Arhiva DitoreOct 7, 2014

1 1619

Isha një vajzë e zhytur në mëkate dhe amoralitet. Nëna ime mundohej vazhdimisht të më këshillojë e të më përkujtojë aq sa shpeshherë qante para meje. Mirëpo fjalët e saj ishin të padobishme për mua. Vazhdova të gjarpëroj në rrugën e errët dhe të hidhur, andej e këndej, duke jetuar me iluzione.

 Kur nata lëshonte perden e saj të zezë mendoja se çdo të bëj të nesërmen, e kur zbardhonte dita mbaja mendjen se si do ta kaloj natën. Nuk kisha brengë tjetër përveç dynjasë, kalimit të kohës në kotësi, duke bredhur nëpër një jetë me muzikë, filma, revista të ndryshme… dhe kështu hutimi më kishte mbuluar me rrobat e saj shumëngjyrëshe.

Një ditë u mërzita nga rutina ditore dhe nga këshillimet e nenës time duke më përkujtuar babin tim të vdekur i cili ishte kujdesur tepër për mua. Rastësisht hyra në dhomën time e cila ishte përplot me kaseta muzikore, revista. E hapa dritaren dhe ja, dëgjova zërin e imamit të xhamisë duke ardhur drejt zemrës time. Fjalët e Krijuesit tim filluan të depërtojnë në zemrën time … subhanallah … sa fjala të mira dhe madhështore: “A mos u lodhëm Ne me krijimin e parë? Jo, por ata janë në një huti rreth një krijimi të ri. Ne e kemi krijuar njeriun dhe dimë se ç’pëshpërit ai në vetvete dhe Ne jemi më afër tij se damari (që rrah) i qafës së tij. Dhe se kur dy engjëjt qëndrojnë pranë tij në të djathtë dhe në të majtë. Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm. Agonia e vdekjes i vjen me atë të vërtetën (i zbulohet çështja e ahiretit); kjo është ajo prej së cilës ke ikur. Dhe i fryhet surit, e ajo është dita e premtuar (për dënim). E do të vijë secili njeri bashkë me të dhe grahësi edhe dëshmitari.

(I thuhet) Ti ishe në një huti nga kjo (ditë) e Ne ta tërhoqëm perden tënde dhe tash ti sheh shumë mprehtë. E shoku (përcjellësi) i tij do të thotë:

“Kjo që është te unë (regjistri i veprave) është gati. Ju të dy (engjëjt) hidheni në Xhehenem secilin mohues kryeneç. Secilin pengues të veprave, mizor e të dyshimtë në fe. I cili Allahut i shoqëroi Zot tjetër, pra hidheni atë në vuajtjet më të rënda”. E shoku i tij (djalli) thotë: “Zoti ynë, unë nuk u shmanga prej rrugës së drejtë, por ai vetë ka qenë i humbur larg”. Ai (Allahu) thotë: “Mos u grindni tash para Meje, se Unë më parë ju tërhoqa vërejtjen. Tek Unë nuk ndryshon fjala (vendimi) dhe Unë nuk jam zullumqar për robërit”. (Përkujto) Ditën kur Ne Xhehenemit i themi: “A je mbushur?” E, ai thotë: “A ka ende?” (Kaf-15-30)

Kjo është jeta e vërtetë… sa e ashpër është vdekja! Sa jovigjilente që jam ndaj vdekjes!! Varri është palosur në harresën time, e namazi, si t’ia bëj me namazin? Unë ndonjëherë kam kryer namazin si një rutinë të pakuptimtë, atëherë kur kam pasur kohë, e nëse jo e kam lënë pa kryer sikur që kam lënë edhe obligime tjera të shumta… Librin e Allahut duart e mia nuk e kanë prekur.

Tash e tutje cingëroi zilja që më tërheq vëmendjen dhe më lindën shumë pyetje… o Zoti im ç’përgatita për varrin … e për vdekjen dhe agonitë e saj … asgjë!!! Asgjë nuk më shpëton … asgjë nuk kam nozulluar përveç dhjetëra këngëve të marra!

O Zoti im, ç’do të bëj kështu?! Pjesë e madhe e jetës time më kaloi, mëkate gjatë natës … mëkate gjatë ditës …! Pra, patjetër të kthehem tek Allahu … kthehem tek Allahu … duhet që të përgatitem për ditën kur fëmijët do të thinjen dhe shtatzënat do të nxjerrin dhe lënë barrën e tyre. Patjetër e kam që të jem syçelë dhe të punoj me zell dhe sinqeritet dhe të shpresoj se Allahu falë shumë dha pranon mundin tim të vogël. Nuk ka lëvizës as forcë përveç asaj të Allahut. La haule ve la Kuvvete il-la bil-lah!

Shkëputur nga libërthi “Fetejatun taibat”

Përktheu : Agim Bekiri

0 1292

 Më kujtohet njëherë kur ishim në një seminar mbi mrekullitë e Kuranit dhe Sunetit në një nga shtetet islame. Një ditë ishim ulur në një ndejë, në hotelin ku qëndronim duke pirë çaj dhe isha në mesin e disa hoxhallarëve dhe dijetarëve nga shtete të ndryshme islame. Më ra ndërmend, si ide të nxis këtë mexhlis duke përmendur diçka nga vlerat e Kuranit dhe Sunetit të të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Porsa fillova të flas dikush më pyeti: Nga je ti vëlla? –

 I thashë: Nga Arabia Sauditë.

 – Ai e lëkundi kokën dhe më tha: Juve atje në Arabinë Saudite nuk e doni të Dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.

 – Me këto fjalë unë pak u preka porse vazhdova i qetë të flas, e pas pak e pyeta: E pse mendon se ne atje nuk e duam të Dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të?

– Më tha: Sepse ju nuk e festoni mevludin, ditëlindjen e tij.

– I thashë: Ti do të thuash se festimi i mevludit është tregues i dashurisë tonë ndaj të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të?

 – Më tha: Po.

– I thashë: Vallahi të betohem se ajo e cila na ka bërë të mos e festojmë ditëlindjen e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, është dashuria jonë e madhe ndaj tij.

 – Më tha: E si ashtu?

 – I thashë: A pranon debat akademik me argument larg fanatizmit dhe epsheve?

– Më tha: Po.

– I thashë: Unë do të parashtroj disa pyetje e ti do të më përgjigjesh.

 – Më tha: Urdhëro.

 – I thashë:

Pyetja e parë: Festimin e mevludit – lindjes së të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, me anë të së cilës e tregoni dashurinë ndaj tij a është kjo bindje me të cilën ju i afroheni Allahut dhe prisni shpërblim nga ana e Allahut për të? Apo e shihni si mëkat?

– Më tha: Kjo është bindje ndaj Allahut me të cilën afrohemi tek Ai.

– I thashë:

Pyetja e dytë: Këtë vepër të mirë a e ka ditur i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, apo nuk e ka ditur? Është fakt i pranuar nga të gjithë muslimanët se njeriu më i ditur dhe më i bindur ndaj urdhërave të Allahut është i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të?

– Pa u menduar shumë më tha: Po e ka ditur i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.

– I thashë:

Pyetja e tretë: Këtë vepër të mirë të cilën e ka ditur i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, a ua ka kumtuar umetit të vet apo e ka fshehur?

– Në këtë rast mbeti i habitur dhe filloi të mendon si të përgjigjet sepse nuk kishte mundësi të thotë se i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e ka fshehur pasi që kjo fjalë do të ishte fyerje për personalitetin e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, cilësimi i tij me cilësi të dobëta dhe pohim se ai nuk e ka kumtuar shpajlljen që i është zbritur ashtu. Këtë, siç dihe,t nuk kishte mundësi ta thotë, ngase i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e ka kumtuar fenë ashtu si e ka detyruar Allahu. Megjithëatë ai përsëri tha: Po e ka kumtuar.

 – I thashë: Po ma trego një hadith si argument qoftë ai edhe i dobët se i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka urdhëruar të kremtohet ditëlindja e tij?

– Atëherë mbeti i habitur pa koment.

– I thashë: patjetër të ketë ndonjë hadith, prandaj në qoftë se nuk ke përgjigje atëherë kjo do të thotë se i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e ka fshehur dhe nuk ia ka kumtuar umetit të tij. Këtu ai e kishte patjetër ti kthehet fjalës që e kishte thënë se është bindje ndaj Allahut.

Pastaj tha: Kjo vepër nuk është bindje ndaj Allahut.

– I thashë: Si mundet, të jetë mëkat, ndërsa ju ta shprehni dashurinë tuaj ndaj profetit nëpërmjet saj duke i bërë mëkat Allahut?

– Më tha: Jo nuk është mëkat.

– Atëherë i thashë: Pasi nuk na qenka as mëkat e as sevap atëherë çfarë është?

– Më tha: Kjo është bidati i mirë.

– I thashë: Në Islam nuk ka bidat të mirë sepse i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, në një hadith të saktë ka thënë:” Çdo bidat është devijim.”

– Më tha: Po, por në gjatë tij nuk thuajmë diçka vetëm se gjëra të mira.

– I thashë: E çfarë thoni?

– Më tha: i lexojmë disa vargje poetike që e lavdërojnë profetsinë e tij si dhe disa raste nga jeta e tij, e ndonjëherë na gëzon “hadreti-nubuve” prezenca e të Dërguarit të Allahut, salallahu alejhi ue selem.

 – I thashë: Çfarë ke për qëllim me “hadreti-nubuve”? – Më tha: Prezanton i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, gjatë mevludit, duke na zbukuruar këtë manifestim.

– I thashë: A prezanton vetëm në mexhlisin e manifestimit tuaj apo merr pjesë në gjithë vendet ku bëhet mevludi në tërë rruzullin tokësorë, si mund kjo të ndodh për një natë.

 – Heshti dhe nuk kishte çfarë të thotë.

 – Pastaj i thashë: Tash hyri koha e ikindisë, çfarë mendon sikur imami tash të na e fal namazin e ikindisë pesë rekate, çfarë dipozitë ka kjo vepër e tij.

 – Tha: Ska vlerë, nuk pranohet.

 – I thashë: Pse, imami nuk deshi me këtë vepër vetëm se të bën mirë lexoi suren Fatiha, bëri ruku, sexhde këto krejt janë vepra të mira.

– Më tha: Nuk i lejohet të shton pasi këtë gjë nuk e ka bërë valide i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.

– I thashë: E njejta gjë vlen edhe për festimin e mevludit nuk pranohet, sepse i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, nuk na ka urdhëruar të bëjmë një gjë të tillë.

 – Atëherë e nxori dorën dhe më tha: Ta jap besën në Allah se prej kësaj dite unë do ta luftoj mevludin. Kur i ndëgjova këto fjalë bëra dua për të që Allahu ti jep sukses.

Përktheu: Nexhat CEKA

0 3557

Pyetje:

-Nëse gjatë agjërimit kaplon vjellja, a e prish agjërimin dhe a duhet të që përsëritet agjërimi i kësaj dite (kaza)?

Përgjigje:

-Nëse vjellja është pa qëllim, atëherë agjërimi nuk prishet (pa marrë parasyshë sasia e vjelljes), ndërsa nëse vjellja është me qëllim (me futjen e gishtave, etj), atëherë agjërimi i tij prishet dhe duhet të përsëritet , pejgamberi –sal-Allahu alejhi ve seleme!- ka thënë:

“Kënd e kaplon vjellja (pa qëllim), nuk duhet që ta bëjë kaza, ndërsa kush vjell me qëllim duhet që ta bëjë kaza”1

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-2

Përktheu nga arabishtja: Mujdin Xh. Xhaferi.

13/07/13

1 Shënon Imam Ahmedi, dhe as-habu sunen, me sened sahih, ndërsa hadithi transmetohet nga Ebu Hurejra –Allahu qoftë i kënaqur me të!-.

2 Burimi: binbaz.org, mexhmu el fetava vel mekalat mutenevia, pjesa 15

0 2259

Pyetja: A lejohet hedhja e disa pikave në sy, vesh apo hundë, gjatë periudhës së agjërimit!?

 

Përgjigje: Duhet të ketë kujdes musliamani, sepse nëse këto pika arrijnë dhe depërtojnë në stomak, atëherë në këtë rast agjërimi prishet.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:

“Thelloje gargarën tënde(gjatë marrjes abdes, hedhja e ujit në gojë) përpos nëse je duke agjëruar”.

Dije vëlla se nëse sigurohesh se pikat e hedhura arrijnë deri ne stomakun tënd, atëherë të ndalohet hedhja e këtyre pikave, porse nëse nuk arrijnë, në këtë rast hidhi pikat d.m.th. fjala është për hedhjen e pikave ne hundë.

Ndërsa lejohet hedhja e pikave në vesh dhe në sy. Këto dy organe shqisash nuk kanë lidhje me organet e brendshme në të cilat hynë dhe depërton ushqimi.

Allahu është më i Dituri!.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine,21.05.2013

0 1212

Pyetje: A i lejohet muslimanit të parfymoset gjatë periudhës kur është agjërueshëm !?

Përgjigje: Po, këtu nuk ka asgjë të keqe nëse muslimani i përdorë parfumet apo u merr erë atyre kur është agjërueshëm.

Mirëpo, nëse ato parfume janë erëra të cilat digjen, e tymi depërton brenda (në mushkëri), atëherë në këtë rast themi se nuk i lejohet muslimanit që ti thithë këto parfume.

Allahu është më i Dituri!.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 24.05.2013

0 1215

Përgjigje: Po. Nëse merr (nuhatë) vetëm erë, atëherë nuk ka gjë të keqe këtu.
Mirëpo, nëse merr (nuhatë) erë me qëllim që ajo të futet deri në brendësi të trupit, atëherë i prishet agjërimi myslimanit.
Allahu është më i Dituri!.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 24.05.2013

0 1033

Pyetja: A i lejohet agjëruesit freskimi me ujë (gusli, larja kokës etj.) gjatë temperaturave të larta?

Përgjigje: Po, ky veprim është i lejuar për agjëruesin. Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- hidhte ujë mbi kokën e tij nga i nxehti apo nga etja gjatë periudhës së agjërimit. (Shënon Ebu Davudi).

Ndërsa Ibën Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me ta!,- e lagte rrobën e tij që të largonte vapën e madhe apo etjen e cila e kaplonte gjatë periudhës sa ishte agjërueshëm.

D.m.th. Lagështia nuk ndikon në prishjen e agjërimit pasi ky ujë nuk depërton në stomak. Allahu është më i Dituri!.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine,21.05.2013

0 2004

Pyetja: A duhet të bëjmë nijet çdo ditë të Ramazanit për agjërim apo mjafton një nijet për tërë muajin!?

Përgjigje:

Është i mjaftueshëm një nijet për agjërimin e tërë muajit Ramazan.
Nijeti bëhet në fillim të Ramazanit, kështu që edhe po nuk e bëre nijet një natë për të nesërmen, ai është bërë në fillim të muajit dhe agjërimi do të jetë në rregull insha Allah.

Mirëpo, nëse e ndërprenë agjërimin për shkak të ndonjë sëmundje apo të udhëtimit, atëherë themi se është obligim ripërsëritja e nijetit (me zemër), për shkak se nijeti është ndërprerë nga sëmundja apo udhëtimi.

Allahu është më i Dituri!.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 22.05.2013

0 1342

Pyetja:
Cila është urtësia e obligueshmërisë së agjërimit!?

Përgjigjja:

Nëse e lexojmë fjalën e Allahut,- xhele veala!,- ku thotë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ ﴿١٨٣﴾

“O besimtarë! Agjërimin e keni obligim të detyrueshëm, siç e kishin detyrë edhe ata që qenë para jush, ndoshta do të bëheni të devotshëm”. 1

Në fjalën e Allahut ne kuptojmë se urtësia e obligueshmërisë së agjërimit qëndron tek adhurimi i Allahut dhe stolisja me devotshmëri.

Fjala devotshmëri (takvallak) d.m.th,- Largimi nga të ndaluarat (haramet) dhe veprimi i urdhëresave (obligimeve) të porositura nga Allahu,- azze vexhel!.

Muahmedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:

قال الرسول صلى الله عليه وسلم: “من لم يدع قول الزور والعمل به فليس لله حاجة أن يدع طعامه وشرابه”

“Kush nuk largohet nga fjalët e këqija dhe punën me të, atëherë Allahu nuk është i nevojshëm që ai ta lërë ushqimin dhe pijen e tij”.2

Duke e lexuar muslimani këtë ajetë dhe hadithë duhet që të mundohet maksimalisht të largohet nga gjërat e ndaluara dhe ti praktikojë urdhëresat e Allahut,- xhele veala!, qofshin ato me fjalë ose me gjymtyrë.

Ti si musliman duhet të largohesh në tërë jetën nga haramet porse veçanërisht duhet të japësh maksimumin në këtë muaj të bekuar.

Largohu nga-
1. Gibeti (Përgojimi).
2. Largohu nga gënjeshtra, mos u bëj rrenacak.
3. Mos u bë prej atyre që nxisin përçarje mesin e njerëzve.
4. Mos shit gjëra të ndaluara (duhan, alkool).
5. Mundohu maksimalisht të stagnosh në bërjen e gjunahave në këtë muaj.

Nëse në këtë muaj përpiqesh maksimalisht të bësh ndryshime, si largimi nga haramet dhe shpejtimi i bërjes së veprave të mira, atëherë mbesim me shpresë se pas Ramazanit do të jeshë më ndryshe deri Ramazanin tjetër.

Ajo qka na preokupon është se kemi plotë musliman të cilët nuk i dallojnë fare ditët kur janë agjërueshëm dhe kur nuk janë agjërueshëm, për fat të keq ata janë të njejtë.
Këta njerëz vazhdojnë me traditën e mëhershme të shumtuar, duke anashkaluar urdhërat dhe duke vepruar ndalesat (haramet), e si rrjedhojë e kësaj nuk mund të vërejmë tek këta persona qetësinë dhe begatinë e agjërimit.

Jemi të vetëdijshëm se këto vepra nuk e prishin agjërimin, mirëpo ato e mangësojnë shpërblimin e agjërimit, bile edhe përmes këtyre gjunahave peshohet shpërblimi i agjërimit tek këta persona (agjërimi nuk ndikon në sjelljet e tyre,fjalorin e tyre, ata vetëm mbajn barkun thatë dhe buzët e etura për ujë, Allahu na ruajtë!).

Allahu është më i Dituri!.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Preshevë, 04.06.2013.

1. Kur’an: El Bekare- 183.
2. Shënuar nga Ahmedi, Buhariu, Tirmidhiu,Ibën Maxhe dhe Ebu Davudi,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.

0 1104

Pyetja: 
Shejh i nderuar! Si qëndron puna e disa imamëve që nëpër Xhamia në muajin e bekuar Ramazan e zgjasin Namazin e tyre, ndërsa disa e shkurtojnë atë (Namazin). Cili veprim është më i saktë dhe më i qëndrueshëm ?

Përgjigje:

Po, ajo që është më afër të saktës dhe vërtetës, është se Namazi të mos zgjatet shumë, porse edhe mos të falet tepër shkurt dhe shpejtë.

Sa i përket zgjatjes së Namazit përmes së cilës njerëzve i vështirësohet (pleqëria e thellë, mosmbajtja e abdesit, etj) falja e Namazit, atëherë në këtë rast zgjatja e Namazit është e ndaluar.

Po e ilistrojmë me një shembull konkret në lidhje me atë që e cekëm dhe thamë më lartë.

Kur lajmi i arriti të Dërguarit të All-llahut,- salallahu alejhi ve selem!,- se Muadh Ibën Xhebeli,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- e zgjaste namazin e tij kur ai falej me xhemat, Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- kur dëgjoi ankesat e shumta nga xhemati u hidhërua aq shumë, saqë kurrë nuk kishte qenë hidhëruar në këshillim ngjashëm me këtë herë.

Dhe ai,- salallahu alejhi ve selem!,- i tha Muadhit ,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,-: “A mos je njeri magjepsës, mos po magjepsesh me vetën tënde (veprimin tënd) o Muadh ?

Pra, ajo që është më e përshtatshme është të shkurtohet (Namazi) në atë që është transmemtuar nga Profeti ,- salallahu alejhi ve selem!,- apo edhe të shtohet paksa, porse padyshim që zgjatja e tepërt e Namazit është e vështirë për njerëzit, dhe kjo zgjatje i rraskapitë (lodhë) ata, posaçërisht të dobëtit (shtyerit në moshë, me plaga, dhimbje, etj) midis tyre.

Pra, kemi të atillë prej njerëzve që falen me imam dhe nuk dëshirojnë të dalin nga Xhamia para imamit, mirëpo nëse zgjatet tepër dhe ata duan të qëndrojnë deri në fund me imam, atëherë kjo gjë i vështirësohet atyre.

Dhe në fund !
Këshilla ime për vëllezërit e mi imamë është të balancojnë dhe të jenë mes asaj që është e gjatë dhe asaj që është e shkurtër (pra mesatarë), ashtu siç është e përshtatshme që nganjëherë të lihen ato lutjet në mënyrë që të mos mendohet nga masa e përgjithshme se lutja është detyrë dhe çështje obligative e Namazit, kurse ajo në realitet është sunet.

Allahu është më i Dituri.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 07.05.2013

NA NDIQNI NË