Arhiva DitoreOct 25, 2014

0 1542
  1. Kush ishte i pari i cili e pranoi Islamin nga ana e Ensarwve?
  2. Ai i cili e pranoi nga ana e Ensarëve ishte Xhabir Ibn Abdilah, Allahu qoftë i kënaqur me të.
  3. Kush ishte fëmiu i parë i Ademit alejhi selam?
  4. Fëmiu i parë i Ademit alejhi selam ishte Kabili.
  5. Kush ishte i pari i cili ngriti dhe theu shpatën duke luftuar në rrugën e Allahut xhele veala?
  6. Zubejr ibnul Auvami,- Allahu qoftë i kënaqur me të!
  7. Sa sure posedon xhuzi 29?
  8. Xhuzi 29 posedon gjithsej 11 sure.
  9. Sa është numri i pejgamberëve?
  10. Numri i pejgamberëve është gjithsej 124 mijë.
  11. Në cilin vit është çliruar Mekeja?
  12. Mekeja është çliruar në vitin e tetë hixhrij.
  13. Në cilin vend nuk do të mund të hyjë dexhalli kurrë?
  14. Në Medinen e bekuar.
  15. Për cilin mëkat pejgamberi alejhi selam tha se nwse veprohet sjell varfëri?
  16. Zinaja (Imoraliteti).
  17. Kush vdiq i fundit nga gjenaratat e sahabëve?
  18. Tufejl ibn Amir el Vathileh, Allahu qoftë i kënaqur me të.
  19. Kush ishte shehidi i parë në Islam?
  20. Ubejde ibn el Harith ibn Abdul Mutalib, Allahu qoftë i kënaqur me të.
  21. Sa vite qëndruan banoret e kehfit në shpellë ?
  22. 309 vite.
  23. Cka është Akika?
  24. Akika është: Therja e një kurbani për lindjen e vajzes dhe dy kurbana për lindjen e djalit. Therja e kurbanit bëhet në ditën e shtatë pas lindjes si falenderim ndaj Allahut. Si dhe bërja Akikës është sunet i forte.
  25. Cilat janë shtyllat e shehadetit?
  26. Shtyllat e Shehadetit, janë dy: – Mohimi: është për qëllim pjesa ”La ilahe”, që do të thotë: Nuk ka të adhuruar me të drejtë që meriton të adhurohet”. – Pohim: është për qëllim pjesa ”il-Allah”, që do të thotë: përveç Allahut.
  27. Cila është gjëja e parë që krijoi Allahu?
  28. Lapsin.
  29. Cila llogaritet nëna e gjitha punëve të këqija?
  30. Alkooli.
  31. Kush nga njerëzit do të hyjnë nga të parwt në xhenet?
  32. Fukaratë dhe të ngratët.
  33. Në cilin vit u obligua Xhihadi (lufta në rrugën e Allahut)?
  34. Në vitin e dytë Hixhrij.
  35. Kush është autori i librit të njohur,- ‘’ Rijadus Salihin’’.?
  36. Imam Neveviu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!
  37. Si quhet shejtani i cili e ngacmon, huton dhe largon koncentrimin e muslimanit nw namaz?
  38. El Hanzeb,- Allahu na ruajtë nga sherri dhe cytjet e tij.
  39. Cili është kuptimi i fjalës tagut?
  40. Tagut është: Çdo gjë të cilën njeriu e vlerëson përtej kufirit,qoftë në adhurim, ndjekje, bindje dhe kusht është të jetë i kënaqur me të poqëse është njeri.

Autori: Fet-hu Rrahman Muhamed Hasen Xhemil

Nga arabishtja : Suad B. Shabani

0 1225

Fillimi i Vitit të ri Hixhri është moment i duhur për muslimanin që të ndalet me vetveten dhe të bëjë një llogaritje të shpejtë dhe precize.


Nga kjo llogaAnchorri shtrohet rruga e shpëtimit dhe udhëzimit, i zgjuar është ai i cili e vë nën kontroll nefsin, dhe punon për jetën pas vdekjes, dhe njëherit syçelë është ai që e shpie nefsin e tij drejt rrugës se punëve të mira dhe e ndalon atë me frenat e sheriatit islam.
Njeriu nuk mund t’i shmanget dy gjendjeve : nëse është bëmirës e shton bëmiresinë , e nëse është mëkatarë pendohet dhe kthehet tek Allahu .
Allahu ka thënë :” O besimtarë , frikësohuni Allahut dhe secili le të shikojë se çka ka bërë për nesër , … “ Hasher 18.
Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë duke komentuar këtë ajet ka thënë:” Llogaritni veten tuaj para se të llogariteni , dhe shikoni se çka keni deponuar për vetveten tuaj nga punët e mira, në ditën kur do të dilni para Zotit tuaj”.
Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë na ka treguar rrugën dhe formën e llogaritjes së punëve tona:”
E para, të llogarisë vetveten e tij në obligimet- farzet, nëse i kujtohet se i ka ikur diçka, e kompenzon.
E dyta, të llogarisë veten e tij në ndalesat- haramet, nëse i kujtohet se ka bërë ndonjë mëkat, të shpejtojë me pendim dhe kërkimfalje-istigfarë, dhe ti shlyej ato me bërjen e punëve të mira.
E treta, të llogarisë veten nga shkujdesja , e nëse e sheh se ka qenë i shkujdesshëm nga ajo për të cilën është krijuar , le ta arrinë me dhikër-përmendje të Allahut dhe duke u kthyer tek Ai.
Vëlla/ Motër muslimane shpejto me mëngjesin e ketij Viti të Ri me pendim dhe kthim tek Allahu, sepse fletat janë të bardha dhe asgjë nuk është shkruar në to.
Largqofshi nga mbushja e tyre me mëkate dhe gjynahe.
Llogarite veten para se të llogaritesh, shtoje përmendjen e Allahut, kërko falje-istigfar, shoqërohu me njerëz të mirë që të udhëzojnë drejt të mirave.
Allahu e bëftë këtë vit të mbarë për islamin dhe muslimanët , na shtoftë jetën , na bëftë të vdesim duke bërë punë të mira, na largoftë nga punët e këqija dhe na bëftë prej banorëve të Xhennetit. Amin.

0 1761

Falënderimi i takon vetëm Allahut i cili e bëri muajin e Ramazanit zotëri të gjithë muajve dhe shumëfishues të mirësive dhe veprave. Atë e falënderoj dhe lavdëroj dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkoj. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi imamin e agjëruesve dhe shëmbëlltyrën e shpenzuesve dhe modelin e të devotshmëve Muhamedin birin e Abdullahit dhe robin e Allahut.

O ju musliman, frikojuni Allahut dhe falënderoni shumë Atë nëse ua mundëson që ta arrini muajin e Ramazanit dhe kërkoni prej Tij që t’ju begaton e ta shfrytëzoni këtë muaj në agjërim, namaze vullnetare dhe adhurime tjera. Ramazani është sezon i madhërishëm dhe mejdan i gjerë në veprimin e mirësive dhe faljen e gjynaheve. Njiheni vlerën e tij dhe madhëroni çështjen e tij dhe pajiseni vetveten në këtë muaj me vepra të mira dhe mirësi.

Agjërimi i muajit Ramazan është një prej shtyllave të Islamit dhe detyrë e çdo muslimani. Allahu urdhëroi në agjërimin e tij dhe ia detyroi çdo robi të Tij duke thënë: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi”. Bekare 183, dhe “Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë!”. Bekare 185. Detyrohet çdo musliman i rritur dhe me mendje të shëndoshë ta agjëron muajin e Ramazanit. Nëse është i sëmurë me sëmundje që ka shërim dhe nuk mundet t’i përballon agjërimit apo është udhëtar në rrugë të gjatë lirohet prej agjërimit dhe ato ditë i zëvendëson me ditë tjera: “Pra, kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar”. Bekare 185. Nëse është në pleqëri të thellë apo i sëmurë me sëmundje që s’ka shërim dhe nuk mundet t’i përballon agjërimit, atëherë ai nuk agjëron dhe për çdo ditë e ushqen nga një të varfër dhe nuk i zëvendëson ato ditë me ditë tjera: “Ata që kanë vështirësi për të agjëruar, duhet të ushqejnë si shpagim nga një të varfër për çdo ditë agjërimi”. Bekare 184. Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: “I është lehtësuar të moshuarit në vite që nuk mundet t’i përballon agjërimit të mos agjëron dhe ta ushqen nga një të varfër për çdo ditë”.

Gruaja me menstruacione dhe lehona nuk u lejohet të agjërojnë dhe ato ditë që nuk i agjërojnë i zëvendësojnë me ditë tjera. Aisha, Allahu qoftë i kënaqur prej saj,  kur është pyetur, se: Pse gruaja me menstruacione e bën kaza agjërimin dhe nuk e bën kaza namazin, ajo është përgjigjur, se kështu ka qenë praktika e grave gjatë kohës kur ishte gjallë i Dërguari, alejhi salatu ue selam.

Fëmija i cili ende nuk e ka arritur moshën e pjekurisë nuk është i detyruar të agjëron, mirëpo nëse ka mundësi t’i përballon agjërimit e urdhërojmë që të agjëron me qëllim që të kalitet dhe ta stërvit shpirtin në adhurim dhe agjërimi i tij i pranohet si vullnetar.

O ju robërit e Allahut, me agjërim nënkuptojmë abstenim apo përmbajta nga ushqimet, pijet dhe marrëdhëniet bashkëshortore për hir të Allahut, prej imsakut e deri në perëndimin e diellit. Allahu, azze ue xhel, thotë:” Tani është e lejuar për ju që, gjatë netëve të agjërimit, të shkoni me bashkëshortet tuaja. Dhe hani e pini derisa të dallohet fija e bardhë (bardhësia) e agimit nga fija e zezë (errësira e natës), pastaj plotësojeni agjërimin derisa të bjerë mbrëmja. Mos iu afroni atyre(bashkëshorteve) gjatë kohës kur mbylleni për adhurim në xhami! Këta janë kufijtë e Allahut, prandaj mos iu afroni atyre! Kështu, pra, Allahu ua shpjegon njerëzve urdhëresat e veta, që ata të ruhen nga të këqijat”. Bekare 187.

 

Allahu na qartësoi në këtë ajet se fillimi i agjërimit është prej agimit e deri në perëndimin e diellit. Për këtë arsye Pejgamberi,alejhi salatu ue selam, nxiti që të vonohet syfyri dhe të përshpejtohet iftari me qëllim që të përfundon syfyri me agim dhe të fillon iftari me perëndimin e diellit dhe me këtë t’i përshtatet urdhrit të Allahut dhe dispozitave të Tij. Nuk është prej traditës së Pejgamberit, alejhi salatu ue selam, ngrënia e syfyrit herët dhe vonesa e iftarit pas perëndimit të diellit. Poashtu nuk lejohet ngrënia e syfyrit pas agimit dhe ngrënia e iftarit para se të perëndon dielli dhe ai që e vepron këtë me qëllim nuk i pranohet agjërimi.

 

Agjërimin e prish ngrënia dhe pija me qëllim dhe çdo gjë që ka të njëjtat efekte si ushqimi dhe pija, si barnat, gjilpërat me vitamine, etj. Poashtu e prish të vjellët qëllimisht, por nëse ndonjë vjell pa qëllim, kjo nuk e prish agjërimin. I Dërguari i Allahut,alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Kujt i përzihet dhe vjell nuk është i detyruar ta plotësojë atë ditë më vonë” dhe “Kush vjell me qëllim, duhet ta plotësojë (agjërimin) më vonë”.

Prej gjërave që e prishin agjërimin është edhe nxjerrja e gjakut me hixhame ose pastrim gjaku.  I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “E ka prishur agjërimin ai që bën hixhamen dhe atij që i bëhet hixhamja”.

Prej gjërave që e prishin agjërimin është edhe dalja e spermës për shkak të ledhatimit apo puthjes, masturbimi, menstruacionet dhe lehonia.

Poashtu prej gjërave që e prishin agjërimin është edhe marrëdhëniet bashkëshortore gjatë ditës së agjërimit. Ai i cili e bën këtë vepër duhet ta zëvendëson atë ditë me ditë tjetër dhe të shpaguan. Shpagimi është lirimi i një robi, nëse nuk ka mundësi agjërimi i dy muajve njëri mbas tjetrit, nëse nuk mundet atëherë ushqimi i gjashtëdhjetë të varfërve. Përjashtohet nga ajo që përmendëm rasti kur bashkëshortët janë udhëtarë dhe kryejnë marrëdhënie duke qenë agjërueshëm, sepse agjërimi për udhëtarët nuk është i detyruar, për ata kërkohet që ta kompensojnë këtë ditë pas Ramazanit.

O ju musliman, gjërat e lartpërmendura që e prishin agjërimin janë perceptuese dhe ai që i vepron detyrohet me kaza. Ekzistojnë edhe gjëra morale që e dëmtojnë agjërimin duke ia humbur shpërblimin apo pakësuar dhe vepruesi i saj nuk detyrohet me kaza. Prej tyre është përgojimi, bartja e fjalëve, sharja, ofendimi, shpifja, shikimi në atë që e ka ndaluar Allahu të shikojmë, dëfrimi me muzikë dhe instrumente muzikore, etj.

Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë se Muhamedi, alejhi salatu ue selam, ka thënë:“Agjërimi mbron nga morali i keq sepse ai që agjëron nuk flet gjëra të turpshme dhe nuk bërtet. Nëse (eventualisht) e shanë ndokush ose e sulmon, le të thotë: “Unë agjëroj, unë agjëroj”.

 

Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë se Muhamedi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Zoti nuk ka nevojë për njeriun që e braktisë ushqimin e pijen e nuk e braktisë fjalën e keqe dhe veprën e ligë”.

 

Nëse agjëruesi hanë apo pinë me harresë nuk i prishet agjërimi. Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë se Muhamedi, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Kush harron gjatë agjërimit e pinë dhe han, le ta vazhdojë agjërimin sepse Zoti e ka ushqyer dhe i ka dhënë të pijë.”

 

Agjëruesit i lejohet të nuhat erën e parfumeve, kjo nuk ndikon në agjërimin e tij. Poashtu i lejohet të flladitet me ujë duke e shpërlarë gojën ose duke e larë kokën ose duke e larë tërë trupin ose duke hyrë në një vend të ftohët për arsye se kjo i ndihmon gjatë agjërimit. Nëse i depërton pluhuri apo avulli apo ndonjë insekt në gojë nuk i prishet agjërimi për arsye se kjo ndodh pa dëshirën e tij.  Nëse dikush ka rrjedhje gjaku nga hundët apo nga dhëmbët edhe kjo nuk e prish agjërimin, pasi kjo nuk është në dorën e njeriut, është diçka e paqëllimshme. Nëse dikush e nxjerr dhëmbin dhe del gjak edhe kjo nuk e prish agjërimin.

O ju musliman, ruani agjërimin e juaj prej gjërave që e prishin agjërimin. Veproni vepra të mira, shpeshtoni lutjet, përmendjen e Allahut dhe leximin e Kuranit në këtë muaj dhe jeni të sinqertë në të gjitha veprat e juaj dhe kërkoni prej Allahut që t’ua pranon veprat.

                             Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 20411

Ngjarja e Israsë siç dihet është një ngjarje e vërtetë që është si një lloj ngushllimi për të Dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ndërsa për jobesimtarët dhe ata me besim të dobët ishte e kundërta, tek të cilët nuk kishte depërtuar besimi në zemrat e tyre plotësisht, pra ishte sprovë. Po ashtu, kjo ndodhi e madhe njëherit është përforcim nga Allahu për të Dërguarin e Tij, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mrekulli e madhe për të gjithë ata që besojnë, se ai është i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, më i miri nga pejgamberët, imami i gjithë të Dërguarve, udhëheqësi i tyre.

Shpërblimi i mirë është si pasojë e veprës së mirë

“ O ju të cilët keni besuar friksojuni Allahut ashtu siç e meriton Allahu ti friksoheni dhe vdekja mos u gjej vetëm se duke qenë musliman“.[1]

“ O ju njerës friksojuni Zotit tuaj i cili u krijoi prej një vetje të vetme dhe prej tij krijoi bashkeshorten e tij dhe prej këtyre bashkë krijoi shumë burra dhe gra. Friksojuni Allahut në emrin e të Cilit përbetoheni dhe ruani lidhjet farefisnore midis jush dhe dijeni mirë se mbi ju Allahu është mbikqyrës”.[2]

“O ju besimtarë, përmbajuni mësimeve të Allahut dhe thuani fjalë të drejta. Ai (Allahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, ju shlyen juve mëkatet tuaja, e kush respekton Allahun dhe të dërguarin e Tij, ai ka arritur një sukses të madh”.[3]

E në vijim fjala më e mirë dhe më e bukur është fjala e Allahut të cilën Zoti ka garantuar se do ta ruaj deri në ditën në gjykimit kurse udhëzimi dhe orientimi më i drejtë për në rrugën e drejtë është udhëzimi dhe orientimi i Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, pa dyshim se punët më të këqija janë shpikjet – risitë ne fenë e Zotit dhe se çdo shpikje ose risi në fenë e Zotit quhet bidat, çdo bidat është humbje dhe çdo humbje e ka vendin në zjarrin e xhehenemit, Allahu na ruajtë gjithve nga zjarri i xhehenemit.

Jetëpërshkruesit e jetës se Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thonë se: Israja dhe Miraxhi janë përforcim i Zotit mbi të Dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, nga shkaku i sprovave që i përballoi ai, qofshin ata mërzi apo pas bojkotit tre vejçarë në qafë të Ebu Talibit në të cilat i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, përjetoi uri, vuajtje, pikërisht në këtë kohë e humbi xhaxhain e tij Ebu Talibin, mbrojtjen e madhe që e kishte, pas një kohe të shkurtër e humbi gruan e tij, nënën e besimtarëve Hatixhen-Allahu qoftë i kënaqur prej saj. Po ashtu kjo ngjarje ndodh pas sprovave të cilat i përjetoi i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në Taif ku e humbi shpresën se do të beson ai popull pasi që atë e sulmuan rëndë së bashku me fëmijët, robërit dhe mendjelehtit e Thekifit.

Pas gjithë këtyre dhimbjeve i dashuri e shpërbleu të dashurin e Tij, e ngriti tek Vetja e Tij, e afroi pranë Vetes së Tij, ia nxori atij vuajtjet që i kishte me kënaqësinë e tij, sa që harroi gjithçka që kishte përjetuar dhe çfarë do të vuan në të ardhmen.

Andaj Israja dhe Miraxhi për të Dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, pas mundimeve që i përjetoi në Taif dhe tjerave, llogaritet si shpërblim, kompenzim i madh, e përgëzim për durimin e tij.

E tani le të krahasojmë, meditojmë rreth këtyre dy gjendjeve, pra ndërmjet udhëtimit në Taif dhe atij në Isra. Konkldojmë si në vijim:
Ai shkoi në Taif në këmbë, ndërsa në Bejtul Makdis shkoi me Burak-un.
Në Taif shoqërues të tij e kishte robin e tij Zejd ibn Harithin-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ndërsa gjatë Israsë e shoqëroi Xhibrili-paqa e Allahut qofshin mbi të.
Në Taif u prit i tallur, i nënçmuar nga robërit e tij dhe mendjelehtit, ndërsa në Isra u prit nga pejgamberët dhe të dërguarit para tij, të cilët e përshëndetën si më mirë.
Në Taif nuk gjeti dikë që iu përgjigj thirrjes së tij që ta ndihmon në misionin e Zotit, kurse në Isra e mikpriti Xhibrili-paqa e Allahut qofshin mbi të, që ai të jetë imam i gjithë pejgamberëve.
Në Taif iu ngushtua toka dhe nuk kishte vend për të ku të strehohet ndërsa në udhëtimin e Israsë mikpritës i tij ishte qielli, ku ai u mirëprit nga banorët e tij, që ta dijnë banorët e tij pozitën e tij tek Allahu.
Në Taif nuk e pranoi profetësinë e tij askush, u kthye prej Taifit njejtë ashtu siç hyri në të, ndërsa në udhëtimin e Israsë atij i besuan pejgamberët, dërgimin e tij e pranuan banorët e qiellit.

Pra është pikërisht ndodhia e Israsë dhe miraxhit është një mbështetje e fortë për të Dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kundrejt sprovave që ai i përjetoi në rrugën thirrjes, davetit në rrugë të Allahut…

Koha e Israsë

Robër të Allahut Israja dhe Miraxhi përmenden në Kuran, në hadithet e sakta si dhe në librat e sires – jetëpërshkrimit të pejgamberit- paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të.

Kurtubiu -Allahu e mëshiroftë, thotë: Israja përcillet saktësisht në të gjitha librat e hadithit, përcillet nga sahabët, e të tjerët në çdo anë të botës, është mutevatir, pra e transmetuar saktësisht gjeneratë pas gjenerate.

El-Kasimiju-Allahu e mëshiroftë, thotë: Këtë ndodhi e përcjellin 20 nga sahabët.

Robër të Allahut, kur ndodhi Israja?

Kjo është një çështje e rëndësishme të cilën e kemi të patjetërsueshme ta shpjegojmë, nga shkaku i risive, bestytnive të kota të cilat janë të përhapura në muajin Rexhep dhe jashtë tij.

Dijetarët kanë disa mendime se kur ka ndodhur Israja, prandaj dhe data saktësisht se kur ka ndodhur nuk dihet, mirëpo shumica e dijetarëve thonë se ajo ka ndodhur pas udhëtimit të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, për në Taif. Ndërsa në Taif i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, udhëtoi në vitin e 10 të pejgamberllëkut të tij.

Po ashtu e potencojmë se dija e datës se kur ka ndodhur Israja nuk ka kurfarë rëndësie, përveçse tek bidatçitë të cilët gjatë kësaj nate siç e caktojnë ata bëjnë risi nga më të ndryshmet, për të cilat nuk ka zbritur Allahu ndonjë argument për ta. Sikur të kishte qenë njohja e datës së Israsë diçka shumë e rëndësishme, këtë gjë do ta kishin ditur sahabët dhe do të ishin interesuar për të. E ceki ndodhinë e Israsë jo nga shkaku se ajo ka ndodhur në muajin Rexhep, mirëpo e ceka nga rëndësia e madhe e saj që përmban në vete. Që me këtë t’i ndalojmë bidatçitë nga bidatet, gjërat e shpikura të cilat i bëjnë në muajin Rexhep dhe jashtë tij.

Kuptimi i Israsë dhe miraxhit

Çfarë nënkuptojmë me Isranë? Si dhe çfarë nënkuptojmë me Miraxhin? Isra d.m.th.: Udhëtimi gjatë natës, thuhet “Seretu mesra”-kam udhëtuar natën, thotë Allahu në Kuran: “I pa të meta është Lartëmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidil Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidil Aksa (Bejtul Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhamedit), Pamësi (i punëve të Muhammedit)”. Kurse miraxhi janë shkallë në të cilat ngjitesh.

Ibn Is’haku-Allahu e mëshiroftë, thotë: Më ka treguar dikush të cilin e njoh mirë se nuk ka veti të këqija, nga Ebu Seidi i cili thoshtë: E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, dukë thënë: “Pasi arrita në Bejtul-Makdis, pas atij udhëtimi, mu sollën shkallët, nuk kam parë diçka më të bukur se ta, është ajo të cilën e sheh shikimi i të vdekurve kur ai jep shpirt”. Pastaj i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të thotë: “Pastaj më mori shoku im (Xhibrili) dhe u ngjitëm me të drejt shkallëve derisa arritëm në njërën nga dyert e qiellit”. – Andaj kjo çështje nuk është siç mendojnë disa njerëz se i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i hypi Burakut që të udhëton prej në Meke në Bejtul makdis, pastaj përsëri me Burakun prej aty për në qiell. Kur i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, arriti në Bejtul Makdis e lidhi Burakun në derën e xhamisë, hyri në xhami, më pas u ngjit në Miraxh, shkallët e qiellit. Kur u kthye prej qiellit përsëri hypi te Buraku dhe me të u kthye në Meke. Andaj i pa të meta është Allahu i Cili robin e vet e bëri të udhëton natën.

Kur u fal i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, me pejgamberët në Bejtul Makdis

A ndodhi kjo përpara apo pas Miraxhit? Ajo çfarë mund të konkludohet sipas teksteve në këtë kontekst është se një gjë e tillë ka ndodhur pas kthimit të tij nga Miraxhi. Kur u kthye prej udhëtimit më madhështorë atëherë i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ju doli imam profetëv. Ky ishte nder për të dhe reputacion i madh. Po ashtu ata i takoi edhe në qiell, ndërsa Xhibrili-paqa e Allahut qoftë mbi të, e njohtonte me ta, duke i thënë: Ky është filani dhe i jepte selam, ky është Idrizi, Jusufi, Haruni, Musa, Isa, ndërsa sikur t’i njihte ata që para ngjitjes në qiell nuk do kishte nevojë ta njohtonte Xhibrili me ta. Po ashtu ajo që aludon se imamllëku i tij ka ndodhur pas kthimit të tij nga Miraxhi është fjala e tij-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Kur hyri koha e namazit u dola imam atyre”. Ndërsa namazi i asaj kohe ka qenë namazi i sabahut.

Kështu që profetët u falën pas imamit të tyre, zotëriut të profetëve dhe të dërguarve, me këtë gjest e kuptuan profetët se ky ishte imami i profetëve dhe më i madhi prej tyre. Për ndryshe si mundet dikush tjetër t’ju del atyre imam në vend të tyre, vendbanimin e tyre!?

Pastaj i Dërguari i Allahut hypi mbi Burak dhe u kthye në Mekë

Ajo çfarë e ngrit pozitën time, krenarinë time

Më bën që me hapin tim fund e krye të shkeli në plejadë

Marja pjesë e imja në fjalën tënde

O robërit e mi dhe që Muhamedin e ke bërë pejgamber timin

Vlera e Mesxhidil-Aksasë dhe pozita e saj në zemrat e muslimanëve

Thotë Allahu në Kuran: “i pa të meta është Lartëmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidil Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidil Aksa (Bejtul Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhamedit), Pamësi (i punëve të Muhammedit)”.[4]

Kasimiu-Allahu e mëshiroftë, thotë: Aksa d.m.th. më larg është emëruar kështu sepse gjendet larg Mekes thotë Allahu: “Rrethinën e së cilës e kemi bekuar“.    Anët e saj, ku në të gjindet mirësitë e dunjasë dhe fesë, ngase kjo tokë e shenjtë është vend ku kanë qëndruar pejgamberët, vend ku kanë zbritur shpalljet e tyre, vend ku rriten pemët dhe perimet, vend të cilin e kanë rrethuar mirësitë e Zotit nga çdo anë, bëgatitë e Tij shumëfishohen, në një vend i bekuar si ky, ngase është nga xhamitë më të mëdha të Allahut në tokë. Po ashtu për Mesxhidil-Aksanë është thënë se është vend ku kanë bërë adhurim profetët e Allahut, vend ku udhëtoj natën e Miraxhit vula e profetëve, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, vend nga ku i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, u ngjit në Miraxh qiellin më të lartë për të parë në të mrekulli të shumta. Kjo shtëpi prej ku është bërë udhëtimi, vend ku janë lexuar katër librat e mëdha, shkaku i kësaj shtëpie Allahu e ndali diellin të perëndon për Jusha ibn Nunin, derisa ata e çliruan atë vend që u ishte premtuar. Kjo xhami është kibleja e dy umeteve, në fillim të islamit para hixhretit ishte kibleja e muslimanëve, ishte xhamia e dytë pas Mesxhidil-Haramit, Kabes që merret udhëtimi për në të. Për vlerën e tij transmeton imam Ahmedi, Hakimi, Nesaiu ndërsa Hakimi hadithin e cilëson të saktë, nga Ebu Amri i cili thotë: i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Sulejmani kur e ndërtoi Bejtul-Makdisin e luti Allahun për tri gjëra, Ai i dha dy ndërsa unë shpresoj që t’ia ketë dhënë edhe të tretën: Kërkoi pushtet që nuk i ngjan ndonjë pushteti  të dikujt tjetër para dhe pas tij, këtë ia dha, kërkoi sundim që nuk ia ka dhënë dikujt as para e as pas tij, Allahu edhe këtë ia dha, po ashtu kërkoi që çdo njeri që del prej shtëpisë së vet për t’u falur në këtë xhami Bejtul-Makdisin që t’i falen mëkatet këtij personi sikur me e lindur nëna”. – i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, tha: “Ne shpresojmë se Allahu ia ka dhuruar edhe këtë”.[5]

Robërit e Allahut

Nga kjo çfarë u cek na u bë e qartë vlera e Mesxhidil-Aksasë, pozita e saj në zemrat e besimtarëve. Kur e çliroj për së dyti Salahudin Ejupi-Allahu e mëshiroftë, nga kryqëzatat, imami e filloi hutben e xhumasë me fjalën e Allahut: “Ndaj u zhduk mbeturina e popullit mizor, pra Falënderim i qoftë Zotittë botave”.[6] Andaj edhe ne e lusim Allahun që t’i mposht përsëri jehudët si kryqëzatat edhe njëherë dhe të na bën edhe neve pjesëmarës në çlirimin e saj, të na mundësoj gjithashtu që të falemi në të, një gjë e tillë është e lehtë për Allahun Gjithëkrenarë.

Qëndrimi i njerëzve ndaj ndodhisë së Israsë

Udhëtimi i Israsë dhe Miraxhit ishte një ngushëllim përforcim për të Dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, nga shkaku i vështirësiëve që e kapluan atë dhe që do ta kaplonin në rrugën e thirrjës në rrugë të Allahut. i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, u kthye prej Israsë ndërsa zemra e tij ishte mbushur me bindje dhe përforcim, e si të mos jetë kështu kur Allahu thotë: “Ai vërtet pa disa nga shenjat më të mëdha të Zotit të vet”.[7] Po ashtu kjo ndodhi ishte edhe sprovë pë rata që besuan kështu që kur i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ju tregoj lajmin se çfarë kishte ndodhur kishte prej atyre që besuan dhe e përgënjeshtruan. Nga ky lajm disa prej besimtarëve u luhatën të cilët e kishin besimin e dobët, pra nuk e kishin të forcuar në zemrat e tyre.[8]

Kjo ndodhi është sprovë për besimtarët që bëri që disa të dalin prej fesë kur e dëgjuar lajmin nga i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, disa jobesimtarë që talleshin me besimtarët shkuan tek Ebu Bekri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe i thanë: Shoku yt Muhamedi pretendon se mbrëmë ka udhëtuar prej në Mesxhidil Haram në Mesxhidil Aksa, pastaj ka hypur në qiell e pastaj po atë natë është kthyer. – Ai u tha: A ka thënë ai ashtu siç më thatë ju mua? – Thanë: Po. – Tha: Të vërtetën e ka thënë ai sepse unë i besoj për diçka më të largët se kjo, i besoj për lajmet që na sjell çdo ditë e natë prej qiellit. – Dikush qëndroj fortë në fe kështu siç qëndroj Ebu Bekri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, e dikush e la fenë.

Si rezyme: Ngjarja e Israsë ishte qetësim, ngushëllim për të Dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kurse sprovë për jobesimtarët dhe besimtarët me besim të dobët të cilëve iu shkund besimi i tyre ku si pasojë e kësaj ranë në kufër dhe nuk u kthyen në rrethin e besimtarëve pas kësaj ngjarjeje dhe vdiqën në kufër, andaj Allahun e lusim të na falë e të na mëshiron.

Sprovat janë fitne dhe bela nga Allahu, siç thotë i Lartësuari: “Elif, Lamë, Mimë. A menduan njerëzit të thonë: “Ne kemi besuar, e të mos vihen në sprovë?” Ne i sprovuam ata që ishin para tyre, ashtu që Allahu gjithqysh do t’i dallojë ata që e thanë të vërtetën do t’i dallojë dhe gënjeshtarët”.[9]

Si ndodhi Israja me të Dërguarin e Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të

Disa dijetarë kanë thënë: Israja ka qenë ëndërr në gjumë duke u argumentuar me fjalën e Allahut:”Përkujto, kur Ne të thamë: “Zoti yt ka përfshirë (me dijen e Vet) të gjithë njerëzit (e di që këta nuk besojmë edhe po t’ju sjellësh mrekulli). E atë pamjen tënde që të treguam (natën e Miraxhit) dhe pemën e mallkuar (të përmendur në Kur’an), nuk i bëmë tjetër vetëm se sprovë për njerëzit. Ne i frikësojmë ata (idhujtarët), po nuk u shton kjo tjetër vetëm se rebelim të madh”.[10]

Kurse disa të tjerë kanë thënë se Israja ka ndodhur me trup dhe me shpirt e Miraxhi më shpirt, sa i përket mendimit të shumicës së dijetarëve të selefit dhe të vonshmëve se Israja dhe Miraxhi ka qenë me trup dhe e shpirt.

Ibn Haxheri-Allahu e mëshiroftë, thotë: Të këtij mendimi – se Israja dhe Miraxhi ka ndodhur me trup dhe me shpirt- janë shumica e dijetarëve të këtij umeti, prej muhadithinëve, fukahave, e mutekeliminëve, duke u bazuar me argumente të shumta autentike në këtë kontekst. Gjithashtu Ibn Kajim në “Zadul mead” thotë: Dijetarët kanë thënë: Ky është mendimi në të cilën qetësohet shpirti se Israja dhe Miraxhi kanë ndodhur në realitet e jo në ëndërr, pra me trup dhe me shpirt, e pa dyshim se në këtë qetësohet zemra. Sikurse të ishte Israja dhe Miraxhi vetëm me shpirt, pra ëndërr gjumi këtë gjë nuk do ta kontestonin mushrikët e as që do ta mohonin një gjë prej të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, mirëpo atëherë për një gjë të tillë nuk do të kishte as ajet Kuranor e as mrekulli, thotë Allahu në Kuran: “I pa të meta është Lartëmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidil Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidil Aksa (Bejtul Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhamedit), Pamësi (i punëve të Muhammedit)”.[11]

Hadithet në lidhje me Isranë dhe Miraxhin

Hadithet që kanë ardhur për Isranë dhe Miraxhin janë të shumta ndërsa përmbledhës i tyre është hadithi i Enesit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, që e transmeton Muslimi në Sahihun e tij, transmetohet se: ”Të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i erdhi Xhibrili-paqa e Allahut qoftë mbi të, me Burakun, në kafshë e bardhë më e vogël se mushka e më e madhe se gomari, i cili merte rrugë duke i vënë këmbët e para atje ku mbërinte shikimin” – pra kafshë e cila nuk posedon fletë siç pretendojnë disa të paditur. – Thotë pastaj: “I hypi Burakut derisa mbëriti në Bejtul-Makdis aty i fali dy rekatë, pastaj u ngjit për në qiell, i takoi pejgamberët, Ademin, Isën, Jahjanë, Idrisin dhe Ibrahimin i cili ishte i mbështetur për Bejtul-mamur. Vend në të cilin hyn 70 000 melaike, të cilët nuk dalin prej aty deri në ditën e kijametit, pastaj ariti në Sidretul munteha, ku gjethet e saj ishin sa veshët e elefantit ndërsa pemët e saj si qeli, kur mbriti në sidretul munteha atje Zoti i tij shpalli çfarë deshi, pastaj e urdhëroi me faljen e 50 namazeve”. – shiko vëlla i dashur se çfarë vlere ka namazi e cila u bë obligim në qiell ndërsa Musa-paqa e Allahut qoftë mbi të, çdo herë e kthen dhe i thotë ta lus Allahun tia pakëson numrin e namazeve derisa lehtësimi i Allahut ariti nga 50 namaze në 5 namaze në një ditë-natë, të cilat e kanë vlerën e 50 namazeve andaj ku jemi ne sot me faljen e namazit! Pas kësaj i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, me shoqërimin e Xhibrilit-paqa e Allahut qoftë mbi të, zbriti nga qielli në Bejtul Makdis. Atëherë edhe profetët e përshëndetën atë dhe ai ua fali atyre namazin e sabahut në Mesxhidil Aksa. Pas kësaj i hypi Burakut të cilin e kishte lidhur për rrezen e derës dhe me të u kthye në Mekë në mëngjesin e asaj nate. Kështu që prej u largua çdo mërzi, brengë, ngushtësi u kthye me besim të paluhatshëm sepse me sytë e ballit të tij pa çdo gjë që i shpallej. Andaj nuk është njejtë ai që sheh si ai që dëgjon diçka e nuk e sheh.

Pas kësaj u ul i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, në Mesxhidil-Haram dhe nuk dinte se si do ti takon kurejshët me këtë lajm të madh, përderisa ai ishte ulur pranë tij kaloi Ebu Xhehli i cili e pyeti me tallje: A do të na tregosh para kësaj nate a të ka ndodhur ndonjë risi? – i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i tha:” Po mbrëmë kam udhëtuar në Bejtul-Makdis”. – Ebu Xhehli i tha: E çfarë do më thënë kjo? Ishe mbrëmë në Bejtul Makdis dhe u ktheve sot në mëngjes në mesin tonë? – i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i tha: “Po”. – Atëherë i tha Ebu Xhehli: A ti lajmëroj njerëzit për këtë lajm? – i tha i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: ”Po”. – Iu drejtua njerëzve Ebu Xhehli dhe u tha: O ju njerëz të Benu Kab ibn Luijut! Afrohuni dhe dëgjoni çfarë do t’ju rrëfej. – Dhe u tregoj njerëzve lajmin, të cilin dikush e përgënjeshtroi e dikush e besoi, ndërsa ai i mbante duart e ti mbi kokë në shenjë habie për lajmin të cilin ua tregoi i Dërguari i Allahut-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Besoi kush besoi e doli nga besimi kush doli si pasojë e kësaj ndodhie. Buhariu transmeton se i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kur më përgënjeshtruan kurejshitët (jobësimtarë për Isranë dhe Miraxhin) më pyetën për cilësitë e Bejtul-Makdisit në detaje, me këtë pyetje unë u ngushtova si asnjëherë më parë (pasi që ai ka qenë në atë vend natën dhe nuk ka parë gjë) kur në një çast Allahu ma paraqiti atë që të shikoj në të, e kur ata më pyetnin unë e shikoja për atë që më pyesnin dhe u tregoja derisa i lajmërova edhe për karavanin e tyre se kur do të kthehet, mirëpo ata si gjithmonë përsëri përgënjeshtruan nga inati”.

Israja dhe Miraxhi ishte sprovë e rëndë për besimtarët, provim pë besimin e tyre si dhe sprovë për qëndrueshmërinë e tyre në këtë akide. Ngase arabët kur më parë nuk kishin dëgjuar për mrekulli të tilla, e as që ishte mësuar shpirti i tyre më mrekulli të tilla që ishin jashtë asaj që ata mund ta konceptonin, pra jashtë natyrës që mund ta pranojnë shqisat dhe logjika e tyre. Pasi që ata për të shkuar në Bejtul Makdis udhëtonin një muaj dhe ktheheshin po për një muaj nga Shami, e si ta kuptonin atëherë se Muhamedi , paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka udhëtuar për në Bejtul Makdis për një natë e të është kthyer po atë natë? Madje për një pjesë të natës! Kjo solli që dyshimi të futet edhe në disa nga zemrat e besimtarëve, pasi që lajmet që ua silltë i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, përmes shpalljes nga qielli ishin më të lehta se kjo gjë e jashtëzakonshme, duke u bazuar në atë se ai i cili ia sillte shpalljen ishte meleku i qiellit dhe ai për këtë kishte mundësi pasi që ishte meleku i cili udhëtonte në qiell pikërisht me këtë detyrë, e këtë fuqi e posedonte pikërisht meleku dhe jo njeriu. Prandaj thanë: Karavanit i shkon një muaj deri sa të mbrinte nga Shami dhe një muaj derisa të kthehet e si është e mundur që Muhamedi paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, të shkon e të kthehet brenda një pjese të natës? Për këtë arsye dijetarët kanë thënë: Israja dhe Miraxhi nuk është thjeshtë vetëm kjo, pra mrekulli e zakontë çfarë i ka ndodhur Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të,  pasi që para kësaj ka pasur edhe mrekulli, muxhize tjera sepse kush e kishte besuar më parë të Dërguarin e Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, nuk kishte nevojë për argument tjetër pos besimit të palëkundur.

Porositë që nxiren nga Israja dhe Miraxhi:

  1. Fuqia e madhe e Zotit të cilën nuk e arin dot kush për këtë aryse Allahu Fuqiploti thotë: ” i pa të meta është Lartëmadhëria e Atij që robin e Vet e kaloi në një pjesë të natës prej Mesxhidil Haramit (prej Qabes) gjer në Mesxhidil Aksa (Bejtul Mukaddes), rrethinën e të cilës Ne e kemi bekuar, (ia bëmë këtë udhëtim) për t’ia treguar atij disa nga argumentet Tona. Vërtet, Ai është dëgjuesi (i fjalëve të Muhamedit), Pamësi (i punëve të Muhammedit)”.[12] Pra larg çdo të mete është Allahu, ai posedon fuqi që nuk ka kush i del para asaj, nuk mund ta kufizon atë dikush, e as ti del përpara kush, thotë Allahu: “Ne kur dëshirojmë një send vetëm i themi atij: “Bëhu!”, ai menjëherë bëhet”.[13]
  2. Kjo është një letër dërguar çdo populli pasi që Muhamedi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ariti në Bejtul Makdis u fal në të, pastaj doli imam i pejgamberve në nje vend i cili është djepi i shpalljeve hyjnore. Ky lloj tubimi nuk ishte thjeshtë seancë e zakonshme mirëpo ishte pranim nga pejgamberët për profetësinë e Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, pozitën e lartë të tij tek Zoti i madhëruar. E këtë më së miri e dëshmon edhe namazi i tyre i përbashkët, gjithashtu kjo është thirrje për popujt e tyre që ta pasojnë atë-paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të. Po ashtu ndrimi i kibles prej Bejtul Makdis për nga Kabeja është argument për të dy pasuesit e këtyre dy kibleve që të ndiqet kibleja e tij.
  3. Israja aludon se e gjithë toka është e shtetit islam si dhe se shteti islam nuk ka kufi mbarimi pasi që i Dërguari i islamit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, lindi në Mekë, udhëtoi brenda natës për në Bejtul-Makdis, u shpërngul  në Medine, shokët e tij u shpërngulën në Medine kurse një pjesë tjetër e shokëve të tij u shpërngulën në Etiopi. Për këtë arsye toka është e Allahut ai ia dhuron kujt të don nga robërit e tij, thotë Allahu në Kuran: ” Ne e kemi shënuar në Zebur (në librat e shenjtë) pas shënimit (në Lehvi mahfudh), se me të vërtetë tokën do ta trashëgojnë robtë e Mij të mirë. Ne këtë (që u përmend) ka mjaft për një popull të dëgjueshëm”.[14]

Udhëtimi i të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, për në Bejtul Makdis flet në gjuhën e perëndorisë, kjo ndodhi aludon dhe jep shenjë se perandoria romake do të zhduket prej këtij dheu dhe do të bjer në dorën e muslimanëve. E kjo ndodhi shumë pak pas vdekjes së Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, përmes shpatës së Allahut Halid bin Velidit dhe sahabëve tjerë-Allahu qoftë i kënaqur prej tyrë, ushtria e të cilit i shkatëroj dhe i shpartalloj të dy perandoritë brenda disa viteve vetëm duke ecur dhe duke i shkelur ushtritë e armiqve të tij, u çliruar Bejtul Makdis u thirr Omer ibn Hatabi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe ju dhanë çelësat e Mesxhidil-Aksasë, pra ndodhi ajo e u vërtetua fjala e Allahut në suren Teube: ” Ai (Allahu) është që e dërgoi të dërgarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejtën idhujtarët”.[15] Kurse sot ndalu dhe mendo: Gratë e Sarajevës po digjen nëpër shtëpiat e tyre të gjalla, po thërras o Omer ibn Hatabi si mund të kthehen ushtritë e tua edhe njëherë? Sepse romakët vetëm se i shtojnë ushtritë e tyre në Ballkan, janë shtrënguar fortë. Kurse ne argëtohemi, luajmë në shtëpitë tona sikur nuk ka ndodhur diçka i thashë këto fjalë çfarë i dëgjuat dhe kërkoj falje nga Allahu për mua dhe për ju që të na fal sepse me të vërtet Allahu falë shumë dhe pa masë.

Muaji i Rexhepit dhe bidatet gjatë tij

Falenderimi i takon Allahut për mirësinë e tij, falenderimi i takon Atij për suksesin dhe begatitë që i jep, dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër pos Allahut duke e madhëruar hirësinë e Tij. Dëshmoj se Muhamedi, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, është rob i tij dhe i dërguari i Tij, thirrës për në rrugën që e kënaq Allahun, o Allah lësho begatitë, mirësitë Tua dhe mëshirën Tënde mbi të, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe vëllezërit e tij. Robër të Allahut ju këshilloj fillimisht veten time pastaj juve ta kemi frikë Allahun, keni frikë Allahun o vëllezërit e mi, për këtë që ua them po ua tregoj fjalën e Allahut në Kuran: “Dhe ruajuni ditës kur do të ktheheni te Allahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet padrejtësi”.[16]

Rexhepi është njëri nga muajtë e shenjtë, tri nga ato janë radhazi: Dhulkade, Dhulhixhe, Muharem kurse njëri prej tyre është i ndarë nga ai, e ai është muaji Rexhep. Dijetarët kanë disa mendime rreth asaj se pse quhen muaj të shenjtë, disa kanë thënë: Nga shkaku i vlerës së tyre dhe nga madhësia e mëkatit në to, e disa të tjerë kanë thënë: Janë quajtur të shenjtë pasi që lufta ishtë e ndaluar gjatë tyre, një gjë të tillë ishte njohur gjatë kohës së injorancës. Po ashtu është thënë: Janë të shenjtë nga shkaku që gjatë tyre bëhet umreja dhe haxhi, kështu që ju sigurohen haxhitë në shkuarje dhe ardhje.

Mirëpo atë që duhet ditur është se muaji Rexhep është si muajtë tjerë për saj u përket veprave të mira gjatë këtij muaji, e pëlqyeshme gjatë tij është të veprohet njejtë siç veprohet në muajtë tjerë, pra ky muaj nuk dallohet me ndonjë adhurim specific përballë muajve tjerë.

Gjatë këtij muaj janë përhapur shumë bidate (risi) padrejtësisht, për të cilat vlen që të tërhiqet vërejtja prej tyre e nga ato janë:

  1. Namazi i Regaipit – ky namaz d.m.th. të falësh në natën e xhuma të javës së parë të muajit Rexhep, falet 12 rekate ndërmjet akshamit dhe jacisë. Për këtë namaz nuk ka zbritur Allahu asnjë argument. Një punë të tillë e bëjnë bidatçitë, Hafidh el-Iraku-Allahu e mëshiroftë, thot: Hadithi që transmetohet për këtë namaz është i shkipur nuk ka kurfarë baze në fe.
  2. Falja e namazit gjatë natës së Miraxhit duke e ngjallur këtë natë me namaz si dhe festimi i saj. Prandaj së pari duhet treguar se nata e Miraxhit dhe Israsë nuk dihet me çfarë date ka ndodhur, një gjë e tillë nuk e kanë ditur sahabët e si mund ta dijnë ata që kanë ardhur pas tyre!

Kështu që disa prej bidatçive në natën e 27 të muajit Rexhep falen natën edhe pse nata e Miraxhit nuk dihet kur ka qenë saktësisht.

  1. Veçimi i disa ditëve për tu agjëruar gjatë këtij muaji si dhe veçimi i këtij muaji me umre (umre rexhepije) e të ngjajshme si këta. Këto janë vepra çfarë nuk kanë kurfarë argumenti për të punuar sipas tyre.

Gjithashtu diçka që është e përhapur nëpërmjet sms-seve tek njerëzit, urimi për hyrjen e muajit Rexhep me fjalët: O Allah na jep bereqet gjatë Raxhepit dhe Shabanit si dhe na e mundëso ta mbrijmë Ramazanin. Dijetarët kanë thënë se ky hadith është i dobët, madje disa nuk e kanë pranuar si hadith.

Prandaj o robër të Allahut, kapuni për sunetin e të Dërguarit tuaj dhe sunetin e halifëve të drejtë që erdhën pas tij, për të cilën gjë jeni të urdhëruar, kapuni për të me dhëmballë. i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush shpik në fenë tonë diçka çfarë nuk është prej saj, ajo i refuzohet”. Prandaj të kemi kujdes nga bidatet, Allahu na ruajtë. Udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ndërsa disa prej muslimanëve bien në mëkate nga shkaku i padijes së tyre rreth fesë së Allahut. Sepse injoranca është armiku i dijes dhe kundërshtarë i saj, prandaj ta mësojmë fenë tonë, thotë Allahu në Kuran: “Ne as para teje nuk dërguam tjetër, përveç burra, të cilëve u dhamë shpallje. Ju (idhujtarë) pyetni pra dijetarët (e Tevratit e të Inxhilit) nëse ju nuk dini”.[17]

 O Allah ndihmoju muslimanëve, shkatëroje shirkun dhe mushrikët, ndihmoju robërve të tut ë cilët të njëhsojnë Ty, o Allah përhape dijen për Xhihad, mposhti mushrikët, hipokritët, të devijuarit, o Allah ndihmoju muxhahidëv në rrugën Tënde të cilët luftojnë vetëm për ta ngritur fjalën Tënde: O Allah çliroje Aksanë prej dorës së jehudëve, të lutemi na e kthe Irakun në duart tona si më mirë, o Ziti i botrave! O Allah nxjeri pabesimtarët dhe kryqtarët nga shtetet e muslimanëve të poshtërsuar e të nënçmuar. O Allah mos ju mundëso atyre ta ngrisin flamurin në shtetet islame, e as mos ua mundëso ti arin qëllimet e tyre në shtetet islame, bëri për gjeneratat që vijnë mësim dhe argument duke i shkatëruar sikurse që e shkatërove Firaunin. O Allah Ti mundesh tu hakmeresh atyre qofshin ato të Amerikës apo aleatëve të tyre, o Allahu poshtëroj jehudët, zullumqarët, komunistët, hipokritët o Zot i plotëfuqishëm i qiejve dhe i tokës! O Allah liroi të burgosurit tanë në Kubë dhe në çdo vend, lehtësova gjendjen atyre, ndihmoju atyre të të respektojnë Ty o Zot i botrave! O Allah na jep siguri në vendin tonë, përmirësoi udhëheqësit tanë, prijësit tanë, na jep prijës të cilët të friksohen Ty dhe e ndjekin kënaqësinë Tënde o Zot  botrave! Na mëso dituri të dobsihme, na bën dobi nga ajo që dim, na e shto diturinë o Zot i botrave, o Zot i botrave na bën të jetojmë si musliman dhe të vdesim ti musliman e jo sit ë sprovuar e të humbur. O Allah mos na mer në llogari për lëshimet tona, na fal neve na i prano veprat tona të vogla, Ti je mbikqyrës i Yni dhe sa Mbikqyrës i mirë që je Ti.

Robër të Allahut, Allahu thotë në Kuran: “Allahu urdhëron për drejtësi, mirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim”.[18] Pra ta përmendim Allahun që Ai të na përmend neve, e falenderojmë Atë për begatitë e Tij që ain a i shton çdo ditë, të përmendurit e Allahut është gjëja më e madhe dhe Allahu pa dyshim se e din atë që ne veprojmë.

[1] Ali Imran:102

[2] Nisa:1

[3] Ahzab:70-71

[4] Isra:1

[5] Dijetari Ahmed Shakiri-Allahu e mëshiroftë, thotë se zinxhiri i hadithit është i saktë gjithashtu Albani e saktëson këtë hadith.

[6] Enam:45

[7] Nexhm:18

[8] Transmeton Buhariu dhe Tirmidhiu nga Ibn Abasi nw lidhje me fjalwn e Allahut: “Përkujto, kur Ne të thamë: “Zoti yt ka përfshirë (me dijen e Vet) të gjithë njerëzit (e di që këta nuk besojmë edhe po t’ju sjellwsh mrekulli). E atë pamjen tënde që të treguam (natën e Miraxhit) dhe pemën e mallkuar (të përmendur në Kur’an), nuk i bëmë tjetër vetëm se sprovë për njerëzit. Ne i frikësojmë ata (idhujtarët), po nuk u shton kjo tjetër vetëm se rebelim të madh”.(Isra:60)

[9] Ankebut:1-3

[10] Isra:60

[11] Isra:1

[12] Isra:1

[13] Nahl:40

[14] Enbija:105-106

[15] Teube:33

[16] Bekare:281

[17] Nahl:43

[18] Nahl:90

0 1564

Për disa Moneti është vetëm një përmbledhje e pikave. Për të tjerët është një kryevepër e përkryer. Për disa Islami nuk është asgjë më shumë se një përmbledhje ligjesh dhe rregullash. Por, për ata që kuptojnë është një vizion i përsosur i jetës.

Si Muslimanë që jemi, ne shpesh përqendrohemi në detaje dhe i anashkalojmë objektivat madhore. Islami erdhi për të përsosur sjelljet tona, ndërsa ne shpeshherë jemi të gatshëm të bërtasim për të fituar një debat në lidhje me mishin në treg (a është apo nuk është hallall). Islami erdhi për të ndërtuar lidhjen me Krijuesin tonë dhe ndërsa ne veshim hixhabin apo galebitë në anën tjetër vonojmë namazin.

Islami erdhi për të themeluar një bashkësi të besimtarëve por ndërkohë që ne dekorojmë xhamitë tona me ari dhe argjend rreshtat e namazit mbesin të zbrazët. Islami erdhi për të na mësuar për Allahun, dhe përkundër asaj që ne mbajmë fjalët e Tij në qafore apo dekorojmë shtëpitë tona me ato, kur këto ajete lexohen zemrat tona mbeten të paprekura dhe jetët tona të pandryshuara.
Islami erdhi për të na vëllazëruar, por ne ndahemi dhe armiqësohemi me njëri-tjetrin rreth çështjeve të tilla siç është fillimi i Ramazanit dhe votimet.

Natyrisht, kjo nuk do të thotë që ndalesat dhe urdhëresat në Islam nuk janë të rëndësishme. Ato janë vendimtare. Problemi është se ne kemi harruar se për çka qëndrojnë ato. Për shembull, veshja Islame asnjëherë nuk duhet nënvlerësuar. Por ne kemi harruar se hixhabi dhe mjekra janë vetëm simbole të përkushtimit tonë më të madh ndaj Allahut. Veshja e hixhabit dhe mbajtja e mjekrës përderisa nuk ka ndikim në karakterin tonë do të thotë që ne nuk e kemi kuptuar thelbin.

Nëse shpenzojmë shuma të mëdha parash në dekorimin e xhamive dhe pastaj përdorim ato xhami vetëm për të shfaqur statusin shoqëror dhe për të fituar epërsi atëherë ne kemi humbur qëllimin e caktuar të tyre. Dhe nëse kemi mësuar përmendsh çdo përbërës haram dhe hallall të sapunit ndërsa në anën tjetër drejtojmë biznese që veprimtaritë e tyre janë të mbështetura në kamatë dhe shesin alkool atëherë a nuk jemi duke u tallur më fenë e Allahut?
Se feja është ajo që e shndërron njerëzimin nga më të ulëtit e të ulëtëve në mëkëmbës e Allahut në tokë. Kurani na tregon: Kur Zoti yt u tha engjëjve: “Unë do të krijoj një mëkëmbës (që do të zbatojë ligjet e Zotit) në tokë” (El Bekare, 30)

Si mëkëmbës të Allahut në tokë ne na është dhënë përgjegjësi e madhe. Ky është një amanet aq I madh saqë edhe malet e refuzuan. Allahu na tregon në Kuran: Ne ua ofruam përgjegjësinë qiejve, Tokës dhe maleve, por ato nuk pranuan ta marrin përsipër dhe u frikësuan ta pranojnë atë, kurse njeriu e pranoi. Me të vërtetë, njeriu u tregua i padrejtë me veten dhe i paditur (për pasojat e kësaj përgjegjësie). (El Ahzab, 72)

Si besimtarë ne asnjëherë nuk guxojmë të harrojmë këtë përgjegjësi që kemi. Është përmbushje e atij misioni që na transformon nga më të ulëtin e të ulëtëve, në– populli më i mirë i dalë për njerëzimin.

Por si mund të jemi ky “populli më i dobishëm”? që Allahu e përshkruan në librin e Tij: Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun.(Ali Imran, 110).

Thelbi i kësaj përpjekjeje është besimi dhe beteja për të Vërtetën dhe përpjekja kundër të keqes. Dhe në momentin që ne heqim dorë nga kjo përpjekje fisnike atëherë do të futemi në mesin e atyre njerëzve që Allahu i përshkruan në suren Asr që janë në një humbje të sigurt. Allahu gjithashtu i përshkruan ata që do të shpëtojnë nga kjo gjendje: “Përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin.” (El Asr,3)

Dhe kështu, nëse ne vazhdojmë të braktisim këtë mision dhe qëllim të madh ne do të transformojmë vizionin e përsosur të ekzistencës në asgjë më shumë se një përmbledhje pikash.

0 1943

Falënderimi i qoftë Allahut të madhëruar, Krijuesit të qiejve dhe tokës, Dhuruesit të territ dhe të dritës, Ai i cili krijoi diellin dhe hënën si dy argumente të fuqisë së Tij dhe na urdhëroi që mos ti bëjmë sexhde as diellit as hënës por t’i bëjmë sexhde Atij.

Salavati e selami qofshin mbi Muhamedin, salallahu alejhi ve sel-lem. Krijimi i tokës dhe qiejve, harmonia e ligjeve qe ekzistojnë në të janë prej argumenteve më të qarta për fuqinë e Tij. Sikur të mos ekzistojë një Krijues dhe Rregullues i tyre do të ndodhnin shumë çrregullime në Univers. Koordinatat e lëvizjes së planetëve dhe largësisë së yjeve janë aq precize sa që një ndryshim i vogël në të do të shkaktonte shkatërrime të mëdha në kozmos. Me gjithë atë Allahu i madhëruar, me urtësinë e Tij ka caktuar disa ndryshime për ta përkujtuar njerëzimin se sa e madhe është fuqia e Tij dhe sa i dobët dhe i pafuqishëm është njeriu ndaj ligjeve të cilat i ka vendosur Sunduesi i kësaj gjithësie, Allahu, qoftë i lartësuar Ai.

Prej këtyre shenjave është kur dielli apo hëna, për një kohë të caktuar, humbin shkëlqimin e dritës për shkak të qëndruarit të hënës apo tokës në mes njërit trup dhe diellit.

Kjo gjë ka qenë e njohur në kohën e Muhamedit, salallahu alejhi ve sel-lem, dhe ka qenë një rast i rëndësishëm se ka ndodhur në kohë kur vdiq djali i tij Ibrahimi. Në atë rast njerëzit akoma ishin nën ndikimin e besimeve të kota dhe disa menduan se kjo gjë ndodh për ndonjë ngjarje të madhe. Resulullahu, salallahu alejhi ve sel-lem, shpejtoi që të shpjegojë se kjo gjë nuk ka ndodhur për atë shkak të cilin menduan ata dhe tha:

“Më të vërtetë dielli dhe hëna janë dy prej argumenteve të Allahut (të fuqisë së Tij) dhe ato nuk e humbin dritën për shkak vdekjes së ndonjë personi as për shkak gjallërimit të tij dhe kur të ndodhë kjo shpejtoni për t[u falur dhe lutur Allahun (me frikërespekt) deri sa të largohet ajo qe ju ka ndodhë” (transmeton Buhariu në Sahihun e tij 2\529 Muslimi 2\618 dhe tjerë)

Hadithet e Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem gjithashtu na tregojnë mënyrën se si falet ky namaz:

1 – Thirrja për këtë namaz bëhet me fjalët (ESSALATU XHAMIATUN) e cila d.m.th Tubohuni për namaz. Këta na e transmeton Abdullah ibn Amr ibën As, radijallahu anhuma, në hadithin të cilin e trasmeton Buhariu (11\6382) dhe Ebu Davudi(4\1524) dhe tjerë.

2- Mënyra e të falurit është transmetuar në hadithin të cilin e përcjell Aisheja, radijallahu anha, e cila thotë: “Kur ndodhi kjo, Resulullahu, salallahu alejhi ve sel-lem, doli në xhami dhe i radhiti njerëzit në safe, pastaj mori tekbirin fillestar dhe lexoi Kur’ an gjatë, pastaj mori tekbir dhe shkoi në ruku ku qëndroi gjatë por më shkurtë se sa qëndrimi i tij në këmbë. Pastaj u ngrit nga rukuja duke thënë: semia All-llahu limen hamideh dhe përsëri lexoi Kur’an gjatë, por më shkurt se sa leximi i Tij para rukusë. Pastaj mori tekbirin dhe shkoi në ruku ku qëndroi gjatë por më shkurt se sa qëndrimi i Tij në rukunë e parë, pastaj u ngrit duke thënë: semia All-llahu limen hamideh, Rabbena lekel hamd e pastaj shkoi në sexhde. Në rekatin e dytë veproi si në rekatin e parë. Pra, fali dy rekate me katër ruku dhe katër sexhde. Para se të përfundojë namazin, ndriçoi përsëri drita e diellit. Transmeton Buhariu 2/1046; Muslimi 2/619 dhe tjerë.

Ky namaz mund të falet edhe vet, pa imam ose xhemat.

3-Hutbeja pas namazit:

Prej sunetit është këshillimi i njerëzve pas namazit siç ka vepruar Muhamedi, salall-llahu alejhi ve sel-lem. Këtë e shohim prej haditheve të cilët i kanë transmetuar shumë shokë të Pejgamberit, salall-llahu alejhi ve sel-lem, si Ebu Musa el-Esh’ari, Esma dhe Ajsheja, radijall-llahu anhum.

4- Hukmi i namazit të kusufit:

Thotë ibn Haxheri: “Shumica e dijetareve janë të mendimit se është sunet i fortë edhe pse ka dijetar te cilët kanë thënë Vaxhib (Ebu Avene dhe Ibën Huzejme) 2/525

Mendimi më i vërtetë është se kjo është sunnet i fortë sepse Pejgamberi, alejhis-selam, nuk e ka cekur me namazet e obliguara të cilët ia ka treguar Beduinit dhe ka dëshmuar se do të jetë prej të shpëtuarve nëse i falë pesë kohët e namazeve të obliguara. Allau e di më mirë.

Përfundimisht e lus Allahu azze ve xhel-le që të na udhëzojë në rrugën e drejtë të na përforcojë në të dhe të na mundësojë ta përhapim sunetin në tokën e Tij.

NA NDIQNI NË