Arhiva DitoreSep 26, 2014

0 2649

      Falënderimi i plotë i takon Allahut i cili ia jep mirësinë e udhëzimit në besim atij që do, dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush pos Allahut, Atij i lutet gjithkush që ndodhet në qiej dhe në Tokë e në çdo kohë Ai ushtron fuqinë e gjithëmbarshme. (Rrahman, 29) dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i tij, i përkrahur nga Allahu me ndihmë dhe argumente, paqja e Allahut qoftë mbi të, mbi familjen, mbi shokët e tij dhe mbi gjithë ata që e pasuan atë.

      O ju njerëz kini frikë Allahun, kërkoni prej tij përqendrimin në besim, padyshim se besimi është dritë që Allahu e fut në zemrën e njeriut. “A është njëlloj si ai që Allahu ia ka hapur kraharorin për të pranuar Islamin, duke qenë kështu në dritën e Zotit të vet, (ashtu edhe ai që e ka zemrën të mbyllur ndaj besimit?!) Prandaj, mjerë ata që e kanë zemrën të pandjeshme, kur përmendet Allahu! Njerëz të tillë janë në humbje të qartë! (Zumer, 22)

“Allahu ia hap zemrën për (të pranuar) Islamin atij që dëshiron ta udhëzojë, ndërsa atij që dëshiron ta lërë në humbje, (ia mbyll zemrën e) ia shtrëngon gjoksin si të jetë duke u ngjitur në qiell. Kështu, Allahu, i ndëshkon ata që nuk besojnë.” (En ‘am, 125)

       Besimi është dhunti e Allahut për robin “Allahu ju ka dhuruar mirësi dhe ju ka udhëzuar në besim, nëse ajo që thoni është e vërtetë!” (Huxhurat, 17). Besimi është bindje dhe vepër, sikurse ka thënë Imam Hasan el Basriu, Allahu e Mëshiroftë: “Nuk është imani as zbukurim me fjalë e as shpresë e pabazë, por është bindje e ngulitur në zemër dhe që e vërtetojnë veprat”.  Për këtë Ehlu suneti e definojnë imanin se është: thënje me gjuhë, bindje me zemër dhe vepër me gjymtyrë, shtohet me adhurime dhe pakohet me gjynahe,  me këtë kuptim imani është garanci për qëndrueshmëri në raste të sprovës, dhe anijë e shpëtimit në tufanin e fitneve dhe valëve të sprovave.  Allahu ka ndërlidhur me besim mirësi të shumta të afërta dhe të mëvonshme, i ka përgatitur atij sigurinë dhe udhëzimin në dunja dhe ahiret: “Sa për ata që besojnë dhe nuk e molepsin besimin e tyre me padrejtësi (idhujtari), pikërisht atyre u takon siguria dhe ata janë të udhëzuar.”(En Am, 82). Sikurse i premton atij  arritje të jetës së lumtur dhe shpërblim të mirë: “Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur dhe do ta shpërblejmë sipas veprave më të mira, që ka bërë.” (Nahl, 97)

       Allahu ka marrë përsipër mbrojtjen e besimtarëve në veçanti: “Allahu i mbron ata të cilët kanë besuar”.(Haxh, 38) Ky lloj i besimit, që ka këtë cilësi ka edhe gjashtë kushtet dhe me degë që tejkalon numrin shtatëdhjetë. I dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Iman është të besosh në Allahun, melaiket, librat, të dërguarit, ditën e Fundit, dhe të besosh në caktimin e tij të mirën dhe të keqen”. Po ashtu i dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Imani është shtatëdhjetë e disa  degë,  më e larta është dëshmia se nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet) pos Allahut, e më e ulëta është largimi i një pengese nga rruga, edhe turpi është degë e imanit.” Imani me gjashtë kushtet e tij është i kompletuar  nëse përfshinë  gjithë atë që duhet të besohet. Nuk mjafton  besimi në disa  kushte dhe mohimi i tjerëve: “Vërtet, ata që mohojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij dhe dëshirojnë të ndajnë Allahun nga të dërguarit e Tij, duke thënë: “Ne disa i besojmë e disa nuk i besojmë” dhe duke dashur që kështu të zgjedhin një rrugë të ndërmjetme, pikërisht ata janë mohuesit e vërtetë. Ne kemi përgatitur dënim poshtërues për mohuesit. Ndërsa atyre që besojnë Allahun dhe të dërguarit e Tij dhe nuk bëjnë dallim mes asnjërit prej tyre, Ai do t’u japë shpërblimin (e premtuar). Se Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” (Nisa, 150-152)

      Nga urtësia e Allahut të Lartmadhëruar është që nuk i le robërit e Tij pa i testuar që të dallohet i sinqerti në besimin e tij dhe gënjeshtari dyfytyrësh: “Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “Ne besojmë”,pa u vënë në provë?! Ne i kemi sprovuar ata që kanë qenë para tyre, në mënyrë që,Allahu të dallojë ata, që thonë të vërtetën dhe, ata që gënjejnë.” (Ankebut, 2-3)

Këtu shfaqet dallimi mes qëndrimeve të besimtarëve dhe dyfytyrëshave e jobesimtarëve, do të paraqesim një përmbledhje të disa qëndrimeve ashtu siç i ka sqaruar Kurani.

Prej këtyre qëndrimeve është se kur dy grupet thirren për te Allahu dhe i dërguari i Tij që të gjykohen mes tyre në kundërshtimet që kanë, Allahu i Madhëruar për qëndrimin e dyfytyrëshave thotë: “Ata (hipokritët) thonë: “Ne besojmë në Allahun dhe në të Dërguarin dhe (u) bindemi (atyre).” Pastaj disa prej tyre shmangen, sepse nuk janë besimtarë aspak. Dhe, kur thirren tek Allahu (Libri i Tij) dhe i Dërguari i Tij, që ai të gjykojë midis tyre, një grup nga ata kthejnë kurrizin. Por, nëse e drejta është në anën e tyre, ata vijnë përulshëm. A mos kanë sëmundje në zemrat e tyre apo dyshojnë? Apo kanë frikë se mos Allahu dhe i Dërguari i Tij do t’u bëjnë padrejtësi?! Jo, por pikërisht ata janë të padrejtët.” (Nur, 47-50)

       Më pas Allahu sqaroi  qëndrimin e besimtarëve  kur të thërriten në gjykimin e Allahut dh e të dërguarit të Tij, thotë: “Ndërsa përgjigjja e vetme e besimtarëve, kur thirren tek Allahu dhe i Dërguari i Tij, që ai të gjykojë midis tyre, është: “Dëgjojmë dhe bindemi”. Pikërisht këta janë të shpëtuarit.” (Nur, 51)

Ky është qëndrimi i dy palëve  kur thërriten që të gjykohen sipas sheriatit të Allahut, ky është një qëndrim që ende përsëritet saherë që ndodh një proces ose shfaqet një risi, besimtarët dëshirojnë gjykimin e Allahut dhe të dërguarit të Tij qoftë në favor të tyre apo kur janë fajtor, ndërsa dyfytyrëshit dëshirojnë të gjykojnë me ligjin e Allahut dhe të dërguarit të Tij nëse është në favorin e tyre, e nëse është në kundërshtim me ta ata marrin gjykimin e djallit dhe nuk përfillin gjykimin e Allahut.

      Qëndrimi i dy palëve ndaj Kuranit dhe gjatë leximit të tij. Besimtarët kur zbret Kuran dhe kur lexohet u shtohet besimi dhe ata janë të përgëzuar, ndërsa dyfytyrëshit kjo u shton njollosje mbi njollosje dhe presin rast të volitshëm për të ikur nga dëgjimi i tij, Allahu thotë: “Kur shpallet ndonjë sure, disa prej atyre (që kanë dyshim dhe hipokrizi) thonë: “Kujt prej jush do t’ia shtojë besimin kjo sure?” Përsa u përket besimtarëve, atyre (kjo sure) ua shton besimin dhe ata gëzohen. E sa u përket atyre që kanë sëmundje në zemrat e veta, ajo ua shton edhe më dyshimin që kanë dhe ata vdesin si mohues. Vallë, a nuk e shohin ata se çdo vit vihen në provë një ose dy herë e prapëseprapë as nuk pendohen, as nuk e mbledhin mendjen?! Kur shpallet ndonjë sure (që u tërheq vërejtje), ata shikojnë njëri-tjetrin (duke thënë): “A po ju sheh ndokush?”, pastaj largohen. Allahu i shmang zemrat e tyre, sepse ata janë njerëz që nuk kuptojnë!” (Teube, 124-127)

Qëndrimi i dy palëve gjatë luftës në rrugë të Allahut, besimtarët dëshirojnë nga Zoti i tyre që ti zbret të dërguarit të tij një sure që do ti urdhëron për luftë kundër jobesimtarëve, duke u kujdesur për xhihadin në rrugë të Allahut dhe arritjen e shpërblimit të madh që Allahu ka përgatitur për luftëtarët, kur erdhi urdhri për luftë shpejtuan  të gëzuar, luftuan me pasuritë dhe shpirtrat e tyre.

       Kurse dyfytyrëshave kur u vjen urdhri për luftë, i kaplon paniku dhe frika, fillojnë të paramendojnë arsyetime pas arsyetimeve, në mënyrë që të mos marrin pjesë. Allahu i Madhëruar thotë: “Besimtarët thonë: “Sikur të ishte shpallur një sure!” Por, kur shpallet një sure e qartë dhe në të përmendet lufta, i sheh ata me zemra të sëmura, si të vështrojnë ty me shikim si të agonisë së vdekjes! Ndërkohë, më e përshtatshme do të ishte për ata bindja dhe fjala e mirë! Madje, kur çështja (e luftës) është vendosur, do të ishte më mirë për ata që të tregohen të sinqertë ndaj Allahut.” (Muhamed, 20-21)

Poashtu thotë: “Nuk do të të kërkojnë leje për të mos luftuar me pasurinë dhe jetën e tyre, ata që besojnë në Allahun dhe Ditën e Kiametit. E Allahu i di mirë ata që ruhen nga gjynahet. Ty do të kërkojnë leje vetëm ata që nuk besojnë në Allahun dhe Ditën e Kiametit dhe që zemrat e tyre dyshojnë. Ata luhaten në dyshimin e vet.” (Teube, 44-45)

      Qëndrimi i dy palëve gjatë presionit të jobesimtarëve ndaj muslimanëve, besimtarëve u shtohet përqendrimi në fe dhe u forcohet bindja e tyre në premtimin e Allahut dhe të dërguarit të Tij për ndihmë, kurse dyfytyrëshave u shtohet frika, supozojnë për të keqe në Allahun dhe të dërguarin e Tij. Për qëndrimin e dy palëve kohën kur jobesimtarët rrethuan muslimanët ditën e Ahzabit nga brenda e jashtë Medinës, kur shikimet u shtangën dhe zemrat arritën deri në fyt nga gjendja e tmerrshme, për qëndrimin e besimtarëve Allahu thotë: “Kur besimtarët e vërtetë panë ushtrinë e aleatëve, thanë: “Kjo është ajo që na ka premtuar Allahu dhe i Dërguari i Tij; sigurisht, premtimi i tyre u vërtetua!” Kjo ua forcoi atyre besimin dhe përuljen. Midis besimtarëve ka të atillë, që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun. Disa prej tyre kanë vdekur, kurse të tjerët presin pa ndryshuar asgjë nga besnikëria e tyre.” (Ahzab, 22-23)

     Ndërsa për qëndrimin e dyfytyrëshave thotë: “Por hipokritët dhe ata me zemra të sëmura e të dobëta,thanë: “Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk na kanë premtuar asgjë,pos mashtrimit”! Dhe një grup prej tyre tha: “O banorët e Jethribit254, s’ka qëndrim këtu për ju, andaj kthehuni!” Një grup tjetër nga ata kërkoi leje prej të Dërguarit, duke thënë: “Në të vërtetë, shtëpitë tona janë të pambrojtura”! Por ato nuk ishin të pambrojtura. Ata donin vetëm të iknin.” (Ahzab, 12-13)

       Ky është provimi i rëndë i cili shfaqi fitoren e besimtarëve dhe dështimin e dyfytyrëshave, kjo është traditë e Allahut në  krijesat e tij, e në traditën e Zotit nuk do gjesh ndryshim.

Kjo ishte e tëra, e lusim Allahun, aze ue xhel, që të na dhuroj besim dhe të na mbrojë nga dyfytyrësia. Falënderimi  takon Zotit të botëve.

Përktheu: Shpend ZENELI

0 1820

Pyetje: Një njeri dëshiron ta vonojë kryerjen e tavafit ifada pas dy jave, ose ta bashkojë në fund tavafin ifada me tavafin veda (lamtumirës), cila është dispozita e kësaj vepre?

Përgjigje: Lejohet shtyrja ose vonimi i tavafit ifada. Lejohet të kryhet para se të largohet nga Mekeja. Mjafton ta kryej tavafin lamtumirës me dy nijete (Nijetin e tavafit ifada dhe lamtumirës).

Shejh Dr. Salih Ibn Feuzan el Feuzan,- Allahu e ruajt!

Nga arabishtja: Suad Shabani

0 1882

Pyetje: A lejohet që të shkoj në Qabe t’i fali kohët e namazit gjatë ditëve që jam në Mina, dhe pasi t’i fali namazet në Qabe të kthehem dhe të flejë në Mina?

Përgjigje: Nuk ka gjë të keqe tw falesh pesë kohët e namazit në Qabe dhe të kthehesh në Mina në mbrëmje.

Mirëpo, më e mira është të qëndrosh në Mina dhe atje t’i falësh pesë kohët e namazit, sidomos gjatë kohës së haxhit kur e dimë që ka kallaballëk haxhilerë, etj.

Shejh Dr. Salih Ibn Feuzan el Feuzan,- Allahu e ruajt!

Nga arabishtja: Suad Shabani

0 1492

Pyetje :

Kam harruar t’i fali dy rekate mbrapa mekami (vendi) Ibrahimit pas kryerjes së tavafit Ifada, a obligohem me diçka (kompenzim, etj) apo jo ?

Përgjigje: Nuk obligohesh me asgjë. Sepse dy rekatet mbrapa mekami ibrahimit pas mbarimit të tavafit janë sunet. Po që se i falë ato dy rekate, kjo është më mirë për ty. Po që se i le pa i falur , tavafin e ke në rregull.

Shejh Dr. Salih ibn Feuzan el Feuzan,- Allahu e ruajt!

Nga arabishtja: Suad Shabani

0 1597

Pyetje:

Cila është dispozita e kryerjes së Umres më shumë se njëherë brenda vitit?

Përgjigje:

E vërteta është se lejohet përsëritja apo kryerja e umres më shumë se njëherë brenda vitit.

Muhamedi,- alejhi selam!,- ka thënë: ” Umreja deri në umren tjetër janë shlyerje mëkatesh(për besimtarin). Kurse, haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër, pos Xhenetit.” (Buhariu: 1773, Muslimi: 1349).

Prej Allahut kërkojmë suksesin, kurse përshëndetjet ia dërgojmë Muhamedit,- salallahu alejhi ue selem!,- familjes dhe shokëve të tij.

Komisioni i Përhershëm i fetvave (Vëllimi: 11, faqe: 334.)

Nga arabishtja: Suad Shabani Medine, 24.09.2014

0 1833

Pyetje : Hoxhë i nderuar, a duhet të e kryejë tavafin lamtumirës (të Haxhit) ai i cili jeton në Meke?

Përgjigje: Jo nuk duhet të e kryejë tavafin lamtumirës ai i cili jeton apo qëndron në Meke pas Haxhit. Sepse tavafi lamtumirës është për ata që largohen nga Mekeja në drejtim të vendlindjes së tyre. Kurse, ai i cili jeton në Meke apo studion apo dëshiron të qëndrojë në Meke më gjatë, atij nuk i takon të e kryejë tavafin lamtumirës.

Shejh Dr. Salih Ibn Feuzan El Feuzan,- Allahu e ruajt

Nga arabishtja: Suad Shabani 23.09.2014 Medine.

NA NDIQNI NË