Arhiva DitoreOct 21, 2014

0 17425

Fjala “La ilahe il-lAllah” i ka kushtet e veta të cilat i ka për obligim çdo musliman t’i mësojë dhe t’i praktikojë dhe këto kushte janë nxjerrë me leximin e teksteve të sheriatit – Kur’anit dhe sunetit, e ato janë si në vijim :

 

 1 – Dituria

    Argumentet për këtë janë: fjala e Allahut: “Dhe dije se me të vërtet nuk meriton të adhurohet askush përveçse Allahut.” [1]

   Nga Othman ibn Afani (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) transmetohet se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të) ka thënë: “Kush vdes dhe e di se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut hyn në xhenet.[2]

   Qëllimi i diturisë së vërtetë dhe kuptimi i saj është puna sipas saj dhe çfarë kërkon kjo fjalë. E kundërta e diturisë është padituria e cila i ka futur mushrikët – politeistët e këtij umeti në kundërshtim me kuptimin e saj, duke mos kuptuar fjalën “ILAH-I adhuruar” dhe kuptimin e mohimit dhe pohimit si dhe kanë harruar se qëllimi i kësaj fjalë është kuptimi i saj, pra është ajo fjalë që mushrikët e mohuan duke e ditur se çdo të thotë ajo dhe thanë: “Ai i bëri zotat të gjithë një Zot.[3] dhe thanë: Vazhdoni të jeni të qëndrueshëm në adhurimin e zotave tuaj.[4]

   2 – Bindja : 

   E kundërta e saj është dyshimi dhe pabindësia ose thjeshtë paragjykimi dhe dyshimi. Kuptimi i saj është se ai që dëshmon dëshminë e ka të patjetërsueshme të jetë i bindur me zemrën e tij dhe të besoj saktë në atë që thotë duke besuar vërtetësinë e adhurimit për Allahun dhe në vërtetësinë e dërgimit të Muhamedit-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. Të mposhtë “zotat” tjerë veç Allahut në çfarëdo lloj adhurimi dhe të kundërshtoj çdokënd që pretendon pejgamberllëkun pas të Dërguarit të Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të. E në qoftë se dyshon në vërtetësinë e kuptimit të saj ose nuk është plotësisht i bindur se duhet të mohon adhurimin e dikujt tjetër veç Allahut nuk i bëjnë dobi këta dy dëshmi – LA ILAHE IL-ALLAH MUHAMEDUN RESULULLAH. Argument për këtë është hadithi i Ebu Hurejres-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë se i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë në lidhje me dy dëshmitë: “Çdo rob që e takon Allahun me këta dyja (dëshmitë) duke mos dyshuar në to gjithsesi hyn në xhenet.[5] Gjithashtu transmeton Ebu Hurejre-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i ka thënë atij: “Kë takon pas këtij muri që dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër veç Allahut me bindje në zemër në të, përgëzoje me xhenet.[6]  Allahu i ka lavdëruar besimtarët me fjalën e tij: “Me të vërtet besimtar janë ata të cilët besuan Allahun dhe të Dërguarin e tij pastaj nuk dyshuan.[7] Ndërsa i ka nënçmuar dyfytyrëshat me fjalën e tij: “Zemrat e tyre janë të dyshimta dhe sillen vërdallë në dyshimin e tyre.[8]

   Transmetohet prej Ibën Mesudit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se ka thënë: “Durimi është gjysma e besimit ndërsa bindja është i gjithë besimi”.[9] Dhe nuk ka dyshim se kush është i bindur dhe i kupton dy dëshmitë mirë dhe kushtet e tyre, gjymtyrët e atij personi i nënshtrohen me adhurim Allahut dhe e ndjekin të Dërguarin e Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.

   3 – Pranimi pa e refuzuar atë : 

   Ka njerëz të cilët e dinë kuptimin e dy dëshmive dhe janë të palëkundur në kuptimin e tyre, mirëpo e refuzojnë atë nga mendjemadhësia apo urrejtja, e kjo është si gjendja e dijetarëve çifutë dhe të krishterë, të cilët dëshmuan për adhurimin e Allahut një të vetëm pa shok madje e njohën edhe të Dërguarin e Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, siç i njihnin bijtë e tyre mirëpo përsëri nuk e pranuan si pejgamber. Thotë Allahu në Kuran: “Nga zilia e tyre personale pasi që u ishte bërë atyre e vërteta e qartë, ata mohuan.[10]

    Kështu ishte edhe gjendja e politesitëve, ata e dinin kuptimin e fjalës “La ilahe ilallah” madje edhe vërtetësinë e Muhamedit-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, mirëpo u bënë mendjemëdhenj dhe nuk e pranuan atë si të dërguar. Thotë Allahu në Kuran: “Ata ishin ata të cilët kur u thuhej atyre se s’ka të adhuruar tjetër por Allahut bëheshin mendjemëdhenj.[11] Ose në suren Enam Allahu thotë: “Ata nuk të përgënjeshtrojnë ty (o Muhamed) mirëpo zullumqarët argumentet e Allahut i mohojnë.[12]

   4 – Dorëzimi, nënshtrimi :

   Ndoshta dallimi ndërmjet pranimit dhe dorëzimit është kësisoj: dorëzimi është ndjekja me punë, kurse pranimi është shfaqja e kësaj fjale me kuptimin e saj dhe vërtetësinë e saj me fjalë. Të dyja kanë të patjetërsueshme ndjekjen (el-itiba), ndërsa dorëzimi është nënshtrim dhe ndjekje e dispozitave të Allahut, Allahu thotë: “Dhe kthehuni te Zoti juaj dhe nënshtrohuni Atij.[13]

  Po ashtu Allahu thotë:Dhe kush e ka fenë më të mirë se ai i cili Ia nënshtron fytyrën e tij Allahut dhe është bamirës.[14] Si dhe fjala e Allahut ku thotë: “E kush ia dorëzon veten Allahut duke qenë bamirës Ai është kapur për lidhjen më të sigurt.[15]

   Kjo është nënshtrimi i Allahut me adhurim vetëm për të, kurse nënshtrimi ndaj të Dërguarit të Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, është pranimi i sunetit të tij dhe ndjekja e tij me çfarë ka ardhur, kënaqësia me gjykimin e tij, këtë e ka cekur Allahu në fjalën e tij kur thotë: “Jo për Zotin tënd ata nuk kanë besuar derisa të të marrin ty si gjykues në konfliktet e tyre e pastaj mos ndjejnë në vetët e tyre pakënaqësi nga gjykimi yt dhe derisa të mos binden sinqerisht.[16]

   E ka bërë Allahu kusht për pranimin e besimit të tyre dorëzimin-nënshtrimin ndaj gjykimit të tij-paqja e Allahut qoftë mbi të, me atë çfarë ka ardhur prej Zotit të tij.

   5 – Vërtetësia : 

   E kundërta e kësaj është përgënjeshtrimi. Ka ardhur në hadith ky kusht në fjalën e të Dërguarit të Allahut ku thotë: “Kush thotë se nuk ka të adhuruar tjetër pos Allahut me sinqeritet, vërtetësi nga zemra e tij hyn në xhenet.[17]

   Kurse ai që thotë me gojën e tij dhe e mohon kuptimin-brendinë e saj me zemër, kjo nuk e shpëton personin. Siç tregon Allahu për munafikët të cilët thanë: “Dëshmojmë se ti je i Dërguari i Allahut Pastaj thotë Allahu: “Allahu e di se ti je i Dërguari i Tij dhe Allahu dëshmon se munfikët më të vërtetë janë rrenacakë.[18]

   Allahu i përgënjeshtron me fjalën e Tij kur thotë: “Dhe ka prej njerëzve të cilët thonë kemi besuar Allahun dhe ditën e fundit mirëpo ata nuk janë besimtarë.[19]

   6 – Sinqeriteti : 

   E kundërta e saj është shirku, të shoqëruarit zot tjetër në adhurim Allahut. Allahu thotë në Kuran: “Adhuro Allahun me sinqeritet, çiltërsi dhe përkushtim vetëm për hir të Tij, Allahut i takon krejt sinqeriteti.[20]  Po ashtu thotë:  S’ka dyshim se feja e vërtetë është vetëm për Allahun.[21]  Gjithashtu ka thënë: Thuaj: Unë jam urdhëruar ta adhuroj Allahun me sinqeritet duke plotësuar detyrat e fesë së Tij.[22]

   Nga Ebu Hurejre-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, transmetohet se i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Më meritor i shefatit-ndërmjetësimit tim në ditën e gjykimit prej njerëzve është ai i cili thotë: Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut me sinqeritet nga zemra e tij.[23]  Të njëjtin kuptim e ka edhe hadithi i transmetuar nga Othmani-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: Ka thënë i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të: “Me të vërtetë Allahu ia ka ndaluar zjarrit, ta djeg atë i cili thotë se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut, kërkon me të fytyrën e Allahut.[24]

   Sinqeritet do të thotë: T’i përkushtohet i gjithë adhurimi vetëm Allahut dhe mos t’ia përkushtojë adhurimin askujt tjetër përveç Allahut, qofshin ato edhe melaike që janë më afër Allahut, apo të dërguarve të Tij që janë  më të dashurit e Tij nga krijesat mbi sipërfaqen e tokës.

   Këtu hyn edhe sinqeriteti në ndjekjen e sunetit të të Dërfuarit të Allahut-paqja e Allahut qoftë mbi të, duke mos dal jashtë kufijve të sunetit të tij, gjykimit me të, lënien e bidateve-risive në fe dhe çdo gjë që e kundërshton sunetin. Gjithashtu këtu hyn edhe mosgjykimi me kanunet që i kanë vendosur njerëzit apo traditat që bien ndesh me sheriatin, kurse ai që gjykon me to dhe është i kënaqur me atë kanun apo legjislacion, nuk është prej të sinqertëve në ndjekjen e sunetit të të Dërguarit të Allahut-paqja e Allahut qoftë mbi të.

   7 – Dashuria :

    E kundërta e saj është urrejtja dhe armiqësia. Obligohet çdo rob ta dojë Allahun dhe të Dërguarin e Tij dhe të ketë dashuri ndaj punëve të mira çfarë i janë obliguar atij, qofshin këto punë apo fjalë. T’i dojë të dashurit e Allahut dhe njerëzit e devotshëm dhe kjo dashuri kur është e vërtet shfaqen shenjat e saj edhe jashtë në gjymtyrët e trupit. Dhe e sheh robin e sinqertë që e respekton Allahun dhe e ndjek të Dërguarin e Allahut-paqja e Allahut qoftë mbi të, e adhuron Allahun me adhurimin e vërtetë siç meriton Ai të adhurohet, është i kënaqur me adhurimin kur e adhuron Allahun dhe nxiton në çdo gjë të cilën e do Allahu prej veprave apo fjalëve të mira. Gjithashtu e sheh se si largohet prej mëkateve dhe ka kujdes prej tyre, i urren mëkatet, i pret lidhjet me ta, madje edhe në qoftë se ndonjë mëkat është shumë i dashur për epshin e tij. Sepse e din se zjarri është i rrethuar me epshe, kurse xheneti me gjëra të urryera për epshin, andaj kur e ka këtë besim atëherë është i sinqertë në dashurinë e kësaj fjalë. Është pyetur njëherë Dhenun el-Misrij-Allahu e mëshiroftë: Kur  e dua unë Zotin tim? – Ka thënë: Kanë thënë disa: Kush pretendon se e do Allahun dhe nuk vepron sipas asaj dashurie, pretendimi i tij është i kotë, Allahu e ka bërë kusht për dashurinë ndaj Tij, ndjekjen e sunetit të të Dërguarit të Tij-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, me fjalën e Tij kur thotë: “Thuaj: Në qoftë se e doni Allahun atëherë më ndiqni mua (Muhamedin) që Allahu t’ju dojë juve dhe t’jua fal mëkatet.[25] 

   8 – Mohimi :

   Mohimi i çdo gjëje që adhurohet përveç Allahut, kurse argument për këtë është fjala e të Dërguarit të Allahut: “Kush thotë: Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut të vetëm pa shok dhe mohon atë çfarë adhurohet pos Allahut, ndalohet gjaku i tij dhe pasuria e tij.[26]

[1] Suretu Muhamed,ajeti:19.

[2] Transmeton Muslimi.

[3] Suretu Sad,ajeti:5.

[4]Suretu  Sad,ajeti:6.

[5] Transmeton Muslimi.

[6] Transmeton Muslimi

[7] Suretu Huxhurat,ajeti:15.

[8]Suretu Teube,ajeti:45.

[9] Transmeton Buhariu Talikan si në El-fet-h 1\45,Hafidh ibn Haxheri thotë:Taberaniu dhe Ebu Nuajmi në Hilje e transmetojnë me zinxhir të saktë.

[10] Suretul-Bekare,ajeti109.

[11]Suretu Safat,ajeti:35.

[12]Suretu-Enam,ajeti:33.

[13]Suretu  Zumer,ajeti:54.

[14]Suretu Nisa,ajeti:125.

[15] Suretu Llokman,ajeti:22.

[16]Suretu Nisa,ajeti:65.

[17] Transmeton Ahmedi në Musned  16/4 nga Rufate El-Xhuheniju,poashtu transmeton imam Ahmedi gjithashtu 4/402 nga Ebi Musa El-Eshariu.

[18]Filimi i sures Munafikunë.

[19]Suretul-Bekare,ajeti:8.

[20]Suretu Zumer,ajeti:2-3.

[21] Suretu Zumer,ajeti:11.

[22] Suretu Zumer,ajeti:14.

[23] Transmeton Buhariu e të tjerë pos tij.

[24] Transmeton Buhariu dhe Muslimi

[25]Suretu  Ali Imran,ajeti:31.

[26] Transmeton Muslimi

0 1443


Pyetje: Cili është dallimi ndërmjet imanit dhe islamit?

Përgjigje: Sa i përket meselesë se imani dhe islami a kanë një kuptim, apo ndërmjet tyre ka dallim, në këtë çështje ka dy mendime të njohura tek Ehlu-Suneti:

Mendimi i parë: Islami dhe imani janë të ndryshëm me njëri tjetrin dhe se ndërmjet tyre ka dallim. Të këtij mendimi janë një shumicë e dijetarëve prej tyre:

1 – Imam Ez Zuhri i cili mendon se: Islami është shprehja, fjala, kurse Imani është vepra.[1]

2 – Imam Ahmedi sipas asaj që e tregon Abdul-Melik El-Mejmuni thotë: i thashë imam Ahmedit: O Ebu Abdullah a bën dallim ndërmjet imanit dhe islamit.- Më tha: Po.[2]

3 – Imam Muhamed Ibn Abdurrahman Ebi Dhi’b, Imam Ahmedi tregon fjalët e tij për këtë çështje se ka thënë: Islami është fjala kurse imani është vepra.[3]

Të njëjtin mendim e cekin edhe imam Ibn Abdul-Beri në librin e tij “Temhid”[4] , madje edhe El-Asbahani në “ El-huxhetu fi bejanil mehaxheh”.[5]

Mendimi i dytë: Nuk ka dallim ndërmjet imanit dhe islamit dhe se këto dy terme kanë të njëjtin kuptim, të këtij mendimi janë këta dijetarë:

1 – Imam Muhamed Ibn Nasr El-Merveziju ku thotë: “Një grup dijetarësh kanë thënë, e ata janë një shumicë prej Ehlu-Sunetit dhe ithtarëve të hadithit se: Imani është ajo të cilën Allahu i ka thirrur në të robërit e Tij, kurse islami ajo të cilën Ai ua ka bërë obligim atyre, ua ka zgjedhur si fe, është i kënaqur që kjo të jetë fe e robërve të tij dhe i ka thirrur në të.[6]

2 – Imam Ibn Abdul-Beri, i cili ka thënë: Ajo në të cilën janë shumica e dijetarëve të fikhut dhe të ixhtihadit është se imani dhe islami janë me kuptim të njëjtë”.[7]

3 – Imam Ibnu Mendeh, i cili e ka cekur një kapitull në librin e tij në lidhje me këtë çështje, thotë: “Argumentet e qarta që tregojnë qartë se imani dhe islami janë dy emra më të njëjtin kuptim”.[8]

Atë që me jep mua të kuptoj është se: kjo polemikë ndërmjet Ehlu-Sunetit është se në këtë çështje ka dy lloje të të kuptuarit:

E para – Është se ata të cilët thonë se e kanë të njëjtin kuptim, e kanë për qëllim kur cekën veç e veç këta dy terme pra imani dhe islami. Në këtë kontekst nuk ka dyshim se ky mendim është i vërtetë kur thuhet se: islami kur përmendet veçmas për ndonjë çështje aty hyn edhe imani dhe e kundërta, kur përmendet imani veçmas hyn në të edhe islami, kështu që atëherë mund të konstatojmë se në këtë rast nuk ka mosmarrëveshje ndërmjet këtyre dy mendimeve.

E dyta – Është se emërtimi i njërës prej tyre ngërthen kuptimin e tjetrës, bile edhe në qoftë se përmenden që të dyja bashkë, mirëpo kjo nuk është e saktë ngase ekzistojnë shumë argumente të cilat e demantojnë këtë mendim dhe bëjnë dallim ndërmjet këtyre termeve. Prej argumenteve më të njohura është fjala e Allahut:” Muslimanët dhe muslimanet, besimarët dhe besimtaret.”[9] Këtu në këtë ajet janë cekur bashkë imani dhe islami, kurse nuk bashkohen dy gjëra në përmendje e të kenë të njëjtin kuptim. Prej kësaj kuptohet se imani ka kuptim tjetër nga islami, gjithashtu këtë e vërteton edhe hadithi i Xhibrilit kur e ka pyetur Xhibrili të Dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) për imanin dhe islamin ai është përgjigjur me përgjigje të ndryshme që dallojnë njëra prej tjetrës. E sikur të kishin pasur të njëjtin kuptim do të ishte përgjigjur me përgjigje të njëjtë.

Gjithashtu edhe Ibnu Rexhebi është munduar t’i harmonizojë argumentet në këtë çështje dhe të vjen në përfundimin se: “Ka disa emra të cilat ngërthejnë në vete shumë kuptime të emërtimeve të ndryshme kur ceken veçmas apo në përgjithësi, mirëpo kur cekët bashkë me ndonjë emër tjetër të të njëjtit kuptim atëherë përfshinë një pjesë të kuptimit të vet, kurse emri tjetër e mban kuptimin tjetër. Kjo i përngjanë emrit fukara dhe miskin, në qoftë se njëri nga këto dy emra cekët veçmas atëherë hynë në këtë emër çdo nevojtar, e në qoftë se cekën të dy emrat bashkë, njëri prej tyre aludon për disa lloje të nevojave kurse tjetri i përmbledh disa tjera. E njëjta gjë vlen edhe për fjalët “islam” dhe “iman” në qoftë se njëri prej këtyre dy emrave ceket veçmas hyn në të edhe tjetri dhe nënkupton njëri atë që nënkupton edhe tjetri, kurse kur ceken të dyja bashkë në një fjali atëherë njëra prej tyre merr një pjesë të kuptimit kurse tjetra merr pjesën tjetër”.[10]

[1] Kitabul-Iman, Ibn Mendeh, 1/311

[2] Kitabu-Suneh, Halal 3/604

[3] Kitabu-Suneh, Halal 3/604

[4] Temhid, Ibn Abdul-Beri, 9/249

[5] Huxhetu Fibejanil-Mehaxhe, Esbahani 1/406

[6] Tadhim Kadre-Esalah, Mervezij 2/529

[7] Temhid, Ibn Abdul-Ber 9/250

[8] Iman, Ibnu Mendeh 1/321

[9] Suretu Ahzab, ajeti: 35.

[10] Xhamiul-Ulum Vel-Hikem, Ibnu Rexheb

0 2279


Pyetje: Cili është definicioni i imanit sipas ehli sunetit?

Përgjigje: El-iman në gjuhen arabe është: infinitiv i foljes (amene, juëminu, ijmanen, muëmin).

Xheuheriu ka thënë: Imani është besim.[1]

Ibn Mendhuriu ka thënë: Imani e ka kuptimin e besimit.[2]

Er-Raziju ka thënë: Imani d.m.th. besim.[3]

Allahu thotë në Kur’an se vëllezërit e Jusufit i kanë thënë atij:”Ti nuk do të na besosh neve.” [4].

Kurse shejhulislam Ibn Tejmije e ka kritikuar  mendimin se: iman do të thotë besim duke e  kundërshtuar atë në shumë aspekte, ai e mban mendimin se  iman është më afër kuptimit: pranim[5].

Imani në terminologjinë islame d.m.th.: Të gjithë ehli suneti janë të mendimit se imani përbëhet prej 3 kushteve themelore pa të cilat imani nuk është valid:

Një: Shqiptimi me gojë: Pra shqiptimi i dy dëshmive (shehadetit),shfaqja e saj haptazi.

Dy: Besimi me zemër: Pra besimi në atë të cilin besojmë duke e shprehur me gojë, sinqeriteti ndaj saj si dhe nënshtrimi ndaj saj.

Tre: Vepra: Të vepron sipas asaj që e ka shprehur me gojë, e ka besuar me zemër dhe shfaqja e saj në realitet, duke vepruar sipas saj në mënyrë që t’i nënshtrohet asaj me gjymtyrët e tij duke i kryer veprat të cilat i ka urdhëruar Allahu dhe të largohet nga veprat të cilat i ka ndaluar Allahu.

Imami i ndershëm Ebu Theuri ka thënë: Imani është besim me zemër, shqiptim me gojë dhe të vepruarit me gjymtyrë.[6]

Kurse imam El- Axhurij në librin e tij “Esheria” e ka titulluar një kapitull me titull: “Kapitull i cili tregon se imani është besim me zemër, shqiptim me gojë dhe të vepruarit me gjymtyrë si dhe se: besimtar është vetëm se ai i cili i plotëson këta 3 kushte në imanin e tij”[7].

[1] (Esihah,Xheuheri 5/2071).

[2] (Lisanul-Arab, Ibn Mendhur 13/23).

[3] (Muhtaru-Sihah,Erazi 11).

[4] Suretu Jusuf,ajeti:17.

[5] (Sherh usulu ehlu suneti vel-xhemati- Lelekai, 1590).

[6] (Sherh Usulu Ehlusunet vel Xhemat- Lelekai, 1590).

[7] (Sheria, El-Axhurij, 119).

0 1227


Pyetje: Cilët janë llojet e veprave që bëhen për
dunja?

Përgjigje: Veprat që bëhen për dunja janë prej më të ndryshmeve. Imami i nderuar Muhamed ibn Abdul-vehabi-Allahu e mëshiroftë, cek se të parët tanë të mirë kanë treguar për katër lloje veprash për dunja:

1) Vepra e mirë të cilën e bëjnë sot shumica e njerëzve për hir të Allahut, sikur dhënia e sadakasë, namazi, bamirësia ndaj njerëzve, kthimi i borxheve e të ngjashme nga veprat që i bën njeriu ose të cilat i bën sinqerisht për Allahun, mirëpo nuk dëshiron me të botën tjetër por dëshiron që Allahu me të t’ia ruajë pasurinë e tij, apo t’ia shtojë atë ose t’ia ruajë familjen e tij ose begatitë që i ka. Kështu që nuk ka për qëllim as xhenetin e as mbrojtjen nga zjarri i xhehenemit, këtij person i jepet shpërblim ajo çfarë e kërkon në këtë botë, ndërsa në botën tjetër nuk ka kurrfarë shpërblimi, kështu transmetohet nga Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij.

2) Ky është më i rrezikshëm se i pari kur dikush e bën një vepër të mirë me nijet ta shohin të tjerët dhe nuk kërkon me të shpërblimin e botës tjetër, kështu potencohet nga Muxhahidi-Allahu e mëshiroftë.

3) Ta bën një vepër të mirë me të cilën synon pasuri, p.sh. ta kryejë haxhin për dikë tjetër vetëm për të fituar para, e nuk e ka për qëllim me të fytyrën Allahun e as botën tjetër ose bën migrim për dunja ose lufton për plaçkë lufte ose kërkon dituri për të marrë pozitë. Ky njeri në asnjë mënyrë nuk e bën veprën e tij për fytyrë të Allahut ose e mëson Kuranin, prezanton në namazet në xhami vetëm nga shkaku se e ka punë, profesion një gjë e tillë ose ndonjë punë tjetër nga punët fetare me të cilën nuk ka për qëllim shpërblimin.

4) Ta kryejë një vepër për hir të Allahut me sinqeritet vetëm për Allahun, mirëpo e bën një vepër që e nxjerr nga islami. Kjo potencohet nga Enesi e të tjerë nga sahabët-Allahu qoftë i kënaqur prej tyre.[1]

Andaj e lusim Allahun të na bëj të kujdesshëm në veprat tona për kë i bëjmë, pra, ta kontrollojmë vazhdimisht nijetin tonë, ta filtrojmë sinqeritetin tonë, që ai të jetë i pastër pa asnjë njollë, që  veprat tona t’i bëjmë vetëm për Allahun,  të ruhemi që mos jenë nga ata që i bëjmë për dike tjetër, e si pasojë të na shkatërrohen veprat tona e pas saj të fitojmë hidhërimin e Allahut.

[1] Shiko “Fet’hul mexhid sherh kitabu-teuhid” fq. 444, “Tejsirul azizil hamid” fq. 536, “Kuvlu-sedid fi mekasidi teuhid” Sadit fq. 126.

0 1220


Pyetje: Esselamu Alejkum, Allahu ju shpërblevtë për mundin që beni për këtë umet. Jam studente e gjermanistikës në perendim. Elhamdulilah studimet më shkojnë mbarë. Kam filluar të mësoj dhe arabishten (njëkohësisht edhe të mësoj për provime në fakultet të arabishtes). Kam tani një pyetje: a është haram të filloj të mesoj hebreishten,jo nga lakmia që kam për ata njerëz si popull mirëpo nga kurioziteti ose të jem e vyer për Islamin nëse i lexoj gjërat e tyre ose dicka të tillë? Ju lutem edhe të beni dua që sa më shpejt ta mesoj perfekt edhe arabishten!
Allahu ju shpërbleftë me xhenet firedus!

Përgjigje: falenderimi i takon Allahut të madhëruar. Lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Në fillim dua t’ju falenderoj për besimin që keni treguar duke na u drejtuar me pyetje dhe e lus Allahun që vperat tuaja të mira si dhe tonat t’i vendojë në peshoren e veprave të mira Ditën e Llogarisë.

Mësimi i gjuhës çifute merr dispozitën e qëllimit pse synohet një gjë e tillë. Kush e mëson atë për t’u siguruar nga kurthet e tyre, për t’i njohur fshehtësitë e fjalëve të tyre, të nxjerr në pah armiqësinë që kanë ndaj muslimanëve, në këtë rast mësimi i kësaj gjuhë është vepër e mirë për të cilën do shpërblehet. I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, urdhëroi Zejd ibën Thabitin të mësojë gjuhën e çifutëve për shkaqe sigurie, dhe e mësoi për disa ditë. Tregon Zejdi, radijallahu anhu: “I Dërguari më urdhëroi dhe mësova gjuhën e çifutëve. Ai dhe më tha: “unë, pasha Allahun, nuk ndihem i sigurt për librin tim nga çifutët” prandaj e përvetësova pa kaluar gjysma e muajit. Kështu shkruaja për të kur duhej të shkruante dhe lexoja për të kur i shkruhej” (Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Albani e konsideron të saktë)

Për sa i përket atij që mëson gjuhën e tyre për t’u integruar në shoqërinë e tyre, për t’u shoqëruar me ta, për t’ju shërbyer, për t’i ndihmuar në mosbesimin, padrejtësinë dhe shtypjen e të tjerëve si dhe për t’i ndihmuar kundër muslimanëve, kjo llogaritet pasim  rrugës së tyre. Mu për këtë Allahu ka thënë: “Jut ë dy qëndroni ashtu siç jeni e mos ndiqni rrugën e atyre që nuk dinë” (Junus:89) po ashtu thotë: “Pastaj, Ne të vumë ty në një rrugë të drejtë të fesë, pra ti ndiqe atë e mos ndiq dëshirat e atyre që nuk dinë.” (Xhathije:18)

Omeri, radijallahu anhu ka thënë: “ruhuni nga zhargoni i të huajve.” Ai që madhëron gjuhët e huaja dhe e përbuz arabishten, ai në fakt është prej miqve të kundërshtarëve të fesë.

0 3978

        Pyetja: Djali i axhës ka pësuar në një aksident dhe mjekët kanë thënë se përqindja e  shërimit të plotë është vetëm 50%. Një person na këshilloi të therim një cjap kurban për Allahun. Pyetja është a lejohet një vepër e tillë?

Përgjigjja:  E falënderojmë Allahun. Nëse kurbani theret në emër të Allahut dhe qëllimi është që një pjesë nga mishi i tij tu shpërndahet të varfërve dhe atyre që kanë nevojë si lëmoshë, vepra e këtillë nuk është e ndaluar. Është transmetuar se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: Mjekoni të sëmurit tuaj me sadaka. Këtë hadith e kanë transmetuan Ebu Davudi në Merasil, Taberaniu, Bejhakiu dhe të tjerë nga një grup i as’habëve me senede të dobëta. Imam Albani të njëjtin e ka vlerësuiar si hasen li gajrihi (i mirë për shkak të transmetimeve që e përforcojnë) në librin e tij Sahih Tirmidhi nr. 744.

Janë pyetur dijetarët e komisionit të përhershëm për fetva:  Na nderoni Allahu ju ruajt me shpjegim lidhur me kuptimin  e hadithit: Mjekoni të sëmurit tuaj me sadaka të cilin e transmeton Bejhakiu (3/382) dhe të cilin si të dobët e vlerësojnë shumë dijetarë. Neve në veçanti na intereson çështja e therjes së kurbanit për shëndet, a është e ligjshme në vepër e tillë nëse synojmë largimin e sprovës?

Komisioni u përgjigj: Hadithi i përmendur nuk është autentik por nuk ka asgjë të keqe të jepet sadaka për të sëmurin me qëllim të afrimit pranë Allahut dhe me shpresë së Allahu do ta përshpejton shërimin e tij. Këtë e vërtetojnë argumentet e përgjithshme që flasin për vlerën e sadakasë si hadithi në të cilin thuhet se: Sadakaja e shuan mëkatin dhe largon vdekjen e keqe. (FETVATË E KOMISIONIT TË PËRHERSHËM 24/441)

Ibën Xhibrini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:  Sadakaja është mjekim i dobishëm, shëron sëmundjet, i lehtëson dhimbjet dhe ky qëndrim mbështetet në hadithin:Sadakaja e shuan mëkatin ashtu siç e shuan uji zjarrin (Ahmedi, 3/399). Kjo është kështu sepse ndoshta disa sëmundje janë dënim për ndonjë mëkat që e ka bërë i sëmuri dhe duke dhënë sadaka fshihet mëkati që ka qenë shkak i sëmundjes dhe kështu largohet edhe sëmundja. Sadakaja e dhënë, shkruhet si sevap dhe e gjallëron zemrën dhe kur zemra gjallëron me iman lehtësohet vështirësitë e sëmundjes. (FETVA LIDHUR ME ÇËSHTJET MJEKËSORE vëllimi 2 pyetja nr. 15)

Si përfundim themi se nuk është e ndaluar të theret një kurban për hir të Allahut dhe të shpërndahet si sadaka në emër të sëmurit me shpresë se kjo sadaka do të përshpejton shërimin e tij. Ajo që nuk lejohet është të caktohet ndonjë lloj i veçantë i bagëtisë që do të theret si për shembull duhet të theret cjap, dem apo ndonjë kafshë të caktuar me cilësi të caktuara. Mjafton që kafsha që theret të jetë prej kafshëve që i plotësojnë kushtet që të theren për kurban. Allahut i takon dija e plotë.

Përktheu: M-r. Talha Kurtishi

0 1332

Pyetja: A është e vërtetë se Halid b. Velidi (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka ditur përmendësh nga Kur’ani vetëm tre sure, sepse ka qenë i zënë me xhihad në rrugë të Allahut dhe  në qoftë se kjo është e vërtetë ku është e përmendur?

     Përgjigje:  Falënderimi i takon Allahut…

    Halid bin Velidi (Allahu qoftë i kënaqur me të) është kalorësi i Islamit dhe ‘Shpata e Allahut’ e ngritur kundër armiqve të Tij,  udhëheqës i çlirimeve të mëdha dhe njeriu i qëndrimeve të mëdha në shumë beteja vendimtare në historinë islame. Ai dallohej me trimëri, forcë dhe ashpërsi përballë armiqve sa që në luftën e Mu’tes janë thyer në dorën e tij nëntë shpata, siç transmeton Buhariu në sahihun e tij.

     Ai kishte një dashuri të madhe për xhihadin, duke qenë me të ndihmës i fesë së Allahut dhe luftëtar kundër të keqes, kufrit (mosbesimit) dhe tiranisë. Andaj, ai ishte i preokupuar me xhihad ndaj krejt punëve tjera të kësaj bote, sa që (Allahu qoftë i kënaqur me të) thoshte: “Një natë në të cilën më dhurohet një nuse e të cilën unë e dua nuk është më e dashur për mua se sa një natë shumë e ftohtë dhe me akull të shumtë ku do të isha pjesë e një çete dhe ta sulmoja armikun kur të gdhijë mëngjesi i asaj nate.”

   Po ashtu transmetohet se para vdekjes ka thënë: “E kam kërkuar vdekjen në fushëbeteja por, nuk më ishte caktuar vetëm se të vdisja në shtratin tim. Mirëpo, nuk ka ndonjë vepër timen që shpresoj të më bëjë dobi më shumë te Allahu pas dëshmisë – La ilahe il-lAllah, se sa një natë në të cilën e kalova me mburojën time në dorë ndërsa qielli lëshonte rrebeshin e shiut gjerë në mëngjes kur dhe i sulmonim mosbesimtarët.” Pastaj tha: “Në qoftë se vdes kujdesuni që armatimi dhe kali im të përgatiten si pajisje për luftëtarët në rrugë të Allahut.”

     Kur vdiq Halid bin Velidi (Allahu qoftë i kënaqur me të), Omer ibn Hatabi (Allahu qoftë i kënaqur me të) iu afrua xhenazes së tij dhe tha: “Gratë e familjes se Velidit kanë plotësisht të drejtë që të lotojnë për Halidin, përderisa vaji i tyre nuk shndërrohet në vajtim apo në trazirë.”

      Pasi që jeta e tij ishte e lidhur me xhihadin në rrugë të Allahut, kjo atij nuk ia la mundësi që ai të transmetojë hadithe nga i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të), apo të mësoj përmendësh nga Kur’ani Famëlartë.

     Transmetohet se Halidi (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “Preokupimi me xhihad më ka penguar nga leximi i shumtë i Kuranit.” (Këtë e ka transmetuar Ibn Ebi Shejbe në ‘Musannef’: 4/214, Ebu Jala në ‘Musned’: 3/111, Imam Ahmedi sikur që është përmendur në ‘Fedailus Sahabe’: 2/814, Ebu Ubejd el Kasim b. Sel-lam në ‘Fedailul Kuran’ me nr: 254, që të gjithë e transmetuan nga Kajs b. Ebi Hazim i cili ka thënë:  E kam dëgjuar Halidin duke thënë … dhe e ka përmendur Ibn Haxheri në librin ‘El Metalibul Alije’ e ka konsideruar të saktë si dhe el Hejthemi në librin ‘Mexhmeuz Zevaid’: 9/353)

     Prandaj, ky preokupim nuk është i përbuzur përkundrazi e ka ndriçuar historinë islame në përgjithësi dhe e ka shndritur civilizimin botëror me dritën islame të cilën janë munduar mosbesimtarët ta shuajnë.  Andaj në këtë preokupim nuk ka diçka të keqe, sepse siç dihet “çdokujt i lehtësohet ajo për të cilën është krijuar”, prandaj prej sahabëve kishte dijetarë, fukaha, gjykatës, trima, luftëtar – muxhahida, sadakadhënës, adhurues  … dhe secili prej tyre dallohej sipas aftësive ku ishte më i prirë apo sipas dhuntisë që Allahu e kishte pajisur me të.

     Për këtë arsye, nuk është prej urtësisë që njeriu ta lerë atë që dinë ta bëjë shumë mirë, në mënyrë të përsosur dhe dallohet në të për një punë tjetër që do të ishte në të sikur të tjerët, apo nën nivelin e tyre, apo nuk e bën të dallohet nga ata.

    Kështu pra fjalët e Halidit (Allahu qoftë i kënaqur me të), nuk duhen keqkuptuar dhe të keqinterpretohen se ai ka ditur vetëm tre sure përmendësh nga Kur’ani, ashtu siç ceket në pyetje, mirëpo nga fjala e tij kuptohet se ai nuk ishte prej sahabëve hafiza apo dijetarë sikurse Abdullah ibn Mesudi, Ubej ibën Kabi, e të tjerët. Argument se ai ka thënë: “Më ka penguar xhihadi nga leximi ‘i shumtë’ i Kur’anit”, e kjo nuk do të thotë se ai nuk ka lexuar fare nga Kur’ani.

     Por, ndoshta shkas i spekulimit të këtyre dyshimeve dhe akuzave për Halidin (Allahu qoftë i kënaqur me të) është urrejtja të cilën e kanë pasur kundrejt tij shpifësit dhe ziliqarët, sepse ai ishte shpata e ngritur çdoherë ndaj putave dhe tagutëve. I hasim armiqtë e Islamit, sot, se si në vazhdimësi shpifin ndaj personalitetit të tij dhe dëshirojnë t’ia zhdukin virtytet dhe përpjekjet e tij gjatë gjithë historisë duke harruar se një shpatë të cilën e ka ngritur Allahu kundrejt mosbesimtarëve do të shkëlqen gjithmonë dhe nuk kthehet në këllëfin e saj asnjëherë. Gjithashtu, ky komandant i madh është bërë simbol i trimërisë, udhëheqjes dhe gjenialitetit ushtarak. Kështu, burrat të cilët ishin rreth të Dërguarit të Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ishin sinonim i punës, sakrificës, për ngritjen e popujve, promovimin e vlerave dhe virtyteve morale.

      E lusim Allahun që edhe neve të na jep sukses të ndjekim hapat e tyre dhe të na bëjë prej atyre që i pasojmë ata me punë të mira. E Allahu e dinë më së miri.

Përktheu: Nexhat Ceka

0 2105

   Pyetja: “Vallë, rruzulli tokësor a gjendet në qiellin e dunjasë apo nën të, duke e ditur se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ve selem) është ngjitur në qiell, kurse të ngjiturit nuk ndodh veç se prej poshtë lartë?”

    Përgjigja:

     Falënderimi i takon Allahut…

     Qielli i dunjasë e rrethon tokën, njashtu qëndron lartë mbi të, andaj kudo që të jetë njeriu në rruzullin tokësor qielli qëndron mbi të.

      Shejhul-islam ibn Tejmije thotë: “Diçka e njohur në logjikën e shëndoshë është se  ajri është mbi tokë dhe qielli është mbi tokë, kjo është diçka e njohur para se të dihet se qielli e rrethon tokën … lartësia si nocion është e qartë dhe “rrethimi” nuk është një prej kushteve të saj edhe pse “rrethimi” nuk e kundërshton atë … për këtë arsye njerëzit e dinë se qielli është mbi tokën, retë  janë  mbi tokë para se t’ju bjerë ndërmend se ajo është rreth e për qark (e përfshinë, e rrethon nga çdo anë) tokës.” (Der’u-Tearud, 6/336,337).

    Ibn Kajimi e cek në “Savaik el-Mursele”(4/1308) se: “Mendimi se qielli nuk e rrethon tokën por, qielli është vetëm kulm i saj, ky mendim është në kundërshtim me konsensusin e dijetarëve, logjikës dhe provave materiale.”

     Ibn Hazmi thotë: “Bazuar në këtë argument të dëshmuar toka qëndron nën qiejt në mënyrë të patjetërsueshme, ngado që është qielli, ai prapë gjendet mbi tokë, gjithashtu çdo herë që toka është përballë qiellit e vëren se toka është nën qiellin patjetër. Njashtu, ngado që të kthehet biri i Ademit kokën e ka kah qielli ndërsa këmbët i ka drejt tokës “. (El-Fisalu bejnel-Mileli ven Nihali: 2/243) .           Allahu e di më së miri

Përktheu: Nexhat Ceka

0 1310

Muhamed ibën Abdul Vehhabi, është një prej dijetarëve rreth të cilit është folur shumë, shpeshherë në konotacion pozitiv dhe akoma më shpesh në konotacion negativ. Në situatë të këtillë jam i bindur  se mënyra më e mirë për të mësuar për realitetin e personit në fjalë është tu referohemi fjalëve dhe shkrimeve të tij e pastaj të njëjtat ti masim me peshoren e Kuranit dhe Sunetit.

Prej fjalëve që i ka thënë Ibën Abdul Vehhabi duke e përshkruar vetveten janë: Ju informoj se unë, elhamdulilah, me besimin dhe veprat me të cilat e madhëroj Allahun jam një prej ithtarëve të Ehli Sunetit ku bëjnë pjesë edhe imamët e muslimanëve, siç janë Katër imamët e shkollave juridike dhe pasuesit e tyre deri në Ditën e gjykimit. Jam munduar që njerëzve t’ua qartësoj se çfarë kuptim ka sinqeriteti në adhurim ndaj Allahut. I ndaloja që të mos u drejtohen me lutje të Dërguarve, alejhi selam, dhe të vdekurve, të mirëve prej tyre dhe tjerëve. I ndaloje që të mos i bashkëngjisin Allahut të barabartë në veprat që janë adhurime për Allahun si për shembull therja e kurbanit, zotimi, tevekuli, sexhdeja dhe veprat tjera që janë thjesht vetëm për Allahun dhe nuk i drejtohen as Melekut të afërt  e as pejgamberit të dërguar. Kjo është thirrja e të Dërguarve, nga i pari e deri te i fundi dhe mbi këto parime qëndron besimi i Ehli Sunetit.

Unë jam njeri që ka post dhe që i dëgjohet fjala në vendin ku jeton prandaj i urdhëroj ata që janë nën pushtetin tim me namaz, me zeqat dhe me kryerjen e obligimeve me të cilët na ka detyruar Allahu. E ndaloj kamatën dhe pirjen e pijeve dehëse. Luftoj kundër gjithë të ligave. Këto fjalë nuk u mirëpritën nga shumë kryetar (që nuk jetonin sipas mësimeve të fesë) të cilët pasi nuk mundën të na kundërvihen duke e kritikuar thirrjen tonë në teuhid dhe në luftë kundër shirkut, filluan të trillojnë shpfje duke ua turbulluar mendjen auamit (popullit të thjeshtë) dhe kështu u zgjerua fitneja.  (Ed Durer Es senije 1/64-65 dhe 79-80)

Ai që me drejtësi i analizon librat e tij do të bindet se ai ka qenë prej thirrësve që kanë thirrur në rrugën e Allahut me dituri, që ka përjetuar vështirësi dhe është ballafaquar me probleme në këtë rrugëtim jetësor që kishte për qëllim që Islamit ti kthehet pamja e pastër, shkëlqyese. Në atë kohë parimet e pastra të Islamit nuk u pritën mirë nga të mashtruarit më dynjanë të cilët e nxitën masën kundër tij për ta shpëtuar dynjanë, postet që i mbanin dhe të ardhurat. Sidoqoftë i këshilloj vëllezërit e mi me drejtësi, në çdo kohë dhe  ndaj çdo kujt e në veçanti ndaj atyre që kanë sakrifikuar shumë në rrugën e davetit. Kujdesuni ta mësoni fenë nga burimet e pastra, mësoni Kuranin dhe sunetin dhe mundohuni që besimi juaj t’ju bën dobi na dynja dhe në ahiret. Kush bën ixhtihad dhe ia qëllon ka dy shpërblime e kush gabon e ka një shpërblim ashtu na ka mësuar i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem.

0 3877

Kjo dëshmi nënkupton të shprehurit e këtij besimi me gjuhë dhe të besuarit me zemër se Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, është i dërguar i Allahut te të gjithë njerëzit dhe xhinët, për t’ua kumtuar mesazhin e Allahut. Allahu thotë:“Thuaj (Muhamed): “O ju njerëz! Unë jam i dërguari i Allahut te të gjithë ju.” (A’raf – 158)

Allahu e dërgoi Muhamedin, salallahu alejhi ve selem, që t’ua tërheq njerëzve vërejtjen nga shirku dhe gjërat tjera që i urenë Ai. T’i thërras në besimin e pastër dhe gjithë atë që e do Ai. Allahu thotë: “Ngrihu dhe tërhiqu vërejtjen (duke i thirrur). Dhe madhëroje Zotin tënd!”(Muddethir – 2,3) do të thotë: tërhiqua vërejtjen nga shirku dhe madhëro Allahun me besim të pastër.

Pra, detyra kryesore e tij ishte kumtimi i shpalljes së Zotit. Ai e kreu detyrën e tij në mënyrë të përsosur, pa shtuar asgjë dhe pa lënë asgjë mangët, derisa Allahu e plotësi dhe përkreu fenë e Tij: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe.” (Maide – 3) Për këtë shkak nuk lejohet për asnjërin, pa marrë parasysh kush është ai, të shtojë diçka, të lë mangët, të ndryshojë apo të bëjë zëvendësime në fenë e Allahut.

Kushtet e dëshmisë “Muhamedi është rob dhe i dërguar i Allahut”:

 

  1. Besimi në gjithë atë që na ka lajmëruar Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, për të kaluarën, të ardhmen, në dunja apo ahiret.

“Çka t’ju japë Pejgamberi, atë merrnie, e çka t’ju ndalojë, përmbajuni” (Hashër – 7)

  1. Respektimi i tij kur urdhëron apo ndalon: “Kush i bindet Pejgamberit, ai i është bindur Allahut, e kush e refuzon, Ne nuk të dërguam ty roje kundër tyre.” (Nisa – 80)

“E kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës.” (Ah-zab – 36)]

  1. Pasimi i rrugës së Muhamedit, salallahu alejhi ve selem, në kuptimin e fesë: “E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit.” (Ali Imran – 85) po ashtu Muhamedi, salallahu alejhi ve selem,thotë: “kush bën një punë që s’është prej fesë tonë, ajo është e refuzuar.”
  2. Përpikëria në të marrit shëmbëlltyrë Pejgamberin, salallahu alejhi ve selem, dhe në pasimin e tij. Allahu thotë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.” (Ahzab – 21)

Nuk ka dyshim se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, paraqet shembullin praktik dhe të gjallë të Islamit. Ai është shëmbëlltyrë në çdo punë dhe lëvizje. Kush ndjek atë arrin lumturinë dhe shpëton e kush largohet nga udhëzimi dhe rruga e tij devijon dhe humbet.

  1. Marrja e tij për gjykatës në të gjitha çështjet e jetës tonë, të pajtuarit me këtë gjykim dhe besimi në drejtësinë e tij siç thotë Allahu, azze ve xhel: “Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht.”(Nisa – 65)
  2. Mos teprimi në ngritjen e tij dhe mos zhvleftësimi i obligimeve ndaj tij; muslimani këtu ndalet aty ku e ka lënë Allahu azze ve xhel, Ai thotë:“Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i Allahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve”(Ahzab –40). Muslimani besimdrejtë nuk beson se Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, posedon diçka që i takon vetëm Allahut, sikur njohja e gajbit (botës së fshehtë), ndryshimi i ligjeve në gjithësi, mundësia për të bërë dobi, dëm, për të dhënë apo penguar diçka si dhe gjëra të tjera që janë veçori të Zotit, apo se meriton të adhurohet, andaj atij nuk i drejtohet me lutje, therje të kurbanit, zotim, kërkim të ndihmës, kërkim të shefatit (ndërmjetësimit tek Allahu për (njerëzit), me mbështetje, frikë, shpresë e tjerë, porse të gjitha këto i takojnë Allahut, që është Një dhe i Pashoq. Ai që i bën këto, ka kundërshtuar Pejgamberin, salallahu alejhi ve selem, i cili ka thënë: “mos më ngritni tepër siç e ngritën krishterët birin e Merjemes sepse unë jam rob andaj më thoni: rob i Allahut dhe pejgamber i tij.

Allahu, subhanehu ve teala, për shkak dijes së Tij se dikush prej njerëzve do ta ngritë Pejgamberin, salallahu alejhi ve selem, në pozitë më të lartë se që ia dha Allahu, e urdhëroi të thotë: “Thuaj:

“Unë nuk u them juve se i kam në kompetencë depot e Allahut (e t’ju sjell mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtësitë (e t’ju tregoj se kur do t’ju vijë dënimi), as nuk u them se unë jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet mua.” (En’am – 50) po ashtu të thotë: “Thuaj: “Unë nuk kam në dorë për veten time as ndonjë dobi, as ndonjë dëm, pos çka do Allahu. Sikur ta dija të fshehtën, do t’i shumoja për vete të dobishmet, e nuk do të më prekte gjë e keqe. Unë nuk jam tjetër vetëm se qortues dhe përgëzues për njerëzit që besojnë.” (Araf – 188) po ashtu: “Thuaj: “Unë nuk kam në dorë që t’ua largoj dënimin, as t’ju sjell dobi!” Thuaj: “është e vërtetë se mua nuk më mbron askush prej (dënimit) të Allahut dhe përveç Tij unë nuk gjej mbështetje”. (Nuk kam në dorë tjetër), përveç kumtimin prej Allahut dhe përveç shpalljeve të Tij. Kush e kundërshton Allahun dhe të dërguarin e Tij, i tij është zjarri i xhehenemit, aty do të jenë përgjithmonë, pa mbarim.”(Xhin – 21-23)

Po ashtu edhe zhveshja e tij nga vlerat që ia dha Allahu sikur pejgamberllëku, përgëzimi dhe qortimi i njerëzimit, mrekullitë e ndryshme, lajmërimi për disa gjëra të fshehta, dhënia e Kur’anit dhe diçka të ngjashme me atë, pozita më e lartë në Xhenet (mekamul mahmud), hauzi (burimi i ujit). Mohimi i këtyre gjërave është shkelje e hakuat të tij, gjë që të shpien në shkatërrim në dunja dhe ahiret.

Pejgamberi, salallahu alejhi ve selem, ka disa veçori që s’i ka pasur asnjë pejgamber para tij. Ato i përmendi në një hadith që e ka shënuar Muslimi nga Ebu Hurejra, radijallahu anhu, ku thuhet “jam mbivlerësuar nga pejgamberët me gjashtë gjëra: më është dhënë fjala përmbledhëse, jam ndihmuar me frikësim (të pabesimtarëve), më është lejuar plaçka e luftës, toka më është bërë xhami dhe pastrim, jam dërguar te të gjitha krijesat dhe me mua është përmbyllur pejgamberllëku.”

 

Obligimet e muslimanëve ndaj Pejgamberit, alejhis-selam:

 

  1. Obligohen ta duan dhe kësaj dashurie t’i japin përparësi ndaj pasurisë, vetvetes, prindit, fëmijës dhe të gjithë njerëzve.
  2. Dërgimi i salateve dhe selamve mbi të, pra të thonë (Allahumme sal-li ve sel-lim ala Muhamed) që do të thotë: o Allah, lavdëroe, bekoje dhe përshëndete Muhamedin.
  3. Këshillimi i tjerëve për të edhe atë dukë mbrojtur sunetin dhe sheriatin e tij.
  4. Respektimi i porosisë së tij për Alul Bejtin (të afërmit e tij nga Beni Hashimi dhe gratë e tij).
  5. Dashuria ndaj shokëve të tij dhe besimi se të gjithë ata janë të drejtë.

NA NDIQNI NË