Arhiva DitoreSep 9, 2014

0 1900

Pyetja : Jam sprovuar me një sëmundje dhe si shkak i sëmundjes kam qëndruar në gjendje kome në spital, dhe deshi Allahu pas pesë ditëve më erdhi vetëdija, dua ta di çfarc të veprojë me namazet të cilat nuk kam mund t’i fali pesë ditë me radhë, si t’i kompensoj namazet?

Përgjigje:

– Namazet duhet ti kompensosh dhe t’i falësh të renditura. P.sh. I falë pesë kohët e namazit të ditës së parë, pastaj ditës së dytë. Kështu vazhdon dhe i plotëson të gjitha namazet të cilat nuk i ke falur gjatë gjendjes sa ke qenë në komë (pa vetëdije).

Autor: Dr. Salih ibn Feuzan el Feuzan,- Allahu e ruajtë

Nga arabishtja: Suad Shabani.

0 3329

Pyetje: Hoxhë i nderuar! A lejohet vonimi i namazit të jacisë?!

Përgjigje:

Po. Lejohet vonimi i namazit të jacisë si dhe është vepër e pëlqyer, mirëpo nëse bëhet shkak për humbjen e namazit me xhemat atëherë ky veprim nuk lejohet. ( Nëse të ik namazi i jacisë me xhemat atëherë mirë është të shtyhet më vonë falja e tij në shtëpi).

Ndërsa, gratë është mirë që sa më vonë ta falin namazin e jacisë në shtëpi, mirëpo duhet të kenë kujdes mos ta vonojnë më shumë se kalimi i gjysmës së natës.

Allahu është më i Dituri!.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 1814

Pyetja: 
Ekziston një xhami dykatëshe, ata të cilët falin namazin lartë nuk kanë mundësi t’i shohin ata që falen poshtë, namazi i tyre a është në rregull? Na sqaroni, Allahu ju begatoftë me mirësitë e Tij!

Përgjigje: 
Përderisa xhamia është një (panvarsisht se është dykatëshe), nuk është obligim që ta shohin xhemati njëri tjetrin, nëse ata të gjithë dëgjojnë tekbirin fillestar të namazit që e merr imami.

E Shkroi:  Shejh Muhamed bin Salih el Uthejmin,- Allahu qoftë i kënaqur me të!
25/08/1410H.

Nga arabishtja: Suad B. Shabani
Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 1677

Pyetje:

I nderuari Hoxhë! Prej ku fillohet të radhitet safi? A duhet menjëherë pas imamit apo prej skajit të anës së djathtë!?

Përgjigje:

Ata që falen në saf radhiten menjëherë pas imamit, duke u radhitur në anën e djathtë dhe të majtë.

Pra, safi nuk fillon prej skajit të anës së djathtë, ashtu siç qëndron në pyetje. Pastaj safi i rradhës duhet të rënditet në të njejtën mënyrë sikur safi paraprak.

Komisioni i Përhershëm për Fetva, Fetava El Islamije”, 1/223.

Përktheu dhe Përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 2008

Pyetje: çfarë duhet të veprojmë nëse bie shi, unë kam qenë duke falë namazin e akshamit dhe filloj të bie paksa shi. Xhemati dhe imami ishin të mendimit të bashkonin namazin e akshamit dhe jacisë, mirëpo unë dola dhe nuk i bashkova, a kam hyrë në gjynah apo jo ?!

Përgjigje: së pari duhet të dish që nëse bie shi i cili nuk ndalon se reshuri dhe si rrjedhojë e kësaj, muslimanit i bëhet e pamundur dalja në xhami, atëherë në këtë rast lejohet bashkimi i namazeve.
Edhe nëse ka rënë shi më herët, por prej të reshurave të mëdha toka është bërë me baltë apo është lagur  dhe janë bërë puse dhe muslimanit i vështirësohet dalja për namaz edhe pse të reshurat janë ndalur etj, edhe në këtë rast lejohet bashkimi i namazeve.

Mirëpo subhanallah ! Disa njerëz të epsheve por edhe xhahila në kuptimin e fesë, disa prej tyre, nëse sheh se ka shenja të rënies së shiut ata bashkojnë namazet edhe nëse nuk bie shi i madh dhe kur është e mundur dalja dhe ecja nëpër rrugë ata bashkojnë namazet. Kjo gjë nuk është në rregull aspak dhe namazi i bashkuar është i rrezikuar, andaj duhet të kenë kujdes.

Kemi edhe të atillë që dëshirojnë lehtësime dhe arsyetime sepse kanë për të dalë nëpër pushimore dhe kafene, si rrjedhojë e kësaj i bashkojnë namazet pa arsye apo edhe me disa pika të rënies së shiut.
Muslimani duhet të ketë kujdes dhe të vlerësoj vlerën e namazit ashtu si duhet e jo t’i jep përparësi epsheve e të anashkalojë dhe veprojë me namazin ashtu si i teket dhe ia dëshiron epshi i tij.

Keni kujdes me namazin!

Fetava Nurun Alad Derb (në radio “Zëri i Kuranit”).
Shejh Dr.Salih el Feuzan,- Allahu e ruajt!
Përshtati- Suad Shabani.
Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Fetvaja e shkëputur nga Radio – Zëri i Kuranit në Medine.

0 7021

Pyetje: Si mendoni ju, hoxhë i nderuar, në lidhje me përshëndetjen dhe fjalën ,- Allahu kabull (Allahu ua pranoftë) – menjëherë pas përfundimit të namazit !? Allahu ju shpërbleftë!.

Përgjigje: Nuk ka bazë dhe argument që transmetohet në Fenë Islame kjo përshëndetje e as fjala – Allahu Kabull – pasi të përfundojmë namazin.

Në lidhje me fjalën, – Allahu kabull,- nuk është transmetuar asgjë nga Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,-  as nga shokët e tij,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.

Allahu është më i Dituri!.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 2014

Pyetje: A është e lejuar të bashkohet namazi i ikindisë me namazin e xhumasë!?

Përgjigje: Nuk bën të bashkohet namazi i ikindisë me atë të xhumasë sepse një veprim i tillë nuk transmetohet nga askush dhe nuk ka ndonjë argument në lidhje me këtë gjë.

Ajo që kërkohet në sheriatin islam është që çdo namaz të falet në kohën e tij, përpos nëse vjen ndonjë argument për bashkimin e namazeve, atëherë veprohet një gjë e tillë, përndryshe jo.

Ndërsa, bashkimi i namazeve i lejohet udhëtarit i cili gjendet larg vendit të tij.
Porse në këtë rast xhumaja bie nga obligimi për udhëtarin dhe i lejohet bashkimi i namazit të drekës me atë të ikindisë.

Pra, muslimanit i lejohet bashkimi i namazit të drekës me namazin e ikindisë dhe namazit të akshamit me namazin e jacisë, e jo bashkimi i xhumasë me ikindinë.

Allahu është më i Dituri!.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 1561

Pyetje: shejh i nderuar! Si qëndron puna e disa imamëve që nëpër xhamia në muajin e bekuar të ramazanit e zgjasin namazin e tyre, ndërsa disa e shkurtojnë atë? Cili veprim është më i saktë dhe më i qëndrueshëm ?

Përgjigje: po, ajo që është më afër të saktës dhe vërtetës, është se namazi të mos zgjatet shumë, porse edhe mos të falet tepër shkurt dhe shpejt.

Sa i përket zgjatjes së namazit përmes së cilës njerëzve i vështirësohet (pleqëria e thellë, mos mbajtja e abdesit etj.) falja e namazit, atëherë në këtë rast zgjatja e namazit është e ndaluar.

Po e ilustrojmë me një shembull konkret në lidhje me atë që e cekëm dhe thamë më lartë.

Kur lajmi i arriti të Dërguarit të Allahut,- salallahu alejhi ve selem!,- se Muadh Ibën Xhebeli,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- e zgjaste namazin e tij kur ai falej me xhemat, Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- kur dëgjoi ankesat e shumta nga xhemati u hidhërua aq shumë saqë kurrë nuk kishte qenë hidhëruar në këshillim ngjashëm me këtë herë.

Dhe ai,- salallahu alejhi ve selem!,- i tha Muadhit ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-:
A mos je njeri provokues, mos po magjepsesh me vetën tënde(veprimin tënd) o Muadh ?

Pra, ajo që është më e përshtatshme është të shkurtohet (namazi) në atë që është transmetuar nga Profeti ,- salallahu alejhi ve selem!,- apo edhe të shtohet paksa, porse padyshim që zgjatja e tepërt e namazit është e vështirë për njerëzit, dhe kjo zgjatje i rraskapitë (lodhë) ata, posaçërisht të dobëtit (shtyerit në moshë, me plaga, dhimbje, etj.) midis tyre.

Pra, kemi të atillë prej njerëzve që falen me imam dhe nuk dëshirojnë të dalin nga xhamia para imamit, mirëpo nëse zgjatet tepër dhe ata duan të qëndrojnë deri në fund me imam, atëherë kjo gjë i vështirësohet atyre.

Dhe në fund !
Këshilla ime për vëllezërit e mi imamë është të balancojnë dhe të jenë mes asaj që është e gjatë dhe asaj që është e shkurtër (pra mesatarë), ashtu siç është e përshtatshme që nganjëherë të lihen ato lutjet në mënyrë që të mos mendohet nga masa e përgjithshme se lutja është detyrë dhe çështje obligative e namazit, kurse ajo në realitet është sunet.

Allahu është më i Dituri.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

0 1781

Pyetje: Lexova se namazi me xhemat nuk është obligim, përderisa njeriu e falë atë qoftë në shtëpi apo shitore.

Përgjigje: Kjo fjalë nuk është e vërtetë, gjegjësisht ky mendim është i gabuar. Namazi me xhemat është obligim për çdo musliman i cili e dëgjon ezanin; I Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Kush e dëgjon thirrjen (ezanin), e nuk vjen, nuk ka namaz, përveçse me arsye!”[1]. Vallë, përse janë ndërtuar mesxhidet dhe bëhet thirrja për namaz?! Vallë, çfarë  domethënie ka fjala e muezinit: “Ejani në namaz!”?! Pëkërisht ka këtë kuptim: Ngutuni e nisuni për në namaz! I Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, asnjëherë s’e ka lënë namazin me xhemat, përveçse kur ka qenë i sëmur, e që i është bërë e vështirë dalja në xhemat. Sahabët i mirrnin pleqët dhe të sëmurit duke i mbajtur për krahë derisa i shtinin në rreshtin e xhematit, e që Abdullah ibën Mes’udi ka thënë: “Kemi parë se nuk shmangej nga namazi me xhemat përveçse një hipokrit, që i dihej hipokritëzia”[2]. E, kush është ai që, megjithë këto argumente, ai prap thotë se namazi me xhemat nuk është obligim?! Argumenti është në fjalën e të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, e jo në fjalën e atij që e kundërshton atë.

Shejh Dr. Salih El-Fevzan[3]

Nga arabishtja: Mirsim N. Maliqi

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

[1] Sahih – Shënon Ibën Maxhe në “Sunen” (793), Hakimi në “Mustedrek” (245/1), e të tjerë. Ngjashëm e shënon edhe Tirmidhiu në “Sunen” (217), Ibën Hibani në “Sahih” (2064), Bejhakiu në “Es-Sunenu’l-Kubra” (56/3), Bezari në “Musned” (3157), Taberaniu në “Muëxhemu’l-kebir” (12266), e të tjerë. E ka vlerësuar për sahih Shejh Albani në “Sahihu’l-Xhami” (6300), “Irvau’l-galil” (2/337), “Sahihu’t-Tergib” (426), “Sahihu ibni Maxhe” (652), etj., Shejh Bin Bazi, siç gjendet në “Mexhmuu fetava ibni Baz” (12/17, 30, 32, 37, 39, 40, 58, 67), Mundhiriu në “Et-Tergib ve’t-Terhib” (1/353), Ibën Kajjimi në “Es-Salatu ve hukmu tarikiha” (92), Ibën Haxheri në “Bulugu’l-meram” (114), “Et-Telhisu’l-habir” (2/527), e të tjerë. Sh. P.

 Shënon Muslimi në “Sahih” (656). Sh. P [2]

[3] Nga faqja zyrtare e shejhut.

0 1749

Pyetje: Me sa rekate duhet ta falë gruaja namazin e xhumasë?!
Përgjigje: Nëse gruaja falet pas imamit, në këtë rast ajo duhet të ndjek imamin dhe të falet njësoj si ai. Mirëpo nëse gruaja falet në shtëpinë e saj, atëherë e falë vetëm drekën katër rekate, e jo edhe xhumanë.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Burimi në gj. shqipe: albislam.com

NA NDIQNI NË