Arhiva DitoreOct 23, 2014

0 2221

           Tematika e shkencës së Tevhidit tek Ehlu’s-Suneh ve’l-Xhemaah, sillet rreth disa çështjeve kryesore: Shpjegimi i realitetit të besimit dhe njësimit të Allahut, -azze ue xhelë!-; Çfarë i përket Zotit të cilësohet me atributet madhështore dhe të përsosura, duke e njësuar Atë me një adhurim të çiltër e të papërzier me shirk; Besimi në engjujt e përkushtuar dhe në të dërguarit e pastër; Besimi në atë që ndërlidhet me Ditën e Fundit, Kadanë, Kaderin; etj. Thënë më ndryshe, shkenca e tevhidit sillet rreth tri boshteve kryesore:

  1. Temat rreth qenies së Allahut apo çështjeve hyjnore; E, që temat që ndërlidhen me këtë trajtohen e studiohen nga tri pikëpamje: a) Me çka cilësohet; b) Nga çka është i Pastër, gjegjësisht i mohohet, e nuk i përshkruhet; dhe c) E drejta e Tij tek robërit.
  2. Qeniet  e të dërguarve të nderuar dhe pejgamberllëku; Hulumtohet në këto tema nga tri këndvështrime: a) Çka i detyrohet dhe i obligohet atyre; b) Ç’është e lejuar për ta; c) Ç’është e pamundur për ta; dhe d) Ç’farë i obligohet pasuesve të tyre.
  3. Gjërat që janë të fshehura e të padukshme për njerëzit (gajbi); E, që këto besohen duke u mjaftuar vetëm me shpallje, tematikë kjo e cila nuk lë hapësirë për mendjen, -as për pranimin e tyre, e as për mohimin-, e të këtij lloji janë, fjala bie, shenjat e kiametit, hollësitë mbi çfarë do të ndodhë gjatë ringjalljes, etj. Hulumtimi në temat e gajbit bëhet duke i besuar ato, e që kjo realizohet duke u mbështetur në: a) pranimin e tyre, duke i besuar ato bindshëm, e që e kundërta e kësaj është mosbesimi, mohimi dhe refuzimi i tyre; si dhe b) Trajtimi i drejtë i tyre, duke i pranuar e besuar kuptimet e tyre të vërteta, e që e kundërta e kësaj është polemizimi në to dhe përpjekja për të bërë imagjinata dhe iluzione me mendje, gjë që është larg shpalljes. E, rregulli që ka të bëjë me gjërat e gajbit është se: Mendja nuk ka vend në këto tema, e, që gjithherë kur kemi diçka nga shpallja apo vërtetohet diçka nga fjalët e të Dërguarit, -salallahu alejhi ue selem!-, obligohet t’i besojmë bindshëm e t’i pranojnë, si dhe të shmangim dhe refuzojmë çdo lloj iluzioni i cili bie ndesh me Sheriatin e Allahut, ngase rregulli tjetër i artë thotë: “Nuk ekziston kundërthënie në mes shpalljes së vërtetë dhe mendjes së shëndoshë, -pas kërkimit dhe hulumtim preciz!-.[1]

Gjithashtu prej tematikave të shkencës së akides është kaderi, lajmet (nga shpallja apo transmetimet e Pejgamberit, -salallahu alejhi ue selem!-; Sh. P.), fundamentet e dispozitave dogmatike si dhe të gjitha bazat e fesë dhe besimit; E pas kësaj vijon kundërpërgjigja ndaj pasuesve të epsheve dhe bidatit, si dhe ndaj të gjitha sekteve e feve të devijuara, duke e sqaruar në të njëjtën kohë qëndrimin karshi tyre.[2]

Nga arabishtja: Mirsim N. Maliqi

Medine, 26.03.13

[1] Shih: Muhamed Jusri, Ilmu’l-akideti inde ehli’s-sunneh ve-l-xhemaah, cituar shkurtimisht, f. 155

[2] Shih: Nasir El-Akël, Mebahith fi akideti ehli’s-sunneh ve-l-xhemaah, f. 10

0 1503

Në vitin 1503 flota portugeze sulmoi Adnin (krahinë në Jemen). Pas përleshjeve jo të barabarta, okupohet vendi. Shumë familje lëshuan vendin dhe mbetën disa të tjera të cilat rezistuan ashpër kundër okupatorit. Ato, edhe pse jo të organizuara, i shkaktuan dhimbje të mëdha armikut. Rezistenca e vendasve sa vinte e shtohej, andaj portugezët menduan një metodë të re për t’i vrarë ata. Sollën një një person anonim të quajtur Abdureuf Efendi, i dhanë një emër me tingull revolucionar “Jasin”. Askush në Adën nuk e njihte Jasinin. Portugezët fshehurazi e mbështetën Jasinin me pasuri dhe armë që të bëhet hero para popullit të shtypur. Jasini bëri thirrje për xhihad që të çlirojnë Adnin dhe ju bashkëngjitën grumbuj të shumtë. Pas disa betejave – të kurdisura me portugezët – emri i tij nisi të përmendej gjithandej dhe njerëzit e quajtën “lider”.

Europa – si zakonisht – bëri thirrje për një kongres paqeje. E thirrën edhe liderin muxhahid – Jasinin, të merr pjesë dhe ai pranoi. Në këtë aktrim të dukshëm, Jasini i sfidoi për pjesmajrrjen portugeze. Në fillim portugezët nuk pranuan të merrnin pjesë ashtu siç nuk pranon ai që në realitet ka qejf. Më pas pranuan dhe gjithçka përfundoi sipas planit. Jasini publikoi pushtetin e tij krahinor dhe pranoi legjitimitetin portugez në Adën. Pra Adni u nda në dy pjesë, njërën e sundonte bashkëpuntori portugez Jasini, tjetrën okupatori portugez – kuptohet pjesën më të madhe e më të pasur.
Thotë Marksi: “Historia e përsërit veten, herën e parë si fatkeqësi, herën e dytë si farsë”.
Nuk mendoj se kjo histori apo farsë ka nevojë të komentohet. Është përsërit shumë herë në rajon!! Koha, vendi dhe personazhet ndryshojnë edhe pse hilja është e njëjtë. Kurthi mbetet kurth, tradhtia tradhti dhe fatkeqësisht rezultati mbetet po ai. Ai që mediton rreth gjendjes së botës arabe – me Isis-at dhe plagët e saj të shumta, me lehtësi do vërej “Jasinë” të shumtë në Libi, Irak, Siri, Jemen…që janë prodhuar me metodën e vjetër kolonialiste. Mund të dallojnë në emërtime, mirëpo pajtohen në synime. Të gjithë punojnë për ndarjen e të ndarës, copëtimin e të copëtuarës dhe rrënimin e konceptit shtet në tokat arabe, në favor të sh(qy)teteve, krahinave e subjekteve të brishta që kanë si koncept lojën me litarin e përkatësisë medhhebore, sektare e fisnore, që na bën të lutemi për ditët e Sykes-Picot.
Përhapja e modelit “Jasin” në rajon dhe pësëritja e tij në formë të farsës në disa shtete arabe, nënkupton ngadhnjimin e planit cionist në rajon, suksesin e tij për mënjanimin e faktorit arab si fuqi ndikuese rajonale e ndërkombëtare, prokupimin e tyre me subjekte të vogla, të hasmuara, zhytjen e vendit në luftëra sektare që nuk premtojnë asnjë zgjidhje e pajtim.
Ata që nuk e lexojnë historinë janë të destinuar ta pësërisin më shumë se një herë.. dhe të kafshohen nga e njëjta vrimë njëmijë herë.

Muhamed B. El-Biladij
Përktheu: Agim Bekiri

0 1148

Kur trupat bien pa ndalë për tokë

dhe plumbat ata i përshkojnë

gjaku i tyre tokën ngjyros,

në xhennetet e larta ata shkojnë!

 

I shtrejt është pra ai gjak për Ty

edhe pse klithmat e dhimbjes arrijnë qiellin.

Të gjitha harrohen për një çast të vetëm,

kur takimin me Ty ta përjetojnë.

 

Është thënë se duhet të dallohet

e kota prej të vërtetës

ashtu edhe në këtë vend, fitorja,

nuk vjen shpejt në tokën

e zhytur të shirkut.

 

Ato klithma të vrarësh të dhunuarish,

që as toka nuk mund t’i përpinë,

ata fëmijë dhe pleq të vrarë,

të masakruar pa mëshirë!

 

Ajo tokë e bekuar e dashur,

ku më i lavdëruari pejgamber e ka përmend,

Ato fytyra te bukura te ndritura

me besim te mbjellura fort.

 

Por Bota e shekullit njëzet e një,

spektatore si kurrë me parë

Lejon dhunën që të vazhdojë.

Merren me të drejtat e qenve!

 

Ku janë ato shtete që luftojnë terrorizmin?

Ku janë ato shtete qe mbrojnë jetët e njerëzve?

Ku janë ato shtete qe mbrojnë te drejtat?

 

 

Krejt çka mund të bëjmë të dashur vëllezër dhe motra,

një dua nga zemra t’ua dhurojmë.

 

O Zot i Gjithpushtetshëm,i Gjithdijshëm,i Dashur.

Ndihmoj Sirisë që ta merr lirinë.

 

Asdren Rafuna

0 1686

Ilmul-kelam (Dituria e fjalës; përkthim i fjalëpërfjalshëm)

        Është shkencë nëpërmjet të cilës studuesi i saj arrin të aftësohet për polemika dhe debate në çështjet e dogmave e besimeve, duke shfaqur argumentet dhe dyshimet që posedon, paralelisht duke refuzuar dhe luftuar mendimet e kundërshtarëve. Thënë troç është ilmi i polemikës në çështjet akidore, -gjë kjo e qortuar sheriatikisht-, sikurse ka theks të veçantë në prezentimin e shkollave të tjera duke u orvantuar t’i mposhtë ato.

       Dallimet mes shkencës së tevhidit dhe ilmul-kelamit, janë këto siç vijon:

–       Shkenca e Tevhidit mbështetet në Kuran, Sunet, njëzëshmërinë e selefit dhe në logjikën e shëndoshë që mbështetet në burimet e mësipërme. Kurse Ilmul-kelami është dije e mbështetur në terme logjike dhe analogji filozofike, i ndikuar nga faktorë të jashtëm, po jo nga Kurani dhe Suneti.

–       Shkenca e Tevhidit është ilm sheriatik që nuk përmban bidate, për dallim nga ilmul-kelami, shkencë kjo e shpikur, që nuk ishte e njohur as te i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, as tek sahabët, po as tek ata që i ndjekën ata denjësisht.

–       Shkenca e Tevhidit nuk përfshin brenda vetës asnjë shprehje të bidatit, e as ndonjë term filozofik; Kurse ilmul-kelamipërfshin një numër të madh të shprehjeve të bidatit, termeve logjike dhe ideve filozofike.

–       Origjina dhe baza e shkencës së Tevhidit është tek gjeneratat e para e të dalluara, kurse ilmul-kelami nuk ka një fat të këtillë; Përkundrazi, është shkencë e shpikur, që ka ardhur si rezultat i faktorëve të jashtëm, që vinin sidomos pas përkthimit të librave të filozofisë e të logjikës (në gjuhën arabe).

–       Gjurmët dhe ndikimet e shkencës së tevhidit janë të lavdëruara, për dallim nga ato të ilmul-kelamit, të cilat janë të qortuara dhe të përçmuara.

–       Shkenca e tevhidit është mjet për të drejtin për të mposhturën të kotën e prishësit, kurse ilmul-kelami është instrument i shfrytëzuar zakonisht dhe më së shumti nga prishësit. [1]

Përdorimi i ilmul-kelamit është parë gjitheherë tek sektet e përfolura, siç janë muëtezilët, esharinjtë dhe ata që përshkojnë rrugën e tyre; Kjo shkencë nuk është e lejuar, ngase është shkencë e bidatit, mirret me të folurit pa dije për Allahun dhe e kundërshton menhexhin e selefit në vërtetimin e çështjeve të besimit.

Prej atyre që kanë shkruar libra duke përdorur këtë term, është Et-Taftazani (vdiq: 791h) në librin e tij: “Sherh el-mekasid fi ilmil-kelam”.[2]

 Filozofia

Ky term përdoret tek filozofët dhe pasuesit e tyre, duke nënkuptuar me këtë shkencën e akides. Ky përdorim është i paligjshëm për sa i përket akides, ngase filozofia është e ndërtuar mbi iluzione, imagjinata, ide të gabuara dhe qëndrime të devijuara karshi çështjeve të gajbit (të padukshmës).

 Et-Tesavuf

Fjala tesavuf, përdoret tek sufinjtë, filozofët, orientalistët dhe ata që i ndjekin këta, duke pasë për qëllim shkencën e akides. Është përdorim i paqëndrueshëm, gjegjësisht i bidatit, ngase ngritet mbi pretendimet, rrëshqitjet dhe devijimet e sufinjëve në akide.

 El-Ilahijat (hyjnoret)

Kjo fjalë ka gjetur përdorim tek filozofët, orientalistët dhe ndjekësit e tyre. Është e gabueshme dhe nuk qëndron, ngase kur ata e përdorin kanë për qëllim filozofirat e filozofëve, fjalët e ndjekësve të ilmul-kelamit, mohuesve e ateistëve për sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me Allahun e Lartësuar.

 Metafizika (Përtej natyrës; përkthim i fjalëpërfjalshëm)

Kësisoj e emërtojnë perëndimorët, filozofët dhe ndjekësit e tyre, e që është e përafërt me termin e el-ilahijat. E përdorin këtë term kur kanë për qëllim besimet, bindjet dhe idetë në çështjet e kredos. Këto nuk janë të vërteta, ngase nuk kanë ndonjë mbështetje logjike, e as që bazohen në shpallje.

            Në të vërtetë akideja ka një kuptim të saktë, atëherë kur ajo fton në të vërtetën, e një akide e këtillë është vetëm akideja e Ehlu Sunetit dhe xhematit, e cila mbështetet në Kuran, Sunet dhe njëzëshmërinë e selefit.[3]

Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

Medine, 16.11.2012

[1] Shih: Ibrahim El-Burejkan, Itihaful-murid bimearifetit-tevhid, f.17

[2] Shih: Nasir bin Abdulkerim El-Akël, Mebahith fi akideti ehlis-sune vel-xhemaah, f. 10

[3] Shih: Ibid, f. 11 – cituar shkurtikisht.

0 1701

            Suneti (Es-Sunneh)

          Kuptimi i kësaj fjale ka shtegtuar varësisht përdorimit të saj në kontekstet terminologjike, andaj çdo dijetar islam e ka përkufizuar asisoj që t’i shërbejë e t’i vijë për shtat ndonjë shkenceje. Për shembull, ulematë e hadithit, sunetin e përkufizojnë kësisoj: Ajo që i atribuohet të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, qoftë fjalë, vepër, miratim apo cilësim. Kurse ulematë e usulul-fikh-it, thonë kështu: Ajo çka e urdhëron Ligjvënësi, por jo në kuptimin obligativ. Kurse ulematë e fikhut, e definojnë siç vijon: Ajo për veprimin e të cilës shpërblehet ai që e bën, por nuk denohet ai që e lë.

Kurse ulematë e akidës së vërtetë, konsiderojnë se Suneti është një prej vend-burimeve nga ku mirret dhe vërtetohet akideja e shëndoshë. Andaj, disa nga selefi vlerësuan se suneti është pasimi, e disa tjerë thanë se është Islami, e që të dy fjalët nuk bien ndesh me njëra-tjetrën, ngase Islami vërtetë konsiston besimin e vërtetë, kurse pasimi jep të kuptosh rreth burimit dhe metodologjisë.

       Andaj, fjala sunet arriti të përfshijë këtë kuptim: Pasimi i akides së vërtetë, e cila është e vërtetuar në Kuran dhe Sunet.

            Prej ulemave që e përdorën këtë nocion, me këtë kuptim terminologjik, është Imam Ahmed ibën Hanbel në librin e tij “Es-Sunneh”, që përmbante akiden e vërtetë, e cila qe vërtetuar me transmetimet e njerëzve të drejtë e besnikë nga i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!- dhe shokët e tij. Njëjtë ka vepruar edhe i biri i Imam Ahmedit, Abdullahu, në librin e tij “Es-Sunneh” dhe Ibën ebi Asim në librin e tij “Es-Sunneh”.[1]

            Bazat e fesë (Usulud-din)

            Që të kuptohet mirëfilli ky tog, ne duhet të zbërthejmë kuptimet e të dy fjalëve në arabisht: usul dhe din.

            Fjala usul është shumësi i fjalës asël, e që në aspektin gjuhësor përkthakon këtë kuptim: Ajo mbi të cilën ndërtohet diçka, siç është themeli i shtepisë. Kurse terminilogjikisht nënkupton atë që ka degë.

            Kurse din, do të thotë: nënshtrueshmëri dhe përulje; Kurse përkufizimi i kësaj fjaleje në fe është kështu: Bazat e përgjitshme dhe principet themelore e madhështore, nëpërmjet të cilave realizohet rrespektimi i Allahut dhe të Dërguarit të Tij, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, si dhe nënshtrimit karshi urdhërsave dhe ndalesave të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, -sal-lallahu alejhi ue selem!-. Dhe me këtë kuptim nuk është për qëllim asgjë tjetër përpos se shkenca e akides dhe tevhidit.[2]

            Disa dijetarë kanë shkruar libra në akide, e që në to kanë përmendur termin Usulud-din. Prej tyre, El-Bagdadij (vdiq: 429h), në librin e tij “Usulud-din”, Ibën Batta (vdiq: 378h) në librin e tij “Esh-Sherhu vel-Ibaneh an usulid-dijane” dhe El-Esharij (vdiq: 324) në librin e tij “El-Ibane an usulid-dijane”.[3]

             El-Fikh El-Ekber

            Fjala fikh në gjuhë do të thotë: kuptim i hollësishëm; Kurse atribuimi i këtij kuptimi në el-ekber (më i madh, më madhështor) vie si shkas për të nxjerrë nga ky term fikhun që ka të bëjë me hallallin e haramit, etj.. Ky term u njoh vetëm në shekullin e dytë hixhrij, atëherë kur Imam Ebu Hanife En-Nuëman e titulloi librin e tij kësisoj “El-Fikhul-Ekber” në të cilin libër përmblodhi një tërësi bindjesh të selefit, e duke argumentuar me këtë titull se kjo tematikë është më madhështorja në sheriatin Islam. Ky term nuk i vie përshtat asgjësendi tjetër përpos se shkencës së akides.

             Sheriati (Esh-Sheriah)

         Përdorimi i fjalës esh-sheriah ka pasë përdorim më specifik, siç ka thënë Shejhul-Islam Ibën Tejmije, -rahimehullah!-: “Kredot të cilat i besojnë Ehlu Suneti, si p.sh. besimi i tyre se imani është fjalë e vepër, se Allahu cilësohet vetëm ashtu siç Ai e ka cilësuar Vetvetën apo e ka cilësuar i Dërguari i Tij, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, njashtu besimi se Kurani është Fjalë e Allahut, e nuk është e krijuar, etj.!”[4]

            Pra, në këtë kuptim Esh-Sheriah është po sikur Es-Sunneh, e me të janë për qëllim besimet të cilat Allahu i ka ligjësuar, e ndonjëherë janë edhe veprat, e ndodhë që të jenë të dyja, pra besimet dhe veprat e ligjësuara nga Allahu, -subhanehu ue te’ala!-.

            Edhe në këtë rast disa dijetarë kanë shkruar libra në akide, kurse i kanë titulluar me fjalën esh-sheriah, e që i pari prej tyre është Ebu Bekër El-Axhurij, -rahimehullah!-, në librin e tij “Esh-Sheriah”, e pastaj Ibën Bata El-Hanbelij, -rahimehullah!-, në librin e tij: “El-Ibane an sheriatil-firketin-naxhije ve muxhanebetil-firekil-medhmume”.[5]

             El-Iman

            Nga gjeneratat e para (selefi) gjejmë të kenë shkruar libra duke i titulluar me fjalën iman, e në të cilat kanë shtjelluar tematikat e tevhidit dhe të akides, e që i pari i këtij lloji është libri: “Kitabul-iman ve mealimuhu ve sunenuhu ve istikmalu-derexhatihi” të autorit Imam Ebu Ubejd El-Kasim ibën Selam El-Bagdadij, -rahimehullah!-; Pastaj libri “Kitabul-Iman” të El-Hafidh Ebu Bekër Abdullah ibën Muhamed ibën ebi Shejbeh El-Absij, -rahimehullah!-. Më tej libri “Kitabul-Iman” të El-Hafidh Muhamed ibën Is’hak ibën Jahja ibën Mendeh, -rahimehullah!-.[6]

 Nga arabishtja: Mirsim Maliqi

[1] Shih: Ibrahim El-Burejkan, El-Medkhalu li dirasetil-akidetil-islamije, f.12

[2] Shih: Ibrahim El-Burejkan, El-Medkhalu li dirasetil-akidetil-islamije, f.11

[3] Shih: Nasir bin Abdulkerim El-Akël, Mebahith fi akideti ehlis-sune vel-xhemaah, f. 10

[4] Shih: Ibën Tejmije, Mexhmuul-fetava, 19/306-307

[5] Shih: Muhamed Jusri, Ilmul-akideti inde ehlis-suneti vel-xhemaah, f. 136

[6] Shih: Muhamed Jusri, Ilmul-akideti inde ehlis-suneti vel-xhemaah, f.130

NA NDIQNI NË