Arhiva DitoreSep 5, 2014

0 6269

Mexhliset ku përmendet Allahu, azze ue xhel, janë mexhliset më të pastra, më me vlerë, më të dobishmet, më madhështore dhe më të respektuara tek Allahu.

Përcillen shume citate rreth vlerës së këtyre mexhliseve, se ato janë jetë për zemrat, rritje për besimin, përmirësues dhe pastrim për njeriun, në krahasim me mexhliset e shkujdesjes ku nuk përmendet Allahu. Nuk ngritet njeriu prej atyre mexhliseve përveçse me besim më të mangët, me zemër më të dobët, ku për të do të bëhet pikëllim, brenga dhe pendim.

Të parët tanë këtyre mexhliseve i kushtonin rëndësi të veçantë dhe i respektonin shumë.

Abdullah ibën Revaha, radijallahu anhu, i kapte për dore disa prej shokëve të tij dhe u thoshte: “Ejani të besojmë disa çaste, ejani ta përmendim Allahun, ta rrisim besimin duke iu nënshtruar, e ndoshta Ai na përmend me falje.”

Umejr el Hatamij, radijallahu anhu, thoshte: “Besimi rritet dhe pakësohet.” – U pyet se çka e rrit dhe pakëson? – Tha: “Kur e përmendim Allahun, azze ue xhel, dhe e falënderojmë dhe e lartësojmë, kjo e rrit besimin. Kur e neglizhojmë, e humbim dhe e harrojmë, kjo e pakëson besimin.”

Mexhliset ku përmendet Allahu janë kopshtet e xhenetit në tokë. Imam Ahmedi dhe Tirmidhiu transmetojnë prej Enes ibën Malik, radijallahu anhu,  se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kur të kaloni nëpër kopshtet e xhenetit, qëndroni në to.” I thanë: “Cilat janë kopshtet e xhenetit?” U përgjigj: “Ato janë mexhliset ku përmendet Allahu.”

Ibën Ebi Dunja dhe Hakimi na përcjellin prej Xhabir ibën Abdullah, radijallahu anhu, i cili thotë: Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, një ditë doli dhe na tha: “O ju njerëz, qëndroni në kopshtet e xhenetit.” – O i Dërguar i Allahut, cilat janë kopshtet e xhenetit? – U përgjigj: “Ato janë mexhliset ku përmendet Allahu.” – Pastaj tha: “Ngrihuni, shkoni dhe përmendeni Allahun. Ai i cili dëshiron ta di pozitën e tij te Allahu, le ta shikon pozitën e Allahut në veten e vet, se Allahu ia jep pozitën robit të Tij aq sa i jep robi  pozitën e Allahut në vete.”

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kush dëshiron të jetojë në kopshtet e xhenetit të dynjasë, le të bëhet banor i mexhliseve ku përmendet Allahu, se ato janë kopshtet e xhenetit.”

Mexhliset ku përmendet Allahu janë mexhlise të melekëve. Ato nuk kanë mexhlise të tjera në dynja, përveç se mexhliseve ku përmendet Allahu.

Ebu Hurejra, radijallahu anhu, na përcjell se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Allahu ka caktuar melaqe që shëtisin nëpër rrugë duke kërkuar ata që përmendin Allahun. Dhe nëse gjejnë ndonjë grup që përmendin Allahun, i thonë: Na i tregoni nevojat tuaja, dhe i rrethojnë me krahët e tyre deri në qiellin e dynjasë. Allahu i pyet melekët, ndërkohë që Ai e di më mirë: “Çfarë po thonë robërit e Mi?” Melekët i përgjigjen: “Ty të lavdërojnë, o Allah, Ty të falënderojnë, Ty të madhërojnë dhe Ty të lartësojnë.” Allahu u thotë: “Vallë, a më kanë parë Mua?” I thonë: “Jo, pasha Tynuk të kanë parë.” Allahu iu thotë: “Po sikur të më shihnin Mua?” Melekët përgjigjen: “Sikur të kishin parë Ty, ata do të lavdëronin edhe më shumë, do të falënderonin edhe më shumë.” Allahu i pyet: “Çfarë kërkojnë prej meje?” I përgjigjen: “Xhenetin.” Allahu iu thotë: “Vallë a e kanë parë xhenetin?” I përgjigjen: “Jo, pasha Ty, nuk e kanë parë.”  Allahu u thotë: “Po sikur ta kishin parë?” I përgjigjen: “Do ta kërkonin pa pushim, dhe do të përpiqeshin me çdo kusht ta fitonin.” Allahu u thotë: “Nga se kërkojnë mbrojtje prej Meje?” I përgjigjen: “Nga zjarri i xhehenemit.” Allahu i pyet: “A e kanë parë atë?” I përgjigjen: “Jo, pasha Ty, nuk e kanë parë.” Allahu u thotë: “Po sikur ta kishin parë?” I përgjigjen: “Nëse do ta kishin parë atë, do t’i largoheshin e frikësoheshin akoma më shumë.” Allahu thotë: “O melaqet e Mia, Unë ju bëj dëshmitarë juve se Unë i kam falur ata.”  Një prej melekëve thotë: “O Allah, aty ndodhet një person i cili nuk është aty për tjetër pos për nevojat e veta.” Allahu thotë: “Tek ai mexhlis edhe ai që është rastësisht nuk do të dalë i humbur.”

Pra, mexhliset ku përmendet Allahu janë mexhlise të melekëve, ndërsa mexhliset e dëfrimit dhe neglizhencës janë mexhlise të shejtanëve. Çdonjëri shkon te ajo çka i përshtatet dhe i takon. Pra, le ta zgjedhë njeriu më të mirën dhe atë që më së shumti e mahnit. Ai që rri me atë që e përmend Allahun është i lumtur, në krahasim me atë që është i shkujdesur dhe dëfryes. Ai e dëmton shokun dhe e bën të palumtur.

Mexhliset ku përmendet Allahu e mbrojnë njeriun prej pikëllimit dhe pendimit në ditën e Kiametit, kurse mexhliset e dëfrimit do të jenë pikëllim dhe pendim ditën e Kiametit. Ebu Hurejra, radijallahu anhu, na përcjell se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem,ka thënë: “Kush ulet në një vend dhe nuk përmend Allahun, ajo tek Allahu është humbje kohe dhe do të pendohet, dhe kush shtrihet në një shtrat dhe nuk e përmend Allahun, tek Allahu është humbje e kotë dhe do të pendohet.”

Prej nderit të mexhliseve ku përmendet Allahu, është pozita e lartë e këtij mexhlisi tek Allahu dhe se Allahu krenohet para melekëve me ata të cilët e përmendin Atë. Një ditë doli Muaviu, radijallahu anhu, dhe e gjeti një grup njerëzish në xhami, e i pyeti: “Pse jeni tubuar në këtë vend? Thanë: Jemi tubuar ta përmendim Allahun. U tha: Pasha Allahun, vetëm për këtë qëllim jeni tubuar? Thanë: Pasha Allahun, vetëm për këtë qëllim jemi tubuar. U tha: Unë nuk kërkova betimin prej jush nga shkaku se nuk ju besova, mirëpo askush s’ka qenë i afërt me të Dërguarin, sal-lallahu alejhi ue selem, sa kam qenë unë me të, e që ka transmetuar hadithe më shumë se unë. I Dërguari, sal-lallahu alejhi ue selem,  doli një ditë dhe gjeti një grup të shokëve të vet dhe i pyeti: “Pse jeni tubuar?” I thanë: Jemi tubuar ta përmendim Allahun dhe ta falënderojmë që na ka udhëzuar në Islam e na ka dhënë këtë dhuratë. U tha: “Pashë Allahun, vetëm për këtë shkak jeni tubuar?” Thanë: Po, vetëm për këtë qëllim jemi tubuar. U tha: “Unë nuk kërkova prej jush betimin pse nuk ju besova, mirëpo më erdhi Xhibrili, alejhi selam, dhe më lajmëroi se Allahu me ju krenohet para melekëve”.

Mexhliset ku përmendet Allahu janë shkak për zbritjen e qetësisë shpirtërore, kaplimin e mëshirës dhe rrethimin e melekëve. Muslimi transmeton prej Ebu Muslim el Egër, radijallahu anhu, i cili thotë: Dëshmoj për Ebu Hurejrën dhe Ebu Seidin se ata kanë dëshmuar për Pejgamberin, sal-allahu alejhi ue selem, se ai ka thënë: “Nuk ulet një popull në një mexhlis ku përmendet Allahu, përveçse i mbulon mëshira e Allahut, i rrethojnë melekët dhe Allahu i përmend në mesin e atyre që janë tek Ai.”

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Mexhliset ku përmendet Allahu janë shkak i madh për mbrojtjen e gjuhës dhe mbrojtjen e saj prej fyerjeve dhe bartjes së fjalëve, prej sjelljeve të pamoralshme dhe prej së kotës. Njeriu patjetër detyrohet që të flasë. Në rast se nuk flet duke e përmend Allahun, dhe duke i përmend urdhëresat e Tij, dhe nuk flet diçka të mirë dhe të dobishme, atëherë ai patjetër do t’i bëjë ato mëkate. Kush e ushtron gjuhën e tij në përmendjen e Allahut e mbron gjuhën e tij prej të kotës dhe dërdëllitjeve. Ndërsa kujt i thahet gjuha prej përmendjes së Allahut, do të flas çdo të kotë, gjepura dhe çdo gjë të pamoralshme.”

E lus Allahun azze ue xhel që ta plotëson kohën tonë me adhurim, dhe mexhliset e tona t’i bëjë mexhlise ku përmendet, falënderohet dhe madhërohet emri i Tij, dhe të na mbrojë prej mexhliseve të dëfrimit dhe të kotës, se vetëm prej Tij kërkohet ndihmë dhe vetëm Ai është që mundet t’i plotëson dëshirat e robërve të Tij.

Burimi: albislam.com

Nga arabishtja: Irfan Jahiu

0 13563

Dita e xhumasë është ajo ditë për të cilën Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Dita më e mirë që ka lindur dielli është dita e xhumasë”.

Ibën Kajimi ,Allahu e mëshiroftë thotë: “Prej udhëzimit të Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, ishte madhërimi i kësaj dite, fisnikërimi i saj, dhe dallimi i saj me adhurime në krahasim me ditët tjera.”

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, numëroi më shumë se tridhjetë veçori dhe vlera për këtë ditë të madhe, dhe prej tyre do t’i cekim disa më kryesore.

1- Dita e xhumasë është ditë feste që përsëritet. Në këtë ditë ndalohet agjërimi ndarazi prej ditëve tjera, kështu që me këtë kundërshtohen krishterët dhe jehuditë, dhe i jepet mundësi muslimanit që të forcohet për disa adhurime të posaçme të kësaj dite si, namazi, lutjet, e tjerë. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Me të vërtetë dita e xhumasë është ditë feste, dhe ditën e festës mos e bëni ditë agjërimi, përveçse nëse ia bashkëngjitni një ditë para ose pas.”

2- Dita e xhumasë është dita e “tepricës”, dita kur i shfaqet Allahu azze ue xhel besimtarëve në xhenet. Allahu azze ue xhel thotë: “Aty do të kenë çfarë të duan – e prej Nesh (do të kenë) edhe më shumë.” Kaf 35. 

                                            

Enes ibën Malik, radijallahu anhu, thotë: “I paraqitet Allahu azze ue xhel besimtarëve në xhenet çdo xhuma.”

3- Dita e xhumasë është prej ditëve më të mira. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Dita më e mirë që ka lindur dielli është dita e xhumasë”.

4- Në këtë ditë ka një orë në të cilën pranohet duaja. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Në këtë ditë gjendet një orë, nëse e takon një rob musliman duke u falur dhe kërkon prej Allahut azze ue xhel diç, Allahu ia jep atë”. 

5- Në këtë ditë pëlqehet veprimi i veprave të mira. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Ai i cili i vepron këto pesë vepra brenda dite, Allahu azze ue xhel e shënon prej banorëve të xhenetit: Viziton të sëmurin, prezanton në xhenaze, agjëron këtë ditë, shkon në xhami për faljen e namazit të xhumasë, dhe liron një rob.”

Sqarim: Agjërimi që ceket në këtë hadith është agjërimi i cili bie në këtë ditë pa qëllim veçimi të kësaj dite, siç e ceka më lartë.

6- Kjo ditë është dita kur do të ndodhë Kiameti. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “S’do të ndodhë Kiameti përveçse në ditën e xhuma.”

7- Kjo ditë është dita kur falen mëkatet. Transmeton Selman el Farisij, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Një njeri që pastrohet në ditën e xhuma, e pastron veten e tij me sa të mundet, i lyen flokët me vaj ose parfumohet nga parfumet e shtëpisë së tij, shkon në xhami dhe nuk shkakton ndarje mes njerëzve (që janë ulur), falet ashtu siç e ka urdhëruar Allahu dhe pastaj dëgjon me vëmendje atë që thotë imami, do t`i falen të gjitha mëkatet nga e xhumaja deri në xhumanë tjetër.”

8- Ai i cili shkon për ta falur namazin e xhumasë duke ecur në këmbë, ka shpërblim të madh. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Kush pastrohet ditën e xhuma dhe rregullohet sa më mirë që është e mundshme, dhe shpejton sa më herët që është e mundshme, e shkon në këmbë e jo duke kalëruar, pastaj i afrohet imamit, e përcjell hutben me vëmendje pa kurrfarë lëvizje të palejueshme (më gjymtyrë ose me gojë) do të ketë shpërblim sikur të ketë agjëruar dhe të jetë  falur tërë vitin.”

9- Xhumaja deri në xhumanë tjetër është shkak për faljen e mëkateve mes tyre, dhe për tri ditë të tjera shtesë.Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Ai i cili pastron trupin ditën e xhuma, pastaj niset për ta falur namazin, i falë ato që është i detyruar t’i falë, e dëgjon hutben me vëmendje, pastaj falet me imamin, Allahu azze ue xhel ia falë mëkatet nga kjo xhuma deri në xhumanë tjetër, dhe për tri ditë të tjera shtesë.

Mëkatet e përmendura në këtë hadith janë mëkate të vogla, ashtu siç ka transmetuar Ibën Maxhe nga Ebu Hurejra fjalët e mëposhtme: “Për ata që nuk kanë bërë mëkate të mëdha”.

10- Vdekja e një muslimani ditën apo natën e xhumasë, është prej shenjave të përfundimit të mirë. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Ai i cili vdes ditën apo natën e xhumasë, i shmanget sprovës së varrit.”

11- Dhënia e lëmoshës në këtë ditë është më e mirë se në ditët tjera. Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Lëmosha e kësaj dite krahas ditëve tjera javore, është si lëmosha e muajit Ramazan krahas muajve tjerë.”

Pastaj tha: “E shihja ibën Tejmijën, Allahu e mëshiroftë, se kur dilte prej shtëpie për ta falur namazin e xhumasë, merrte me vete bukë apo çka gjente në shtëpi dhe e jepte si lëmoshë fshehurazi.”

Këto ishin disa prej veçorive të kësaj dite të madhe, dhe po të kishte kjo ditë vetëm një nga veçoritë që i cekëm, do të ishte e mjaftueshme për muslimanin në rast se e praktikonte dhe kujdesej për të.

Burimi: albislam.com

0 1995

Allahu azze ue xhel në Kuran thotë: “Mos ia merrni pasurinë njëri-tjetrit padrejtësisht! Dhe mos u bëni mitëdhënës te gjykatësit për t’ua përvetësuar në mënyrë të paligjshme dhe me vetëdije njerëzve një pjesë të mallit” Bekare 188.

Ibën Abasi, Allahu e mëshiroftë, e komenton këtë ajet dhe thotë: “Ky ajet ka zbritur për atë njeri i cili e merr pasurinë e huaj dhe për të s’ka argument, e pastaj kur akuzohet për këtë vepër, e mohon dhe i akuzon te gjykatësi, e ai e di shumë mirë se nuk ka të drejtë dhe se ai është mëkatar, ngrënës i pasurisë haram. “

Allahu azze ue xhel në një ajet tjetër thotë: “Vërtet, ata që shpenzojnë pasurinë e jetimit pa të drejtë, vetëm mbushin barkun e tyre me zjarr dhe ata do të digjen në zjarrin flakërues” Nisa 10

Imam Ahmedi në Musnedin e tij, transmeton prej Kab ibën Ajad, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem,thotë: “Çdo ummet e ka sprovën e vet, dhe sprova e ummetit tim është pasuria “.

Siç e shohim, sot shumicës së njerëzve nuk i intereson se prej nga e fitojnë pasurinë, prej hallallit apo prej haramit. Këtë e vërteton edhe Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, kur thotë: “Do të vij një kohë kur njerëzve nuk ju intereson se prej nga e fitojnë pasurinë, prej hallallit apo prej haramit “.

Ibën Mubareku, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ta refuzoj një dërhem për të cilin dyshoj se është i fituar në haram, është më e dashur te unë se sa të jap lëmoshë njëqindmijë dërhem “.

Omeri, radijallahu anhu, thoshte: “I braktisnim nëntë nga dhjetë të hallallit, vetëm që mos të binim në haram”.

Këtë e vepronte, radijallahu anhu, duke iu nënshtruar dhe përulur fjalës së Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, në hadithin që e përcjell Numan ibën Beshiri:

“Vërtet e lejuara (hallalli) është e qartë, por edhe e ndaluara (harami) është e qartë. Ndërmjet tyre janë gjërat e dyshimta, të cilat shumë njerëz nuk i dinë. Kush mbrohet nga gjërat e dyshimta, e ka siguruar fenë dhe nderin, ndërsa kush bie në gjërat e dyshimta, ka rënë në të ndaluarën, ngjashëm sikur bariu i cili e ruan kopenë rreth vendit (kullotës) të ndaluar, dhe në çdo çast kopeja mund t’i ikë dhe të kullosë në të.”

Një prej formave dhe pamjeve të ngrënies së pasurisë haram është  kamata, të cilën Allahu dhe i Dërguari i Tij e kanë ndaluar rreptësisht, dhe e kanë mallkuar ngrënësin e saj, shkruesin e saj dhe dëshmitarët. Allahu azze ue xhel thotë: “O ju që keni besuar! Ta keni frikë Allahun dhe hiqni dorë nga kamata, nëse jeni besimtarë të vërtetë” Bekare 278.

Sot disa njerëz garojnë në blerjen e aksioneve prej bankave të cilat punojnë me kamatë, kurse disa të tjerë i deponojnë të hollat e tyre nëpër banka dhe banka çdo muaj i jep përqindje të cilën e quan dobi, por në fakt kjo është kamatë.

Komisioni i Përhershëm i Fetvave dhe i Hulumtimeve të Arabisë Saudite kanë dalë me një deklaratë ku e ndalojnë rreptësisht përdorimin e kartelave kreditore, për shkak se ajo bën pjesë në kamatë. Banka me këtë kartelë myshteriut të saj ia mundëson që të blen çka dëshiron deri në një limit të caktuar, dhe në fund myshteriu obligohet që t’ia kthejë bankës ato të holla në një afat të caktuar. Në rast se s’mundet t’i kthejë në afatin e caktuar, atëherë banka për çdo vonesë i merr më tepër të holla se sa i ka borxh, dhe kjo është kamatë.

Prej formave të ngrënies së pasurisë haram është padrejtësia ndaj rrogave të punëtorëve dhe mosdhënia e të drejtave të tyre në kohën e duhur.

Po ashtu një prej formave tjera është edhe dukuria që e hasim nëpër tregje, e ajo është betimet e rrejshme në Allahun azze ue xhel se malli është i mirë pa të meta, apo mashtrimet e ndryshme që i bëjnë shitësit në shitblerje.

Ngrënësi i pasurisë haram e rrezikon veten e tij me dënimin e Allahut në dynja, në varr dhe në ahiret.

Në dynja dënimi i tij është humbja e pasurisë, ngritja e bereqetit prej saj, fatkeqësi në trupin e tij, etj, siç na njofton Allahu azze ue xhel“Allahu ia heq çdo përfitim kamatës, kurse e rrit përfitimin e bamirësisë. Allahu nuk i do ata që janë mohues – gjynahqarë” Bekare 286.

Për dënimin e tij në varr, argument është hadithi që na përcjell imam Buhariu në Sahihin e tij, se një rob ishte me Pejgamberin ,sal-allahu alejhi ue selem, në luftën e Hajberit, ku edhe ndërroi jetë prej një shigjete, e cila kishte devijuar objektivin dhe e goditi papritmas. Sahabët e përgëzuan me xhenet duke menduar se ka vdekur si dëshmor, mirëpo Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, tha: “Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im, veshjen që ai mori nga plaçka në ditën e Hajberit kur ajo nuk ishte ndarë ende, është duke e djegur atë me zjarr.” Kur njerëzit i dëgjuan fjalët e Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, u paraqit një njeri me një apo dy lidhëse të nallaneve dhe tha: Këto i kam veshur para se me u nda pasuriaPejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem,tha: “Këto lidhëse janë prej zjarri ” .

Këto gjëra edhe pse kanë qenë të vogla dhe jo me vlerë të madhe, pronari i tyre s’ka shpëtuar prej dënimit të ngrënies së pasurisë haram.

Ndërsa, në ahiret dënimi i tij është atë që na përcjell Kab ibën Uxhrete, i cili na njofton se  Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, i ka thënë: “O Kab, nuk shtohet në trup mish i rritur prej të paligjshmes dhe të ndaluarës, përveç që zjarri të jetë më meritor për të. “

Prej dënimeve që e godasin ngrënësin e pasurisë haram është edhe mospranimi i lutjeve dhe i adhurimeve.

Ebu Hurejra transmeton se i Dërguari i Allahut, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Vërtet Allahu është i mirë dhe nuk pranon përveç të mirës, dhe vërtet Allahu u ka urdhëruar besimtarëve atë që u ka urdhëruar të dërguarve. Allahu azze ue xhel ka thënë:“O të dërguar! Hani nga të lejuarat dhe bëni vepra të mira! Vërtet, Unë e di mirë çfarë bëni ju!”  Dhe ka thënë: “O ju besimdrejtë, hani gjërat e mira me të cilat ju kemi furnizuar.” Pastaj e përmendi njeriun, i cili ka udhëtuar gjatë me flokë të shpupuritura dhe të pluhurosura, dhe i cili i shtriu duart e tij kah qielli: O Zot, o Zot! Kurse ushqimi i tij është haram, dhe pija e tij haram, dhe veshmbathja e tij haram, dhe është ushqyer me haram. E si do t’i pranohet lutja e tij! “

Ky hadith është paralajmërues për një grup njerëzish të cilët i ka mashtruar shejtani dhe u ka zbukuruar veprat e tyre të liga. Ata pasurinë e tyre e fitojnë prej haramit dhe hanë prej saj, e pastaj e shpenzojnë një pjesë prej saj në bërjen e veprave të mira, si: ndërtimin e xhamive, shkollave, spitaleve, etj, dhe mendojnë se me këto vepra ata e pastrojnë veten e tyre para Allahut.

Ky lloj njerëzish dënohen dy herë:

Herën e parë, Allahu nuk ua pranon veprat e tyre të mira që i shpenzojnë prej pasurisë haram, dhe argument për këtë e kemi fjalën e të Dërguarit të Allahut, sal-allahu alejhi ue selem: ” Vërtet Allahu është i mirë dhe nuk pranon përveç të mirës”.

Herën e dytë, Allahu i dënon për këtë pasuri dhe ditën e Gjykimit do të japin llogari për të.

Hauleh el Ensarije, radijallahu anha, na përcjell se i Dërguari i Allahut ,sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Disa njerëz zhyten(fusin dorën) në pasurinë e Allahut pa të drejtë, atyre ju takon zjarri (si ndëshkim) ditën e Kiametit.”

Sufjan Theurij ,Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ai i cili e shpenzon pasurinë e tij haram në adhurime dhe vepra të mira, është si ai i cili i pastron rrobat e tij me urinë, a dihet se rrobat pastrohen vetëm se me ujë, kurse mëkatet nuk i  pastron përveçse hallalli. “

 Burimi: albislam.com

Përktheu: Irfan Jahiu

0 2012

Allahu, subhanehu ue teala, në ajetin 87 të kaptinës Saffat thotë: “Çfarë mendoni ju për Zotin e gjithësisë?” Shumica e mufesirëve, këtë ajet madhështor,  me mënyrën e të shprehurit dhe me  kuptimet që i ngërthen, e komentojnë me fjalët: Çfarë mendoni për Zotin e gjithësisë, si do të veprojë Ai me juve kur të takoheni me Të duke i përshkruar të barabartë Atij?!

Unë këtë komentim do ta kisha plotësuar me kuptimin e parë i cili i bie ndërmend njeriut pasi të lexon ajetin, e ai është se shumë prej njerëzve kanë mendim të keq për Zotin e gjithësisë duke i atribuuar Atij mangësi dhe paaftësi. Ky mendim i gabuar për Allahun pastaj u rezulton me adhurimin atyre që nuk meritojnë të adhurohen prej idhujve dhe putave. Atij që thellësisht mendon rreth ajetit në fjalë i del bëhet më se e qartë se shirku është pasojë e mendimit të gabuar për Allahun, subhanehu ue teala.

Çifutët, të krishterët dhe disa mushrikë arabë, menduan keq për Allahu, duke i atribuuar Atij mangësi siç është fëmija. Përgjigja Kuranore në vete përfshiu edhe kuptimin e gabuar që ata e kishin për Allahun, subhanehu ue teala.

“Ata thonë: “Allahu ka bërë një fëmijë”. I Lavdishëm dhe i Lartësuar qoftë Ai! Përkundrazi, Atij i përket çdo gjë që gjendet në qiej e në Tokë dhe Atij i nënshtrohet gjithçka.”  (El Bekare, 116)

Mosbesimtarët e Mekes menduan se Allahu është i paaftë tu jep jetë dhe ti ringjall të vdekurit,  ti tuboi ata në një vend për të dhënë llogari. Allahu, subhanehu ue teala, u përgjigj: “A nuk e shohin ata se Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe Tokën pa u lodhur aspak në krijimin e tyre, është i Fuqishëm t’i ngjallë të vdekurit? Po, Ai është vërtet i Fuqishëm për çdo gjë.” (El Ahkaf, 33)

Një grup tjetër menduan se Allahu, nuk di më shumë  se sa është dituria e tyre dhe e morrin përgjigjen: “Ju nuk u fshehët, që kundër jush të mos dëshmonin veshët, sytë e lëkura juaj, por ngaqë besonit se Allahu nuk i dinte shumë nga ato që bënit. Ky mendim që keni pasur për Zotin tuaj, ju shkatërroi e ju u bëtë humbës.”  (Fussilet, 22-23)

Pas kësaj me bindje të plotë themi se imani buron nga mendimi i mirë për Zotin e gjithësisë, me kuptimin e gjerë dhe të saktë të kësaj fjalie. Ky mendim i mirë manifestohet me njësim të Allahut si Zot që meriton të adhurohet, me besim të paluhatshëm se Allahu është Ai që krijon, u jep jetë dhe shkakton vdekjen e krijesave, krijon dhe furnizon dhe është i Vetmi që me adhurime njësohet.

Besimtari me mendimin e mirë që e ka për Allahun, kupton se Allahu është Mëshiruesi, i Cili i thërret robërit e tij të pendohet që t’ua pranon pendimin, të kërkojnë falje e që Zoti t’i falë ata. Ai në Kuranin Famëlartë e bënë këtë thirrje: “Lutmuni Mua, se do t’ju përgjigjem!” (El Gafir, 60) dhe qartë tregon se: “Ai e pranon pendimin e robërvet të Vet, i fal gjynahet dhe i di të gjitha çfarë punoni ju.” (Esh Shura, 25)

Këto janë mirësitë dhe mëshira e Allahut ndaj robërve dhe të zgjedhurve të Tij.

Historianët e përmendin rastin e Haxhxhaxh b. Jusuf Thekafiut i cili në pragun e vdekjes i ka thënë këto fjalë: “O Allah më fal mua sepse njerëzit pretendojnë se Ti nuk do të më falësh mua.”

Omer b. Abdul Azizi thoshte: “Për dy gjëra ia kam zili Haxhxhaxhit, për madhërimin  që ia bënte Kuranit dhe bartësve të Kuranit dhe për fjalën që e tha në prag të vdekjes: O Allah më fal mua sepse njerëzit pretendojnë se Ti nuk do të më falësh mua.

Prej mendimit të mirë për Allahun është se Allahu nuk do ta humb shpërblimin e mirëbërësve.

Ai që e përmirëson fshehtësinë e tij, kujdeset për nijetin e tij, veprat e tij i bën në pajtim me sunetin e Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, Allahu do ti regjistron veprat e tij dhe do ta shpërblen atë me mirësinë e Tij, e kush i përmbahet premtimit të dhënë  më fort se Allahu, subhanehu ue teala?

Lum për ata që të bashkuar falin namazet,  që në rrugë të Allahut, shpenzojnë shumë nga pasuria e tyre, që u përmbahen marrëveshjeve dhe që madhërojnë Allahun, duke ua besuar amanetet pronarëve të tyre. Allahu na bëftë prej atyre që mendojnë mirë për Allahun dhe që vërtetë mbështeten vetëm tek Allahu.

Burimi: albislam.com

Përktheu: Talha Kurtishi

0 1944

I falënderuar qoftë Allahu, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Zotit të botëve, Muhamedin, sal-lallahu alejhi ue selem, të zgjedhurin dhe më fisnikun e njerëzimit.


Janë dy të vërteta që duhet të kuptohen mirë nga përmirësuesit që synojnë reformat rrënjësore:

E vërteta e parë: Ardhmëria i takon Islamit dhe përfundimi i mirë do t’u takon besimtarëve të devotshëm. Ky realitet shihet qartë në tekstet e Kur’anit. Allahu, subhanehu ue teala, thotë:

 “Ne patjetër do të ndihmojmë të dërguarit tanë në jetën e kësaj bote, edhe ata që besuan, e edhe në ditën e prezantimit të dëshmive.” (Gafir, 51)

 “Obligim Yni ishte të ndihmojmë besimtarët.” (Rum, 47)

E vërteta e dytë: Allahu, subhanehu ue teala, ndihmon atë që e ndihmon fenë e tij dhe që kapët fortë për mësimet e saj. Në të njëjtën kohë ndëshkon atë që tradhton fenë e tij dhe pason epshin…

 “E Allahu patjetër do ta ndihmojë atë që ndihmon rrugën e Tij, se Allahu është shumë i fuqishëm dhe gjithnjë triumfues” (Haxhxh, 40)

 “O besimtarë, nëse ju ndihmoni (fenë) Allahun, Ai ju ndihmon juve dhe u forcon këmbët tuaja.” (Muhammed, 7)

 “Sepse vetëm Allahu është ndihmëtar i juaji dhe Ai është më i miri ndihmës.” (Ali Imran, 150)

 “Derisa të dërguarit gati e humbnin shpresën (se do t’i besojë populli), dhe menduan se u përgënjeshtruan (pse ende nuk i kapi dënimi), atëherë u erdhi atyre (të dërguarve) ndihma Jonë. Ne e shpëtuam atë që deshëm. E dënimi Ynë kundër popullit idhujtar nuk zmbrapset.” (Jusuf, 110)

Me këto dy të vërteta do të ndalemi në disa pika:

1. Nuk ka vend për humbje të shpresës. Duhet të jemi të bindur se Allahu do të ndihmon besimin tonë dhe se feja jonë do të ngadhënjen, me optimizëm duhet të veprojmë për bashkim në bazat e vërteta të besimit. Optimizmi është element që ndikon pozitivisht në procesin e përmirësimit posaçërisht kur ka të bëj me një Ummet të kapluar me pesimizëm dhe ndjenja për disfatë.

2. Zbatimi i urdhrave fetare duke shprehur bindjen e plotë është çelësi i fitoreve dhe dera e mëkëmbjes në tokë. Krenaria, ngadhënjimi dhe fuqia nuk mundën të arrihen përpos me adhurim të sinqertë që buron nga bindja. Omeri, radijallahu anhu, thotë: “Ishim popull më i poshtëruar të cilin Allahu e ngriti me Islam dhe çdo herë kur të kërkojmë krenarinë me diç tjetër përpos Islamit Allahu do të na poshtëron” (Hakimi 1/130) Kështu kuptuam se krenaria dhe poshtërimi jonë janë në duart e tona këtë e vërteton edhe Kur’ani:

 “E kur juve u goditi një dështim (në Uhud) e që ju ia patët dhënë atë dyfish (armikut në Bedr), thatë: “Prej nga kjo”? Thuaj: “Ajo është nga vetë ju”! S’ka dyshim se Allahu është i plotfuqishëm për çdo send.” (Ali Imran, 165)

Veprat tona janë shkaku kryesor i asaj që na ndodhë dhe në të njëjtën kohë janë motivues për përmirësim dhe ndryshim.

3. Fitorja vonohet atëherë kur nuk plotësohen kushtet dhe kur ka pengesa për realizimin e saj. Ai që me vëmendje analizon gjendjen tonë do të sheh se dukuria “imani i dobët” është evidente. Kemi problem edhe me bazat e Imanit edhe me degat e tij në kohë që Ummeti fundoset nën valët e dyshimeve dhe epsheve. Jemi të përçarë dhe përçarjet shtohen dita ditës. Për hallin e Ummetit “kujdesen” ose muslimani me iman të dobët i cili duke realizuar interesin personal realizon aspiratat e armikut (ndoshta edhe pa vetëdije) ose munafikët që në gjoksin e tyre fshehin armiqësi të maskuar me maskën e besimit punojnë për shkatërrim të Islamit. Allahu na ndihmoftë

4. Me gjithë atë dobësi dhe mjerim gjendja akoma nuk deklinuar në nivelin e gjendjes së botë para se të dërgohet Muhammedi, sal-lallahu alejhi ue selem, për të cilët i Dërguari i Allahut sal-lallahu alejhi ue selem thotë: “Allahu i shikoi banoret e tokës dhe u hidhërua me të gjithë arabët dhe jo arabët përpos një pakicë prej ithtarëve të librit” (Muslim 2865).

Përkrah sëmundjeve të shumta prej të cilave vuan. Ummeti akoma është i gjallë dhe nuk ka vdekur. Posedon shumë elemente që ja garantojnë fitoren edhe pse akoma nuk i kanë përdorur në mënyrë të duhur

Nëse shikojmë metodën profetike në përmirësim do të shohim se Ai në procesin e përmirësimit ka ndjekur me tepër se një metodë për këta ata që synojnë përmirësimin duhet të ndjekin ato metoda në pajtim me elementin kohor. Defekti ndër ata që punojnë për përmirësim është i dukshëm. Disa prej tyre përshpejtojnë gjërat para kohës, disa të tjerë shohin xhihadin si zgjidhje e vetme, kurse disa të tjerë vrapojnë pas pushtetit duke e konsideruar si garant për përparim. Në mesin e tyre ka njerëz që stërmadhojnë gjërat pozitive duke i pakuar gjërat negative që janë bërë dukuri që shihet. Ata të mashtruarit nga shejtani me gjitha forcat mbrojnë të keqën dhe ndihmësit e saj. Gjithë këto nuk do t’i realizojnë aspiratat sepse mbështeten vetëm në disa prej elementeve të ngadhënjimit

5. Ai që me vëmendje analizon strategjinë e Muhammedit, sal-lallahu alejhi ue selem, do të sheh sakrificë të madhe dhe vendosmëri për ndryshim dhe përmirësim, zhvillim të thirrjes në etapa, butësi, urtësi, lutje për të, përkujdesje të veçantë për gjeneratat e ardhmërisë duke mos neglizhuar ata të pranishmit. Nëse do të formosh shtet Islam dhe të zbatosh ligjet e Allahut ndjeke rrugën e tij dhe mos hup shpesë sepse Allahu, subhanehu ue teala, thotë:

 “Allahu është mbizotërues i punës së vet, por shumica e njerëzve nuk e dinë (fshehtësinë e çështjeve).” (Jusuf, 21)

Burimi; albislam.com

Përshtati: Talha Kurtishi

NA NDIQNI NË