Arhiva DitoreSep 6, 2014

0 1859

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e devijon dhe kë e largon nga rruga e vërtet Ai s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të vërtet përveçse Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju muslimanë,

Koha është jeta e njeriut dhe gjëja më e shtrenjtë e tij, prandaj edhe konsiderohet si njëra prej begative më të mëdha që Allahu ia ka dhënë robit të Tij.

Muadh ibën Xhebeli, radijallahu anhu, na njofton se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë. “Nuk do të lëvizë këmba e asnjë robi Ditën e Kiametit, derisa të pyetet për katër çështje: Për jetën se si e kaloi. Për rininë se si e shfrytëzoi. Për pasurinë nga e fitoi dhe ku e harxhoi. Për diturinë se si punoi me të.”

Prej hadithit na bëhet e qartë se ditën e Kiametit robi i Allahut nuk e bën një hap, pa u marrë në llogari për jetën e tij në përgjithësi dhe rininë e tij në veçanti,  pastaj për pasurinë e tij si e ka fituar dhe shpenzuar dhe për kohën e tij se si dhe ku e ka kaluar.

Abdullah ibën Abasi, radijallahu anhu, transmeton se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Shumë njerëz nuk i shfrytëzojnë dy të mira: shëndetin dhe kohën e lirë.”

Po ashtu ibën Abasi, radijallahu anhu, na përcjell se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Shfrytëzoi pesë gjëra para pesë të tjerave: Rininë tënde para se të arrijë pleqëria. Shëndetin para se të arrijë sëmundja. Pasurinë para se të vijë varfëria. Kohën e lirë para se të zihesh me punë. Jetën tënde para se të vijë vdekja.”

Kush e njeh periudhën e selefit dhe i pason ata do të vëren se ata ishin njerëzit që më së shumti kujdeseshin për kohën e tyre.

Abdullah ibën Mesudi, radijallahu anhu, thoshte: “Nuk jam penduar gjatë jetës sime më shumë se atë ditë kur dielli ka perënduar dhe exheli më është afruar, ndërsa në llogarinë time nuk kam shtuar asnjë vepër të mirë.”

Çdo njeri i mençur në rast se i mediton këto hadithe do të vërejë se çdo njeri është përgjegjës për kohën dhe jetën e tij dhe se koha është mall i shtrenjtë me të cilën dinë të bëjnë tregti vetëm njerëzit e mençur. Për fat të keq rinia jonë është sprovuar në humbjen e kohës në gjëra të kota dhe i kanë harruar përgjegjësit  e tyre ndaj saj dhe e kanë neglizhuar thënien: “Koha është sikurse shpata. Po nuk e preve ti, të pret ajo ty.

Tani gjendemi në periudhën e pushimeve verore ku edhe njerëzit më së shumti e neglizhojnë shfrytëzimin e saj dhe investimin në të dhe për këtë shkak i zgjodhëm disa porosi me të cilat shpresojmë që t’i bëjnë dobi muslimanëve.

Porosia e parë: Mos u largoni prej Kuranit.

Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, në një hadith të gjatë të quajtur “hadithi i ëndrrës” të cilin na e përcjell Semure ibën Xhundub,radijallahu anhu, thotë: “Natën më erdhën dy burra dhe më thanë ec përpara. Vazhduam të ecim deri sa mbërritën pranë një burri të shtrirë me shpinë, te koka e të cilit qëndronte një burrë i cili ia thyente kokën me gurë. Kur e godiste guri rrokullisej dhe ai shkonte për ta marrë dhe nuk kthehej tek ai vetëm kur i mbyllej plaga dhe koka i kthehej në formën e mëparshme. Burri kthehej dhe e qëllonte sërish. I pyeta thotë Muhamedi, sal-allahu alejhi ue selem, se kush është ky? Thanë dy burrat: Ec përpara dhe pastaj më thanë. Ai që ia thyenin kokën ështënjeriu që ia mësoi Allahu Kuranin e nuk e lexoi gjatë natës dhe nuk punoi me të gjatë ditës. Kështu veprohet me këtë deri në Ditën e Gjykimit.”

Ebu Musa El-Esharij, radijallahu anhu, thotë se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Shembulli i besimtarit që lexon Kuranin, është sikurse shembulli i qitros, aroma e së cilës është e mirë dhe shijen e ka të mirë; shembulli i besimtarit që nuk e lexon Kuranin, është sikurse hurma, nuk ka erë, por shijen e ka të ëmbël; ndërsa shembulli i munafikut (hipokritit) i cili e lexon Kuranin, është sikurse shembulli i borzilokut, aroma e së cilës është e mirë, ndërsa shija e hidhët. Shembulli i munafikut i cili nuk e lexon Kuranin, është sikurse shembulli i kungullit të egër, që nuk ka aromë, kurse shijen e ka të hidhët.”

Këto hadithe duhet të jenë stimulim i mirë për çdo musliman pa marrë parasysh pozitën e tij jetësore dhe vendin ku gjendet, që t’ia jap besën vetes së tij se do të lexon diçka prej Kuranit tërë jetën e tij, e jo vetëm në periudhën e pushimeve verore.

Në vazhdim do ta paraqes një tabelë e cila do të ndihmon në mësimin përmendësh të Kuranit.

Numri i ajeteve Periudha Koha e përfundimit
Një ajet Çdo ditë 18 vite e 7 muaj e 9 ditë
Tre ajete Çdo ditë 5 vite e 10 muaj e 13 ditë
Pesëmbëdhjetë ajete Çdo ditë Një vit e dy muaj e një ditë
Njëzet ajete Çdo ditë Dhjetë muaj e gjashtëmbëdhjetë ditë
Një faqe Çdo ditë Një vit e tetë muaj e dymbëdhjetë ditë
Dy faqe Çdo ditë  Dhjetë muaj e gjashtë ditë

Porosia e dytë: Ngopja e mendjes dhe trurit me atë çka të bën dobi.

Ti o vëlla musliman, ky pushim është shans i mirë për lexim ditor që ti ta zgjerosh diapazonin tënd dhe ti shtosh informacionet e duhura që të nevojiten. Lexo libra të ndryshëm që shpirtrat anojnë nga ato dhe që nuk bien në kundërshtim me fenë e Allahut, azze ue xhel, duke mos e neglizhuar edhe leximin e librave fetarë sidomos ato libra të cilat i përmbajnë dispozitat e besimit, namazit dhe dispozitat e tjera fetare bazore.

Porosia e tretë: Mbaje lidhjen farefisnore.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju” Nisa 1.

Enes ibën Malik ,radijallahu anhu, na përcjell se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ai njeri që dëshiron t’i shtohet furnizimi dhe t’i zgjatet jeta, le t’i mbajë marrëdhëniet farefisnore.”

Xhubejr ibën Mutim, radijallahu anhu, thotë se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Nuk hyn në Xhenet ai i cili këput lidhjet farefisnore.”

Ebu Hurejra, radijallahu anhu, transmeton se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush i beson Allahut dhe ditës së Kiametit le t’i mbajë lidhjet farefisnore.”

A ka më mirë se një njeri të kujdeset për familjen e tij, të pyet se a ka nevojtar e t’i ndihmon, dhe a ka të sëmur e ta viziton. Kjo i shton të mirat, dashurinë dhe afërsinë mes farefisit. Në rast se nuk mundesh t’i vizitosh le të jetë telefoni yt i bekuar me të cilin do t’i mbash lidhjet farefisnore, sidomos me ato të cilët nuk të vizitojnë.

Porosia e katërt: Pushimi veror është periudhë e mirë për fejesë apo martesë.

Martesa është traditë e të gjithë pejgamberëve. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Vërtet, edhe para teje Ne kemi sjellë të dërguar, të cilëve u kemi dhënë gra dhe pasardhës.” Rad 38.

 

Me ngritjen e martesës sipas ligjit të Allahut, jeta sistematizohet, nderi i muslimanit mbrohet dhe gjendja e tij drejtohet. Allahu, azze ue xhel,thotë: “I martoni të pamartuarit dhe të pamartuarat ndër ju, si dhe skllevërit dhe skllavet tuaja që janë besimtarë të ndershëm! Nëse janë të varfër, Allahu, do t’i begatojë ata me dhuntinë e Tij; Allahu është i Gjerë në mirësi dhe i Gjithëdijshëm.” Nur 32.

Për fat të keq sot e vërejmë rininë tonë se si e vonojnë martesën me pretekst se janë shumë të rinj, ose thonë se së pari duhet të mbledhim të holla dhe të posedojmë shtëpi e pastaj do të martohemi. Disa prej tyre i presin princat me kuaj të bardhë ose princeshat që të vinë dhe t’i propozojnë martesa dhe i harrojnë argumentet të cilat nxisin në martesë. Çdo vonesë shkon në dëm të tyre dhe më e keqja dhe më e rrezikshmja është se mund shumë lehtë të bien në imoralitet dhe ta meritojnë mallkimin e Allahut në dynja dhe ahiret në rast se nuk pendohen.

Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “O të rinj, kush ka mundësi të martohet le të martohet, sepse kështu e ruan më mirë syrin dhe e mbron organin e tij. E kush nuk mundet të martohet, le të agjërojë, sepse agjërimi është mburojë për të.”

Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Nëse ju vjen (për t’ju kërkuar) ndonjëri me moral dhe përkushtim ndaj fesë, gjëra të cilat ju pëlqejnë, atëherë martojeni, përndryshe, do të bëhet fitne në tokë dhe çrregullime të gjera”

Porosia e pestë: Vizitoni kampet verore fetare.

Kampet verore janë begati që na i mundësoi Allahu këtyre viteve të fundit. Në to ka shumë dobi si fetare ashtu edhe edukative, sportive, kulturore etj. Mbikëqyrja e këtyre kampeve bëhet nga ana e njerëzve të sigurt e të besueshëm në dituri dhe moral, të cilët e dëshirojnë të mirën dhe thirrin në të. Është mirë që çdo musliman së paku një herë të shkojë e ta vizitojë ndonjë kamp dhe të bindet në atë se çka ofron ky lloj kampingu.

O ju musliman,

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Humbja e kohës është më e keqe se vdekja, për shkak se humbja e kohës ta shkatërron dynjan tënde dhe ahiretin tënd.”

E lus Allahun, azze ue xhel, që të na bën prej atyre që dimë se si ta shfrytëzojmë kohën tonë.

HUTBEJA E DYTË

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve dhe qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju musliman, në këtë periudhë një numër i madh i muslimanëve udhëtojnë në vende ku Allahu nuk është i kënaqur me to. Disa prej tyre shkojnë në det dhe e zhveshin trupin e tyre para të huajve, e disa prej tyre shkojnë në vende të imoralitetit që t’i bëjnë mëkat Allahut.

Dijetarët na paralajmërojnë prej udhëtimeve në këto vende dhe asnjëri prej tyre nuk e lejon qëndrimin në këto vende. Përjashtim bëjnë vetëm ata të cilët shkojnë për shërim ose për mësim të ndonjë lënde që nuk mësohet në vendlindje ose për thirrje në fenë e Allahut ose për tregti, mirëpo duke mos i harruar obligimet fetare dhe dispozitat e saj.

Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Unë jam larg çdo muslimani që jeton në mesin e idhujtarëve!”

“Nuk kam lënë pas meje fitne më të dëmshme për burrat se gratë.”

“Frikohuni prej sprovës së dynjasë dhe sprovës së grave.”

O ju musliman kjo ishte edhe porosia e gjashtë dhe me këtë e përfundoj hutben e ditës së sotme dhe e lus Allahun, azze ue xhel, me emrat e tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta që të na mundëson që kohën  ta shfrytëzojmë në adhurime dhe në atë çka na bën dobi në këtë botë dhe ahiret dhe të na mbron prej të kotës dhe injorancës.

Nga arabishtja: Irfan Jahiu

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 2743

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtet s’ka kush e udhëzon.

Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të vërtet përveç Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju robërit e Allahut,

Fëmijët janë bukuria dhe shkëlqimi i kësaj bote, ndërsa ecja e tyre në rrugë të drejtë është dritë dhe kënaqësi e vërtet për sytë e prindërve.

Për të qajtur është gjendja në xhamitë tona të cilat janë boshe pa prezencën e të rinjve. Të rralla janë ato xhami ku përveç pleqve falen edhe të rinj. Kjo pasha Allahun nuk është mirë për neve dhe tregon se ka devijime në edukatë fetare dhe se kjo është dobësi e prindërve. Në rast se nuk falen sot, kur do të falen ata të rinj në xhemat me muslimanët!?

Pasi që mëkati më i madh dhe përgjegjësia më e madhe bie mbi prindërit, atëherë së pari e rikujtoj veten e pastaj të gjithë përgjegjësit e familjeve të cilët e morën mbi supe amanetin, me fjalët e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem: “Çdonjëri prej jush është bari (kujdestar) dhe çdonjëri është përgjegjës për kopenë e tij. Burri është bari për shtëpinë e tij dhe përgjegjës për kopenë e tij. Gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe përgjegjëse për kopenë e saj.”

Allahu, azze ue xhel, na njofton në Kuran dhe thotë: “O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë e mbikëqyrin engjëj të fuqishëm e të ashpër, të cilët kurrë nuk i kundërshtojnë urdhrat e Allahut, por i zbatojnë menjëherë ato.” Tehrim 6.

“Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë! Ne nuk të kërkojmë ty ndonjë ushqim: jemi Ne që të ushqejmë! Përfundimi i lumtur qëndron në frikën ndaj Allahut.” Taha 132.

Në një hadith të qartë të cilin e rrëfen i dërguari i këtij Umeti Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, i porosit të gjithë prindërit:“Urdhërojini fëmijët tuaj që të falin namazin në moshën shtatë vjeçare dhe qëllojini (rrihni) që të falen kur të mbushin dhjetë vjeç dhe ndajini nga njëri-tjetri në shtrat.”

O ju vëllezër musliman,

Prej këtij udhëzimi profetik dhe fisnik mësojmë se edukimi i fëmijës për namaz duhet të jetë shkallë-shkallë dhe serioz. Fëmija thirret në moshën shtatë vjeçare ta falë namazin, mirëpo nuk rrihet përveçse atëherë kur i mbushë dhjetë të plota. Periudha tre vjeçare duhet të jetë e mjaftueshme që t’i ngulitet në zemër dashuria ndaj namazit dhe brenda kësaj periudhe ai thërritet mbi pesëmijë herë për faljen e namazit! Ai që i përgjigjet kësaj thirrjeje vazhdimisht brenda tri viteve, a ka nevojë që ta rrahësh pas pesëmijë namazeve!? Të paktë janë ata prindër që e praktikojnë porosinë profetike dhe kanë nevojë për edukim pasi t’i mbushë fëmija i tij dhjetë vite. Numri i shumtë i namazeve dhe shkuarja e tij e shpeshtë në xhami brenda këtyre viteve, do të jenë shkak për bërjen e namazit si pjesë të programi të tij ditor.

Sot shumica e njerëzve i rrahin fëmijët e tyre për çështje të kota dhe banale të cilat nuk e arrin në vlerë gradën e namazit. Kush e mendon gjendjen e namazit të sabahut dhe sa prej fëmijëve dhe të rinjve prezantojnë në faljen e tij, do të mërzitet për gjendjen e Umetit Islam!

Ku janë prindërit të cilët janë të detyruar t’i zgjojnë fëmijët e tyre?

Abdullah ibën Abasi, radijallahu anhu, na rrëfen se kishte shkuar te tezja e tij Mejmuneh, radijallahu anha, dhe pasi që u errësua erdhi i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe i pyeti: “A u fal djaloshi?” – I thanë: “Po, o i Dërguar i Allahut u fal.”

Ibën Omeri, radijallahu anhu, thoshte: “Fëmijës i mësohet namazi atëherë kur e dallon të djathtën e tij prej të majtës.”

Të parët tanë i vështronin me vëmendje fëmijët e tyre se a e falnin namazin dhe i pyesnin rreth saj.

Nga Aisha, radijallahu anha, na përcillet të ketë thënë: “Sahabët i merrnin fëmijët e tyre në xhami, që të falen me ta. Njëkohësisht u jepnin ushqime të shijshme vetëm e vetëm që t’i inkurajojnë ata të vijnë në xhami e të falen me ta.

Muxhahidi, Allahu e mëshiroftë, na njofton se njëri prej sahabëve e kishte pyetur birin e tij: “A u fale me ne? A e arrite tekbirin fillestar? – Iu përgjigj: “Jo”  -Atëherë i tha: “Biri im je privuar prej një mirësie të madhe sa njëqind deve të gjitha syzezë.”

O ju prindër,

Mos lejoni që nesër të dalin prej duarve të juaja fëmijë që nuk falen dhe të bëheni mëkatar për nxjerrjen e tij në këtë Ummet si jobesimtar prej prindërve muslimanë edhe atë me pakujdesi dhe mëshirë përmbysëse.

I frikoheni ftohtit dhe nuk e zgjoni prej gjumi për namazin e sabahut, i frikoheni nxehtit dhe nuk e lejoni të shkon në namazin e ikindisë! Allahu, azze ue xhel, thotë: “Thuaju: “Zjarri i Xhehenemit është edhe më i nxehtë!” Veç sikur të kuptonin!” Teube 81.

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kush e neglizhon edukimin e fëmijës së tij atë çka i bën dobi, ai i ka bërë padrejtësi. Shumica e fëmijëve kanë devijuar në besim dhe moral, si rezultat i neglizhencës së prindërve për t’ua mësuar atyre fenë dhe rregullat e saj. Prandaj, i humbën dhe i shkatërruan  kur ishin të vegjël, dhe kështu si bënë dobi as vetes së tyre e as prindërve kur u rritën të mëdhenj.”

O ju prindër,

Kujdesia për faljen e fëmijëve në xhami ka shumë dobi, prej tyre:

– Largimi i përgjegjësisë para Allahut, azze ue xhel, dhe mbrojtja prej mëkatit pas ngulitjes së dashurisë ndaj namazit dhe urdhrit për faljen e tij.

Ibën Tejmijje, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kush është përgjegjës i fëmijës apo jetimit apo robit dhe nuk e urdhëron në faljen e namazit, atëherë përgjegjësi dënohet dhe i tërhiqet vërejtja me rrahje të rëndë për shkak se i ka bërë mëkat Allahut dhe Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem.”

– Shpresa për shpërblim për atë që e vepron fëmija i tij.

Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Kush thërret në udhëzim, ai do të ketë shpërblimin e tij dhe shpërblimin e atyre që do e veprojnë pas tij, duke mos e pakësuar aspak shpërblimin e tyre.”

– Ndjenja se i biri është nën mbrojtjen dhe kujdesin e Allahut, azze ue xhel, tërë ditën.

Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Kush e fal namazin e sabahut me xhemat është nën mbrojtjen e Allahut.”

– Largimi i fëmijës kur të rritet prej rrethit të jobesimtarëve dhe munafikëve.

Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, thotë: “Marrëveshja mes nesh dhe atyre është namazi, kush e len atë ai ka ba kufër.”

Nuk ka namaz më të vështirë për munafikët se namazi i sabahut dhe jacisë. Po ta dinin se çfarë vlere dhe të mirash ka në to, do të vinin po qe nevoja edhe duke u zvarritur.”

– Rritja e fëmijës në mirësi dhe në rrugë të drejtë që të bëhet thesar për të dy prindërit pas vdekjes së tyre.

Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, mirësinë dhe drejtësinë e fëmijës e bëri kusht për t’i bërë dobi prindërve: “Kur njeriu vdes, atij i ndërpritet puna, përveç tre gjërave: Lëmosha e vazhdueshme, dija nga e cila përfitohet pas tij, apo fëmija i mirë që lutet për të.”

“Zoti im, bëj që unë dhe pasardhësit e mi të kryejmë përherë namazin! O Zoti ynë, na i prano lutjet!” Ibrahim 40.

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve dhe qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ti prind musliman, 

Këto janë disa shkaqe të cilat ndihmojnë që fëmija jot ta fal namazin:

  1. Së pari ti o prind duhet të jesh shëmbëlltyrë për fëmijën tënd duke qenë prej atyre që e falin namazin dhe kujdesen për të. Fëmija kur t’i mbush të shtatat dhe fillon t’i dallon gjërat merre me vete në xhami për faljen e namazit, se fëmija rritet ashtu si e mëson prindi i tij.
  2. Jepi përparësi çështjeve të ahiretit para atyre të dynjasë dhe ngulite këtë besim në mendjen dhe zemrën e fëmijës tënd. Mos të bëhen provimet shkollore më të rëndësishme se falja e namazit, dhe mos të bëhet përsëritja për në shkollë më e rëndësishme se shkuarja në xhami. Nuk është krenari që fëmija jot të bëhet njeri me pozitë dhe me famë ndërsa ai është prej munafikëve ose jobesimtarëve që nuk prezantojnë në faljen e namazit. Mjafton të jesh krenar kur e di se i biri ushqehet prej asaj çka e fiton dora e tij dhe ai e fal namazin, kurse bashkimi i dy çështjeve padyshim se është më e mira.
  3. Bëhu durimtar dhe këmbëngulës se kjo çështje është e rëndë dhe lodhëse: “Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë! Taha 132, dhe në fund përgëzohu se: “Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtet, Allahu është me punëmirët!” Ankebut 69.
  4. Lexoja dhe mësoja fëmijës tënd hadithet që flasin mbi namazin. Sqaroja dispozitat e sheriatit për atë që nuk e fal namazin dhe çfarë dënimi e pret në dynja dhe ahiret. Tregoi se ai që e fal dhe kujdeset për të është prej atyre që Allahu i do dhe i mbron dhe shpërblimi i tij është xheneti. Mos i thuaj se ti je ende i vogël dhe se ka kohë për ty kur do të falesh, por mësoja formën e faljes, dispozitat e saj dhe dobitë e saj se ajo i ndihmon në formimin e personalitetit.
  5. Nxitni ata me shpërblime dhe dhurata të ndryshme për çdo namaz që e falin. Më kujtohet një prind i cili fëmijëve të tij për çdo namaz të sabahut të cilin e falnin në xhami u dhuronte të holla dhe si fryt i kësaj metode njëri prej fëmijëve iu bë një prej dijetarëve më të mëdhenj. Po ashtu më kujtohet një plakë e cila dilte me birin e saj në namazin e sabahut çdo ditë, dhe Allahu e fisnikëroi plakën me birin e saj dhe ia bëri prej hafizave të Kuranit dhe një prej imamëve të njohur dhe e bëri njeriun që më së shumti e respekton nënën e tij.

Abdullah ibën Mesudi, radijallahu anhu, thoshte: “Kujdesuni që fëmijëve mos t’u ikë koha e namazit. Pastaj bëjani atyre shprehi të mirën, sepse e mira duhet të bëhet traditë”

  1. Lutu për fëmijën tënd në çdo kohë dhe tento që ndonjëherë ai t’i dëgjon lutjet e tua për namaz dhe udhëzim dhe begati. Prej lutjeve të profetëve dhe njerëzve të mirë ishte lutja: “Zoti im, bëj që unë dhe pasardhësit e mi të kryejmë përherë namazin! O Zoti ynë, na i prano lutjet!” Ibrahim 40.
  2. Shoqëro fëmijën tënd me njerëz të mirë besimtarë që e lexojnë Kuranin dhe e falin namazin me xhemat.
  3. Mendo çdo herë kur dëshiron të blesh shtëpi që ajo të jetë afër xhamisë se ajo të ndihmon shumë në nënshtrim ndaj Allahut, dhe posaçërisht i ndihmon fëmijës tënd në faljen e namazit.
  4. Mendo ndonjëherë se fëmija jot të cilin e do mund të bëhet lëndë djegëse në rast se nuk falet: “O ju, që besoni! Ruani veten dhe familjet tuaja nga zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” Tehrim 6.
  5. Bëhu serioz dhe këmbëngulës në urdhërimin e tyre për faljen e namazit. Kujdesu që t’i zgjosh prej gjumi në namazin e sabahut dhe merri të gjitha sebepet e mundshme, se fëmija kur e sheh se prindi ka seriozitet në këtë çështje atëherë edhe ai do ta merr çështjen me seriozitet. Bashkëpuno me imamin e xhamisë që ta nxit fëmijën tënd dhe të tjerëve në faljen e namazit dhe t’i përcjellë ata se a prezantojnë rregullisht në xhami.

O ju prindër musliman, kjo rrugë është e rëndë dhe e lodhshme, por më e lodhshme dhe më e mërzitshme është kur ta shohësh fëmijën tënd të devijuar, me alkool dhe me drogë ne duart e tij, prandaj lufto se mundi jot në fund do të shpërblehet: “Ata që luftojnë për çështjen Tonë, sigurisht, Ne do t’i udhëzojmë drejt udhëve Tona. Vërtet, Allahu është me punëmirët!”Ankebut 69.

E lus Allahun, azze ue xhel, që t’i përmirësojë dhe drejtojë familjet dhe pasardhësit tanë dhe t’i bëjë kënaqësia dhe drita e syve të prindërve.

Nga arabishtja: Irfan Jahiu

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 1996

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, i cili na urdhëroi që të kapemi për litarin e Tij dhe na ndaloi prej përçarjes dhe kontradiktave: “Kush mbahet fort pas (fesë së) Allahut, sigurisht që është i drejtuar në udhë të mbarë” Ali Imran 101. Dëshmoj se nuk i takon me të vërtet adhurimi askujt përveç Allahut, i cili është një dhe nuk ka shok.

Dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, dhe dëshmoj se është njeriu me moral më të lartë dhe me zemër më të mirë dhe më të  shëndoshë. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

 

Të nderuar vëllezër musliman,

Allahu, azze ue xhel, e dërgoi Muhamedin, sal-lallahu alejhi ue selem, mëshirë për të gjithë, për njerëzit dhe xhinët. U dërgua t’i bashkojë zemrat e besimtarëve në besim, t’i pastrojë shpirtrat e tyre prej armiqësisë, të largojë prej zemrave të tyre çdo gjë e cila i çon në urrejtje, dhe që ata të bëhen vëllezër që duhen për hir të Allahut.

Buhariu dhe Muslimi, Allahu i mëshiroftë, na përcjellin në librat e tyre se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Hiqeni prej vetes dyshimin (paramendimin e keq dhe rezultatin e tij), ngase ai është ves nga më të këqijtë. Mos u bëni kureshtar (i dhënë pas lajmeve dhe ngjarjeve), mos u merrni me të metat e të tjerëve (as kur këto i mbani në vete e as kur ato doni t’i përshpallni), mos kini zili për njëri-tjetrin, mos i ndërhyni njëri-tjetrit në shitblerje, mos u urreni, mos ia ktheni njëri-tjetrit shpinën dhe bëhuni robër të Allahut, vëllezër. Muslimani është vëlla i muslimanit. Kjo do të thotë se ai nuk i bën dëm dhe nuk i hyn në hak, nuk e lë pa ndihmë, dhe nuk e nënçmon. Devotshmëria (takvallëku)është këtu (me dorë tregoi nga vendi i zemrës tri herë). Është shumë e keqe për një njeri kur ai poshtëron vëllanë e tij musliman. Çdo musliman kundruall çdo muslimani e ka haram: gjakun e tij, pasurinë e tij dhe nderin e tij.”

Ky hadith i përfshin njëmbëdhjetë ndalesa të cilat ndikojnë në pastrimin e zemrave dhe në largimin e kontradiktave dhe urrejtjeve, në rast se muslimani i vepron.

Thënia e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem: Hiqeni prej vetes dyshimin ngase ai është ves nga më të këqijtë” e ka për qëllim shpifjen me supozim e cila bëhet pa asnjë shkak dhe nuk i përshtatet realitetit. Ky lloj dyshimi është i keq, i kotë dhe është mëkat.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Vërtet, disa supozime janë gjynah.” Huxhurat 12, dhe “Në të vërtetë, supozimi nuk e zëvendëson aspak të vërtetën.” Junus 36.

Prandaj muslimani duhet të jetë i kujdesshëm prej supozimeve të këqija dhe të ketë mendim të mirë për vëllanë e tij musliman.

Omeri, radijallahu anhu, thoshte: “Ki mendim të mirë për çdo fjalë që del prej gojës së vëllait tënd musliman, duke qenë i bazuar në mirësinë e saj.”

Seid ibën Musejeb, radijallahu anhu, thoshte: “Më porositën disa vëllezër musliman që të kam mendim të mirë për vëllanë tim musliman, derisa të del në shesh e kundërta.”

Thënia “Mos u bëni kureshtar” e ka për qëllim dëgjimin e thashethemeve të njerëzve, ndërsa fjala “mos u merrni me të metat e të tjerëve” e ka për qëllim hulumtimin e të metave dhe zbulimin e çështjeve të brendshme.

El Hatabi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kuptimi i saj është mos hulumto të metat e njerëzve dhe mos i përcjell ato.”

Fjala e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem: mos kini zili për njëri-tjetrin” e ka për qëllim mos kini zili ndaj begative që u janë dhuruar të tjerëve.

Zili është të shpresosh që t’i humb vëllait tënd begatia që e posedon, është zemërim ndaj Allahut në mirësinë dhe begatinë e Tij, si dhe kundërshtim ndaj asaj që ia ka caktuar Allahu robit të Tij prej furnizimit. Allahu, azze ue xhel, thotë: “A mos i kanë zili njerëzit për çfarë u ka dhuruar Allahu nga të mirat e Veta? Ne u dhamë pasardhësve të Ibrahimit Librin e urtësinë, si dhe një pushtet të madh.” Nisa 54.

Ziliqari kur ia sheh njerëzve begatitë që u janë dhënë brengoset dhe shpreson e kujdeset që ato t’i humbin, ndërsa kur i godet ndonjë sprovë dhe e keqe ai kënaqet. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Nëse ju vjen ndonjë e mirë, ata i brengos e, nëse ju gjen ndonjë e keqe, ata gëzohen, por nëse ju duroni dhe ruheni nga gjynahet, dinakëritë e tyre nuk mund t’ju dëmtojnë aspak. Vërtet Allahu ka dijeni për çdo gjë që punojnë ata.” Ali Imran 120.

Nuk ka begati që i dhurohet ndokujt e mos të ketë ziliqar. Omeri, radijallahu anhu, thoshte: “Nuk ia ka dhuruar Allahu ndokujt një begati, vetëm se është paraqitur ziliqari i saj.”

Modestia dhe ai që e posedon atë janë begati që pakica i kanë zili. Mubridi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Modestia dhe ai që përshkruhet me të janë begati që shumica nuk i kanë zili, ndërsa mendjemadhësia është sprovë dhe bela e cila nuk e mëshiron pronarin e saj.”

Urtësia e saj qëndron në faktin se mendjemadhi mendon se modestia është e ulët dhe humbje, por në fakt ajo është krenari dhe ngritje.

O ti vëlla musliman,

Zilia është sëmundje që e dëmton trupin dhe e ul pozitën e ziliqarit. Prandaj, kënaqu me atë që ta ka caktuar Allahu. Falënderoje Atë për të gjitha begatitë që t’i dhuroi, se kjo është më e dashur për shpirtin dhe më e dashur tek Allahu.

Fjala e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem,mos i ndërhyni njëri-tjetrit në shitblerje”,  e ka për qëllim kur një njeri i cili paraqitet si blerës e rrit çmimin e mallit dhe ai nuk e ka për qëllim blerjen e saj, por me rritjen e saj dëshiron t’i bëjë dobi shitësit në llogari të myshteriut. Kjo është dëm i madh për myshteriun. Ngjall mes njerëzve urrejtje dhe është ndihmesë në ngrënien e pasurisë me të kotë dhe pa dyshim se është mashtrim për muslimanët.

Thënia “mos u urreni”  do të thotë mos veproni gjëra që e nxisin urrejtjen mes jush prej fyerjeve, talljeve, përgojimeve, bartjeve të fjalëve, etj. Dije vëlla musliman se njerëzit që i bartin fjalët dhe i pasojnë epshet e tyre janë prej njerëzve më të këqij. Ndërsa urrejtja e një vëllai që të këshillon në të mirë dhe të ndalon prej të keqes dhe urrejtja e këshillave të tij për shkak se nuk i përshtatet epsheve dhe pasioneve tua, është sinjal se ti ke sëmundje në zemrën tënde dhe nuk je në rrugë të drejtë.

Ndërsa thënia mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit “, e ka për qëllim mos e bojkoto vëllanë tënd duke e larguar dhe braktisur, dhe duke mos e përshëndetur me selam apo duke mos ia kthyer selamin.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Nuk i lejohet muslimanit ta bojkotojë vëllanë e tij musliman më tepër se tre ditë. Ndoshta takohen ose përballen me njëri-tjetrin dhe nëse njëri i kthen shpinën po ashtu edhe tjetri e kthen shpinën. Më i miri prej tyre është ai që e fillon me selam.”

Ibën Abdulber, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Braktisjes dhe largimit i thuhet kthim i shpinës për shkak se ai i cili e urren tjetrin e braktis dhe largohet prej tij. Kurse ai i cili largohet dhe e braktis vëllanë e tij vetëm se ia ka kthyer shpinën një muslimani.”

Prandaj, o ju musliman frikohuni Allahut, azze ue xhel, dhe falënderoni Atë për begatitë që jua dhuroi. Mos u bëni ziliqarë ndaj begative të të tjerëve dhe kënaquni me atë që Allahu ju furnizoi.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë! Të gjithë mbahuni fort për litarin e Allahut (Kuranin) dhe mos u përçani! Kujtoni dhuntinë e Allahut për ju, sepse, kur ishit në armiqësi, Ai i pajtoi zemrat tuaja e, në saje të dhuntisë së Tij, u bëtë vëllezër. Dhe ju ishit buzë greminës së zjarrit, ndërsa Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu, Allahu jua shpjegon shpalljet e Veta, që ju të drejtoheni në udhën e drejtë.” Ali Imran 102-103.

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon vetëm Allahut që i bëri besimtarët vëllezër mes veti. Kjo është dhuntia e Allahut ndaj besimtarëve dhe me të vërtetë Allahu zotëron dhunti të madhe. Dëshmoj se nuk i takon me të vërtet adhurimi askujt përveç se Allahut dhe Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, të cilin Allahu e bëri shëmbëlltyrë për të gjithë besimtarët. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju musliman,

Frikohuni Allahut dhe bëhuni robër të Allahut, vëllezër. Silluni mes veti me urtësi, me butësi, me mençuri, dhe me dashuri. Bashkëpunoni mes veti në mirësi, me zemra të pastra dhe me këshilla të dobishme në çdo gjendje, se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Muslimani është vëlla i muslimanit. Kjo do të thotë se ai nuk i bën dëm dhe nuk i hyn në hak, nuk e lë pa ndihmë, dhe nuk e nënçmon.

Thënia nuk i bën dëm dhe nuk i hyn në hak” do të thotë se nuk lejohet t’i bëhet dëm qoftë me fjalë, apo me vepër. Detyrohet ta këshillon dhe t’ia jep të drejtat e tij që i meriton.

Thënia nuk e lë pa ndihmë “ do të thotë se muslimani detyrohet t’i ndihmojë muslimanit, kur ka mundësi, kur ai kërkon ndihmë prej tij me qëllim që ta largojë padrejtësinë prej tij.

Thënia nuk e nënçmone ka për qëllim se nuk ia ul pozitën e tij para njerëzve duke e akuzuar se nuk ka shumë dituri, apo pasuri, apo moshë, apo se në jetën e tij është i pavlefshëm, nuk ka punë të mirë, familja nuk e do, etj.

Nënçmimi burimin e saj e ka prej mendjemadhësisë, ndërsa Allahu, azze ue xhel, na ka njoftuar se nuk e do mendjemadhësinë dhe mendjemëdhenjtë.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e kërcënon atë që në zemrën e tij ka mendjemadhësi se nuk do të hyjë në xhenet. Thotë, sal-lallahu alejhi ue selem: “Nuk do të hyjë në xhenet ai, që në zemrën e tij ka një grimcë mendjemadhësie.” – Një prej burrave tha: O i Dërguar i Allahut, dikush dëshiron, që rrobat dhe sandalet t’i ketë të bukura? –  Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, tha: “Allahu është i bukur dhe e do të bukurën. Mendjemadhësia është refuzimi i të vërtetës dhe sjellja me arrogancë ndaj njerëzve”.

Refuzimi i të vërtetës do të thotë mospranimi i saj dhe refuzimi me mendjemadhësi i atij, që e thotë atë. Ndërsa sjellja me arrogancë ndaj njerëzve bëhet duke i poshtëruar dhe përbuzur.

Thënia devotshmëria (takvallëku) është këtu (me dorë tregoi nga vendi i zemrës tri herë) aludon se Allahu i shikon zemrat dhe veprat, e jo pamjet dhe pasuritë.

Po ashtu përfitojmë se baza e besimit është në zemër, frytet e saj në gjymtyrë dhe se imani është fjalë, vepër dhe besim. Nuk mjafton vetëm emri musliman dhe shpresa se Allahu do të më fal, por besimi është ajo që ngulitet në zemër dhe gjymtyrët e vërtetojnë.

O ti vëlla musliman,

Ashtu si e ke të ndaluar gjakun dhe pasurinë e vëllait tënd musliman, po ashtu e ke të ndaluar edhe nderin e tij duke e fyer dhe shpifur.

Sa njerëz mendojnë keq dhe flasin e shpifin për muslimanët e ndershëm.

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Çudi është me disa besimtarë që shumë lehtë mbrohen prej ngrënies së pasurisë haram dhe shikimit haram, mirëpo shumë rëndë mbrohen prej lëvizjes së gjuhës. Sa njerëz i ikin imoraliteteve dhe padrejtësive, mirëpo gjuha e tyre shpif në nderin e të gjallëve dhe të vdekurve dhe s’i intereson se çka flasin.”

Disa prej selefit thanë: “Kujdesu që vëllai musliman t’i ketë të garantuar prej teje tri  gjëra: Nëse nuk mund t’i bësh mirë mos e dëmto, nëse nuk mund  ta gëzosh mos e hidhëro, dhe nëse nuk mund ta lavdërosh mos e kritiko e as nënçmo.”

O ti vëlla musliman,

A dëshiron që Allahu të t’i falë mëkatet? Nuk ka aspak dyshim se ti dëshiron faljen, nëse ke zemrën e shëndoshë.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Çdo të enjte dhe të hëne ekspozohen veprat (e njerëzve). Allahu në këto ditë ia fal të gjithëve që nuk i kanë bërë shok Atij, mirëpo e privon vetëm atë që ka armiqësi me vëllanë e tij musliman. Allahu thotë leni këta të dy deri sa të pajtohen mes veti”.

O ju musliman,

Armiqtë e Islamit kënaqen kur i shohin muslimanët të përçarë mes veti dhe duke u urryer. Kjo ia lehtëson atyre depërtimin në radhët e muslimanëve dhe devijimin e tyre prej rrugës së drejtë. Prandaj, bashkoni radhët e juaja që tu bashkohen zemrat e juaja. Silluni me mirësi dhe dashuri mes veti dhe kërkoni mbrojtje tek Allahu prej shejtanëve njerëz dhe xhind që dëshirojnë të sjellin armiqësi dhe urrejtje mes muslimanëve.

E lus Allahun, azze ue xhel, që zemrat dhe radhët e muslimanëve t’i bashkon, urrejtjet dhe armiqësitë e tyre t’i largon, ndërsa armiqtë e Islamit dhe muslimanëve t’i shkatërron, dhe të gjitha planet e tyre kundër Islamit t’i asgjëson.

Nga arabishtja: Irfan Jahiu

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 3485

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të vërtet përveç Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij.

Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju musliman,

Allahu, azze ue xhel, e krijoi njeriun me natyrshmëri të pastër, ndërsa shejtanin ia bëri armik të përbetuar. Shejtani tenton që njeriun ta largon prej rrugës së drejtë, t’i afrohet nga gjitha anët dhe rrugët, derisa ta mashtrojë atë që lejon Allahu. Disa prej tyre ua thyen mendjen dhe i mashtron t’i besojnë besëtytnive dhe të kotave, ndërsa disa prej tyre i bindë se magjistarët dhe fallxhorët janë shpëtim dhe zgjidhje të problemeve të tyre.

Islami erdhi si fe e cila e pastron ideologjinë e njeriut nga këto të kota, zemrën e tij prej papastërtive dhe diturinë e tij prej devijimeve. Mirëpo, kur disa filluan të largohen prej mësimit të teuhidit, mësimdhënies së tij dhe rikujtimit të tij, filloi dobësimi i besimit dhe paraqitja e shirkut. Po ashtu zgjerimi i çështjeve jetësore, mjetet e informimit, udhëtimet e ndryshme nëpër botë janë ndër faktorët kryesorë që ndikuan në ideologjinë e muslimanëve dhe në rritjen e padijes kundrejt teuhidit. Shembull më të mirë e kemi shkuarjen e njerëzve te magjistarët dhe fallxhorët ku sprovohen me sprova të ndryshme dhe harrojnë mbështetjen në Allahun e tyre.

O ju musliman,

Magjistari dhe fallxhori i sprovojnë zemrat e të dobëtëve, i mashtrojnë sytë e tyre dhe i hutojnë mendjet me gënjeshtra. Veprat e tyre janë sherr dhe sprova për të gjithë ata që zemrat e tyre i kanë të sëmura. Magjia është fjalë magjike, yshtje dhe nyje, që ndikojnë në zemra dhe trupa dhe është prej mëkateve më të mëdha të ndaluara në Islam dhe në të gjitha fetë tjera. Veprimi i saj e mohon teuhidin dhe e nxjerr vepruesin e saj prej Islami. Ai që dëshiron të merret me këtë vepër të shëmtuar së pari duhet t’i nënshtrohet shejtanit dhe t’i bën shirk e kufër Allahut.

Dëmi i saj në shoqëri është shumë i madh. Sa njerëz kanë vdekur prej magjisë, e sa të tjerë janë sëmurë dhe sa prej tyre janë çmendur? Sa burra dhe gra janë nda dhe sa familje janë shkatërruar? Kjo e tëra është dëm, shkatërrim dhe urrejtje. Allahu, azze ue xhel, e rrëfen të vërtetën kur thotë: “Magjistari nuk do të ketë sukses kudo që të gjendet” Taha 69.

Gjendja e magjistarëve është e mjerueshme, veprat e tyre janë të papranueshme, dhe po të dinte ai i mjeri diçka prej atyre fshehtësive që i pretendon, së pari do t’i ndihmonte vetes, do t’i largonte sprovat dhe do t’i shtonte begatitë. Mirëpo kjo e tëra është në dorën e Allahut dhe me përcaktimin e Tij.

Disa prej argumenteve që e ndalojnë magjinë:

 

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri, nuk do të kishte kurrfarë të mire në jetën tjetër” Bekare 102.

Allahu na njofton se çifutët e dinin se kush e përvetëson këtë vepër dhe e len fenë e Allahut dënimi i tij në ahiret është i dhimbshëm, për shkak se e shet fenë e tij për dynja.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Besojnë në idhuj (el xhibt) dhe në taguta” Nisa 51.

Omeri, radijallahu anhu, thotë: “Fjala idhuj (el xhibt) në këtë ajet e ka për qëllim magjinë, ndërsa fjala tagut e ka për qëllim shejtanin.”

Allahu, azze ue xhel, me këtë ajet ua qortoi çifutëve besimin e tyre në magji dhe nënshtrimin e tyre ndaj shejtanit.

Xhabiri, radijallahu anhu, thotë: Taguta e ka për qëllim magjistarët, të cilëve iu zbritshin shejtanët çdo njërit prej tyre në çdo lagje dhe çdo fis.”

Xhabiri, radijallahu anhu, na bën me dije se magjistarëve u zbresin shejtanë dhe i lajmërojnë për lajmet që i vjedhin prej qielli. Prej njëqind lajmeve që ua tregojnë vetëm një është e vërtetë, ndërsa lajmet tjera janë përralla që i shpifin vet. Para shpalljes së Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, çdo fis prej fiseve arabe e kishte nga një magjistar të cilit iu drejtonin kur kishin nevojë. Mirëpo me ardhjen e Islamit kjo u ndalua dhe qielli u mbrojt me meteorë të shumtë në numër.

Ebu Hurejra, radijallahu anhu, na përcjell se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Largohuni prej shtatë mëkateve të mëdha dhe shkatërruese”. Thanë: O i Dërguar i Allahut cilat janë ato? Tha: “T’i bësh Allahut shok, të bësh magji, të vrasësh njeriun jeta e të cilit është e ndaluar me ligj të Allahut përveç se me të drejtë, ta hash kamatën, ta hash pasurinë e jetimit, të ikësh prej fushëbeteje, dhe të shpifësh për amoralitet gratë besimtare, të devotshme dhe të ndershme.”

 

Këto janë shtatë mëkatet e mëdha dhe shkatërruese për vepruesin e saj, ndërsa dënimi i tyre në dynja dhe ahiret është i dhimbshëm dhe për këtë shkak Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, na paralajmëroi për rrezikun e tyre dhe na urdhëroi që të largohemi.

  1. Shirku në Allahun. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, filloi me shirkun për shkak se është mëkati më i madh që i bëhet Allahut. Shirk do të thotë t’i barazosh Allahut Zota tjerë në veçori dhe atribute që i takojnë vetëm Allahut, si kërkimi i ndihmës prej njerëzve të vdekur, pastaj lutja dhe frika ashtu si e meriton vetëm Allahu.

Vepruesi i shirkut është banor i përhershëm i xhehenemit në rast se nuk pendohet në dynja. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri. Për keqbërësit nuk ka ndihmës”Maide 72, dhe po ashtu thotë: (Kujtoje) kur Lukmani i tha të birit, duke e këshilluar: “O djali im, mos i shoqëro Allahut asgjë (në adhurim)! Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe.” Lukman 13.

 

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, kur u pyet se cili është mëkati më i madh tek Allahu? U përgjigj: “T’i bësh Allahut shok, e ai të ka krijuar.”

  1. Bërja e Magjisë. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, magjinë e përmendi pas shirkut për shkak se veprimi i saj të nxjerr prej Islami. Për të punuar me magji patjetër duhesh t’i nënshtrohesh shejtanit dhe t’i afrohesh atyre me therje, me lutje dhe me kërkim ndihme. Pesë mëkatet tjera që vijojnë pas magjisë në vete përmbajnë nga një lloj dhune e armiqësie, ose në trup, ose në pasuri, ose në nder. Kurse magjia i përfshin të gjitha llojet e këtyre dëmeve duke ia shtuar edhe dëmin më të madh në të drejtën e Allahut, e ajo është bërja shok Allahut në adhurim.

  1. Vrasja e njeriut e cila është e ndaluar me ligj të Allahut përveç se me të drejtë. Ky është mëkat i madh dhe nuk lejohet vrasja e asnjë njeriu, përveç se atë që ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij. Në këtë ndalesë përfshihet edhe vrasja e jobesimtarëve të cilët hyjnë në shtet islam dhe janë në marrëveshje me muslimanët. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Kush vret një jobesimtar dorëzanë nuk do ta nuhasë erën e xhenetit.”

  1. Ngrënia e kamatës. Ndalohet ngrënia e çdo llojit të kamatës dhe Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, e mallkoi ngrënësin e saj, atë që e jep, atë që e shkruan aktin e kamatës dhe dëshmitarët. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Ata që marrin fajde, do të ringjallen (në Ditën e Gjykimit) si ai që djalli e ka çmendur me prekjen e vet” Bekare 275.

  1. Ngrënia e pasurisë së jetimit. Kjo do të thotë cenimi i pasurisë së tij nëpërmjet të ngrënit, sepse e ngrëna është përgjithësisht një mënyrë përfitimi. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Ata që hanë pasurinë e jetimëve padrejtësisht, në të vërtetë hanë zjarr në barqet e tyre dhe do të digjen në zjarrin e ndezur fort” Nisa10.

  1. Zmbrapsja në ditën e betejës. Kjo do të thotë t’i kthesh shpinën jobesimtarëve në kohën e luftimit. Ky veprim është gjynah i madh nëse muslimani zmbrapset prej beteje dhe i bashkëngjitet jobesimtarëve ose zmbrapset prej frike dhe i len muslimanët në gjendje të keqe. Allahu,azze ue xhel, thotë: “O besimtarë, kur të ndeshni ushtritë e jobesimtarëve në betejë, mos ua ktheni shpinën! Cilido që ua kthen shpinën atë ditë, përveç atij që tërhiqet me qëllim që të sulmojë përsëri ose për t’u bashkuar me një  tjetër, do të shkaktojë zemërimin e Allahut dhe do të ketë si strehë Xhehenemin. Eh, sa fund i keq është ky!” Enfal 15-16.

  1. Shpifja ndaj grave të ruajtura, të pafajshme dhe besimtare. Kjo do të thotë  shpifja ndaj grave të ruajtura, që nuk i hedhin sytë drejt imoralitetit dhe paturpësive, të drejta, të devotshme, të martuara apo beqare, për imoralitet dhe kurvëri. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Vërtet, ata që përgojojnë gratë e ndershme, zemërdëlira e besimtare, janë të mallkuar në këtë botë dhe në tjetrën; për ata ka dënim të madh.” Nur 23.

 

O robërit e Allahut, këto janë shtatë mëkatet e mëdha që duhet t’i largohemi për shkak se e meritojnë zemërimin e Allahut dhe ai i cili bie në njërën prej tyre le të shpejton me pendim të sinqertë para se t’i del shpirti dhe të kthehet te Zoti i tij.

 

“Dhe shkuan pas shpifjeve që bënin djajtë kundër mbretërisë së Sulejmanit. E Sulejmani nuk ishte mohues, por djajtë ishin mohues. Ata u mësonin njerëzve magjinë dhe dijeninë që u ishte dërguar dy engjëjve në Babiloni – Harutit e Marutit. Këta engjëj nuk i mësonin ndokujt magji, pa i thënë: “Ne jemi dërguar për t’ju vënë në provë, andaj ti mos u bëj mohues (duke mësuar apo ushtruar magjinë)!” Dhe njerëzit mësuan nga këta të dy se si t’i ndajnë bashkëshortët. Por magjistarët nuk mund t’i bëjnë dëm askujt pa lejen e Allahut. E megjithatë, njerëzit mësojnë ato gjëra që i dëmtojnë e nuk u bëjnë dobi. Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri, nuk do të kishte kurrfarë të mire në jetën tjetër. Eh, sa e keqe është ajo për të cilën shitën shpirtrat e veta! Ah, sikur ta dinin ata!” Bekare 102.

Hutbeja e dytë

 

Falënderimi i takon vetëm Allahut, paqja e mëshira qofshin mbi Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri Ditën e Gjykimit

O ju robër të Allahut, azze ue xhel,

Dëmi prej magjisë për shoqërinë është i madh, prandaj edhe dënimi për magjistarin është vrasja.

Xhundubi, radijallahu anhu, na përcjell se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ndëshkimi i magjistarit është goditja e tij me shpatë.”

Bexhaleh, radijallahu anhu, thotë se Omeri, radijallahu anhu, na shkroi që ta mbysim çdo magjistar dhe magjistare, dhe pas kësaj letre i mbytëm tre magjistarë.

Përcillet se edhe Hafsa, radijallahu anha, kishte urdhëruar që të mbytet shërbëtorja e saj e cila i kishte bërë magji dhe më vonë e mbytën.

Shërimi më i mirë prej magjisë është me ilaçe prej Kuranit dhe Sunnetit dhe në to ka shumë dobi. Ndikimi i magjisë në trup mundet të shkatërrohet dhe trupi të mbrohet vetëm me leximin e Kuranit, me lutje dhe me dhikër. Kur zemra e robit mbushet me lexim dhe me dhikër do të shërohet me lejen e Allahut, azze ue xhel, prej çdo sëmundje qoftë prej magjisë, apo prej mësyshit, apo prej sëmundjeve psikike dhe prej sprovave të ndryshme.

Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem, na mësoi se si të mbrohemi prej saj me anë të lutjeve dhe dhikreve profetike, dhe prej saj: leximin e sures Felek dhe Nas nga tri herë në mëngjes dhe mbrëmje dhe para gjumi. Po ashtu leximin e ajetul Kursi në mëngjes dhe mbrëmje, dhe leximin e dy ajeteve të fundit prej sures Bekare. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Kush i lexon natën dy ajetet e fundit prej sures Bekare i mjaftojnë (i mjaftojnë prej çdo sherri).”

Pastaj leximi i lutjes: “Bismilahi el ledhi la jedur’ru mea ismihi shej’un fil erdi ue la fis sema ue huve semiul alim” (Me emrin e Allahut pranë emrit të Atij që nuk të bën dëm asgjë në tokë e as në qiell, Ai që dëgjon dhe di çdo send.) tre herë në mëngjes dhe në mbrëmje.

Po ashtu lexohet lutja: “Eudhu bi kelimatilahi tammati min sherri ma halak” (Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga sherri që ka krijuar) tre herë në mëngjes dhe në mbrëmje.

Mënyra e dytë për mbrojtjen prej magjisë është edhe ngrënia e shtatë hurmave Axhueh në mëngjes para ngrënies së ushqimit. Pejgamberi,sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush i ha shtatë hurma Axhueh në mëngjes nuk i bën dëm atë ditë as helmi e as magjia.”

Shejh Abdulaziz ibën Bazi, Allahu e mëshiroftë, thotë se përveç Axhues bëjnë dobi edhe hurmat tjera të cilat janë prej Medine duke u bazuar në hadithin i cili gjendet te Muslimi. Këto hurma veçohen prej hurmave të vendeve të tjera për shkak vlerës dhe veçorive të Medinës, dhe shpresohet që Allahu të bën dobi me to.

Në fund e lus Allahun, azze ue xhel, që mua dhe juve të na mbrojë prej çdo të keqe në dynja dhe ahiret.

Nga arabishtja: Irfan Jahiu

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 4595

Pyetje: I nderuari Hoxhë! A lejohet bashkimi i bashkëshortëve me sihër?

Përgjigje:

Duke u bazuar në argumentet e qarta, vimë në përfundim se ky veprim është i ndaluar (haram) rreptësisht në fenë Islame.

Pra, nuk lejohet ta përdorim sihrin me qëllim që të bashkohen apo ndahen bashkëshortët. Ky veprim mund të jetë ndonjëherë shirk ose kufër.

Allahu,- xhele veala!,- ka thënë:

وَاتَّبَعُوا مَا تَتْلُو الشَّيَاطِينُ عَلَىٰ مُلْكِ سُلَيْمَانَ ۖ وَمَا كَفَرَ سُلَيْمَانُ وَلَـٰكِنَّ الشَّيَاطِينَ كَفَرُوا يُعَلِّمُونَ النَّاسَ السِّحْرَ وَمَا أُنزِلَ عَلَى الْمَلَكَيْنِ بِبَابِلَ هَارُوتَ وَمَارُوتَ ۚ وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنْ أَحَدٍ حَتَّىٰ يَقُولَا إِنَّمَا نَحْنُ فِتْنَةٌ فَلَا تَكْفُرْ ۖ فَيَتَعَلَّمُونَ مِنْهُمَا مَا يُفَرِّقُونَ بِهِ بَيْنَ الْمَرْءِ وَزَوْجِهِ ۚ وَمَا هُم بِضَارِّينَ بِهِ مِنْ أَحَدٍ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّـهِ ۚوَيَتَعَلَّمُونَ مَا يَضُرُّهُمْ وَلَا يَنفَعُهُمْ ۚ وَلَقَدْ عَلِمُوا لَمَنِ اشْتَرَاهُ مَا لَهُ فِي الْآخِرَةِ مِنْ خَلَاقٍ ۚ وَلَبِئْسَ مَا شَرَوْا بِهِ أَنفُسَهُمْ ۚ لَوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ

Dhe shkonin pas asaj që u kanë folur djajtë për mbretërinë e Sulejmanit. Sulejmani nuk ka qenë mosbesimtar, – porse djajtë janë mosbesimtarë (patën mohuar) duke i mësuar njerëzit magji dhe çka u zbriti dy engjujve, Harut dhe Marut, në Babilon. Dhe ata dy nuk ia kanë mësuar askujt, madje thoshin: “Nne jemi vetëm një sprovë, ti mos u bën mosbesimtar!” Dhe njerëzit mësonin prej atyre dyve si ta ndajnë burrin prej gruas, por me këtë nuk mund t’i bënin dëm kurrkujt pa vullnetin e Allahut. Dhe mësonin atë që u bën dëm atyre e nuk u bën kurrfarë dobie edhe pse e kanë ditur se ai që e merrte atë (mjeshtri) nuk do të ketë kurrfarë fati në botën tjetër. Po shumë e keqe është ajo, nëse e dinë, për çka e kanë shitur veten”. Kur’an: El Bekare- 102.

Allahu është më i Dituri!

Fetava El Akideti, fq: 325.

Shejh Muhamed bin Salih el Uthejmin,- Allahu e mëshiroftë!

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Përktheu dhe Përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

0 3637

Pyetësi:

Çka është dispozita e faljes së namazit të xhenazes së magjistarit, dhe a lejohet që të varroset te varrezat e muslimanëve pasi që të vritet?

Përgjigje:

Nëse vritet, nuk i falet namazi dhe nuk varroset te varrezat e muslimanëve, por varroset te varrezat e mosbesimtarëve, nuk lejohet që të varroset të varrezat e muslimanëve, nuk i falet xhenazja, nuk i pastrohet trupi dhe nuk qefinoset. E lusim Allahut të na i falë gabimet.1

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:

Mujdin Xh. Xhaferi

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 4213

Pyetje: dua informata për magjinë, çfarë pasojash mund të shkaktojë? A mund që të shkaktoj edhe vrasje?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut…

Po, ka magji që mund të shkaktoj vrasjen. Dijetarët prej formave të vrasjes së qëllimshme kanë përmendur vrasjen e dikujt nëpërmjet magjisë. Kjo vepër dënohet me vdekje ngase ka shkaktuar vdekjen e dikujt me diçka që arrihet vdekje zakonisht, pra magjia. Ibën Kudame në  elMugni (3/309) thotë: “lloji i gjashtë (i vrasjes) vrasja nëpërmjet magjisë që shkakton zakonisht vdekje. Dënimi i këtij krimi është mbytja sepse i ngjan vrasjes me thikë p.sh.. Nëse forma e magjisë nuk vret si zakonisht apo mund të jetë e dyshimtë se vret apo jo, në këtë rast krimi dënohet me dije (pagim të gjakut) sepse është synuar gabimi dhe i ngjan vrasjes me shkop (pra është bërë qëllimisht sulmi me shkop, mirëpo nuk është synuar vrasja).”

Në Enclikopedinë e Fikhut 24/267 qëndron: “nëse magjistari vret dikë më magjinë e tij…shumica e dijetarëve mendojnë se vrasja me magji mund të jetë e qëllimshme dhe si e tillë dënohet me vdekje. Kjo vrasje vërtetohet duke sjell dëshmi apo duke e pranuar magjistari…”

Muhamed ibën Salih Munexhid

Përktheu: Agim Bekiri

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 11124

Pyetje: Shumë frikohem nga xhinët, edhe pse unë prej tyre nuk kam dëm aspak, e as që shoh në ëndërr gjëra të frikshme, falënderimi i takon Allahut, mirëpo çdo herë ndiej se do të alivanosem nga frika që kam! Ajo që ndiej është shumë e madhe, saqë nuk arrij ta përshkruaj, duke qenë se unë falem dhe agjëroj. Tani unë lexoj rukje gati dyzet ditë, dhe shpresoj se do të ketë dobi në shërimin tim, ç’far mendoni ju? Pse kjo frikë e çuditshme? Ndonjë herë ndiej se dikush është në brendësinë time! Ndiej ngushtësi kohë pas kohe gjatë ditës! Ju lus të më ndihmoni!

Përgjigjje: Në emër të Allahut Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit

Selamu alejkum ue rahmetullahi ue bereketuhu…

Lus Allahun e Madhëruar që të të furnizojë me udhëzim, përqendrim dhe devotshmëri, të na ndihmojë në përmendje, falënderim dhe adhurim ndaj Tij!

Intrigat e shejtanit janë të dobëta, nuk kanë efekt tek ata me besim dhe adhurim, Allahu thotë: “Vërtet, ai (shejtani) nuk ka kurrfarë fuqie kundër atyre që besuan dhe i janë mbështetur Zotit të tyre.” (Nahl 99) Pra shejtani nuk ka fuqi pos ndaj mëkatarëve dhe vepër këqijve.

Ibn Kajimi (Allahu e mëshiroftë) dhe disa dijetarë kanë përmendur se kur shejtani afrohet afër robit i cili e përmend Allahun, hidhet për tokë, mblidhen rreth tij shejtanët tjerë, thonë: ç’far i ka ngjarë, thotë e ka hedhur një njeri i cili përmendi Allahun. Dhe e kundërta me të  kundërtën. Edhe shejtani i hedh për tokë të shkujdesurit nga Mëshiruesi, Allahut thotë: “Mbizotërimi i tij është vetëm mbi ata që e përkrahin atë dhe mbi ata që për shkak të tij u bënë idhujtarë.” (Nahl 100)

Duhet të kuptosh se ky armik është i dobët, i përbuzur, dhe nuk ka fuqi t’i bën dëm njeriut pos me lejen e Allahut, Allahut thotë: “ndonëse ajo nuk mund t’i dëmtojë ata fare pa dëshirën e All-llahut, andaj vetëm All-llahut le t’i mbështeten besimtarët.” (Muxhadele 10)

Ka disa mënyra se si mund të largohet dhe të fitohet ky armik, do t’i përmendim shkurtimisht në disa pika:

1. Besimi në njëshmërinë e Allahut.

2. Besimi në gjykimin dhe caktimin e Allahut, të kuptojmë se nëse i gjithë umeti mblidhet që t’i bëjnë dëm apo dobi njeriut, nuk posedojnë asgjë pos atë që Allahu ia ka caktuar atij.

3. Shpeshtimi i përmendjes së Allahut, kujdesi në adhurim, posaçërisht lutjet e mëngjesit dhe mbrëmjes, gjatë daljes dhe hyrjes, kur njeriu thotë gjatë daljes -Bismilah tevekeltu ale Allah, ve la havle ve la kuvete ila bilah- (Në emër të Allahut, tek Ai mbështetem, nuk ka ndryshim e as forcë përpos me Allahun) largohet prej tij shejtani, e thërret shejtanin tjetër, e i thotë: çfarë mendon për një njeri që është udhëzuar, mjaftuar dhe mbrojtur. Thotë: Nuk kemi rrugë për tek ai, e largohen që të dy.

4. Të larguarit nga mjedisi i keq dhe shoqërimi me të këqijtë.

5. Mos ndeja në vende të errëta, kujdesi për të përmendur Allahun gjatë shkuarjes për të kryer nevojën fiziologjike dhe gjatë dëgjimit të lehjes së qenve.

6. Pastrimin e shtëpisë nga fotografitë e qenve dhe mjeteve të dëfrimit dhe shkujdesjes. Pajisjen  shtëpisë me përmendje të Allahut dhe lexim të Kuranit.

7. Ndalimin e lëvizjes së fëmijëve gjatë perëndimit të diellit, ngase është koha kur xhinët shpërndahen.

8. Të larguarit nga vetmia, shoqërimi me të mirët, e nëse nuk gjejmë, atëherë ti përkushtohemi librit të Allahut, ngase ai është shoqërues që nuk lodhet dhe nuk të tradhton.

9. Të përmend Bismilah, ngase atëherë shejtani zvogëlohet dhe nënçmohet.

10. Të kërkon shpesh mbrojtje nga Allahut prej shejtanit të mallkuar, të lexon shpesh ajetul kursij dhe dy ajetet e fundit të sures Bekare. Këto lutje nuk kanë kohë të caktuar, apo numër të caktuar, pos për ato lutje që janë cekur në tekste. Mirëpo besimtari i përmbahet lutjeve të mëngjesit dhe mbrëmjes, gjatë gjendjeve të ndryshme, si gjatë ushqimit, daljes dhe hyrjes, gjatë erërave.. dhe kështu me radhë sipas asaj që është përmendur në sunet.

11. Kur njeriu të dëgjon zëra të frikshme, apo të sheh gjëra jo të zakonta, le të përmend sa më tepër Allahun.

12. Kur njeriu të del në shëtitje, udhëtime, nëpër male apo vende të ndryshme, duhet të përmend Allahun, të përsëris thëniet e ezanit, të thërret ezanin, siç është transmetuar në hadithin e Ebu Said Hudrijut, se thirrja e ezanit i largon shejtanët, e nëse dëshiron të ndalet në një vend, le të thotë: Eudhu bi kelimatilahi tamati min sheri ma khalek” (Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga çdo e keqe, që është krijuar.) si dhe lutje të ngjashme.

13. Të madhërojmë në çdo moment Allahun e të kujtojmë nënçmimin e shejtanit, e jo të madhërojmë shejtanin, ngase ky armik i përbuzur gëzohet nëse i japim atij një pozitë, për atë ai mbizotëroi injorantët të cilët kur zbrisnin në një vend, thoshin: kërkojmë mbrojtje nga i madhi i kësaj lugine, dhe kjo u regjistrua në Kuran, Allahu thotë: “Dhe se ka pasur burra prej njerëzve, që kërkonin ndihmë prej disa xhinëve dhe ashtu ua shtonin atyre edhe më shumë arrogancën” (Xhin: 6)

Shejtanët i ngacmojë dhe i lodhin të tillët, fatkeqësisht këtë e veprojnë edhe gënjeshtarët, fallxhorët e magjistarët ndaj atyre që shkojnë tek ata, shejtani i mbizotëron ata, që nëse gënjeshtari dështon, dhe ka nevojë për para, dërgon ndihmësit e tij prej xhinëve tek ata njerëz që të shkojnë tek fallxhorët, magjistarët e gënjeshtarët e ngjashëm, deri sa të detyrohen të shkojnë tek ata, të japin para, dhurata,  e të therin për xhinët, Allahu na ruajt!

Gjëja më e mirë për të larguar elementet e frikës dhe të dobësisë është shtimi i besimit në Allahun, se kush ka frikë Allahun, Allahu e bën të frikohen prej tij çdo gjë, largohu prej vetmisë, përkujdesu në shtimin e lutjeve, posaçërisht lutjen e brengës të cilën e përsëriste i dërguari i Allahut Junusi alejhi selam: La ilahe ila Ente, subhaneke ini kuntu minedhalimin (Nuk ta të adhuruar tjetër pos Teje, I lartësuar je ti, unë ishte prej të padrejtëve) brenga është një lloj mërzie apo ngushtësi për të cilën nuk di shkak, ky shërim nuk është vetëm për të dërguarin e Allahut Junusin, por është ilaç i dobishëm për çdo besimtar, andaj Allahu në fund të tregimit “Ne iu përgjigjëm atij, e shpëtuam nga tmerri. Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët” (Enbija 88)

E drejt është që tu tregosh të afërmve tu të mirë, dhe të mundoheni që të gjithë të krijoni një mjedis me iman, nëse myslimani vazhdon në lutjet të transmetuara nga i dërguari jonë salallahu alejhi ue selem, atëherë nuk goditet me gjë të keqe, e nëse dëmtohet me diç ndikimi do të jetë shumë i vogël, kujdesu për pastërtinë, vazhdo në lutjet,  mundet që shkak i kësaj frike të jetë mënyra në të cilën je edukuar, ka disa njerëz që ju rrëfejnë fëmijëve rrëfime të djajve, i frikojnë me gjëra të shumta, e kjo është gabim në edukatë, mund që qëllimi i edukatorit që ta rehaton veten nga zhurma e fëmijëve, mirëpo kjo mënyrë është shumë e gabueshme, nëna e vetëdijshme nëse ndien se fëmija është i frikuar, duhet ta afron afër vetes, e t’ia lehtëson atij, ta qetëson, preferohet që ta ven në gjumë, që të harron gjërat e frikshme të cilat i ka dëgjuar apo i ka shikuar.

Edhe një herë e përsëris, mashtrimet e shejtanit janë të dobëta, e nuk mund ta dëmtojnë njeriun, vetëm nëse Allahu ka lejuar dhe ka caktuar, shejtani frikohet nga përmendja e Allahut, ikë nga shtëpia në të cilën lexohet sureja Bekare, nuk hyn në ato shtëpi që kanë përmendur Allahun gjatë hyrjes dhe ndalohet nga ushqimi nëse njeriu e përmend Allahun kur ushqehet.

Dr. Ahmed Ferxhabi

Islamweb.net

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Përktheu: Shpend Zeneli

0 3225

            Pyetje: Lexova se i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, kishte thënë: “Kush lidhë hajmali, i tilli ka bërë shirk!” Kur kuptova këtë, u pendova  tek Zoti dhe i kërkova falje për atë që kisha bërë duke mbajtur hajmali. Mirëpo Zoti thotë: “Allahu, me të vërtetë, nuk e falë atë që bën shirk, por ia falë të tjerat mëkate kujt të dojë, përveç këtij.”[1]Pyetja ime është se, a konsiderohem unë që kam mbajtur hajmali pjesë e kësaj kategorie që nuk i falë Allahu?!

Përgjigje: Gjithsecili që pendohet tek Allahu i Madhërishëm dhe kthehet tek Ai, edhe nëse vepra e tij është kufrore dhe përjashtuese nga Islami, Allahu ka për t’ia pranuar pendimin, siç ka thënë Allahu, i Larti: “Thuaj: “O robërit e mi, që i keni bërë keq vetvetes duke bërë mëkate, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i falë të gjitha mëkatet. Ai, me të vërtetë, është Falës dhe Mëshirues.”[2]

            Në “Sahih” të Buhariut-, gjendet se Ibën Abasit, -radijallahu anhu!-, ka treguar se disa njerëz, -ithtarë të shirkut-, kishin bëra shumë bëma, kishin bërë vrasje dhe zina të shumta, dhe njëherë erdhën tek Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, dhe i thanë: Ajo të cilën ti e thua dhe thërret në të është diçka shumë e mirë, a mund të na mësosh a ka shpagim për bëmat tona?! Atëherë, zbriti ajeti: “…Edhe ata që pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, dhe të cilët, nuk vrasin njeri që e ka ndaluar Allahu, përveç sipas ligjit (që ka merituar dënimin), dhe që nuk bëjnë kurvëri…”[3] Dhe zbriti, gjithashtu: “Thuaj: “O robërit e mi, që i keni bërë keq vetvetes, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut!”

Ibën Kethiri, në shpjegimin e tij për këtë ajet, ka thënë: “Kjo falje e madhe për atë që pendohet vlen për të gjitha llojet e mëkateve, qoftë kufër, shirk, dyshim, nifak, fisk, e të tjera; Pra, gjithkush që pendohet tek Allahu, Allahu ia pranon pendimin!”.

Kurse falja e Allahut: …nuk e falë atë që bën shirk” kjo është sa u përket atyre që vdesin në shirk pa u penduar, kurse ata që pendohen tek Allahu dhe largohen nga shirku, atëherë atij Allahu ia falë, ashtu siç ka thënë Ai, -subhanehu ue te’ala!-: “Thuaju mohuesve: nëse largohen (nga kufri-mohimi), do t’ju falet e kaluara”[4]

E, me që ju jeni penduar tek Allahu, shpresojmë që Ai t’ua ketë pranuar pendimin.

Qendra për Fetva pranë IslamWeb-it, me nr. 176,229

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

[1] Kurani, En-Nisa: 48

[2] Kurani, Ez-Zumer: 53

[3] Kurani, El-Furkan: 68

[4] Kurani, El-Enfal: 38

2 20934

Përgjigje: Para se të përmend metodat që i kanë përmendur dijetarët për dëbimin e xhindëve nga shtëpia, lus Allahun që kjo të mos jetë një vesvese e shejtanit kundër teje dhe familjes tënde.

Po ashtu duhet ta theksoj se mbrojtja e shtëpive tona nga prania e xhindëve arrihet me leximin e Kuranit në vazhdimësi, sepse Profeti, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Mos i bëni shtëpitë e juaja varreza, shejtani ikë nga ajo shtëpi ku lexohet sureja Bekare”.

Mirëpo, nëse një shtëpi nuk është mbrojtur dhe tashmë je vërtetuar se ndonjë xhind apo disa xhindë banojnë në shtëpinë tënde, atëherë mund të përdorësh këto metoda:

1. Ti, së bashku me dy të tjerë shkoni te ajo shtëpi, tre ditë me radhë, për t’ua bërë thirrjen e daljes nga shtëpia, duke e lexuar atë thirrje në çdo dhomë të shtëpisë përveçse në tualet. Thirrja është kjo:

أناشدكم بالعهد الذي أخذه عليكم سليمان أن تخرجوا و ترحلوا من بيتنا، أناشدكم الله أن تخرجوا و لا تؤذوا أحدا

UNASHIDUKUM BIL AHDI LEDHI EHADHEHU ALEJKUM SULEJMAN EN TEHRUXHU UE TERHALU MIN BEJTINA, UNASHIDUKUM ALLAHE EN TEHRUXHU UE LA TU’DHU EHADA

Që në shqip d.m.th. “Ju thërras në emër të besës që Sulejmani mori prej jush të dilni dhe të largoheni nga shtëpia jonë, ju thërras në emër të Allahut që të dilni dhe të mos e dëmtoni askënd”.

Me lejen e Allahut, ende para se të përfundojnë tre ditët, xhindët do të largohen nga shtëpia, por nëse nuk dalin dhe ende vërehet prania e tyre, atëherë e përdor metodën në vijim.

2. Merre një enë mesatarisht të madhe, mbushe me ujë, afroje gojën afër enës, fute dorën në ujë dhe lexoji këto (dorën mos e hiq derisa nuk e përfundon leximin):

“بسم الله أمسينا بالله الذى ليس منه شئ ممتنع وبعزة الله التى لاترام ولاتضام ,وبسلطان الله المنيع نحتجب , وبأسمائه الحسنى كلها عائذ من الأبالسة , ومن شر شياطين الإنس والجن ,ومن شر كل معلن ومسر, ومن شر ما يخرج بالليل ويكمن بالنهار ويكمن بالليل ويخرج بالنهار, ومن شر ما خلق وذرأ وبرأ, ومن شر إبليس وجنوده ,ومن شر كل دابة أنت آخذ بناصيتها ,إن ربى على صراط مستقيم ,أعوذ بما استعاذ به موسى وعيسى وإبراهيم الذى و في ومن شر ما خلق وذرأ وبرأ ,ومن شر ما يبغى ,أعوذ بالله السميع العليم من الشيطان الرجيم, بسم الله الرحمن الرحيم وَالصَّافَّاتِ صَفّاً{1} فَالزَّاجِرَاتِ زَجْراً{2} فَالتَّالِيَاتِ ذِكْراً{3} إِنَّ إِلَهَكُمْ لَوَاحِدٌ{4} رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَ الأرض وَمَا بَيْنَهُمَا وَرَبُّ الْمَشَارِقِ{5} إِنَّا زَيَّنَّا السَّمَاء الدُّنْيَا بِزِينَةٍ الْكَوَاكِبِ{6} وَحِفْظاً مِّن كُلِّ شَيْطَانٍ مَّارِدٍ{7} لَا يَسَّمَّعُونَ إلى الْمَلَإِ الأعْلَى وَيُقْذَفُونَ مِن كُلِّ جَانِبٍ{8} دُحُوراً وَلَهُمْ عَذَابٌ وَاصِبٌ{9} إلا مَنْ خَطِفَ الْخَطْفَةَ فَأَتْبَعَهُ شِهَابٌ ثَاقِبٌ{10}َ

BISMILAH, EMSEJNA BILAHI LEDHI LEJSE MINHU SHEJUN MUMTENIUN UE BI IZZETILAHI LETI LA TURAMU UE LA TUDAMU, UE BI SULTANILAHI NEHTEXHIB, UE BI ESMAIHIL HUSNA KULIHA AIDHUN MINEL EBALISE, UE MIN SHERI SHEJATINIL INSI UEL XHIN, UE MIN SHERI IBLISE UE XHUNUDIHI, UE MIN SHERI KULI DABBETIN ENTE AHIDHUN BINASIJETIHA, INNE RABBI ALA SIRATIM MUSTEKIM, EUDHU BIMA STEADHE BIHI MUSA UE ISA UE IBRAHIME LEDHI UEFFA, UE MIN SHERI MA HALEKA UE DHERAE UE BERAE, UE MIN SHERI MA JEBGA.

EUDHU BILAHI MINESH SHEJTANI RAXHIM, BISMILAHI RRAHMANI RRAHIM, UES SAFFATI SAFFA. FEZZAXHIRATI ZEXHRA. FETTALIJATI DHIKRA. INNE ILAHEKUM LEVAHID. RABBUS SEMAVATI UEL ARDI UE ME BEJNEHUMA UE RABBUL MESHARIK. INNA ZEJJENNES SEMAE DUNJA BIZINETINIL KEVAKIB. UE HIFDHAN MIN KULI SHEJTANIN MARID. LA JESSEMMEUNE ILEL MELEIL EËLA UE JUKDHEFUNE MIN KULI XHANIB. DUHURAN UE LEHUM ADHABUN UASIB. IL-LA  MEN HATIFEL HATFETE FE ETBEAHU SHIHABUN THAKIB

Që në gjuhën shqipe ka këtë domethënie: Me emrin e Allahut, ngrysëm me ndihmën e Allahut, për të Cilin asgjë nuk është e pamundshme dhe me krenarinë e Tij që nuk krahasohet. Me pushtetin e Tij mbrohemi, në të gjithë Emrat e Tij të bukur ka mburojë nga dreqërit, nga e keqja e shejtanëve njerëz dhe xhind, nga e keqja e iblisit dhe ushtrisë së tij dhe nga e keqja e çdo gjallese që është në dorën Tënde. Vërtetë Zoti im është në rrugë të drejtë. Kërkoj strehim siç ka kërkuar Musai, Isai dhe Ibrahimi nga e keqja e asaj që ka krijuar dhe ka mundësuar dhe nga e keqja e asaj që sulmon.

Kërkoj strehimin e Allahut nga shejtani i mallkuar, Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit. (Kuran) Betohem në ata që janë radhitur, dhe në ata që pengojnë, dhe në ata që e lexojnë Kuranin, se, në të vërtetë, Zoti juaj është Një, Zot i qiejve dhe i Tokës dhe çfarë gjendet mes tyre dhe Zot i lindjeve! Ne e kemi stolisur qiellin e kësaj bote me shkëlqimin e yjeve, mbrojtje nga djajtë kryeneç. (Kështu që) ata nuk e përgjojnë dot Grupin më të Lartë (engjëjt lart në qiej) dhe qëllohen (me meteorë) nga të gjitha anët. Pastaj, ashtu të përzënë do të kenë vuajtje të përhershme (në jetën tjetër). (Djajtë nuk përgjojnë dot), veç atij që grabit diçka e që e ndjek një yll verbues. [1]

Pasi t’i lexosh këto, nga uji që ke në enë merr dhe spërkat lehtë qoshet e shtëpisë, madje qoshet e çdo dhome dhe me leje të Allahut do të largohen nga ajo shtëpi.

Përdori këto dhe assesi mos u mashtro pas fjalëve të dikujt që mendon se me besëtytni dhe kotësi të llojllojshme t’i dëbojë ato. Allahu ju ruajttë nga të gjitha të këqijat e dynjasë dhe ahiretit.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

[1] Këtë formë dëbimi të dreqërve e ka përmendur Ibën Kajim el Xheuzoje në librin “El Uabilu Sajjib”

NA NDIQNI NË