Arhiva DitoreOct 18, 2014

0 1182

Edukatorja e kopshtit, u kërkoi fëmijëve që për një javë të luajnë bashkërisht të njëjtën lojë. Kështu, ajo i kërkoi secilit prej tyre, të sjellin nga një qese me patate në kopsht. Për çdo njeri që urrenin në jetën e tyre, ata do të fusnin nga një kokërr patate në qese.

 Pra, secili do të mbante një qese me kokrra patatesh, sipas numrit të njerëzve që urrenin. Ditën e caktuar, çdo fëmijë erdhi në kopsht me qesen me patate, ku çdo patate përfaqësonte një person të urryer nga fëmijët. Disa fëmijë, kishin dy kokrra patate në qese, disa të tjerë tre, disa pesë e kështu me radhë.
Pastaj, mësuesja u tha se një ndër kushtet e lojës, ishte që qesen me patate ta mbanin me vete kudo që të shkonin për një javë dhe ashtu u bë. Me kalimin e ditëve, patatet sa nga vapa, sa nga fakti që ishin të izoluara në qese, filluan të kalben dhe lëshonin një erë të padurueshme. Sa më shumë patate të kishte një qese, aq më e rëndë dhe me erë të padurueshme bëhej ajo. Pasi kaloi një javë, fëmijët u gëzuan pa masë, pasi do të hiqnin qafe qeset me patatet e kalbura. Ditën kur loja përfundoi, mësuesja i pyeti se si ishin ndjerë teksa mbanin kudo që shkonin, atë qese me patate. Fëmijët filluan të rrëfejnë për peripecitë që kishin hequr, teksa mbanin kudo qesen me patate të kalbura dhe me erë të qelbur.
Pasi folën të gjithë, mësuesja u tregoi për moralin e kësaj loje. Ajo u tha:”Patatet që keni mbajtur në qese, janë të ngjashme me zemrat tona kur i mbushim me urrejtje, mllef dhe neveri për të tjerët. Kjo urrejtje do e ndotë zemrën tuaj të pastër dhe të shoqëron kudo që të shkosh. Nëse ju e kishit të pamundur ta mbanit një qese me patate të kalbura për një javë, çfarë mendoni me një zemër të mbushur plot urrejtje dhe neveri gjatë gjithë jetës?!”

NA NDIQNI NË