Arhiva DitoreOct 22, 2014

0 1533

 Akide

            Nocioni akide ka kaluar në tri etapa:

            E para, duke e përkthakuar kuptimin e gjerë të fjalës, aq sa të jetë i llojit enciklopedik, pra jospecifik, gjegjësisht ky në fakt është kuptimi gjuhësor, ngase në gjuhë kur përdorët kemi për qëllim: vendosmërinë e fortë, bashkimin, bashkëlidhjen dhe fetarinë e njeriut, pa marrë parasysh se ç’është ajo fetari, e vërtetë apo e kotë.

            E dyta, është manifestuar asisoj duke u konkretizuar në rolin e vet që ka në veprat e zemrës, e në këtë etapë akideja shquhet edhe më shumë, pra zemra e robit mirret me të, dhe kjo etapë është më konkrete dhe specifike se sa e para dhe ka ndërlidhshmëri me domethënien nga ku buron, e duke u bazuar në këtë mund të themi se akide është besimi që nuk pranon antitezë apo të kundërtën.

E treta, është aso që bën fjalë për një pjekje dhe konsilidim të akides, gjegjësisht akideja u bë një shkencë që përmban emërtimin e vet që i kushtohet studimit të disa çështjeve konkrete, pra ky rol ka qenë i koncentruar që akideja si shkencë të jetë stabile dhe e qëndrueshme, e cila përshkruhet siç vijon: Shkenca e dispozitave sheriatike të kredos, e cila buron nga argumentet bindëse, sikurse i kundërpërgjigjet dyshimeve dhe dilemave të “argumenteve” kundërshtare.[1]

Dhe prej librave që janë titulluar me nocionet akide e iëtikad (sinonim i fjalës akide), mund të përmendim: “Akidetus-Selef ve es’habil-hadith” të Sabunit (vdiq: 449h), “Sherh usul iëtikad ehlis-suneti vel-xhemaah” të Lalikait (vdiq: 418h) dhe “Iëtikad” të Bejhakiut (vdiq: 458h)[2]

            Tevhid

            Njashtu, edhe nocioni tevhid ka rrugëtuar në të njëjtat shtigje e role, po sikur nocioni i akidës, fjala vjen, kur bëjmë fjalë për kontekstin gjuhësor themi se rrjedhë nga fjala vahade – njësoj, pra ta konsiderosh Zotin një, kurse pastaj nga ky kuptim ka kaluar në kuptimin e veçimit, gjegjësisht të konsiderosh Zotin një, porse edhe Posedues i disa veçorive që i përkasin Atij ekskluzivisht.

            Kurse në aspektin e burimit, kihen për qëllim veprat e zemrës, e cila në këtë rast si shkencë përkufizohet siç vijon: Veçimi i Allahut me rububije, uluhije dhe emrat, cilësitë dhe veprimet e Tij. Kurse pas kësaj etapeje ka filluar të merr vetën si shkencë e mëvetësishme, e cila definohet kështu: Shkenca nëpërmjet të së cilës arrihet deri te vërtetimi i dogmave e doktrinave fetare me argumente bindëse.[3]

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

[1] Shih: Ibrahim El-Burejkan, El-Medkhalu li dirasetil-akidetil-islamije, f. 8

[2] Shih: Nasir bin Abdulkerim El-Akël, Mebahith fi akideti ehlis-sune vel-xhemaah, f. 10

[3] Shih: Ibrahim El-Burejkan, El-Medkhalu li dirasetil-akidetil-islamije, f. 10

0 2377

Unë që kam mbajtur hajmali, a më falë Zoti nëse pendohem?!

            Pyetje: Lexova se i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, kishte thënë: “Kush lidhë hajmali, i tilli ka bërë shirk!”Kur kuptova këtë, u pendova  tek Zoti dhe i kërkova falje për atë që kisha bërë duke mbajtur hajmali. Mirëpo Zoti thotë: “Allahu, me të vërtetë, nuk e falë atë që bën shirk, por ia falë të tjerat mëkate kujt të dojë, përveç këtij.”[1]. Pyetja ime është se, a konsiderohem unë që kam mbajtur hajmali pjesë e kësaj kategorie që nuk i falë Allahu?!

            Përgjigje: Gjithsecili që pendohet tek Allahu i Madhërishëm dhe kthehet tek Ai, edhe nëse vepra e tij është kufrore dhe përjashtuese nga Islami, Allahu ka për t’ia pranuar pendimin, siç ka thënë Allahu, i Larti: “Thuaj: “O robërit e mi, që i keni bërë keq vetvetes duke bërë mëkate, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut! Allahu, me siguri, i falë të gjitha mëkatet. Ai, me të vërtetë, është Falës dhe Mëshirues.”[2]

            Në “Sahih” të Buhariut-, gjendet se Ibën Abasi, -radijallahu anhu!-, ka treguar se disa njerëz, -ithtarë të shirkut-, kishin bëra shumë bëma, kishin bërë vrasje dhe zina të shumta, dhe njëherë erdhën tek Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, dhe i thanë: Ajo të cilën ti e thua dhe thërret në të është diçka shumë e mirë, a mund të na mësosh a ka shpagim për bëmat tona?! Atëherë, zbriti ajeti: “…Edhe ata që pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, dhe të cilët, nuk vrasin njeri që e ka ndaluar Allahu, përveç sipas ligjit (që ka merituar dënimin), dhe që nuk bëjnë kurvëri…”[3] Dhe zbriti, gjithashtu: “Thuaj: “O robërit e mi, që i keni bërë keq vetvetes, mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut!”

            Ibën Kethiri, në shpjegimin e tij për këtë ajet, ka thënë: “Kjo falje e madhe për atë që pendohet vlen për të gjitha llojet e mëkateve, qoftë kufër, shirk, dyshim, nifak, fisk, e të tjera; Pra, gjithkush që pendohet tek Allahu, Allahu ia pranon pendimin!”.

            Kurse falja e Allahut: …nuk e falë atë që bën shirk” kjo është sa u përket atyre që vdesin në shirk pa u penduar, kurse ata që pendohen tek Allahu dhe largohen nga shirku, atëherë atij Allahu ia falë, ashtu siç ka thënë Ai, -subhanehu ue te’ala!-:“Thuaju mohuesve: nëse largohen (nga kufri-mohimi), do t’ju falet e kaluara”[4]

E, me që ju jeni penduar tek Allahu, shpresojmë që Ai t’ua ketë pranuar pendimin.

Qendra për Fetva pranë IslamWeb-it, me nr. 176,229

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

[1] Kurani, En-Nisa: 48

[2] Kurani, Ez-Zumer: 53

[3] Kurani, El-Furkan: 68

[4] Kurani, El-Enfal: 38

0 2350

Pyetje:  Si është puna me atë që shanë jetën kur të nevrikoset apo ngushtohet  jeta e tij, kërkojmë prej jush të na sqaroni këtë?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut…

Nuk lejohet që njeriu, kur t’i ngushtohet jeta ta shanë jetën, ngase i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, përcjell nga Zoti dhe ka thënë: “Më fyen biri i Ademit, e shan kohën e Unë jam (që sundoj) kohën, në Dorën Time e rrotulloj natën e ditën”. Po ashtu është vërtetuar nga i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, të ketë thënë: “Mos e shani kohën, ngase Allahu, Ai është koha”. Pra ai e udhëheq kohën, e njeriu kur të sprovohet me ndonjë sprovë  duhet të ketë durim,  të shpresojë shpërblim ngase Allahu ka urdhëruar për durim.

Allahu i ka thënë të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem: “Këto janë disa nga rrëfimet e panjohura (për ty), që po t’i shpallim ty, e që para këtij (Kur’anit) nuk i ke ditur as ti as populli yt. Pra, të jesh i durueshëm se përfundimi (i lavdishëm) është për të devotshmit.” Hud, 49.

Ta dijë njeriu se çdo fatkeqësi në këtë botë vetëm se ka edhe më të madhe, e kur ta di këtë i lehtësohet atij fatkeqësia.

Nga fetvat e shejh Muhamed ibn Salih Uthejmin në revistën Dave, numër 1757, faqe 45.

Përktheu: Shpend Zeneli

0 3105

                Pyetje: “Kush pi alkool, vetëm se e ka mohuar atë të cilën Allahu ia shpalli pejgamberëve, e kush i jep selam pirësit të alkoolit apo ia shtrëngon dorën, Allahu ia asgjëson veprat e dyzet viteve!” – a është hadith kjo fjalë?!

            Përgjigje: Kjo nuk është hadith, gjegjësisht nuk vërtetohet si fjalë e të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-. Mirëpo megjithëkëtë, pirja e alkoolit është e ndaluar sipas pajtimit të të gjithë muslimanëve, e cila njëzëshmëri bazohet në Kuran dhe Sunet. Allahu i Madhërishëm, ka thënë: “O besimtarë! Me të vërtetë, vera (pijet alkoolike), bixhozi, statujet dhe shigjetat e fallit janë vepra të ndyta nga punët e djallit. Pra, për të shpëtuar, largohuni nga këto! Me të vërtetë, djalli me pije alkoolike dhe me bixhoz dëshiron që të fusë në mes jush armiqësi dhe urrejtje dhe t’ju shmangë juve nga të përmendurit e Allahut dhe kryerja e namazit. Prandaj, a doni të shmangeni?!”[1]

            Njashtu është vërtetuar se i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Çdo lëndë dehëse është e ndaluar”[2], gjithashtu ka thënë: “Ajo që deh në masë të madhe, është e ndaluar edhe në masë të vogël!”[3]

            Pra nuk i lejohet njeriut pirja e alkoolit, dhe ky vendim është sipas njëzëshmërisë së të gjithë muslimanëve, bazuar në Kuran dhe Sunet.

            Është përcjell në një hadith që bën fjalë për rrezikshmërinë e pirjes se: “Ai që e pi alkoolin në këtë dunja, nuk ka për ta pirë në ahiret edhe nëse hyn në xhenet, përveçse nëse është penduar!”[4].

            Kurse sa i përket përshëndetjes së alkoolistit e pijanecit, atëherë për këtë themi se duhet një shqyrtim konciz se a ka dobi të bojkotohet ai individ apo jo, pra nëse bojkotimi është shkak i përmirësimit të tij dhe e çon atë ta lejë alkoolin, në këso raste bojkotimi është i lejuar, porse në qoftë se nuk arrihet kjo, gjegjësisht bojkotimi nuk rezulton me dobi, po madje me efekte negative që e shtyjnë atë edhe më shumë në mëkat, në këtë gjendje nuk duhet bojkotuar.

Shejh Muhamed Salih El-Uthejmin

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

[1] Kurani, El-Maide: 90-91

[2] Sahih – Shënon Buhariu në “Sahih” (4,024, 5,688), Muslimi në “Sahih” (3,736, 3,737, 3,738), Nesaiu në “Es-Sunenul-Kubra” (4, 959, 4,961, 4,962, 4,963, 4,964, 6,576, 6,577), Ibën Maxhe në “Sunen” (3,390), Ibën Hibani në “Sahih” (5,492), Bejhakiu në “Es-Sunenul-kubra” (15,969), Ahmedi në “Musned” (19,162,  19,207, 19,235, 19,288, 19,301), Darimiu në “Sunen” (2,033), e të tjerë nga hadithi i Abdullah bin Kajsit, -radijallahu anhu!-. Shejh Albani e ka rradhitur ndër sahihe në “Sahihul-xhami” (1,748, 3,076, 3,134, 4,550, 4,551, 4,552, 4,553, 6,786, 7,462), “Es-Silsetu es-Sahiha” (1,814, 1,806, 2,039, 2,425), “Sahihun-Nesai” (5,613, 5,620, 5,621, 5,598), “Sahihu ibni maxhe” (2,762), e gjetkë. Sh. P.

[3] Sahih – Shënon Tirmidhiu në “Xhami” (1,785), Ibën Maxhe në “Sunen” (3,392), Ebu Davudi në “Sunen” (3,199), Bejhakiu në “Es-Sunenul-kubra” (15,996) dhe “Shuëbul-iman” (5,159), e të tjerë nga hadithi i Abdullah bin Xhabir, -radijallahu anhu!-. Shejh Albani e ka rradhitur ndër sahihe në “Sahihul-xhami” (5,530), “Sahihun-Nesai” (5,623), “Sahihut-tirmidhij” (1,865), “Sahihu ibni maxhe” (2,753, 2,754, 2,755), “Sahihu ibni davud” (3,681), e gjetkë. Sh. P.

[4] Sahih – Shënon Buhariu në “Sahih” (5,174), Muslimi në “Sahih” (3,743, 3,745), Nesaiu në “Es-Sunenul-kubra” (5,029, 5,032, 3,545), Ibën Maxhe në “Sunen” (3,372), Ahmedi në “Musned” (4,589, 4,774, 4,551, 5,687, 5,880, 6,101), Darimiu në “Sunen” (2,025), Hakimi në “Mustedrek” (7,312), Bejhakiu në “Es-Sunenul-kubra” (15,946) dhe “Shuëbul-iman” (5,154, 5,156), Ibën ebi Shejbe në “Musanef” (23,450), e të tjerë nga hadithi i Abdullah ibën Omerit, -radijallahu anhu!-. Shejh Albani e ka rradhitur ndër sahihe në “Sahihut-Tergib” (2,361), “Sahihul-xhami” (4,553, 6,311), “Es-Silsiletu es-Sahiha” (2,634), e gjetkë. Sh. P.

0 2369

            Pyetje: Pse Allahu i urdhëroi engjëjt t’i bëjnë sexhde Ademit?! Gjithashtu, pse vëllezërit e Jusufit i bënë sexhde Jusufit, -alejhis-selam!-?! Pyes për këtë duke pas parasysh se sexhdeja duhet të jetë për Allahun!

            Përgjigje: Sexhdeja ka dy koncepte:

  1. Es-Suxhudu el-Ibadeh: Bëhet duke e madhëruar atë të cilit i bën sexhde, duke dashur të afrohesh tek ai; kjo lloj sexhdeje është prej llojeve të ibadetit (adhurimit), ndaj është vetëm për Allahun, sipas të gjithë legjislacioneve të cilave i janë përmbajtur të dërguarit e Allahut;
  2. Suxhud tehije ve tekrim: Bëhet për ta përshëndetur dhe nderuar atë të cilit i bën sexhde; Dhe ky lloj është ai tek rasti i engjëjve kur u urdhëruan nga Allahu që t’i bëjnë sexhde Ademit, dhe i bënë sexhde Ademit, e që me këtë sexhde e nderuan Ademin, ndërsa në anën tjetër e bënë këtë për ta respektuar Allahun i Cili i ka urdhëruar me këtë.

Pra, edhe sexhdeja e prindërve dhe vëllezërve të Jusufit për të ishin përshëndetje dhe nderim për të, ngase kjo ishte e lejuar tek Sheriati i tyre, mirëpo në Sheriatin e vulës së të dërguarve Muhamedit, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, në asnjë rast nuk lejohet sexhdeja për dikë tjetër përveç Allahut, andaj i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: “Po sikur të isha urdhërues i dikujt që t’i bënte ndokujt sexhde, do të urdhëroja gruan t’i bënte sexhde burrit të saj”[1]. Sikurse i Dërguar i i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, e pati ndaluar Muadhin nga sexhdeja që deshi t’ia bëjë atij, vepër kjo të cilën ai deshi ta bëjë pasi e përmendi se ithtarët e Librit kësisoj i bënin sexhde njerëzve të tyre të mëdhenj, e që atëherë i Dërguari, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ia përmendi hadithin që sollëm më lartë.

Si rrjedhojë e përsosmërisë së këtij Sheriati për realizimin e Teuhidit u  bë i ndaluar sexhdeja për gjithkënd përveç Allahut, dhe ky Sheriat i përkryer përfshin të gjitha dispozitat. Allahu, i Larti, ka thënë: “Sot ua përsosa fenë tuaj dhe ua plotësova dhuntinë Time ndaj jush. Jam i kënaqur që feja islame të jetë fé e juaja”[2]

Shejh Abdurrahman El-Berrak

Fetvaja me nr. 37,715 e dhënë në faqen e tij zyrtare

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

[1] Sahih –  Shënon Tirmidhiu në “Xhami” (1076), Ebu Davudi në “Sunen” (1832), Nesaiu në “Es-Sunenul-Kubra” (8817), Ibën Maxhe në “Sunen” (1842, 1843), Ahmedi në “Musned”  (21427, etj.), Darimiu në “Sunen” (1436), Hakimi në “El-Mustedrek” (7409), e të tjerë. Shejh Albani, e ka vlerësuar për sahih në “Sahihul-Xhami” (5239, 5294, 5295, 7725), “Es-Silsiletu Es-Sahiha” (3366, 3490), “Sahihut-Tergib” (1938, 1939), “Irvaul-Galil” (1998), e gjetkë. Sh. P.

[2] Kurani, El-Maide: 3

0 14012


Pyetje: selam alejkum, hoxhë, kam një pyetje: kam dëgjuar se ekzistojnë disa lutje të caktuara që të ndihmojnë të kalosh provimin me lehtësi, a është e vërtetë dhe nëse po, cilat janë ato lutje? Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut, lavdia dhe bekimi i tij qofshin mbi të Dërguarin, familjen dhe ithtarët e tij:

Dijetarët kanë treguar se lutje të këtilla nuk ka. Gjithë atë që mund ta lexoni nëpër libra apo faqe të internetit kinse ekzistojnë lutje që të ndihmojnë, nëse i thua kur të dalësh nga shtëpia për në provim, kur ta marrësh fletën e provimit, kur nuk e di përgjigjen, kur ta dorëzosh fletën e kështu me radhë.

Botëkuptimi islam për raste të këtilla është: të punosh, ta japësh tërë mundin dhe pas kësaj ta lusësh Allahun për sukses. Nëse nuk i bën kushtet për të kaluar provimin nuk ka lutje që të ndihmon. Mirëpo nëse mundohesh me tërë qenien, pastaj kërkon prej Allahut të të ndihmojë, Allahu të ndihmon. Është e vërtetë se ka lutje nëpërmjet të cilave kërkohet që Allahu ta lehtësojë një vështirësi të caktuar, mirëpo kjo nuk është e veçantë për provime, por thjeshtë është e përgjithshme. “Allahumme la sehle il-la ma xhealtehu sehla ue etnte texha’alul hazne idha sh’ite sehla” (o Allah, nuk gjë të lehtë pos asaj që Ti e bën të lehtë dhe Ti kur dëshiron e bën edhe të vështirën të lehtë).

Duke u nisur nga këto të vërteta fetare, këshilloj nxënësit dhe studentet e të gjitha niveleve arsimore që rezultatet t’i kërkojnë me punë, zell pastaj me lutje drejtuar Allahut të madhërishëm!

0 2554


Pyetje: selam alejkum, hoxhë. Shpesh më brenë një çështje por s’kam pas fuqi t’ia përmendi askujt. Bëhet fjalë për një ndjenjë keqdashëse që herë pas herë e ndiej për një mikun tim, si puna e një zilie, mirëpo unë këtë e urrej. Më tregoni a kam mëkat për këtë, Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut. Lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Nuk ka dyshim se zilia është një mëkat i madh, i shëmtuar dhe shumë i neveritur. Tekstet fetare që ndalojnë këtë ves janë të shumta. Allahu na ka urdhëruar të mbrohemi nga sherri i ziliqarit dhe këtë e ka përmendur në fund të sures Felek, ajeti 5, pasi që përmendi shumë sherre tjera për të treguar – siç thonë dijetarët e tefsirit – se zilia është e keqja e fundit pas së cilës nuk ka të keqe. I Dërguari, salallahu alejhi ve selem, në mënyrë që të arrihet vëllazëria islame porositi ithtarët e tij “të mos keni zili njëri tjetrin” (Buhariu)

Mirëpo, ç‘është zilia dhe cilat janë rrethanat e saj?

Zilia është dëshira e flakët që të largohen begatitë apo të mirat nga ai i cili i meriton ato.

Nga ky definicion kuptojmë se vetëm dëshira keqdashëse është mëkat i madh. Nëse merren hapa konkret në këtë drejtim, pra, që t’ia shkatërrojmë disa të mira atij që i posedon ato, atëherë kemi të bëjmë me zullum dhe shtypje që janë mëkate tjera të mëdha.

Nëse dikujt i vjen në mendje ndjenja e zilisë dhe ai nuk e ushqen atë, nuk flet dhe nuk vepron në bazë të tyre, atëherë shikojmë së ç‘ka e pengon këtë ziliqar nga ndërmarrja e hapave konkrete kundër atij ndaj të cilit ka zili. Nëse pengesa kryesore e tij është pamundësia për t’i bërë keq, atëherë kjo ndjenjë llogaritet mëkat i madh dhe ai duhet një orë e më parë të distancohet nga ajo. Mirëpo, nëse pengesa kryesore është devotshmëria dhe ai thjeshtë ato mendime nuk i do dhe i urren, atëherë, nuk ka mëkat për atë ndjenjë sepse ai nuk mund të kontrollojë mendimet që i vijnë herë pas here. Mjafton që t’i luftojë ato. Këto shpjegime janë marrë nga Fethul Bari 10/482

0 1419


Pyetje: A është mëkat nëse nuk e pranoj kërkimin e faljes nga ai që ka bërë gabim ndaj meje?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahu të madhëruar, lavdia dhe bekimi i Tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij…

Pjesë e moralit të lartë të besimtarit është të pranojë kërkimin e faljes në rast kur bëhet ndonjë gabim ndaj tij, mirëpo ky nuk është detyrim i prerë mbi të, por morali i lartë siç e përmend Allahu në këto ajete:

“E të falni (gabimin) është më afër devotshmërisë” (Bekare:237)

“po le t’ua falin (gabimin) dhe mos t’ua zënë për të madhe. A nuk dëshironi që All-llahu t’u falë ju? All-llahu falë dhe mëshiron shumë.” (Nur:22)

“e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët.” (Shura: 40)

Ai që bën ndonjë gabim ndaj vëllait të tij e ka për obligim të shpejtojë për t’i kërkuar falje sepse me këtë realizon qëllimin e sheriatit e që është afrimi me njëri tjetrin, lidhja, dashuria, largimi i urrejtjes e mllefit. Po ashtu dijetarët theksojnë se me kërkim të faljes njeriu shëron veten nga sëmundja e mendjemadhësisë dhe vetëpëlqimit. Këtë e potencon Ibën Hibbani në librin e tij Reudatul Ukala (Kopshti i të mençurve). Aty po ashtu theksohet se mirë është të pranohet kërkimi për faljes edhe nëse e dimë se kërkuesi nuk është i sinqertë.

Të kërkosh falje prej atij të cilit i ke bërë ndonjë gabim është detyrim nëse gabimi bëhet qëllimisht që do të thotë se nëse gabimi bëhet pa dashja kërkimi i faljes bëhët vetëm për t’i treguar se është bërë pa qëllim dhe nëse ai nuk e pranon kërkimin e faljes, nuk ka rrëndësi. Mirëpo duhet ditur se kur bëhet ndonjë gabim pa dashje, dëmi duhet kthyer palës së dëmtuar në rast kur bëhet fjalë për ndonjë pasuri.

0 3228

Pyetje: Selam alejkum. Për ndërtimin e shtëpisë kam prerë një kurban pastaj e kam marrë një unazë dhe e kam venduar  në gojë të kurbanit kurse kokën e kurbanit e kam vendosur në themele. Kjo vepër e imja tani po më brengos shumë.  Si t’ia  bëj?

Përgjigje: falënderimi dhe lavdërimi i takojnë Allahut të madhëruar. Lavdia dhe paqja e Tij qofshin mbi të Dërguarin dhe ithtarët e tij:

Prerja e kurbanit është një prej adhurimeve më madhështore që nuk guxon t’i drejtohet dikujt tjetër pos Allahut. Allahu i madhëruar thotë:  “thuaj: namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ima janë për Allahun Zotin e botëve, Ai s’ka rival” kurse Muhamedi, salallahu alejhi ve selem, thotë: “Allahu e mallkoftë atë që prêt kurabn për dikë tjetër pos Allahut.”

Këto tekste të sheriatit si dhe shumë të tjera flasin për shëmtinë e prerjes së kurbanit për dikë tjetër sepse një vepër e tillë është shirk. Shirku është: barazimi i Krijuesit me krijesën në gjëra që i takojnë vetëm Krijuesit. Nuk ka mëkat më të madh se t’i drejtosh adhurimin dikujt tjetër pos Allahut të madhëruar. Nëse njeriu takon Allahun me këtë gabim, ai gjithsesi do jetë prej banorëve të zjarrit.

Prerja e Kurbanit në mënyrën që e ke përmendur në pyetje, pa mëdyshje është një gabim. Ky gabim mund të jetë tmerrësisht i madh nëse kurbanin e ke prerë për xhinët në mënyrë që të mbrohesh nga dëmet e tyre, një besim ky i popujve të vjetër të cilin fatkeqësisht, edhe sot e kësaj dite e gjejmë edhe atë në mesin e muslimanëve.

Nëse këtë e ke bërë i zhveshur nga besëtytnia e lartpërmendur, por thjeshtë, sepse ashtu ke dëgjuar apo të ka porositur dikush, mirëpo ti e ke prerë kurbanin për Allahun, atëherë kemi të bëjmë me një vepër të shpikur në fe, rreziku i të cilës është gjithashtu shumë i madh.

M’u për këtë, pavarësisht se me çfarë qëllimi ke bërë atë vepër duhet që sinqerisht të pendohesh tek Allahu me keqardhje për gabimin që ke bërë dhe dije se Allahu “I falë të gjitha mëkatet” – nëse njeriu pendohet sinqerisht.

Dhe për fund duhet të mësohemi që para se të bëjmë një vepër që ka të bëjë me praktikat fetare, të pyesim njerëzit kompetent, si dhe t’i mësojmë gjërat themelore të fesë tonë. I lutemi Allahut që të na forcojë në rrugën e Tij të drejtë!

0 1288

Pyetje: I kanë propozuar të mbajë ligjëratë në kishë për Islamin, vallë a duhet ta pranojë një ofertë të tillë?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut

Këtë pyetje ia parashtruam dijetarit të nderuar Muhamed ibn Salih El-Uthejminit i cili u përgjigj si në vijim:

“Kjo është çështje që duhet të analizohet mirë, sepse një gjë e tillë nuk i ngjanë vendit. Përpos vështruar nga larg p.sh. kur muslimanët janë shumë të fortë dhe e shfaqin fenë e tyre dhe e reklamojnë atë në vend-adhurimet e krishterëve.. në qoftë se është kështu atëherë kjo është diçka e mirë. Mirëpo frikohem të mos jetë situata në të kundërtën e kësaj që e cekëm.. që muslimanët  janë nënçmuar me fjalimin e tyre në kishë. Për këtë arsye e shoh që kjo punë të mos bëhet duke u ruajtur nga dëmi që shkakton kjo vepër”.

Përktheu: Nexhat Ceka.

Marrë nga: http://islamqa.info/ar/ref/11232

NA NDIQNI NË