Arhiva DitoreSep 7, 2014

0 2616

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon vetëm Allahut i cili na dhuroi begati të shumta dhe pasi që kaloi muaji i Ramazanit na mundësoi t’i presim muajt e Haxhit dhe ta vizitojmë shtëpinë e Allahut. Atë e falënderoj për të gjitha të mirat që na i dhuroi.  Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të vërtet përveç Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij.

Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju njerëz,

Frikojuni Allahut dhe falënderoni për atë që jua ligjësoi prej legjislacioneve të madhërishme, dhe për atë që ju veçoi prej muajve të dobishëm, të cilat ju përsëriten çdo ditë, çdo javë e çdo vit dhe sjellin me vete çdo të mirë dhe e largojnë prej jush çdo të keqe.

Namazi largon nga e shëmtuara dhe imoraliteti, është frikërespekt dhe nënshtrim ndaj Allahut, dhe është ndihma më e madhe e besimtarit në bartjen e përgjegjësive të dynjasë dhe ahiretit. Allahu, azze ue xhel, thotë: “O besimtarë! Kërkoni ndihmë për veten nëpërmjet durimit dhe namazit! Në të vërtetë, Allahu është me të duruarit”. Bekare 153.

Zeqati është bamirësi dhe shtrirje dore për fukarenjtë dhe nevojtarët, nxitje për ata që duhet përfituar zemrat e tyre të dobëta në besim, ndihmesë për lirimin e robërve dhe të mbyturve në borxhe, dhe pastrim i pasurisë dhe i shpirtrave të njerëzve. Zeqati pra, është trofe për besimtarin e jo gjobë dhe humbje. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Merr nga pasuria e tyre lëmoshë me të cilën t’i pastrosh ata dhe t’ua rrisësh veprat e mira! Lutu për ta, sepse lutja jote është vërtet qetësim për ata. Allahu dëgjon dhe di gjithçka”. Teube 103.

Zeqati po ashtu është shkak i shtimit të pasurisë dhe shkak i zbritjes së bereqetit në të dhe mbrojtje e saj prej çdo fatkeqësie. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Dhënia e zeqatit nuk e pakëson pasurinë”. 

Besimtari pra, e konsideron zeqatin trofe për shkak se beson thellësisht në premtimin e Allahut, në krahasim me dyfytyrëshin i cili e konsideron si gjobë për shkak se nuk i beson Allahut dhe premtimit të Tij.

Agjërimi është lënie e ushqimit dhe epsheve për të cilat shpirti fort anon nga ato, duke iu nënshtruar Allahut me këtë adhurim dhe duke shpresuar shpërblimin e Tij. Po ashtu nuk duhet të harrohet roli edukator i agjërimit i cili nxit në moral të mirë dhe largon prej moralit të shëmtuar. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem,thotë: “Nuk është agjërimi abstenim (vetëm) prej të ngrënit dhe të pirit, por agjërimi është zmbrapsje nga e kota (fjalë dhe punë) dhe e ndyra. E nëse dikush të ngacmon apo sillet ashpër me ty, thuaji: Unë po agjëroj, unë po agjëroj!”.

Haxhi është luftë në rrugë të Allahut. Besimtari për të shpenzon pasurinë, e lodh trupin e tij dhe për hir të Tij e len familjen e vatanin. Me shkuarjen në Haxh besimtari i përgjigjet thirrjes së Allahut e cila erdhi nëpërmjet gjuhës së mikut të Tij, Ibrahimit, alejhi selam, kur i tha Allahu atij: “Thirri njerëzit për haxhillëk: ata do të vijnë në këmbë dhe me deve prej të gjitha viseve të largëta, që të dëshmojnë dobitë e tyre dhe të përmendin Emrin e Allahut në ditët e caktuara mbi kafshët(për kurban), të cilat ua ka dhuruar Ai. Hani nga ato (mishin) dhe ushqeni nevojtarin e varfër! Pastaj, haxhinjtë le të pastrojnë trupin e tyre, le t’i kryejnë zotimet e tyre dhe le t’i vijnë rrotull Shtëpisë së lashtë”. Haxh 27-29.

O ju robër të Allahut,

Tani jemi në muajt e Haxhit të cilat Allahu i bëri sezon nga ku fillojnë ritet e haxhillëkut. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar. Kush vendos të kryejë haxhillëkun, le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan), grindjet dhe sharjet. Ndërkaq, çdo vepër të mirë që bëni, Allahu e di. Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria. Prandaj, kini frikë prej Meje, o njerëz të mençur!” Bekare 197.

 Allahu na lajmëron se koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar, e ato janë: Sheval, Dhul Kade dhe dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes. Të caktuara janë për shkak se njerëzit i njohin prej kohës së Ibrahimit, alejhi selam, dhe Ismailit, alejhi selam, dhe nuk ka nevojë për qartësimin e saj sikur se nevojitet qartësimi i kohës së agjërimit dhe namazit.

Thënia: “Kush vendos të kryejë haxhillëkun” e ka për qëllim se kush e bën nijetin për Haxh në këto muaj qoftë në fillim të saj, në mes apo në fund, i bëhet obligim kryerja e tij qoftë edhe vullnetar Haxhi i tij, dhe nuk lejohet refuzimi i kryerjes së tij.

Thënia: “le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan), grindjet dhe sharjet” na qartëson se si duhet të jetë etika e haxhiut dhe cilave vepra duhet t’i largohet gjatë të qenit e tij në ihram. Haxhiu duhet të jetë i vetëdijshëm se Haxhi është adhurim i madh dhe se duhet t’i largohet mëkateve dhe ndalesave të cilat mund t’ia zvogëlojnë shpërblimet ose t’ia shkatërrojnë Haxhin. Prej ndalesave, janë marrëdhëniet seksuale dhe çdo vepër apo thënie që nxit në të, sharjet dhe grindjet të cilat nxisin në sherr dhe armiqësi dhe e largojnë haxhiun prej përmendjes së Allahut. Qëllimi i Haxhit është nënshtrim dhe afrim kah Allahu me adhurime dhe largim prej mëkateve që Haxhi i tij të pranohet. Përcillet prej Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, të ketë thënë se haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër përveç se xhenetin.

Pasi që afrimi nga Allahu nuk realizohet përveçse duke u larguar prej mëkateve e duke vepruar vepra të mira, Allahu, azze ue xhel, urdhëroi në vepra të mira gjatë Haxhit pasi që ndaloi prej atyre të shëmtuarave duke thënë: “Ndërkaq, çdo vepër të mirë që bëni, Allahu e di”. Nëpërmjet këtij ajeti Allahu nxit në vepra të mira veçanërisht gjatë ditëve të Haxhit në ato vende të bekuara si Arafati e Muzdelifa, duke mos e harruar edhe Qabenë ku veprat në të shumëfishohen më tepër se në vendet tjera. Përcillet prej haditheve se një namaz në Qabe është më me vlerë se njëqind mijë namaze në xhamitë tjera.

Prej grindjeve dhe polemikave të ndaluara gjatë Haxhit janë edhe ato të cilat ndodhnin mes fiseve në periudhën e injorancës në sezonin e Haxhit dhe në kompleksin e Haremit, duke u krenuar mes veti me paraardhësit dhe fiset e tyre kështu që kohën e Haxhit e shndërronin nga adhurimi në polemika e debate.

Në kohën tonë u paraqitën disa njerëz të cilët dëshirojnë që ta ringjallin këtë traditë injorante dhe ta shndërrojnë Haxhin në rite djallëzore duke bërë shirk e mëkate dhe duke i dëmtuar haxhinjtë e duke e synuar shkatërrimin e shtëpisë së Allahut. Këta njerëz nuk kanë aspak respekt ndaj shtëpisë së Allahut, ndaj vlerës së ditëve të Haxhit dhe ndaj muslimanëve që i braktisën familjet e tyre për ta kryejnë shtyllën e pestë të Islamit dhe ta fitojnë xhenetin e Allahut.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Kush vendos të kryejë haxhillëkun, le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan), grindjet dhe sharjet”. Bekare 197.

Allahu, azze ue xhel, për Qaben thotë: “Vërtet, ata që nuk besojnë dhe pengojnë njerëzit nga rruga e Allahut dhe nga Xhamia e Shenjtë, të cilën Ne e kemi bërë të njëjtë për të gjithë njerëzit, si për vendasin ashtu edhe për atë që vjen nga tjetër vend dhe, ata që synojnë ta përdhosin (Xhaminë), me të keqe, Ne do t’i bëjmë të shijojnë dënim të dhembshëm”. Haxh 29.

O Zot, kush i dëmton haxhinjtë dhe vizitorët e Qabesë dhe synojnë shkatërrimin e saj bëri që ta shijojnë dënimin Tënd më të dhembshëm, të cilin ia premtove çdo njërit që synon shkatërrimin e saj, se Ti ke mundësi të veprosh çka do. O Zot, Ti i cili i dërgove shpendët të vinin tufë-tufë kundër ushtrisë së elefantit dhe i gjuanin ata me gurë nga balta e gurëzuar dhe ata i bëre si gjeth i grimcuar (i përtypur), shijoja të njëjtin dënim atyre që synojnë të bëjnë të njëjtën vepër të shëmtuar, se Ti neve na mjafton dhe sa mbështetës i mirë që je.

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve dhe qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju njerëz,

Frikojuni Allahut dhe shfrytëzoni kohën tuaj në vepra të mira që të shpëtoni dhe mos u bëni si ata të cilët kohën e tyre e kaluan në gjëra të kota, e pastaj të pendoheni kur t’ju vjen vdekja. Allahu, azze ue xhel, thotë: “E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe, që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova! Kurrsesi, (kthim nuk ka) e kjo është vetëm fjalë që e thotë ai, e ata kanë para tyre një perde (distancë periodike) deri në ditën kur ringjallen”. Muminun 99-100.

O ju robërit e Allahut, merita e Allahut mbi ju është e vazhdueshme. Pas muajit të Ramazanit i bëri muajt e Haxhit mëshirë për njerëzit dhe i nxiti që ta vizitojnë shtëpinë e Allahut, sikurse e bëri që ai i cili e agjëron Ramazanin me bindje të plotë t’i falen mëkatet e kaluara, po ashtu e bëri që kush shkon në Haxh dhe i largohet sharjes, polemikave dhe ndalesave të Haxhit të kthehet në shtëpi i falur prej mëkateve sikur se atë ditë kur e ka lindur nëna e tij.

Shenja e pranimit të veprës së mirë është kur ajo pasohet me vepër të mirë, ndërsa shenja e mos pranimit të saj është kur ajo pasohet me vepër të shëmtuar. Nuk ka më mirë se kur veprën e keqe e pason një e mirë dhe atë e fshin, por ende më mirë është kur veprën e mirë e pason një e mirë tjetër.

Hasan Basriu, Allahu e mëshiroftë, thoshte: “Allahu, azze ue xhel,  asnjë veprës së besimtarit nuk i ka përcaktuar afat, përveç se vdekjes, e pastaj lexoi: “Dhe adhuroje Zotin tënd deri të vijë ty e vërteta (vdekja)“. Hixhr 99.

O ju musliman,

Allahu, azze ue xhel, na porositë: “Koha e haxhillëkut është në muaj të caktuar. Kush vendos të kryejë haxhillëkun, le të largohet nga marrëdhëniet (me gruan), grindjet dhe sharjet. Ndërkaq, çdo vepër të mirë që bëni, Allahu e di. Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria. Prandaj, kini frikë prej Meje, o njerëz të mençur! Nuk është gjynah të kërkoni nga Zoti juaj ndonjë të mirë. E, kur të ktheheni nga Arafati, përmendni Allahun në vendet e shenjta! Përmendni Atë që ju ka udhëzuar në rrugën e drejtë, sepse ju më parë ishit të humbur! Mandej, kthehuni, siç kthehen të gjithë të tjerët dhe kërkoni ndjesë prej Allahut! Se Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë. Pasi t’i kryeni ritet e haxhillëkut, përmendni Allahun ashtu siç i kujtoni prindërit tuaj, madje edhe më tepër! Disa njerëz thonë: “Zoti ynë, jepna të mira në këtë botë!” Por, për këta, s’ka asnjë të mirë në botën tjetër.  Por ka dhe të tjerë që thonë: “Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë, na jep të mira në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit (të Xhehenemit) Këtyre do t’u jepet shpërblim për atë që kanë bërë. Allahu është i shpejtë në llogari”. Bekare 197-202.

nga arabishtja: Irfan Jahiu

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 5939

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e humbë dhe kë e largon nga rruga e vërtet Ai s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveçse Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju musliman,

Pasi që vendbanimi i robit pas vdekjes së tij është i fshehtë për krijesat dhe dituria është vetëm tek Allahu, nuk i takon askujt që të gjykojë për një krijesë të Allahut se a është banor i xhenetit apo i xhehenemit. Përjashtim bëhet vetëm për ata për të cilët na kanë ardhur citate të qarta prej Kurani dhe Suneti se janë banorë të xhenetit apo xhehenemit. Mirëpo pasi që përfundimi i njeriut sipas të dhënave të mbledhura si pasojë e vëzhgimeve të drejtpërdrejta është bërë tregues i asaj se robi a shpresohet të jetë prej banorëve të xhenetit apo të xhehenemit, neve na lejohet që disa njerëz t’i përgëzojmë dhe të shpresojmë për ata xhenetin e për disa të frikohemi dhe të shpresojmë rahmetin, sipas asaj çka ka vepruar robi i Allahut.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Ka prej jush që punojnë vepra të banorëve të xhenetit (sipas asaj çka e shohin njerëzit) mirëpo ata janë prej banorëve të xhehenemit. Ka prej jush që punojnë vepra të banorëve të xhehenemit, mirëpo ata janë prej banorëve të xhenetit. Veprat shpërblehen sipas përfundimit të saj”.

Ibën Batal, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Në fshehtësinë e përfundimit të veprave prej robit gjejmë urtësi të madhe. Po ta dinte robi i Allahut se do të jetë prej të shpëtuarve do t’i hynte vetja në qejf  dhe do ta braktiste punën. Po ashtu po ta dinte se do të jetë prej të shkatërruarve do ta braktiste punën dhe do t’i shtonte veprat e shëmtuara. Prandaj u fsheh kjo dituri prej tij që ai gjithmonë të jetojë mes shpresës dhe frikës”.

Ky ishte shkaku se pse njerëzit e mirë frikoheshin prej përfundimit të keq. Ata përpiqeshin që gjithmonë të kenë mendim të mirë për Allahun, të veprojnë vepra të mira dhe ato të jenë të vazhdueshme.

Malik ibën Dinar, Allahu e mëshiroftë, falte namaz tërë natën, e kapte mjekrën e tij dhe thoshte: “O Zot, Ti i di banorët e xhenetit dhe banorët e xhehenemit, ku do të jetë vendbanimi i Malikut?

Sufjan Theurijut,  Allahu e mëshiroftë, kur iu afrua vdekja filloi të qajë dhe njëri prej tyre që ishte prezent i tha: “O Sufjan a qan për shkak mëkateve të shumta që i veprove? –Tha: Jo, por frikohem se mos po më rrëmbehet imani para vdekjes”.

Pasi që çështja e përfundimit qenka e madhe njeriut i takon të kujdeset për llogaritjen e vetvetes dhe të paralajmërohet prej mashtrimeve të epshit e shejtanit dhe të nxitojë kah pendimi i sinqertë. Çdo shkujdesje dhe neglizhencë prej anës së tij do të jetë pendim e mallkim dhe akuzat për këtë gjendje nuk duhet t’i drejton askujt tjetër përveç se në adresën e tij.

O ju musliman,

Pamjet e momenteve të vdekjes janë prej gjendjeve më të rënda për njeriun. Dhembjet e saj janë të rënda e mundimet të papërshkrueshme. Robi nëse do ishte qenë prej tyre që e pastrojnë shpirtin me vepra të mira dhe e përmirësojnë të brendshmen dhe të jashtmen e tyre për hir të Allahut, për të shpresohet përfundim i mirë. Nëse do ishte prej tyre që i bëjnë padrejtësi vetes me mëkate e gjynahe përfundimi i tij frikohet se nuk do të jetë i mirë. Allahu askujt nuk i bën padrejtësi, i jep atij çka do me mëshirën e Tij dhe i merr atij çka do me drejtësinë e Tij.

Imam Abdulhak el Ishbilij,  Allahu e mëshiroftë, thotë: “Dije se përfundimi i keq nuk është përveçse për atë i cili mendjen e ka të shëmtuar dhe këmbëngul në veprimin e mëkateve të mëdha e shkatërruese, më e keqja është kur sprovohet me këtë sprovë para se të vdesë dhe nuk ka mundësi të pendohet, Allahu na ruajt prej kësaj gjendje. Belaja më e madhe është kur njeriu është i përqendruar në fe e pastaj i ndryshohet gjendja, fillojnë mëkatet t’i duken të mira e t’i veprojë dhe kjo të bëhet shkak i përfundimit të tij të keq, Allahu na ruajt: “Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete. Kur Ai dëshiron ta ndëshkojë një popull, askush nuk mund ta pengojë Atë; dhe ata, përveç Tij, s’kanë asnjë ndihmës.” Rad 11. Ndoshta ndonjë lloj i mëkatit apo shpifjes në ato momente të vështira bëhet shkaktar për marrjen e zemrës së tij, robërimin e mendjes së tij, fikjen e dritës së tij, i vendoset perde, nuk i bën dobi rikujtimi e as këshilla, dëgjon zërin i cili ia përsërit shehadetin por nuk e kupton qëllimin e tij dhe vdes në këtë gjendje të mjerueshme e cila është shenjë e përfundimit të keq të tij”.

Imam el Ishbilij, Allahu e mëshiroftë, pastaj e cek një rast të një përfundimi të keq dhe thotë: “Përcillet se në Egjipt jetonte një njeri i cili ishte muezin dhe imam xhamie dhe të gjithë e njihnin si njeri i devotshëm. Një ditë u ngrit lartë në minare për ta thirrur ezanin, ndërsa poshtë minares afër xhamisë ishte shtëpia e një të krishteri. Shikoi në brendësinë e asaj shtëpie, e pa një vajzë të bukur me të cilën u sprovua, e la ezanin zbriti poshtë dhe hyri në shtëpinë e asaj vajze.  Vajza i tha: Çka dëshiron prej meje? – Ky i tha: Të dëshiroj ty. – Vajza e pyeti: Pse? –Iu përgjigj: Ma rrëmbeve zemrën dhe ma rrëmbeve shpirtin. – Vajza i tha: Asnjëherë nuk do të bëhem e jotja. – Ky ia ktheu: Atëherë do të martoj. – Vajza: Ti je musliman e unë e krishterë. Babai im nuk do të më martojë asnjëherë për ty. –Tha: Atëherë unë do të bëhem i krishterë. – Vajza: Bëhu dhe do të martohem për ty. – U bë i krishterë për ta martuar atë vajzë, atë ditë qëndroi në shtëpinë e saj dhe po të njëjtën ditë doli në tarracë të shtëpisë ku edhe ra prej saj dhe vdiq. E humbi vajzën, e humbi fenë, e humbi ahiretin dhe Allahu ia mori shpirtin si jobesimtar për shkak se epshin e tij e bëri Zot”.

Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, na përcjell se një njeriut i është thënë në prag të vdekjes: Thuaj: La ilahe il-lallah, ai ka thënë: Nuk më bën dobi mua kjo fjalë, unë nuk di që kam falur për Allahun ndonjë namaz? Dhe nuk e ka shqiptuar këtë fjalë.

Ibën Rexhebi, Allahu e mëshiroftë, na përcjell prej Abdulaziz ibën Ebi Revad, Allahu e mëshiroftë, i cili ka thënë: Kam prezantuar tek një njeri i cili ishte në agoninë e vdekjes dhe ia përkujtonin atij fjalën La ilahe il-lallah, dhe në fund ai nuk e shqiptoi këtë fjalë dhe tha unë e mohoj këtë që e thua dhe vdiq në këtë gjendje. Thotë transmetuesi kam pyetur për të çfarë ka bërë: Mu përgjigjën se ai ka qenë i dhënë pas alkoolit. Abdulaziz ibën Ebi Revad thoshte: Frikësohuni nga mëkatet sepse këto janë ato që e kanë sjellë në këtë situatë.

Dhe të ngjashme si kjo e përmend Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, i cili thotë: Ka qenë një njeri i cili ulej me ata që pinin alkool, pasi që i erdhi vdekja erdhi një njeri ia kujtonte shehadetin kurse ai i tha atij: Pi ti pastaj më jep të pijë edhe unë, pastaj vdiq. Një rast tjetër që e përmend Imam Dhehebiu, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij El Kebair (Mëkatet e mëdha) se një njeri i cili luante shah kur ishte në agoni të vdekjes, i është thënë atij, thuaj: La ilahe il- lallah, ai tha: Luaj ti, pastaj vdiq, e mundi gjuha e tij me atë që e kishte kaluar tërë jetën e tij dhe në vend se ta thotë fjalën e teuhidit (La ilahe il-lallah) ai tha luaj ti.

Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, gjithashtu e përmend se një person ishte i njohur me dashurin ndaj këngës dhe muzikës dhe ngado që shkonte i përsëriste ato dhe kështu pasi që i erdhi agonia e vdekjes i është thënë atij: Thuaj: La ilahe il lallah, ai filloi të këndonte derisa vdiq dhe nuk e shqiptoi fjalën e teuhidit.

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, po ashtu thotë më kanë treguar disa tregtarë për një të afërm të tyre kur i erdhi agonia e vdekjes, njerëzit përreth tij filluan t`ia kujtojnë fjalën: La ilahe il-lallah, kurse ai thoshte: Ky mall kushton kaq, ky mall është i lirë, ky myshteri është i mirë derisa vdiq dhe nuk e shqiptoi shehadetin.

Një tjetrit i thonin thuaj la ilahe il-lallah. Thonte: Ah, ah, nuk mundem ta shqiptoj.

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, u përpoq t’i komentojë tregimet që i përmendëm me herët, dhe tha: “I Lartësuar qoftë Allahu, kjo çfarë kanë parë njerëzit është mësim për ata që kanë mendje? Kur njeriu është në gjendje të mirë shëndetësore, i fortë dhe i fuqishëm shejtani mundohet ta mbizotërojë atë dhe ta fusë në mëkate ndaj Allahut të Madhëruar, e bën atë që zemra e tij të jetë e pakujdesshme në përmendjen e Allahut, e bën që të harron ta përmend Allahun me gjuhën e tij dhe e bën që ta largojë nga adhurimet e gjymtyrëve, kjo kur është njeriu i fortë dhe i fuqishëm, atëherë si mendon ti kur njeriut i bie kjo forcë, dobësohet dhe plaket? Në kohën kur ky njeri fillon të ndiej dhimbje në trupin e tij dhe fillon të ankohet për dhimbjet që i ndien, në këtë situatë shejtani i mallkuar e përmbledh të gjithë fuqinë dhe synimin e tij për ta fituar këtë person dhe për ta kthyer nga ai dëshiron, shejtani është shumë i fortë në këtë gjendje kurse personi në fjalë është më së ligështi në këtë gjendje prandaj vështir është që të shpëtojë ky njeri në këtë situatë përveç atyre që i forcon Allahu. Allahu, azze ue xhel, thotë: Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër, kurse keqbërësit i shpie në humbje; Allahu bën ç’të dojë”. Ibrahim 27.

Përfundimi i keq është dy shkallë, Allahu na ruajt prej tij:

E para: Është përfundim shumë i keq dhe i tmerrshëm, ky përfundim është kur në prag të vdekjes e kap njeriun dyshimi, mohimi, kufri dhe të folurit diç që është në kundërshtim me atë që ka zbritur Allahu apo ka treguar Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem.

E dyta: Është më e vogël se kjo e para: Kjo është kur në prag të vdekjes njeriu fillon të dëshirojë ndonjë gjë prej gjërave të dynjasë, apo ndonjë dëshirë prej dëshirave të ndaluara dhe kjo i shfaqet atij në momentin e vdekjes në zemrën e tij, njeriu vdes në atë gjendje çfarë ka jetuar, nëse ka qenë nga ata që ka dhënë kamatë ai do të përfundojë me këtë mëkat të madh, nëse ka qenë nga ata që ka vepruar harame të tjera si p.sh.: Drogë, muzikë, cigare dhe fotografi pornografike, u ka bërë padrejtësi njerëzve e të ngjashme si këto përfundimi i tij do të jetë i keq, Allahu na ruajt. Mirëpo nëse është nga ata që kanë qenë njësues të Allahut ata do të jenë të mbrojtur nga dënimi i Allahut.

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, i cili i shumëfishon veprat, i falë mëkatet dhe e pranon pendimin e robit. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju musliman,

Pasi që përfundimi i keq është çështje e rrezikshme për jetën e njeriut na detyrohet t’i njohim disa prej shkaqeve më kryesore të cilat na drejtojnë nga ajo me qëllim që t’i largohemi dhe mos t’i afrohemi.

– Prej shkaqeve të përfundimit të keq është: Braktisja e ahiretit dhe dashuria ndaj dynjasë.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kiametit, do ta ringjallim të verbër. Ai do të thotë: “O Zoti im, përse më ringjalle të verbër, kur unë kisha shikuar më parë?” (Allahu) do t’i thotë: “Kështu të erdhën shenjat Tona dhe ti i harrove ato e po kështu sot do të jesh i harruar. Kështu e ndëshkojmë Ne atë që e tepron (me gjynahe) dhe nuk beson shenjat e Zotit të tij; e dënimi në jetën tjetër, në të vërtetë, është më i ashpër dhe më i qëndrueshëm”. Taha 124-127.

Imam Abdulhak el Ishbilij,  Allahu e mëshiroftë, thotë: “Dije, Allahu të mëshiroftë, se përfundimi i keq ka shkaqe, mënyra dhe rrugë. Më kryesorja është dashuria ndaj dynjasë, braktisja e ahiretit dhe bërja e mëkateve”.

– Prej shkaqeve të përfundimit të keq po ashtu është: Lënia e pendimit për më vonë, vazhdimësia në mëkate dhe mospërfillja e detyrimeve.

Shumë njerëz pretendojnë se do të pendohen prej mëkateve, por kur? Beqari thotë do të pendohem kur të martohem. Studenti thotë do të pendohem kur t’i përfundoj studimet. Fukaraja thotë do të pendohem kur të punësohem. I riu thotë do të pendohem kur të plakem dhe kështu me radhë, secili e cakton një afat kohor se kur do të pendohet. Mirëpo i parashtrohet pyetja të gjithëve se kush ju garanton se do ta mbërrini realizimin e këtyre shpresave? A nuk frikoheni se Allahu do t’jua marrë shpirtin para se t’i realizoni shpresat e juaja? Po edhe nëse e mbërrini atë afat kohor që e dëshironi, kush ju garanton se do të pendoheni kur dihet se jetën e keni kaluar në mëkate dhe epshe, të cilat në shumicën e rasteve janë shkak i rrotullimit të zemrës dhe shkatërrimit të saj? Allahu, azze ue xhel, thotë: “O besimtarë! Bindjuni Allahut dhe të Dërguarit kur ju thërret drejt asaj që ju jep jetë! Dhe ta dini se Allahu ndërhyn midis njeriut dhe zemrës së tij dhe se tek Ai do të mblidheni të gjithë”! Enfal 24.

Allahu, azze ue xhel, thotë : “Ne do t’ua largojmë zemrat dhe shikimet e tyre nga e vërteta”, e pastaj e qartëson shkakun e këtij largimi ku thotë: “sepse ata nuk e besuan atë (Kuranin) herën e parë”. Pra shkaku i saj ishte refuzimi i të vërtetës kur iu erdhi herën e parë, e pastaj thotë: “Ne do t’i lëmë ata që të bredhin të verbër në humbje e mosbesim”. Enam 110.

Allahu e mallkon një popull të cilin e mashtrojnë shpresat dhe i braktisin punët e ahiretit, e pastaj kur i vjen exheli ata janë në shkujdesje. Allahu, azze ue xhel,thotë: “Do të vijë dita (e Kiametit), kur mohuesit do të dëshirojnë që të ishin muslimanë. Lëri ata që të hanë e të kënaqen dhe le t’i mashtrojë shpresa; ata do ta marrin vesh”! Hixhr 2-3.

Ali ibën Ebi Talib, radijallahu anhu, thotë: “Frikohem për ju prej dy gjërave: Prej shpresës së gjatë dhe pasimit të epshit. Shpresa e gjatë është shkak për harrimin e ahiretit, kurse pasimi i epshit të largon prej të vërtetës”.

– Prej shkaqeve të përfundimit të keq po ashtu është: Dashuria ndaj mëkateve.

Njeriu kur vazhdon të bëjë mëkate dhe nuk nxiton që të pendohet prej tyre, ia dobëson zemrën dhe ia mbisundon mendjen në momentet e fundit të jetës që të mos pendohet prej saj. Allahu shpirtin ia merr në këtë gjendje dhe kështu do të ringjallet Ditën e Kiametit.

Xhabiri, radijallahu anhu, na përcjell se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Çdo rob do të ringjallet ashtu siç ka vdekur”.

Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Mëkatet dhe pasionet e zhgënjejnë vepruesin e tyre para vdekjes së bashku me shejtanin dhe kështu që kur i shtohet edhe besimi i dobët në ato momente, atëherë prite përfundimin e keq”.

– Prej shkaqeve të përfundimit të keq po ashtu është: Veprimi i risive, pasimi i atyre që i veprojnë ato dhe mbrojtja e saj me të gjitha mënyrat e mundshme.

Imam el Kazuinij, Allahu e mëshiroftë, kur flet për përfundimin e keq thotë: “Përfundimi i keq ka shkaqe të shumta, mirëpo më të rënda dhe më së shumti që duhet të frikohemi janë dy gjëra:

E para: Risia e rrënjosur në zemrën e vepruesit të saj, i cili tërë jetën e vepron duke menduar se ajo është e vërtetë, mirëpo në fakt ajo është e kotë.

E dyta: Besimi i dobët, dashuria ndaj dynjasë e cila e mbisundon zemrën e njeriut dhe dashuria e dobët ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Atë të cilin epshet dhe pasionet e udhëheqin tërësisht do ta urrejë fenë e Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do ta urrejë përmendjen e vdekjes dhe momentin e saj, do ta urrejë largimin prej kësaj bote dhe takimin me Allahun. Në këtë rast kemi frikë për të se do t’i largohet besimi prej gjoksit të tij.

Pasi që i përmendëm shkaqet e përfundimit të keq detyrohemi që ta angazhojmë veten me adhurime dhe devotshmëri, t’i largohemi mëkateve dhe asaj çka e ka ndaluar Allahu, të lutemi vazhdimisht që përfundimi i jonë të jetë i mirë dhe të kemi mendim të mirë për Allahun.

Abdullah ibën Amër, radijallahu anhu, na përcjell se e ka dëgjuar Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, duke thënë: “Të gjitha zemrat e bijve të Ademit janë në mes dy gishtave prej gishtave të Allahut sikurse një zemër e vetme, i rrotullon nga të dojë”

Dhe pastaj ka thënë: “O Ti i cili i rrotullon zemrat, forcona zemrat tona në nënshtrim ndaj Teje”

E lus Allahun, azze ue xhel, me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tija të larta të na mbrojë prej përfundimit të keq dhe gjithë rrugëve të cilat na drejtojnë nga ajo dhe të na mundësojë të vdesim ashtu siç dëshiron Allahu prej robit të Tij.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Literaturë e konsultuar:

1- Husnul hatimeh ue su’uha – Dr. Halid Shajia

2- Su’ul hatimeh – Dr. Emin Shekaui

3- Su’ul hatimeh – Dr, Abdulaziz Sed’han

0 4398

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e humbë dhe kë e largon nga rruga e vërtet Ai s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të vërtet përveç Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij.

Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju musliman,

Allahu, azze ue xhel, thotë: “O besimtarë! Kini frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” Ali Imran 102, dhe “Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!” Hixhr 99. 

Prej ajeteve kuptojmë se Allahu i porosit robërit e Tij që të stolisen me petkun e devotshmërisë, të jetojnë si musliman dhe të vdesin vetëm si musliman. Nuk ka kënaqësi më të madhe për robin se sa të vdesë si besimtar në Zotin e tij dhe të jetë i kënaqur me fenë e tij. Kjo është rruga e vetme e cila e drejton kah lumturia e kësaj bote dhe asaj të amshueshmes dhe e shpëton prej brengave e pikëllimit të dyja botëve. A ka qenë dhe a do të jetë ky njeri i lumtur apo i pikëlluar do të dëshmojnë veprat e tij në fund. Asnjëri prej nesh nuk ka njohuri për qëllimet e zemrave të njerëzve, prandaj kur gjykojmë, gjykojmë sipas asaj çka e shohin sytë e tanë dhe sipas asaj se si shpërblehen veprat në fund të saj. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Veprat shpërblehen sipas përfundimit të saj.”

Dijetarët duke u bazuar në këtë hadith i kanë përcjellë shenjat e përfundimit të veprave dhe kanë konstatuar se ka shenja të përfundimit të mirë dhe shenja të përfundimit të keq, sipas asaj çka ka vepruar robi i Allahut: “Kush ka bërë ndonjë të mirë, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë, e kush ka bërë ndonjë të keqe, qoftë sa një thërrmijë, do ta shohë atë.” Zelzele 7-8.

Sot me emrin e Allahut do të flasim për shenjat e përfundimit të mirë, e në hutben e ardhshme do të flasim për shenjat e përfundimit të keq.

Allahu, azze ue xhel, me mirësinë e Tij i ka caktuar disa shenja të qarta që aludojnë në përfundimin e mirë të njeriut, prandaj çdo njeri që vdes me ndonjërën prej tyre është për përgëzim.

– Prej shenjave të përfundimit të mirë është: Thënia e shehadetit (la ilahe il-lallah) në çastet e fundit të jetës.

Muadh ibën Xhebeli, radijallahu anhu, na përcjellë se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ai i cili thotë si fjalën e fundit la ilahe il-lallah hyn në xhenet.” 

– Prej shenjave të përfundimit të mirë po ashtu është: Rënia dëshmor në fushën e betejës.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Kurrsesi mos i quani të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut. Jo, janë të gjallë, duke u ushqyer te Zoti i tyre. Janë të gëzuar për çfarë u ka dhënë Allahu nga dhuntitë e Tij dhe gëzohen edhe për ata që ende nuk u janë bashkuar e që kanë ngelur pas tyre (dhe ende nuk kanë rënë martirë), sepse nuk do të frikësohen (për çfarë i pret) dhe nuk do të pikëllohen (për çfarë kanë lënë pas). Ata gëzohen me dhuntitë dhe mirësinë e Allahut, sepse Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.” Ali Imran 169-171. 

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Dëshmorit tek Allahu i Lartësuar i jepen gjashtë gjëra: I falen të gjitha mëkatet që në shpërthimin e parë të gjakut që del prej tij, e sheh vendin e tij në xhenet, mbrohet prej dënimit të varrit, sigurohet nga frika më e madhe (fryrja në Sur), pajiset me stolinë e besimit, martohet me hyritë e xhenetit dhe i pranohet ndërmjetësimi për shtatëdhjetë të afërmve të tij.”   

Disa prej dijetarëve thonë se dëshminë shpresohet ta fiton edhe ai i cili e kërkon me sinqeritet në zemrën e tij, mirëpo nuk i mundësohet që të vdes në luftë. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Kush kërkon prej Allahut që të bie dëshmor në luftë, Allahu ia mundëson që t’i mbërrin gradat e dëshmorëve edhe nëse vdes në shtrat.” 

– Prej shenjave të përfundimit të mirë po ashtu është: Vdekja me djersë në ballë. 

Burejda ibën Hasibi, radijallahu anhu, u nis në Horasan për të vizituar një vëlla të tij të sëmurë. Kur arriti, e gjeti në momentet e vdekjes. Balli i tij ishte me djersë. Burejda në shenjë gëzimi tha: “Allahu Ekber! Kam dëgjuar Pejgamberin, sal-allahu alejhi ue selem, të thotë: “Vdekja e besimtarit është me djersë ne ballë.”

Dijetarët u përpoqën ta japin komentin e këtij hadithi duke vlerësuar se kjo vjen si rezultat i dhimbjeve të rënda të vdekjes, që t’i falen mëkatet dhe ta takon Allahun i pastër prej mëkateve. Disa thanë se kjo është rezultat i turpit të robit prej Allahut, për shkak se kur i vjen përgëzimi i kujtohen mëkatet e bëra, turpërohet para takimit me Allahun dhe i dalin djersët. Disa thanë se vdekja me djersë në ballë është shenjë e vdekjes së besimtarit edhe pse nuk kuptohet qëllimi i saj.

– Prej shenjave të përfundimit të mirë po ashtu është: Vdekja natën e Xhumasë (e cila fillon me perëndimin e diellit të ditës së Enjte) ose ditën e saj.

Abdullah ibën Omeri, radijallahu anhu, na përcjellë se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Çdo musliman që vdes ditën ose natën e Xhumasë, Allahu e mbron nga sprova e varrit.”

Kjo na mëson se vlera e kohës dhe merita e vendit kanë gjurma të mëdha.

– Prej shenjave të përfundimit të mirë po ashtu është: Vdekja nga sëmundja e murtajës.

Enes ibën Malik, radijallahu anhu, thotë se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Për çdo musliman, vdekja nga murtaja është vdekje shehidi”.

Aisha, radijallahu anha, na përcjellë se ajo e ka pyetur të Dërguarin e Allahut për murtajën dhe ai i ka treguar se: “Ajo është dënim që Allahu ia dërgon kujt të dojë, ndërsa për besimtarët e ka bërë mëshirë. Nuk ka asnjë rob që gjendet në vendin ku është shpërndarë murtaja dhe qëndron aty, duke bërë durim dhe duke e ditur se asgjë nuk do ta godas përveç asaj që Allahu ia ka caktuar, e të mos e ketë shpërblimin e shehidit.”

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “Ditën e Kiametit vijnë dëshmorët dhe ata të cilët kanë vdekur prej murtajës, dhe thonë ata të cilët kanë vdekur prej murtajës: Ne jemi dëshmorë. U thuhet: Shikoni kah ata, në rast se janë plagët e tyre sikurse plagët e dëshmorëve të cilëve u rrjedh gjak me erë të miskut, ata janë dëshmorë. Kur shikohen, me të vërtetë i gjejnë ato shenja tek ata.” 

– Prej shenjave të përfundimit të mirë po ashtu është: Vdekja e gruas për shkak të barrës së fëmijës.

Ubadeh ibën Samit, radijallahu anhu, na përcjell se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, vizitoi Abdullah ibën Revahën, radijallahu anhu, i cili ishte sëmurë dhe na tha: “A e dini cilët janë dëshmorët e umetit tim?” Të pranishmit thanë: “Muslimani i vrarë në fushë të betejës është dëshmor.” – Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, tha: “Atëherë, dëshmorët e umetit tim qenkan pak. Muslimani i vrarë në rrugë të Allahut është dëshmor, muslimani që vdes nga sëmundja e murtajës është dëshmor, gruaja që vdes për shkak të fëmijës së saj në bark është dëshmor.”

Dijetarët thonë se në hadith bën pjesë gruaja që vdes në lindje ose vdes dhe fëmija është në barkun e saj.

– Prej shenjave të përfundimit të mirë po ashtu është: Vdekja nga sëmundjet e barkut.

Abdullah ibën Jesar thotë se isha ulur me Sulejman ibën Sured dhe Halid ibën Irfatah dhe e përmendën se një njeri kishte ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes së barkut. I tha njëri tjetrit: A nuk ka thënë Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem: “Ai i cili vdes prej sëmundjeve të barkut nuk dënohet në varr.” –Tjetri iu përgjigj: “E the të vërtetën.”

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, me një hadith thotë: “Ata që vdesin me sëmundje të barkut janë dëshmorë.”

Janë dhënë disa mendime se për cilat sëmundje të barkut bëhet fjalë në këtë hadith. Një mendim është për atë që vdes nga fryrja e barkut, një mendim i dytë është për atë që vdes nga diarreja, dhe një mendim tjetër është se i përfshin të gjithë ata që vdesin nga çfarëdolloj dhimbje barku.

– Prej shenjave të përfundimit të mirë po ashtu është: Vdekja nga mbytja në ujë, nga shembja e ndonjë objekti, nga djegiet dhe nga sëmundja e tuberkulozit.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Pesë kategori (të vdekurish) janë dëshmorë: Ata që vdesin nga sëmundja e murtajës, ata që vdesin me sëmundje te barkut, të mbyturit, ata që vdesin nga ndonjë objekt që shembet mbi ta dhe dëshmorët në rrugën e Allahut.”

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “…i djeguri është dëshmor …”

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: ai që vdes nga tuberkulozi është dëshmorë….”

O Zot, kërkoj prej teje të na mbrosh gjatë jetës dhe vdekjes sonë dhe bëna prej atyre të mbrojturve në dynja dhe ahiret.

Hutbeja e dytë 

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve dhe qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju musliman,

– Prej shenjave të përfundimit të mirë po ashtu është: Roja që vdes në rrugë të Allahut, duke mbrojtur muslimanët dhe vendin e tyre.

Selman el Farisij, radijallahu anhu, na përcjellë prej Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, se ka thënë: “Qëndrimi roje në rrugë të Allahut një ditë dhe një natë, është më i vlefshëm se agjërimi i një muaji dhe falja gjatë netëve të tij. Nëse ai vdes, puna që bënte i vazhdon akoma, i vazhdon risku dhe ruhet nga sprova i Munkerit dhe Nekirit në varr.

Fudaleh ibën Ubejd, radijallahu anhu, thotë se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Çdo të vdekurit veprat i përfundojnë me vdekjen e tij përveç atij i cili vdes si roje në rrugë të Allahut. Atij i vazhdojnë veprat deri Ditën e Gjykimit dhe mbrohet prej sprovës së varrit.”

– Prej shenjave të përfundimit të mirë po ashtu është: Vdekja duke bërë punë të mira.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, tregon: “Kush thotë “La ilahe il-lallah” duke e kërkuar Fytyrën e Allahut dhe mbyll jetën me ketë fjalë, futet në xhenet. Kush agjëron një ditë për hir të Allahut dhe mbyll jetën me të, futet në xhenet, dhe kush jep një sadaka për hir të Allahut dhe mbyll jetën me të, futet në xhenet.”

Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij: “Dispozitat e xhenazes dhe risitë në të” thotë: “Me ketë rast dëshiroj të tregoj se edhe vëllai im më i madh Muhamed Naxhi Ebu Ahmedi ka vdekur gjatë Haxhit, vitin e kaluar (1401 h), me një punë të mirë, inshallah. Ai vdiq gjatë hedhjes së gurëve në ditën e fundit të Teshrikut (qëndrimit në Mina). Disa haxhilerë më kanë treguar se një shokë i tij (vëllait) i kishte dhënë një gotë çaji me dorën e majtë. Ai i thotë: “O vëlla, ma jep me të djathtën. Mos e kundërshto Sunetin!” (apo diçka të përafërt me këtë), dhe në atë çast vdiq, Allahu e mëshiroftë, dhe na takoftë ne dhe atë me Profetët, të sinqertët (si Ebu Bekri), shehidët dhe të drejtit, sepse këta janë shoqërues të shkëlqyer.”

– Prej shenjave të përfundimit të mirë po ashtu është: Ai që vritet nga një prijës tiran, për shkak se e ka këshilluar atë sinqerisht.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, tregon se: “Zotëria i shehidëve është Hamza ibën AbdulMutalibi dhe një burrë që ngrihet para një prijësi tiran, e urdhëron për të mirë dhe e ndalon nga e keqja, ndërsa prijësi e vret.”

– Prej shenjave të përfundimit të mirë po ashtu është: Vdekja duke mbrojtur pasurinë personale, fenë dhe vetveten.

Seid ibën Zejd, radijallahu anhu, na përcjellë se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush vritet duke mbrojtur pasurinë e tij është dëshmor, kush vritet duke mbrojtur familjen e tij është dëshmor, kush vritet duke mbrojtur fenë e tij është dëshmor dhe kush vritet duke mbrojtur gjakun e tij (vetveten) është dëshmor.”

Ebu Hurejra, radijallahu anhu, thotë se një njeri erdhi tek Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, dhe i tha: O i Dërguari Allahut, në rast se një njeri vjen dhe dëshiron që të ma merr pasurinë time, çfarë të veproj? – I tha: “Mos ia jep pasurinë tënde.” –Po nëse më lufton? – I tha: “Luftoje edhe ti.” – Po nëse më vret? – I tha:“Ti je shehid.” – Po nëse unë e vras? – I tha: “Ai është në xhehenem.”

Ajo çka duhet të dihet në këtë rast është se dijetarët dëshmorët i ndajnë në tre grupe:

Grupi i parë: Dëshmor në dynja dhe ahiret. Ky është ai i cili vritet në betejë për hir të Allahut.

Grupi i dytë: Dëshmor në dynja. Ky është ai i cili ishte dyfytyrësh.

Grupi i tretë: Dëshmor vetëm në ahiret. Ky është ai i cili e meriton shehidllëkun sipas parimeve sheriatike, mirëpo nuk realizohen dispozitat e tij në dynja, si i mbyturi në ujë, e kështu me radhë.

E lus Allahun, azze ue xhel, me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta ta bën përfundimin tonë të mirë dhe të jetë i kënaqur me ne. O Zoti jonë, bëna prej atyre që jetojnë si musliman, vdesin si musliman dhe ringjallen para Teje si musliman, me vepra të mira dhe të pranuara.

Nga arabishtja: Irfan Jahiu

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 2237

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e humbë dhe kë e largon Ai nga rruga e vërtet s’ka kush e udhëzon.

Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të vërtet përveçse Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë!” Ali Imran 102. 

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju.” Nisa 1. 

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore. Ahzab 70-71.

O ju musliman,

Teuhidi (njësimi i Allahut) është detyra dhe obligimi i parë që duhet të ngjyroset muslimani me të dhe ta praktikon. Teuhidi është adhurimi kryesor dhe më me vlerë, dhe Allahu për realizuesin e tij ka përgatitur shpërblime të mëdha në dynja dhe ahiret.

Ibën Tejmijje, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kush e mediton gjendjen në tokë do të vëren se shkak i çdo përmirësimi në tokë është njësimi i Allahut, azze ue xhel,adhurimi i Tij dhe nënshtrimi i të Dërguarit të Tij, ndërsa çdo sherr, sprovë dhe bela, thatësi dhe uri, shtypje prej armikut dhe sundim, vjen si pasojë e kundërshtimit të Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe thirrjes në idhujtari dhe në ligje të cilat bien ndesh me ligjet e Allahut, azze ue xhel .”

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi (idhujtari), pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.” Enam 82, që nënkupton se ata të cilët e adhurojnë Allahun me sinqeritet dhe nuk e njollosin teuhidin e tyre me idhujtari për to Allahu ka përgatitur shpërblime: “pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar”. Pra shpërblimi i tyre është se ata janë të sigurt dhe të udhëzuar në rrugën e drejtë në dynja dhe ahiret.

Kur zbriti ky ajet shokët e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, i kaploi frika, menduan se fjala padrejtësi në ajet e ka për qëllim padrejtësinë ndaj vetvetes dhe se nuk ka siguri e as udhëzim përveçse për atë i cili nuk i bën padrejtësi vetvetes. Prandaj iu drejtuan Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe i thanë: “O i Dërguar i Allahut, cili prej nesh nuk i bën padrejtësi vetvetes?” Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, u përgjigj: “Nuk është ashtu siç mendoni. Ajeti “nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi (idhujtari)e ka për qëllim nuk e njollosin besimin e tyre me shirk. A nuk i keni dëgjuar fjalët e Llukmanit: “Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe”. Llukman 13″.

Pra, ua bëri me dije se ai i cili nuk e njollos besimin e tij me këtë padrejtësi do të jetë prej atyre që i garantohet siguria dhe udhëzimi, dhe se ai do të jetë prej të zgjedhurve: “Pastaj, Ne ua dhamë Librin robërve Tanë të zgjedhur (nga ndjekësit e Muhamedit, sal-allahu alejhi ue selem). Disa prej tyre i bëjnë dëm vetes (duke bërë vepra të ndaluara), disa janë në rrugë të mesme (duke kryer detyrimet dhe duke shmangur të ndaluarat), ndërsa disa, me lejen e Allahut, shkojnë përpara me të mira (përtej detyrimeve); kjo është dhuntia e madhe.” Fatir 32.

Padrejtësi quhet vendosja e një gjëje në vend jo të drejtë dhe jo të përshtatshëm. Prandaj shirku (idhujtaria) është emërtuar si padrejtësi, për shkak se njeriu e vendos adhurimin e tij në vend jo të duhur dhe nuk ia përkushton Allahut, por ia përkushton dikujt tjetër që nuk e meriton.

Padrejtësinë dijetarët e ndajnë në tre lloje:

Lloji i parë: Padrejtësi që ia bën njeriu vetvetes me idhujtari. Ky është lloji më i madh i padrejtësisë: “Pa dyshim, idhujtaria është një padrejtësi shumë e madhe”. Llukman 13.

Lloji i dytë: Padrejtësi që ia bën njeriu vetvetes me mëkate. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Kush punon vepër të keqe ose e ngarkon veten me gjynahe, pastaj kërkon falje prej Allahut, do të gjejë se Allahu është Falës e Mëshirëplotë.” Nisa 110.

Lloji i tretë: Padrejtësi ndaj robërve të Allahut në shpirt, pasuri ose nder.

Kush largohet prej këtyre tre llojeve të padrejtësive fiton siguri dhe udhëzim të plotë në dynja e ahiret. Kush largohet prej padrejtësisë së madhe dhe nuk largohet prej dy llojeve të tjera, do të ketë mangësi në sigurinë dhe udhëzimin e tij sipas sasisë së padrejtësisë që ia bën vetvetes dhe ia bën të tjerëve. Ndërsa ai i cili nuk largohet prej padrejtësisë së madhe nuk do të ketë as siguri e as udhëzim në dynja dhe ahiret.

Buhariu dhe Muslimi, Allahu i mëshiroftë, e shënojnë një hadith në librat e tyre prej Ubadeh ibën Samit, radijallahu anhu, i cili na përcjell se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut të Vetëm të pa shok dhe se unë jam rob dhe i Dërguari i Tij dhe se Isa është rob dhe i Dërguari i Tij dhe fjalë e Tij që e hodhi te Merjemja dhe shpirt prej Tij (sikurse edhe shpirtrat tjerë) dhe se xheneti është i vërtetë dhe se xhehenemi është i vërtetë, Allahu e futë atë në xhenet sipas punës që e ka bërë.”

Ky hadith madhështor në vete i përmban katër çështje kryesore:

Çështja e parë: Dëshmia se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç Allahut, azze ue xhel.

Muslimani duhet ta dijë se ky është kuptimi i vërtetë i shehadetit (dëshmisë), dhe se nuk i bën dobi aspak shqiptimi i saj pa mos e kuptuar thelbin e saj dhe pa mos vepruar me të, me bindje të plotë, duke iu larguar çdo gjëje që e mohon dhe e shkatërron atë.

Ai i cili vetëm e shqipton e nuk punon me të dhe nuk e di kuptimin e saj, nuk e pranon e beson sinqerisht, nuk e pohon e mohon çdo gjë që e aludon kjo fjali, nuk i bën dobi aspak shqiptimi i saj edhe po ta përsëriste ditë e natë, dhe gjithashtu do të jetë argument kundër tij në dynja e ahiret.

Idhujtarët e Mekës në kohën e Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, e mohonin këtë fjalë dhe kuptimin e saj dhe kur Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, u thoshte atyre: “Thoni: la ilahe il-lallah (nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveçse Allahut) do të shpëtoni”.  Thoshin: “A mos kërkon ai, që të gjithë zotat t’i bëjë një Zot të Vetëm? Vërtet që kjo është një gjë e çuditshme!” Sad 5.” Idhujtarët e sotëm në krahasim me ato të mëhershmit e shqiptojnë këtë fjalë, mirëpo e mohojnë kuptimin e saj. Bile as në raste vështirësie nuk i luten Allahut në krahasim me idhujtarët e Mekës të cilët në vështirësi i drejtoheshin vetëm Allahut, azze ue xhel. Prandaj ai i cili pretendon se është njësues (muvehhid) është ai i cili pohon se Allahu është Një, Krijues i çdo gjëje dhe kështu e komenton edhe shehadetin gabon shumë, për shkak se ky koment i shehadetit është i mangët dhe gjuha arabe nuk aludon në këtë kuptim. Kurani dhe Suneti na qartësojnë se njësues është ai i cili ia përkushton adhurimet vetëm Allahut dhe nuk i bën ortak në asnjë adhurim dhe se ky është qëllimi i dërgimit të të gjithë pejgamberëve prej te Nuhu, alejhi selam, e deri te Muhamedi, sal-lallahu alejhi ue selem. 

Çështja e dytë: Dëshmia se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, në këtë hadith përshkruhet me dy cilësi.

Cilësia e parë: Rob i Allahut i cili nuk posedon veçori hyjnore adhuruese. Kjo është argument kundër atyre të cilët i drejtohen Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ue selem, me dua e lutje, me kërkim të bereqetit dhe me lloje të ndryshme të adhurimeve. 

Cilësia e dytë: I Dërguar i Allahut të cilin e dërgoi për të gjitha krijesat, njerëzit dhe xhinët, të cilët i urdhëroi që t’i nënshtrohen dhe mos ta kundërshtojnë. Kjo është argument kundër atyre të cilët nuk i nënshtrohen e nuk e pasojnë rrugën e tij, por i pasojnë epshet dhe pasionet e tyre.

Ndërsa kuptimi i thënies dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij është: “Nënshtrimi i tij në atë çka urdhëroi, besimi dhe konfirmimi i tij në atë çka lajmëroi, largimi prej asaj çka e ndaloi dhe adhurimi i Allahut vetëm me atë ai çka erdhi dhe e ligjësoi.” 

Çështja e tretë: Isa është rob dhe i Dërguari i Tij dhe fjalë e Tij që e hodhi te Merjemja dhe shpirt prej Tij. 

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, Isain, alejhi selam, e përshkroi në këtë hadith me katër cilësi:

E para: Se ai është rob i Allahut. Kjo është argument kundër të krishterëve të cilët pretendojnë se Isa është Zot, ose biri  i Zotit, Allahu na ruajt prej këtyre shpifjeve.

E dyta: Se ai është i Dërguar i Allahut. Kjo është argument kundër jehudive të cilët e refuzuan mesazhin e Isait dhe e akuzuan se është bir i lavires, Allahu na ruajt prej këtyre shpifjeve.

E treta: Se ai është fjalë e Tij që e hodhi te Merjemja, që do të thotë se Allahu e krijoi me fjalën “Bëhu”, fjalë e cila u bart nëpërmjet Xhibrilit, alejhi selam, deri tek Merjemja.

E katërta: Se ai është shpirt prej Tij, që do të thotë se Isa, alejhi selam, është shpirt sikur se shpirtrat e tjerë që i krijoi Allahu, azze ue xhel, dhe fjala shpirt që i dedikohet emrit të Allahut është dedikim nderi dhe fisnikërie.

Çështja e katërt: Xheneti është i vërtetë dhe xhehenemi është i vërtetë. 

Besimi në xhenet dhe në xhehenem është pjesë e besimit në Ditën e Fundit, mirëpo Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, i veçoi me përmendje në këtë hadith për shkak se ato janë stacioni i fundit i përhershëm i çdo njeriu. Xheneti do të jetë vendbanim për besimtarët dhe të devotshmit, xhehenemi do të jetë vendbanim për jobesimtarët dhe mëkatarët.

Fryti i dëshmisë së katër çështjeve të lartpërmendura të cilat i përfshiu hadithi është futja e robit në xhenet sipas punës që e ka bërë. Ai i cili  e takon Allahun i pastër prej të gjitha mëkateve hyn në xhenet me mëshirën e Allahut, ndërsa ai i cili e takon Allahun me mëkate duke mos i bërë ortak në adhurime, është nën vullnetin e Allahut, nëse do ia falë me mëshirën e Tij, e nëse do e dënon me drejtësinë e Tij e pastaj e futë në xhenet.

O ju robërit e Allahut, 

Buhariu dhe Muslimi, Allahu i mëshiroftë, e shënojnë një hadith në librat e tyre prej Itbanit, radijallahu anhu, i cili na përcjell se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Allahu ia ka ndaluar hyrjen në xhehenem atij i cili thotë la ilahe il-lallah dhe me atë e kërkon Fytyrën e Allahut.”

Kush e shqipton shehadetin dhe nuk punon me të nuk i bën dobi aspak ky hadith. Allahu ia ka ndaluar xhehenemin atij i cili vjen me shehadet duke qenë i sinqertë në atë çka e thotë, duke e vërtetuar me vepra dhe vdes me bindje të plotë në të ashtu siç aludon hadithi i Itbanit, radijallahu anhu.

Janë përcjellë shumë hadithe se kush thotë la ilahe il-lallah dhe në zemrën e tij ka një grimcë atomi prej mirësie i ndalohet atij xhehenemi, po ashtu janë përcjellë hadithe të shumta se një numër i madh i atyre që e thonë këtë thënie do të hynë në xhehenem e pastaj Allahu i fut në xhenet, dhe po ashtu na janë përcjellë shumë hadithe se kush thotë la ilahe il-lallah dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut i ndalohet atij hyrja në xhehenem, mirëpo të gjitha kanë ardhur të kufizuara dhe me kushte të caktuara.

O rob i Allahut, 

“Drejtohu me përkushtim në fenë e pastër monoteiste, natyrën fillestare, në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit. S’ka ndryshim të krijimit të Allahut. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.” Rum 30.

Hutbeja e dytë 

Falënderimi i takon vetëm Allahut, paqja e mëshira qofshin mbi Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ue selem, dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri Ditën e Gjykimit.

O ju muslimanë,

Dëshmia la ilahe il-lallah i ka shtatë kushte të cilat duhet të plotësohen që t’i bëjë dobi atij që e shqipton.

1- Dituria, detyrohet ta dimë kuptimin e saj dhe çka kërkohet prej saj, çka pohon e çka mohon.

2- Besimi i palëkundur, që thënësi ta besojë atë pa asnjë dyshim. Në rast se është i dyshimtë atëherë nuk i bën dobi thënia e saj.

3- Pranimi, i asaj çka përmban kjo fjali në vete, siç janë adhurimet ndaj Allahut.

4- Dorëzimi dhe nënshtrimi, në atë çka aludon kjo fjali: “Kush i dorëzohet Allahut, me tërë qenien e tij, duke qenë punëmirë, ai është kapur për vegën më të fortë. Tek Allahu do të kthehet çdo gjë.” Llukman 22. “Vega e fortë” në ajet e ka për qëllim fjalinë la ilahe il-lallah, ndërsa“kush i dorëzohet Allahut” e ka për qëllim: kush i nënshtrohet Allahut me sinqeritet.

5- Çiltërsia dhe sinqeriteti, çka do të thotë pastrimi i veprave prej të gjitha llojeve të idhujtarisë dhe të mos synohet me shqiptimin e saj kënaqësia e kësaj bote.

6- Vërtetësia, që ai ta vërteton këtë fjalë me gjuhë, me zemër dhe me vepra.

7- Dashuria, e kësaj fjalie dhe asaj në çka aludon ajo.

Shehadeti po ashtu i ka edhe dy shtylla:

1- Mohimi, që nënkupton mohimin e adhurimit të hyjnive tjera përveç Allahut, azze ue xhel.

2- Pohimi, të pohosh se adhurimi i takon vetëm Allahut.

O ju robërit e Allahut, 

Ka prej njerëzve të cilët mendojnë se këmbëngulja e dijetarëve për ta paraqit rrezikun e idhujtarisë dhe për të thirr në teuhid  është i tepërt. Këtë e kundërshtojnë dijetarët e Ehli Sunetit të cilët thonë se dijetarët, e në veçanti Ibën Tejmija, nuk kanë këmbëngulur në çështjen e teuhidit më tepër se sa e meriton kjo çështje. Allahu është Ai i cili këmbënguli në paraqitjen e rrezikut të saj, ku edhe thotë në dy vende në Kuran: “Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij” Nisa 48.

Allahu, azze ue xhel, po ashtu na paralajmëroi edhe nëpërmjet Isait, alejhi selam: “Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri” Maide 72.

Allahu, azze ue xhel, i tha Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem: “Me të vërtetë, të është shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre që kanë qenë para teje: “Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh ndër të humburit.” Zumer 65, dhe “Por, nëse ata adhurojnë zota të tjerë, do t’u humbë çdo gjë nga ajo që kanë bërë.” Enam 88 dhe “Atëherë i vritni idhujtarët kudo që t’i ndeshni, i zini robër, i rrethoni dhe u bëni pusi kudo!” Teube 5. 

Po ashtu na janë përcjellë shumë hadithe që paralajmërojnë prej shirkut dhe në çdo hadith ku ceken mëkatet e mëdha vërehet se Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, çdo herë i fillonte me përmendjen e shirkut e pastaj me përmendjen e mëkateve të tjera. Kur u pyet, sal-lallahu alejhi ue selem, se cili është mëkati më i madh tek Allahu? – U përgjigj: “T’i bësh shok Allahut ndërsa Ai të ka krijuar.”

E lus Allahun, azze ue xhel, me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të larta të na bëjë prej atyre që e adhurojnë vetëm Allahun dhe të na mbrojë prej idhujtarisë dhe prej asaj që na çon nga ajo.

Nga arabishtja: Irfan Jahiu

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 1621

27 Sheval të vitit 654 h

Këtë kështjellë, të shkatërrimit dhe atentateve ndaj udhëheqësve të hilafetit, e shkatërroi udhëheqësi i tatarëve Holako gjatë fushatës së tij ushtarake për ta pushtuar botën Islame.

Kalaja Alamut është një prej kështjellave më të njohura të historisë Islame. Ajo ishte qendra e lëvizjes së Hashashinëve të njohur me atentatet dhe likuidimet fizike në botën Islame madje edhe në perendim.Themelues i kësaj lëvizjeje është njeriu që quhej Hasan Al Sabah, me prejardhje persiane, përkrahës i sektës Fatimide. Në periudhën kur me Egjiptin sundonte El Muste’li El Fatimi qëndroi në Egjipt dhe aty i morri mësimet të sektit të tij të devijuar. Pas ngatërresave që rezultuan me ndarjen sektin Fatimid në dy grupe (Nizarije dhe Muste’lije) Al Sabahi e përkrahi grupin Nizarij. Në vijim ai u largua prej Egjiptit dhe u kthye në Asfehan. Pasiqë mashtroi një grup pasuesish ai e pushtoi kështjellën Alamut në afërsi të Asfehanit dhe me anë të narkotikut hashish  e siguroi mbështetjen e tyre për operacionet e tij të fëlliqura. Sulltani selxhuk Melikshah ishte i pari i cili mendoi ta sulmon këtë kështjellë por hoqi dorë. Vrasja e vezirit të madh Nidhamul Mulk ishte goditja e parë e madhe e Hashashinëve. Pas saj vijuan edhe shumë atentate ndaj halifëve, vezirëve, dijetarëve, të devotshmive. Nuk ngeli asnjë njeri i ndershëm që të mos ishte cak i komploteve tyre të ndyra. Me thirrjen e tyre të devijuar dhe me taktikën e atentateve Al Sabahu arriti të pushtojë edhe kështjella tjera afër Alamutit dhe krijoi një qendër të lëvizjes Ismailite Nizariste. Në vitin 518 h. Al Sabahi ndërroi jetë dhe pas tij vijuan trashëguesit e tij deri te imami i tetë i tyre i cili quhet Ruknudin Hurshah. Në kohën e tij Holako filloi të mendoi rreth sulmit kundër botës Islame. Kur Holako arriti të pushtojë pjesët lindore të botës Islame Ruknudin Hurshah pranoi t’i nënshtrohet Holakos. Atij ia dorëzoi çelësat e kështjellave dhe depove, pasiqë e pranoi këshillën e Nasirudin Tusiut. Nasirudini së bashku me Ibën Alkamiun, këshilltarin e halifit Muste’sim, kishin vendosur ta ndihmojnë Holakon kundër halifit Abasit. Prandaj kishin frikë se Ruknudini mundet me dërgu ndonjë prej atentatorëve për ta mbytur Holakon dhe me një tradhti e mashtruan Ruknudinin ta dorëzojë kalanë.

Pasiqë i morri në dorë çelësat e Alamutit Holako e burgosi Ruknudinin dhe e dërgoi tek kani Munkutemr i cili e mbyti duke e masakruar. Pastaj Holako me natyrën e tij shkatërruese urdhëroi shkatërrimin Alamutit dhe kështjelllave që ishin pjesë e kësaj qendre të fëlliqur. Prej këshilltarëve të Ruknudinit, Holako i zgjodhi Husamudin Felekiun dhe Nasirudin Tusiu dhe ata ishin lëvizësit kryesor në shkatërrimin e halifatit Abasit. Nasirudin El Tusi ishte ai i cili e bindi Holakon ta sulmojë Bagdadin dhe ta mbys halifin Muste’sim, pasi që vet udhëheqësi tatar kishte frikë nga një vepër të tillë.

Burimet: El Bidaje ve Nihaje, Xhamiut Tevarih, En Nuxhum Ez Zahire, Et Tarih El Islami

www.islammemo.cc

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 1654

-Ndal, ndal, mos lëviz!- i tha  Alma, Sarës.

-Pse  çfarë ndodhi?- u habit Sara.

-Ke  një qerpik në faqe.- e kapi duke e mbajtur  fort  mes gishtërinjëve.

-Mendoje një dëshirë!

-Çfarë thua  pse  ta mendojë?-ia priti e habitur  Sara.

– Qerpiku kur bie në faqe, kështu duhet te veprohet.-i tha Alma .

-Kush të ka thënë ?-pyeti përsëri Sara .

-Tezja ime, asaj qerpiku kur i bie në faqe i mbyll sytë dhe gjysëm ore mendon dëshira dhe pastaj i fryn qerpikut të fluturojë .- po i shpjegon Alma .

-Çfarë ndodh me dëshirat, qerpikun?!-vazhdoi të pyes Sara .

-Dëshirat janë sekret por qerpiku…nuk e di .

-Ah Alma, sa mendjelehtë që je, si mund të besosh në këso gjëra të kota? Dëshirat kërkohen vetëm prej Zotit, vetëm Ai i plotëson.

-E di, e di  edhe ti më .- i ngeli hatri Almës.

-Mos u hidhëro, po flasim për të vërtetën dhe gënjeshtrën. Këtë që thua ti është punë e kotë, si ta besojë?- mundohet ti sqarojë Sara.

-Thjeshtë, mendo dëshirë, fryji qerpikut dhe kaq, pse kërkon shpjegim.

– Kërkoj shpjegim sepse, ja e frym qerpikun tim, ra në tokë dhe asgjë nuk ndodhi!

-Nuk di ta shpjegoj.-u përgjigj e inatosur Alma.

-Atëherë më dëgjo, unë di ta shpjegojë.-iu përgjigj Sara .

-Qerpikët janë të vendosur në pjesën e sipërme të kapakut të syrit, poashtu dhe në pjesën e poshtme, e mbrojnë atë nga pluhuri, e zbukurojnë, ndërsa syri është organ që me të shohim dritën dhe çdo gjë që kemi përeth. Pa të jeta do të ishte erësirë dhe të gjithë këtë mrekulli e ka krijuar Zoti .

-E di, e di këtë.- tha Alma por inati vazhdon ti qëndrojë në majë të hundës .

– Por pse për të vërtetën me kaq vështirësi po bisedon, ndërsa për një besim të kotë ke aq vullnet të insistosh?-mundohet t’ia qartësojë Sara.

-Më fal, e vërteta është shumë e qartë, vetëm se nuk e kisha analizuar mirë. Prandaj të faleminderohem për këtë sqarim. Shpresoj se do të arrij t’ia shpjegojë edhe tezës sime.

U përqafuan të dyja shoqet edhe ashtu nuk kishin se përse të hidhëroheshin.

Tregim i shkruar me lapsin e një vajze dhjetëvjeçare

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 1542

1.   Dituria me të cilën nuk veprohet, veprat pa sinqeritet dhe bidatet në fe.

2.   Pasuria që nuk shpenzohet; Pronari i saj as që kënaqët me të në këtë botë e as që e dërgon para -vete në ahiret.

3.   Zemra e zbrazët nga dashuria ndaj Allahut, subhanehu ue teala, e cila nuk mallëngjehet për Allahun, për afrimin pranë Tij.

4.   Trupi i cili nuk i nënshtrohet Allahut, subhanehu ue teala, duke e shërbyer Atë.

5.   Dashuria (ndaj Allahut) e proklamuar e cila nuk vërtetohet me zbatim të urdhrave të Tij.

6.   Koha e humbur pa përfituar dobi dhe vepra që afrojnë pranë Allahut, subhanehu ue teala.

7.   Mendja e cila lodhet duke menduar për gjëra pa vlerë.

8.   Shërbimi i atij që nuk të afron tek Allahu e as që përfiton nga ai në këtë botë.

9.   Frika jote dhe mbështetja tek ai i cili është nën sundimin e Allahut, i cili nuk mund t’i sjell vetes as dobi e as dëm. Në  dorën e tij nuk është as jeta e tij, as vdekja e tij dhe as ringjallja e tij.

10. A e dini cila është humbja më e madhe, humbja e cila është esencë e çdo humbjeje: Ajo është humbja e zemrës dhe humbja e kohës. E ka humbur zemrën ai i cili i ka dhënë përparësi kësaj jete para ahiretit dhe nuk e humb kohën përpos njeriut të cilin e ka mashtruar shpresa për jetë të gjatë. Është i prishur në esencë ai tek cili tubohen dy gjëra pasimi i epshit dhe shpresa për jetë të gjatë dhe ka shpëtuar ai që pason udhëzimin dhe përgatitet për ditën e takimit (Kijametin). All-llahun e lusim që të na ndihmon.

Shkëputur nga libri “El Fevaid” të Ibën Kajjimit fq.384-385.

Redaktor Ali Hasen El Halebiu

Solli në shqip: Talha Kurtishi 

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 1846

Allahu i Plotfuqishëm thotë: O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar”. (Kuran, 66:6)

E shtrenjta nënë,

E shtrenjta vajzë, -e cila do të bëhesh nënë një ditë-,

A mund të më jepni disa minuta të kohës tuaj?!

Në këto pak minuta, më lejoni t’ua përcjelli disa fjalë rreth një çështjeje e cila thellësisht më shqetëson dhe më mundon.

Ishte një pamje që kurrë nuk mundem ta harroj. Kënaqësitë e botës na kanë bërë të tërhiqemi nga kjo pamje.

Çka është e drejtë është bërë e gabuar dhe konsiderohet si prapambeturi. Çka është e gabuar është bërë e drejtë dhe konsiderohet si diç normale.

Në një kohë kur gjithçka është bërë konfuze dhe e vërteta është përzier me të pavërtetën, -në përjashtim të atyre të cilët i ka mëshiruar Zoti-, ne jemi të paaftë të kuptojmë realitetin e gjërave dhe jemi duke jetuar ashtu siç duan jobesimtarët që ne të jetojmë, sepse kjo është ideja e tyre e të qenit “I civilizuar” dhe “përparimtar”.

Motra ime e dashur,

Të lutem, hape zemrën tënde ndaj fjalëve të mia. Para se gjithash, a mund të parashtrojë një pyetje të cilës ia di përgjigjen, sidoqoftë po të pyes!

Çfarë do të bëje sikur një shkëndijë e vogël do ta prekte lëkurën e vajzës tënde të vogël?! Shkëndijë nga një shkop shkrepëse, qiriu apo shkopi i ndezur që nxjerr aromë.

Ç’do të bëje? Si do të reagoje? Sigurisht, do të bërtisje dhe do të shpejtoje për t’i ndihmuar asaj. Do ta dërgoje atë në spitalin më të afërt.

Çka nëse po qe një vend me zjarr të madh dhe vajza jote ka qenë aty?

Çfarë do të bëje? Mund të thuash për shembull, që ka gjasa që zjarrfikësit kanë pasur sukses ta shpëtojnë dhe se mund të jetë gjallë. Me të vërtetë, kjo është një mundësi dhe kjo është ajo që unë dëshiroj. E lus Allahun e Madhëruar ta mbroj atë nga të gjitha të këqijat.

Ta lëmë këtë botë dhe le të mendojmë për një vend tjetër. Vend i cili nuk i përket jetës së kësaj bote. Le të shkojmë drejt botës tjetër, kur pas Llogarisë vetëm se kemi marrë Librat tonë.

Gjithsesi, ti e di se jeta e kësaj bote është e përkohshme dhe se nuk ka ndonjë mundësi për ne që të kthehemi në të.

Vetëm imagjino madje një moment pamjen e vajzës tënde në Zjarr kryesisht për shkak teje. Allahu i Madhërishëm na ruajt të gjithëve nga zjarri.

Çfarë do të bëje pastaj?

A do t’i rezistoje piskamës dhe vuajtjes së saj duke të fajësuar ty?! Për Allahun, më trego! A ke menduar ndonjëherë rreth kësaj gjendje të tmerrshme?

A  do të vazhdosh të imagjinosh e lënduar apo do të lëvizësh kokën me shenjë mohimi për të harruar dhe injoruar këtë skenë të mundshme dhe të kthehesh tek dëshirat e kësaj bote.

Motra ime e dashur,

Ki mëshirë ndaj vajzës tënde!

O ju të cilët i shihni vajzat tuaja duke i ekspozuar bukuritë e tyre në mënyrë të paligjshme, a nuk e keni dëgjuar paralajmërimin?

Allahu i Plotfuqishëm thotë:  “Unë u kam tërhequr vërejtjen për zjarrin të ndezur fort.” (Kuran, 92:14)

A të kanë tërhequr paraqitjet e rreme me lëvdata? Apo vezullimet mashtruese të Perëndimit të kanë bërë t’i humbësh shqisat e tua?

Zgjohu, o nënë! Mbroje vajzën tënde nga zjarri lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.

Duhet të dish se është vetëm Xheneti ose Xhehenemi. Nuk ka zgjedhje të tretë, andaj cilin do ta zgjedhësh? Cila është zgjedhja për të cilën do ta përgatitësh veten tënde dhe për atë të cilën e do?

A nuk dëshiron të jesh me vajzën tënde në Xhenet? E mësove se si të jetojë në këtë jetë të përkohshme, por harrove ta mësosh si të jetë e lumtur ne botën tjetër.

O nënë e mëshirshme!

A mund të garantosh që vajza jote do të jetojë deri në atë moshë të mjaftueshme për të bërë dallimin në mes asaj që është e mirë dhe asaj që është e keqe dhe të dallojë të vërtetën nga e kota pa ndihmën tënde?

A mund të garantosh se do të jetosh një orë më tepër për t’u penduar dhe të kërkosh falje?

Shumë vajza i fajësojnë familjarët e tyre për mungesën e udhëzimit nga mënyra se si janë rritur dhe janë mësuar të vishen në mënyrë të paturpshme çka atyre ju duket normale.

Ku është mendja jote bija ime e dashur kur të rritesh, edhe nëse familja jote ishte neglizhuese? Çka është e ligjshme është e qartë dhe çka është mëkat është gjithashtu e qartë. Pas kësaj dite nuk ke më arsyetime.

Allahu i Plotfuqishëm thotë:” Po njeriu është dëshmitar i vetvetes .Edhe nëse i paraqet arsyetimet e veta” (Kuran,70:14-15)

Bija ime e shtrenjtë!

T’i shkrova këto fjalë ty në mënyrë që t’i përcjellë këto fjalë të Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem: ”Askush prej jush nuk është besimtarë i vërtetë derisa të dojë për vëllanë e tij musliman atë që e do për vete!”. Pasha Allahun e Plotfuqishëm, ia dua të mirën çdo muslimanit, mashkull qoftë, apo femër.

Megjithatë, ajo çfarë pashë më zemëroi. Një pamje e turpshme.

E pashë një nënë me mbulesë me vajzën e saj që ishte në rininë e saj, rreth pesëmbëdhjetave, rrobat e së cilës nuk reflektonin të jetë muslimane.

Ajo ishte e veshur me një këmishë shumë të ngushtë dhe xhins të ngushtë me flokët e saj të zbuluara. Pasha Allahun e Plotfuqishëm, nëse trupi do të ishte në gjendje të fliste, do të bërtiste: ”Këto rroba po më mbysin!”. Dhe si mundet kjo mënyrë e veshjes të quhet veshje e vendit të parë?

Pa qëllim e shikova atë dhe ajo e uli kokën nga turpi. Turpi dhe modestia janë të pandashme, ato janë pjesë përbërëse e psikikës së gruas. Mungesa e njërës prej tyre nënkupton që gruaja e ka humbur feminitetin e saj.

Nëna ime e dashur!

A e do me të vërtetë bijën tënde?

A ja dëshiron lumturinë asaj në jetën e kësaj bote dhe botën tjetër?

Sigurisht përgjigja jote do të jetë në afirmativ ashtu siç nuk dëshiron sigurisht ta parandalosh nga një kopsht aq i gjerë sa Qiejt dhe Toka – Xheneti, aty ku janë mirësitë që syri nuk i ka parë dhe veshi nuk i ka dëgjuar.

Atëherë përse e shtyn atë në zjarr me duart e tua? Pse e zvarrit atë me ty nëpër tregje duke u vërtitur nga një vend në një vend tjetër sikur ajo të ishte vajzë komerciale apo një reklamë? Allahu i Plotfuqishëm na ruajt të gjithëve!

Pse?!

A e di se zjarri i jetës së kësaj bote është vetëm një pjesë e shtatëdhjetë pjesëve të Zjarrit të Xhehenemit? Gjithashtu a e di se çfarë hanë, pinë dhe veshin njerëzit e zjarrit të Xhehenemit?- Nuk është asgjë përveç se zjarr. A e di se si duket zjarri?

Allahu i Plotfuqishëm thotë: Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur. Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat.” (Kuran,74:28-29)

Djeg dhe shkatërron gjithçka!Pyeti dijetarët dhe ata do të japin përgjigjen e vërtetë.

Motra ime e dashur,

Ke kujdes nga zemërimi i Allahut të Plotfuqishëm në jetën e kësaj bote dhe në botën tjetër. Ke frikë Allahun e Plotfuqishëm në lidhje me bijën tënde.

Lute Allahun e Mëshirshëm për falje para se të jetë vonë. Ke kujdes motra ime e dashur sepse syri i lig i njeriut nuk ka mëshirë.

Nuk ka pushtet dhe as fuqi përveç Allahut të Plotfuqishëm.

www.islamweb.net

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Nga anglishtja: Nazlije Maliqi

0 24460

Para se të fillojmë rrëfimin e historisë të babait tonë Ademit, alejhi selam,  do të ndalim disa çaste që ta shpjegojmë vlerën dhe rëndësinë e tregimeve në Islam. S’ka dyshim se tregimet njerëzit i pranojnë më së lehti se sa sendet tjera,  janë të dashura për zemrat,  ndikojnë shumë lehtë në shpirtra,  dhe janë të këndshme për veshin kur i dëgjon.

Tregimet janë të llojllojshme,  të shkurta,  të gjata,  të vërteta,  të pavërteta, tw trilluara, etj.  Por tregimet më të mira dhe të vërteta janë tregimet prej Kuranit,  të zbritura prej më të Dijshmit azze ue xhel,  e pastaj tregimet prej Sunnetit. Thotë Allahu azze ue xhel: “Ne të tregojmë ty (Muhamed) historinë më të bukur përmes shpalljes së këtij Kurani,  ndonëse ti,  me të vërtetë,  nuk ke qenë në dijeni më parë.” Jusuf 3

Të gjitha tregimet në Kuran dhe Hadithet e vërteta janë të sakta dhe reale. Ato na  rrëfejnë dhe qartësojnë të gjitha ndodhitë siç kanë ndodhur,  pa mangësi apo tepricë. Thotë Allahu azze ue xhel:  “Ne po ta tregojmë ty historinë e tyre sipas së vërtetës.” Kehf 13,  dhe “Pa dyshim,  të gjitha këto janë rrëfime të vërteta.” Ali Imran 62

Allahu azze ue xhel e urdhëroi të dërguarin e Tij,  t’ua rrëfen njerëzve atë çka ia mësoi atij prej tregimeve,  që ndoshta ata do të meditojnë gjendjen e popujve të mëhershëm,  e do të marrin mësime prej jetës së tyre,  dhe do të largohen prej rrugës së tyre në rast se ishin zullumqar,  e do t’i pasojnë në rast se ishin në rrugë të drejtë. Thotë Allahu azze ue xhel: “Tregoju atyre këto ngjarje,  në mënyrë që ata të mendojnë.”‘Araf 176,  dhe “Në tregimet e atyre (të dërguarve) ka këshilla për ata që janë me mend. Ky (Kuran) nuk është tregim i trilluar.” Jusuf 111               

Çka mundemi të mësojmë prej tregimeve:

1- Jetën e Pejgamberëve dhe pasuesve të tyre,  vuajtjet,  sfidat,  peripecitë që i përjetonin prej kundërshtarëve të tyre

2- Qartësimin e metodologjive të Pejgamberëve në davet,  pastaj durimin e tyre në këtë rrugë,  dhe obligimin e çdo muslimani që t’i pason ato në atë rrugë. Thotë Allahu azze ue xhel duke iu drejtuar të dërguarit të Tij: “Këta janë ata,  të cilët Allahu i ka udhëzuar në rrugën e drejtë,  andaj edhe ti (o Muhamed) ndiq rrugën e tyre.” En’am 90

3- Paraqitja e jetës të besimtarëve të devotshëm,  sabrin e tyre prej zullumqarëve,  shpërblimin e tyre në këtë botë dhe Ahiret,  dhe dënimin e jobesimtarëve dhe atyre që e pasojnë rrugën e tyre.

4- Qartësimin e krijimit të njeriut,  tokës,  kafshëve,  bimëve,  qiejve,  deteve e kështu me radhë.

Pra,  tregimet s’janë thjesht vetëm histori që lexohen për ta kaluar kohën dhe për tu argëtuar,  por prej saj mundemi të përfitojmë shumë gjëra. Çdo histori prej tyre përçon parime dhe koncepte plot vlera e domethënie.

Në Kuran dhe në Sunnet është treguar jeta dhe veprimtaria e shumë Pejgamberëve,  mirëpo dëshira jonë kësaj radhe ishte që të flasim për Ademin, alejhi selam, ,  i cili është njeriu i parë në këtë rruzull tokësor,  babai i krejt njerëzimit,  lajmëtari i parë nga ana e Allahut azze ue xhel,  etj, ,  e në shkrimet e ardhshme do të flasim për Pejgamberët tjerë.

Pasiqë historiku i tij është i gjatë do të tentojmë që të sjellim atë më kryesoren dhe atë çka është më e saktë,  duke u bazuar në Kuran,  Sunnet dhe gjurmët e selefit.

Krijimi i Ademit, alejhi selam, : Krijimi i Ademit, alejhi selam,  kaloi në disa etapa,  të cilat i tregon Allahu azze ue xhel në librin e Tij:

“Rasti i Isait për Allahun është si rasti i Ademit që e krijoi prej baltës e pastaj i tha: “Bëhu!” – dhe ai u bë.” Ali Imran 59

“Ai e ka filluar krijimin e njeriut prej baltës” Sexhde 7

Pyeti (o Muhamed) ata (mekas mosbesimtarë): A është më i vështirë krijimi i tyre apo i të gjitha gjërave të tjera që i kemi krijuar? Ata i kemi krijuar nga balta ngjitëse.” Safat 11

” Ai e krijoi njeriun prej baltës së thatë,  ashtu si vorba” Rrahman  14

“Ne e kemi krijuar njeriun prej një balte të thatë të marrë nga balta e zezë pa formë,  kurse para tij kemi krijuar xhindet nga zjarri pa tym.” Hixhr 26

“Ne ju krijuam e pastaj ju dhamë formë.” Araf 11

Transmeton Ahmedi,  Ebu Davudi,  Tirmidhiu dhe thotë se hadithi është i vërtet,  prej Ebu Musa el Esharij se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem,  ka thënë: “Allahu e krijoi Ademin nga një grusht dheu të cilin e mori nga e gjithë sipërfaqja e tokës .Nisur nga kjo,  bijtë e Ademit, alejhi selam,  morën ngjyrat e tokës. Prej tyre  të bardhë,  të kuq,  të zinj,  dhe të përzier. Ashtu siç kishte zemërbutë,  të dashur,  të ligë,  të vështirë dhe të përzier”.

Pra,  baza është se Allahu azze ue xhel e ka marrë një grusht prej dheut të tokës,  dhe në këtë grusht janë përfshirë të gjitha llojet e dheut të tokës,  dhe ky është shkaku se pse njerëzit janë shumë ngjyrësh. Kjo vlen edhe për karakterin e secilit prej tyre.

Pastaj e lagi me ujë,  dhe u bë baltë e ngjitur. Kur balta u bë e përshtatshme,  Allahu e mori dhe i dha formë me dy duart e Tij fisnike,  thotë azze ue xhel: ” Zoti tha: “O Iblis,  ç’të pengoi ty që të mos përuleshe në sexhde para atij që e kam krijuar Vetë me duart e Mia?” Sad 75

Trupi apo shtatorja prej balte,  u la në atë formë për një periudhë kohe derisa u tha. Pasi u tha,  statuja mori ngjyrën e baltës së zezë,  si ngjyra e vorbës.

Përveçse ishte njeriu i parë i krijuar,  Ademi, alejhi selam,  është edhe njeriu më i gjatë në të gjithë kohërat. Të gjithë banorët e xhenetit,  do të kenë gjatësinë e Ademit alejhi selam.

Transmeton Buhariu dhe Muslimi prej Ebu Hurejrës se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem,  ka thënë : Allahu e krijoi Ademin dhe gjatësia e tij ishte gjashtëdhjetë parakrahë. Pastaj i tha: “Shko dhe përshëndeti ata melek,  dhe dëgjo se me çka të përgjigjen,  se ajo do të jetë përshëndetja e jote dhe e pasardhësve tu”. Ai u tha: ” es Selamu Alejkum”,  e melaqet iu përgjigjën: “es Selamu Alejkum ue rahmetullah”,  e ashtu shtuan “ue rahmetullah” . Secili prej bijve të Ademit që do të hyn në xhenet,  do të hyn në formën e Tij dhe krijesat ende vazhdojnë të shkurtohen deri tash. ” 

Prej këtij hadithit shihet se Ademi ka qenë i gjatë gjashtëdhjetë parakrahë,  dhe se ai ka qenë krijesë e përsosur,  e plotë prej fillimit të krijimit të tij,  e jo i mangët sikurse thonë disa prej injorantëve,  e se pastaj shumë vite me rrallë është përsosur. Shihet se ai flet,  përgjigjet,  ecë,  kupton,  dhe s’është e mundur që Allahu ta krijon robin e Tij dhe dërguarin e Tij dhe babain e krejt njerëzimit të mangët. Poashtu përfitojmë prej hadithit se krejt njerëzit që hyn në xhenet do të hynë në formën e Tij azze ue xhel.

Dijetarët kanë shprehur opinione të ndryshme rreth këtij hadithi,  se kujt i kthehet përemri vetor Ai në hadith,  a i kthehet Ademit apo Allahut.

Mendimi i parë: Janë dijetarët e ehlul kelamit,  si Ibën Haxheri,  imam Kurtubiu,  Kadi Ajadi,  Bejhakiu,  dhe për çudi dy imamët e ehli Sunnetit : Ibën Huzejme dhe Ibën Mendeh.

Ata argumentohen se kuptimi i këtij hadithi dhe hadithi tjetër ku thotë Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, : ” Nëse e lufton apo e rrah një vëlla vëllaun e tij musliman le ti largohet fytyrës,  se Allahu e krijoi Ademin në pamjen e Tij”,  nuk merret ashtu si është,  se atëherë biem në përngjasim me Krijuesin,  por përemri vetor ai kthehet tek Ademi e jo tek Allahu dhe në hadithin e dytë kthehet tek i rrahuri.

Mendimi i dytë: Janë dijetarët e Ehli Sunnetit,  si: Imam Ahmedi,  Ibën Tejmijje,  i cili edhe i kundërshton me të madhe ata të cilët thonë se përemri kthehet tek Ademi,  pastaj imam Axhuri,  Is’hak Rahavejh dhe të tjerë.

Thotë imam Ahmedi: Kush thotë se përemri vetor ai kthehet tek Ademi ai është Xhehmij,  se besimi i Ehli Sunnetit është se emrat dhe cilësitë e Allahut merren ashtu si janë,  pa devijim,  shtrembërim,  mohim apo përngjasim.

Mendimi i tretë: Është i ibën Huzejmës. i cili thotë se përemri kthehet tek Allahu,  por kthehet si shtojcë e krijesës tek Krijuesi,  siç ceket në Kuran: ” Deveja e Allahut”,  ose si i thuhet Qabës,  Bejtullah,  e kështu me radhë.

Mendimi i katërt: Është i imam Malikit,  i cili thotë se ndalohet të flitet për këtë hadith dhe se s’lejon që ndokush të flet.

Mendimi i saktë në këtë çështje padyshim se është mendimi i dytë,  mendimi i Ehli Sunnetit.

Thuhet se kur Allahu i dha formë Ademit, alejhi selam,  s’e pajisi me shpirt menjëherë. Ai e la për një kohë të konsiderueshme ashtu si statujë. Kur e pa Iblisi,  filloi t’i sillej rrotull i habitur. Kur dalloi se nga brenda ishte bosh,  Iblisi e kuptoi se ishte një krijesë që nuk vetëpërmbahej.

Thotë ibën Kethiri: Allahu azze ue xhel e krijoi Ademin me duart e Tij,  që Iblisi mos të bëhet kryelartë para tij,  pastaj e formoi njeri,  dhe ishte trup prej balte dyzet vjet. Kur iu afruan melekët,  u frikësuan prej pamjes të tij,  por më shumë prej tij u tremb Iblisi. Filloi të sillet rreth tij dhe ta godas në trup,  dhe dilte prej trupit tingull,  sikurse tingulli i cili dëgjohet kur i bihet argjilës. Pastaj u fut prej gojës së Ademit dhe u largua prej prapanicës së tij,  dhe i tha melekëve: Mos u frikoni prej këtij,  se Zoti juaj është i pandryshueshëm,  i përjetshëm,  kurse ky është i zbrazur,  bosh,  dhe në rast se e sulmoj do ta shkatërroj.

Tregon Abdullah ibën Abasi: “Zoti urdhëroi që t’i çohej dheu i Ademit alejhi selam. Ai e krijoi Ademin, alejhi selam,  nga balta e ngjitshme dhe balta e tharë. Ai i dha formë me duart e Tij dhe e la dyzet ditë në atë gjendje,  trup pa shpirt. Iblisi i sillej rrotull dhe e godiste me shqelma. Nga goditjet,  statuja e Ademit, alejhi selam,  jehonte. Iblisi i thoshte:”Për diçka je krijuar.” Pastaj hynte nga goja e Ademit, alejhi selam,  dhe dilte nga pjesa e pasme dhe u drejtohej melekëve,  të cilët ishin frikësuar kur e kishin parë: “Mos e kini frikë këtë! Nëse Zoti më jep pushtet mbi të,  do e shkatërroj. Por nëse Zoti i jep pushtet mbi mua,  do e kundërshtoj.”

Që ditët e para të krijimit të njeriut,  lindi dhe armiqësia mes tij dhe shejtanit

Pasi që e krijoi dhe e formoi,  Allahu azze ue xhel Ademin, alejhi selam,  e shpirtëzoi,  duke i fry prej shpirtit të Tij, : “Kur t’i jap formën dhe t’i fryj prej shpirtit Tim,  ju t’i përuleni atij në sexhde”.  Hixhr 29.

Duke qenë se Iblisi edhe pse ishte prej xhindeve,  ishte i lidhur me Allahun dhe e adhuronte Atë. Allahu e kishte bashkuar me melekët,  edhe pse nuk i përkiste atyre. Ai nuk i kishte thyer kurrë urdhrat e Zotit. Për këtë,  Allahu e kishte shpërblyer duke e ngritur me melekët në qiell.

Pasi përfundoi krijimin e Ademit, alejhi selam,  Allahu i urdhëroi të gjithë melekët që t’i përulen atij,  si formë nderimi për të. Meqë edhe Iblisi ishte me melekët,  ky urdhër ishte i vlefshëm edhe për të. Por,  ai e kundërshtoj urdhërin e Allahut dhe u bë prej mohuesve.

“Allahu tha: “Çfarë të pengoi ty të mos përuleshe,  kur të urdhërova?” Ai u përgjigj: “Unë jam më i mirë se ai.Mua më krijove nga zjarri,  kurse atë e krijove nga balta”.  Araf 12.

Thotë Hasan el Basrij dhe Muhamed Sirini se Iblisi ishte i pari i cili e përdori analogjinë.

Ai gaboi në dy çështje:

E para: Harroi se dheu është më i mirë se zjarri. Prej cilësive të dheut është: i butë,  i qetë,  i ulët,  kurse zjarri i lartë,  i egër,  që djeg.

E dyta: Ai harroi se urdhri vjen prej Allahut azze ue xhel,  e ai obligohet t’i nënshtrohet urdhërave të Tij. Melekët iu përulën Ademit në shenjë respekti e jo se ai ishte më i miri se ato,  dhe respektuan urdhrin e Allahut.

Krijimi i Havës, alejha selam, :

Pasi përfundoi plotësisht krijimi i Ademit, alejhi selam,  Allahu krijoi bashkëshorten e tij Havën, alejha selam, . Hava nuk u krijua menjëherë pas Ademit.  Ademi, alejhi selam,  jetoi një periudhë kohe krejtësisht i vetëm në xhenet,  gjë e cila e bëri të ndihej i vetmuar dhe i mërzitur.

Një ditë,  ndërkohë që Ademi ishte duke fjetur,  Allahu azze ue xhel e krijoi Havën,  nga një brinjë e krahut të majtë të Ademit. Me anë të kësaj brinje,  Allahu krijoi gruan e parë,  Havën, alejha selam, . Kur Ademit i doli gjumi,  gjeti një grua pranë tij. Ai e pyeti menjëherë: “Kush je ti?” Ajo u përgjigj:”Jam një grua.” Ademi, alejhi selam,  e pyeti:” pse je krijuar?” Hava u përgjigj: “Që të gjesh prehje tek unë.”

Melekët,  kur e panë që Allahu kishte krijuar një krijesë tjetër të ngjashme me Ademin, alejha selam,  menduan ta vënë në provë Ademin. Meqë ai dinte emrat e çdo sendi,  melekët e pyetën mbi emrin e Havës. Kështu,  i thanë: “Si e quajnë atë?” Ademi u përgjigj:”E quajnë Hava.”

Melekët,  e pyetën sërish:”Po përse ka marrë këtë emër?” Ademi u përgjigj:”Sepse është krijuar nga diçka e gjallë.”

Thotë Allahu azze ue xhel: ” O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj,  i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij,  kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut,  me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet,  Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju”.

Thotë Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, : “Dëgjoni porosinë time,  ndaj grave bëhuni të kujdesshëm,  sepse ato janë të krijuara nga brinjët. Briri anën më të lakuar e ka pjesën e epërme. Po deshe ta drejtosh,  ai do të thyhet,  e po e le ashtu siç është,  do të ngele i lakuar. Prandaj dëgjoni porosinë time,  ndaj grave bëhuni të kujdesshëm”.

Natyra e gruas është e tillë që shpesh herë udhëhiqet nga ndjenjat dhe jo arsyeja. Nëse ti rrekesh t’i ndryshosh sjelljet,  të cilat burojnë nga bota emocionale e pasur e saj,  t’i po tenton të ndryshosh vetë natyrën e saj,  gjë e cila është e pamundur. Me gruan duhet të sillesh me të butë dhe dashamirësi,  jo me dhunë dhe imponim.

Të dy jetonin si banorë të Xhenetit,  hanin dhe pinin prej gjitha begative të tij,  përveç asaj peme që e kishin të ndalur,  thotë Allahu azze ue xhel në Kuran lidhur me këtë: “Ne thamë: “O Adem,  jeto ti dhe gruaja jote në Xhenet dhe aty hani sa të doni e kur të doni,  por mos iu afroni kësaj peme,  se ndryshe do të bëheni të padrejtë”. Bekare 35.

Që në fillim,  Allahu azze ue xhel i tregoi Ademit, alejhi selam,  mbi shejtanin,  të cilin e etiketoi si armik të tij. Kjo ishte që para se shejtani të fillojë me vesveset e tij. Thotë Allahu në Librin e Tij: “Pastaj thamë: “O Adem,  me të vërtetë që ky është armiku yt dhe i gruas sate,  prandaj mos e lini t’ju nxjerrë kurrsesi nga Xheneti,  se pastaj do të vuani në mjerim! ” Këtu nuk do të mbetesh kurrë as i uritur e as i zhveshur,  dhe nuk do të kesh as etje,  as vapë.” Merjem 117

Pra,  ato që thonë se njeriu i parë ishte i pambuluar dhe më vonë filloi të mbulohet nuk është aspak e vërtetë. Zoti i kishte veshur njerëzit e parë që në xhenet,  ashtu siç i mëson si të vishen pasi do të vendosen në tokë.

“O bijtë e Ademit,  Ne ju dërguam rroba që të mbuloni vendet e turpshme,  si edhe për zbukurim. por,  petku i devotshmërisë është më i miri.” Araf 26.

Iblisi filloi t’i mashtron dhe t’i tundojë që të hanin nga pema,  duke I thënë se kjo pemë është e përjetësisë dhe pushtetit. Na rrëfen Allahun azze ue xhel dhe thotë: “Djalli u pëshpëriti,  për t’ua zbuluar pjesët e turpshme të mbuluara të trupit të tyre dhe u tha: “Zoti juaj ua ka ndaluar pemën,  vetëm që të mos bëheni engjëj ose të pavdekshëm.”Araf 20.

Veç kësaj,  filloi edhe t’u betohej se po u tregonte të vërtetën, : ” Dhe iu betua atyre (duke thënë): “Vërtet,  Unë jam për ju këshillues i sinqertë! Dhe i mashtroi me dinakërinë e tij.” Araf 21-22.

Në çastin kur ata hëngrën nga pema e ndaluar dhe thyen urdhrin e Allahut,  u zhduken rrobat që kishin veshur dhe befasisht u shfaqën lakuriqë.

“Pasi e shijuan frutin,  atyre iu zbuluan vendet e turpshme” Araf 22.

Kur ndodhi kjo Ademit dhe Havës u erdhi turp. Natyra e njeriut e urren lakuriqësinë dhe nuk ndihet rehat. Kur panë se rrobat që i mbulonin,  filluan të mbulohen me gjethe pemësh të Xhenetit.

” dhe nisën të mbulohen me gjethet e Xhenetit” Araf 22.

Transmetohet se Hava ishte ajo e para e cila kishte ngrënë prej pemës dhe ajo e nxiste Ademin për të ngrënë prej peme.Prandaj,  thuhet se Hava e tradhtoi Ademin alejhi selam,  dhe se cilësinë e mashtrimit,  gratë e kanë fituar prej Havës.

Ibni Haxheri kur flet rreth hadithit: ” Po mos të kishte qenë Havaja s’do ta tradhtonte gruaja burrin e saj” thotë se s’është tradhti në nder,  Allahu na ruajt, . Si mund që nëna e njerëzimit të përshkruhet me atë veti të keqe,  por e ka tradhtuar përshkak se anoi epshi i saj që të han prej peme dhe pastaj ia zbukuroi Ademit ngrënien prej saj. Kurse,  gratë çka kanë ardhur pas saj,  tradhtia e tyre është sipas asaj çka kanë vepruar.

Pasi kishin ngrënë nga pema e ndaluar Allahu iu drejtua duke iu thënë: ” dhe Zoti i tyre i thirri: “A nuk jua kisha ndaluar atë pemë? A nuk ju pata thënë se djalli është vërtet armiku juaj i hapët?” Araf 22.

Kur e vërejtën gabimin e tyre,  iu drejtuan Allahut të tyre me pendim të sinqertë,  duke thënë: ” Ata thanë: “O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj,  nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron,  ne vërtet që do të jemi nga të humburit” Araf 23.

Kështu zbriti Ademi dhe Hava në tokë,  dhe me ato zbriti edhe Iblisi. Vendi ku zbritën s’dihet saktë. Disa thonë në Indi,  disa thonë afër Xhides ( Arabi Saudite),  por s’ka argument të saktë për asnjërën palë.

Pema prej të cilës ngrënë Ademi dhe Havaja,  s’dihet se çka është,  dhe si quhet. Thuhet se ishte pemë rrushi,  apo palmë etj.,  por s’ka argument për emrin e saj,  dhe të kishte qenë me rëndësi emri i saj,  do ta kishte përmendur Allahu në Kuran.

Kohëqëndrimi i Ademit në Xhenet s’dihet saktësisht: disa thonë prej pas Ikindije e deri në perëndimin e diellit.

Disa të tjerë thonë: se ka qenë brenda një dite,  dhe argumentohen me hadithin që e transmeton Muslimi: ” Dita më e mirë që ka lindur dielli është dita e Xhumasë. Atë ditë është krijuar Ademi,  atë ditë ka hy në xhenet,  atë ditë është nxjerr,  dhe atë ditë do të bëhet Kiameti”.

Pasi që e zbriti Allahu Ademin në tokë ia mësoi zanatin,  e furnizoi me fryte prej Xheneti,  pra këto fryte në tokë janë prej Xheneti vetëm se këto ndërrohen,  e ata në Xhenet s’ndërrohen.

Fëmijët e Ademit:

Transmetohet se Hava i lindi Ademit dyzet fëmi prej njëzet shtatzënive,  disa thonë se i kishte 120 shtatzëni,  dhe në çdo shtatzëni kishte nga një mashkull dhe femër. I pari ishte Kabili dhe motra e tij Kalima,  dhe i dyti ishte Abdulmugithi dhe motra e tij Abdulmugitha. Fëmi me emër Abdulharith s’kishte Ademi dhe hadithi që e cek këtë emër është i dobët.

Habili dhe Kabili: Ishin të dytë djem të Ademit. Kabili ishte i vrazhgët dhe i ashpër në karakter. Ndërkohë që Habili ishte zemërmirë. Kabili merrej me bujqësi,  kurse Habili merrej me bagëti.

Asokohe,  njerëzimi kishte nevojë për një kod familjar,  sidomos lidhur me shtimin e njerëzimit,  duke ditur se ata ishin vëllezër dhe motra të njëri-tjetrit. Kështu,  ligji ishte i tillë,  që djemtë e Ademit, alejhi salam,  mund të martoheshin me këdo nga motrat,  përveç binjakes. Nga ky ligj nuk bënte përjashtim as Kabili dhe as Habili. Sipas transmetimeve,  thuhet se binjakja e Kabilit,  ishte më e bukur se binjakja e Habilit. Kabili dëshironte që ai të martohej me binjaken,  por kjo ishte e ndaluar sipas ligjeve të asaj kohe. Duke qenë se Ademi, alejhi selam,  ishte profet,  kishte dhe legjislacionin e tij.

Një ligj tjetër,  ishte dhe ai i kurbaneve,  flijimeve të bagëtisë. Shenja që Allahu e ka pranuar kurbanin e dikujt,  ishte që të zbriste një zjarr nga qielli dhe ta digjte. Kurbani që nuk digjej nga zjarri,  ishte i refuzuar nga Allahu.

Kur deshi Habili të ofrojë një kurban,  zgjodhi kafshën më të mirë dhe e therri. Kurse Kabili ofroi një sasi drithërash të prishur. Një ditë më vonë,  dy vëllezërit panë se kurbani i Habilit ishte pranuar nga Zoti,  e kishte djegur zjarri. Kurse kurbanin e Kabilit e kishte refuzuar,  nuk ishte djegur. Kjo ia shtoi urrejtjen dhe xhelozinë Kabilit për të vëllanë. Në këtë çast,  ndërhyn dhe shejtani i cili e nxit Kabilin të vrasë vëllain e tij. Vrasja ishte një risi e re për jetën e njeriut mbi tokë,  ishte krimi i parë që po ndodhte në histori. I vendosur,  Kabili vajti tek vëllai i tij Habili dhe i tregoi se dëshironte ta vrasë. Habili,  nga ana e tij i tha se nuk do të reagonte duke tentuar ta vrasë. Ai i tha se nga kjo vepër nuk do të fitojë asgjë përveç gjynahit dhe ndëshkimit.

Në një natë të errët dhe të zezë,  Kabili vajti tek vëllai i tij Habili i cili ishte duke fjetur dhe,  e vrau. Ka shumë transmetime se si,  por s’ka argument të saktë. Ishte krimi i parë në historinë njerëzore.

Pasi e vrau,  Kabili nuk dinte ç’të veprojë me kufomën. Ishte hera e parë që dikush vdiste nga njerëzit dhe nuk dinin si të sillen me të vdekurit. Mandej,  Kabili e mbajti në krahë kufomën e të vëllait dhe e transportoi në një vend tjetër. Atje,  Allahu e dërgoi dy sorra para Kabilit. Dy sorrat filluan të ziheshin me njëra-tjetrën,  derisa njëra mbeti e ngordhur në vend. Sorra triumfuese,  filloi të hapë një gropë me këmbët e saj. Pastaj e shtyu sorrën e ngordhur drejt gropës dhe e mbuloi me dhe.

Nga kjo ngjarje,  mësoi Kabili se çfarë duhet të bëjë me kufomën e të vëllait. Ai hapi një gropë menjëherë,  e hodhi të vëllanë brenda dhe e mbuloi me dhe.

Këtë ndodhi Allahu azze ue xhel e ka regjistruar në Kuranin famëlartë,  ku thotë: “Lexoju (o Muhamed) saktësisht ngjarjen e dy bijve të Ademit,  kur ata bënë nga një kurban,  njërit iu pranua,  kurse tjetrit jo. Njëri i tha tjetrit: “Ty gjithsesi do të të vras”. Tjetri tha: “Allahu pranon vetëm prej të devotshmit. Nëse ti ngre dorë të më vrasësh mua,  unë nuk do ta ngre dorën që të të vras,  sepse,  në të vërtetë,  unë i frikësohem Allahut,  Zotit të gjithësisë. Unë parapëlqej të marrësh barrën e gjynahut tim dhe të gjynahut tënd e kështu të bëhesh ndër banorët e zjarrit. Ky është ndëshkimi i keqbërësve”. Vetja e tij e nxiti në vrasjen e të vëllait dhe e vrau. Kështu,  ai u bë nga të humburit. Allahu dërgoi një sorrë që rrëmihte në tokë,  për t’i treguar sesi ta mbulonte kufomën e të vëllait. (Kabili) tha: “Mjeri unë,  a nuk qenkam i zoti të bëhem si kjo sorrë e ta mbuloj trupin e tim vëllai?!” E u bë nga të penduarit.” (Maide,  27-31)

Në një hadith të transmetuar nga imam Ahmedi,  Muhamedi, sal-allahu alejhi ue selem,   thotë:”Çdo njeri që vritet padrejtësisht,  një pjesë e gjynahut i shkon dhe djalit të Ademit,  pasi ai është njeriu i parë që e shpiku vrasjen.”

Me vrasjen e të vëllait,  Kabili shpiku një risi dhe krim që nuk ishte dëgjuar gjer atëherë. Për këtë,  Zoti e ndëshkoi duke i dhënë pjesë të gjynahit të çdo të vrari padrejtësisht gjer Ditën e Kiametit.

Thotë Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem,  “Kush shpik një vepër të ligë,  ai do të ketë gjynahun e tij dhe gjynahun e atyre që do e veprojnë pas tij,  deri në Ditën e Kijametit.”

Pasi vrau vëllanë e tij,  Kabili morri arratinë,  duke mos dashur t’i dalë para babait të tyre,  Ademit. Bashkë me gruan e tij,  ai u vendos në fusha,  ndërkohë që fëmijët e tjerë dhe prindërit jetonin rrrëzë maleve.

Fëmijët dhe pasardhësit e Kabilit u shtuan,  por në mungesë të mësuesit shpirtëror,  mes tyre filloi të përhapej degjenerimi moral. Kjo,  edhe pse adhuronin një Zot të vetëm. Që atëherë,  njerëzit u ndanë në dy kategori: Të mirët,  që jetonin me Ademin dhe të ligët,  që jetonin me Kabilin.

Vdekja e Ademit,  alejhi selam:

Transmeton Tirmidhiu prej hadithit të Ebu Hurejrës se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selam,  :” Kur e krijoi Allahu Ademin,  i fërkoi atij belin,  dhe çdo person që do të lindë deri Ditën e Gjykimit bie nga beli i tij. Të gjithë njerëzve i krijoi një rreze nga drita ndërmjet dy syve. Pastaj ia paraqiti ata Ademit. Ademi tha:” O Zoti im kush janë këta”? Allahu tha: “Këta janë pasardhësit e tu”. Pastaj pa njërin prej tyre dhe i pëlqeu drita që shndriste ndërmjet dy syve,  dhe tha:” O Zoti kush është ky “? Allahu tha:” Ky është një person nga pasardhësit e tu,  nga popujt e fundit dhe quhet Davud”. Ademi tha:” O Zoti im sa ia ke caktuar jetën atij”? Allahu tha:”Gjashtëdhjetë vjet”. ” Shtoi atij dyzet vjet nga jeta ime,  tha Ademi”. Kur iu plotësua jeta Ademit,  erdhi meleku i vdekjes për t’ia marrë jetën.” Po mua më kanë mbetur edhe dyzet vjet,  tha ai”. ” Po ti ia dhe djalit tënd,  Davudit dyzet vjet,  i tha meleku i vdekjes”. Pastaj Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem,  shtoi:” Mohoi Ademi,  prandaj pasardhësit e tij po mohojnë. Harroi Ademi,  prandaj dhe pasardhësit e tij janë duke harruar. Gaboi Ademi,  prandaj pasardhësit e tij janë duke gabuar”.

Transmeton imam Ahmedi,  se Xhumretu Sadij ka thënë:”Pashë një të moshuar në Medine duke folur. Kur pyeta kush ishte,  më thanë se ishte Ubej ibën Kab (një nga më të diturit e sahabëve rreth shkencave të Kuranit dhe tefsirit). Ndër të tjera,  ai tha:”Kur Ademit, alejhi selam,  iu afrua vdekja,  u tha fëmijëve:”Më ka marrë malli për fruta xheneti. Fëmijët e Ademit, alejhi selam,  shkuan të kërkojnë fruta dhe në rrugë u takuan me melekët (në formë njerëzish),  që mbanin në duar qefinë dhe materiale të tjera për përgatitjen e të vdekurit. Melekët u thanë:”O bijtë e Ademit! Çfarë po kërkoni?”

Ata u përgjigjën:”Babai ynë është sëmurë dhe na kërkoi fruta xheneti.” Melekët u thanë:”Kthehuni,  se babait tuaj i ka ardhur momenti i vdekjes.”

Hava kur I pa,  i njohu dhe lajmëroi Ademin, alejhi selam,  menjëherë. Ademi i tha:”Largohu prej meje,  pasi e keqja më erdhi prej teje. Më lër me melekët e Zotit tim të lartësuar.”

Kështu,  melekët e vdekjes ia morën shpirtin,  e lanë,  e veshën me qefinë,  e lyen me parfum,  i hapën varrin,  i falën xhenazen dhe e mbuluan. Pra,  ishin melekët ata që e përgatitën xhenazen e Ademit a.s dhe e varrosën së fundmi.

Pasi e varrosën,  melekët u thanë fëmijëve të Ademit: “O bij të Ademit! Kështu duhet të veproni me të vdekurit tuaj.”

Ademi a.s e kishte kaluar jetën në bindje dhe konform ligjeve të Zotit. Hera e parë që i kishte thyer ligjet e Zotit ishte kur hëngri nga pema e ndaluar në xhenet. Përgjatë nëntëqind e pesëdhjetë viteve jetë mbi tokë,  ai nuk veproi gjynahe.

Një vit pas vdekjes së Ademit, alejhi selam,  ndërroi jetë dhe gruaja e tij Hava, alejha selam.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

LITERATURË E KONSULTUAR:

  1. Bidaje ue Nihaje,  ibën Kethiri
  2. Kisas el Enbija,  Omer Eshkar
  3. Kisas el Enbija,  Abdulkadir Hamed
  4. Mustefad min Kisas el Enbija,  Abdulkerim Zejdan
  5. Ehadith akideh el mutevehim ishkaluha fi sahihejn,  Sulejman Debihih
  6. Fethul Bari,  sherh Sahih Buhari,  ibën Haxher el Askalani.

0 3010

Ai është thirrësi i njohur, edukuesi i gjeneratave të reja Ebul Ala Muhammed ibën Husejn ibën Ja’kub. Në fshatin El Mu’temidijje në krahinën El Xhize në Egjipt në vitin 1375 H është lindur ky njeri. I ati i tij ka qenë prej thirrësve të njohur në fshatin e tij, me moral të lartë, i butë dhe i dashur tek banorët e fshatit. Ka qenë i njohur edhe me rolin e pajtuesit në problemet që ndodhnin mes banorëve të fshatit.


Nën përkujdesjen e këtij njeriu i rrit dhe u edukua shejhu ynë Muhammedi, Allahu e nderoftë në dynja dhe ahiret. Pas diplomimit në Fakultetin e mësimdhënësve udhëtoi në Arabinë Saudite për të përfituar dituri dhe këtë periudhë (1401H-1405H) shejhu konsideron si fillim i vërtetë në kërkim të diturisë së dobishme. Pas qëndrimit në Arabinë Saudite shejhu u kthye në vend por mbeti në lidhje të forta me dijetaret e Arabisë Saudite, të cilët i vizitonte shpesh. Pasi është kthyer në Egjipt e ka mësuar përmendsh Kur’anin dhe ka punuar në Qendrën Informatike mbi Sunnetin, që ishte qendra e parë që punoi në vendosjen e haditheve pejgamberike në kujtesën kompjutorike . Gjatë punës në këtë vend i është mundësuar kontakti me librat e hadithit gjë që dukshëm ndikoi në zgjerimin e diturisë së tij mbi librat e traditës pejgamberike.. Librat, që pas Kuranit dhe librave të hadithit ndikuan në formimin e tij janë librat e Ibën Xheuzit (Sajdul Hatir dhe Et-Tebsire), të Shejhul Islamit Ibën Tejmije (El Fetava), të tij Ibën Kajjimit (Medarixhus-Salikin dhe Tarikul Hixhretejn) si dhe vepra voluminoze e imam Dhehebiut (Sijer A’lamin Nubela).

Mësuesit e tij:

Al-lameja Abdul Aziz Ibën Baz tek i cili mësoi prej (1402H-1405H). Librat që i mësoi para tij ishin Fet’hul Bari, Sahih Muslim, El Akidetu Tahavijje, Fethul Mexhid dhe Tefsiri i Ibën Kethirit. Ka mbetur në kontakt me të deri në fund të jetës së tij në vitin 1420 H.

Al-lameja Muhammed ibën Salih El Uthejmin tek i cili qëndroi gjashtë muaj në vitin 1410 H. Librin të cilin e mësonte ishte sherh Zadul Mustekni’.

Shejh Abdullah ibën Ku’udi te cilin e vizitonte shpesh në shtëpinë e tij dhe i dëgjonte humbet në xhaminë e tij

Shejh Abdullah ibën Gudejjani para të cilit lexoi librin El Kavaid të Ibën Rexhebit.

Shejh Abdullah ibën Abdur-Rahman ibën Xhibrini tek i cili vazhdoi mësimet gjashtë muaj në librat Fet-hul Mexhid dhe Zadul Mustekni’.

Shejh Muhammed ibën Muhammed el Muhtar Esh-Shenkiti tek i cili mësoi një pjesë të librit Umdetul Ahkam.

Shejh Abdullah ibën Muhammed El Emin Esh-Shenkiti me të cilin udhëtoi një javë dhe tha se ka përfituar shumë nga zemërbardhësia.

Shejh Atijje Salim tek i cili mësoi librin Sherhul Verekat në lëminë e Usulit.

Shejh Ebu Bekr El Xhezairi tek i cili dëgjonte ligjërata në lëmin e tefsirit

Shejh Abdul Kadir Shejbetul Hamd në lëminë e tefsirit

Shejh Usame ibën Muhammed ibën Abdul Adhim nga i cili përfitoi më shumë në lëmin e edukimit dhe pastrimit të shpirtit Tezkijje. Para tij lexoi dhe dëgjoi komentimet e librave të Ibën Kajjimit

Shejh Rexhai El Misri El Mekkij para të cilit lexoi librin Sherhus-Sunne të Imam Begaviut.

Shejh Abdul Muhsin El Abbad

Al-lameja Muhammed Nasirud-din El Albani të cilin e ka takuar gjatë haxhxhit.

Shejh Mukbil ibën Hadi El Vadi’ij të cilin e ka takuar në Medine.

Në Egjipt shpesh herë takohet me kolegët e tij për të përfituar bashkërisht njohuri të reja. Të gjithë këta ai i konsideron mësues. Ata janë: Muhammed Safvet Nurud-din, Ebu Ish’hak El Huvejni, Muhammed ibën Ismail El Mukdim, Muhammed Hassani dhe Ebu Dherr El Kalmunij.

Veprimtaria e tij:

Është autor i disa librave:

• Kejfe Etubu i cili ka përmbledhur disa këshilla prej librit Medarixhus-salikin

• Tehdhib gidhail Elbab li Sefarinij – i cili ka përmbledhur disa këshilla që kanë të bëjnë me sunnetet e harruara në këtë kohë

• Ila huda i’tina – ligjërata mbi devijimit i cili është përhapur shumë në këtë kohë dhe mbi rrugën e udhëzimit

• El Uhuvetu Ejjuhel Ihve – mbi dukurinë e armiqësisë mes myslimanëve dhe mënyrën e shërimit të saj

• Sifatu Uht el multezime – mbi cilësitë e motrës muslimane

• El Kavaid El xhelijje litehalusi min el adetis-sirrije – për problemin e masturbimit dhe shërimit prej tij

• Harbut-Ted-hin – për problemin e duhanit

• Ja tarikes-salati – për namazin rëndësinë e tij dhe mëkati i atij që e le namazin

• El Xhiddije fil Iltizam – për seriozitetin dhe vendosmërinë në pasimin e rrugës së drejtë

• Hutbet e përmbledhura

• Muntalekat Talebil ilm – mbi vlerën e diturisë dhe mënyrën e përfitimit të njohurive të reja

• Emradul Umme – problemet e Ummetit dhe zgjidhja e tyre.

Në përgatitje të sipër janë edhe disa libra me tituj të ndryshëm.

Në aspektin e audio ligjëratave janë shumëzuar ligjërata me tituj të ndryshëm dhe janë prej kasetave më të kërkuara për dëgjim në botën Islame për shkak të elokuencës dhe mënyrën e prezantimit. Në shqip shumë herë është ri-publikuar audio kaseta e tij e njohur me titullin “Pse nuk falesh?”

Një projekt janë edhe video ligjëratat e tij në kanalet satelitore të ndryshme siç janë Rahme, Nas, Mexhd dhe shumë tjerë.

Në veprimtarinë e tij si thirrës vend të rëndësishëm ka edhe udhëtimi në vende të ndryshme me qëllim të thirrjes. Ka vizituar Sh.B. A-të, Suedinë, Spanjën, Zvicrën, Marokun, Katarin, Emiratet, Kuvajtin dhe Arabinë Saudite.

Shejhu është aktualisht jeton dhe vepron në Egjipt. Allahun e lusim që të ruaj shejhun tonë nga gjitha dëmet e dynjasë dhe ta shpërblen me Xhennetul Firdeus. Amin.

Talha Kurtishi 

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

NA NDIQNI NË