Arhiva DitoreOct 20, 2014

0 1697

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon Allahu s’ka kush e devijon dhe kë e largon nga rruga e vërtet Ai s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të vërtet vetëm se Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju musliman, ishit në muajin e mirësisë dhe begatisë, agjëronit ditën, u faleshit natën dhe u afroheshit kah Zoti i juaj me adhurime të ndryshme duke e shpresuar shpërblimin e Tij dhe duke kërkuar mbrojtje prej dënimit të Tij. Pastaj përfunduan këto ditë dhe e kaluat një periudhë të jetës së juaj e cila nuk do të kthehet më asnjëherë. Kështu janë ditët e jetës, periudha që do t’i kaloni ditë pas dite në rrugën e juaj për në ahiret. Ato e shkurtojnë jetën e juaj, u afrojnë kah exheli dhe ua ruajnë veprat të cilat i vepruat që të jepni llogari atë ditë kur të gjithë do të japin llogari: (Kini frikë) ditën, kur çdokush do ta gjejë përpara atë që ka punuar mirë dhe atë që ka punuar keq, duke dëshiruar që midis tij dhe së keqes së tij, të ketë largësi të madhe”. Ali Imran 30.

Muaji i Ramazanit ishte shans i juaj që t’i ktheheni pendimit dhe veprave të mira. Të edukoheni në veprimin e adhurimeve dhe largimin nga ndalesat dhe të bëheni të durueshëm dhe në fund të dilni fitimtar kundrejt epshit të juaj i cili është fort i prirë  për të keqe. Dijeni se ju nuk u ndatë nga ky muaj vetëm se i bëtë adhurimet gjëja më e dashur e zemrave tuaja dhe mëkatet gjëja më e urrejtur e shpirtrave tuaj. U edukuat me moral të lartë dhe u zgjuat prej shkujdesjes dhe e kuptuat vlerën e jetës dhe të adhurimeve.

Tani pasi që kaloi ky muaj mos iu ktheni mëkateve për arsye se Zoti i Ramazanit është edhe Zot i muajve të tjerë. Mos e shkatërroni atë që e ndërtuat me duart e juaja prej veprave të mira se prej shenjës së pranimit të veprës së mirë është pasimi i saj me të mirë. Kthimi në mëkate pas pendimit prej saj është krim dhe mëkat më i madh se sa para saj. Para jush e keni peshoren ku maten të mirat dhe të shëmtuarat e juaja: “Ata, që u rëndohet peshorja (e punëve të mira), janë të shpëtuar. Sa për ata që do të kenë peshore të lehta, mu ata do të jenë (njerëzit) që kanë humbur vetveten, duke qëndruar përherë në Xhehenem”. Muminun 102-103.

Edhe pse kaloi Ramazani para jush e keni një sezon i cili përsëritet çdo ditë dhe çdo natë. Ai është namazi të cilin Allahu ia detyroi robërve të Tij pesë herë në ditë, të qëndrojnë para Tij, t’i luten dhe të shpresojnë mëshirën e Tij. Prandaj përgjigjuni thirrjes së Allahut se ajo dhe besimi janë shkaqe për faljen e mëkateve dhe mbrojtje prej dënimit. E kush nuk i përgjigjet thirrjes së Allahut për të nuk ka siguri dhe mbrojtje dhe ai është në humbje të thellë.

Poashtu para jush e keni edhe një sezon që përsëritet çdo javë e ajo është namazi i xhumasë dhe me të Allahu, azze ue xhel,e veçoi këtë Umet. Në këtë ditë gjendet një orë nëse e takon një rob musliman duke u falur dhe kërkon prej Allahut diç, Allahu ia jep atë.

Poashtu para jush keni sezone të ndryshme ku në to ka adhurime të ndryshme ditën dhe natën. Depot e Allahut janë të plota. Ai është pasanik nuk ka nevojë për ne, por ne kemi nevojë për Atë dhe mëshirën e Tij në Ramazan dhe jashtë tij.

Si është gjendja e atyre që në këtë muaj i nënshtroheshin adhurimeve dhe pas kalimit të tij u ndërrua gjendja e tyre. U pyetën disa prej selefit për këtë lloj njerëzish dhe thanë: “Sa njerëz të shëmtuar janë këta, nuk e njohin Allahun vetëm se në Ramazan.”

Xhamitë në Ramazan ishin të mbushura me njerëz në pesë kohërat e namazit, ndërsa pas kalimit të tij gjurmët e tyre u zhdukën prej xhamive. Sikurse ata nuk kanë nevojë më për Allahun dhe se për ta obligimet u anuluan, ndërsa haramet u lejuan. Kërkoj mbrojtje tek Allahu prej devijimit pas udhëzimit, dhe prej kufrit pas imanit. Allahu, azze ue xhel, thotë: O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit dhe mos i çoni dëm veprat tuaja!. Muhamed 33.

Sikurse veprat e mira i shlyejnë të shëmtuarat  poashtu të shëmtuarat i humbin veprat e mira. Thuhet se mëkati pas pendimit është më i shëmtuar se sa shtatëdhjetë para saj. Përcillet se një prej selefit para vdekjes qante dhe kur u pyet për shkakun tha: “Qaj për ato natë që nuk fala namaz në to dhe për ato ditë që nuk munda të agjëroj në to”. Këtë besimtar e vriste ndërgjegjja para vdekjes se nuk mundi të fal namaz nafile natën dhe të agjëron agjërim vullnetar ditën dhe parashtrohet pyetja se vallë si duhet të jetë ndërgjegjja e atyre që nuk i kryejnë farzet për Allahun?

Këtë muaj duhet që ta përcjellim me kërkim të faljes dhe me shpresë dhe lutje për pranim të veprave. Selefi i luteshin Allahut gjashtë muaj që të arrijnë muajin e Ramazanit, e kur e arrinin vepronin vepra të mira,  pastaj luteshin gjashtë muaj që t’i pranojë Allahu veprat e tyre që i kanë bërë gjatë këtij muajit. Çdo kohë e tyre ishte Ramazan, ndërsa sot shumica e njerëzve Ramazanin e përcjellin duke bërë mëkate duke i lënë detyrimet dhe duke vepruar ndalesa.

Hutbeja e dytë

 

Falënderimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve dhe qiejve. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju robër të Allahut, Allahu, azze ue xhel, na urdhëroi që ta përfundojmë muajin e Ramazanit me tekbire dhe me falënderim ndaj Allahut për plotësim e begatisë: “Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë.” Bekare 185.

Ndërsa Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, na nxit që pasi ta kryejmë agjërimin e muajit Ramazan ta pasojmë atë me agjërim të gjashtë ditëve të muajit Sheual. Imam Muslimi, Allahu e mëshiroftë,  shënon në librin e tij një hadith prej Ebu Ejub el Ensarij, radijallahu anhu, i cili thotë se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush e agjëron muajin e Ramazanit e pastaj ia bashkon edhe gjashtë të Sheualit është sikurse të kishte agjëruar tërë vitin”.  

 

Në përsëritjen e agjërimit pas Ramazanit ka shumë dobi. Prej saj e kemi dobinë se agjërimi i këtyre gjashtë ditëve pas Ramazanit është si namazi nafile pas farzit, i plotëson mangësitë dhe të metat. Shumica e njerëzve në agjërimin e tyre obligativ kanë mangësi dhe me agjërim vullnetar plotësohen ato mangësi dhe të meta.

Prej dobive tjera është se përsëritja e agjërimit pas Ramazanit është shenjë e pranimit të agjërimit të muajit Ramazan. Allahu,azze ue xhel, kur ia pranon robit veprat e begaton pas saj me punë të mira, siç thonë disa se e mira shpërblehet me një të mirë pas saj. Ndërsa kush vepron një vepër të mirë e pastaj e pason me vepra të shëmtuara kjo është shenjë se ajo e mirë e tij është e refuzuar dhe nuk pranohet.

Prej dobive tjera është se agjërimi i muajit Ramazan i shlyen mëkatet e mëparshme dhe përsëritja e agjërimit pas Bajramit është falënderim për ato begati me të cilat e begatoi Allahu robin e Tij gjatë muajit Ramazan.

Prej begative poashtu është se përsëritja e agjërimit pas Bajramit aludon në dëshirën e robit që të agjëron dhe se ai nuk është lodhur dhe mërzitur prej agjërimit të Ramazanit.

Zëvendësimi i begative të Allahut me mëkate pas kalimit të muajit të Ramazanit është mohim i atyre begative. Kush pretendon që t’i kthehet mëkateve pas Ramazanit agjërimi i tij është i refuzuar dhe dera e mëshirës e mbyllur. Këto muaj dhe vite dhe ditë janë të caktuara dhe kalojnë shumë shpejtë, ndërsa Zoti i tyre është i Gjallë nuk vdes, Ai është gjithnjë prezent në çdo kohë dhe çdo vend me diturinë e Tij. Prandaj frikojuni Allahut dhe vazhdoni të veproni vepra të mira dhe të largoheni prej të shëmtuarës, se do të vjen një ditë kur do të dalin veprat në shesh: “Kush bën mirë, e bën për dobi të vet, e kush punon keq, punon në dëm të vet. Zoti yt nuk u bën padrejtësi robërve të Tij.” Fusilet 46.

Merita e Allahut mbi ju është e vazhdueshme dhe sezonet e faljes janë të një pas njëshme për atë të cilin Allahu e begatoi. Pasi që na kaloi ky muaj i mëshirës jemi në prag të  muajit  të Haxhit. Në Ramazan kush agjëroi dhe fali nafile u mëshirua nga ana e Allahut. Poashtu në Haxh kush e kryen Haxhin pa grindje dhe sharje kthehet në shtëpi i falur prej mëkateve si atë ditë kur e ka lindur nëna e tij.

Pra nuk kalon asnjë ditë prej jetës së muslimanit vetëm se në të ka mundësi që të vepron vepra të mira të cilat e afrojnë kah Allahu. Prandaj o ju musliman, falënderoni Allahun për këto begati dhe shfrytëzoni ato në nënshtrime ndaj Allahut dhe mos i humbni ato me mohim dhe shkujdesje.

 

SHEJH DR. SALIH EL FEUZAN                                               nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1527

Falënderimi i takon vetëm se Allahut i Cili na mundësoi që ta shijojmë ëmbëlsinë e Ramazanit dhe t’i afrohemi ditës së Bajramit. Atë e falënderoj dhe lavdëroj dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkoj. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin birin e Abdullahit dhe robin e Allahut.

O ju musliman, së pari e lus Allahun ashtu siç na mundësoi që ta arrijmë muajin e Ramazanit dhe na ndihmoi në agjërimin e tij, të na i pranon të gjitha adhurimet tona se Ai me të vërtetë është Bujar dhe Fisnik.

Prej çështjeve që e meritojnë t’i rikujtojmë gjatë përfundimit të këtij muaji të bekuar janë edhe dispozitat e namazit të Bajramit dhe ajo se çka duhet ta vepron një musliman ditën e Bajramit prej syneteve të Muhamedit, alejhi salatu ue selam.

– Muslimani duhet që ditën e Bajramit të kujdeset ta lanë tërë trupin dhe të parfumohet. Përcillet se ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, lahej para se të nisej për në namaz. Disa prej dijetarëve e pëlqejnë edhe shkurtimin e thonjve, shkurtimin e mustaqeve, etj, dhe poashtu e pëlqejnë që atë ditë të vishen rrobat më të bukura. Përcillet se ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i veshte rrobat më të bukura në të dy Bajramet.

Ibën el Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, në Bajram u veshte me rrobat më të bukura që i posedonte dhe e ka pasur një xhybe të veçantë, që e ka veshur në dy bajramet dhe në xhuma.

– Pëlqehet para se të dilet për në xhami ditën e Bajramit muslimani të ha hurma. Sasia e tyre në numër duhet të jetë tek, tri apo pesë apo shtatë.

Enesi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, tregon se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, asnjëherë nuk dilte për të falur namazin e Bajramit të Fitrit pa ngrënë pak hurma. Dhe shton në një tregim tjetër se ai, alejhi salatu ue selam, gjithnjë i hante ato në numër tek.

– Pëlqehet që muslimani të niset për në xhami nga njëra rrugë dhe të kthehet nga tjetra.

 Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, tregon se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, (pasi falte namazin) ditën e Bajramit kthehej nga një rrugë tjetër”.

– Prej synetit është që namazi i Bajramit të falet në “faltoren e Bajramit” (vend i posaçëm për faljen e Bajramit) e jo në xhami. Kjo ishte synet i njohur i të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, dhe gjithnjë e vepronte.

– Nuk ka argument se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka falur namaz vullnetar para apo pas namazit të Bajramit. Kjo vlen nëse falesh në faltoren e Bajramit, mirëpo nëse falesh në xhami duhet t’i falish dy rekate përshëndetje për xhaminë.

Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, tregon se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, e falin namazin e Bajramit dy rekate dhe nuk fali namaz tjetër para apo pas tij.

Ebu Katade, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë. “Nëse ndonjë nga ju hy në xhami mos të ulet pa i falur dy rekate”.

Pëlqehet që muslimani pasi të kthehet nga xhamia t’i fal dy rekate.

Ebu Seid el Hudrij, Allahu qoftë i kënaqur nga ai,thotë se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, nuk falte namaz tjetër para namazit të Bajramit, mirëpo kur u kthente në shtëpi i falte dy rekate.

– Nuk ligjësohet thirrja e ezanit për namazin e Bajramit.

Ibën Abasi dhe Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur nga ata,  tregojnë se nuk ka pasur ezan as për ditën (namazin) e Bajramit të Fitrit dhe as për ditën (namazin) e Bajramit të Kurbanit.

– Namazi i Bajramit duhet të falet para se të mbahet hutbeja.

Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai,  tregon: “Kam falur namazin e Bajramit me të Dërguarin e Allahut, alejhi salatu ue selam, me Ebu Bekrin, me Omerin dhe me Othmanin, Allahu qoftë i kënaqur nga ata,  dhe të gjithë këta e falnin namazin e Bajramit përpara se të mbanin hutben”.

– Pëlqehet që muslimani të bën tekbire (ta madhëron Allahun) prej perëndimit të diellit të natës së Bajramit dhe ka prej dijetarëve që e kanë bërë detyrim duke u argumentuar me fjalët e Allahut: “Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë”. Bekare 185.

Muslimani tekbiret i fillon prej atij momenti që del prej shtëpisë e deri kur vjen imami për ta falur namazin dhe në këtë janë unik katër imamët, Ebu Hanifja, Maliku, Shafiu dhe imam Ahmedi, Allahu i mëshiroftë.

Përcillet se ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, bënte tekbire deri sa shkonte te faltorja dhe ato i vazhdonte deri sa të vinte imami.

Përcillet se ibën Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thonte: “Allahu Ekber, Allahu Ekber, la ilahe il-lAllahu, uAllahu Ekber, Allahu Ekber, ue lil-lahi el hamd”.

Pëlqehet që ato të bëhen në xhami, rrugë dhe shtëpi.

– Pëlqehet që gratë të prezantojnë së bashku me burrat në faljen e namazit të Bajramit. Ka dijetarë që thonë se dalja e grave është e patjetërsueshme dhe argumentohen me hadithin e Umu Atijeh, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, e cila thotë se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, urdhëronte edhe gratë që të dalin dhe të falin namazin e Bajramit.

Ato që ishin me menstruacione i urdhëronte që të largohen nga faltorja dhe ta dëgjojnë hutben dhe këshillat dhe të prezantojnë në mirësinë e asaj dite.

– Pëlqehet që muslimanët t’ia urojnë njëri tjetrit Bajramin.

Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, e cek se sahabët ia uron njëri tjetrit Bajramin duke thënë: “Allahu na i pranoftë adhurimet tona dhe të juaja”.

  1. EMIN ABDULLAH SHAKAUI

nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1896

Argumenti historik: Studimet e dijetarëve të religjionit së bashku me studimet gjenealogjike, antropologjike dhe psikologjike, kanë vërtetuar se besimi më i vjetër është monoteizmi i pastër, gjurmët e të cilët janë gjetur që nga kohët e lashta e deri në kohën e re. Këtë e vërtetojnë edhe fetë me prejardhje qiellore, të cilat mësojnë se gjithësia ka një Krijues të Madh, besim ky i cili është skalitur në natyrshmërinë e krijesave.

Argumentet logjike mbi ekzistimin e Krijuesit: Ekzistojnë rregulla dhe të vërteta të pranuara te të gjithë njerëzit e mençur, ato janë:

  1. Afirmimi i një varianti përballë tjetrit, pa argument, është i kotë.
  2. vargëzimi të gjërave, është i kotë.
  3. Varshmërisë qarkore e krijesave, është e kotë.
  4. Ligji i kauzalitetit.

Këto rregulla të ndihmojnë që në mënyrë logjike të arrish deri te besimi në ekzistimin e

Krijuesit. Shkojmë me radhë:

Së pari: afirmimi i një varianti përballë tjetrit, pa argument: gjithësia ka tre mundësi:

  1. a) të jetë ekzistimi i saj i domosdoshëm b) absurd c) apo i mundshëm

Supozimi i parë është i kotë, sepse ajo do të thotë se gjithësia nuk zhduket, e kjo është

absurde. Ne, çdo ditë shohim si vdesin krijesa të ndryshme dhe si ngjallen. Pra gjinden apo zhduken. Nga kjo kuptojmë se nuk është absurde zhdukja e gjithësisë.

Supozimi i dytë është gjithashtu i kotë, sepse gjithësia është realitet që ekziston, sikur

ekzistimi i saj të ishte absurd nuk do të ekzistonte.

Pra nuk mbeti vetëm se supozimi i tretë: ekzistimi i gjithësisë është i mundshëm, që do të

thotë: lejohet të ekzistojë apo të mos ekzistojë në mënyrë të barabartë. Mirëpo, gjithësia

vërtetë ekziston dhe patjetër të ketë nga jashtë dikush i cili zgjedh njërën nga mundësitë e

përmendura: ekzistimin apo mosekzistimin. Nëse ndokush thotë: gjithësia e ka krijuar

vetveten. Themi: kjo domosdo kërkon saktësimin e njërit variant nga tjetri pa argument, sepse sikur ta kishte krijuar vetveten do të ishte ekzistimi i saj i domosdoshëm, mirëpo ne e kuptuam nga ajo që u tha më lartë se ekzistimi i gjithësisë është i mundshëm. Kjo na bënë të qartë se atë e ka krijuar ndonjë fuqi tjetër jashtë sajë, që dallon nga ajo në qenien dhe cilësitë e Tij.

Së dyti: vargëzimi i gjërave deri në pafundësi: mundësia që të ketë forcë tjetër pos Allahut që ka krijuar gjithësinë është e kotë, sepse kjo të shpien në vargëzim të supozimeve deri në pafundësi dhe logjika nuk mund të arrijë deri te ndonjë gjykim përfundimtar. Nëse ndonjëri thotë: këtë gjithësi mund ta kishte krijuar ndokush tjetër pos Allahut. I themi: e këtë krijues të paramenduar kush e krijoi? Nëse thotë: e ka krijuar ndonjë krijues tjetër. I themi: kjo të shpien në vargëzim ta paskajshëm, e kjo gjë është e kotë. Pra ky vargëzim patjetër të përfundojë te Qenia, ekzistimi i të cilës është i domosdoshëm, për të përfunduar pafundësia, e ky është Allahu.

Së treti: teoria e varshmërisë qarkore të krijesave: kjo do të thotë se çdo krijesë, ekzistimi i saj varet nga diçka tjetër, e kjo e dyta varet nga e para. Kjo është e kotë dhe e papranuar logjikisht. Shembulli për këtë është: nëse themi se ekzistimi i vesë varet nga ekzistimi i pulës, mirëpo po ashtu ekzistimi i pulës varet nga ekzistimi i vesë, nuk do të ekzistonte asnjëra për shkak absurditetit. Kjo është varshmëria qarkore. Nëse ndonjëri thotë: gjithësia është e krijuar dhe ka shkak dhe ky shkak është ndikimi i ndërsjellë i atomeve të asaj qenie, që ka vazhduar miliona vite derisa është formuar kjo gjithësi, pra natyra vetë e ka krijuar. I themi: cili është shkaku i parë në krijimin e atomeve të para me ndikim të ndërsjellë? Dhe cili është shkaku i vetë ndikimit të ndërsjellë? Nëse thotë: shkaku janë vetë atomet, që do të thotë se ato e kanë krijuar vetveten e pastaj kanë pasur ndikim të ndërsjellë derisa është krijuar gjithësia. I themi: kjo është e kotë e varshmërisë qarkore të krijesave, sepse ti e bërë një gjë shkak për ekzistimin e një tjetrës, dhe këtë të dytën shkak për ekzistimin e vetvetes, e cila kur ishte asgjë, ekzistimi i saj varej nga dalja e sajë prej asgjësë, kur del nga asgjëja bëhet shkak që nuk krijon vetveten.

Pastaj themi: ti the se gjithësia është e krijuar, nuk është e amshuar, si mund që e krijuara të jetë shkak për vetveten kur nuk ka ekzistuar më herët, asgjëja e pastër nuk mund të krijojë diçka si dhe është absurde që një gjë të jetë krijues dhe krijesë në të njëjtën kohë.

Së katërti: Ligji i kauzalitetit: sistemi dhe veçoritë e ndryshme të gjërave flasin për shkakun dhe urtësinë e ekzistimit të tyre. Nuk është e logjikshme që të gjendet ndonjë shkak apo urtësi vetvetiu, pa planifikues të tij. Nëse themi se Dielli gjendet rastësisht dhe nuk ka ndonjë urtësi në ekzistimin e tij dhe në detyrat që i kryen ai në gjithësi, nuk do të dyshonte askush në këtë kohë për çmendurinë e tij. Njëjtë sikur një shkencëtari të anatomisë t’i themi se truri, mëlçia, pankreasi e tjerë, ekzistojnë rastësisht dhe rastësisht i kryejnë detyrat e tyre. Nuk do të dyshonte ky shkencëtar për çmendurinë e kësaj fjala. Pasi që për këto gjëra të vogla, konsiderojmë se është e pamundur të ekzistojnë rastësisht, si mund të besojmë se tërë kjo gjithësi, me gjithë përsosurinë e saj ekziston rastësisht?! Dhe se harmonia e kësaj gjithësie nuk ka planifikues, rregullat dhe urtësitë e saj janë të paqëllimta? A është e logjikshme që kjo gjithësi e mrekulluar dhe në mënyrë precize e harmonizuar është gjetur kotë dhe se tërë ai precizitet është bërë rastësisht? Ai që beson këtë është si ai që beson atë i cili thotë: sikur t’i sjellim gjashtë majmunë para gjashtë kompjuterëve dhe t’i lëmë ashtu me miliona vite, nuk është larg mendjes që ndonjëri prej tyre të shkruan ndonjë poezi të mrekullueshme të Shekspirit! Mund t’i besoni këtij? S’ka dyshim se ky është më i mençur se majmunët, mirëpo për fat të keq mundësia e majmunëve për të shkruar një poezi si të Shekspirit nuk është më e madhe për te qenë vetë ai si Shekspiri. A nuk është ashtu?

Nuk ka dyshim se përveç asaj që përmendëm më lartë edhe natyra e pastër e njeriut argumenton ekzistimin e Zotit. Edhe pse ndokush mundohet ta fshehë këtë, përsëri në

momente të vështira del na pah ky besim. Po ashtu ka argumente edhe në gjithësi dhe në vetë njeriun për atë që logjikon. Për shembull vetëm nëse shfletojmë librin “Njëshmëria e Krijuesit” të Abdulmexhid Zendanit, do të shohim një sërë argumentesh. Në kohën tonë argumentet për ekzistimin e Zotit janë edhe më të qarta. Këtë e vërejmë nga deklaratat e ndryshme të shkencëtarëve të ndryshëm. Për më tepër mund të konsultoni librin “Mrekullia shkencore në Kur’an dhe Sunnet” të të njëjtit autor.

0 1521

Lavd-falënderimi i takon vetëm se Allahut, i Cili na mundësoi që ta shijojmë ëmbëlsinë e Ramazanit. Atë e falënderoj dhe lavdëroj dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkoj. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e agjëruesve dhe shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin birin e Abdullahit dhe robin e Allahut.

O ju musliman, një prej adhurimeve që ua detyroi Allahu muslimanëve në këtë muaj të bekuar është edhe nxjerrja e zeqatit të fitrave. Allahu këtë adhurim e ligjësoi për agjëruesin që të jetë pastrim i shpirtit nga mëkatet dhe të jetë pastrim i agjëruesit nga ajo që ia pakësoi sevapet e agjërimit si ofendimi, sharja, përgojimi, etj, dhe të jetë ndihmë për të varfrit dhe të mjerët. Nxjerrja e zeqatit të fitrave është paraqitje e begatisë së Allahut që ia dhuroi robit të Tij me përfundimin e muajit Ramazan dhe poashtu është edhe veprim i një vepre të mirë.

Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, e detyroi nxjerrjen e zeqatit të fitrave si pastrim të agjëruesit nga fjalët e këqija dhe të ndyra dhe si shpresë për të ngratin”.

Detyrohet zeqati i fitrave për çdo musliman rob ose të lirë, burrë ose grua, i cili posedon pasuri sa një sa’, e cila është shtesë e nevojave të tij dhe të familjes së tij për një ditë e natë.

Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, tregon se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selem, e bëri detyrim dhënien e një sa’ hurmash ose një sa’ elbi si sadaka fitri për çdo musliman: rob ose të lirë, burrë ose grua, i vogël ose i madh, si edhe urdhëroi që të jepet përpara se njerëzit të dalin për të falur namazin e Bajramit”.

Lejohet të nxirret edhe për fëmijën i cili ende është në barkun e nënës dhe kjo i pranohet si vepër vullnetare.

Ebu Seid el Hudrij, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, tregon: “Në kohën e të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, jepnim një sa’ ushqim si sadaka fitri të varfërve. Ushqimi ynë ishte ose elb, ose rrush i thatë, ose gjizë, ose hurma”.

Muslimanit i takon që ta nxjerr prej këtyre llojeve të lartpërmendura atë që është më e mira dhe më e dobishmja për të varfrit dhe të mjerit dhe mos ta nxjerr më të keqen. Allahu, azze ue xhel, thotë: “Nuk keni për ta arritur përkushtimin e vërtetë, derisa të ndani (lëmoshë) nga ajo (pasuri) që e doni. Çfarëdo që të ndani, Allahu e di mirë atë”. Ali Imran 92.

Disa prej dijetarëve si ibën Tejmije dhe ibën Kajimi, Allahu i mëshiroftë, e kanë lejuar që muslimani ta nxjerr zeqatin edhe prej llojeve tjera ushqimore që nuk janë cekur në hadithin e Ebu Seid el Hudrijut dhe ato përdoren si mjete ushqimore të një vendi, si orizi, fasulja, etj.

Sa’i i cekur në zeqatin e fitrave është masë e barabartë me katër grushta të një njeriu mesatar. Kjo është e barabarte përafërsisht me dy filxhanë apo kupa.

Nxjerrja e zeqatit të fitrave bëhet në dy kohë:

Koha e parë e cila njihet edhe si koha e detyrimit fillon me perëndimin e diellit të natës së Bajramit dhe koha e tij më e preferuar është mes namazit të sabahut dhe namazit të Bajramit.

Ibën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, tregon se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selem, urdhëroi që të jepet përpara se njerëzit të dalin për të falur namazin e Bajramit.

Koha e dytë e cila njihet edhe si koha e lejimit është nxjerrja e fitrave një apo dy ditë para ditës së Bajramit.

bën Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, ua shpërndante atyre që e pranonin një apo dy ditë para ditës së Bajramit.

Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, tregon se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Kush e jep para namazit është zekat i pranuar, ndërsa kush e jep pas namazit, ajo mbetet sadaka-lëmoshë e rëndomtë”.

Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë, thotë se nxjerrja e fitrave pas kohe është mëkat dhe se nuk bie detyrimi i tij me kalimin e kohës dhe nëse e vonon muslimani deri pas namazit të Bajramit ajo për të do të jetë kaza.

Ky zeqatë u shpërndahet të varfërve dhe të mjerëve dhe lejohet që një grup apo të gjithë anëtarët e familjes t’ia japin fitrat vetëm se njërit nga të varfrit dhe poashtu lejohet që zeqati i një njeriu t’i shpërndahet më shumë së një të varfëri apo të mjeri.

Nuk lejohet nxjerrja e fitrave në para, për arsye se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, porositi që fitrat të jepen në mjete ushqimore edhe pse vlera e atyre llojeve ushqimore që i ceki ishte prezentë në mesin e tyre. Nëse ishte nevoja që fitrat të jepen në të holla padyshim se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, do ta urdhëronte në të dhe poashtu nuk dihet se ndonjë prej shokëve të tij e ka dhënë zeqatin e fitrit në para.

Baza është që muslimani ta nxjerr zeqatin e fitrave për fukarat e atij vendi që ai është prezent ditën e Bajramit, mirëpo lejohet transferimi i fitrave edhe jashtë vendit nëse fukarat e atij vendi janë më nevojtar.

Lejohet që muslimani ta angazhon familjen e tij që ata t’i japin fitrat për të në vendlindjen e tyre duke qenë ai prezent në vend tjetër.

  1. EMIN ABDULLAH SHAKAUI

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 2316

Hutbeja e parë

Falënderimi i takon vetëm Allahut i cili i bëri disa periudha dhe vende të vlefshme dhe të dobishme për robërit e Tij. Atë e falënderoj për të gjitha të mirat që na i dhuroi.  Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të vërtet vetëm se Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju muslimanë, keni frikë Allahun dhe dijeni se jeni në prag të dhjetëshit të begatshëm të fundit të muajit të Ramazanit. Këto ditë Allahu, azze ue xhel, këto ditë veçoi me vlera dhe shpërblime të mëdha dhe mirësi të shumta.

Prej veçorive të këtyre ditëve është se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, në këto ditë ishte më bujar në adhurime se sa në ditët e tjera.

Imam Muslimi në Sahihin e tij shënon se Aisha, radijallahu anha, ka thënë: Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, ishte më bujar në adhurime në dhjetë ditët e fundit se sa në të tjerat.

Aisha, radijallahu anha, në një hadith tjetër na rrëfen se kur hynim në dhjetëshin e fundit Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, këto ditë, i shtonte punët e mira më shumë se në ditët e tjera”.

Poashtu thonte se: “Kur hynte dhjetëditëshi i fundit, Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, shtrëngonte izarin, falte namaz gjithë natën dhe për këtë zgjonte edhe pjesëtarët e familjes.”

Prej haditheve të lartpërmendura del në pah se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, në dhjetëshin e fundit iu përkushtonte adhurimeve dhe u largonte prej detyrimeve të tjera. Mejdani i adhurimeve të tij në këto ditë ishte i gjerë duke filluar prej namazit, leximit të Kuranit, pendimit, istigfarit, lëmoshës e të tjerave.

Prej veçorive të këtyre ditëve poashtu është edhe falja e namazit të natës dhe zgjatja e tij duke qëndruar më gjatë në ruku dhe sexhde. Është mirë që të zgjohet familja dhe fëmijët që të marrin pjesë së bashku me muslimanët në paraqitjen e këtij rituali dhe të marrin pjesë të gjithë në shpërblime dhe të edukohen në adhurime dhe në madhërimin e këtyre ceremonive fetare. Këtë çështje e neglizhojnë shumica e muslimanëve. I lejojnë që fëmijët e tyre të lozin nëpër rrugë dhe të edukohen prej rrugaçëve dhe nuk i marrin me vete në xhami. Rrinë deri natën vonë duke bërë muhabet dhe kur vjen koha për të falur namaz nate, flenë, duke u shpëtuar në këtë formë një sevap mjaft i madh, të cilin nuk mund ta gjejnë më gjatë atij viti. Nuk ka dyshim se ata i vë në lojë shejtani, i cili është betuar të largojë njerëzit nga bindja e Allahut. Allahu, azze ue xhel, i thotë shejtanit: “Sepse, ti ndaj robërve të Mi (të sinqertë) nuk ke kurrfarë force (as fizike e as mendore), përveç atyre të humburve që të vijnë nga pas”. Hixhr 42.

Disa thonë se namazi i natës është namaz vullnetar dhe mua më mjafton që të kujdesem vetëm se për farzin. Atyre u përgjigjemi se kujdesi jot për faljen e farzit është i mirëpritur dhe i kërkuar dhe ne e dimë se vetëm për atë do të japim llogari, mirëpo prej nga e di ti se namazet të cilat i fal i ke të plota apo të pranuara. Ne kemi nevojë për namaze vullnetare që t’i plotësojnë mangësitë e namazeve detyruese Ditën e Kiametit.

Ebu Hurejra, radijallahu anhu, thotë: “E kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lAllahu alejhi ue selem, duke thënë: “Gjëja e parë për të cilin do të jap llogari njeriu në Ditën e Gjykimit është namazi, andaj nëse namazin e ka në rregull, ka shpëtuar, e nëse namazin nuk e ka në rregull është shkatërruar. Nëse namazi i tij i është i mangët (jo i plotë), Allahu do të thotë:”Shikoni se mos ka robi im nafile, e plotësoni me nafile atë që e ka lënë mangu me farze. E pastaj do të jap llogari për veprat tjera”.

Allahu, azze ue xhel, çdo adhurimit detyrues ia shtoi edhe atë vullnetar vetëm e vetëm t’i bën dobi robit të Tij. Namazin e bëri detyrues dhe ia shtoi atë vullnetar, agjërimin e bëri detyrues dhe ia shtoi atë vullnetar. Poashtu haxhin e bëri detyrues dhe ia shtoi atë vullnetar, dhe kështu me radhë. Edhe në rast se adhurimeve ua jep të gjitha të drejtat e tyre që i meritojnë, prapëseprapë je i urdhëruar ta pasosh Muhamedin, sal-lAllahu alejhi ue selem, ndërsa ai e falte namazin e natës vazhdimisht, e mos të pyesim për dhjetëshin e fundit.

Aisha, radijallahu anha, i tha një njeriut: “Mos e le namazin e natës, ngase i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selem, nuk e linte, e kur sëmurej ose bëhej dembel, falej ulur”.

O ju muslimanë,

Prej veçorive të këtyre ditëve është se në to kërkohet Nata e Kadrit për të cilën Allahu, azze ue xhel, thotë: “Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj”. Kadër 3.

Imam Nahaiju, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Vepra në këtë natë është më e mirë se vepra në një mijë muaj të tjera”.

Ndërsa një mijë muaj o ju robër të Allahut janë tetëdhjetë e tri vite e katër muaj. Vepra e vepruar në rast se përputhet në Natën e Kadrit është më e mirë se vepra që veprohet në tetëdhjetë e tri vite e katër muaj tjera.

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, thotë: “Ai që fal namazin e natës Natën e Kadrit me besim dhe shpresë për shpërblim (nga Allahu), i falen gjynahet që ka bërë”.

Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, e kërkonte këtë natë me shpresë se do të përfitonte të mira prej kësaj nate dhe ai është shembull për këtë umet. Është e pëlqyer që të kërkohet ajo natë gjatë dhjetë netëve të fundit të muajit. Pejgamberi, sal-Allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kërkojeni natën e Kadrit në dhjetë netët e fundit të Ramazanit”.

Është më e mundshme të jetë njëra prej netëve me numër tek duke u bazuar në hadithin e Aishes, e cila ka thënë se i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue selem,  ka thënë: “Kërkojeni natën e Kadrit në netët tek të dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit”.

Hutbeja e dytë

Falënderimi i takon vetëm Allahut për begatin e Imanit dhe Islamit dhe Kuranit. Falënderimi i takon vetëm Allahut që na mundësoi ta presim muajin e Ramazanit Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju agjërues,

Prej veçorive të këtyre ditëve të begatshme është edhe Itikafi.

Itikaf do të thotë: “Të qëndrosh në xhami për t’u veçuar në adhurimin e Allahut”.

Itikafi është prej adhurimeve të bazuara në Kuran dhe në hadithe të sakta.

Aisha, radijallahu anha, transmeton se Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, bënte Itikaf në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit derisa ndërroi jetë. Më pas në xhami bënin Itikaf gratë e tij”.

Qëllimi i këtij adhurimi është që njeriu të qëndron në xhami që ta kërkon Natën e Kadrit dhe ta adhuron Allahun me namaz dhe lexim të Kuranit, me dhikër dhe dua dhe istigfar dhe nuk duhet të dal prej xhamisë vetëm se atëherë kur është e nevojshme.

Ngjallja e këtij adhurimi i cili është lënë pas dore në këtë kohë është më e mirë se Umreja. Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, në këtë muaj nuk e ka bërë Umren, ndërsa Itikafin nuk e linte derisa e takoi Zotin e tij. I shohim njerëzit garojnë mes veti në bërjen e Umres, ndërsa Itikafi është më me vlerë.

Kush nuk mundet të hyn në Itikaf le të kujdeset për adhurimet e tjera detyruese dhe vullnetare, si shkuarja në xhami më herët dhe ndeja në të për lexim të Kuranit dhe dhikër dhe adhurim: “Çfarëdo mirësie që bëni për shpirtin tuaj, me siguri që do ta gjeni tek Allahu. Ajo do të jetë më e mirë dhe më e shpërblyer”. Muzemil 20.

 

O ju muslimanë, Allahu, azze ue xhel, thotë: “Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit. E kush mund të ta shpjegojë ty se ç’është nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e mirë se njëmijë muaj. Engjëjt dhe Shpirti (Xhibrili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë, me të gjitha vendimet. Paqe është ajo deri në lindjen e agimit.” Kadër 1-5.

SHEJH DR. SALIH EL FEUZAN

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1728

Falënderimi i takon vetëm se Allahut, i Cili na ligjësoi muajin e Ramazanit. Dëshmoj se nuk i takon adhurimi askujt me të vërtet vetëm se Allahut, azze ue xhel, që është Një dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mbi familjen dhe shokët e tij dhe mbi të gjithë ata të cilët i pasojnë ata me të mira, deri në Ditën e Gjykimit.

O ju musliman, frikojuni Allahut dhe falënderoni Atë. Dijeni se prej urtësisë së madhe të Tij është ta veçon kë të donë prej krijesave të Tij dhe ta dallon njërën krijesë nga tjetra. Disa nga njerëzit i bëri të dallohen nga të tjerët dhe disa vende i bëri të dallohen nga vendet tjera dhe poashtu disa periudha i bëri të dallohen nga periudhat tjera dhe Allahu prej tyre e veçoi dhe dalloi muajin e Ramazanit prej muajve tjerë dhe në Kuran tha: “Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja)“. Bekare 185.

 

I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, i qartësoi edhe më gjerësisht veçoritë e muajit Ramazan me një hadith të cilin na e përcjell Selman el Farisij, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe i cili thotë: “I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, na ligjëroi në ditët e fundit të muajit Shaban dhe tha: “O ju njerëz, po afrohet një muaj i madh dhe i bekuar. Në këtë muaj është një natë që është më e mirë se njëmijë muaj. Gjatë këtij muaji Allahu e ka bërë agjërimin të detyrueshëm dhe faljet gjatë natës të lavdërueshme. Ai që e kryen një punë të mirë vullnetare gjatë këtij muaji, është si të ketë kryer një punë të detyrueshme në çdo kohë tjetër. Ai që kryen një vepër të detyrueshme është si të ketë kryer 70 punë të detyrueshme në çdo kohë tjetër. Ky është muaji i durimit dhe shpërblimi i durimit është xheneti. Ky është muaji i barazisë dhe bujarisë dhe bamirësisë. Në këtë muaj furnizimi i besimtarit rritet. Kushdo që i jep ushqim një agjëruesi këtë muaj, kjo do të bëhet shkak që atij t’i falen mëkatet, do të shpëtojë nga zjarri dhe ai do ketë shpërblimin e tij pa i hequr personit që ushqehet asnjë pjesë të shpërblimit të tij”.

Njerëzit i thanë: “O i Dërguar i Allahut, nuk mundet çdokush prej nesh të ushqejë ndonjë agjërues”. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, u përgjigj: “Allahu e shpërblen atë që ushqen një agjërues me hurmë, ujë ose qumësht. Fillimi i këtij muaji është mëshirë, mesi falje kurse fundi shpëtim nga zjarri. Atë që jep nga pasuria e vet, Allahu e mëshiron dhe e shpëton nga zjarri. Shtoni në këtë muaj katër gjëra: me dy fitoni pëlqimin e Allahut kurse me dy tjera jeni të detyruar. Dy të parat janë: dëshmia se nuk i takon adhurimi askujt me të drejtë përveç se Allahut dhe kërkimi për faljen e mëkateve, kurse dy të fundit janë: kërkoni prej Allahut xhenetin dhe mbështetuni në mbrojtjen e Tij nga zjarri. Kush i jep ujë agjëruesit, Allahu i jep atij prej lumit tim dhe nuk ndien etje derisa të hyjë në xhenetin e Allahut”.

O ju robërit e Allahut, në këtë hadith janë të qartësuara gjerësisht veçoritë e muajit Ramazan dhe i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, e ka përshkruajtur këtë muaj si të madh dhe të bekuar. Këto dy cilësi i japin një veçori të posaçme muajit Ramazan kundruall muajve tjerë. Çdo çast i këtij muaji përshkruhet se është i madh dhe i bekuar. I bekuar në kohë, i bekuar në vepër dhe i bekuar në shpërblim. I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, lajmëroi se në të është një natë që është më e mirë se njëmijë muaj. Ajo natë është nata e Kadrit dhe muaji Ramazan veçohet me të për arsye se ajo natë nuk gjendet në muajt e tjerë. Ajo natë është më e mirë se çdo natë tjetër dhe në Kuran përshkruhet me cilësi të mëdha.

Ajo është nata kur zbriti Kurani: “Ne e kemi zbritur (Kuranin) në Natën e Kadrit”. Kadër 1. Ibën Abasi, Allahu e mëshiroftë, e cek se Kurani ka zbritur i kompletuar në qiellin e parë të dynjasë, i cili njihet me emrin Bejtul Iz’zeh, dhe kjo ka ndodhur natën e Kadrit. Ajo natë është nata e bekuar ashtu siç e përshkruan Allahu në Kuran: “Ne e zbritëm Kuranin në një natë të bekuar”.Duhan 3. Ajo është nata kur zbresin melekët me mirësi: “Melekët dhe Shpirti (Xhibrili), me lejen e Zotit të tyre, zbresin në këtë natë”. Kadër 4. Ajo është nata kur vendoset përcaktimi vjetor: “Në atë (natë të zbritjes së Kuranit) vendoset çdo punë e urtë”. Duhan 4. Ajo natë e tëra është paqe: “Paqe është ajo deri në lindjen e agimit”. Kadër 5. Ajo natë e madhe me begatitë dhe mirësitë e saj është një nga veçoritë e muajit Ramazan.

Prej veçorive tjera që i qartësoi Muhamedi, alejhi salatu ue selam, në këtë hadith është se gjatë këtij muaji Allahu e ka bërë agjërimin të detyrueshëm dhe faljet gjatë natës të lavdërueshme. Agjërimi gjatë ditës në këtë muaj është një prej shtyllave të Islamit dhe me përfshirjen e një prej shtyllave të Islamit gjatë këtij muaji ky muaj veçohet prej muajve tjetër. Poashtu veçohet edhe me faljen e teravive, i cili është një prej namazeve të lavdërueshme, dhe falja e tij nuk ligjësohet jashtë këtij muajit.

Prej veçorive tjera që i qartësoi Muhamedi, alejhi salatu ue selam, në këtë hadith është se shtohen sevapet në këtë muaj. Puna vullnetare në sevap është si sevapi i një pune të detyrueshme në çdo kohë tjetër dhe puna e detyrueshme në sevap është si të ketë kryer 70 punë të detyrueshme në çdo kohë tjetër. Nuk dihet se sevapet shtohen në një muaj tjetër si në muajin e Ramazanit dhe kjo veçori e bën këtë muaj të veçohet prej muajve tjerë.

Prej veçorive tjera të këtij muaji është se ky muaj është muaj i durimit. Muslimani bën durim nga largimi i epsheve dhe bën durim në vështirësitë e adhurimeve. Durimi është një nga nënshtrimet më të rënda për shpirtrat dhe për këtë arsye shpërblimi i tij është xheneti: “Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë”. Zumer 10.

Prej veçorive tjera të këtij muaji është se ky muaj është muaj i bujarisë. Bujaria e Allahut në këtë muaj shfaqet me faljen e robërve të Tij dhe lirimin e tyre prej zjarri të xhehenemit. Kurse bujaria mes robërve shfaqet me barazinë mes tyre, ushqimin e të varfërve, ushqimin e agjëruesve dhe me butësinë mes tyre.

Prej veçorive tjera të këtij muaji është se ky muaj është muaj i mëshirës mes njerëzve dhe muaj i zbritjes së mëshirës prej Mëshiruesit. Pasaniku e mëshiron të varfrin, i forti e mëshiron të dobëtin, sunduesi e mëshiron atë që është nën pushtetin e tij, kurse ata që mëshirojnë Allahu i mëshiron.

Poashtu prej veçorive të këtij muaji është shumëllojshmëria e mirësive në të. Fillimi i tij është mëshirë, mesi i tij është falje kurse fundi i tij lirim prej zjarri.

O ju robërit e Allahut, është e pamundur që një muaj t’i posedon këto cilësi dhe veçori dhe njeriu mos të gëzohet me ardhjen e tij. Për këtë arsye i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, e luste Allahun që t’ia mundëson ta arrin muajin Ramazan dhe kur hynte muaji Rexheb thonte: “O Zot, bekona në muajin Rexheb dhe Shaban dhe mundësona ta arrijmë muajin Ramazan”.Kurse të parët tanë e lusnin Allahun gjashtë muaj që t’ua mundëson që ta arrijnë muajin Ramazan, e pasi që e arrinin e lusnin edhe gjashtë të tjera që tua pranon muajin Ramazan. Shkaku i kësaj lutjeje ishin adhurimet e shumta dhe mirësitë e shumëllojshme që i jepte ky muaj.

Allahu, azze ue xhel, thotë: O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat. Agjërimi zgjat disa ditë, por, nëse ndonjëri prej jush është I sëmurë ose duke udhëtuar, le të agjërojë aq ditë sa i ka prishur në ditët e tjera pas. Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi. E, nëse ndonjëri jep më shumë se kaq, kjo është edhe më mirë për të. Por, agjërimi juaj është më i dobishëm, në qoftë se e dini. Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja). Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është I sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër(le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë. Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë. Bekare 183-185.

 

SHEJH DR. SALIH EL FEUZAN

nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 997

Lavdia i takon Allahut.

Salavatet dhe selamet qofshin mbi Muhamedin (lavdë­ri­mi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të).

Mysliman i nderuar!

O rob i Allahut!

Unë kam nderin që po të informojë për një gëzim të madh. 


Po afrohet gara madhore në nivel ndërkombëtarë që fillon me natën e parë të muajit ramazan dhe përfundon në natën e fundit po të këtij muaji! 

O biri i Islamit përgatitu.

O nipi i Imanit bëhu gati.

 

Është një garë e madhe, këtë garë e ka bërë publike Mbreti Sundues në Librin e Tij me fjalën:

سَابِقُوا إِلَى مَغْفِرَةٍ مِنْ رَبِّكُمْ وَجَنَّةٍ عَرْضُهَا كَعَرْضِ السَّمَاءِ وَالأَرْضِ أُعِدَّتْ لِلَّذِينَ آمَنُوا بِاللَّهِ وَرُسُلِهِ ذَلِكَ فَضْلُ اللَّهِ يُؤْتِيهِ مَنْ يَشَاءُ وَاللَّهُ ذُو الْفَضْلِ الْعَظِيمِ

“Prandaj rrekuni me njëri-tjetrin, duke kërkuar falje prej Zotit tuaj dhe një kopsht të gjerë sa qielli dhe Toka, që është e përgatitur për ata që i kanë besuar Allahut dhe të dërguarve të Tij. Ajo është mirësia e Allahut, që Ai ia jep kujt të dojë; e Allahu ka mirësi të pafund.” (Hadid, 21)

Shpërblimi i kësaj gare është “XHENETI”, një xhenet një kopsht të gjerë sa qiejt dhe Toka, që në të ka të mira të cilat i shijon shpirti, e kënaqet syri. Në të përjeton kënaqësi shpirtërore e trupore çka syri nuk i ka para, veshi nuk i ka dëgjuar dhe mendja e njeriut nuk i koncepton.

 

Përmbajta e garës

 

Atëherë njihu më përmbajtjen e garës. Më lejo që ta cilësoj garën, të njoftoj me kushtet e garimit dhe pjesëmarrjes.

Arena dhe mejdani i kësaj gare është muaji i ramazanit me të cilat i hap dyert e xhenetit dhe asnjë derë nuk mbyllet.

 

Kushtet e garës.

 

Së pari: garuesi të largohet nga çdo haram, mekruh që ka vepruar më parë.

 

Duke ia ka kthyer borxhet pronarëve, ti largohet të pavërtetës, të keqes më të gjitha mënyrat dhe format. Ta lëre dëgjimin e muzikës, veglat muzikore, lojën me letra, të largohet nga tubimet e tilla ashtu si largohet nga dëgjimi i përgojimit, shpifjes, rrenës. Ta pastroj gjuhën nga fjalët e ndyta.  

 

Së dyti: të jetë i vendosur dhe serioz në këto veprime:

–          Ta bëj të qartë “teuben” pendimin në Allahun e Lartësuar duke u shprehur: “Allahu im! Vërtetë unë kërkoj faljen Tënde për të gjitha gjynahet. Pendohem te Ti për çdo bindje, fjalë, vepër që Ti e urren dhe nuk je kënaqur. Më fal mua, prano pendimin, vërtetë Ti falë.

 

–          Të punoj punë të mira, si:

1.      Falja e namazit me xhematë duke mos i humbur asnjë reqatë.

2.      Leximi i Kuranit natën dhe ditën gjatë tërë ramazanit.

3.      Falja e namazeve nafile gjat ditës dhe natës gjatë tërë ramazanit.

4.      Dhënia e sadakasë me pasuri, ushqim, pije, veshmbathje sipas mundësive që ka.

5.      Duatë dhe istigfaret e vazhdueshme në kohën e syfyrit për çdo natë.

 

Kjo është gara dhe këto janë kushtet e saja.

 

Kush dëshiron të garoj?

Kush dëshiron të fitoj hyritë e xhenetit.

 

A dëshiron të shtosh në jetën tënde një jetë të re, të jetë kapital i pasurisë. Fitimi të jetë 1000 muaj. Që do të thotë: 83-vite e 4-muaj!

 

A dëshiron që t’i shlyesh mëkatet e gjynahet?

 

E gjithë kjo arrihet duke garuar me seriozitet  në këtë garë.

O trim! Qasu garës me urtësi e vendosmëri dhe garo.

 

–          Ruaje dëgjimin nga muzika, përgojimi, fjalët e ndyta.

–          Ruaje dorën nga haramet.

–          Ruaji këmbët nga ecja e kotë.

–          Ruaje gjuhën nga përgojimi, shpifja, rrena, mashtrimi, etj.

–          Ruaje zemrën nga ajo që nuk të takon.

 

Madhëroje Allahun duke thënë: Allahu ekber, Allahu ekber.

O trim!

Liroje dorën dhe bëhu bujar. Jep sadaka. Qëndro gjatë në shtëpinë e Allahut. Vendi jot në xhami është në safat (rreshtat) e para. Mos e humb tekbirin fillestarë të asnjë namazi.

Lexoje librin e Allahut, Kuranin me vëmendje, seriozitet, frikë, dua dhe lot.

Paqja dhe bekimi i Allahut të Lartësuar mbi garuesit dhe bereqeti i Allahut le të jetë mbi fituesit.

Përktheu dhe përshtati: Ulvi Fejzullahu

0 2573

Kur’ani qysh në fillim të shpalljes i dha rëndësi të madhe përmirësimit të botëkuptimit të njerëzve mbi Allahun dhe njoftimin e tyre me Krijuesin e Vërtetë. Këtë më së shumti e vërejmë në suret e periudhës mekase.

Çështja e besimit është çështja kryesore që iu dha rrëndësi në Kur’anin famëlartë. Po qe se grumbullojmë ajetet kur’anore që trajtojnëbesimin në Allahun, do të vërejmë se ato shqyrtojnë tre themele kryesore:

  1. Njëjësimi i Allahut në zotërim (teuhid errububije). Kur’ani famëlartë shumë mirë na sqaroi se Allahu, subhanehu ve teala, është Krijuesi i vetëm i kësaj gjithësie, pa ortak dhe ndihmës. Ai e krijoi atë nga asgjëja dhe vuri në të ligje, si dhe krijoi në të krijesa të ndryshme. Ashtu sikur që njëjësohet Allahu në krijim, njëjtë njëjësohet në zotërim. Në këtë gjithësi Allahu, subhanehu ve teala, la argumente që flasin për ekzistencën e Tij, për këtë shkak gati të gjithë njerëzit kanë besuar në ekzistimin e Allahut: “Nëse ti i pyet ata: “Kush krijoi qiejt e tokën, kush i nënshtroi (të lëvizin) diellin dhe hënën?” Ata do të thonë: “All-llahu!” E si prapësoheni, pra?” (Ankebut, 61)

Besimi në njëshmërinë e Allahut e shton frikë-respektin ndaj Zotit sepse njeriu është i dobët për nga natyra e tij dhe gjen strehim te kjo forcë mbinatyrore nga sprovat e ndryshme: “Ata nuk e çmuan All-llahun me atë madhështinë që i takon, ndërsa në ditën e kijametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në të djathtën (forcën) e Tij. Ai është i pastër nga të metat dhe Ai është i lartë nga çka ata i shoqërojnë!” (Zumer, 67)

  1. Njëjësimi i Allahut në emrat e Tij të bukur që nënkuptojnë përsosurinë dhe madhërinë e Tij, dhe cilësitë e larta që domosdo i përkasin Atij (teuhidul esmai vessifat). Pasi që qenia e Allahut nuk mund të paramendohet as të perceptohet me mendjet tona për shkak se dallon nga të gjitha krijesat, rruga e vetme për të njohur Atë mbeti njohja e emrave dhe cilësive të Tij. Emrat dhe cilësitë e Allahut nuk mund në asnjë mënyrë të krahasohen ose përngjajnë me emrat dhe cilësitë e krijesave, sepse dallimi ashtu siç është në qenie ndërmjet krijuesit dhe krijesës ashtu është edhe në cilësitë dhe emrat, “Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi.”(Shura, 11)

Prej emrave të Allahut që u përmendën në Kur’an janë: “Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i vishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm, i lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë! Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!” (Hashr, 23,24)

  1. Njëjësimi i Allahut me adhurim në mënyrë që të mos i drejtohet adhurimi dikujt tjetër

përpos Tij në asnjë aspekt (teuhidul ibade). Kjo është shtylla kryesore e besimit në Allahun e Madhëruar. Këtë kuptim e ka edhe dëshmia me të cilën hyjmë në Islam, pra fjala “la ilahe illallah” që do të thotë: “nuk ka të adhuruar me meritë pos Allahut. Kjo shtyllë e besimit është pika ndarëse ndërmjet besimit islam dhe besimeve tjera. Pasi që Allahu është i Vetëm në qenien e Tij, si dhe në cilësitë dhe emrat e Tij, atëherë është i Vetmi i cili meriton të adhurohet.

0 2037

Akideja islame është një sërë themelesh dhe parimesh që kanë të bëjnë me Krijuesin, pejgamberët dhe lajmërimet e tyre për Botën e Fshehtë (Gajbin) sikur: melekët, ringjalljen, Ditën e Fundit dhe gjërat tjera. Për to na kanë lajmëruar pejgamberët në bazë të shpalljes që u ka ardhur nga Allahu i madhëruar. Duke u nisur nga kjo, ata i thirrën njerëzit që në mënyrë të prerë të besojnë në ato parime dhe u sqaruan se kundërshtimi i tyre është prej gjërave më të kota.

Ç‘përfshinë nocioni i Akides?

Akideja përfshinë:

1- Atë që ka të bëjë me Allahun, subhanehu ve teala, dhe çdo gjë që na ka treguar për Vetveten: për qenien, cilësitë dhe veprat e Tij.

2- Atë që ka të bëjë me pejgamberët e nderuar, të cilët i dërgoi Allahu, subhanehu ve teala, me porosi te njerëzit, dhe gjithçka që lidhet me ata pejgamberë, vetitë e tyre, obligimet që kemi ndaj tyre dhe ç‘është e mundur dhe ç’është e pamundur për ta.

3- Çështjet e fshehta (gajbi): janë gjërat që nuk mund t’i njohim vetëm se me anë të shpalljes (vahjit) nga Allahu, subhanehu ve teala, nëpërmjet ndonjërit prej pejgamberëve të tij apo nëpërmjet librave të Tij. Këtu përfshihen:

-Melekët: obligohemi të besojmë në ekzistimin e melekëve në përgjithësi, ashtu siç besojmë në mënyrë të veçantë melekët të cilëve ua dimë emrat.

-Librat e shpallura: obligohemi të besojmë se Allahu, subhanehu ve teala, u ka zbritur libra pejgamberëve të Tij. Besojmë për ato libra të caktuara që i ka përmendur në Kur’an sikur: “Davudit ia patëm dhënë Zeburin”, “Ne e zbritëm Tevratin, në të cilin është udhëzimi i drejtë dhe drita”, “Ithtarët e Inxhilit le të gjykojnë sipas asaj që Allahu e zbriti në të” ashtu siç besojmë në mënyrë të përgjithshme librat që nuk ua dimë emrat.

-Dita e Fundit (Ahireti): çdo gjë që jemi informuar për të, për ringjalljen, dhënien e llogarisë para Allahut, Xheneti, Xhehenemi e tjerë.

-Gjeneza e krijesave dhe gjërat që kanë të bëjnë me të.

Rëndësia e Akides në jetën e muslimanit

  1. Patjetër që çdo ndërtesë, konkrete qoftë ajo apo abstrakte, të ketë themele mbi të cilat ngritët. Feja Islame është një ndërtesë e kompletuar që përfshinë tërë poret e jetës së muslimanit, që prej lindjes së tij e deri në vdekje, madje edhe atë se çdo të ndodhë pas vdekjes së tij. Kjo ndërtesë gjigante ngritët mbi një themel të fortë që është: Akideja Islame e cila pikënisjen e ka nga njëshmëria e Krijuesit, subhanehu ve teala, “Thuaj, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjeshtë për Allahun, Zotin e botëve! Ai nuk ka shok. Më këtë jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve.” Islami i kushton rrëndësi të madhe Akides (besimit të pastër) qoftë në aspektin e vërtetimit dhe qartësimit të saj me argumente apo në aspekt të përmendjes së ndikimit pozitiv që le në shpirtrat e ithtarëve të saj. Mu për këtë arsye, Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, gjatë periudhës 13 vjeçare të Mekës u koncentrua në konsolidimin e Akides, dhe më pas, kur të forcohej besimi në zemrat e tyre, do të fillonin të zbritnin ligjet praktike të Sheriatit pas mërgimit në Medine.
  2. Akideja, çfarëdo qoftë ajo, konsiderohet prej gjërave të domosdoshme për njeriun, sepse sipas natyrës së tij ai anon kah nevoja për të mbinatyrshmen, për të cilën beson se është fuqi absolute, mbikëqyrëse e plotë mbi të dhe mbi krijesat tjera. Ky besim e bën atë të anoj kah feja e cila përmbush nevojën e tij shpirtërore. Pasi qenka kështu, atëherë ajo që më së miri e përmbush nevojën e tij shpirtërore është Besimi i Vërtetë (Akideja) i cili përputhet me natyrën e tij, nderon mendjen e tij dhe pozitën e tij në gjithësi. Akideja Islame erdh për këtë

gjë, Allahu thotë: “Ata që besuan dhe besimin e tyre nuk e ngatërruan me besim të kotë, atyre ju takon të jenë të sigurt dhe ata janë në rrugë të drejtë.”

  1. Pasi që Feja Islame është një ndërtesë e përkryer në aspekt të besimit, adhurimit dhe moralit, domosdo duhet të jetë e harmonizuar. Për këtë, elementi themelor në të është Akideja që ka domethënien e besimit të pastër në njëshmërinë e Allahut (Teuhidi). Besimet islame, adhurimet dhe morali të gjitha kanë një domethënie, realizim i besimit të pastër në njëshmërinë e Allahut, subhanehu ve teala, Ky fokusim i unifikuar i rregullave islame ka rrëndësi të madhe në kuptimin e Fesë Islame: “Kush ka fe më të mirë se ai që sinqerisht është bindur Allahut, duke qenë bamirës. ”
  2. Praktikimi i Fesë së pastër për hir të Allahut nuk mund të përkryhet vetëm se me dashuri të sinqertë ndaj Allahut, subhanehu ve teala, kurse dashuria nuk përkryhet vetëm se me njohjen e Zotit. Akideja Islame i ofron njeriut gjithë atë që duhet ta dijë ai për Zotin, dhe me këtë ai arrin dashurinë ndaj Tij. Më pas ai do të nxitoj për të qenë i sinqertë ndaj Allahut. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë “ai që më mirë e njeh Allahun dhe më tepër i frikohet Atij, jam unë. ”Dhe fjala e tij: “pasha Allahun, unë më mirë e njoh Allahun dhe zemra ime më tepër i frikohet Atij. ”
  3. Njeriu është mëkëmbësi i Allahtu në Tokë, atij i mbeti përgjegjësia e gjallërimit të saj duke adhuruar Allahun, subhanehu ve teala, dhe duke thirrur në rrugën e tij. Myslimani në tërë jetën e tij ndien se e përcjell porosinë e Allahut duke aplikuar Ligjin e Tij në Tokë. Akideja e tij e shtyn që zellshëm të punoj në këtë drejtim sepse e din se është i obliguar dhe se do të shpërblehet për çdo vepër të tij, qoftë e madhe apo e vogël.
  4. Njëjësimi i Allahut duke u drejtuar kah Ai në të gjitha çështjet, i ndihmon njeriut të arrijë lirinë e vërtetë kah e cila nxiton ai. Ai nuk është rob i tjetërkujt veç Allahut, i Cili është Një pa shok dhe në syrin e tij duken të pavlerë të gjithë të adhuruarit tjerë pos Allahut. I duket i pavlerë edhe adhurimi i materies dhe nënshtrimi ndaj epsheve. Atëherë kur Akideja rrënjoset në zemrën e besimtarit, ai nuk do t’i frikohet askujt përpos Allahut, nuk i nënshtrohet vetëm

se Atij. Kjo liri e cila të shpëton nga nënshtrimi ndaj krijesave bëri që ushtari mysliman, Rib’ij ibën Amiri, radijll-llahu anhu, kur shkoi te mbreti i persianëve i cili e pyeti për shkakun e ardhjes së tij, tha: “ne erdhëm për t’i nxjerr njerëzit nga adhurimi që u bëjnë njerëzve në adhurimin e Zotit të njerëzve, nga ngushtësia e kësaj bote në gjerësinë e Botës tjetër. ”

NA NDIQNI NË