Arhiva DitoreOct 17, 2014

0 1316

Imam Dhehebiu, në veprën e tij madhështore, Sijer A’lam Nubela e ka shënuar këtë bisedë mes Aliut dhe Usamës, birit të Zejdit, Allahu, subhanehu ue te’ala, qoftë i kënaqur me ta. Bisedën e filloi Aliu, radijallahu anhu, i cili tha: Të konsideruam se je i yni o Usame, pse nuk na u bashkëngjite?  Usameja u përgjigj: O Ebu Hasen, po t’i vërsuleshe luanit do të bashkëngjitesha që ta mbysim bashkërisht ose të vdesim bashkërisht

, ndërsa çështja në të cilën je tani (lufta që ndodhi mes muslimanëve në kohën kur Aliu, radijallahu anhu, u zgjodh halife) aty nuk do të hyj asnjëherë.

Realiteti bashkëkohor, e ai i medies në veçanti,  në baza ditore shfaq situata të ndryshme në të cilat protagonistë kryesor janë disa mendimtarë, çdoherë gati të komentojnë, të japin mendim, të participojnë, të flasin gjerë e gjatë për çfarëdo çështje dhe lëmi….

Një gjendje e këtillë zgjon habi, ngase njeriu i mençur nuk është i detyruar që të merr pjesë në çdo tubim, të jetë pjesëmarrës në çdo çështje të ngritur në opinion.

Prej gjërave që i shohim, e që nuk dëshirojmë të ndodhin, janë edhe ashpërsia e debatit me kundërshtarin, në të cilin akuza është më e shpejtë se sa provat dhe analiza e çështjes. Ndoshta kualifikimi që e jep ndonjëri prej bashkëbiseduesve, për tjetrin, është më i rrezikshëm se sa vet çështja rreth të cilës debatohet.

Çdoherë kur gjykimit/mendimit, për ndonjë çështje, i bashkëngjitet dëshira për nënçmim të kundërshtarit dhe ngadhënjim/promovim personal, reaksioni janë fjalët e ashpra që si shpatë presin rrugën dhe pamundësojnë kthimin. Një porosi profetike thotë: Butësia e zbukuron çështjen në të cilën gjendet. Ja ku e kemi librin e Ibën Hazmit, i titulluar El Muhal-la nga i cili nuk kanë përfituar shumë njerëz për shkak të ashpërsisë së gjuhës dhe përbuzjes së kundërshtarit në mendime. Kemi situata kur disa të dijetarë të respektuar, nuk kanë qëllim të nënçmojnë kundërshtarin, por me dëshirën e flaktë që ta ndihmojnë të vërtetën dhe të pengojnë përhapjen e lajthitjes sillen ashpër dhe teprojnë kritikën ndaj kundërshtarit. Duhet të bëhet dallim mes kundërshtarin që dëshiron rrënimin e fesë dhe largimin e njerëzve prej saj dhe mes atij që ndjek mendimin e ndonjërit prej dijetarëve të mëhershëm, që ka nxituar të flasë para se ta pjek mendimit, që mendon se bën mirë. Të dytin i shpjegohet gabimi, drejtohet kah haku në çështjet e ndërlikuara që si ka kuptuar,  me butësi dhe sjellje shembullore. Qëllimi ynë duhet të jetë të përmirësojmë mendimin e tij jo të flasim për nderin e tij, të përmirësojmë qëndrimet e tij e jo të flasim për prejardhjen e tij, për famën e tij dhe për familjen e tij. Ai që me gjakftohtësi, arsye të shëndoshë dhe largpamësi e analizon historinë e muslimanëve do të bindet se prej shkaqeve më të mëdha të përçarjes është tejkalimi i kufijve në dashuri dhe urrejtje. Kështu Umeti që duhet  të jetë shembulli i bashkimit dhe bashkëpunimit u shndërrua në bashkësi simbolike të grupimeve, partive, klaneve…

Shumë prej ndodhive të së kaluarës do të tejkaloheshin më lehtë dhe me më pak pasoja po të ishim më vigjilent. S’ka nevojë për kërbaçin aty ku mjafton fjala, e as për shpatë aty ku mjafton kamxhiku. E vërteta është e qartë, shumica e njeh por pakica vepron sipas saj.

 Përktheu Talha Kurtishi

0 2052

Allahun e falënderoj, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të Dërguarin e Allahut. Gjendja e umetit na imponon që t’ju përkujtojmë me disa gjëra që u bëjnë dobi myslimanëve, me disa shkaqe fetare, që ndihmojnë në ndryshimin e situatës duke i larguar pasojat e këqija e musibeteve me të cilat ballafaqohen.

Këto faktorë fetarë mund të përdoren nga çdokush, për ta ndihmuar vetveten dhe umetin, derisa shumë faktorë tjerë material nuk janë në dispozicion të shumicës së myslimanëve. Namazi është prej shkaqeve më të dalluara fetare për lehtësimin e vështirësive dhe pengimin e sprovave.

Të dërguarit dhe të devotshmit ishin në dijeni të plotë për pozitën e lartë që e ka namazi në mesin e adhurimeve të tjera. Për këtë shkak në situatat e vështira të sprovave ata prehjen e tyre i gjenin në namaz. Suhejbi, radijallahu anhu, tregon: I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, pas faljes së namazit i pëshpëriste disa fjalë që nuk i kuptonim… prej atyre fjalëve ishte edhe këshilla: Ata (dmth. Pejgamberët) kërkonin prehje në namaz. (Ahmedi dhe Ibën Hibbani sipas vlerësimit të Albanit hadithi është i saktë dhe i plotëson kushtet e imamëve Buhariu dhe Muslimi)

Imam Ahmedi në Musnedin e tij e transmeton hadithin e Aliut, radijallahu anhu: Në natën e Bedrit gjithë ishim në gjumë përveç Pejgamberit, sal-allahu alejhi ue selem, i cili natën e kaloi, nën një dru, duke qarë dhe duke u falur. (Ahmedi, Ibën Hibbani dhe Ibën Huzejme sipas vlerësimit të Albanit transmetimi është i saktë)

Namazi dhe lutja janë përmendur edhe në çastet e ballafaqimit të dy taborëve. Ibën Mes’udi, radijallahu anhu, rrëfen: Në ditën e Bedrit i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, u falë dhe nuk kamë parë askënd të lutet aq shumë sa i dërguari i Allahut. Lutej duke thënë: O Allah ma jep atë që ma premtove.

Ummu Seleme, radijallahu anha, rrëfen: I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, u zgjua natën dhe tha: I lartësuar qoftë Allahu, sa sprova kanë zbritur sonte dhe sa thesare janë hapur. Zgjoni banoret e dhomave (që të falen), sepse shumë të veshura në dynja do të janë të zhveshura në ahiret. (Buhari)

Në një transmetim tjetër është përmendur qartë shtojca që të falen. Ibën Haxheri duke e komentuar hadithin thotë: Është i preferuar përshpejtimi me namaz, në momentin e frikës prej së keqes. Allahu, subhanehu ue te’ala thotë: “Kërkoni ndihmën e Allahut me durim e me namaz! Kjo është njëmend e vështirë, përveçse për të devotshmit.” (El Bekare, 45) Kur i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, preokupohej me ndonjë çështje prehje kërkonte me namaz dhe i urdhëronte, me namaz, ata që shihnin ëndërr të keqe. (Fet’hul Bari, 1/211)

Çështjen e namazit pas ëndrrës së keqe e ka përmendur qartë imam Muslimi në hadithin, që prej të Dërguarit të Allahut e përcjell Ebu Hurejre, radijallahu anhu, teksti i të cilish është: Nëse dikush prej juve sheh (në ëndërr) diçka që urren le të çohet dhe le të falet.

Abdullah ibën Nadri tregon, me ka treguar i ati se në kohën e Enesit, radijallahu anhu, kishte ndodh errësimi i qiellit. Njerëzit kishin shkuar te Enesi dhe e kanë pyetur: A ndodhte kjo në kohën e të Dërguarit të Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem? Tha: Allahu na ruajt, kur forcohej fryrja e erës  shpejtonim në xhami për tu fal, duke u frikuar se mos ka filluar kiameti. (Hakimi në Mustedrekun e tij)

Alkameja, Allahu e mëshiroftë thoshte: Kur të frikoheni nga ndonjë gjë që e shihni në horizontin e qiellit shpejtoni në namaz. (Ibën Ebi Shejbe në Musannef)

Ibën Abbasit, radijallahu anhuma, i erdhi lajmi për vdekjen e vëllait duke qenë në udhëtim. U ndal në skaj të udhës, zbriti dhe i fali dy regate dhe pastaj u kthye te deveja duke thënë: Kërkoni ndihmën e Allahut me durim e me namaz!

Namazi, duaja dhe gjithashtu leximi i Kuranit janë prej gjëra me të dobishme që ndihmojnë që njeriu të jetë stabil gjatë sprovave. Rezultati i këtyre adhurimeve është frika, kthimi tek Allahu dhe afrimi pranë Tij. Kështu njeriu e fiton mbrojtjen hyjnore që u është premtuar besimtarëve. Ky është edhe me adhurimet tjera si lëmosha, zekati, agjërimi, haxhillëku, umreja…

Nuk ka dështim më të madh se sa të angazhohet njeriu me diçka tjetër përveç adhurimit dhe e anashkalon kërkimin e ndihmës prej Allahut me namaz. Të dështuar janë edhe ata që kohë të gjatë kalojnë duke e përcjellë situatën e muslimanëve, pastaj fillojnë dhe kritikojnë ata që nuk ndihmojnë përmirësimin e gjendjes duke i akuzuar fillimisht dijetarët. Të tillët duke mos lëvizur aspak në drejtim të përmirësimit në njërën dorë e kanë telekomandën ndërsa në dorën tjetër filxhanin e kafesë, e gojën e kanë plotë mallkim!

Përktheu: Talha Kurtishi

0 28028

Allahu, azze ve xhel, thotë: “Unë u thashë: “Kërkoni falje Zotit tuaj, se Ai vërtet falë shumë; Ai ju lëshon nga qielli shi me bollëk, Ju shumon pasurinë dhe fëmijët, ju bën të keni kopshte dhe ju jep lumenj.” ( Nuh, 10-12)

Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ”Kush bën shumë istigfar, Allahu do t’i japë zgjidhje nga çdo preokupim, do t’i bëj rrugëdalje nga çdo ngushtësi dhe do ta furnizojë nga nuk e pret”. (Imam Ahmed, sahih)

Fjalët e istigfarit të cilat janë transmetuar nga Pejgamberi salallahu alejhi ue selem:

  1. (Estagfirullah)– i kërkoj falje Allahut.
  2. (Allahummegfirlii)– O Allahu im, më fal.
  3. (Rabbigfirlii, ve tub alejje inneke ente tev-vabu rrahim)– O Zoti im, më fal mua, më prano pendimin, ti je Ai që e pranon pendimin, i Mëshirshmi. (Ebu Davud dhe Ibën Maxhe, ndërsa shejh Albani e ka vërtetuar këtë transmetim)
  4. (Estagfirullahe el-ledhi la ilahe il-la Huve, el Hajju el Kajjumu ue etubu ilejhi) – Kërkoj falje te Allahu, pos të Cilit s’ka të adhuruar tjetër me të drejtë, i Gjalli, i Përjetshmi, Mbajtësi i gjithçkaje dhe tek Ai pendohem. (Ebu Davudi e ka transmetuar, ndërsa shejh Albani e ka bërë sahih)
  5. (SubhanAllahi ve bihamdihi, estegfirullahe ve etubu ilejhi) – I Madhëruar qoftë Allahu, te Ai pendohem. (Muslim)
  6. Zotëriu i istigfarit dhe mirësitë e tij:

Allahume ente Rabbi la Ilahe il-la ente halakteni ve ene ‎ّabduke ve ene ‎ّala ‎ّahdike ve vaّdike mestetaّtu eّudhu bike min sherri na sana‎ّtu eb`u leke bi niّmetike ‎ّaleje ve eb`u bi dhenbi fagfir li fe innehu la jagfirudh-dhunube il-la Ente.

O Allah, ti je Zoti im, nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje; Ti më ke krijuar dhe unë jam robi Yt, do të ‎qëndroj besnik ndaj marrëveshjes dhe premtimit Tënd, sa të kem mundësi; Kërkoj mbrojtjen Tënde nga e keqja ‎që kam vepruar, Unë jam mirënjohës ndaj dhuntive Tua, i pranoj mëkatet e mia, andaj më fal, ngase mëkatet ‎nuk i fal askush tjetër përveç Teje (Buhari)

                               Momentet dhe gjendjet kur pranohet istigfari

Pas mbarimit apo kryerjes së ndonjë adhurimi. Allahu azze ve xhel thotë:

Pastaj nisuni prej nga nisen edhe njerëzit tjerë dhe kërkoni falje nga Allahu. Allahu me siguri fal dhe është mëshirëplotë. (El Bekare, 199)

Istigfari në orët e vona të  natës, Allahu azze ve xhel e ka veçuar këtë kohë dhe e ka bekuar për robërit e tij të cilët i kërkojnë falje Atij, Allahu azze ve xhelë thotë:

Të durueshmit dhe të sinqertit, edhe të dëgjueshmit, edhe ata që japin lëmoshë, dhe të cilët kërkojnë falje në orët e vona të natës. (Ali Imran,17)

Në fund të ndonjë tubimi.

Ebu Hurejra radiallahu anhu transmeton se Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:“Kush prezanton në ndonjë tubim, në të cilin është folur dhe biseduar dhe thotë para se të ngritet nga ajo ndejë: “Subhaneke Allahumme ve bi hamdike, esh-hedu en la ilahe il-la ente, estagfiruke ve etubu ilejke.”

“I lartë qofsh o Allahu im, Ty të takon falënderimi. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Teje, kërkoj faljen Tënde dhe te Ti pendohem.” I falen mëkatet e bëra në atë tubim.” (Transmeton Tirmidhiu, ndërsa shejh Albani e ka vlerësuar si të saktë)

-Të kërkuarit falje Allahut për të vdekurit.

Pasi të mbaronin prej varrimit të vdekurit, Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, thoshte:

”Kërkoni falje Allahut për vëllanë tuaj, dhe përforcim, sepse tash ai pyetet. (Ebu Davud, shejh Albani e ka vërtetuar si të saktë)

NA NDIQNI NË