Arhiva DitoreOct 10, 2014

0 2018

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve dhe të qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” Ali Imran 102.

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju”. Nisa 1.

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore”. Ahzab 70-71.

Vëllezër besimtarë,

Allahu, azze ue xhel, thotë: “O ti i mbuluar (o Muhamed)! Çohu (të falesh) gjithë natën, përveç një pjese të saj, që është gjysma ose diçka më pak a diçka më shumë se ajo dhe lexoje Kuranin ngadalë dhe qartë, sepse Ne do të të dërgojmë vërtet një fjalë me peshë të rëndë”. Muzemil 1-5.

Ky mesazh iu dedikua të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, që ta përgatit veten për një fjalë madhështore dhe porosi të rëndë, dhe përgatitja e tij të fillon prej medresesë së natës e cila i hap zemrat, i forcon lidhjet me Allahun dhe ndriçon me dritë.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ishte më i dituri prej njerëzve për Allahun, më i devotshmi, u vetmonte dhe e përmendte shumë Zotin e tij, çdo herë që iu jepte mundësia e adhuronte Krijuesin e tij, kur u afronte nata iu drejtonte të adhuruarit të tij, me lutje e dua, duke iu përulur Atij në këmbë, ulur e në sexhde, derisa u afroheshte agimi e ai nuk ndjente aspak lodhje prej qëndrimit të gjatë në këmbë. Si të ndjen lodhje kur u vetmonte me Allahun, me Sundimtarin e botëve dhe qiejve, Atij iu drejtonte për nevojat e veta, ndjente kënaqësi në adhurimin e Tij, dhe Atij iu drejtonte me zemrën dhe trupin e tij: “Ata ngrihen nga shtrati, i luten Zotit të tyre me frikë e shpresë  dhe japin nga ajo që iu kemi dhënë Ne. Askush nuk di se çfarë gëzimesh janë fshehur për ata (në jetën tjetër), si shpërblim për punët e mira që kanë bërë”. Sexhde 16-17.

Hasan el Basriut, Allahu e mëshiroftë, iu parashtrua një pyetje se pse njerëzit që falen natën janë me fytyrë më të mirë? U përgjigj: “Për shkak se ata u vetmuan me Allahun dhe Ai zbriti mbi ta dritën e Tij dhe i stolisi me të”.

O ju robërit e Allahut, namazi i natës është adhurim që e lidh zemrën e njeriut për Allahun, e bën zemrën të fortë që t`i përballojë sprovat kalimtare të jetës, të mund nefsin në çastet kur zërat nuk dëgjohen, kur sytë flenë dhe kur ata që janë në gjumë rrotullohen nëpër shtretër. Kjo është arsyeja që namazi i natës është masë e synimit dhe vullnetit të sinqertë dhe virtyt i shpirtrave të mëdhenj. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Ata flinin pak natën, ndërsa në agim kërkonin falje (nga Allahu)”. Dharijat 17-18.

Sa të shumta janë dobitë që i merr robi i Allahut prej namazit të natës për ta edukuar veten dhe për ta përmisuar gjendjen e tij. Prej fryteve më të rëndësishme që i jep ky namaz është kultivimi i sinqeritetit dhe realizimi i pasimit, duke e ndjekur të Dërguarin e Allahut, Muhamedin, alejhi salatu ue selam, i cili falte namaz nate deri sa ju ënjteshin këmbët e tij. Kush e përsiat Kuranin kur njerëzit flenë do t’i vëren mangësitë e tij dhe do të pendohet për ato mangësi, kush e përmend Allahun në vetmi dhe i mbushën sytë me lot do ta ringjall Allahu nën hijen e Arshit të Tij, ditë ku nuk ka hije përveç hijes së Tij dhe nuk ka falje e mëshirë përveç faljes dhe mëshirës së Tij.

O ju robërit e Allahut, namazi i natës mbjell devotshmëri, dhikri i tij mbjell ëmbëlsi, ndërsa në zemër derdh kënaqësi, qetësi dhe dritë. Për këtë arsye një prej selefit thonte: “Banorët e natës (i ka për qëllim ata që falin namaz nate) ndjejnë më shumë kënaqësi në namazin e natës së tyre, se ata që janë dhënë pas dëfrimit në dëfrimin e tyre”.

Poashtu, namazi i natës zemrës i dhuron butësi dhe dritë. Ata el Horasani, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Thuhet se namazi i natës është jetë për trupin, dritë në zemër, shkëlqim në sy dhe fuqi në gjymtyrë. Njeriu nëse ngrihet dhe fal namaz nate në mëngjes ngrihet i lumtur dhe atë lumturi e gjen në zemrën e tij, e nëse natën flenë dhe nuk falë namaz nate kur ngrihet në mëngjes ngrihet i pikëlluar e me zemër të thyer, sikurse të kishte humbur diçka dhe me të vërtetë ai i ka humbur gjërat që më shumti bëjnë dobi”.

Vëllau im musliman, Zoti yt çuditet prej atij që ngrihet për të falur namaz nate. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Zoti ynë çuditet me dy persona: Njeriu që ngrihet prej shtratit dhe familjes e shkon në namaz. Atëherë Allahu thotë: “O ju melekët e Mi, shikojeni robin Tim si është ngritur për namaz dhe e ka lënë shtratin dhe familjen dhe ka ardhur në namaz nga dëshira dhe malli që ta fitojë atë që është tek Unë”.

Kush dëshiron nder e lartësim le ta fal namazin e natës vazhdimisht dhe mos ta len atë, për arsye se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam,thonte: “Dije se lartësimi i besimtarit arrihet me namazin e natës“.

Namazi i natës është praktikë e njerëzve të mirë, sebep që të afron kah Allahu, shkak për faljen e mëkateve, ndalimin  e të keqes dhe largimin e sëmundjeve prej trupit ashtu siç e cekën edhe Pejgamberi, alejhi salatu ue selam: “Faleni namazin e natës, sepse ai është praktikë e njerëzve të mirë para jush, shkak që t’i afroheni Zotit tuaj dhe që t’ju falen mëkatet. Namazi i natës e ndalon të keqën dhe e largon sëmundjen prej trupit”.

Namazi i natës është shkak për ngritjen e gradave dhe derë e madhe prej dyerve të mirësisë. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, i tha Muadh ibën Xhebelit: A nuk dëshiron të drejtoj kah dyert e mirësisë? Agjërimi është mburojë (nga zjarri i xhehenemit). Lëmosha e shuan mëkatin ashtu sikur e shuan uji zjarrin. Namazi i njeriut në fillimin e së fundit të natës është simboli i njerëzve të mirë.” Pastaj lexoi i Dërguari, alejhi salatu ue selam, ajetet e Kuranit: “I heqin trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne u kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin. Pra, për ata që kanë vepruar nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim.” Sexhde 16-17.

Muslimani kur largohet prej shtratit të tij në pjesën më të errët të natës dhe merr abdes me ujë të ftohët, pastaj qëndron para Allahut duke e thirrur e duke u lutur në namaz, atëherë Allahu atë e përmend, krenohet para melaqeve me të, e dëgjon pendimin dhe istigfarin e tij, e dëgjon lartësimin dhe madhështimin e Tij në kohë kur njerëzit e tjerë flenë, ndërsa Zoti i njerëzve dhe Krijuesi i tyre nuk flenë dhe nuk është i shkujdesur, por thotë: “A ka prej atyre që kërkojnë pendim që tua fali atyre”.

Zoti ynë zbret në qiellin e dynjasë për çdo natë pasi të mbet një e treta e fundit të natës dhe i përgjigjet thirrjes së thirrësit, ia plotëson nevojën nevojtarit dhe ia fal gjynahet mëkatarit. Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, na përcjell se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Zbret Allahu i Lartësuar në gjysmën e natës apo në një të tretën e fundit prej saj dhe thotë: “Unë jam Sundimtari. Kush më lutet që t’i përgjigjem? Kush kërkon prej Meje që t’ia jap? Kush kërkon falje që ta fal atë? Kështu derisa të hyjë sabahu apo të mbarojë namazi i sabahut“.

Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë se e kam dëgjuar Pejgamberin, alejhi salatu ue selam, duke thënë: “Vërtet gjatë natës ka një moment që nuk ia qëllon njeriu musliman duke iu lutur Allahut nga të mirat e kësaj bote dhe botës tjetër vetëm se Allahu i përgjigjet, dhe kjo për çdo natë”.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, kur e përmendi xhenetin tha: “Në xhenet ka dhoma ku pjesa e jashtme e saj shihet prej brenda dhe pjesa e brendshme e saj shihet prej jashtë.”  Ebu Musa el Esharij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i tha për cilin janë përgatitur ato o i Dërguar i Allahut? Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, i tha: “Allahu i ka përgatitur ato për atë që ndan ushqim, flet fjalë të buta, agjëron ditën dhe falet natën kur të tjerët janë në gjumë”.

Një njeri i kishte thënë Hasan el Basriut: “O Ebu Seid! Unë bie të fle shëndosh e mirë dhe dëshirojë të fali namazin e natës dhe të përgatitem për abdes, atëherë çfarë kam që nuk po mund të falem?” Ai iu përgjigj: “Të kanë lidhur mëkatet e tua!”

Fudajl ibën Ijadi ka thënë: “Nëse nuk mundësh të falesh natën dhe të agjërosh ditën, dije se je penguar dhe ke lakuar prej rrugës. Pra, të kanë larguar prej rrugës mëkatet tua”.

Nëse nuk mundësh që t’ia japish hakun namazit të natës atëherë bëhu siç thonin disa prej selefit: “Nëse nuk mundësh të falish namaz nate atëherë mos i bën mëkat Zotit tënd gjatë dite”.

Sehl ibën Sad, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon se një ditë i erdhi Xhibrili, alejhi selam, Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, dhe i tha: “O Muhamed, jeto sa të duash se një ditë do vdesësh, duaj ke të duash se një ditë do ndahesh prej tij, puno çfarë të duash se një ditë do shpërblehesh për atë çfarë ke bërë, dhe dije se lartësimi i besimtarit arrihet me namazin e natës dhe krenaria e tij është duke mos patur nevojë për njerëzit”.

E lus Allahun të na bën dobi mua dhe ju me udhëzimin e Kuranit dhe Sunetit të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam. Kjo ishte ajo çka dëshiroja ta them. Kërkoj falje tek Allahu për mua dhe ju dhe për të gjithë muslimanët prej çdo mëkati. Kërkoni falje prej Tij se me të vërtetë Ai është Gjithëfalësi dhe Mëshirëploti.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1767

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve dhe të qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë myslimanë!” Ali Imran 102.

 

“O njerëz! Frikësojuni Zotit tuaj, i Cili ju krijoi prej një njeriu, ndërsa prej atij krijoi bashkëshorten e tij, kurse prej këtyre të dyve krijoi shumë meshkuj e femra. Dhe frikësojuni Allahut, me emrin e të Cilit ju kërkoni të drejtat e ndërsjella dhe ruani lidhjet farefisnore. Se vërtet, Allahu është përherë Mbikëqyrës mbi ju”. Nisa 1.

“O besimtarë, frikësojuni Allahut dhe thoni vetëm të vërtetën. Ai do t’jua bekojë veprat tuaja dhe do t’jua falë gjynahet. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të arrijë një fitore madhështore”. Ahzab 70-71.

 

Vëllezër besimtarë,

E porosis veten dhe juve me devotshmëri ndaj Allahut, azze ue xhel“O besimtarë! Kijeni frikë Allahun ashtu si i takon Atij dhe vdisni vetëm duke qenë muslimanë”. Ali Imran 102.

Të folurit për dijetarët e mëdhenj nuk është çështje e lehtë, sado që përpiqesh ta përfshish jetën e ndonjërit prej tyre lapsi yt është i pafuqishëm ta përshkruan atë, dituria e jote është e mangët, madje është e mundur që të fshihen prej teje gjërat më të rëndësishme dhe më ndikuese të jetës së tyre. Fragmentet nga jeta e të mëdhenjve prej dijetarëve të parë janë shëmbëlltyra më ideale dhe më stimuluese për të rinjtë dhe për të rejat tona që të përfitojnë prej tyre dhe t’i largohen marrjes së shëmbëlltyrës prej njerëzve që nuk kanë peshë as në jetë e as në histori.

Të folurit për historinë e dijetarëve, e në këtë rast për historinë e imam Malikut, Allahu e mëshiroftë, nuk është prej fanatizmit dhe dashurisë së tejskajshme ndaj tij, për arsye se dituria merret dhe refuzohet prej çdo njërit prej tyre, kurse ajo dituri e cila merret dhe nuk refuzohet është vetëm se ajo e cila vjen prej të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam.

Imami i jonë, imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, u rrit në Medine, piu prej burimeve të saja, aty u bë i njohur, prej aty dituria e tij u shpërnda në krejt tokat, jepte mësime në xhaminë e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, deri sa u emërtua si “Dijetari i Medinës” apo si imami i “Darul Hixhreh”.

Imami Malik ibën Enes, Allahu e mëshiroftë, u lind në qytetin e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, në një familje të varfër, mirëpo dashamirës ndaj diturisë dhe dijetarëve. Kjo ndikoi që imam Maliku ta donë diturinë dhe të fillon si fëmi ta kërkon atë. Nëna e tij ishte një grua shumë e mençur e cila diti si ta udhëzon në të mirë të birin e saj duke i thënë një ditë prej ditëve: “O biri im, shko tek Rebia, Allahu e mëshiroftë, dhe merre prej tij edukatën para se ta marrish diturinë e tij”.

Kjo grua e kuptoi rolin e saj në jetë dhe porosinë e saj në edukatë dhe në përgatitjen e brezave të rinj dhe e kuptoi se edukata vjen paralele me diturinë. Dituria nuk ka vlerë pa edukatë dhe ajo kërkohet edhe në fillim të kërkimit të diturisë, por edhe pasi që ta arrish atë. Kjo grua arriti ta edukon dhe ta përgatit një burrë i cili më vonë i bëri mirë një Umetit.

Nuk është roli i një nëne ushqimi i trupit të fëmijës dhe marrja e preventivave për mbrojtjen e fëmijës prej sëmundjeve, por porosia e saj është më madhështore, më e lartë, e ajo është përforcimi i besimit, ndërtimi i personalitetit, zhvillimi i mendjes, stimulimi i ambicieve të larta dhe kjo nuk mundet të arrihet deri sa të vyshken të gjitha interesat e dynjasë para interesit më të madh, e ai është interesi i edukatës. Kjo ishte ajo e cila e ngjyrosi jetën e imam Malikut realisht edhe në vepra e jo vetëm në fjalë dhe prej kësaj medreseje edukatore nxënësit e imam Malikut e mësonin edukatën prej moralit dhe pamjes së tij, ndërsa Umeti përfitoi shumë prej historisë së tij.

Imam Maliku i tha një djaloshi prej fisit Kurejsh: “O biri i vëllait tim, mësoje edukatën para se ta marrish diturinë”.

Ibën Uehb, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ajo të cilën e mësuam prej edukatës së Malikut ishte më shumë se sa ajo të cilën e mësuam prej diturisë së tij”.

Po ashtu nxënësit e tij përfituan dhe morën shumë edhe prej diturisë së tij. Jahja ibën Jahja Temimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Pasi që morra prej Malik ibën Enesit dituri një kohë të gjatë, e vazhdova qëndrimin tim edhe për një vit që të përfitoj prej moralit dhe virtyteve të tij dhe me të vërtetë, ato i përngjanin virtyteve të sahabëve dhe tabi’inëve”.

Metodologjia bashkëkohore në arsim nxit në arsimim pa edukim. Librat të cilat mësohen nëpër institucione arsimore në vete përmbajnë citate të cilat janë të thata dhe nuk nxisin aspak në përmirësimin e moralit dhe të edukatës. Me këtë arsimi e humbi shkëlqimin dhe bukurinë, ndikimin dhe përhapjen e tij, u nda dhe u largua dituria prej edukatës dhe sado që të ketë njeriu potencial të madh shkencor dhe dituri të gjerë do të vëresh dobësi të madhe në ndikimin e diturisë së tij mbi moralin dhe edukatën e tij, mbi përmirësim e zemrës dhe veprave të tij. Nuk ka dobi prej diturisë së njeriut e cila nuk ndikon në përfitimin  e moralit dhe përmirësimin e edukatës së tij.

Ndarja mes diturisë dhe edukatës lindi shumë sëmundje morale, prej saj sulmet ndaj dijetarëve, shpifjet ndaj njerëzve të mirë, degjenerimet në moral, mosrespektimin e prindërve, mosrespektimin dhe sulmet e ndryshme ndaj mësuesve dhe edukatorëve edhe atë me fjalë dhe me vepra.

Qyteti i Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, kishte ndikim të madh në ndërtimin e personalitetit të imam Maliku, në atë kohë ky qytet ushtonte prej dijetarëve dhe tabi’inëve të cilët i tubonte një universitet i madh, Xhamia e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam. Në çdo qosh të saj ulej nga një dijetar i cili ua mësonte njerëzve fenë e pastër të Allahut dhe njerëzit i dërgonin fëmijët e tyre të mësonin Kuranin dhe  Sunetin e me mësimin e tyre e përmirësonin edhe moralin.

Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, u ul në Xhaminë e të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, të jep fetva pasi që për të dëshmuan shtatëdhjetë dijetarë se e meriton këtë pozitë. Ekziston dallim mes atij i cili e lavdëron veten dhe fletë fjalë miradije për vetveten dhe mes atij që dëshmojnë njerëzit e mirë dhe dijetarët për të. Imam Maliku thotë: “Nuk kishte mundësi që të ulet në xhami secili që donte të ligjëron rreth shkencës së hadithit apo të jep fetva, derisa të konsultoheshin mes vete dijetarët, nëse e shihnin se është meritor për këtë pozitë e lejonin e nëse jo nuk e lejonin dhe unë nuk u ula derisa dëshmuan për mua shtatëdhjetë dijetarë se unë e meritoj këtë vend”.

Imam Maliku thonte. “Unë jam njeri, gaboj dhe ia qëlloj, shikojeni mendimin tim nëse ai përputhet me Sunetin kapuni për të”. Me këtë imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, e vendosi një metodologji mesatare mes atyre që ishin fanatikë ndaj imamëve të tyre dhe i pasonin ata verbërisht dhe i refuzonin argumentet e sakta dhe mes atyre që i refuzonin thëniet e imamëve të mëdhenj duke thënë se:  “Ata janë burra dhe ne jemi burra”. Sa dallim të madh ka mes burrave, të cilëve Allahu ua lartësoji emrat dhe i bëri të përmenden nëpër shekuj edhe pse ata janë të vdekur, dhe mes burrave që nuk kanë asnjë peshë e as nuk përmenden edhe pse ata janë të gjallë. Me përmendjen e të parëve ngjallen zemrat edhe pse ata janë të vdekur, kurse me uljen në një mexhlis me këta të fundit dhe që janë gjallë vdesin zemrat. Kur përmenden imamët, Ebu Hanifja, imam Maliku, Shafiu, Ahmed ibën Hanbeli, Allahu i mëshiroftë, ata nuk ishin thjeshtë njerëz të pajisur vetëm se me citate, por ishin shëmbëlltyrë në edukatë dhe dituri, ishin dijetarë në devotshmëri, dijetarë në adhurim, dijetarë në asketizëm, e kështu me radhë.

O ju besimtarë, nuk lejohet nënçmimi i veprave të tjerëve. Prej injorancës është mendimi i disa njerëzve se veprat e tyre janë më të mira se të tjerëve, apo mendimi i ndonjërit që Allahu i ka dhënë pak dituri se ai është më i mirë se sa tjetri, apo mendimi i ndonjërit që e ka penguar një të keqe apo thirr në të mirë se ai është më i mirë se tjetri. Këto mundësi dhe aftësi janë furnizime prej anës së Allahut dhe nuk janë prej njerëzve. Kjo është kuptimi i imam Malikut që ia përshkruan të gjitha kategorive dhe grupeve të këtij Umeti, se shërbimin e kësaj feje e organizojnë të gjithë, pavarësisht se cilës lëmi dhe drejtim i takon, duke i dhënë  secilit mundësi të punon sipas mundësive të veta dhe të ecën sipas asaj rruge që ia ka caktuar Allahu.

Imam Malikut i shkroi një asket i asaj kohe i cili e nxiste me këmbëngulje në izolim dhe vepër dhe imami iu përgjigj: “Allahu i caktoi veprat ashtu siç i caktoi furnizimet. Ndoshta një njeriut i jepet mundësia të falë namaz (vullnetar), mirëpo nuk i jepet mundësia të agjëron (agjërim vullnetar), tjetrit i jepet mundësia të jep lëmoshë, mirëpo nuk i jepet mundësia të agjëron, tjetrit i jepet mundësia të bën xhihad, e tjetrit i jepet mundësia të merr dituri dhe përhapja e diturisë është një prej veprave më të mira. Unë jam i kënaqur me atë çka ma ka mundësuar Allahu dhe mendoj se unë nuk do të mundem të jem aty ku jam pa mos qenë ty aty ku je dhe shpresoj që të gjithë ne të jemi në mirësi dhe begati”.

Pra, ata që japin lëmoshë, asketët dhe adhuruesit janë në mirësi, ata që shpenzojnë në rrugë të Allahut janë në mirësi, këshilluesit, thirrësit, dijetarët dhe ata që thirrin në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja janë në mirësi, ata që i shërbejnë fesë me lëmit dhe drejtimet e tyre dhe me specializimet e tyre të gjithë janë në mirësi nëse e pastrojnë nijetin e tyre që të jetë vetëm se për Allah. Në këtë Umet ka njerëz që posedojnë aftësi dhe kanë kapacitet dhe nëse atë e nënshtrojnë dhe e investojnë në shërbimin e shoqërive të tyre dhe Umetit të tyre, edhe ata edhe Umeti do të kishin një pamje krejtësisht tjetër.

Kur u pyeste imam Maliku për ndonjë çështje i thonte pyetësit: “Ik ti deri sa ta hulumtoj çështjen”. Pasi që u largua pyetësi imam Maliku ishte i pavendosur dhe i lëkundët në përgjigjen e pyetjes dhe nuk ishte i sigurt se a t’i përgjigjet apo jo. Kur e pyetën disa prej shokëve të tij se ku qëndron problemi imam Maliku filloi të qan dhe tha: “I frikohem një dite edhe atë çfarë dite, kur pyetësi do të kërkon llogari prej meje për përgjigjen e dhënë”.

Erdhi një njeri prej një vendi të largët ta pyes imam Malikun për një çështje të cilën u interesonte banorëve të atij vendi dhe përgjigja e imamit Malikut ishte: “Nuk e di, nuk jemi sprovuar me këtë mesele në vendin tonë dhe nuk kemi dëgjuar asnjë prej dijetarëve tanë të cilët kanë folur për këtë problem. Eja nesër”. Ditën e nesërme shkoi prapë me shpresë se do t’i japë përgjigje, por përgjigja e imam Malikut ishte: “Më pyete, por nuk e di përgjigjen”. Atëherë njeriu  i tha: “O imam, unë pas vete kam lanë njerëz të cilët më thonin se nuk ka njeri në këtë rruzull tokësor më të mençur se imam Maliku!”. Imam Maliku iu përgjigj dhe i tha: “Unë pyetjen tënde nuk e di”.

Një ditë e pyeti një njeri për një mesele dhe imam Maliku kërkoi prej tij kohë që ta shikon çështjen, e atëherë i tha pyetësi: “O imam çështja është shumë e lehtë”. Imam Maliku ia ktheu dhe i tha: “Në dituri nuk ekziston çështje e lehtë, a nuk e ke dëgjuar fjalën e Allahut: “Sepse Ne do të të dërgojmë vërtet një fjalë me peshë të rëndë”. Muzemil 5.

Disa thonin se: “Pasha Allahun kur u pyeste imam Maliku për ndonjë çështje dukej sikurse qëndron mes xhenetit dhe xhehenemit”.

Këto ishin dijetarë të cilët e mbushën dynjanë me diturinë dhe veprat e tyre. Është fortë për të çuditur me disa njerëz të cilët e marrin guximin për të dhanë fetva, ndërsa nuk kanë asnjë ditë shkollë për fenë e Allahut. Flasin për gjërat se kjo është hallall e kjo haram, apo e nxisin një mesele nëpër forume apo mexhlise dhe nuk ngrihen prej atyre mexhliseve deri sa të japin fetva kush si mundet dhe si ja kap mendja e vet. Njëri prej tyre thotë unë mendoj, e tjetri thotë mua ma merr mendja, e tjetri thotë unë besoj, e tjetri merr vendime të prera se kjo është haram e kjo hallall. I lartësuar qofsh o Zoti im, a ka mbetur që hallalli, harami dhe fetvaja në emër të Allahut të jenë hapësirë e lirë ku në të do të flasin injorantët, se mua ma merr mendja e ty ta merr mendja? Nëse një arkitekt fillon të përshkruan receta dhe barna të sëmurëve çka do të thoni për të? Me çka do ta përshkruani atë? Si do të jetë përfundimi i tij? Si mendoni për ata të cilët flasin për fenë e Allahut padituri, i mbushin librat e gazetat duke thënë se kjo është hallall e kjo haram, ndërsa një ditë shkollë për fenë e Allahut nuk e kanë, e mos të flasin për fetvat e posaçërisht për çështjet e reja të cilat i zbresin këtij Umeti dhe të cilat nëse do t’i kishin zbritur Omerit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, do t’i mblidhte për rishikimin e saj të gjithë sahabët që morën pjesë në luftën e Bedrit. Sot njerëzit garojnë mes tyre të japin fetva që të bëhen të njohur dhe të tregohen para tjerëve se unë jam më i ditur se sa tjetri, e ndonjëherë edhe duke dhënë fetva që i kënaq njerëzit dhe e zemëron Allahun.

O ju vëllezër në Islam, çështjet e fesë duhet tua adresojmë dijetarëve, për diturinë e të cilëve dëshmon Umeti dhe mos të flasim për çështjet të cilat nuk i njohim mirë, si rreth hallallit dhe haramit, për arsye se fjala jote do të thotë prerje e një dispozite të Allahut. Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Kush dëshiron që t’i përgjigjet ndonjë meseleje, para se t’i përgjigjet le ta rikujton xhenetin dhe xhehenemin dhe se si do të jetë përfundimi i tij në ahiret, e pastaj le të përgjigjet”.

Hutbeja e dytë

 

Falënderimi i takon vetëm Allahut që i bëri besimtarët vëllezër mes veti. Kjo është dhuntia e Allahut ndaj besimtarëve dhe me të vërtetë Allahu zotëron dhunti të madhe. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju besimtarë,

Ka mundësi që ndonjëri prej jush të mendon se këta dijetarë çdo herë kanë diskutuar vetëm se për thëniet shkencore dhe për thëniet e dijetarëve dhe divergjencave mes tyre dhe asnjëherë në mexhliset e tyre nuk kanë ditur të flasin për tema prej të cilave fërgëllojnë zemrat dhe në to përmendet xheneti dhe xhehenemi. Çdo njëri prej nesh duhet ta dijë se në  ligjëratat e tyre ka pasur edhe këshilla të ndryshme dhe ceket se imam Maliku e kishte këshilluar një vëlla të tij në fe duke i thënë: “Përkujtoja vetes dhimbjet e vdekjes dhe mundimet e saj, sprovën në varr, qëndrimin para Allahut dhe llogarinë, e pastaj pasi që të llogaritësh vendqëndrimin tënd të përhershëm në xhenet apo xhehenem. Përgatitu për këto përjetime të rënda duke punuar në këtë dynja. Atë ditë do t’i shohësh ata me të cilët Allahu ishte i zemëruar se si do të jetë dënimi i tyre i dhembshëm, do t’i dëgjosh zërat e tyre duke klithur në xhehenem, fytyrat e tyre  do të jenë të zymta e të vrenjtura, as nuk do të shohin e as nuk do të flasin, do ta mallkojnë veten dhe do ta kërkojnë vdekjen, kurse musibeti më i madh për ta do të jetë kur Allahu do tua kthen atyre fytyrën e Tij dhe me këtë do të mbyllet çdo shpresë se Ai do t’i përgjigjet kërkesave të tyre dhe për këtë Allahu thotë: “Ai do t’u thotë: “Rrini aty të përbuzur dhe mos Më flisni asgjë!”. Muminun 108.

Imam Maliku ishte i sëmurë njëzet e dy ditë dhe vdiq në moshën tetëdhjetë e shtatë vjeçare. Disa thonë se i kishte mbushur të nëntëdhjetat . Ibën Nafia, Allahu e mëshiroftë, thotë se imam Maliku vdiq në moshën tetëdhjetë e shtatë vjeçare dhe ishte myfti i Medinës gjashtëdhjetë vite me radhë.

Allahu e mëshiroftë imam Malikun i cili thonte: “Kam takuar në Medine njerëz që nuk kishin të meta, por kur filluan të merren me të metat e tjerëve, atëherë vet u bënë me të meta. Po ashtu kam takuar në këtë qytet njerëz që kishin shumë të meta, por kur heshtën për të metat e të tjerëve, Allahu ia mbuloi të metat e tyre”.

E lus Allahun të na bën dobi mua dhe ju me udhëzimin e Kuranit dhe Sunetit të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam. Kjo ishte ajo çka dëshiroja ta them. Kërkoj falje tek Allahu për mua dhe ju dhe për të gjithë muslimanët prej çdo mëkati. Kërkoni falje prej Tij se me të vërtetë Ai është Gjithëfalësi dhe Mëshirëploti.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

www.albislam.com

0 1249

Pyetja: nëse agjëruesi ha dhe pi në harresë gjatë periudhës së agjërimit, çfarë duhet të veprojë në këtë rast! Si dhe çfarë duhet të veprojmë nëse shohim se dikush ha dhe pi me harresë gjatë agjërimit !?

Përgjigje: po. Nëse agjëruesi ha ose pi me harresë gjatë periudhës së agjërimit, në këtë rast agjërimi i tij është i saktë dhe nuk prishet, ai duhet të vazhdoj agjërimin e tij. Mirëpo, nëse i kujtohet se është agjërueshëm, ai në këtë rast duhet të ndërprejë pirjen ose ngrënien dhe të nxjerrë atë nga goja e tij, nëse rastësisht ka mbet diçka sepse nëse e gëlltit pasi t’i kujtohet atëherë e prish agjërimin.

Argument për këtë është fjala e Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!,- ku thotë:

عن أبي هريرة رضي الله عنه عن النبي صلى الله عليه وسلم أنه قال : ( من نسي وهو صائم فأكل أو شرب فليتم صومه ، فإنما أطعمه الله وسقاه ) متفق عليه .

“Kush prej jush është agjërueshën dhe ha e pi në harresë, atëherë ai le ta plotësojë agjërimin e tij, sepse atë e ushqeu dhe i dha të pijë Allahu,- xhele veala!.”

Njashtu, duhet ditur se ai që gabon nuk ndëshkohet nëse harron.

All-llahu,- xhele veala !,- thotë:

“رَبَّنَا لا تُؤَاخِذْنَا إِنْ نَسِينَا أَوْ أو أخطأنا”

“Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë apo gabojmë”. (Bakare:286)

Ndërsa sa i përket atij që sheh dikë gjatë agjërimit duke ndrënë ose duke pirë, ai në këtë rast duhet që t’ia përkujtojë se është agjërueshëm, pasi kjo ka të bëjë me ndryshimin e së keqes.

Nga Ebi Seid el Hudrijji,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë se e ka dëgjuar Muhamedin,- salallahu alejhi ve selem!,- duke thënë:

عن أبي سعيدٍ الْخُدْرِيِّ رضي الله عنه قال: سمعتُ رسولَ الله صلى الله عليه وسلم يقوُل:

“مَنْ رَأَى مِنْكُمْ مُنْكَراً فَلْيُغَيِّرْهُ بِيَدِهِ، فَإنْ لمَْ يَسْتَطِعْ فَبلِسانِهِ، فَإنْ لَمْ يَسْتَطِعْ فَبقَلْبِهِ، وَذَلِكَ أضْعَفُ اْلإِيمَانِ”.. رواه مسلم.

“Kush prej jush sheh një të keqe, le ta ndryshojë atë me dorën e tij, e nëse nuk mundet, me gojën e tij, e nëse nuk mundet, atëherë le ta ndryshojë me zemrën e tij, porse kjo është shkalla më e dobët e Imanit.”

Dhe ne fund ! Nuk ka dyshim, se ngrënia apo pirja e agjëruesit, ndërkohë që ai është agjërueshëm, është një gjë e keqe, porse i falet nëse ai këtë veprim e bënë me harresë.

Kurse, nëse ju shihni dike duke ngrënë apo pirë gjatë agjërimit, këtu nuk ka asnjë të keqe që ai të ndaloj këtë veprim dhe t’ia rikujtojë se është agjërueshëm.

Allahu është më i Dituri!

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 22.05.2013

0 1257

Pyetja: Cila është edukata e agjërimit ?

Përgjigje: Njëra nga edukatat kryesore të agjërimit është devotshmëria ndaj Allahut,- xhele veala!,- pra,- duke kryer urdhërat e Tij, si dhe duke u larguar nga haramet(ndalesat).

Allahu,- xhele veala!,- thotë:
يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ ﴿١٨٣﴾

“O besimtarë! Agjërimin e keni obligim të detyrueshëm, siç e kishin detyrë edhe ata që qenë para jush, ndoshta do të bëheni të devotshëm”.1

Njashtu, prej edukatës se agjërimit është edhe shtimi i sadakasë, mirësisë dhe bamirësive të ndryshme, sidomos në muajin e bekuar të Ramazanit.

Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ishte njeriu më bujar, e bujarin e shtonte më shumë në muajin e bekuar të Ramazanit.
Gjithashtu, prej edukatës së agjërimit është që muslimani duhet të largohet nga haramet e ndryshme, si:
1: Gënjeshtra..
2: Sharja..
3: Ofendimi..
4: Mashtrimi..
5: Shikimi në haram..
6: Si dhe nga gjërat e tjera të ndaluara.

Poashtu është e pëlqyeshme ngrënia e syfyrit , sepse Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:

عن أنس بن مالك رضي الله عنه قال : قال النبي صلى الله عليه وسلم تسحروا فإن في السحور بركة.

متفق عليه

Transmetohet nga Enes Ibën Malik,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: se Muhamedi, salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:
“Hani syfyr, sepse me të vërtetë në të(syfyr) ka bereqet”.2

Gjithashtu prej edukatës së agjërimit është edhe çelja(bërja) e iftarit me hurma e nëse nuk ke hurma, atëherë me ujë.

Dhe në fund !

Muslimani duhet të shpejtojë iftarin, sidomos kur të sigurohet se dielli ka përenduar, sepse Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:
لا يزال الناس بخير ما عجلوا الفطر
“Do të jenë njerëzit në mirësi derisa të shpejtojnë ngrënjen e iftarit.”3

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, – Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 17.05.2013

  1. Kur’an: El Bekare- 183.
    2. Shënuar nga Imam Buhariu dhe Muslimi(Mutefekun alejhi).
    3. Shënuar nga Imam Buhariu dhe Muslimi(Mutefekun alejhi).

0 3029

Pyetja: Bërja e analizave a e prish agjërimin!?

Përgjigje: Jo. Bërja e analizave nuk e prish agjërimin.
Mjeku mund t’i marrë gjak të sëmurit agjërues në mënyrë që t’ia bëjë analizat.

Në këtë rast atij nuk i prishet agjërimi, sepse sasia e vogël e gjakut nuk ndikon tek njeriu, ashtu sikur do ndikonte në këtë rast bërja e hixhamës (nxjerrja e gjakut të keq nga trupi i njeriut).

Ajo që është e vërtetë është se agjërimi nuk prishet në këtë rast, përpos nëse ekziston argument prej sheriatit i cili aludon në prishjen e agjërimit.

Mirëpo, në Sheriatin Islam nuk ka ndonjë argument, i cili urdhëron dhe thotë që dalja e paktë e gjakut e prish agjërimin e muslimanit. Mirëpo, nëse del shumë gjak (p.sh,- nëse i jep gjak një tjetri që ka nevojë), atëherë në këtë rast themi se agjërimi prishet dhe, themi se nëse agjërimi është obligativ, askujt nuk i lejohet që të jep gjak, vetëm nëse i sëmuri nuk mund të presë derisa të perëndojë dielli dhe mjekët pohojnë se një gjë e tillë i sjell atij shumë dobi.

Në këtë rast nuk ka gjë të keqe, dhuruesi i gjakut e prish agjërimin, ai mund të filloj të hajë dhe pijë, në mënyrë që të rimarrë veten, sepse pas dhënies së gjakut dobësohet, ndërsa agjërimin e plotëson ndonjë ditë tjetër.

Allahu është më i Dituri!.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine,21.05.2013

0 1158

Pyetje:

-Sa i përket hadithit “Kush i përgatit (dhuron) dikujt iftar, ai fiton shpërblimin e agjërimit të tij, duke mos ju pakësu tjetrit”, a është këtu për qëllim që nëse i jepet iftar vetëm të varfërit, apo është për qëllim edhe i pasuri edhe i varfëri dhe a përfshihen këtu edhe të afërmit dhe shokët?

Përgjigje:

-Hadithi është gjithëpërfshirës, përfshin edhe të varfërin dhe të pasurin, përfshin agjërimin farz dhe atë vullnetarë, mirësia e Allahut xhele ve ala është është e gjërë.

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Përktheu:

Mujdin Xh. Xhaferi

17/07/13

1 Burimi: BinBaz.org Mexhmu el Fetawa vel Mekalat mutenevia, vëllimi 25

0 1078

Pyetje:
Hoxhë i nderuar! Jetojmë në një kohë ku janë prezentë mjetet moderne të udhëtimit, dhe agjërimi gjatë udhëtimit nuk sjellë vështirësi, çka thotë Feja Islame, duhet të agjërojë udhëtari apo duhet të prish agjërimin gjatë udhëtimit!?

Përgjigje:

Po. Udhëtari në këtë rast ka të drejtë ta prishë agjërimin apo edhe të agjërojë gjatë udhëtimit.

Allahu,- xhele veala!,- ka thënë në Libri në e Tij Famëlartë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِن قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ ﴿١٨٣﴾ أَيَّامًا مَّعْدُودَاتٍ ۚ فَمَن كَانَ مِنكُم مَّرِ‌يضًا أَوْ عَلَىٰ سَفَرٍ‌ فَعِدَّةٌ مِّنْ أَيَّامٍ أُخَرَ‌ ۚ

“O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ka qenë urdhëruar atyre para juve, për t’iu shmangur mëkateve, (agjërimi) zgjat disa ditë. Ndonjëri prej jush që gjendet i sëmur ose gjendet në udhëtim e sipër, ai i agjëron aq ditë sa i ka prishur – në ditët e tjera”.
(Kur’an: El Bekare: 183-184).

Ndërsa, shokët e Muhamedit,-salalllahu alejhi ve selem!,- kur ishin në udhëtim, disa prej tyre vazhdonin agjërimin, kurse pjesa tjetër shfrytëzonin lehtësimin dhe nuk agjëronin ditëve të udhëtimit, porse ata kishin respekt dhe dashuri ndaj njëri tjetrin (edhe pse disa agjëronin e disa jo), sepse ata i bënin punët për hir të Allahut,- xhele veala!.

Thamë se: udhëtari ka dy opsione ne dispozicion, të agjëroj ose mos të agjëroj, mirëpo nëse agjërimi nuk i sjell vështirësi, atëherë unë mendoj se më mirë të agjëroj, sepse përmes agjërimit ai i ka tre përfitime:

1: Në këtë rast ai bëhet ndjekës i traditës së Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!.

2) Ai kur agjëron së bashku me njerëz i lehtësohet atij agjërimi dhe është më lehtë të agjëroj bashkërisht me të tjerët.

3) Me këtë veprim ai e shpejton dhe çon në vend kryerjen e një obligimi madhorë siç është agjërimi.

Porse, nëse udhëtari has në vështirësi gjatë udhëtimit, ai në këtë rast nuk duhet të agjërojë, sepse kjo nuk është prej mirësisë dhe udhëzimeve profetike dhe kur’anore.

Dhe në fund!

Themi se udhëtimi në kohën e sotme është lehtësuar tej mase, si dhe në shumicën e rasteve ai nuk i sjell vështirësi udhëtarit agjërues, e duke u nisur nga ajo se nuk i sjell vështirësi , atëherë është më mirë të agjërojë gjatë këtij udhëtimi.

Allahu është më i Dituri!

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 15.05.2013

0 1948

Pyetje:

-Personi që është bërë xhunub në gjumë, gjatë muajit të ramazanit, apo gratë të cilave u kalon koha e lehonisë apo menstruacioneve, a u lejohet që pastrimin nga xhunubllëku ta vonojnë deri në kohën e namazit të sabahut?

Përgjigje:

-Xhunubllëku në gjumë nuk e prish agjërimin, sepse kjo nuk është me dëshirën apo zgjedhjen e agjëruesit, mjafton të pastrohet nga xhunubllëku nëse i sheh shenjat e tij, por edhe sikur të bëhej xhunub edhe pasi që ta ketë falur namazin e sabahut dhe pastrimin e vonon deri në namazin e drekës, e tërë kjo nuk ka aspak problem, gjithashtu ai i cili ka pasur marrëdhënie me gruan e tij gjatë natës dhe nuk pastrohet deri në kohën e namazit të sabahut edhe kjo nuk ka aspak problem dhe çdo gjë është në rregull, sepse kjo vepër është transmetuar nga Pejgamberi salallahu alejhi ve selem i cili zgjohej në mëngjes duke qenë xhunub pastaj pastrohej dhe agjëronte, por duhet të kihet diçka parasysh që nëse xhunubllëku kaplon gjatë natës, nuk lejohet që pastrimi të vonohet deri në lindjen e diellit, sepse kalon koha e namazit të sabahut, por është obligim që pastrimi të bëhet para lindjes së diellit me qëllim që të ketë mundësi që namazi i sabahut të falet në kohë, ndërsa burrat duhet të pastrohen para namazit të sabahut me qëllim që ta arrijnë namazin me xhemat, ndërsa gratë të cilave u kalon periudha e lehonisë apo menstruacioneve gjatë natës, duhet që të pastrohen menjëherë me qëllim që ta falë namazin e akshamit dhe jacisë të asaj nate, apo nëse kjo periudhë u kalon gjatë kohës së namazit të iqindisë, duhet të pastrohen menjëherë me qëllim që t’i falin namazin e drekës dhe iqindisë së asaj dite, para se të perëndojë dielli.

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Përktheu dhe përshtati:

Mujdin Xh. Xhaferi

16/07/2013

NA NDIQNI NË