke e komentuar “Muhtesar el Mizni” ( Libër i fikhut Shafij) erdhi i njëjti dijetar që më tha të kthehem te nëna ime dhe ajo të bëjë dua për mua. Na përshëndeti dhe u ul në ndejën tonë, por mua nuk më njihte fare. Dëgjonte duke e komentuar librin, por u shihte qartë se nuk kuptonte fare nga ajo çka komentonim. Pastaj, tha i habitur: Kur mësohet ajo që ju e komentoni? Dëshirova t’i them: Nëse ke nënë, kthehu tek ajo dhe thuaji që të bëjë dua për ty, por u turpërova.

Përsiatja e nëntë: Nga hadithi nënkuptohet se në ato vende ku mësohet Kurani ka mirësi të shumta, dhe argument  për saktësinë e asaj çka e thamë është fjala e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, i cili thotë: “Ata njerëz që tubohen në shtëpinë e Allahut (xhami), që të lexojnë Librin e Allahut dhe ta studiojnë në mes veti, do t’ju vijë atyre paqja (qetësia) e plotë e Allahut dhe do t’i mbulojë mëshira e Tij, dhe melaqet do të kujdesen për sigurimin e tyre e Allahu do t’i lavdërojë tek ata që i ka pranë”. ( Ebu Davudi)

Përsiatja e dhjetë: Nga hadithi mësojmë se mësimi i Kuranit dhe mësimdhënia e tij bëhet në xhami.  Të parët tanë e kanë praktikuar këtë metodë dhe e kanë përcjellë brez pas brezi, në çdo kohë dhe vend deri në ditët e sotme.

Suvejd ibën Abdulaziz thotë: Ebu Derda pasi që e falte namazin e drekës në xhaminë e Damaskut, i afroheshin njerëzit që t’i lexojnë. Formonte grupe të përbëra prej dhjetë persona dhe çdo grup kishte përgjegjësin e vet që i kontrollon . Në rast se gabonte ndonjëri prej grupit drejtoheshin tek përgjegjësi i grupit që ta përmirësojë, kurse në rast se gabonte përgjegjësi i grupit, kthehej tek Ebu Derda që ta përmirësojë. Thotë Suvejdi se Ibën Amir ishte përgjegjës i njërit prej grupeve, dhe se ai e zëvendësoi  Ebu Derdan pas vdekjes së tij.

Thotë Sam ibën Mishkem: Më urdhëroi Ebu Derda që t’i numëroj se sa persona prezantojnë tek ai në xhami. Numri i atyre që i numërova ishte njëmijë e gjashtëqind persona, dhe çdo dhjetë prej tyre kishin nga një përgjegjës.

Ebu Derda ishte përgjegjësi  kryesor  i të gjithëve, dhe kur njëri prej tyre e zotëronte leximin u transferonte tek Ebu Derda  Allahu qoftë i kënaqur me të.

Në fund e lus Allahun azze ue xhel të na mësojë atë që na sjell dobi, dhe të na sjellë dobi në atë çka na mëson, dhe të na shton diturinë. Amin

Përktheu: Irfan Jahija

Burimi: albislam.com

0 11987

الله أكبر كبيراً ، والحمد لله بكرة وأصيلاً .

الحمد لله الذي خلق السماوات والأرض وجعل الظلمات والنور ، ثم الذين كفروا بربهم يعدلون .

الحمد لله الذي سخر الليل والنهار ، والشمس والقمر ، كل في فلك يسبحون .

الحمد لله الذي أنزل على عبده الكتاب ، ليحكم بين الناس فيما كانوا فيه يختلفون .

الحمد لله الذي جعل جنات الفردوس نزلاً يتنافس فيه المتنافسون .

وأشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له، شهادة تنفع العبد يوم لا ينفع مال ولا بنون .

وأشهد أن محمداً عبده ورسوله صاحب الحوض المورود والمقام المحمود واللواء المعقود والكرم والجود ، أول من تفتح له أبواب الجنان ، صلى الله عليه وعلى آله وصحبه ومن تبعهم بإحسان إلى اليوم الذي تنقطع فيه المنون .

Kini frikë Allahun o muslimanë, kini drojën nga Ai ashtu siç meriton, kapuni për litarin e Islamit i cili nuk këputet. Devotshmëria ndaj Allahut është furnizimi, përgatitja dhe rruga më e mirë drejt Zotit tuaj.

Çdo popull ka festat e tij në ditë të caktuara, festa që reflektojnë besimin e tyre, moralin e tyre si dhe filozofinë e jetës së tyre. Ka festa që janë bërë si rezultat i ideve njerëzore, larg shpalljes së Allahut të Madh, ato janë festat e besimeve të tjera përveç Islamit. Kurse Kurban Bajrami dhe Fitër Bajrami janë festa që i ka ligjëruar Krijuesi i Gjithësisë për Umetin musliman. Këto dy bajrame vijnë pas ndonjë prej shtyllave të Islamit. Bajrami i Kurbanit vjen pas shtyllës së haxhillëkut kurse Bajrami i Fitrit vjen pas shtyllës së agjërimit.

Enesi, radijallahu anhu, tregon: Erdhi Resulullahu në Medinë ndërsa ata kishin dy festa ku argëtoheshin, atëherë i pyeti: Ç’janë këto dy ditë? Në ato dy ditë ne argëtohemi që nga koha e injorancës – u përgjigjën ata. Atëherë ai tha:

((قد أبدلكم الله خيراً منهما: يوم الأضحى ويوم الفطر))

“Allahu jua ka zëvendësuar ato me diç më të mirë: Ditën e Kurbanit dhe Ditën e Fitrit”. Ditën e Kurban Bajramit Allahu e vendosi në ditën e dhjetë të muajit Dhul Hixhe, një ditë pasi haxhilerët të qëndrojnë në Arafat, i cili është shtylla kryesore e Haxhit. Në këtë ditë, Ai ligjëroi vepra të mira madhështore me të cilat myslimanët afrohen tek Allahu, këtë ditë e quajti Dita e Haxhit të Madh sepse shumica e veprave të Haxhit kryhen në këtë ditë. Allahu na ka thirrur të bëjmë vepra të mira, duke na thënë:

      فَاسْتَبِقُوا الخَيْرَاتِ إِلَىٰ الله مَرْجِعُكُمْ جَمِيعاً [المائدة:48]

“Garoni pas veprave të mira, tek Allahu e keni kthimin të gjithë ju”. Nëse ndodhë që myslimani nuk mund ta bëjë ndonjë vepër sepse ajo është e përcaktuar me vend apo kohë të posaçme, Allahu bëri disa vepra të tjera të ngjashme me ato. P.sh. dita e Arafatit është festë për haxhilerët që janë atje, në atë ditë ata bashkërisht tubohen dhe secili prej tyre i drejtohet Allahut me lutje. Kurse ata që nuk janë në Haxh, Allahu për ta ligjëroi namazin e bajramit me qëllim që të tubohen myslimanët, sikurse ligjëroi agjërimin e ditës së Arafatit me të cilin fiton faljen e gjynaheve të vitit të kaluar dhe të atij që po vjen. Haxhilerët therin kurban por edhe ne që nuk jemi sivjet mund të therim kurbane. Pra, dyert e punëve të mira janë shumë dhe lehtë, mënyrat e fitimit të sevapeve janë të qarta dhe të gjera, ashtu që myslimani t’i shtojë të gjitha llojet e veprave të mira për të siguruar shpërblimet e botës tjetër.

الله أكبر، الله أكبر، الله أكبر، لا إله إلا الله، والله أكبر، الله أكبر، ولله الحمد.

Besimtarë të dashur,

Bajrami është prej shenjave të dukshme të Islamit, në të ka kuptime të larta, synime madhështore dhe urtësi të çuditshme. Kuptimi i parë i bajramit është njësimi – teuhidi i Allahut, sepse Ai është i veçuar me adhurim në lutje, frikë, shpresë, kërkim ndihme, tevekul, zotim, therje si dhe shumë ibadete të tjera. Ky njësim është rrënja e Fesë mbi të cilën ndërtohet çdo degë e sheriatit dhe ashtu realizohet kuptimi i shehadetit LA ILAHE IL-LALLAH në të cilin aludon fjala e Allahut:

إِيَّاكَ نَعْبُدُ وَإِيَّاكَ نَسْتَعِينُ

“Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë”, ajet të cilin e lexojmë brenda ditës shumë herë. Teuhidi është puna më e rëndësishme që njeriun e futë në xhenet nëse ai e realizon atë, por nëse e humbë – Allahu na ruajttë – nuk i bën dobi atij asnjë punë dhe do të futet në xhehenem përgjithmonë. Resulullahu, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë:

((حق الله على العباد أن يعبدوه ولا يشركوا به شيئاً، وحق العباد على الله أن لا يعذب من لا يشرك به شيئاً))

“Borxhi i njerëzve ndaj Allahut është që Atë ta adhurojnë dhe me asgjë ta barazojnë, kurse borxhi i Allahut ndaj njerëzve është të mos e dënojë atë që nuk i ka bërë shirk Atij”. (Buhariu)

Kuptimi i dytë i Bajramit është realizimi i shehadetit MUHAMEDUN RESULULLAH që d.m.th. t’i bindemi urdhrave të tij, të largohemi nga ndalesat, t’i besojmë lajmet që ai na ka treguar dhe ta adhurojmë Allahun ashtu siç ai na ka mësuar. Allahu thotë:

قُلْ أَطِيعُواْ ٱللَّهَ وَأَطِيعُواْ ٱلرَّسُولَ فَإِن تَوَلَّوْاْ فَإِنَّمَا عَلَيْهِ مَا حُمّلَ وَعَلَيْكُمْ مَّا حُمّلْتُمْ وَإِن تُطِيعُوهُ تَهْتَدُواْ وَمَا عَلَى ٱلرَّسُولِ إِلاَّ ٱلْبَلَـٰغُ ٱلْمُبِينُ

“Thuaj: Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit. Nëse shmangeni (ta dini se) ai është përgjegjës për detyrën e tij ndërsa ju për atë që jeni ngarkuar. E, nëse i bindeni atij, do të jeni në rrugën e drejtë, kurse i Dërguari është i detyruar vetëm që të përcjellë qartë” (Nur 54).

Nga urtësitë dhe dobitë madhështore të Bajramit është prezenca në këtë tubim të myslimanëve, për të marrë pjesë në begatitë e lutjeve dhe të mirësive që zbresin në këtë tubim. Aty shfaqin nevojën dhe fukarallëkun që kanë për Allahun, duke kërkuar ashtu faljet dhe shpërblimet e pakufishme të Allahut. Umu Atije përcjellë: “Na ka urdhëruar Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem që t’i nxjerrim femrat në bajramin e Fitrit dhe të Kurbanit, beqaret, ato me menstruacione dhe vashat e vogla. Ato me menstruacione të rrinë më larg vend-faljes por të shohin mirësinë dhe thirrjen e myslimanëve” (Buhariu dhe Muslimi).

الله أكبر، الله أكبر، لا إله إلا الله، والله أكبر، الله أكبر، ولله الحمد.

Nga dobitë e Bajramit është forcimi i raporteve mes myslimanëve, vizita e njëri-tjetrit, afrimi i zemrave, flakja e ftohjes që ka mund të ndodhë, shuarja e zjarrit të urrejtjes, mërisë dhe zilisë. Fakti se Islami mund t’i tubojë njerëzit në një vend për ta falë bajramin tregon se ai ka mundësi t’i bashkojë ata në hak, t’i afrojë zemrat e tyre me devotshmëri sepse asgjë nuk mund t’i bashkojë myslimanët përveçse haku, sepse ai është vetëm një. Ndërsa zemrat i ndan epshi dhe lakmia sepse ato janë të shumta.

Dashuria mes myslimanëve është synim madhështor, Ebu Hurejre përcjellë se Profeti ka thënë:

((لا تدخلوا الجنة حتى تؤمنوا، ولا تؤمنوا حتى تحابوا، أوَلا أدلكم على شيء إذا فعلتموه تحاببتم؟! أفشوا السلام بينكم))

“Nuk do të hyni në xhenet përderisa nuk besoni dhe nuk do të besoni përderisa nuk duheni mes vete. A doni t’ju udhëzoj në diçka që nëse e bëni, do të duheni mes vete: Përhapeni selamin mes jush” (Muslimi). Prandaj, bëj xhihad o vëlla që gjoksi yt të jetë i pastër ndaj myslimanëve, sepse të kesh zemër të pastër dhe mirësi është kënaqësi e madhe në këtë dynja dhe shpëtim në ahiret.

الله أكبر، الله أكبر، لا إله إلا الله، والله أكبر، الله أكبر، ولله الحمد.

Ne myslimanët, jemi në rrugën e drejtë që e kemi trashëguar pejgamber pas pejgamberi, jemi në miletin e Ibrahimit alejhi selam dhe në fenë e Muhamedit, alejhi salatu ue selam. Kurban bajrami na lidh bukur me këta dy pejgamberë të lartë dhe të mëdhenj, alejhima salatu ue selam. E shohim atë lidhje nëpërmjet adhurimeve të kësaj dite. Kur e pyetën Profetin: Çka janë këto kurbane o Resulullah! “Tradita e babait tuaj Ibrahim” – u përgjigj ai.

Pra, kur Allahu e urdhëroi Ibrahimin alejhi selam që ta therë djalin e tij Ismailin për tu përafruar tek Allahu, ai me shpejtësi u nisë ta realizojë urdhrin, Ismaili alejhi selam u nënshtrua me durim të paparë dhe kur sprova e Allahut ndaj Ibrahimit kaloi me sukses dhe u vërtetua se vërtet do ta therë djalin, Allahu ia zëvendësoi atë me një kafshë të madhe dhe doli në pah se dashuria e Ibrahimit alejhi selam ndaj Allahut është më e madhe se gjithçka.

الله أكبر، الله أكبر، لا إله إلا الله، والله أكبر، الله أكبر، ولله الحمد.

O myslimanë,

Kujdes me namazin, ruajeni namazin, faleni namazin! Ai është shtylla e fesë, ai të ndalon nga gjynahet dhe punët e ndyra. Ai është marrëveshja mes robit dhe Zotit, kush e ruan atë e ka ruajtur fenë ndërsa kush e humbë atë, të tjerat i humbë edhe më kollaj. E para gjë për çka do të pyetemi ditën e Kiametit është namazi, nëse ai pranohet të gjitha pranohen, nëse ai refuzohet të gjitha refuzohen.

Jepeni zeqatin e pasurisë suaj me gjithë shpirt, ashtu i pastroni edhe më shumë shpirtrat, e ruani pasurinë që ju mbetet, u bëni mirë fukarenjve dhe ashtu fitoni shpërblimet e pakufishme. Allahu juve ju dha shumë ndërsa kërkon që të shpenzoni vetëm pak.

Nderojini prindërit tuaj, mbani lidhjet familjare dhe ndihmojini jetimëve sepse janë vepra që shpërblimi për to vjen qysh në dynja ndërsa në ahiret përgatiten shpërblime edhe më të mëdha. Sikundërse keqbërja ndaj prindërve dhe këputja e lidhjeve familjare sjellin me shpejtësi ndëshkimin qysh në dynja, krahas ndëshkimit që përgatitet për ta në ahiret.

Kujdesuni për të drejtat e komshinjve, porositni njerëzit në punë të mira, largojini prej punëve të këqija sepse ashtu e ruani Islamin dhe shoqërinë tuaj. Mos prekni gjakun e huaj sikurse mos prekni gruan e huaj. Mos e hani kamatën e as mos e jepni, sepse ashtu e humbni fitimin dhe e zemëroni Allahun. Rrini larg alkoolit dhe çdo pije dehëse sepse ai e prishë zemrën, e humbë mendjen, e shkatërron trupin, e shëmton moralin, e zemëron Zotin dhe e përçan shoqërinë. Alkooli është nëna e të këqijave, prandaj qëndroni sa më larg. Mos përgojoni njëri-tjetrin dhe mos futni përçarje.

الله أكبر، الله أكبر، لا إله إلا الله، والله أكبر، الله أكبر، ولله الحمد.

قال الله تعالى: وَأَنَّ هَـٰذَا صِرٰطِي مُسْتَقِيمًا فَٱتَّبِعُوهُ وَلاَ تَتَّبِعُواْ ٱلسُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَن سَبِيلِهِ ذٰلِكُمْ وَصَّـٰكُمْ بِهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُون [الأنعام:153].

“Kjo është rruga ime e drejtë, ndiqeni atë! Mos ndiqni rrugicat që t’ju largojnë nga rruga e drejtë. Kështu Allahu ju porosit që të jeni të devotshëm!”

بارك الله لي ولكم في القرآن العظيم، ونفعني وإياكم بما فيه من الآيات والذكر الحكيم، ونفعنا بهدي سيد المرسلين، وبقوله القويم، أقول قولي هذا وأستغفر الله العظيم لي ولكم ولسائر المسلمين من كل ذنب فاستغفروه، إنه هو الغفور الرحيم.


Hutbja e dytë:

الله أكبر، الله أكبر، الله أكبر، الله أكبر، الله أكبر، الله أكبر، الله أكبر.

الحمد لله الواحد الأحد، الذي لم يلد ولم يولد ولم يكن له كفواً أحد، أحمد ربي وأشكره على نعمه وآلائه التي لا تحصى ولا تعد، وأشهد أن لا إله إلا الله وحده لا شريك له الإله الصمد، وأشهد أن نبينا وسيدنا محمداً عبده ورسوله الداعي إلى سنن الرشد، اللهم صل وسلم وبارك على عبدك ورسولك محمد، وعلى آله وصحبه ذوي الفضل والسؤدد.

أما بعد:

Kjo ditë është ditë madhështore. Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Dita më e mirë tek Allahu është dita e Kurbanit dhe dita pas saj”. Me qenë se dita e Arafatit është me shumë vlerë, ajo paralajmëron ditën e Kurbanit. Haxhilerët në ditën e Arafatit pastrohen nga gjynahet, luten, përgjërohen, frikësohen dhe pendohen. Pasi të lirohen dhe pastrohen prej gjynaheve, mblidhen të gjithë në Muzdelife ku sërish përgjërohen, pendohen dhe bëjnë istigfar dhe pastaj të nesërmen i therin kurbanet dhe hanë nga gostia e Allahut në Mina në ditën e sotme.

Ndërsa ai që nuk është në Haxh, Allahu ka ligjëruar përveç dhikrit  dhe veprave të mira të therë edhe kurban. Është sunet që deveja të theret në këmbë duke pasur të lidhur këmbën e majtë, kurse lopët dhe delet të shtrihen në krah të majtë duke qenë të drejtuara nga kibla. Duke e therë e ka farz të thotë: Bismilah, ndërsa e pëlqyeshme është të shtojë edhe: Allahu Ekber, Allahume hadha minke ue leke (Në emër të Allahut, Allahu është më i madhi, o Allahu im kjo është nga Ti dhe për Ty). Është e pëlqyeshme ta ndajë në tri pjesë: një për familjen, një për farefisin dhe një për sadaka. Kurbani duhet therur pas namazit të bajramit e deri në ditën e katërt në kohë të iqindisë, kurse ai që ther një ditë para bajramit, ai është vetëm mish i thjeshtë dhe nuk numërohet kurban.

الله أكبر، الله أكبر، لا إله إلا الله، والله أكبر، الله أكبر، ولله الحمد.

O motra myslimane, kini frikë Allahun për detyrat që keni ndaj Allahut, kujdesuni për fëmijët tuaj duke u dhënë edukatën e mirë islame, mundohuni t’i përgatitni ata që të jenë të suksesshëm në jetën e tyre, sepse nëna ka më shumë ndikim te fëmija sesa babai, i cili gjithashtu duhet të ndihmojë në atë edukim. Silluni mirë me burrat duke ia ruajtur nderin, mallin, shtëpinë, të afërmit e tij, mysafirët e tij dhe komshinjtë e tij. Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem ka thënë:

((إذا صلَّت المرأة خمسها، وصامت شهرها، وحجَّت بيت ربها، وحفظت فرجها، وأطاعت زوجها، قيل لها: ادخلي الجنة من أي أبوابها شئت)

“Gruaja, nëse i falë pesë të sajat, e agjëron muajin e saj, viziton shtëpinë e Zotit të saj, e ruan nderin e saj dhe respekton burrin e saj, do t’i thuhet: hyn në xhenet nga cila derë të duash”.

O myslimanë,

Jini mirënjohës ndaj Allahut, falënderojeni për dhuntitë e dukshme dhe të padukshme, jini mirënjohës se ju ka bërë myslimanë, falënderojeni për dhuntinë e sigurisë që po e jetoni, për imanin që keni, për lehtësinë e fitimit të riskut, për kënaqjen me mirësitë e panumërta. Mirënjohja shihet varësisht bindjes tonë ndaj Allahut, largimit nga ndalesat dhe bërja e pendimit.

O myslimanë,

Dijeni se i lumturi nuk është ai që u vesh dhe u zbukurua për bajram, dhe as ai që dynjanë e ka para duarsh. Por i lumturi është ai që ka arritur ta njohë Allahun, të ketë frikë nga Ai dhe të jetë i shkruar se ka shpëtuar nga Zjarri që djeg dhe përvëlon, që është i pafund, që për ushqim ka zekumin ndërsa për pije ka valën e nxehtë dhe qelbin. Ka shpëtuar ai që ka fituar xhenetin e përhershëm, mirësitë e të cilit nuk zvogëlohen e as nuk sosen.

Tekbiret e caktuara pas farzeve kanë filluar që nga sabahu i ditë së Arafatit deri në iqindinë e ditës së fundit të bajramit (13 Dhul Hixhe)

O vëllezër dhe motra,

Kujtojeni atë që po ju afrohet, vdekjen dhe mundimet e saja, varrin me errësirat e saja, ringjalljen dhe brengat e asaj dite, librat e veprave të njerëzve, mizanin, siratin dhe trishtimin mbi të. Kujtojini ata që bajramin e kaluar e falën me ju, ndërsa në këtë bajram tashmë janë duke jetuar jetën e varrit, kujtojini ata dashamirë, ata miq dhe ata të afërm. Si i mori vdekja dhe mbetën të burgosur në ato varre, varësisht veprave që kanë bërë derisa ishin gjallë. Dikush nga ata sigurisht kënaqet në ndonjë prej kopshteve të xhenetit ose tjetri fundoset në gropë prej gropave të xhehenemit.

O Allah, bëje hakun të qartë për ne dhe na mundëso ta ndjekim atë si dhe na bëj të pavërtetën të qartë dhe na mundëso të largohemi nga ajo.

اللهم أصلح لنا ديننا الذي هو عصمة أمرنا وأصلح لنا دنيانا التي فيها معاشنا وأصلح لنا آخرتنا التي إليها معادنا ، ولا تجعل الدنيا أكبر همنا ولا مبلغ علمنا ولا تجعل مصيبتنا في ديننا، وأصلح أئمتنا وولاة أمورنا، وآمنا في أوطاننا ، واشف مرضانا ، وارحم موتانا ، وبلغنا مما يرضيك آمالنا ، واختم بالباقيات الصالحات أعمالنا .

اللهم إنا نسألك خير المسألة ، وخير الدعاء ، وخير النجاح ، وخير العمل ، وخير الثواب ، وخير الحياة ، وخير الممات ، وثبتنا ، وثقل موازيننا ، وحقق إيماننا ، وارفع درجاتنا ، وتقبل صلاتنا ، وصيامنا ، واغفر خطيئاتنا ، ونسألك الدرجات العلى من الجنة .

اللهم إنا نسألك فواتح الخير ، وخواتمه ، وجوامعه وأوله وآخره ، وظاهره ، وباطنه .

اللهم إنا نسألك أن ترفع ذكرنا ، وتضع وزرنا ، وتصلح أمرنا ، وتطهر قلوبنا ، وتحصن فروجنا ، وتنور قلوبنا ، وتغفر لنا ذنوبنا ، ونسألك الدرجات العلى من الجنة .

بارك الله لي و لكم و نفعني وإياكم بالقرآن العظيم وبهدي سيد المرسلين، أقول قولي هذا، وأستغفر الله العظيم لي ولكم ولسائر المسلمين من كل ذنب فاستغفروه، إنه هو الغفور الرحيم.

و اذكروا الله العظيم الجليل يذكركم و اشكروه على نعمه يزدكم و لذكر الله أكبر و الله يعلم ما تصنعون

 

Përshtati: Omer Berisha

Burimi; albislam.com

0 2032

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të Gjithësisë, paqja, bekimet dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij Muhamedin alejhi salatu ue selam, më fisnikun ndër të gjithë profetët, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Një prej begative të Allahut xhele shenuhu ndaj nesh është se Ai ka bërë për robërit e Tij të devotshëm në kohëra të ndryshme adhurime të ndryshme të cilat mund të shfrytëzohen nga besimtarët për të arritur kënaqësinë e Tij xhele shenuhu pra për të bërë vepra të mira. Një prej këtyre periudhave kohore të begatshme ndaj të cilës duhet besimtari të jetë i kujdesshëm pasi që në të fshihet një mundësi e madhe për të fituar kënaqësinë e Allahut janë edhe dhjetë ditët e muajit të Dhul Hixhes.

Në lidhje me vlerën e këtyre ditëve ka shumë argumente nga Kur’ani dhe suneti prandaj neve na lind si detyre që të njihemi me disa prej tyre:

1 – Allahu xhele shenuhu thotë në Kur’anin Famëlartë: “Pasha agimin dhe dhjetë ditët.” (Fexhr:1-2)

Ibën Kethiri në lidhje me këto ajete thotë: Qëllimi në këto ajete janë dhjetë ditët e Dhul Hixhes.

2 – Gjithashtu Allahu xhele shenuhu thotë: “Ta përmendin Allahun në ditë të caktuara.” (Haxh-xh:28)

Ibën Abasi në komentin e këtij ajeti thotë: Ditë të caktuara janë dhjetë ditët e Dhul Hixhes.

3- Ibën Abasi rrëfen dhe thotë: I dërguari i Allahut ka thënë: “Nuk ka ndonjë vepër që bëhet më me vlerë se në dhjetë ditët e Dhul Hixhes. Po xhihadi në rrugën e Allahut o i Dërguar i Allahut? – i thanë sahanët. “As xhihadi në rrugë të Allahut, përveç atij personi i cili niset vet dhe me gjithë pasurinë e tij në xhihad e pastaj nuk kthehet me asgjë nga ajo që është nisur” – tha Profeti paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. (Transmeton Buhariu)

4 – Ibën Omeri tregon dhe thotë se i Dërguari i Allahut paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Nuk ka ditë më të mëdha dhe më të dashura tek Allahu për të bërë vepra të mira se sa në dhjetë ditët , prandaj gjatë tyre madhërojeni Allahun, thoni Allahu Ekber dhe Elhamdulilah.” (Taberaniu në Muxhemul-Kebir)

5 – Seid ibën Xhubejri, dijetari eminent që transmeton prej Ibën Abasit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Kur hynin dhjetë ditët e Dhul Hixhes, Ibën Abasi bënte shumë ibadet ,derisa kishte mundësitë e tij të fundit.(Transmeton Darimiu me zinxhir Hasen-të mirë)

6 – Ibën Haxheri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë në veprën e tij të njohur Fet’hul Bari: Më sa bëhet e ditur se shkaku i veçimit të këtyre dhjetë ditëve është se gjatë tij mblidhen nënat e ibadeteve, e ata janë: Namazi, agjërimi dhe haxhi e kjo nuk ndodh në ndonjë kohë tjetër përpos se në dhjetëshin e parë të muajit Dhul Hixhe.

7 – Disa dijetarë kanë thënë: “Dhjetë ditët e Dhul Hixhes janë ditët më të mira , kurse dhjetë netët e fundit të muajit të Ramazanit janë netët më të mira.

Çfarë është e pëlqyeshme të bëhet në këto ditë

1 – Namazi – është shumë e rëndësishme insistimi në faljen e namazit me xhemat , madje mundësisht prej mundësive të priten namazet në xhami, nga namazi në namaz siç këshillohet në një hadith të të Dërguarit të Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) apo shkuarja më herët në xhami dhe sipas mundësisë për të kujtuar Allahun apo për të bërë dhikër sa më shumë. Falja e namazeve nafile sa më shumë sepse këta adhurime janë prej më të vlefshmeve.

Theubani, Allahu e mëshiroftë, thotë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut ku thotë: “Të porosis të bësh shumë sexhde për Allahun sepse çdo herë që robi bën  sexhde, Allahu ia ngrit atij një gradë në xhenet dhe ia shlyen një mëkat.” (Transmeton Muslimi)

2 – Agjërimi – Pasi që ky ibadet bën pjesë në veprat e mira.

  Hindeh ibën Halid, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon prej gruas së tij e ajo nga disa prej grave të të Dërguarit të Allahut se ka thënë: I dërguari i Allahut e agjëronte ditën e nëntë të Dhulhixhes, ditën e Ashuras, dhe tri ditë gjatë çdo muaji. (Transmetojnë Ahmedi, Ebu Davudi, Nesaiu) kurse imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, thotë: Është shumë e pëlqyeshme të agjërohet gjatë këtyre ditëve.

3 – Thënia “Allahu Ekber”, të madhërohet Allahu dhe të falënderohet siç u cek më parë në hadithin e Ibën Omerit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij: “Gjatë tyre shpeshtoni fjalët Allahu Ekber, La Ilahe il-lallah dhe Elhamdulilah”.

 Buhariu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: Ibën Omeri dhe Ebu Hurejra dilnin në tregje gjatë dhjetë ditëve duke bërë tekbire kurse të tjerët thoshin tekbire pas tyre. Gjithashtu ka thënë: Ibën Omeri thoshte tekbire në kuben (vendbanimin, çadrën) e tij pastaj e dëgjonin njerëzit në xhami edhe ata thoshin tekbire, madje kështu vepronin edhe tregtarët derisa dridhej Mina nga tekbiret.

Ibën Omeri thoshte tekbire në Mina, pas namazeve, në shtrat, në mexhlise, gjatë ecjes, në shatorin e tij, pra gjatë gjithë këtyre ditëve. Madje është mustehab (e pëlqyeshme) të ngrihet zëri gjatë tekbireve sepse kështu kanë vepruar Omeri dhe djali i tij, si dhe Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre.

Kurse neve nuk na ngel përveçse t’i ringjallim këto sunete të cilat i kanë harruar njerëzit gjatë këtyre ditëve e ndoshta edhe të devotshmit janë të shkujdesur ndaj tyre, prandaj përkujtimi i bën dobi secilit prej nesh, kurseselefi – të parët tanë të mirë i praktikonin çdoherë këta sunete të të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të).

4 – Agjërimi i ditës së Arafatit – Kjo është valide për një person i cili nuk është në Haxh pasi që i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë në lidhje me agjërimin e ditës së arafatit: “Shpresoj në Allahun që për këtë të m’i falë mëkatet e bëra vitin e kaluar dhe atij që vjen.” (Muslimi).

Burimi; albislam.com

Përgatiti: Nexhat Ceka

0 2404

Me të vërtetë, lavdërimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij ndihmë e falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të keqes së vetvetes (shpirtrave) tonë dhe prej punëve tona të liga. Atë të cilin Allahu e udhëzon, nuk ka se kush ta humbë, dhe atë të cilin Allahu e ka lënë në humbje nuk ka se kush ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër (me të drejtë) përveç Allahut, të Vetëm e të Pashoq, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Allahut. Paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij me sinqeritet deri në Ditën e Gjykimit, dhe Allahu i bekoftë të gjithë ata me shumë bekime.

O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!(Aliimranë 102)

O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” (Ennisa, 1)

O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore.(Ahzabë, 70-71)

Vëlla i dashur!

Eja me mua të të dhuroj një plan të pasur.

Fillimisht, së bashku me mua përsërit fjalën e të dashurit tënd, Muhamedit salallahu alejhi ve selem: “O Zoti im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brenga dhe hidhërimi, nga paaftësia dhe dembelizmi, nga koprracia dhe frika si dhe nga zhytja në borxhe dhe nga epërsia e njerëzve!” (Shënon Buhariu)

Vëlla i dashur, a nuk erdhi koha të largohesh nga brengat dhe hidhërimet e dynjasë?!

Vëlla i dashur, a nuk ka ardhur momenti ta largosh nga trupi paaftësinë dhe dembelinë?!

Vëlla i dashur, a nuk erdhi koha ta pastrosh zemrën nga koprracia dhe frika?!

Vëlla i dashur, a nuk ka ardhur koha ta paguash borxhin dhe ta kryesh hakun tënd ndaj Allahut, i Cili të ka dhuruar dhunti dhe të mira të panumërta?!

Allahu i Lartësuar thotë: “A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që zemrat e tyre të përulen?(Hadidë: 16)

Dijeni, se Allahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj. Ne ju sqarojmë shpalljet, në mënyrë që ju të kuptoni!” (Hadidë: 17)

Vlera e dhjetëditëshit të Dhul-hixhes

Vëllezërit e mi!

Vërtet ju dua për hir të Allahut të Lartësuar dhe e lus Allahun të na mbledhë me këtë dashuri nën hijen e Arshit të Tij, pasi nuk ekziston hije tjetër pos saj!

Allahu im, bëji veprat tona të gjitha të mira, bëji ato të sinqerta vetëm për Ty!

Mëso, vëlla i dashur, se Allahu i Lartësuar e ka zgjedhur kohën. Pjesa më e dashur për Allahun janë muajt e shenjtë, ndërsa prej muajve të shenjtë më i dashuri është Dhul-hixheja, kurse prej këtij muaji më të dashura janë dhjetë ditët e para të tij.

Ky dhjetëditësh nuk është si një dhjetëshe e zakontë, por përfshin dhe përmbledh në vetvete dhjetë merita dhe cilësi të larta.

E para:

E dyta: Këto ditë i ka quajtur “ditët e caktuara” duke thënë: “…dhe të përmendin emrin e Allahut në ditët e caktuara.” (Haxh: 28)

E treta:

Gjithashtu, Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Nuk ka ditë që vepra të jetë më madhështore dhe më e dashur tek Allahu sesa këto dhjetë ditë, prandaj shqiptoni sa më shumë tehlil (La ilahe il-lAllah), tekbir (Allahu ekber) dhe tahmid (El-hamdu lil-lah).” (Shënon Ahmedi)

E katërta: Muhamedi salallahu alejhi ve selem porosit për veprime të hajrit në këto ditë.

E pesta: Muhamedi salallahu alejhi ve selem urdhëroi që në këto ditë të madhërohet Allahu dhe të falënderohet.

E gjashta: Në këto ditë gjendet dita e tervijes.

E shtata: Gjatë këtyre ditëve është edhe dita e Arafatit, agjërimi i së cilës fshin gjynahet e dy viteve.

E teta: Të mirat e këtyre ditëve shumëfishohen. Disa prej selefit kanë thënë: “Nuk ka ditë më të dashura për Allahun sesa adhurimi (ibadeti) për Të gjatë këtyre dhjetë ditëve të Dhul-hixhes, kur çdo ditë është e barabartë me një vit agjërim, falja për çdo natë e namazit të natës është si namazi në Natën e Kadrit.”

Ibni Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur më të, ka thënë: “Nuk ka ditë që vepra të jetë më e dashur për Allahun sesa këto dhjetë ditë, prandaj shpeshtoni sa më shumë “La ilahe il-lAllah”, “Allahu ekber” dhe “El-hamdu lil-lah”. Një ditë agjërimi në këto dhjetë ditë është e barabartë me një vit agjërim dhe veprat në këto ditë shumëfishohen deri në shtatëqind fish.”

Enes bin Maliku, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Për dhjetëshen e Dhul-hixhes është thënë se çdo ditë ka vlerën e një mijë ditëve, dita e Arafatit të dhjetë mijë ditëve.” (Shënon Bejhekiu, Asfahaniu, Mundhiriu dhe thotë se isnadi i Bejhekiut bën.)

Imam Evzaiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Më ka ardhur lajmi se puna në njërën prej dhjetë ditëve është si vlera e luftës në rrugën e Allahut, kur agjërimi bëhet ditën e roja natën.”

Hasan el-Basriu ka thënë: “Agjërimi i një dite nga kjo dhjetëshe barazohet me dy muaj.”

E nënta: Në këtë dhjetëshe është haxhi.

E dhjeta: Është dita e Bajramit, ndër ditët më me vlerë. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Dita më e vlefshme tek Allahu është dita e Bajramit e pastaj dita që vjen pas saj.” (Shënon Ebu Davudi, Albani e vlerëson sahih.)

Kujdes vëlla sepse pa dyshim që këto dhjetë ditë janë një mundësi e madhe në jetën tënde, një faqe e re në raportin tënd me Allahun. Këto janë ditët më të mira të Allahut.

Mendo që këto ditë janë më të vlefshme se dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem thotë: “Nuk ka ditë në të cilat vepra e mirë është më e dashur për Allahun sesa në këtë ditë (të Dhul-hixhes).” I thanë: “As xhihadi?” Tha: “As xhihadi, përveç nëse del dikush vetë dhe me pasurinë e vet dhe nuk kthehet me asgjë.” (Shënon Buhariu)

Shikoni se si shprehën habi sahabët, saqë thanë: “As xhihadi?” Sepse xhihadi është shkalla më e lartë e Islamit.

Shiko, vëlla i dashur, se si kjo dhjetëshe ka arritur shkallën më të lartë. Dobia tjetër që të njeh me një vlerë tjetër të kësaj dhjetëshe është fjala e Allahut të Lartësuar:

Ne i premtuam Musait se do t’i flisnim pas tridhjetë netësh, të cilat ia shtuam edhe me dhjetë të tjera, kështu që takimi me Zotin e tij u bë pas dyzet netësh.” (Araf, 142)

Disa studiues të tefsirit kanë thënë se “dhjetë të tjera” janë dhjetëshja e Dhul-hixhes.

Shiko se si Allahu i dhuroi mirësi Musait alejhis selam dhe të Dërguarit tonë, Muhamedit sal-lallahu alejhi ve selem, duke i shpallur atij se pas tridhjetë netëve u desh të plotësohen edhe dhjetë ditë të Dhul-hixhes.

Muxhahidi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk ka vepër që gjatë ditëve të vitit është më e mirë sesa në dhjetëshen e Dhul-hixhes.”

Allahu i Lartësuar e nderoi Muhamedin salallahu alejhi ve selem dhe umetin e tij duke u dhënë çdo vit nga tridhjetë net të bekuara, që janë ato të Ramazanit. Këtë vlerë shtesë e plotësoi edhe me dhjetë ditët e Dhul-hixhes.

Pa dyshim që ky është një rast i volitshëm për të filluar një faqe të re me Allahun e Lartësuar, shans për të fituar sevape të pakufishme. Është shansi për të fituar të mira që janë më të vlefshme se të shpenzuarit e pasurisë, jetës dhe shpirtit në xhihad.

Ky është shansi për ripërtëritjen dhe rimbushjen e zemrës tënde.

Ibni Rexhepi thotë: “ Çdo njeri nuk e ka mundësinë e vizitës së Qabes çdo vit, ndërsa haxhi është detyrim një herë në jetë për atë që ka mundësi. Kështu që këtë dhjetëshe e ka bërë që të jenë pjesëmarrës, pra të jenë të njëjtë si pjesëmarrësit në haxh ashtu edhe jopjesëmarrësit. Kush nuk mund të shkojë në haxh këtë vit, i vlerësohet vepra e tij në shtëpi këto dhjetë ditë si më të vlefshme se xhihadi, që është më i vlefshëm se haxhi.”

Ditët e para të Dhul-hixhes janë ditët për të cilat Allahu i Lartësuar betohet. Betimi fillon me agimin duke thënë: “Betohem për muzgun e agimit dhe për dhjetë netët”, që këto ditë të jenë agim i ri në jetën tënde.

Atëherë, pas gjithë kësaj që u tha, patjetër që duhet të kesh një plan të qartë dhe të menduar mirë, që në fund të dhjetë ditëve të jesh fitues. Largoje përtesën dhe dembelinë dhe cakto qëllimin tënd. Atëherë projektet në vijim të jenë jo vetëm propozim, por detyrim. Realizoji të gjitha, të paktën një herë në jetë.

  1. Projekti i Kuranit

Allahu i Lartësuar thotë: “Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.” (Israë: 82)

Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Kush lexon një shkronjë nga libri i Allahut ka nga një shpërblim, kurse çdo shpërblim dhjetëfishohet. Nuk them se ‘eliflammimi’ është një shkronjë, por elifi është një shkronjë, lami është një shkronjë dhe mimi është një shkronjë.” (Shënon Tirmidhiu, Albani e vlerëson sahih.)

Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Përkujtoje Allahun, lexoje Kuranin që është shpirti juaj në qiell, dhe përkujtimi i juaji në tokë.” (Shënon Ahmedi, Albani e vlerëson sahih.)

Vëlla i dashur, patjetër bëje të paktën një hatme Kurani gjatë këtyre dhjetë ditëve dhe gjatë leximit të Kuranit zbriti ajetet e tij në zemër si shërim. Kërko shërimin e zemrës tënde në Kuran. Analizo çdo ajet, mendo për çdo fjalë e çdo germë.

Është pyetur Esmaja, e bija e Ebu Bekrit, si ishin shokët e Muhamedit salallahu alejhi ve selem kur e dëgjonin Kuranin? Ajo tha: “Sytë e tyre lotonin dhe lëkurat u dridheshin.” Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu ka shpallur fjalën më të bukur (Kuranin) në formën e një libri, pjesët e të cilit i ngjasojnë njëra-tjetrës dhe përsëriten. Prej tij u rrëqethet lëkura atyre që i frikësohen Zotit të tyre e, mandej qetësohen lëkura dhe zemrat e tyre, kur përmendet Allahu. Ky libër është udhëzim i Allahut. Nëpërmjet tij Allahu udhëzon kë të dojë. Ndërsa atë që Allahu e shpie në humbje, s’mund ta udhëzojë kush.” (Zumer: 23)

Për ta bërë hatme Kuranin gjatë dhjetë ditëve lexo nga tre xhuze çdo ditë.

Po të jesh gati, të përgëzoj.

Tre xhuze, duke i llogaritur me nga dhjetë sevape (shpërblime), bëjnë gjysmë milioni shpërblime.

Urdhëro dhe shpejto. Gjysmë milioni të mira, fitim i pastër ditor vetëm prej Kuranit.

Pastaj surpriza tjetër: gjatë këtyre ditëve të bekuara të mirat shumëfishohen, kështu që një milion bëhet miliona.

Kurani të ofron miliona shpërblime, prandaj le të fillojmë t’i marrim.

  1. Projekti i banketit për çdo namaz

Muhamedi salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Kush shkon në xhami ose vjen nga xhamia, Allahu, i përgatit në xhenet vendbanim (konak) sa herë që shkon dhe vjen.” (Shënon Ibni Hibbani, Shuajb Arnauti e vlerëson sahih.)

Konaku është dhoma ku priten dhe gostiten mysafirët. Ky është një banket dhe unë po të ofroj skemën e këtij banketi:

  1. Fillo përgatitjen për namaz dhjetë minuta para ezanit. Ti e ke të qartë se fillimi i vërtetë i namazit është abdesti. Muhamedi sallahu aljehi ve selem thotë: “Kur robi i Allahut merr abdest dhe e lan gojën e tij, prej saj bien veprat e këqija. Kur ai e shpëlan hundën e tij, prej saj dalin mëkatet. Kur ai lan fytyrën, veprat e këqija bien prej saj, derisa dalin dhe nga nënvetullat e tij. Kur ai lan duart e tij, veprat e këqija bien prej tyre, derisa dalin nën thonjtë e tij. Kur ai e fërkon kokën, bien mëkatet nga koka e tij, derisa dalin edhe nga veshët. Kur ai lan këmbët e tij, veprat e këqija bien prej tyre, derisa dalin edhe nga thonjtë e këmbëve. Pastaj e ecura për në xhami dhe namazi i tij do të jenë shpërblim shtesë për të (mbi shpërblimin e abdestit).” (Shënon Imam Ahmedi, Shuajb Arnauti e vlerëson shih.)
  2. Ndieje gjatë marrjes së abdestit çdo fjalë të këtij hadithi. Shikoje ujin kur rrjedh prej gishtave, shikoje ujin kur pikat bien nga mjekra, kështu pastrohesh nga gjynahet dhe e ndien veten në atë moment të pastër.
  3. Dil për në namaz, por të lutem që këtë ta ndiesh, ta përjetosh. Të kërkosh kënaqësi sa herë që i lëviz këmbët dhe ta shohësh veten duke u ngritur në një shkallë dhe largim të një gabimi.
  4. Futu në xhami para ezanit dhe qëndro për një moment duke përmbledhur nijetet (qëllimet) e tua me zemër të gjallë. Largoje shejtanin, harroji hallet (shqetësimet), izolohu nga dynjaja.
  5. Ndiqe ezanin me prezencën e zemrës. Allahu ekber, Allahu është më i madh se çdo hall i yti. Allahu ekber, Allahu është më i madh sesa angazhimet e tua. Allahu ekber, Allahu është më i madh se fatkeqësia jote. Allahu ekber, Allahu është më i madh se mëkatet e tua. Allahu ekber , Allahu është më i madh se çdo gjë.
  6. Bëj salavate mbi të dashurin tënd, Muhamedin salallahu alejhi ve selem, sa të mundesh. Lutju Allahut për ndërmjetësim. Më pas fal sunetet para farzit me qetësi, me prezencën e zemrës dhe përqendrim të madh.
  7. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Duaja mes ezanit dhe ikametit nuk refuzohet.” (Shënon Imam Ahmedi, Albani e vlerëson shih.) Ngriji duart me përulësi, modesti, i nënshtruar. Lutju Allahut, çelësat e mirësisë janë në duart e Tij, që të ta hapë një derë të mëshirës së Tij. Angazhohu në dua, bëj sikur qan, sepse fëmija, kur kërkon diçka, nëse nuk i jepet qan.
  8. Përpiqu të falesh pas imamit apo pranë tij, në mënyrë që të ndikohet zemra gjatë leximit të Kuranit. Angazhohu që të mos humbasësh asgjë nga namazi.
  9. Ndieje se gjatë namazit je para Allahut të Lartësuar, sunduesit të mbretërve. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Kur të falni namaz, mos lëvizni (përqendrohuni), ngase Allahu  i Lartësuar vazhdon të qëndrojë përballë robit të Tij derisa të mos shpërqendrohet (nga namazi).” (Shënon Imam Ahmedi, Albani e vlerëson shih.) Kjo vlen gjatë qëndrimit në këmbë.
  10. Ndieje rukunë, madhërimin e Zotit, përulësinë e Tij. Sexhdja është një kënaqësi e veçantë, së cilës asgjë nuk mund t’i afrohet. Allahu i Lartësuar thotë: “Bëj sexhde dhe afroju Zotit tënd!” (Alek, 19). Ndieje afërsinë dhe nënshtrimin, se kështu do të lartësohesh, sepse sa herë që bën një sexhde për Allahun, Ai të ngre një shkallë.
  11. Lutju shumë Allahut në sexhde, edhe pas teshehudit edhe para selamit. Këto janë vende që lutja pranohet, sidomos kur i lutesh Allahut me emrin e Tij të madh. Ai përgjigjet dhe kur i kërkon, ta jep. Muhamedi salallahu alejhi ve selem hyri në xhami dhe pa një njeri që lutej pas namazit me lutjen “Allahume eseluke ja Allah el-ehad es-samed, el-ledhi lem jelid, ve lem juled, ve lem jekun lehu kufuven ehad. en tegfire li dhunubi. in-neke entel gafurur-rehim”. () Muhamedi salallahu alejhi ve selem tha: “Ai e fali atë. E fali atë. E fali atë.” (Shënon Ebu Davudi, Albani e vlerëson sahih.)
  12. Pas selamit qëndro mirë, duke e ruajtur energjinë e namazit, duke e ndier arritjen e kënaqësisë së syrit pas leximit të Kuranit, dhikrit, duasë, rukusë, sexhdes. Pastaj fillo me duatë (edhkar) e ligjshme dhe të gjitha kryeji me qetësi.
  13. Pastaj fale sunetin pas farzit, duke i përmbledhur ndjenjat e abdestit, shkuarjes në xhami, ndjekjes së ezanit.
  14. Këshillë: Lexo edhe një herë pikat e lartpërmendura që të përjetosh atë që të ka përgatitur Allahu në xhenet. Vendbanimi, konaku i Allahut të Lartësuar është nder nga Ai. Atëherë urdhëro e merr nga frytet e shumta dhe të bëfshin mirë!

–          Kujto hadithet që flasin për vlerën e abdestit në faljen e gjynaheve;

–          Kujto vlerën e duasë pas abdestit, kur hapen tetë dyert e xhenetit dhe ke mundësinë e hyrjes nga cila dëshiron;

–          Shkuarja në xhami ka shpërblime të shumta, si fshirje të mëkateve, ngritje të shkallëve, etj.;

–          Shpërblimi i ezanit përfundon me shefat (ndërmjetësim);

–          Shpërblimi i pritjes së namazit ka sevapin e namazit dhe duatë e melaikeve.

–          Pastaj është sevapi i tekbirit fillestar, i namazit me xhemat, i safit të parë, i anës së djathtë të safit;

–          Sevapet e dhikrit, suneteve.

Për Allahun, ju betohem: A nuk është ky një banket?!

Për Allahun, më tregoni kush mund ta humbë këtë gosti, nëse ka mundësi të marrë pjesë?!

  1. Projekti i dhikrit

Allahu i Lartësuar thotë:

O besimtarë, përmendeni shpesh Allahun dhe lavdërojeni Atë në mëngjes dhe në mbrëmje! Është Ai që ju bekon, ndërkohë që engjëjt e Tij luten për ju, me qëllim që Ai t’ju nxjerrë nga errësira në dritë. Ai është Mëshirues ndaj besimtarëve.” (Ahzab: 41-43)

Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Nuk ka ditë që vepra të jetë më madhështore dhe më e dashur tek Allahu sesa këto dhjetë ditë, prandaj shqiptoni sa më shumë tehlil (La ilahe il-lAllah), tekbir (Allahu ekber) dhe tahmid (El-hamdu lil-lah).” (Shënon Imam Ahmedi, Shuajb Arnauti e vlerëson sahih.)

Duhet ta kemi të qartë se dhikri, është më i madh se çdo gjë.

Merre me mend, përkujtimi i Allahut është më i madh se namazi! Allahu i Lartësuar thotë:

“Lexo (o Muhamed) atë që të është zbritur ty prej Librit (Kuranit) dhe fale namazin! Vërtet namazi të ruan nga shthurja dhe nga çdo vepër e shëmtuar dhe vërtet përmendja e Allahut është më e madhe! Allahu di gjithçka që ju bëni.” (Ankebut: 45)

Imagjino, përkujtimi i Allahut është më i madh se zekati!

Mendo, përkujtimi i Allahut të Lartësuar është më i madh se xhihadi në rrugën e Allahut! Ebu Dardaja thotë: “Ka thënë i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem: “A doni t’ju tregoj për veprën tuaj më të mirë, më fisnike, më të ngritur te Sunduesi juaj, gjithashtu më e mirë për ju sesa shpërndarja (dhënia) e arit dhe argjendit, po ashtu edhe më e mirë për ju se takimi me armikun dhe bërja e luftës?” I thanë po. Tha: “Dhikrullahi teala, përkujtimi i Allahut të Lartësuar.” (Shënon Imam Ahmedi, Albani e vlerëson sahih.)

Allahu i Lartësuar thotë: “…përmendeni Allahun duke qëndruar në këmbë, ulur dhe të shtrirë.” (Enisa: 103)

Natën e ditën, në tokë e det, në udhëtim e në shtëpi, në pasuri e varfëri, të sëmurë a të shëndetshëm, haptas e fshehtazi, pra në çdo gjendje. Fjalët më të mëdha në përgjithësi gjatë këtyre ditëve janë “Subhanallah, Elhamdu lilah, La ilahe il-lallah, Allah ekber”, fjalë të përjetshme. Kështu na informoi Muhamedi salallahu alejhi ve selem, se çdo fjalë mbjell nga një pemë në xhenet dhe shpërblimi i çdo fjale tek Allahu është sa kodra e Uhudit.

Xhafer bin Sulejmani thotë: “E kam parë Thabit el-Benanin në tubimet e diturisë që ndalej nga fjalimi dhe shqiptonte Allahu ekber, Allahu ekber, La ilahe il-lallah, Allahu ekber ve lil-lahil hamd. Dhe thoshte se këto janë ditët e dhikrit.”

Ti mund të bësh një pyetje: Kur t’i shqiptoj këto fjalë?

Të përgjigjem: Mësoje veten… mësoje veten… mësoje veten:

  1. Duke ecur rrugës;
  2. Në shtrat, kur bie të flesh;
  3. Gjatë bisedës, duke ngrënë;
  4. Duke shkuar më herët në xhami.

Nëse do edhe diçka më tepër, është edhe më mirë për ty:

  • Istigfar (kërkim falje) për vetveten.

I Dërguari i Allahut thotë: “Kush dëshiron të kënaqet me regjistrin e vet, le ta shpeshtojë istigfarin.”(Shënon Bejhekiu, Albani e vlerëson sahih.)

  • Istigfar (kërkim falje) për besimtarët dhe besimtaret.

Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Kush bën istigfar për besimtarët dhe besimtaret, Allahu ia shënon nga një të mirë për çdo besimtar dhe besimtare.” (Shënon Imam Ahmedi, Shuajb Arnauti e vlerëson sahih.)

  • Salavatet për Muhamedin salallahu alejhi ve selem.

Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Kush bie një herë në salavat për mua, Allahu dhjetë herë bën dua për të.” (Shënon Muslimi)

Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Sa herë që një musliman bie në salavate për mua, bien në salavate melaiket për të dhe atëherë robi le të bjerë në salavate ose le t’i shpeshtojë ato.” (Shënon Imam Ahmedi, Albani e vlerëson hasen.)

Salavati i melaikeve është istigfar, ndërsa salavati i Allahut të Lartësuar është mëshirë.

Nëse i përmbahesh asaj që u tha më lart dhe bën dhikër jo më pak se një mijë herë në ditë, kjo do të thotë 5000 fidanë të mbjellë në xhenet. Po të vazhdosh kështu me dhikër gjatë këtyre dhjetë ditëve, parafytyro se si do të jetë kopshti yt në xhenet!

Parafytyro 100 000 fidanë në xhenet që do t’i kesh në pronësi vetëm për dhjetë ditë!

Një rast shumë i volitshëm, që nuk duhet humbur.

  1. Projekti i agjërimit

Prej udhëzimeve (Sunetit) të Muhamedit salallahu alejhi ve selem ishte që ta agjëronte ditën e nëntë (Arafatin) të Dhul-hixhes. Nga disa gra të Muhamedit salallahu alejhi ve selem mësojmë se Muhamedi salallahu alejhi ve selem agjëronte ditën e nëntë të Dhul-hixhes, tri ditët e çdo muaji dhe çdo të hënë dhe të enjte.”(Shënon Ebu Davudi, Albani e vlerëson sahih.)

Imam Neveviu, Allahu e mëshiroftë, për agjërimin e dhjetë ditëve thotë se është mustehab shumë i preferuar.

Atëherë agjëroji të nënta ditët, që të gjitha. Mos e humb asnjërën. Edhe nëse dikush të thotë se hadithi është i dobët, ti shfrytëzo frytet e agjërimit vullnetar në përgjithësi.

Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Kush agjëron një ditë për Allahun, fytyrën e tij Allahu e largon nga xhehenemi shtatëdhjetë vjet.” (Mutefekun alejhi, Buhariu dhe Muslimi.)

Nga mëshira e Allahut ndaj robërve të Tij, në rast të pamundësisë për ta kryer haxhin, është se e bëri këtë të fundit shoqërues në shpërblime me atë që ka shkuar në haxh.

Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Tre vetave nuk u refuzohen lutjet.” Njëri prej tyre është “agjëruesi.” (Shënon Imam Ahmedi, Albani e vlerëson sahih.)

Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Kush e përfundon jetën me agjërimin e një dite, ka hyrë në xhenet.” (Shënon Imam Ahmedi, Albani e vlerëson sahih.)

Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Allahu dhe melaiket e Tij luten për ata që ngrihen në syfyr.(Shënon Imam Ahmedi, Albani e vlerëson sahih.)

Këto janë disa fryte të agjërimit vullnetar. Vlera e këtyre ditëve të rikujton kohën e muajit Ramazan. Sido që të jetë, ti je fitues.

  1. Projekti i haxhit dhe umres

Muhamedi salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Kush e fal sabahun me xhemat dhe qëndron duke përmendur Allahun derisa të lindë dielli, për të ka shpërblime si një haxh dhe umre të plotë, të plotë, të plotë.(Shënon Tirmidhiu, Albani e vlerëson sahih.)

Në këtë qëndrim duhet:

–          të lexohet Kurani;

–          të lexohen edhkaret (lutjet e mëngjesit);

–          të ripërtërihet teubeja (pendimi);

–          të bëhet lutje në vetmi;

–          të falen ata që të kanë bërë padrejtësi;

–          të kërkohet falje prej Allahut të Lartësuar;

–          të bëhen ibadete (adhurime) të tjera.

Nga mëshira e Allahut ndaj robërve të Tij, në rast të pamundësisë për ta kryer haxhin, e bëri këtë të fundit shoqërues në shpërblime me atë që ka shkuar në haxh.

Këtu kemi disa punë që e kanë shpërblimin si haxhi dhe umreja, kuptohet në pamundësinë e kryerjes së tyre.

Së pari: Dhikri, lutjet pas çdo namazi.

Ebu Hurejra tregon: “Disa të varfër erdhën tek i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem dhe i thanë: “O i Dërguar i Allahut! Të pasurit na e kaluan me të mira: ata falen sikurse ne, agjërojnë sikurse ne, ata japin sadaka (ndihmojnë), por ne nuk kemi me çfarë të ndihmojmë. Ata japin në rrugën e Allahut, por ne nuk kemi çfarë të japim.” I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem tha: “A doni t’ju tregoj diçka që nëse e punoni, nuk ka kush jua kalon (me shpërblime) dhe nuk ka kush ju mbërrin, me përjashtim të atij që vepron njësoj si ju?Atëherë pas çdo namazi thoni subhanallah tridhjetë e tri herë; elhamdu lilah tridhjetë e tri herë dhe Allahu ekber tridhjetë e tri herë.” (Mutefekun alejhi, Buhariu dhe Muslimi.)

Së dyti: Namazi i jacisë dhe i sabahut me xhemat.

Ukbeja bin Andul Gaffari ka thënë: “Namazi i jacisë me xhemat është si një haxh dhe namazi i sabahut me xhemat si një umre.”

Së treti: Namazi i sabahut me xhemat dhe dhikri deri pas lindjes së diellit dhe falja e dy rekateve.

Muhamedi salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Kush e fal sabahun me xhemat dhe qëndron duke përmendur Allahun derisa të lindë dielli, për të ka shpërblime si një haxhi dhe umre të plotë, të plotë të plotë.” (Shënon Tirmidhiu, Albani e vlerëson sahih.)

Së katërti: Falja e namazit me xhemat dhe falja e namazit vullnetar.

Kush shkon për t’i falur namazet obligative me xhemat është sikurse një haxhi dhe kush shkon për të falur namaz vullnetar është me vlerën e një umreje vullnetare.” (Sahihul Xhami, Albani e vlerëson hasen.)

Së pesti: Namazi në xhaminë Kuba.

Kush lahet në shtëpinë e vet, më pas vjen në xhaminë Kuba dhe falet në të, ka shpërblimin e një umreje.” (Shënon Imam Ahmedi, Albani e vlerëson sahih.)

Së gjashti: Falja e Fitër Bajramit dhe e Kurban Bajramit.

Ibni Rexhebi thotë: “Muhabef bin Selimi ka thënë: “Dalja në Fitër Bajram ka shpërblimin e një umreje dhe dalja në Kurban Bajram ka shpërblimin e një haxhi.”

  1. Projekti “KANATIRUL-FRIDVS”

(pasuria e grumbulluar në sasi të mëdha)

Muhamedi salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Kush fal namaz vullnetar me dhjetë ajete, nuk regjistrohet për gafil (neglizhent), kush falet me njëqind ajete shënohet prej kanitinëve (adhuruesve të devotshëm e të denjë) dhe kush fal namaz me një mijë ajete shënohet prej mukantirinëve (personi me pasuri të panumërt).” (Shënon Ebu Davudi)

Projekti ka të bëjë me faljen vullnetare për çdo natë me një mijë ajete, për çdo natë fiton pasuri të mëdha dhe të panumërta në xhenet. Por nëse nuk mund të falësh namaz vullnetar me një mijë ajete, fal namaz me njëqind ajete që të listohesh te “kanitinët”.

Hasan el-Basriu ka thënë: “Namazin e natës e lënë vetëm ata që kanë bërë gjynahe.”

Seid bin Xhubejri, kur hynin dhjetë ditët, angazhohej shumë në adhurim dhe thoshte: “Mos i fikni dritat në këto dhjetë net.”

Të mirat e namazit të natës:

ka në xhenet dhoma që anën e jashtme e sheh nga brenda, kurse anën e brendshme e sheh nga jashtë.

  1. Falësi i namazit të natës është njëri prej atyre të treve me të cilët Allahu qesh. E, kur Allahu qesh me robin e Tij, ai rob nuk do të ketë llogari.
  2. Namazi i natës është traditë e njerëzve të mirë. Muhamedi salallahu alejhi ve selem ka thënë për të: “Ështëtraditë e njerëzve të mirë para jush, afrim tek Allahu i Lartësuar, pengim nga mëkatet, shlyerje e gjynaheve dhe dëbon sëmundjen nga trupi.” (Shënon Tirmidhiu, Albani e vlerëson sahih.) Në këtë hadith ka pesë dobi të namazit të natës.
  3. Allahu e ka fshehur shpërblimin për falësin e namazit të natës dhe thotë: “Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë.” (Sexhde: 17)
  4. Namazi i natës në dynja e lehtëson qëndrimin në këmbë në Ditën e Gjykimit.
  5. Nëse e bën nijet për namaz të natës dhe nuk mund të ngrihesh, të regjistrohet nijeti i bërë. Muhamedi salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Kur një njeri duke falur namazin e natës e mund gjumi, Allahu i Lartësuar ia shënon shpërblimin e namazit dhe gjumin sadaka.” (Shënon Tirmidhiu, Albani e vlerëson sahih.)

  1. Projekti i vëllazërisë për Allahun

Prej robërve të Allahut ka njerëz të tillë që nuk janë Pejgamberë e as shehidë, ndërsa Pejgamberët dhe shehidët këta i shikojnë me kënaqësi për pozitën që kanë ata tek Allahu i Lartësuar.” I thanë: “O i Dërguar i Allahut, na trego kush janë këta.” Tha: “Ata janë një popull që janë dashur për Allahun, nuk kanë qenë familjarë mes vete e as që i ka lidhur pasuria. Por, pasha Allahun, vërtet fytyrat e tyre janë me nur (dritë) dhe ata janë në dritë, ata nuk frikësohen kur frikësohen njerëzit dhe nuk pikëllohen kur mërziten njerëzit”, dhe lexoi ajetin: “Pa dyshim, miqtë e Allahut nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar dhe as për t’u dëshpëruar.” (Junus, 62)

Po të propozoj që së paku një herë në këto dhjetë ditë t’i ftosh shokët e tu për iftar. Para akshamit bëni vetëm gjysmë ore dhikër e dua, kurse pas iftarit edhe një gjysmë ore dhe dëgjoni Kuran. Më pas dhuroju ndonjë libër ose CD, që të fitosh:

  1. Sevapin e agjëruesit;
  2. Sevapin e davetit në rrugën e Allahut;
  3. Sevapin e urdhërimit në të mirë dhe ndalimit nga e keqja;
  4. Sevapin e ndihmës për të mirë.

  1. Projekti i lidhjes familjare

Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “O njerëz! Jepni selam (përshëndetuni), jepni ushqim, mbani lidhjet farefisnore, falni namaz natën kur njerëzit janë në gjumë, do të hyni në xhenet me selame. (Shënon Imam Ahmedi, Albani e vlerëson sahih.)

Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Farefisnia mbetet e varur tek Arshi dhe thotë: “Kush e vazhdon lidhjen me mua, ai ka vazhduar lidhjen me Allahun. E, kush ndërpret lidhjen me mua, ai ka ndërprerë lidhjen me Allahun.” (Shënon Muslimi)

Atëherë kujdesu që së paku një orë në ditë ta ndash për:

  1. T’u sjellë mirës ndaj prindërve;
  2. Të vizituar ndonjë të afërm;
  3. Të respektuar fqinjët;
  4. Të gëzuar muslimanët.

  1. Projekti i ditës së Arafatit

Vlerat e ditës së Arafatit:

  1. Në këtë ditë është plotësuar feja.

Kjo shpjegohet në disa aspekte:

–          Muslimanët nuk e kryenin më parë haxhin, derisa ai u bë detyrim dhe  kështu u kompletuan shtyllat e Islamit.

–          Allahu i Lartësuar e ktheu në rregullat e Ibrahimit, e mohoi shirkun dhe idhujtarët nuk u përzien më me muslimanët, u rrënuan shenjat e injorancës dhe u ndalua tavafi rreth Qabes lakuriq.

–          Pas kësaj dite nuk pati më dispozita mbi hallallin dhe haramin.

  1. Në këtë ditë u plotësua dhuntia e Allahut duke realizuar faljen.
  2. Është festë për pasuesit e Islamit.
  3. Është ditë çift. Allahu i Lartësuar thotë: “Betohem për çiftin dhe tekun.” (Fexhër: 3), kurse teku është dita e Bajramit.
  4. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Nuk ka ditë më shumë që Allahu liron njerëz nga zjarri sesa në ditën e Arafatit. Ai afrohet dhe pastaj mburret me ta para melaikeve duke u thënë: “Çfarë dëshirojnë këta?” (Shënon Muslimi)
  5. Arafati është ndër ditët më të vlefshme. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Dita e Arafatit është njëra ndër ditët më të vlefshme.” (Shënon Ebu Davudi, Albani e vlerëson sahih.)
  6. Është dita e haxhit.
  7. Është dita e faljes së mëkateve. Transmetohet në formën mevkuf nga Ibni Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili ka thënë: “Muhamedi salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Nuk mbetet askush në ditën e Arafatit që ka sado pak iman e të mos jetë falur.” Një njeri i tha: “O i Dërguar i Allahut! Ata që janë në Arafat apo njerëzit në përgjithësi?” Tha: “Të gjithë njerëzit në përgjithësi.” (Shënon Abd bin Hamid në “Musnedin” e tij, 842.)
  8. Aliu, biri i Ebu Talibit, thotë: “Nuk ka ditë në tokë që Allahu nuk liron nga zjarri. Kurse dita që lirohen më së shumti është dita e Arafatit. Atëherë shpeshtoni lutjen: “O Allah, liroje qafën time nga zjarri.”
  9.  Agjërimi i ditës së Arafatit shlyen mëkatet e dy viteve.

Vëlla i dashur!

A e ke kuptuar vlerën e kësaj dite?

Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Për agjërimin e ditës së Arafatit shpresoj se Allahu fal mëkatet e vitit të kaluar dhe të vitit të ardhshëm.” (Shënon Muslimi)

Atëherë së bashku le të bëjmë një llogari: agjërim 12 orë baras me 24 muaj falje.

Agjërim 12 orë = Falje 24 muaj

Le të bëjmë edhe një llogari:

1 orë agjërim = 2-muaj falje

Domethënë për çdo 60 minuta agjërim, 60 ditë falje.

A është ndonjë i mençur që dëshiron ta humbasë minutën? Pa dyshim që jo.

  1. Projekti i ditës së Bajramit

Kujdes, shumë kujdes, pasi sezoni i mirësive nuk ka përfunduar. Kjo ditë është dita e dhjetë e Dhul-hixhes. Vlera e veprave të mira vazhdon. Mos e humb kohën në këtë ditë me gjëra të padobishme.

Bajramin mos e llogarit si festë duke bërë mëkat. Kujto urtësitë e Bajramit, si një ditë falënderimi, përkujtimi, bamirësie. Kujdes që të mos të biesh në gjëra të ndaluara (harame), si muzika, përzierja e gjinive etj., që të mos jenë shkak për degradimin e veprave të mira që ke vepruar gjatë dhjetë ditëve.

Mëso se dita më me vlerë e vitit është dita e Bajramit. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Dita më e vlefshme tek Allahu është dita e Bajramit, pastaj dita që vjen pas saj.”

Plani i kësaj dite:

  1. Fillo me namazin e Bajramit, duke qenë i gëzuar dhe i qeshur para muslimanëve.
  2. Mbaj lidhjet me farefisin, prindërit, të afërmit, shokët.
  3. Ther kurban.

 

Shanset e arta

  1. Çdo ditë ti ndërton nga një shtëpi në xhenet nëse fal vetëm 12 rekate sunete.  “Nëse një rob musliman i fal për Allahun çdo ditë nga 12 rekate vullnetare, që nuk janë detyrim (farz), Allahu ia ndërton një shtëpi në xhenet.” (Shënon Muslimi) Llogarit pak: për 10 ditë, dhjetë shtëpi në xhenet.
  2. Çdo ditë ti ndërton nga një pallat në xhenet. Lexo suren Ihlas (Kulhuvallahu ehad…) 10 herë në ditë dhe çdo ditë Allahu ta ndërton një pallat në xhenet. Muhamedi salallahu alejhi ve selem thotë: “Kush lexon “Kulhuvallahu ehad” dhjetë herë, i ndërtohet një pallat në xhenet.” (Shënon Daremiu, 3429, është mursel.)
  3. Mos harro t’i gëzosh familjet e varfra duke i vizituar para Bajramit dhe duke u dhuruar para, ushqime e rroba.
  4. Mundohu ta praktikosh premtimin e Muhamedit salallahu alejhi ve selem që brenda ditës të realizohen agjërimi, përcjellja e xhenazes, vizita e të sëmurit, sadakaja, se të hapen të gjitha dyert e xhenetit.

Hyrje
Vlera e dhjetëditëshit të Dhul-hixhes
1 – Projekti i Kuranit
2 – Projekti i banketit për çdo namaz
3 – Projekti i “dhikrit”
4 – Projekti i agjërimit
5 – Projekti i haxhit dhe umres
6 – Projekti “KANATIRUL-FRIDVS”
7 – Projekti i vëllazërisë për Allahun
8  – Projekti i lidhjes familjare
9 – Projekti i ditës së Arafatit
10 – Projekti i ditës së Bajramit
Shanset e arta

Përktheu dhe përshtatiUlvi Fejzullahu

Burimi; albislam.com

NA NDIQNI NË