Arhiva DitoreOct 11, 2014

0 2100

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e devijon dhe kë e largon nga rruga e vërtet Ai s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë vetëm se Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju musliman, frikojuni Allahut dhe krenohuni me Fenë e juaj.

Allahu, azze ue xhel, i pasuroi dhe i begatoi muslimanët me zbritjen e një legjislacioni të plotë e gjithëpërfshirës, edhe atë të vlefshëm për çdo kohë dhe çdo vend dhe për çdo interes, fetar dhe jetësor, dhe arritjen e lumturisë së kësaj dynjaje dhe ahireti e bëri të varur për kapjen e këtij legjislacioni dhe punën me ligjet e tij. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Kush do ta pasojë udhëzimin Tim, as nuk do të humbë, as nuk do të bjerë në mjerim. Taha 123, dhe Kur t’ju vijë udhërrëfimi Ynë, ata që do t’i përmbahen atij, nuk do të kenë frikë dhe nuk do të dëshpërohen. Bekare 38.  Ky sheriat (legjislacion) është rruga e drejtë e atyre që u begatuan prej Pejgamberëve, të sinqertëve, dëshmorëve dhe njerëzve të mirë, dhe çdo gjë që e kundërshton këtë rrugë është rruga e atyre që u mallkuan (çifutët) dhe që e devijuan rrugën e drejtë (krishterët).

O ti musliman, në çdo rekat prej namazit tënd kur e lexon suren Fatiha, e cila është shtyllë prej shtyllave të namazit, i lutesh Zotit tënd që të udhëzon në rrugë të drejtë dhe të largon prej rrugës së të mallkuarve dhe të devijuarve. Meditoje këtë lutje, qëllimet e saj dhe frytet e saj. Do të vëresh se gjëja e parë në çka thërret kjo lutje është ndjekja e rrugës së Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, dhe kapja për ligjet e tij në adhurime, në marrëdhënie mes njerëzve, në etikë dhe në moral të përgjithshëm dhe të veçantë.

Poashtu, do të vëresh se kjo lutje thërret në kundërshtimin e jobesimtarëve në adhurime, në marrëdhënie mes njerëzve, në etikë e në moral, për arsye se përngjasimi me ta në pamje të jashtme trashëgon dashuri ndaj tyre në brendësi. Për këtë arsye kanë ardhur shumë citate prej Kuranit dhe prej Sunetit që urdhërojnë në kundërshtimin e përngjasimit me jobesimtarët, duke e larguar muslimanin prej asaj çka nuk i bën dobi, për shkak se veprat e jobesimtarëve janë të gjitha të kota, rruga e tyre është e devijuar dhe përfundimi i tyre është shkatërrimi. Në të gjitha veprat e jobesimtarit dhe çështjet e tij patjetër ka ndonjë të metë e cila e pengon atë që nëpërmjet tyre të i plotësohet ndonjë dobi. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Vepra e atyre, që nuk besojnë Zotin e tyre, i shëmbëllen hirit, të cilin e shpërndan era në një ditë të stuhishme. Ata nuk do të kenë asnjë dobi nga veprat që kanë punuar. Kjo është humbja e madhe”. Ibrahim 18, dhe ” Sa për ata që nuk besojnë, veprat e tyre janë si mirazhi në shkretëtirë e të cilin i etshmi e kujton për ujë, por, kur arrin tek ai vend, nuk gjen asgjë”. Nur 39.

 

Edhe pse Allahu na paralajmëroi prej rrugëve të cilat na çojnë drejt përngjasimit të jobesimtarëve prapë se prapë e vërejmë se disa prej muslimanëve i pasojnë ata verbërisht edhe me atë vërtetohet fjala e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, i cili thotë: “Do të pasoni rrugën e atyre që ishin para jush, pëllëmbë për pëllëmbë, hap pas hapi gjersa edhe nëse hynë në birucën e hardhucës do t’i pasoni”. I thamë: “O i Dërguari i Allahut të krishterët dhe jehudët?”. “Tha e kush pos tyre?”.

Në një transmetim tjetër thotë: “Nuk do të bëhet Kiameti gjersa Umeti im të pasoj rrugët e atyre që kanë qenë para nesh pëllëmbë pas pëllëmbe, hap pas hapi”. I thanë: A janë persianët dhe romakët? Tha:

E kush tjetër përveç tyre.

Pra, Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, na lajmëroi se prej Umetit të tij do të ketë njerëz të cilët do t’i pasojnë çifutët, krishterët dhe mushrikët dhe për këtë arsye e ndaloi përngjasimin me ta. Shkuarja e disave prej muslimanëve pas hapave të jobesimtarëve nuk do të thotë se i tillë është krejt Umeti, për shkak se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Do të vazhdon një grup prej Umetit tim në të vërtetën deri në Ditën e Kiametit dhe ata janë xhemati”.

Dhe poashtu na lajmëroi se: “Allahu nuk e bashkon Umetin tim në humbje”. Me këtë na bën me dije se patjetër në këtë Umet do të ketë njerëz të cilët do të jenë të kapur për udhëzimin e tij, i cili është feja Islame e pastër, dhe se do të ketë prej atyre të cilët do ta lajthitin rrugën dhe do të shkojnë pas hapave të çifutëve dhe krishterëve dhe se kjo është devijim të cilin ia zbukuron njeriut shejtani.

Urtësia e ndalesës së përngjasimit të jobesimtarëve dhe urdhërimi i kundërshtimit të tyre është e qartë, për arsye se përngjasimi me ta në pamje të jashtme e trashëgon përngjasimin me ta në të brendshmen, e cila pastaj çon deri në pajtueshmëri me ta në besim, moral dhe vepra. Kurse kundërshtimi i tyre në pamje të jashtme e bën të detyrueshme kundërshtimin e tyre në të brendshmen.

Në ditët e sotme është rritur numri i muslimanëve të cilët i pasojnë jobesimtarët në veshjen e tyre, në të folurit e tyre, në pamjen e tyre, edhe atë burra dhe gra. Prej veprave që aludojnë në përngjasimin e jobesimtarëve është rruajtja e mjekrës dhe zgjatja e mustaqeve dhe zgjatja e flokëve ashtu siç i zgjasin jobesimtarët. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, urdhëroi në zgjatjen e mjekrës dhe shkurtimin e mustaqeve dhe urdhëroi në përkujdesjen e tyre, dhe urdhëroi në kundërshtimin e jobesimtarëve ku prej traditës së tyre ishte  zgjatja e mustaqeve dhe rruajtja e mjekrave.

Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, në disa hadithe thotë: “Prisni ( shkurtoni ) mustaqet tuaja dhe lëshoni ( rrisni ) mjekrat tuaja, ndryshoni nga idhujtarët”. (Buhariu nr. 5892 dhe Muslimi nr. 259 )

“Shkurtoni mustaqet tuaja dhe lëshoni mjekrat tuaja, ndryshoni nga zjarrputistët”. ( Muslimi nr. 260 )

“Kundërshtoni jobesimtarët, shkurtoni mustaqet dhe lëshoni mjekrat”. ( Buhariu, Muslimi).

Pra shkurtimi i mustaqeve dhe zgjatja e mjekrës është prej cilësive të natyrës së pastër dhe udhëzimit të Pejgamberëve, dhe është kundërshtim i armiqve të Allahut dhe të Dërguarit të Tij,alejhi salatu ue selam. Për fat të keq injoranca dhe pasimi i verbër e bëjnë që e keqja të zbukurohet dhe e mira të shëmtohet. Shumë prej muslimanëve sot i shkurtojnë mjekrat dhe zgjatjen e saj e konsiderojnë prapambeturi dhe të shëmtuar, dhe harrojnë se posedimi dhe zgjatja e saj është prej cilësive të burrave dhe pjesë e bukurisë së tyre. Muslimanët janë të urdhëruar ta pasojnë të Dërguarin e tyre dhe mos t’i pasojnë ata që e kundërshtojnë traditën e tij, për arsye se  i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, është një shëmbëlltyrë e mrekullueshme për tërë njerëzimin:”Në të Dërguarin e Allahut ka një shembull të mrekullueshëm për atë, që shpreson tek Allahu dhe Dita e Fundit dhe e përmend shumë Allahun”. Ahzab 21.

Prej çështjeve tjera që aludojnë në përngjasimin e jobesimtarëve është të folurit dhe të mësuarit e gjuhëve të tyre pa nevojë. Shumë muslimanë sot i mësojnë gjuhët e jobesimtarëve dhe me atë së bashku i mësojnë edhe traditat dhe moralin e tyre dhe në shumicën e rasteve gjuha bie shkaktar që një musliman të shkon pas hapave të tyre. Vërejmë se nuk i kushtohet rëndësi të veçantë mësimit të gjuhës arabe e cila është gjuha e Kuranit dhe e Sunetit dhe nëpërmjet të cilës muslimani e mëson fenë e tij. Mësohet gjuha angleze, gjermane, spanjolle, etj, për interesa të dynjasë, mirëpo kur vjen në pyetje gjuha arabe, gjuha e Kuranit, atëherë konsiderohet si gjuhë e prapambetur, gjuhë e shkretinës. Allahu na mbrojt prej devijimit pas udhëzimit.

Prej çështjeve tjera të cilat aludojnë në përngjasimin e jobesimtarëve është imitimi i tyre në çështjet e adhurimeve, si imitimi i tyre në ndërtimin dhe meremetimin e varrezave, zbukurimi i tyre dhe vizatimi i pikturave të ndryshme.  Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Allahu i ka mallkuar çifutët dhe të krishterët; (sepse ata) kanë shndërruar varrezat e pejgamberëve të tyre në xhami”.

Në një hadith tjetër thotë: “Ata janë njerëz, që kur të vdes robi i mirë apo burri i mirë në mesin e tyre, ndërtojnë mbi varrin e tij faltore dhe pikturojnë pikturat e tilla. Ata janë krijesat me të dëmshme të Allahut”.

Kjo është një prej shkaqeve e cila i çoi disa prej muslimanëve në veprimin e shirkut dhe të mëkateve të mëdha.

Prej imitimit të tyre në adhurime e kemi edhe imitimin e festave të tyre politeiste, si festa e ditëlindjeve të kryetarëve dhe mbretërve, të cilën festë e imituan disa prej muslimanëve dhe filluan ta festojnë ditëlindjen e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, edhe pse ditëlindja e tij nuk dihet saktë. Këto festa politeiste emërtohen edhe si dita e dashurisë, dita e nënës, dita e drurit, dita e pastërtisë, etj, dhe të gjitha kanë depërtuar tek muslimanët prej anës së jobesimtarëve. Në Islam ekzistojnë vetëm se dy festa: Fitër Bajrami dhe Kurban Bajrami. Festa tjera nuk pranohen dhe konsiderohen si risi në Fe, prandaj muslimani duhet të jetë i kujdesshëm që të mos bie kurban i atyre që vetes i thonë musliman dhe i festojnë festat e jobesimtarëve. Këta njerëz janë injorantë të mëdhenj dhe nuk e njohin realitetin e Islamit, mirëpo nëse e njohin realitetin e Islamit dhe dispozitat e tij rreth festave dhe këtë e veprojnë me qëllim atëherë kjo është një musibet edhe më i madh.

 O ju musliman,

 Allahu, azze ue xhel, thotë: “As hebrenjtë, as të krishterët nuk do të jenë të kënaqur me ty, derisa të pranosh besimin e tyre. Thuaju: “Vetëm udhërrëfimi i Allahut është i drejtë!”. Bekare 120.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU 

0 1658

Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë, duke parë pështjellimin dhe debatin që është krijuar këtë vit dhe në vite të tjera, në mesin e muslimanëve të këtij vendi, për çështjen e ditës së  Arafatit, Kurban Bajramit dhe atë të Fitër Bajramit, si dhe duke u nisur nga qëllimi i mirë, për zgjidhjen më të volitshme të këtij problemi, në përputhje me atë që na mëson feja jonë, si dhe nisur nga hadithi e parimi islam se ‘feja është këshillë’, i drejtohemi institucionit të Komunitetit Musliman të Shqipërisë,  të bëj të gjitha përpjekjet e hapura serioze për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi njëherë e përgjithmonë.

Ne mendojmë se kjo çështje, shumë e rëndësishme dhe tepër e ndjeshme për besimtarët muslimanë, ka nevojë për një diskutim të gjerë fetar në mesin e  hoxhallarëve të këtij vendi dhe kërkon një konsensus të gjerë mes tyre dhe nuk mund të mbyllet me thjesht një urdhër insitucional, i cili vetëm se do të thelloj edhe më tej çarjen në mes besimtarëve në vendin tonë dhe institucionit përfaqsues.

Si zgjidhje të këtij problemi ne këshillojmë që, KMSH të marrë për bazë kalendarin dhe ditët e Bajramit që përcaktohen në vendet e shenjta të Mekës dhe  Medinës, duke qenë se kjo pajton me një nga mendimet e njohura të fikhut islam për këtë çështje dhe shmang më shumë se çdo qëndrim tjetër pështjellimin që krijohet herë pas here për këtë çështje. Pikërisht për këto dy arsye që ne përmendëm, një shumicë vendesh muslimane ndjekin atë që përcaktohet në vendet e shenjta, në veçanti për ditën e Arafatit dhe Kurban Bajramit. Kështu që, është ne nderin tonë si muslimanë, për shkak edhe të epokës së informacionit në të cilën jetojmë, të mos ndahemi nga kjo pjesë e rëndësishme e botës islame.

Së fundi, ne i këshillojmë besimtarët muslimanë të këtij vendi, që deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi, të qëndrojmë të unifikuar në rang vendi për datat e festave islame, të falim bajramin me gjithe njerëzit e tjerë në shesh, ndërkohë që kurbani lejohet të bëhet edhe në tre ditët në vazhdim dhe të shmangim qëndrimet dhe veprimet e skajshme intolerante mes nesh, pavarsisht faktit se cili është opinioni i saktë fetar për këtë çështje, pasi përgjegjësia në këtë rast bie mbi tjetër kë.

Gjejmë rastin të përshendesim vendimin e Bashkësisë Islame të Bosnjës  të  cilët ndryshuan datën e Kurban Bajramit duke e unifikuar atë me pjesën tjetër të botës islame.

Lusim Allahun, që këshilla jonë të gjejë zemra dhe arsye të hapura, larg paragjykimeve dhe aludimeve  që nuk na shkojnë për shtat ne si muslimanë.

Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë

20/10/2012

0 1813

Pyetje: kam agjëruar ditën e nëntë të dhulhixhes me nijet të kompensimit të një dite nga ramazani I fundit, a mjafton kjo për të marrë shpërblimin e agjërimit të ditës së Arafatit apo jo?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut…

Lejohet që ditën e Arafatit të bësh nijet kompensimin e ditës së ramazanit. Suksesi është në dorë të Allahut, ndërsa lavdia dhe bekimi I Allahut qofshin mbi të Dërguarin, familjen dhe shokët e tij.

Komisioni i Përhershëm për Fetva 10/346

Përktheu: Agim Bekiri

0 1683

Pyetje: hoxhë i nderuar, a mund të na tregoni se çfarë nënkuptojmë me dëshminë e rrejshme, si dhe a e prishë dëshmia e rrejshme agjërimin ?

Përgjigje: Po. Dëshmia e rrejshme definohet kështu: Të thuash diçka me vetëdije në të kundërtën e asaj që është në realitet.

Ndërsa sa i përket asaj se a e prish agjërimin apo jo !?

Themi se dëshmia e rrejshme nuk e prish agjërimin, porse ajo e pakëson shpërblimin e agjërimit.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 15.05.2013

0 1903

Pyetje: a është patjetër të agjëroj 6 ditët e shevalit radhazi apo të zgjedh cilën do ditë ai ngas 6 ditët e këtij muaji? Si dhe nëse muslimani agjëron këtë vit 6 ditët e shevalit, a e ka për obligim të agjëroj çdo vit 6 ditët e shevalit apo jo !?

Përgjigje:

عَنْ أَبِي أَيُّوبَ الْأَنْصَارِيِّ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ: “مَنْ صَامَ رَمَضَانَ ثُمَّ أَتْبَعَهُ سِتًّا مِنْ شَوَّالٍ كَانَ كَصِيَامِ الدَّهْرِ”

Nga Ejub el Ensariji,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- transmetohet se e ka dëgjuar Muhamedin,- salallahu alejhi ve selem!,- duke thënë:

“Kush agjëron ramazanin dhe pastaj e pason agjërimin më gjashtë ditë të shevalit, është njësoj sikur të ketë agjëruar gjatë tërë vitit”.[1]

Ndërsa, këto ditë nuk janë të kufizuara, por i zgjedh nga i tërë muaji.

Nëse dëshiron, i agjëron në fillim të muajit, nëse do në fund, por edhe nëse do i ndan ditët, d.m.th.  si të përshtatet ty, nuk prish punë radhitja, sepse esenca dhe kryesorja është t’i agjërosh në muajin sheval të gjitha.

Porse, nëse ti i agjëron ditët një pas një atëherë kjo është më e mirë për ty, se në këtë mënyrë nxiton në kryerjen e veprave të mira në kohë të sigurt dhe shpejt.

Dhe në fund!

Nëse ti agjëron disa vite 6 ditët e muajit sheval e disa vite tjerë nuk agjëron,
themi se kjo nuk ka problem, sepse kjo vepër është me dëshirë e jo obligim.

Allahu është më i Dituri!.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 05.15.2013.

[1] Shënuar nga Ahmedi, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibën Maxhe dhe Ibën Hibbani,- Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë!.
Ndërsa Hadithi është vlerësuar si Sahih.

0 1763

Pyetje: si mendoni ju hoxhë i nderuar në lidhje me personin i cili punon punë të rënda, a i lejohet ta prishë agjërimin në këtë rast apo jo !?

Përgjigje: ajo që mendoj unë në këtë çështje që personi të prishë agjërimin si shkak i punës së rëndë që bënë ai, them se është i ndaluar ky veprim në Islam, nuk lejohet të lihet agjërimi si shkak i punës.
Dhe nëse i pamundësohet bashkimi i agjërimit dhe punës, atëherë personi në fjalë le të merr pushim në Ramazan, në mënyrë që t’i mundësohet agjërimi i muajit të bekuar të Ramazanit.

Themi kështu, sepse agjërimi është njëra prej shtyllave madhore të Fesë Islame, gjë e cila nuk duhet të anashkalohet dhe të lihet nga ana e muslimanit.

Allahu është më i Dituri!.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Preshevë, 01.06.2013.

0 1653

Pyetje: kemi njerëz të atillë të cilët e kërkojnë Natën e Kadrit, duke shtuar aktivitetin në ibadete natën e 27, si namazin dhe format tjera te adhurimit, e këtë gjë ata nuk e bëjnë në netët tjera të Ramazanit, si qëndron kjo në Islam?!

Përgjigje: jo, ky veprim aspak nuk është i saktë dhe i qëlluar, sepse Nata e Kadrit ndryshon dhe lëvizë, e për këtë arsye muslimani duhet të jetë aktiv tërë kohën në adhurime.
Nata e Kadrit, mund të jetë në natën e njëzet e shtatë ose edhe në netë të tjera, mu ashtu siç ka ardhur nëpër shumë hadithe.

Është vërtetuar se Muhamedi,- salallahu alejhi ve selem!,- ka thënë:
“Në atë vit, Nata e Kadrit ka qenë e shpallur në natën e njëzet e një”.

Pra, aspak nuk është me vend dhe e qëlluar që muslimani të veçojë qëndrimin e tij (në namaz) në një natë të caktuar apo të veçojë një natë për të cilën ai mendon se është Nata e Kadrit.

Mirëpo, duhet t’i o musliman të përpiqesh në dhjetë netët e fundit më shumë, sepse është nga udhëzimi i Muhamedit,- salallahu alejhi ve selem!,- kur vinin dhjetë netët e fundit, ai në këtë rast shtrëngonte rripin e tij dhe zgjonte familjen e tij për ibadet, si dhe vetë i kalonte ato netë duke qenë i zgjuar dhe duke bërë ibadet.

Dhe në fund!
Ajo që është me vend dhe më e udhës për besimtarin e matur, është që ai të përpiqet në të gjitha nga dhjetë netët e fundit, në mënyrë që mos t’i kalojë shpërblimi atij.
Allahu është më i Dituri

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 10.05.2013

0 1322

Pyetje: cila është koha e përfundimit të i’tikafit? A bëhet kjo pas perëndimit të diellit natën e Bajramit apo pas namazit sabahut në ditën e Bajramit?!

Përgjigje: po, ai i cili ka qëndruar në i’tikaf, i’tikafi i tij përfundon natën e Bajramit (dmth, iftarin e fundit të ramazanit).

Kurse, sa i përket pyetjes se kur muslimani fillon i’tikafin?
Ai fillon hyrjen në i’tikaf me perëndimin e diellit para natës së njëzetë të ramazanit. 
D.m.th. Kjo qëndron kështu, sepse dhjetë netët e fundit të Ramazanit fillojnë nga perëndimi i diellit para natës së njëzetë të Ramazanit, ndërsa përfundojnë me perëndimin e diellit në natën para Bajramit.
Allahu është më i Dituri

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 09.05.2013

0 1332

Pyetje: hoxhë i nderuar! A mund të na tregoni se cilat janë shenjat përmes së cilave njihet Nata e Kadrit ?!

Përgjigje: po. Ja disa nga shenjat e Natës së Kadrit:
1: Ndër shenjat e Natës së Kadrit është se ajo është një natë e qetë.
2: Zemrat e besimtarëve janë të gëzuara dhe të lumtura si dhe përpëlot paqe.
3: Besimtari bëhet më aktiv dhe më i zellshëm në kryerjen e veprave të mira.
4: Dielli në mëngjesin vijues ngrihet qartë pa ndonjë rreze.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 10.05.2013

0 1417

Pyetja: hoxhë i nderuar! Çfarë nënkuptojmë me fjalën I’tikaf, dhe cilat janë rregullat e plotësimit të I’tikafit!?

Përgjigje: me fjalën I’tikaf nënkuptohet – vetmimi dhe izolimi i muslimanit në xhami si shenjë bindjeje dhe nënshtrimi ndaj Allahut, xhele shanuhu!,- në mënyrë që ta ndajë veten (largohet, izolohet), nga njerëzit dhe të lirohet (nga punët e përditshme), me të vetmin qëllim, të përpiqet të adhuroj Allahun ashtu siç kërkon Ai,- xhele veala!.

Plotësimi i I’takift mund të bëhet në cilëndo xhami, qoftë ajo në të cilën njerëzit mblidhen për namaz të xhumasë ose bën edhe në atë xhami që nuk falet Namazi i Xhumasë.

Mirëpo, ajo e cila afrohet më të saktës (të bëhet I’tikafi, është që të bëhet në xhaminë ku njerëzit mblidhen dhe tubohen për faljen e namazit të xhumasë.
Krejt kjo, në mënyrë që ai i cili e bën I’tikafin, mos të detyrohet ta lërë xhaminë e të shkoj diku jetër të falë Namazin e Xhumasë .
Allahu është më i Dituri.

Marrë nga Libri- Fikhul Ibadat
Kapitulli mbi Agjërimin, pyetja, nr.186. Faqe 292.

Muhamed bin Salih El-Uthejmin, -Allahu e mëshiroftë!-.
Përktheu dhe përshtati nga arabishtja: Suad Shabani
Medine, 09.05.2013

NA NDIQNI NË