Arhiva DitoreOct 12, 2014

0 1415

              E para, dhe para së gjithash të kërkosh ndihmë nga Allahu të të udhëzojë e forcojë; Allahu e ka lavdëruar lutjen e të rrënjosurve në dije: “Zoti ynë! Mos na i shmang zemrat tona, pasi që na i ke udhëzuar në rrugën e drejtë, dhe jepna nga mëshira Juaj;” (Kurani, Ali Imran: 8)

           E dyta, t’i shpeshtosh ndejat me njerëzit e mirë e të përkujdesesh për ndjekjen e tubimeve të dhikrit- përgjithësisht, siç janë ligjëratat, dhe vizitat- veçanërisht.

           E treta, të njoftohesh me biografinë e njerëzve të mirë, të cilën gjë e arrin nëpërmjet leximit të librave dhe dëgjimit të kasetave; e, sidomos të kesh interesim të veçantë për biografinë e as’habëve, çka në shpirtin tënd çon ambicie e vendosmëri.

            E katërta, të shpeshtosh dëgjimin e kasetave emocionuese islamike, siç janë: hutbet, nasihatet; E, pra herë pas here të vizitosh këto studio islamike.

            E pesta, të përkujdesësh për farzet, siç janë pesë kohët e namazeve dhe kryerjes së ramazanit, pra bëje këtë, ngase në farzet është hair i madh.

       E gjashta, të përkujdesësh për nafilet, qoftë edhe pak, por të dashura në shpirt, ngase veprat më të dashura tek Allahu, janë ato të vazhdueshmet, edhe nëse janë pak, siç ka thënë i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-.

            E shtata, të fillosh hifzin e librit të Allahut, të vazhdosh në leximin e tij dhe të këndosh në namaz e nëpër nafile atë çka e mëson përmendësh.

           E teta, ta shpeshtosh përmendjen e Allahut dhe istigfarin, se kjo me të vërtetë është vepër e lehtë, kurse dobinë e ka të madhe: e shton imanin dhe e forcon zemrën!

           E nënta, gjithqysh të largohesh nga shkatërrueset e zemrës: shokët e këqinjë, televizioni, dëgjimi i instrumenteve muzikore e shikimi në revista të shturura.

       E dhjeta, të këshilloj që vazhdimisht të pendohesh me pendim të menjëhershëm, pra pendim të sinqertë që nuk ka kthim prapa me lejen e Allahut, e, me të vërtetë Allahu gëzohet shumë kur robi i tij pendohet.

            Gazeta e Medinës, e diel, 30 ramazan 1427, nr. 15887

            Nga arabishtja: Mirsim N. Maliqi

0 1236

O hoxhallarë – imam! O politikan! O studentë! O mendje të ndritura! O ju që keni vlera dhe ideale!

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!

 Në epokën e qytetërimit dhe civilizimit botëror, zhvillimi teknik dhe teknologjik njerëzit i ka ngritur në botën e materializmit. Në anën tjetër, ata kanë pësuar rënie drastike në botën e idealizmit, moralit dhe ndërgjegjes. Janë ngjitur në kozmos, por këmbët i kanë mbetur në batak dhe llucë.

Muslimanët nga këto arritje trashëguan mykun, imoralitetin, prishjen, çoroditjen; duke i pasuar dhe ndjekur të tjetër nuk mundën ta arrinin qytetërimin, por as nuk mundën ta ruajnë e ta kultivojnë burrërinë, sidomos të rinjtë, të cilët po përjetojnë një gjendje të dhimbshme në ditët e sotme. Shikimi i tyre është i mangët për shkak të mjegullës para syve. Të vërtetat janë të zbehura. Pak prej tyre e dallojnë të saktën prej të pasaktës.

Të rinjtë mund të arsyetohen sepse mjetet e informimit, mediumet, i kanë tjetërsuar rregullat duke i kthyer në të kundërtën. Po ashtu e kanë ndryshuar edhe kuptimin e burrërisë te të rinjtë. Kështu që komiku trashaluq, artisti me famë, lojtari i shkathët janë bërë ikona të burrërisë. Të gjitha këto ikona me bagazh pasigurie dhe dyshimi po përfaqësojnë dhe prezantojnë “vlerat burrërore”.

Islami në realitet ofron vlera të tjera të tipareve burrërore, duke vlerësuar në bazë të parimeve të besimit, të vendosmërisë dhe peshores së fuqisë logjike. Kërkohet nga të rinjtë që të jenë burra me tipare dhe veti burrërore, të jenë burra e jo të vegjël dhe jo vetëm meshkuj. Sa dallim i madh është mes mashkullores dhe burrërores.

Allahu i Lartësuar në Kuran përmendë mbi pesëdhjetë herë “burrërinë”, ndonjëherë pati për qëllim llojin, ndonjëherë vetitë (tiparet) dhe në disa raste që të dyja së bashku.

Të shohim në vazhdim disa karakteristika të veçanta të burrërisë, të cilat janë të përmendura në Kuran dhe Sunet. Ky vështrim le të jetë mësim dhe vetëdijesim për të gjithë mendjendriturit.

 – Burrëria e karakterizuar si pastërti, si në kuptimin material (lëndor) edhe moral

Allahu i Lartësuar thotë: “Ndërsa xhamia e themeluar në përkushtim (ndaj Allahut) që në ditën e parë, pa dyshim që është më e denjë për të falur namaz në të. Aty ka burra që duan të pastrohen. Allahu i do ata që pastrohen shpesh.”(Tevbe, 108 )

 – Burrëria veti e atyre që kanë lidhje të sinqertë me Allahun

Allahu i Lartësuar thotë: “Midis besimtarëve ka burra të atillë, që e kanë mbajtur besëlidhjen me Allahun.” (Ahzab, 23. )

 – Burrat preferencë kanë ahiretin para dynjasë.

Allahu i Lartësuar thotë: “…burra, të cilët shitblerja nuk i pengon për të përmendur Allahut dhe të cilët falin namazin dhe japin zekatin dhe të cilët kanë frikë nga Dita (e Kiametit), kur zemrat dhe shikimet do të jenë të shqetësuara.” (Nur, 37)

 Të nderuar musliman!

 Askush nuk dëshiron të cilësohet si jo burrë. Çdo njëri mburret dhe krenohet kur cilësohet si burrë. Po ashtu edhe prindërit dëshirojnë që fëmijët të cilësohen me tiparet burrërore. Ëndërr e çdo të riu është që të ketë tipare të tilla.

 Kurani përdori shprehjen “burrë” për t’i treguar vetitë e plota të besimit dhe sakrificës. Po ashtu burrat e përmendur në Kuran janë ata të cilët kanë besim të thellë dhe çështjet e dynjasë nuk e nëpërkëmbin në favor të botës së ardhshme. Përdorimi i tjetër i termit “burrë” tregon për vendosmërinë burrërore për ta ndihmuar dhe publikuar të vërtetën.

Njeriu duhet të plotësojë disa komponentë të burrërisë, të kompletojë disa pjesë përbërëse për t’u cilësuar me këto veti. Prej tyre disa po i përmendim.

– Ambiciet dhe synimet e larta

Ambicia është shenjë e potencës, personin e ngrit në nivele të larta madhore të zhvillimit dhe ngritjes me dituri dhe punë. Fjala e urtë thotë: “ambicia (entuziazmi) është gjysma e potencës”. Pra, ai që ka synime të larta i paraprin gjërave dhe në këtë mënyrë veprimet rezultojnë me suksese.

Njeriu duhet të jetë larg çdo loje dhe zbavitje që ul dhe nënvlerëson synimet madhore. Mesazhi islam dënon kotësinë, pavlerën dhe padobinë, të cilat e therin dhe e vrasin krenarinë dhe fisnikërinë burrërore.

– Përkushtimi, dinjiteti dhe krenaria

Ata që kultivojnë trimërinë, përkushtimin, zellin, këta janë krenarë me veten dhe nuk lejojnë injorimin, nënçmimin, poshtërimin. Islami i edukoi bijtë e vet në heroizëm dhe ideale të larta për ta përkrahur dhe përmbajtur të vërtetën për hir të Allahut të Lartësuar.

– Besnikëria

Të qenët besnik do të thotë të veshësh petkun e burrërisë. Muhamedi alejhi selam ishte njeri besnik, që u dëshmua edhe para shpalljes dhe pas tij me qëndrime besnikërie. Këtë gjë e dëshmuan jo vetëm miqtë, por edhe armiqtë e tij.

 O hoxhallarë – imam!

O politikan!

O studentë!

O mendje të ndritura!

O ju që keni vlera dhe ideale!

 Nuk ka hajër nëse nuk ja kujtoj së pari vetes dhe juve fjalën Allahut të Lartësuar:

Keni frikë Allahun e Lartësuar.

“Kushdo që ka frik Allahun dhe përmbush detyrimet ndaj Tij, Ai do të sjell rrugdalje për të dalë (nga çdo vështirësi).’’ (Talak, 2)

“E kush i frikësohet Allahut, Ai atij ia lehtëson punën.’’ (Talak, 4)

“Kush e ka frikë Allahun, Ai atij ia shlyen të këqijat dhe ia shton shpërblimin.’’ (Talak, 5)

0 1725

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Allahu shtrin dorën e Tij gjatë natës që të pendohet mëkatari i ditës dhe shtrin dorën e Tij gjatë ditës që të pendohet mëkatari i natës, deri sa të lind dielli nga perëndimi” (Muslimi)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “çdonjëri prej umetit tim do të hyjë në xhenet përpos atij që nuk dëshiron. Dikush pyeti: e kush nuk dëshiron o i Dërguar? Tha: ai që më ndjek mua do të hyjë në xhenet kurse ai që më kundërshton mua nuk dëshiron të hyjë në xhenet.” (Buhariu)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “natën e parë të ramazanit prangosen djajtë dhe xhinët rebelë, dyert e zjarrit mbyllen dhe nuk lihet hapur asnjë prej tyre. Dyert e xhenetit hapen dhe nuk mbyllet asnjë prej tyre. Çdo natë një thirrës thërret: o ti që do të mirën, ec dhe bëje atë! O ti që do të keqen, ndalu! Allahu dikë e liron prej zjarrit edhe atë për çdo natë” (Tirmidhiu, hasen)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thëne: “kush agjëron Ramazanin, me besim dhe shpresë në shpërblimin e Tij, i falen mëkatet e mëparshme. Kush ngjall natën e Kadrit me adhruim, duke pasur besim dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e mëparshme.” (Buhariu dhe Muslimi)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “ka humbur edhe përkundër dëshirës së tij, ai që arrinë Ramazanin dhe e kalon atë para se t’i falen mëkatet” (Sahih Tirmidhi)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush agjëron një ditë për hir të Allahut, Allahu do t’ia largojë fytyrën nga zjarri shtatëdhjetë vjeshta” (Buhariu)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “pesë namazet, xhumaja deri në xhumanë tjetër dhe ramazani deri në ramazanin tjetër i falin mëkatet, nëse largoheni nga mëkatet e mëdha” (Muslimi)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “hani syfyr, sepse vërtetë në syfyr ka bereqet” (Buhariu)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “sa syfyr i mirë i besimtarit janë humrat” (Sahih Ebu Davdu), po ashtu ka thënë: “bëni syfyr qoftë edhe me një gllënjkë ujë” (Sahih elXhami)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush nuk braktis fjalët e kota dhe veprimin sipas tyre, Allahu nuk ka nevojë që ai të braktis hajen dhe pijen” (Buhariu)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “kush falë namazin e natës gjatë ramazanit, me besim dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, i falën mëkatet e mëparshme. kush falet gjatë natës së Kadrit, me besim dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e mëparshme” (Nesaiu)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “kush ushqen një agjërues, fiton sa shpërblimi i tij, mirëpo pa iu pakësuar agjëruesit shpërblimi i vet” (Sahih Tirmidhi)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “kur ndonjëri prej jush të gdhihet ndonjë ditë agjërueshëm, le të mos flet fjalë të ndyta as mos të bëj veprime injorante e nëse ndonjëri e shanë apo e sulmon, le t’i thotë unë jam njeri që agjëroj” (Muslimi)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Allahu i madhëruar thotë: “agjërimi është për Mua dhe Unë do ta shpërblej atë, (agjëruesi) braktis epshin, hajen dhe pijen për Mua. Agjërimi është mburojë kurse agjëruesi ka dy gëzime, një gëzim kur bën iftar dhe një gëzim kur të takojë zotin e tij. Era e keqe e gojës së agjëruesit është më e mirë tek Allahu se era e myshkut.” (Buhariu)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Allahu për çdo natë dhe ditë (të ramazanit) liron dikë prej zjarrit. Çdonjëri prej tyre ka një lutje që i pranohet” (Ahmedi)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “ua tejkaluan të vetmuarit! Pyetën: kush janë të vetmuarit, o i Dërguar? Tha: ata dhe ato që e përmendin Allahun shumë.” (Muslimi)

Aishja, radijallahu anha, tregon: thash o i Dërguar! Nëse e takoj Natën e Kadrit, ç‘të them? Tha: do thuash: o Allah, Ti je falës, e do faljen, më fal mua!” (Sahih Ibën Maxhe)

Allahu i madhëruar thotë: “Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj” (Kadër:3) Kurse I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “ka bën iradet gjatë natës së Kadrit, me besim dhe shpresë në shpërblimin e Allahut, i falen mëkatet e mëparshme” (Buhariu)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “lutja është adhurim” pastaj lexoi ajetin: “Zoti juaj ka thënë: “Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem, e ata që nga mendjemadhësia i shmangen adhurimit ndaj Meje, do të hyjnë të nënçmuar në xhehenem”.  (Sahih Tirmidhi)

Abdulla ibën Abasi tregon: “I Dërguari i bëri obligim fitrat që të jenë pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota e të pahijshme si dhe ushqim për të mjerët. Kush i jep para namazit (të Bajramit) i pranohen, e kush i vonon pas namazit janë thjeshtë një lëmoshë.” (Sahih Ebu Davud)

Rubej bint Muavidh tregon: “fëmijët i shtynim të agjërojnë dhe bënim disa lodra nga leshi ashtu që kur qanin për ushqim, ua jepnim ato deri sa të vinte iftari” (Buahriu dhe Muslimi)

Aishja, radijallahu anha, tregon: I Dërguari i Allahut bënte itikaf dhjetë ditët e fundit të ramazanit deri sa vdiq. Pas tij, bashkëshortet e tij bënin itikaf.” (Buhariu dhe Muslimi)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “në xhenet është një derë që quhet Rejan. Ditën e Kijametit nëpër të do hyjnë agjëruesit dhe askush tjetër përpos tyre. Do thuhet: ku janë agjëruesit? Do hyjnë nëpër të, dhe kur të hyjë agjëruesi i fundit mbyllet dhe askush tjetër më nuk do të hyjë.” (Buahriu dhe Muslimi)

I Dërguari, kur hynte në dhjetë ditët e ramazanit, e gjallëronte tërë natën, zgjonte familjen, ishte përplot zell dhe i përvilej adhurimit.” (Muslimi)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “kërkoni Natën e Kadrit në dhjetë ditët e fundit të ramazanit.” (Buhariu)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, bënte adhurime gjatë dhjetë ditëve të fundit të ramazanit që s’i bentë jashta tyre.” (Muslimi)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “agjëruesi ka dy gëzime. Kur bën iftar gëzohet dhe kur e takon zotin e tij gëzohet me agjërimin që ka bërë.” (Buhariu dhe Muslimi)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “umreja në ramazan kompenson një haxh me mua.” (Buhariu)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “kush agjëron ramazanin pastaj ia bashkëngjet pas tij edhe gjashtë ditë të shevalit, është sikur me agjërua tërë kohën” (Muslimi)

I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, ka thënë: “agjërimi dhe Kurani do ndërmjetësojnë për robin ditën e kiametit. Agjërimi do thotë: o zot, ia ndalova ushqimin dhe kënaqësitë gjatë ditës, prandaj më lejo të ndërmjetësoj për të! Kurani do të thotë: ia ndalova gjumin gjatë natës prandaj më lejo të ndërmjetësoj për të! Tha: dhe do të ndërmjetësojnë.” (Ahmedi, sahih)

0 1473

Shihni për një moment duke rënë shi, një shi i madh. Prej brenda shtëpisë tuaj, qëndroni duke parë se si bie. Por imagjinonise është diçka shumë ndryshe në lidhje me këtë shi, është krejt ndryshe nga shiu i zakonshëm.

Kësaj here nuk bie shi – ujë, por bie diçka shumë më e çmuar për ju. Imagjinoni se kësaj here po bien qindra e mijëra dollarë.

Çfarë do të bëni? Çfarë do të ndodhë në lagjen tuaj kësaj here? Çfarë do të ndodhte në botë? A nuk do të qëndrojmë jashtëgjithë natën për të mbledhur sa më shumë para që të mundemi?

Këtë mund do të bënim vetëm për para, sepse paratë janë të çmuara tek ne. Por imagjinoni për një çast se po bie diçka tepër më e çmuar. Jo mijëra dollarë, jo triliona, por mëshira e Allahut, një ‘monedhë’ që asnjë monedhë njerëzore nuk mund tamasë.

Profeti, paqja dhe bekimi qoftë mbi të, thotë: “Ju ka ardhur Ramazani, muaji i bereqetit. Allahu ju ruan në këtë muaj, jua zbret mëshirën, jua fshin mëkatet dhe jua pranon lutjet. Allahu ju shikon si garoni në Ramazan dhe mburret me ju para melaikeve. Jepni gjithçka që mundeni që Allahu te ju të sheh vetëm të mira. Pa dyshim është fatkeq ai që është i privuar nga mëshira e Allahut në këtë muaj!” (Taberaniu).

Në këtë muaj, jemi të mbrojtur nga zjarri i Xhehenemit, të mbrojtur nga djalli i mallkuar, dhe mund të pastrohemi nga mëkatet tona. Profeti, paqja qoftë mbi të, thotë: Kushdo që agjëron gjatë Ramazanit me besim të sinqertë, duke shpresuar për të arritur shpërblimin e Allahut, të gjitha mëkatet e kaluara do t’i falen.” (Buhariu). Në një hadith tjetër ai thotë: “Kur fillon muaji iRamazanit, dyert e Xhenetit hapen dhe dyert e xhehenemit mbyllen dhe shejtanët lidhen me zinxhirë.” (Buhariu).

Në këtë muaj,është një natë që është më me vlerë se një mijë muaj (97:1-5 Kuran). “Është mbrojtje nga zjarri i xhehenemit, të paktën 70 herë shpërblim më shumë se zakonisht për veprat tona, dhe mundësinë që të gjitha mëkatet tona të fshihen.”(hadith). Pra, çfarë humbje të madhe mund të kemi nëse qëndrojmë duarkryq midis këtyre bekimeve që po bien dhe po zbresin nga ‘qielli’ (mëshira e Zotit), dhe nuk mbledhim dhe nuk  përfitojmë asgjë.

Ndërsa ky rrebesh mëshire bie mbi ne gjatë këtij muaji të bekuar, dhjetëditëshi i fundit është edhe më me vlerë. Aishja, Zoti qoftë i kënaqur me të, transmeton “Kur hynte dhjetëditëshi i fundit i Ramazanit Profeti, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, shtrëngonte izarin, falte namaz gjithë natën dhe për këtë zgjonte edhe pjestarët e familjes”.  Transmeton Buhari.  Ajo thotë gjithashtu: “Profeti e përziente, njëzetëditëshin e fundit me namaz nate dhe me gjumë, por kur hynte dhjetëditëshi, nuk flinte por shtrëngonte izarin”.   Transmeton  Ahmedi.

Por si mundemi plotësisht të përfitojnë nga ky muaj i bekuar, sidomos në dhjetëditëshin e fundit? Në vijim janë disa mënyra:

Bëj një takim privat me Allahun:

Cakto një kohë para ose pas syfyrit që të jesh i vetmuar me Allahun. Përdoreni këtë kohë për t’u lidhur me Atë duke u falur, duke bërë dua, apo duke lexuar Kuran. Nuk ka kohë më me vlerë se kjo kohë. Profeti, paqja qoftë mbi të, thotë në një hadith të vërtetë: “Zoti ynë zbret në qiellin e dynjasë çdo natë, atëherë kur ka mbetur një e treta e fundit të natës, dhe thotë: ‘Kush më lutet, që t’i përgjigjem, kush më kërkon, që t’i jap, kush më kërkon falje, që ta fal?”  (Buhariu dhe Muslimi).

Caktoni një kohë për të reflektuar (medituar):

Në orarin tonë shumë të zënë, rrallë gjejmë kohë për tu ndalur dhe për tu çlodhur, e lëre më për të reflektuar mbi realitetin e jetës. Caktoni një kohë për ta bërë këtë. Lëreni për një kohë rutinën tuaj ditore dhe kthejuni vetes lidhur me atë se ku jeni dheku do të arrini. Reflektoni mbi krijimin tuaj dhe për realitetin e kësaj jete, vdekjen, dhe takimin me Krijuesin tonë. Caktoni më mirë kohën, e tillë si një e treta e fundit të natës, kur të gjithë flenë gjumë dhe nuk ka diçka që të tërheq vëmendjen.

Udhëto drejt Allahut:

Ne të gjithë kemi nevojë të ikim ndonjëherë. Përdorni Ramazanin si një shans për tu larguar me Allahun si shoqëruesin tuaj. Aishja transmeton se Profeti, paqja dhe lavdërimi qoftë për të, praktikonte Itikafin (izolimin në xhami) në dhjetë netët e fundit të Ramazanit dhe thoshte, Kërkoni Natën e Kadrit në dhjetë netët e fundit të muajit Ramazan” (Buhariu) .

Mos e humb Natën e Kadrit:

Është një natë në dhjetë netët e fundit të Ramazanit që është më e vlefshme se një jetë e tërë (1000 muaj, 83.3 vite). Profeti, thotë: Kushdo që falet gjatë natës së Kadrit me besim dhe duke shpresuar për shpërblimin e saj do të ketë të gjitha mëkatet e mëparshme të falura.” (Buhariu dhe Muslimi)

Transmetohet se Aishja ka thënë: “O i Dërguar i Allahut, nëse e përjetoj Natën e Kadrit, çfarë duaje të them?’  Ai tha: “Thuaj“Allahumme ineke Afuvun Kerimun tuhibbul afue fa’fu anni”  (Tirmidhiu).  “Zoti im! Ti je Falës, Bujar, e do faljen, andaj më fal mua!”

Përshtati nga anglishtja: Fitim NUHIU

0 1615

I Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të thotë: “Ai që agjëron Ramazanin me besim dhe shpresë për shpërblim (nga Allahu), i falen gjynahet që ka bërë.”

Muaji i Ramazanit është muaj i veçantë dhe si i tillë duhet të përjetohet. Në këtë muaj ka zënë fill shpallja e Kuranit Fisnik, po ashtu ky muaj quhet edhe muaji i Dritës, i Mëshirës, i Durimit, i Amnistisë Hyjnore, pra i faljes pa masë…

Qëllimin e agjërimit të këtij muaji Allahu e ka përmendur tepër qartë në Kuran duke thënë: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat.”[1]

Si mos të përgëzohet mëkatari kur i mbyllen dyert e xhehenemit dhe i hapen dyert e mëshirës dhe pendimit? Si mos të përgëzohet i mençuri kur në këtë kohë lidhen shejtanët? Muaj që nuk e arrin asgjë dhe askush në të mira dhe dobi.

Ardhja e këtij muaji është begati e madhe për atë që Allahu nuk ia merr shpirtin. Dëshira e sa njerëzve ka qenë që ta agjërojnë këtë muaj të shenjtë, por sot nuk janë në mesin tonë?! Sa prej nesh këtë vit do ta agjërojmë së bashku e vitin tjetër Ramazanin do ta presim në varre: “Asnjë njeri nuk di ç’do të fitojë nesër dhe askush nuk di se në ç’vend do të vdesë. Me të vërtetë, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe Njohës i çdo gjëje.” [2]

Madje thellë në urtësinë e agjërimit është e fshehur falja e Allahut, i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të thotë: Çdo rob që agjëron një ditë në rrugë të Allahut, Allahu e largon fytyrën e tij nga zjarri i xhehenemit në një distancë sa ecja për shtatëdhjetë vite.[3]

Nuk duhet harruar se adhurimi i agjërimit është një adhurim i veçantë për Allahun në të cilin nuk ka mundësi të ketë syefaqësi prandaj dhe Allahu e trajton atë me shpërblim të veçantë apo thënë ndryshe me shpërblim që nuk i dihet kufiri, iDërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të thotë: “Allahu i lartësuar ka thënë: Çdo vepër që kryen biri i Ademit është për të dhe çdo vepër e mirë i shpërblehet me dhjetë të mira deri në shtatëqind, përveç agjërimit, sepse agjërimi është për Mua dhe Unë shpërblej për të, ai largohet prej epsheve dhe ngrënies për Mua. Për agjëruesin ka dy gëzime, një kur ha iftarin dhe tjetri kur të takojë Zotin e tij. Era e gojës së agjëruesit tek Allahu është më e mirë se era e miskut.”

Agjërimi në këtë muaj përmban mesazhe të mëdha pra është muaji i cili na porosit të largohemi një herë e përgjithmonë nga veset dhe moralët e ulëta, t’i nënshtrojmë epshet tona, ta ruajmë gjuhën tonë, t’i përmirësojmë raportet tonë me njerëzit që na rrethojnë, madje mos arritja e këtyre virtyteve e cenon edhe vetë pranimin e agjërimit tonë, thotë i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të: “Ai njeri që nuk i lë fjalët e këqija dhe të vepruarit me to, Allahu nuk ka nevojë që ky njeri të lërë të ngrënën dhe të pirën.”[5] Kurse në transmetimin tjetër: “E sa prej atyre që agjërojnë nuk përfitojnë prej agjërimit të tyre vetëm se uri dhe etje?!”

Kurse në të tretin: “Nuk është agjërimi (vetëm) prej të ngrënit dhe pijes, por agjërimi është zmbrapsje nga e kota (fjalë dhe punë) dhe e ndyra. E nëse dikush të ngacmon apo sillet ashpër me ty, thuaji: Unë po agjëroj, unë po agjëroj![6] Madje largimi dhe mënjanimi i këtyre veseve pa dyshim se na udhëzon drejt mos-bërjes së mëkateve nga të cilët më vonë duhet kërkojmë falje e të pendohemi.

Gjithashtu privimi nga kjo mundësi e madhe e faljes së Allahut ka pasoja të rënda, pasi që me shumë pak angazhim fitohen mirësi dhe begati të mëdha, falje mëkatesh, ngritje gradash, pastrim i shpirtit, përsosje e moraleve etj. Kurse për pasojat e kësaj humbjeje po na e tregon ky hadith që duhet vazhdimisht të na kujtohet gjatë këtij muaj. Në një rast i Dërguari i Allahut u ngjit në minberin e tij, dhe thotë Ka’b ibën UxhreAllahu qoftë i kënaqur prej tij: Kur hipi një shkallë tha: “Amin!”, u ngrit edhe një shkallë e tha: “Amin!”, dhe kur u ngrit në shkallën e tretë tha përsëri:“Amin!“

Pasi që zbriti, i thamë: “O i dërguar i Allahut, sot dëgjuam prej teje diçka që se kemi dëgjuar më parë?”  – Ai tha: “Mu paraqit Xhibrili dhe tha: U largoftë (nga mëshira e Allahutshprehje mallkimi) ai që kur përmendesh ti në prezencë të tij, nuk të përshëndetë (me selam e salavatë)!”, e unë thashë: Amin!

Kur hipa përsëri tha:“U largoftë ai që prindërit e tij, apo njërin prej tyre e zë pleqëria tek ai, e ai nuk arrin ta fitojë xhenetin!”, (e unë) thashë:“Amin!”

E kur hipa përsëri më tha: U largoftë ai që e zë Ramazani dhe nuk i falen mëkatet!”, e unë i thashë: “Amin”.[7]

Mundësia që ta fitojmë faljen e Allahun në këtë muaj është më e madhe se çdo herë tjetër pasi që ka disa raste, përveç agjërimit, teubes, faljes së namazit të natës në të është edhe nata e Kadrit. I Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të thotë: “Ai që agjëron Ramazanin me besim dhe shpresë për shpërblim (nga Allahu), i falen gjynahet që ka bërë. Ai që fal namazin e natës gjatë Ramazanit me besim dhe shpresë për shpërblim (nga Allahu), i falen gjynahet që ka bërë. Ai që fal namazin e natës Natën e Kadrit me besim dhe shpresë për shpërblim (nga Allahu), i falen gjynahet që ka bërë.”

Çdo musliman është mallëngjyer për muajin e Ramazanit, pasi që ai na erdhi pas një mungese të largët, ju përgëzojmë me këtë mysafir dhe ju këshillojmë që agjërimin në të ta kuptojmë si medrese për forcimin e imanit, pastrimin e moralit dhe forcimin e vullnetit, pasi që të tillët janë ata që përfitojnë prej tij. Ishin të parët tanë të mirë që gjatë ditës e shijonin kënaqësinë e agjërimit, gjatë natës e shijonin ëmbëlsinë e namazit dhe lutjeve, i takonin melaikët natën e Kadrit me paqe dhe përgëzime. E ndaheshin prej Ramazanit të mëshiruar dhe të falur, me pendim dhe lutje të pranuar, dhe me besim të ripërtërirë dhe të forcuar, të jemi edhe ne nga ata që mundohen, e pa dyshim se Allahu atyre që mundohen drejt një rrugë të begatë Ai u lehtëson atë rrugë.

Thotë poeti:

“Ju erdhi Ramazani, muaji i begatisë.
Ju mëshiron Allahu në të,
duke ju fshirë me mëshirën e Tij gabimet tuaja
dhe duke ju përgjigjur lutjeve tuaja.
Allahu shikon në adhurimin tuaj
dhe mburret me ju para melekëve.
Tregoni pra, Allahut nga vetja juaj vetëm të mira. i shkretë është vetëm ai,
që s’e meriton mëshirën e Allahut në këtë muaj”.[8]

[1] Bekare183

[2] Lukman 34

[3] Transmeton Buhariu dhe Muslimi

[4] “Sahih Tergib ve Terhib” sipas Albanit nr. 973

[5] Transmeton Buhariu nr. 1903

[6] Transmeton Ahmedi nr. 8639

[7] “Sahih Tergib ve Terhib” sipas Albanit nr. 981

[8] Transmetuar nga Tabaraniu.

0 10186

Muaji i Ramazanit është muaji i madh të cilin besimtarët mezi e presin, madje kur hyn ky muaj i bekuar ia numërojnë edhe ditët se sa kanë kaluar dhe sa kanë mbetur. Kështu që para se hym në këtë muaj na obligohet që ti mësojmë disa dispozita bazë që kanë të bëjnë me këtë muaj, duke mos e anashkaluar moralin dhe sjelljen që duhet ta kemi në këtë muaj. Duke synuar që agjërimi jonë të jetë i pranuar, duhet që të dimë tepër saktë se çfarë është e lejuar dhe çfarë e ndaluar për agjëruesin në këtë muaj.

    Llojet e njerëzve në pritjen e muajit të Ramazanit:

 Falënderimi i takon All-llahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga All-llahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s’ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s’ka hyjni tjetër përveç All-llahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.

   Pas disa ditëve na vjen muaji më i madh prej muajve të tjerë të vitit, muaji i bekuar i Ramazanit, muaj të cilin çdo herë besimtarët e presim me padurim. Në veçanti për këtë muaj janë të kujdesshëm njerëzit e mirë të cilët prej përpara hyrjes së këtij muaj pregatiten shpirtërisht dhe moralisht madje edhe duke i numëruar ditët deri sa të hy ky muaj i bereqetshëm. Kurse me hyrjen e këtij muaji ata sikurse ringjallen shpirtërisht, i përgëzojnë të tjerët për ardhjen e tij, ua urojnë të gjithë besimtarëve hyrjen e këtij muaji dhe vetë janë tepër të gëzuar. Njerëzit gjatë pritjes së këtij muaji janë disa llojesh:

–           Ka nga njerëzit që gëzohen me tregëtinë që bejnë në këtë muaj, për shkak të fluksit të madh të klientëve besimtarë ,që blejnë për të ngrënë në këtë muaj, e si pasojë kjo u sjell atyre shumë të mira materiale, pra këta njerëz nuk i gëzohen muajit të Ramazanit porse tregtisë në të.

–           Ka nga njerëzit që me hyrjen e këtij muaji janë edhe më të lirë se në muajt tjerë dhe i gëzohen kësaj kohë të lirë për ta kaluar natën duke shikuar seriale të ndryshme, duke u zbavitur me shoqërinë, duke luajtur lojra të ndryshme, duke ndëgjuar muzikë, duke ndejt natën deri në syfyr kurse të nesërmen duke u zgjuar vonë vetëm e vetëm që të kaloj sa ma pak kohë i agjërueshëm sepse shpesh për këtë lloj njerëzish agjërimi është i vështirë dhe i pavlefshëm.

–           Porse ka nga njerëzit të cilët përveç që ia din vlerën këtij muaji, ata garojnë në vepra të mira, e planifikojnë kohën në mënyrë më të mirë të mundshme dhe atë  për të lexuar Kuran, për të bërë dua, para iftarit dhe syfyrit, për të falë namaz natë dhe taravi, për të vizituar farefisin, duke u marë me organizime të ndryshme të cilat janë në dobi të shoqërisë ku jeton ai sikurse është organizimi i mbledhjes së zekatit, shpërndarjes së fitrave, pregatitjes së iftareve etj.

  1 – Vlera e muajit të Ramazanit:

 

  Dije vëlla i dashur se besimtari i mençur është ai i cili çdo herë Ramazanin në të cilin jeton e konsideron si të fundit, kjo na bën neve që ta presim këtë muaj seriozisht qoftë vetëm me nijet. Pasi që nëse Allahu nuk na e mundëson ta agjërojmë në gjithë muajin të na shkruhen shpërblimet edhe të agjërimit edhe të namazit vetëm pse e kemi pasur nijet të falemi dhe të agjërojmë në këtë muaj.

   Për këtë muaj i Dërgauri i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):” Kur vjen muaji i ramazanit happen dyert e xhenetit…”

   Hapen dyert e kujt…o rob i Allahut përse!?

   Ato janë dyert e xhenetit! Dyer të cilat kur happen nuhatet era e xhenetit sa udhëtari që kalon duke ecur dyzet vjet. Dyert e xhenetit në të cilat ka atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka ndëgjuar e as që mendja e njeriut mund ta ketë imagjinuar, do të happen këta dyer pas pak ditësh, kështu që pregatitu për të se ndoshta një prej banorëve të tij e ti nuk e di një gjë të tillë. Po ashtu i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:” …mbyllen dyert e xhehenemit…”. Po o robi i Allahut xhehenemi në muajin e Ramazanit mbyllet. Pos kësaj Allahu liron nga zjarri i xhehenemit njerëz çdo natë gjatë muajit të ramazanit.

   Kështu që nxito që të jesh i liruar nga zjarri i xhehenemit në muajin e Ramazanit, sepse i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë në hadithin e Xhibrilit (paqa e Allahut qofshin mbi të):” i shkatëruar qoftë ai i cili e arrin muajin e Ramazanit dhe nuk i falen mëkatet”.

   Gjithashtu i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “ Thëret një thirrës gjatë ramazanit: O kërkues i së mirës urdhëro vepro, o kërkues i të keqes ndalo (frenohu). Allahu liron nga zjarri i xhehenemit çdo natë njerëz.

   Kurse Allahu në Kuran thotë:” O ju të cilët keni besuar agjërimi u është bërë obigim juve, ashtu siç ishte për popujt para jush.”(Bekare:183) Obligim nga ana e Allahut jo për të na rënduar ose për të na e bërë agjërimin të sikletshëm por agjërimi nënkupton se ka qenë një gjë e ligjësuar edhe në popujt e mëhershme, kështu që neve jemi vetëm edhe një umet tjetër që na obligohet kjo dispozitë fetare ashtu siç ka qenë në popujt e mëhershëm vetëm që ta arim devotshëmrinë sepse Allahu në Kuran thotë:” që të bëheni të devotshëm.(Bekare:183) Pra nga ku shihet se ky është edhe pikësynimi bazë i agjërimit të muajit të Ramazanit.”

   Andaj është vetëm Allahu Ai i Cili ndihmon në agjërim ,gjatë Ramazanit derisa të arish devotshëmrinë, ngase shejtanët në këtë muaj lidhen, për këtë arsye shpesh dëgjojmë që mëkatarët pendohen gjatë këtij muaj, gratë e zbulara mbulohen, shumë të tjerë udhëzohen, ata që deri atë ditë e kanë lënë namazin fillojnë ta falin, ata që janë treguar dorështrënguar në pasurinë e tyre e japin zekatin madje japin edhe sadaka. Madje nuk habitemi kur dëgjojmë se në këtë muaj edhe njerëz zullumqarë apo kriminel që njihen ndër njerëzit fillojnë dhe futen në xhami për namaze të ndryshme, apo për namazin e taravive apo në dhjetë ditshin e fundit duke shpresuar që natën e kadrit ta kalojnë në adhurim sa do pak.

   Prandaj mendo o rob i Allahut pse ndodh kjo pikërisht në këtë muaj?! E gjitha kjo për shkak mëshirës së madhe që zbret Allahu në këtë muaj dhe për shkak të mospasjes akces të shejtanëve ndaj njerëzve, pasi që ata në këtë muaj lidhen siç na tregohet për këtë në hadithin e saktë. Mos haro vëlla i dashur kërcënimin që përmban hadithi i të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të):” ishkatëruar qoftë, i shkatëruar qoftë, i shkatëruar qoftë ai i cili e arin muajin e Ramazanit dhe nuk i falën mëkatet.” Kurse për të na u falur mëkatet e dim se çduhet bërë, pasi edhe për këtë na tregon hadithi tjetër i të Dërguarit të Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ku thotë:” Ai i cili e agjëron muajin e ramazanit me besim dhe shpresë tek shpërblimi i Allahut do ti fallen mëkatet e kaluara.” Pra ky është muaji i zbritjes së mëshirave, muaji i faljes, thjesht thënë muaji i shanseve të mëdha me pak mund dhe sakrificë.

   Në këtë muaj nuk kanë të mbaruar mirësite dhe begatitë e Allahut apo lehtësimet që ai i ka bërë për robërit e tij të dobët dhe neglizhent, pra fjala është për natën e kadrit. Natë që siç dihet vlën më shumë se 1000 muaj. Prandaj vëlla përkujto nëse je nga ata që nuk dallohen me adhurim apo me përkushtim në këtë muaj qoftë në namaze nafile, në namazin e natës, në sadaka apo në leximin e Kuranit famëlarte atëherë shiko e mos u bëj neglizhent edhe në dhjetë netët e fundit të këtij muaji të bekuar, sepse në njërën prej tyre fshihet kjo natë e cila është privilegj vetëm i këtij ummeti, pra i ummetit më të privilegjuar në shumë aspekte. Fillimisht ta ndëgjojme se si ka folur Allahu për këtë natë të madhe, thotë ai në suren e cila e mban dhe emrin e kësaj nate madhështore:” Çfarë është nata e Kadrit? Ku e din ti se çfarë është nata e Kadrit? Nata e kadrit është natë më e vlefshme se një mijë muaj. Gjatë kësaj nate zbresin melekët dhe shpirti besnik (Xhibrili) me lejen e Zotit tënd për çdo çështje. Paqë për ta (njerëzit) derisa të del agimi.”(Kadr:1-5) Kurse i Dërguari i Allahut (paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë:” Ai i cili falet natën e Kadrit me besim dhe bindje në shpërblimin e Allahut do ti falen mëkatet e kaluara.” Tani ajo që të mbetet ty o vëlla i dashur është që mos të të shpëtoj nga duart kjo natë e madhe, pasi që nëse gjatë muajit e sheh dhe e ndjen veten se nuk ke qenë nga ata që kanë punuar mjaftueshëm për t’ju falur mëkatet atëherë kjo është rasti i fundit dhe rasti më i mirë për ta mbyllur këtë muaji në një mënyrë sa më të mirë, vetëm mendoje o vëlla i dashur mundi i një nate do të shkruhet se je falur dhe lutur për çdo natë, për 83 vjet e më shumë radhazi, prandaj ndalu dhe mendo se ai ia vlen apo jo?!

   2 – A e din se çfarë është agjërimi?

 

   Agjërim nuk do të thotë abstenim nga ngrënia, pirja dhe marëdhëniet intime,  mirëpo është vepra më të cilën kënaqen të devotshmit, muaji i cili nxit pastrimin e përgjithshëm të robërve besimtarë nga çdo gjë e keqe dhe jo e mirë , si në aspektin shëndetësorë, shpirtërorë po edhe të moral dhe e gjitha kjo vetëm e vetëm për të kënaqur Allahun, pasi që në islam siç dihet çdo vepër sa do e vogël qoftë ajo është e lidhur me Të, pra çdo herë duke shpresuar shpërblimin nga ana e Tij. Prandaj vëlla i dashur pyete veten se për kë e ke lënë ushqimin, pirjen dhe epshin tënd? Thotë Allahu në hadithin kudsi:” Çdo vepër e birit të Ademit është për të përpos agjërimit, ai është i imi.” Medito vëlla se kush të ka urdhëruar të agjërosh dhe mendo se kjo qenka diçka e veçantë nga adhurimet tjera pasi që i Lartmadhëruari shpërblen për të në mënyrë speciale, e kjo pa dyshim se ky shpërblim duhet të jetë diçka shumë më i veçantë se shpërblimet e veprave tjera.

    Kush të ndalon të hash kur je i vetmuar, askush nuk të sheh! Por këtë besimtari këtë e bën nga frikërespekti ndaj Allahut, nga ndenja e mbikqyerjes së vazhdueshme nga ana e Allahut, prandaj dhe në hadith ka ardhur:”…përveç agjërimit, Ai është i imi e Unë për të shpërblej.” pra ashtu sikurse robi edhe në fshehtësi ruhet dhe nuk e tradhëton agjërimin , ashtu edhe shpërblimi për të është sekret midis Allahut dhe robit të Tij.

   A mund ta di agjëruesi se çfarë shpërblimi ka pregatitur Allahu për të? Kur të hyn besimtarët në xhenet, agjëruesit prej tyre do të kenë të hapur edhe një derë më shumë , pra një hyrje të veçantë e cila quhet Rejan. E siç dihet nga kjo derë nuk mund të hy kush pos asgjëruesve, pasi që ata duruan në vape, të etur e të uritur e përbajtën veten nga epshet e këtë vetëm pse Allahu ua kishte obliguar, e shpërblimi i atyre që hyn në këtë derë pa dyshim se është i veçantë, thotë Allahu për durimtarët:” Me të vërtetë durimtarët shpërblehen pa llogari.”(Zumer:10)

   Gjatë muajit të Ramazanit ka zbritur Kurani nga Lehfi-Mahfudh (libër në të cilin është shkruar çdo gjë që do të ndodh prej krimijit të parë që ka krijuar Allahu e deri në ditën e gjykimit) në qiellin e kësaj bote, e më pas ka zbritur në tokë për 23 vite radhazi sipas nevojës, pra gjatë periudhës kur i Dërgauri i Allahut – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ishte pejgamber, thotë Allahu në Kuran:” Muaji i ramazanit është muaji në të cilin ka zbritur Kurani, udhëzues për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë nga e kota.”(Bekare:185)

   3 – Leximi i Kuranit tek të parët tanë të mirë – selefi:

 

   Imam Shafi – Allahu e mëshiroftë, gjatë muajit të Ramazanit është transmetuar se ka bërë 60 hatme Kurani, pra një hatme gjatë ditës e një gjatë natës! Po mund të thuash se suneti është në 3 ditë një hatme, por … dikush e ka ditur se ky muaj është shumë më ndryshe nga njëmbëdhjetë muajt tjerë, pra muaj i veçantë prandaj dhe qasja e tyre ndaj Kuranit në këtë muaj ka qenë i tillë, hatme pas hatme.

   Imam Maliku – Allahu e mëshiroftë, imami i Darul-Hixhres (Medines) gjatë muajit të Ramazanit i lente librat e dijes dhe veçohej duke lexuar librin e Allahut kurse ligjeratat në këtë muaj i kishte të gjitha për vlerat e këtij muaji mëdhështorë.

   Medito vëlla se si ta parët tonë të mirë – selefët pra kanë jetuar në këtë muaj, pra e vetmja gjë që njihnin ishte Kurani. Dihet se udhqimi i ulemave të mëdhej ka qenë dija gjatë 24 orëve 7 ditë, pa pushim, rastet se si ata e kanë kërkuar atë, e kanë vlerësuar atë, kanë sakrifikuar për të, janë krejt këta që të lënë për të dëshiruar e të mahnisin, POR në muajin e Ramazanit kjo DIJE është lënë anash e është marrë Kurani për tu lexuar gjatë gjithë muajit të Ramazanit.

   Prandaj vëlla dhe ti motër eja tu përngjasojmë dijetarëve në këtë muaj, pra e kem pak më të lehtë , ta shfletojmë Kuranin vazhdimisht duke e lexuar, të meditojmë rreth tij, të falemi natën me të, të mësojmë përmendësh nga ai sa më shumë, ti mësojmë të paktën dispozitat bazë të tij me të cilat biem ndesh çdo ditë, javë apo vit, si abdesti, namazi, agjërimi, zekati, xhumaja etj.

   4 – Pranimi i lutjeve gjatë muajit të Ramazanit:

 

   Dije se për agjëruesin ka lutje e cila nuk i kthehet prapa…vallë a e din se cila lutje?

   Disa nga dijetarët kanë thënë se ajo është para iftarit. Kështu që përgatitu vëlla i dashur para se të thirrë ezani i akshamit, ndaje një kohë për lutje, kthehu nga kibleja ngrej duart në qiell dhe si fillim kërko nga Zoti yt Bujar të ta pranoj agjërimin tënd, më pas kërko dhe kërko… se nevojat tua nuk mbarojnë, o më i varfëri i të varfërve kërko që Allahu të të shpëtoj nga zjarri i xhehenemit, të ti fal mëkatet, të të ruaj nga dënimi i varrit, të të ruaj nga përfundimi i keq…pasi që pranimi i lutjeve në këtë kohë është e garantuar, për këtë dëshmon fjala e Allahut në Kuran:” E kur robërit e mij të më luten mua, unë jam afër tyre i përgjigjem lutjes së lutësit kur më lutet. (Bekare:186) Medito o rob i Allahut se ky muaj është pikërisht muaj i faljes dhe mëshirës, prandaj mos e humbë këtë shansë që mund mos të përsëritet më në jetën tënde!

   5 – Muaji i ramazanit, muaji i largimit nga mëkatet:

 

   A thua vallë është e arsyeshme që edhe gjatë këtij muaji të vazhdohet në mëkate ndaj Allahut?

   A thua vallë si mund të jetë puna me ata të cilët e kanë kaluar kohën e lirë duke shikuar televizor, duke dëgjuar muzikë, kanë biseduar gjëra të pa vlera, kanë qenë neglizhent ndaj namazit, kanë ngrënë kamatë, kanë vrapuar pas gravë që i kanë të ndaluara, të gjitha këto para muajit të Ramazanit dhe mendojnë të vazhdojnë edhe në këtë muaj në këtë mënyrë pa ndryshuar aspak!?

   Vëlla i dashur dhe motër e dashur pa dyshim se ky muaj është rasti më i mirë për tu distancuar ti dhe për ti nxit që edhe tjerët të largohen nga këto vepra njëherë e përgjithmonë, të bëjmë një pendim të sinqertë dhe të thellë, të mendojmë se pas kësaj na pret vetëm se takimi me të Lartësuarin, të Cilit duhet ti japim llogari për gjithë të mirat që i kemi shfrytëzuar dhe atë pak “borxh” që na e ka obliguar a e kemi “paguar” pra a i këmi kryer.

   Pra a nuk është koha që krahas agjërimit që pothuaj shumica e njerëzve e kryjne por e shoqërojnë me mëkate nga më të ndryshmet, ti lëmë këto mëkate por përkundrazi të bëjmë vepra më te cilat do të dalim fitimtarë? Ti e din mirë se Allahu nuk ka nevojë për agjërimin i cili shoqërohet me fjalë të rrejshme dhe me veprat sipas këtyre fjalëve.

   Pra medito se a del fitues apo humbës nëse ti e len ngrënien, pirjen dhe kënaqësitë bashkshortore por nga ana tjetër zhytesh në biseda boshe, bartje fjalësh, përgojime, shikim në të ndaluarën, je neglizhent ndaj namazit, nuk ndahesh nga muzika e kështu me radhë? Besoj se përfundimin e di prandaj lute Allahun për të të ndihmuar kurse vet sakrifikohu që të bësh ndryshime të sinqerta që ato të ta sjellin udhëzimin dhe qëndrueshmërinë në fene e Allahut deri në vdekje.

   6 – Argumenentet e obligueshmërisë së agjërimit të muajit të agjërimin dhe kushtet e agjërimit:

 

   Falenderimi i takon Allahut të vetëm pa shok, paqja dhe bekimet qofshin mbi të Dërguarin e Tij, pas të cilit nuk ka më profet e as shpallje pas tij.

   Në vijim:

   Të nderuar vëllezër dhe motra! Agjërimi është obligim – vaxhib duke u argumentuar me:

  1. Kuran, thotë Allahu në librin e Tij:” Ju është bërë obligim agjërimi juve ashtu siç ishte obligim për popujt para jush.(Bekare 183)
  2. Sunet, thotë i Dërguari i Allahut – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mb të:” Islami është ndërtuar mbi pesë shtylla dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimin i ramazanit dhe shkuarja në haxh kush ka mundësi.
  3. Koncenzusi – ixhmaja e dijetarëve të islamit – të gjithë dijetarët e islamit janë të pajtimit për obligueshmërinë e agjërimit të muajit të Ramazanit

Madje dijetarët e islamit kanë thënë se agjërimi i muajit të ramazanit është obligim për:

  1. a) Çdo besimtarë – pra për jobesimtarin nuk është obligim agjërimi i muajit të Ramazanit por do të jep llogari për të.
  2. b) Çdo besimtarë të mençur – pra nuk është obligim agjërimi i muajit të Ramazanit për ata që janë të çmendur, gjithashtu edhe për ata të cilat kanë sëmundje mendore që e humbin vetveten për një kohë dhe nuk janë të vetëdishëm se çfarë kanë bërë në atë kohë, për ata që janë të shtyrë në moshë dhe nuk dinë gjë, pra për pleqërinë e thellë, madje për këta nuk ka nevojë as te jepet fidje – pra të ushqehet një i varfër çdo ditë apo edhe të agjërohet për ta, pasi që për këto grupe njerëzish nuk shkruan lapsi ose thënë ndryshe nuk meren në llogari për këtë periudhë kohore.
  3. c) Çdo fëmij i cili ka hy në moshën e pubertetit – pra nuk është obligim për ata të cilët nuk e kanë aritur këtë moshë, mirëpo është e preferushme që të ushtrohen kohë pas kohe prej në fëmijëri ashtu siç vepronin sahabët me fëmijët e tyre. Siç dihet ata i kanë përgatitur fëmijët e tyre me agjërim që të adaptohen me të duke i shpërqendruar kur ankoheshin nga uria me lojra apo gjësende të tjera derisa vinte koha e iftarit.
  4. d) Çdo besimtarë i shëndetshëm – pra nuk është obligim agjërimi për të sëmurët, për ata të cilët pritet që të shërohen, i kompenzon ditët e pa agjëruara pas shërimit, kurse për ata të sëmurë që nuk pritet që të shërohen ata obligohen që të ushqejnë çdo ditë nga një të varfër.
  5. e) Çdo besimtarë i vendit – pra nuk është obligim agjërimi për ata të cilët janë mysafir dhe udhëtarë, pasi që Allahu thotë në Kuran:” E ai i cili është i sëmurë nga ju apo është në udhëtim le të agjëroj ditë të tjera (kur të shërohet ose kur të jetë vendali).” (Bekare:184)

7 – Çfarë e prish agjërimin?

 

Robër të Allahut dijeni se nuk e prish agjërimin pos asaj që e ka sqaruar Allahu dhe i Dërguari i Tij – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mb të:

  1. Ngrënia dhe pirja – ka thënë Allahu në Kuran:” Hani dhe pini derisa të bëhet i qartë peri i bardhë nga peri i zi në agim.” (Bekare:187)

Por duhet dalluar se kur njeriu han dhe pin me vetëdije agjërimi i tij është prishur pa dyshim por kur njeriu hanë ose pin nga haresa kjo nuk e prish atë. Duhet dalluar gjithashtu edhe rastet kur njeriu sëmuret dhe detyrohet ta prish agjërimin apo kur atij i imponohet prishja e agjërimit nga dikush me dhunë.

  1.  Mardhëniet intime – thotë Allahu në Kuran:” Natën e ajgërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato…” pra marëdhëniet intime e prishin agjërimin edhe nëse gjatë tyre bashkshortët nuk ejakulojnë. Pra marëdhënie quhen edhe vetëm penetrimi i kokës së organit të mashkullit në organin e femrës, që do të thotë se largimi edhe nga paraloja për ato që nuk mund të përmbajnë veten do të ishte obligim në këto raste. Sepse prishja e agjërimit me vetëdije në këtë mënyrë është mëkatë i madh dhe ka dëmshpërblim – kefaret, e ai është agjërimi i 60 ditëve rrjesht.
  2.  Vjellja me qëllim – dhe kjo pa marë parasysh a përdoren gishtat si stimulues gjatë vjelljes,  apo edhe me nuhatjen e diçkaje të keqe, me shtypjen e barkut apo edhe me mjete tjera, por vetëm që vjellja të jetë e qëllimshme. Prandaj nëse kjo ndodh pa arsye personi i nënshtrohet dëmshpërblimit i cili siç dihet është agjërimi i një ditë.

Kurse ata që vjellin si pasojë e sëmundjes apo ndonjë çrregullimi të stomakut nuk u prishet agjërimi, pra agjërimi i tyre është në rregull dhe për këtë është argument hadithi i të Dërguarit të Allahut – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:” Kujt i vjen të vjell për të nuk ka kompensin, ndërsa ai i cili vjell me qëllim ai duhet ta kompensoj.”

  1.  Dalja e spermës – pra dalja e saj me epsh e prish agjërimin, pra kur kjo bëhet me dëshirë pa marë parasysh a bëhet me dorën e tij apo të gruas së tij apo edhe më ndonjë mjet tjetër, agjërimi prishet. Por nëse kjo ndodh në këtë mënyrë, në dallim nga marëdhëniet intime edhe nëse bënet me vetëdije kjo nuk e detyron personin që të agjëroj 60 ditë, pra nuk ka dëmshpërblim për këtë, por duhet vetëm ta kompensoj këtë ditë që e ka prishur me një ditë tjetër.

Kurse në rastet kur personit i del sperma gjatë gjumit apo qoftë edhe nga ndonjë sëmundje kjo nuk e prish agjërimin, pasi që prishja në këtë aspekt quhet ajo e daljes së saj me epsh, pra me vetëdije.

  1.  Hixhameja – nxjerrja e gjakut nga trupi

Edhe pse ka kundërthënie në lidhje më hixhamen, pjesa e cila mendon se e prish janë argumentuar me hadithin e të Dërguarit të Allahut – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të:” E ka prishur agjërimin ai i cili ka bërë hixhame dhe ai tek i cili është bërë hixhameja.” Edhe pse këtë hadith më pas e ka abroguar hadith tjetër sipas një pjesë të dijetarëve dhe e kanë konsideruar si jo të saktë pjesa tjetër e atyre që thuan se nuk e prish agjërimin hixhemeja, me e mira është që gjatë agjërimit të mos bëhet hixhameja, pasi që ajo shpesh ndikon edhe në gjendjen shëndetsore të atij që e bën hixhamen, e si pasojë ai më vonë mund edhe ta prish nga pamundësia për ta vazhduar agjërimin deri në fund të ditës.

8 – Gjërat që nuk e prishin agjërimin:

 

Gjërat për të cilat njerëzit madje i din edhe si prishës të agjërimit porse ato nuk e prishin janë:

  1. Gëlltitja e pështymës – pra gëlltitja e saj nuk e prish agjërimin, përpos nëse e nxjerr këlbazën nga goja më e mira është që ta pështy atë e jo ta gëlltit.
  2. Misfaku-druri me të cilin pastrohen dhëmbët – hadithi i cili transmetohet për misfakun “Përdoreni misfakun në mëngjes e mos e përdorni në mbrëmje.” Nuk është i saktë, prandaj themi se përdorimi i misfakut është i preferueshëm të përdoret qoftë në mëngjes qoftë në mbrëmje. Ndërsa misfaku i cili ka shije të limonit, të nanes apo diç të ngjajshme, nuk duhet përdorur gjatë agjëirimit pasi që përmbajnë elemente shtesë mbi shijen e misfakut, kështu që nuk lejohet të përdoren lloje të tilla të misfaqeve gjatë agjërimit.
  3. Gusli apo larja e trupit – kushdo që lahet gjatë agjërimit në Ramazan nuk e prish agjërimin.
  4. Ai i cili zgjohet xhunub – qoftë ai i cili kryen marëdhënie gjatë natës e më pas zgjohet pas imsakut apo hyn koha për të agjëruar e ku është akoma xhunub, qoftë ai i cili zgjohet xhunub si pasojë e ëndërave qoftë edhe pas hyrjes së kohës së imsakut, pra kohës së agjërimit, të dy detyrohen vetëm të marrin gusël dhe agjërimi i tyrë është në rregull.
  5. Vënia e kënës dhe rimelit (tek gratë) – këto nuk e prishin agjërimin qoftë edhe zbukurime tjera që mund të vendosen.
  6. Pikat (medikamentet) në sy dhe në vesh nuk e prishin agjërimin.
  7. Gjatë abestit nëse nuk teprohet me ujin gjatë futjes në gojë dhe në hundë, pra mos kaloj poshtë ose të gëlltitet.
  8. Injeksionet joushqyese – jo çfarë do lloj injeksioni e prish agjërimin, të gjithë ata injeksione që nuk kanë karakter ushqyes nuk e prishin agjërimin, përveç atyre që e zëvendësojnë ngrënien dhe pirjen.

E lusim Allahun që të na jap dije të dobishme mbi gjithë ato dispozita që e kemi obligim mësimin e tyre, siç janë abdesti, namazi, agjërimi, zekati, haxhi etj. vetëm e vetëm që në çdo vend ku ne jetojmë të reflektojme pozitivisht në këtë aspekt, të jemi nga ata që ua mësojmë edhe të tjerëve këto gjëra, pasi që sot umeti ynë vuan shumë nga sëmundja e pa dijes, madje edhe në dispozitat bazë të fesë tonë. E pa dyshim se Allahu është Ndihmëtari ynë më i mirë.

9 – Dispozita e paraprirjes së muajit të Ramazanit me agjërim dhe bërja e nijetit gjatë natës:

 

Vëllezër dhe motra të nderuara i Dërguari i Allahut – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mb të, ka thënë:” Mos e paraprini muajin e ramazanit me agjërim një apo dy ditë përpara tij, përpos atyre që kanë agjëruar vazhdimisht.” Prandaj të kemi kujdes që mos agjërojmë në ditën e fundit të muajit Shaban, duke menduar se më sigurt është të agjërohet një ditë përpara se mos ajo ditë është dita e parë e muajit të Ramazanit pasi që edhe për këtë ka thënë vetë i Dërguari i Allahut – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mb të:” Ai i cili e agjëron ditën e dyshimtë (dita e cila dyshohet a është e Ramazanit apo jo) e ka kundërshtuar ebul Kasimin (kunja e profetit s.a.v.s.) përpos dikujt i cili ka agjëruar vazhdimisht.

Po ashtu besimtari duhet ta bën nijetin gjatë natës para imsakut (hyrjes se kohës së agjërimit) edhe atë qysh në natën e parë të Ramazanit, sepse nuk ka agjërim ai i cili nuk a e ka bërë nijetin për agjërim para imsakut. Andaj kushdo që e bën nijetin për të agjëruar pas imsakut ky person nuk ka agjërim dhe nuk i llogaritet ajo ditë se e ka agjëruar, përpos nëse e ka agjërimin nafile, pasi që gjatë nafileve ka të drejt ta bën nijetin deri para namazit të drekës.

E lusim Allahun ti furnizoj muslimanët me dije të dobishme, ti udhëzoj në fenë e vërtetë dhe ti bëj pasues të rrugës së Muhamedit – paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.

Përgatiti dhe përshtati: Nexhat Ceka

0 11234

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e devijon dhe kë e largon nga rruga e vërtet Ai s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë vetëm se Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju musliman,

Allahu krijoi jetën dhe vdekjen, për t’i provuar njerëzit se kush prej tyre do të veprojë më mirë, kurse besimin në caktimin e Allahut e bëri shtyllë prej shtyllave të besimit. Nuk lëviz apo qetësohet asgjë në tokë përveç se me lejen dhe me vullnetin e Allahut dhe çdo krijesë në këtë rruzull tokësor nuk ekziston përveç se me caktimin dhe urdhrin e Tij. Dynjaja është e tejmbushur me brenga e turbullira, vështirësi e fatkeqësi, sprova e pengesa që i përngjajnë të nxehtit dhe të ftohtit dhe të cilave robi i Allahut nuk mundet t’i ik e as t’i shpëton asnjëherë: “Sigurisht që Ne do t’ju provojmë me frikë dhe uri, me dëmtim të pasurisë, të njerëzve dhe të të lashtave”. Bekare 155. Nëpërmjet sprovave del në shesh i sinqerti dhe rrenacaku: “Vërtet mendojnë njerëzit, se do të lihen të thonë “Ne besojmë”, pa u vënë në provë?!”. Ankebut 2, dhe shpirti nuk pastrohet vetëm se me sprovim dhe belat janë ato që i dallojnë burrat. Ibën Xheuzij, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ai i cili dëshiron që të ketë shëndet dhe siguri të vazhdueshme pa u mos sprovuar, ai nuk e ka kuptuar realitetin e vështirësive të jetës dhe realitetin e shëndetit”.

Patjetër që çdo shpirt t’i shijon dhembjet e jetës, pa marrë parasysh a besoi apo mohoi. Jeta është e bazuar mbi vështirësi dhe rreziqe dhe njeriu patjetër do të ballafaqohet me to. Besimtari sprovohet që të pastrohet prej mëkateve e jo të dënohet edhe atë në mirësi e vështirësi:“Ne i vumë në provë ata me mirësi dhe fatkeqësi, me qëllim që të ktheheshin (në rrugë të drejtë)“. Earaf 168. Ekziston mundësia që nëpërmjet asaj që e urren të arrijë e mira dhe ekziston mundësia që nëpërmjet asaj që e donë të arrijë e keqja, prandaj mos u siguro se nuk do të vjen e keqja prej të mirës dhe mos u dëshpëro se nuk do të vijë e mira prej të keqes. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Por mund ta urreni një gjë, ndërkohë që ajo është e mirë për ju e mund ta doni një gjë, ndërkohë që ajo është e dëmshme për ju. Allahu di, kurse ju nuk dini”. Bekare 216.

Përgatite veten për ardhjen e belave para se të ndodhin, se ato kur të godasin duke qenë i përgatitur, është më lehtë për ty që t’i ballafaqohesh. Mos u dëshpëro dhe mos u zemëro prej sprovave e ta nxjerrësh ndonjë fjalë prej goje se ndoshta ajo fjalë do të jetë shkak i shkatërrimit tënd. Besimtari i sinqertë në momentet më të rënda është i përqendruar dhe i vendosur, zemra e tij nuk ndërrohet e as gjuha e tij nuk ankohet. Lehtësoja vetes fatkeqësitë me rikujtimin e shpërblimit të dynjasë dhe ahiretit që ato t’i përballosh pa u mos ankuar dhe bën durim në to dhe mos i shfaq haptazi ato për shkak se armiku kur e sheh se fatkeqësitë të kanë kapluar kënaqet fort dhe gëzohet shumë. Fshehja e sprovave dhe belave është prej vetive dhe zakoneve të njerëzve të dalluar dhe duke bërë durim në to ato sa më shpejtë largohen. Qëllimi prej fatkeqësive është që ti të bësh durim vetëm disa ditë të numëruara dhe dije se njerëzit nuk janë shkatërruar vetëm se nga humbja e durimit, kurse durimtarët janë shpërblyer me shpërblimet më të mira: “Ne do t’i shpërblejmë ata që kanë duruar sipas veprave më të mira që kanë bërë”. Nahl 96. Dhe ato do të jenë të dyfishuara: “Atyre do t’u jepet shpërblim i dyfishtë, për shkak të durimit që kanë treguar”. Kasas 54.  Madje ato do të jenë të dyfishuara pa llogari dhe Allahu do të jetë me ta, kurse lehtësimi dhe fitorja do të jenë të varur nga durimi i tyre.

O ti i sprovuar, Allahu nuk t’i ka marrë të mirat vetëm se për t’i shtuar ato, nuk të ka sjellë fatkeqësi vetëm se për t’i falur mëkatet dhe nuk të ka vënë në sprovë vetëm se për të bërë prej të zgjedhurve. Njeriu sprovohet me begati dhe begatohet me fatkeqësi, për këtë arsye nëse Allahu prej urtësisë së Tij ta mbyll një rrugë prej rrugëve të Tij dije se me mëshirën e Tij ta hap një rrugë tjetër e cila është shumë më e dobishme për ty. Nëpërmjet fatkeqësive dhe belave njerëzve të mirë u ngritën pozitat dhe u shtohen shpërblimet.  Sad ibën Ebi Vekas, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, na përcjell se e kishte pyetur të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam, se cilët prej njerëzve më së shumti sprovohen dhe ai u përgjigj se: “Pejgamberët, pastaj njerëzit e mirë, pastaj ata të ngjashëm me ta dhe të ngjashëm me ta (ose njerëzit të cilët janë shembull në këtë.) Njeriu do të sprovohet sipas fesë se tij; nëse në fenë e tij ka fuqi do t’i shtohen sprovat, ndërsa, nëse është i butë në fe, do t’i zvogëlohen edhe sprovat. Kështu, besimtari do të sprovohet pandërprerë deri sa të ec nëpër tokë i pastër nga gjynahet”.

 

Rruga e sprovave është vendkalim i rëndë. Ademi, alejhi selam, në të u lodh e u mundua, Ibrahimi, alejhi selam, u hodh në zjarr, kurse të birin e tij Ismailin e shtriu që ta ther për kurban, Junusin, alejhi selam, e gëlltiti peshku, Ejubin, alejhi selam, e goditi sëmundja e varfëria, Jusufi,alejhi selam, u shit për pak të holla, u hodh në bunar e pastaj u mbyll edhe në burg padrejtësisht, Muhamedi, alejhi salatu ue selam, u sprovua me sprova të ndryshme dhe mos harro se edhe ti je duke ecur në këtë rrugë, rrugën e belave dhe sprovave. Disa prej dijetarëve thonë se: “Allahu atë që e ka krijuar për në xhenet i vijnë fatkeqësitë vazhdimisht”.

Sprova më e madhe dhe më e rëndë është ajo në fe, kurse sprovat e tjera janë mëshirë dhe falje mëkatesh, nëpërmjet tyre ngritën gradat dhe pastrohen gjynahet. Mos u mërzit për atë që të kaloi prej dynjasë për arsye se ajo do të zëvendësohet madje edhe me më mirë. Preokupohu me atë që të bën dobi dhe dije se po mos të kishte qenë sprova nuk do t’ia dije vlerën rehatisë e sigurisë, shëndetit e mirësisë. Asnjëherë mos u zemëro me caktimin e Allahut dhe mos thuaj se pse unë sprovohen e tjetri nuk sprovohet për shkak se Allahu i zgjedh për t’i sprovuar ata që i donë dhe ata që prej mëkateve dëshiron t’i pastron. Mos i humb shpresat në Allahun dhe dije se brenga e fundit është fillimi i lehtësimit dhe se pas çdo vështirësie vinë dy lehtësime.

Jakupi, alejhi selam, kur e humbi Jusufin dhe kjo zgjati një periudhë të gjatë nuk u dëshpërua aspak se do të i vijë lehtësimi e shpëtimi dhe më vonë kur e humbi edhe birin e tjetër nuk i humbi shpresat në Allahun por tha shpresoj se Allahu do të m’i kthejë të gjitha, sepse Ai, në të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë. Nëse belat shtohen e sprovat rëndohen e ditët vështirësohen dhe ty të gjitha rrugëdaljet të mbyllen, prite natën kur të terrohet dhe njerëzit të flenë dhe ngriti duart e tua kah qielli me frikërespekt dhe shpresë e bindje dhe lutju Fisnikut e Bujarit që brengat t’i largon, problemet t’i lehtëson dhe nëse bindja është e fortë dhe zemra është prezentë në dua atëherë thirrja nuk do të refuzohet prej të madhit Allah: “A ka më të mirë se Ai që i vjen në ndihmë nevojtarit të këputur, kur i lutet Atij, që jua largon të keqen”. Neml 62.

Mbështetu në Allahun  që ka mundësi të bën çka të donë dhe drejtoju Atij me zemër të frikësuar që t’i hap të gjitha dyert. Fudajl ibën Ijadi,Allahu e mëshiroftë, thotë: “Nëse je i dëshpëruar prej krijesave dhe nuk do prej tyre asgjë drejtoju Allahut se Ai do të jep çdo gjë”.  Ibrahimi,alejhi selam, i la Haxheren dhe Ismailin në Meke të vetëm pa ujë pa ushqim dhe Mekja në atë kohë ishte e thatë pa burime uji dhe ushqime dhe e urdhëroi familjen e tij ta falin namazin dhe ta japin zeqatin dhe Allahu i furnizoi me ujë dhe ushqim dhe Ismailin e bëri një prej të zgjedhurve të Tij. Junusin, alejhi selam, nuk e harroi kur e thirri nga errësira e barkut të peshkut i penduar dhe tha: “S’ka të adhuruar tjetër, përveç Teje! Qofsh i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar!Enbija 87. Dijetarët thonë se nuk e thotë këtë lutje ndonjë prej të sprovuarve vetëm se Allahu ia largon belat dhe sprovën e tij. Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë është  vërtetuar se ai që e thotë lutjen e Ejubit, alejhi selam: “Mua më ka goditur fatkeqësia e Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!” Enbija 83, shtatë herë, Allahu ia largon fatkeqësinë e tij.

Lidhe shpresën tënde për Allahun drejtoju Atij dhe kërko prej Tij falje e shpëtim, largoju prej lutjeve të njerëzve dhe lutju Krijuesit të njerëzve. Tento që lutjet e tua t’i drejtosh në kohët kur pranohen duatë si në sexhde, pjesën e tretë të natës, mes ezanit e ikametit dhe mos u dëshpëro prej mëshirës së Allahut edhe nëse zgjat belaja se lehtësimi është shumë afër. Adhuroje Allahun me lutje e me durim dhe kërko prej Atij që i hap të gjitha dyert dhe është Fisnik dhe nëse Allahu vendos që të të godasë ndonjë e keqe, askush nuk mund të ta largojë atë, përveç Tij dhe dije se Ai është Vepruesi i gjithçkaje që dëshiron. Zekerija, alejhi selam, kur e arriti pleqërinë e thellë iu dhurua Jahja, i cili u bë Pejgamber i Allahut dhe i dalluari i njerëzve. Ibrahimi, alejhi selam, u përgëzua në pleqëri me fëmi dhe gruaja e tij tha se si do të lindi unë kur jam sterile dhe jemi pleq, por Allahu vepron atë çka dëshiron.

Nëse risku të pakësohet shpeshtoje pendimin dhe istigfarin, se mëkatet janë shkak i dënimeve. Nëse e sheh se duatë e tua nuk pranohen ndoshta nuk ke qenë i sinqertë në pendim tënd, për këtë arsye përmisoje atë dhe drejtohu me dua se nuk ka bujar më të madh dhe më dorëdhënës se sa Allahu, azze ue xhel. Shpeshtoje dhënien e lëmoshës për arsye se lëmosha e largon dhe të mbron prej belasë. Nëse sprovat të largohen dhe belat të pakësohen shpeshtoje falënderimin ndaj Allahut dhe dije se mos falënderimi në kohën e rehatisë dhe sigurisë është prej sprovave më të mëdha.

Koha nuk mbetet gjithmonë e njëjtë dhe i lumtur është ai që pajiset me devotshmëri. Nëse pasurohet ajo e zbukuron, nëse varfërohet ajo i mjafton dhe nëse sprovohet ajo e dekoron, për këtë arsye pajisu me devotshmëri në çdo gjendje dhe dije se për shkak të saj në vështirësi nuk sheh vetëm se lehtësim, në sëmundje nuk sheh vetëm se shërim dhe në varfëri nuk sheh vetëm se pasurim. Çdo gjë që të godet vjen prej Allahut dhe e jotja mbetet që të pajtohesh me të, të jesh i kënaqur me caktimin Allahut dhe t’i mbështetesh Atij: “Thuaj: “Do të na godasë vetëm ajo që na ka caktuar Allahu; Ai është Mbrojtësi ynë dhe vetëm tek Allahu le të mbështeten besimtarët!”. Teube 51.

Shurejhi, Allahu e mëshiroftë, thonte: “Nuk është sprovuar robi me ndonjë sprovë dhe vetëm se prej saj i ka fituar tri begati: Ajo nuk ka qenë në fenë e tij, nuk ka qenë më e madhe se sprova e mëhershme dhe se ajo është dashtë patjetër të ndodhë dhe se ajo edhe më herët ka qenë”.

E lus Allahun e Madhërishëm që brengat t’i largon, problemet t’i lehtëson, sprovat t’i zëvendëson me diçka më të mirë dhe nëpërmjet saj gradat t’i lartëson në dynja dhe ahiret.

nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 3435

Hutbeja e parë

Lavd falënderimi i takon vetëm Allahut i cili e bëri Kuranin udhëzimin për njerëzimin. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë vetëm se Allahut, azze ue xhel, që është Një, Njohësi i së dukshmes dhe i së padukshmes, Ai është i Gjithëmëshirshmi, Mëshirëploti. Ai është Allahu, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër (të denjë për adhurim). Ai është Sunduesi, i Shenjti (i pastër nga çdo e metë) Paqedhënësi, Dhënësi i sigurisë, Mbikëqyrësi mbi gjithçka, i Plotfuqishmi, Imponuesi, Madhështori. Qoftë i lartësuar Allahu mbi gjithçka që ia shoqërojnë Atij (në adhurim). Ai është Allahu, Krijuesi, Zanafillësi, Ai që çdo gjëje i jep trajtë. Atij i përkasin emrat më të bukur; Atë e përlëvdon gjithçka që ndodhet në qiej dhe në Tokë, Ai është i Plotfuqishmi dhe i Urti. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju vëllezër besimtarë,

Allahu i krijoi krijesat për ta adhuruar, ua qartësoi rrugën e drejtë dhe atë të gabuarën, ia bëri kusht njeriut nënshtrimin që ta fiton lumturinë kurse për atë që rebelohet ndaj dhurimit të Tij i përgatiti dënim të rëndë. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Lajmëroji robërit e Mi (o Muhamed)se, vërtet, Unë jam Falësi i madh, Mëshirëploti, dhe se dënimi Im është vërtet dënimi i dhembshëm”. Hixhr 49-50.

Allahu është i plotfuqishëm dhe nëse e zbret dënimin e Tij nuk ka kush që e kthen prapë. Për këtë arsye i paralajmëroi krijesat prej Tij, zemërimit të Tij, dënimit të Tij dhe tha: “Allahu ju paralajmëron që t’i ruheni Vetes së Tij”. Ali Imran 28.

Dënimet hyjnore janë ligj prej ligjeve të Allahut që nuk ndërrohen e zëvendësohen dhe për këtë Allahu thotë: “Para jush kanë kaluar shumë shembuj (popujsh nga ndjekësit e profetëve që iu ndodhi ajo që po ju ndodh edhe ju). Prandaj udhëtoni nëpër botë dhe shihni si ishte fundi i atyre që i përgënjeshtruan profetët. Ali Imran 137.

Popujt e mëhershëm u dënonin duke u çrrënjosur tërësisht siç ishte shembulli i popullit të Nuhit, Adit dhe Themudit. Allahu, azze ue xhel, thotë:“Kështu humbi gjurma e atij populli keqbërës. Lavdërimi qoftë i Allahut, Zotit të gjithësisë”. Enam 45.

Kur u dërgua Musai, alejhi selam, Allahu prej mëshirës së Tij e ngriti dënimin e shkatërrimit të popullit në tërësi dhe për këtë tha: “Pasi i shkatërruam breznitë e mëparshme, Ne i dhamë Musait Librin”. Kasas 43.

Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Para se të zbresë Teurati Allahu i shkatërronte ata që i përgënjeshtronin Pejgamberët me dënim të rëndë e të shpejtë duke i çrrënjosur tërësisht”.

Ndëshkimi i çdo populli ndryshon sipas gradës së mëkateve që i vepron ai popull dhe ndëshkimin e parë që e zbriti Allahu në tokë ishte përmbytja. Allahu, azze ue xhel, për popullin e Nuhit thotë: “Për shkak të gjynaheve të tyre, ata u përmbytën”. Nuh 25. Poashtu e dënoi Faraonin dhe ushtarët e tij me të njëjtin dënim: “Kështu, Ne u hakmorëm dhe i fundosëm në det”. Earaf 136. Mbretërinë e Sebe’esë e shkatërroi me ujë: “Por ata nuk ua vunë veshin (fjalëve Tona), prandaj Ne lëshuam mbi ta ujërat e digës”. Sebe’e 16. Kurse atyre që u siguruan se nuk do t’i kaplon ndëshkimi u tha: “Apo jeni të sigurt, që Ai nuk do t’ju kthejë ju përsëri (në det) e, që nuk do t’ju dërgojë furtunë e t’ju fundosë për shkak të mosbesimit tuaj”. Isra 69.

Populli i Adit u shkatërrua me furtunë të rreptë: “Kurse fisi Ad u shkatërrua nga një furtunë shungulluese të rreptë”. Haka 6. Pejgamberi, alejhi salatu ue selem, kur shihte se afrohen retë apo afroheshte furtunë frikohej, saqë Aisha, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, i tha:”O i Dërguar i Allahut, njerëzit kur shohin retë gëzohen, nga shpresa se sjell shiun, kurse të shoh ty se e urren këtë gjë? Tha:

“Kush më garanton se nuk ka në te dënim. Disa popuj janë dënuar me erë, kurse të tjerët e kanë parë dënimin dhe kanë thënë: Kjo re do të na sjellë shi!”. Ehkaf 24.

Populli i  Salihut  u shkatërrua nga një ulërimë e tmerrshme e cila ua shkatërroi zemrat: “Ne dërguam mbi ta një ulurimë të vetme e ata u bënë si sana e copëtuar në pleme”. Kamer 31.

Allahu iu kërcënua jobesimtarëve mekas se do t’i ndëshkon po me të njëjtin dënim: “Kurse këta (mekasit) presin vetëm një britmë (fryrjen e parë të bririt) që nuk do të pushojë”. Sad 15.

Kur populli i Lutit e bënë femohues dhe vepruan mëkate të mëdha shkatërruese , Allahu, azze ue xhel, dërgoi mbi ta gurë dhe ua përmbysi shtëpitë: “Kur erdhi urdhri Ynë, Ne e përmbysëm çdo gjë, – ato që ishin lart, i kthyem poshtë dhe mbi ata lëshuam gurë nga balta e pjekur, duke rënë vazhdimisht, si shiu”. Hud 82.

Pronarët e elefantit u nisën ta shkatërrojnë Qabenë dhe gurin në të por atyre u zbritën gurë prej qielli: “Duke dërguar kundër atyre tufa zogjsh, të cilët i gjuajtën me gurë prej baltës së pjekur”. Fil 3-4.

Karuni u paraqit kryelartë e i vrazhdët, i bënte padrejtësi njerëzve dhe në fund u nënçmua duke e gëlltitur toka: “Ne bëmë që Karunin dhe shtëpinë e tij t’i gëlltiste toka”. Kasas 81.

Me këtë ndëshkim ua tërhoqi vërejtjen edhe mëkatarëve dhe tha: “A janë të sigurt ata që bëjnë plane djallëzore se Allahu nuk do t’i fusë në tokë”. Nahl 45, ndërsa Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, thotë: “Derisa një njeri ecte me gunë, i mahnitur prej vetvetes dhe pamjes së tij, shembet toka dhe ai fundoset në të deri në Ditën e Kiametit”.

Kush nuk është mirënjohës për begatin e sigurisë dhe rehatisë, i rrëmbehen atij: “Allahu e ka bërë shembull qytetin (e Mekës), i cili ishte i sigurt dhe i qetë. Atij i arrinin ushqime të bollshme nga të gjitha anët, por pastaj banorët e tij i mohuan dhuntitë e Allahut dhe Ai i bëri të shijojnë urinë dhe frikën, si ndëshkim për atë që bënë”. Nahl 112.

Bijtë e Israilit u ndëshkuan me sundim të armikut mbi ta deri Ditën e Kiametit: “Pastaj Zoti yt shpalli se do t’u dërgonte atyre të tjerë që do t’i mundonin, në mënyrën më të keqe, deri në Ditën e Kiametit”. Earaf 167, dhe i goditi nënçmimi dhe përbuzja për arsye të mëkateve që i vepruan: “Kudo që gjenden, ata janë të kapluar nga poshtërimi”. Ali Imran 112.

Allahu disa prej popujve i ndëshkoi duke ua deformuar e ndryshuar pamjen e tyre njerëzore. Pronarët e Sabatit (Sabati është dita e shtunë, gjatë së cilës Allahu ua ndaloi hebrenjve të peshkonin, si sprovë dhe ndëshkim për gjynahet e tyre) ia lejuan vetes atë që ua ndaloi Allahu dhe u shëndrruan në majmunë: “Sigurisht që ju keni dëgjuar për ata prej jush që shkelën Sabatin dhe të cilëve Ne u thamë: “Bëhuni majmunë të përçmuar e të urryer!”. Bekare 65.

Dhe poashtu bijtë e Israilit i deformoi dhe i shëndrroi në majmunë dhe derra: “Ata që Allahu i ka mallkuar dhe me të cilët është zemëruar, duke i shndërruar në majmunë dhe derra”. Maide 60.

Edhe ky Umet nuk do të shpëton pa u kapluar prej të njëjtëve ndëshkime. Pejgamberi, alejhi salatu ue selem, thotë: “Do të ketë prej Umetit tim disa njerëz, të cilët do ta bëjnë të lejuar kurvërinë, mëndafshin, alkoolin dhe veglat muzikore. Disa njerëz do të vendosen në qafën e një mali të lartë dhe tufat e tyre të bagëtive ua sjell bariu në mesditë. Një i varfër shkon dhe u kërkon atyre ndonjë nevojë, ndërsa ata i thonë: Eja nesër. Por Allahu i befason ata me dënim dhe e sheshon malin, ndërsa disa të tjerë i shndërron në majmunë e derra, deri në Ditën e Kiametit”.

Allahu dërgoi mbi bijtë e Israilit ciklonin, karkalecat, morrat, bretkosat dhe gjakun, futi urrejtjen dhe armiqësinë mes tyre dhe zemrat e tyre asnjëherë nuk do të jenë të bashkuara. Allahu, azze ue xhel, thotë. “Ne kemi futur ndërmjet tyre armiqësi dhe urrejtje deri në Ditën e Kiametit”. Maide 64.

Murtaja poashtu është prej ndëshkimeve të Allahut. Pejgamberi, alejhi salatu ue selem, thotë: “Murtaja është fatkeqësi e dërguar si dënim i Zotit për bijtë e Israilit dhe për ata që ishin para jush”.

I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, kur në fillim të thirrjes së tij nuk gjeti përkrahje prej Kurejshëve të cilët e ofendonin dhe torturonin iu drejtua Allahut me lutje kundër tyre dhe tha: “O Zot, jepi Kurejshëve vite te etjes e thatësisë, sikur vitet e Jusufit!” Ata i kaploi thatësia derisa u detyruan të hanë lëkura, cofëtina dhe kafshë të ngordhura”.

Allahu njëherë ia dërgoi të Dërguarit të Tij, alejhi salatu ue selam, melekun e maleve dhe i tha: “Nëse do, unë i bashkoj të dy malet (e luginës) dhe ua hedh atyre përsipër”.

I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, dhe  Ebu Bekri kur ishin rrugës për në Medine i mbërrini Suraka ibën Malik dhe dëshiroi t’i lajmëron Kurejshit e ta merr shpërblimin e premtuar, mirëpo kur pa Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, u lut dhe tha: “O Allah, na largo Surakan”, e këmbët e para të kalit të tij filluan t’i fundoseshin në dhe.

Një njeri e refuzoi urdhrin e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, dhe iu paralizua dora për shkak se refuzoi të han me dorën e djathtë. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, i tha ushqehu me dorën e djathtë! Ai ia ktheu: nuk mundem. Pejgamberi alejhi salatu ue selam, i tha: “Mos pash mundësi më asnjëherë. Atë nuk e pengoi të ushqehet me dorën e djathtë vetëm se mendjemadhësia.” Dhe nuk mundi më asnjëherë të afroj dorën e tij të goja e vet.

Hyri Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, tek një endacak i sëmurë që ta viziton dhe i tha: “Pastrim (prej mëkateve) me lejen e Allahut”.Endacaku ia ktheu i zemëruar prej caktimit të Allahut dhe i tha: “Çka the: Pastrim? Kjo nuk është pastrim por ethe zjarri që e djegin plakun dhe e dërgojnë në varr”. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ia ktheu: “Ashtu do të jetë si mendove”.

Me një transmetim tjetër: “Allahu ia mori shpirtin”. 

Një njeri e pranoi Islamin, e shkruante shpalljen e Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, pastaj e la fenë dhe Allahu ia mori shpirtin. Njerëzit e varrosën kurse dheu e nxori jashtë, përsëri e varrosën prapë dheu e nxori jashtë, e varrosën edhe herën e tretë dhe prapë dheu e nxori jashtë dhe njerëzit e lanë ashtu mbi dhe.

Kur e lexoi Kisra, mbreti i Persisë, letrën të cilin ia kishte pas dërguar Pejgamberi i Allahut, alejhi salatu ue selam, e mori dhe e grisi dhe për këtë Muhamedi, alejhi salatu ue selem, bëri dua dhe tha: “O Zot shkatërroja tërë mbretërinë”, dhe Allahu ia shkatërroi për një kohë të shkurtë tërë mbretërinë Kisras.

Kush e urren Pejgamberin, alejhi salatu ue selam, dhe e ofendon atë Allahu e bën fatprerë: “Sigurisht, ai që të urren ty, ai vetë është fatprerë”. Keuther 3.

Kush flet kundër sahabëve diçka keq Allahu do ta qorton dhe ndëshkon. Kadi Ebu Tajib, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Ishim prezent me një debat në xhaminë el Mensur ku një i ri papritmas tha: “Ebu Hurejrës nuk i pranohet hadithi”. Para se ta përfundon fjalimin e tij prej tavanit të xhamisë ra një gjarpër i madh dhe të gjithë të pranishmit u trembën . I riu filloi të ik kurse gjarpri i shkonte pas derisa i thanë disa prej të pranishmeve pendohu prej asaj çka e the. Tha pendohem sinqerisht prej asaj çka e thashë dhe gjarpri u largua prej tij dhe prej atij vendi”.

Ndodh që njeriu të ndëshkohet me ndërprerjen e furnizimit: “Ne ua ndaluam atyre disa ushqime të mira, të cilat ishin të lejuara për ta, për shkak të prapësive që bënë, për shkak se ata pengonin shumë njerëz nga udha e Allahut”. Nisa 160.

Ndëshkimi më i madh i dynjasë është ndëshkimi në fe. Kush pengon prej rrugës së Allahut, Allahu e largon prej Tij: “Kur ata u larguan (nga e vërteta), Allahu i largoi zemrat e tyre (nga rruga e drejtë)“. Saf 5. Kush e thyen marrëveshjen me Allahun dhe i përshkruan shok, ndëshkohet me ashpërsi në zemër: “Për shkak se ata e thyen besëlidhjen e tyre, Ne i mallkuam ata dhe ua bëmë zemrat të ashpra”.Maide 13. Kush e lut ndonjë zot tjetër përveç Allahut, i largohet prej zemrës së tij dashuria ndaj Allahut dhe i vendosët dashuria ndaj atij që e lut dhe e thërret: “Për shkak të mohimit, atyre u ishte rrënjosur në zemra dashuria (dhe adhurimi) për viçin”. Bekare 93.

Kush vendon hajmali dhe i mbështet asaj, Allahu e len atë dhe ai lihet në mbështetjen e hajmalisë. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Kush lidh diçka, lihet në mbështetjen e saj”.

Ndodh që njeriu të ndëshkohet në fenë e tij me shkatërrimin e veprave të tij. Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Një njeri tha: Pasha Allahun, All-llahu nuk do ta falë filanin! Në këtë Allahu i Lartësuar tha: “Kush është ai, që betohet se Unë nuk do ta fal filanin? Me të vërtetë Unë e fala atë, ndërsa i asgjësova veprat e tua!”.

O ju musliman, dënimet e Allahut janë të rrepta, ndëshkimet të shpejta, premtimet të vërteta, Atë nuk e pengon asgjë, e di çdo gjë dhe nuk i fshehët asgjë, kush bën vepra të mira shpërblehet, kush vepron vepra të këqija ndëshkohet dhe njeriu i mençur nuk i nënçmon mëkatet ndaj Allahut për arsye se nuk e din se cila do ta shkatërron.

Allahu, azze ue xhel, thotë: “Le të frikësohen ata që kundërshtojnë urdhrin e tij, që të mos i arrijë ndonjë sprovë ose që të mos i godasë një dënim i dhembshëm”. Nur 63.

Hutbeja e dytë

 

Falënderimi i takon vetëm Allahut për begatin e Imanit dhe Islamit dhe Kuranit. Falënderimi i takon vetëm Allahut që na mundësoi të pendohemi tek Ai. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju musliman, Allahu në Kuran na rrëfeu shumë tregime me qëllim që t’i meditojmë, t’i përsiasim dhe të marrim mësime prej tyre. Allahu prej urtësisë dhe drejtësisë së Tij ua paraqet njerëzve veprat e tyre në forma të ndryshme dhe pamje që përshtaten. Nganjëherë i paraqet me thatësi dhe skamje, nganjëherë i paraqet me pushtim prej armikut, nganjëherë i paraqet me sëmundje të përgjithshme, nganjëherë me brenga e pikëllime, e nganjëherë me zhdukjen e bereqetit prej qiellit e tokës duke e ndalë riskut. Kush pendohet e ngrit prej tij dënimin dhe kush i mbështetet Atij i mjafton.

Shkaktari kryesor i dënimeve dhe ndëshkimeve është vet robi i Allahut: “Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, është si pasojë e asaj që keni bërë vetë; por Ai fal shumë”. Shura 30.  

Nëse vonohet dënimi i Allahut ajo është për shkak  se ai do të vijë dalëngadalë ose i shtyhet afati: “Dalëngadalë Ne do t’i shpiem drejt shkatërrimit, pa e kuptuar”. Earaf 182.

Imam Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Vonimi i ndëshkimeve nuk do të thotë se njerëzit janë duke vepruar vepra të mira dhe se Allahu është kënaqur me veprat e tyre, por ligj i Allahut është që ta vonon dhe t’ia shtyn afatin ndëshkimit të mëkatarëve për një kohë”.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

NA NDIQNI NË