Arhiva DitoreOct 27, 2014

0 4295

Gjëja që më së shumti e shpreson çdo musliman është që kur ta takon Allahu, azze ue xhel, ta takon me mëkate të falura dhe gabime të shlyera, dhe me vepra të mira të shumëfishuara.

Prej urtësisë së Allahut, azze ue xhel, është krijimi i disa armiqve për njeriun, të cilët ia zbukurojnë njeriut mëkatet, ia lehtësojnë rrugën deri në veprimin e tyre, dhe e largojnë prej veprave të mira. Ato armiq janë: nefsi apo shpirti i njeriut i cili është fort i prirur për të keqe, shejtani dhe epshi.

 Allahu, azze ue xhel, thotë: “Shpirti (i njeriut) është fort i prirur për të keqe, përveç atij që e mëshiron Zoti im.” (Jusuf, 53).

 “Kurse ai që i është frikësuar madhërisë së Zotit të tij dhe e ka frenuar veten nga dëshirat, pa dyshim që do të ketë për strehë Xhenetin” (Naziat, 40-41)

 Iblisi tha: “Më jep afat deri në ditën kur ringjallen njerëzit!” Allahu i tha: “Ti je nga ata që u është dhënë afati”. Ai tha: “Për shkak se Ti më flake tej, unë do t’u zë pritë njerëzve në rrugën Tënde të drejtë,e do t’u qasem atyre nga përpara dhe nga mbrapa, nga e djathta dhe nga e majta, e kështu Ti do të vëresh se shumica prej tyre nuk të janë mirënjohës!” Allahu i tha: “Dil prej andej i përbuzur dhe i përjashtuar! Pa dyshim, Xhehenemin do ta mbush me ty dhe me të gjithë ata që

shkojnë pas teje(A’raf,  14-18)

 A e ke parë ti atë që epshin e vet e ka marrë për zot? A do t’i bëhesh mbrojtës atij?(Furkan, 43)

 Prej mëshirës së Allahut për robërit e Tij është përgatitja e disa shkaqeve, ku me veprimin dhe praktikimin e tyre muslimanit i falen dhe i shlyen mëkatet e bëra. Ato shkaqe janë disa vepra dhe thënie të cilat Allahu i përmend në librin e Tij apo na i rrëfen Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, në hadithet e tija.

Disa prej këtyre shkaqeve janë:

 1 Besimi në Allahun, azze ue xhel, njësimi i Tij dhe vepra e mirë.

 Allahu, azze ue xhel, thotë: “Atyre, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, me siguri që do t’ua shlyejmë të këqijat dhe do t’u japim shpërblim më të mirë se puna që kanë bërë.” (Ankebut, 7).

 Ebu Hurejra, radijallahu anhu, na përcjell se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Hapen dyert e Xhenetit ditën e hënë dhe ditën e enjte, dhe në këto ditë i falet çdo robi që s’i bën shirk Allahut “.

 2- Largimi prej mëkateve të mëdha.

 Allahu, azze ue xhel, thotë: “Në qoftë se ju u shmangeni gjynaheve të mëdha, që ju janë ndaluar, Ne do t’jua falim gabimet tuaja të vogla dhe do t’ju shpiem në një vend të nderuar” (Nisa, 31)

 Ebu Hurejra, radijallahu anhu, na transmeton se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Pesë kohërat e namazit, xhumaja deri në xhumanë tjetër, ramazani deri në ramazanin tjetër, i fshijnë mëkatet që janë ndërmjet tyre, për aq sa iu largohet mëkateve të mëdha”.

 3– Pendimi i sinqertë.

 Allahu, azze ue xhel, thotë: “Dhe ata që, pos Allahut, nuk adhurojnë zot tjetër, nuk vrasin njeri, gjë që Allahu e ka ndaluar, përveçse me të drejtë dhe që nuk bëjnë kurvëri. E kush i bën këto, do të marrë gjynahe. Ndëshkimi do t’i dyfishohet në Ditën e Kiametit dhe ai do të qëndrojë përherë në këtë fatkeqësi i poshtëruar. Përjashtim bën ai që pendohet, beson dhe punon vepra të mira. Një njeriu të tillë Allahu ia ndërron veprat e këqija në të mira. Allahu është Falës e Mëshirëplotë.(Furkan, 68-70)

 Ibën Maxheh, Allahu e mëshiroftë, na përcjell prej Abdullah ibën Mesudit, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ai që pendohet prej mëkatit është i njëjtë me atë që nuk ka mëkat”.

 4- Istigfari ( kërkimi i faljes ).

 Allahu, azze ue xhel, thotë: “Kërko ndjesë prej Allahut! Se Allahu është Falës e Mëshirëplotë” (Nisa, 106).

 “Çfarëdo mirësie që bëni për shpirtin tuaj,me siguri që do ta gjeni tek Allahu. Ajo do të jetë më e mirë dhe më e shpërblyer. Kërkoni faljen e Allahut, sepse Allahu është vërtet Falës i madh dhe Mëshirëplotë.” (Muzemil, 20)

 Ebu Davudi, Allahu e mëshiroftë, na përcjell prej Zejdit, radijallahu anhu, se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush thotë:Estagfirullah el ledhi la ilahe il-la huve el hajju el kajjumu ue etubu ilejhi (Kërkoj faljen e Allahut, të Cilit me të vërtet i takon adhurimi vetëm se Atij, të Gjallit përgjithmonë dhe Mbikëqyrësit të Përjetshmit, dhe tek Ai pendohem), i falen atij mëkatet edhe në rast se ka ikur nga beteja”.

 Muslimi, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij shënon një hadith kudsij prej Ebu Dherrit, radijallahu anhu, i cili thotë se Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, transmeton prej Allahut, azze ue xhel, se ka thënë: “O robërit e Mi, ju gaboni gjatë ditës dhe natës, ndërsa Unë jam falës i gjitha mëkateve. Kërkoni falje prej meje dhe unë do ua fali”.

 5- Abdesi.

 Muslimi, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij shënon një hadith prej Humranit shërbëtorit të Othmanit, radijallahu anhu, i cili thotë: I solla Othmanit ujë për abdes dhe pasi që mori abdes më tha: Njerëzit i thonë disa hadithe për Pejgamberin, sal-allahu alejhi ue selem, që nuk e di se prej ku e kanë burimin, mirëpo unë e kam parë  Pejgamberin, sal-allahu alejhi ue selem, që mori abdes ashtu siç mora unë, e pastaj tha: “Ai i cili merr abdes në këtë formë, i falen atij mëkatet e kaluara“.

 6- Namazi dhe hapat e bërë për në xhami.

 Imam Muslimi, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij shënon një hadith prej Ebu Hurejrës, radijallahu anhu, se i Dërguari, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “A dëshironi t’u tregoj për veprat që i shlyejnë mëkatet dhe i lartësojnë gradat e juaja? Të pranishmit thanë: Gjithsesi, o i Dërguar i Allahut. Pejgamberi, sal-allahu alejhi ue selem, tha: “Marrja dhe plotësimi i abdesit edhe atëherë kur është vështirë, bërja e hapave të shumta për në xhami, pritja e namazit në xhami pas namazit që ke falur në xhami…”.

 7- Lëmosha ( Sadakaja ).

 Allahu, azze ue xhel, thotë: “T’i jepni lëmoshat haptazi, është gjë e mirë, por t’ua jepni ato të varfërve fshehurazi, është edhe më mirë dhe ju shlyen disa nga gjynahet tuaja. Allahu e njeh mirë çdo vepër që ju bëni” (Bekare, 271).

 Tirmidhiu, Allahu e mëshiroftë, na shënon një hadith prej Muadhit, radijallahu anhu, se i Dërguari, sal-allahu alejhi ue selem, i ka thënë: “A dëshiron t’i tregoj dyert e mirësisë? – Agjërimi është mbrojtje, ndërsa lëmosha e shuan mëkatin sikurse uji e shuan zjarrin.” 

 8- Haxhi dhe Umreja.

 Imam Nesaiu, Allahu e mëshiroftë, shënon një hadith prej ibën Abasit, radijallahu anhu, se i Dërguari, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Bëre vazhdimisht Haxhin dhe Umren, se ato ua shlyejnë mëkatet siç e largon zjarri ndryshkun nga hekuri.”

 9- Sprovat dhe belatë.

Imam Buhariu, Allahu e mëshiroftë, shënon një hadith  prej Ebu Hurejrës se ka thënë: “Nuk e godet muslimanin asnjë lodhje, asnjë sëmundje, asnjë shqetësim, asnjë trishtim, asnjë vuajtje, dhe asnjë mjerim bile asnjë gjemb që e shpon, përveç se t’i fal Allahu me të prej mëkateve të tij”.

 10- Agjërimi i Ramazanit dhe namazi vullnetar në këtë muaj.

 Buhariu dhe Muslimi shënojnë një hadith prej të Ebu Hurejrës, radijallahu anhu, se i Dërguari, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ai që agjëron Ramazanin me besim dhe shpresë për shpërblim nga Allahu, i falen gjynahet që ka bërë”.

 Buhariu dhe Muslimi poashtu shënojnë një hadith të Ebu Hurejrës, radijallahu anhu, i cili thotë se i Dërguari, sal-allahu alejhi ue selem, ka thënë: “Ai që fal namazin e natës gjatë Ramazanit me besim dhe shpresë për shpërblim nga Allahu, i falen gjynahet që ka bërë”.

Nga arabishtja: Irfan Jahiu

0 1280

Ai është Shejhul Islam, Imami dhe Hafidhi Ebu Abdur Rahman Bekijj ibën Mahled El Kurtubi El Endelusi autori i Musnedit dhe Tefsirit, libra unike që emrin e tij e shënuan në kronikët e historisë së ndritshme të shkencave Islame.

Lindi diku rreth vitit 200 H në Andaluzi dhe në kërkim të dijes udhëtoi në Afrikë, Irak…

Pati fatin të takon shumë imamë të cilëve edhe sot u referohemi si gjenerata më e dalluar që e bëri të mundshëm përfitimin nga suneti i Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, duke e tubuar dhe shënuar atë.

Në plejadën e mësuesve të tij përmenden: Jahja ibën Jahja El Lejthi, Jahja ibën Bukejr, Muhamed ibën Isa, Hisham ibën Ammar, Muhamed ibën Abdullah En Numejr, Imami i Ehli Sunnetit Ahmed ibën Hanbeli, Ebu Bekr ibën Ebi Shejbe, Sehnun ibën Se’id El Fekih, Uthman ibën Ebi Shejbe, Ebu Kurejbi, Bundari dhe shumë tjerë.

Për këtë dijetar Dhehebiu ka thënë: Ka qenë Imam i zellshëm dhe i devotshëm, edukues që dallohej me drejtësi dhe sinqeritet, dija e tij kishte paraqitje praktike me anë të veprave, i pashembullt dhe i pashoq…

Përgjigjej me sunet dhe nuk pasonte verbërisht asnjërin.

Tahir ibën Abdul Aziz El Endelusi: Kur një pjesë të Musnedit e morra me vete në lindje dhe të njëjtin ia tregova Muhamed ibën Ismail Es Saigit i cili tha: Këtë e ka shkruar njeriu i cili dijen e ka marrë drejtpërsëdrejti prej detit…(mendohet në dijetarët e mëdhenj nga të cilët ka mësuar sh.r.)

Thoshte: Kur u ktheva në Irak Jahja ibën Bukejri më uli pranë vete dhe prej mua i mësoi shtatë hadithe.

Ibën Hazmi: Kam qëndrim të prerë se askush në Islam nuk ka shkruar tefsir më të mirë se Bekijj ibën Mahledi, as ibën Xheriri e as tjetërkush.

Musnedin e tij e ka transmetuar prej mbi njëmijë e treqind shokë që i ka renditur sipas emrit dhe pastaj sipas kaptinave të fikut. Nuk kam parë libër që ka më shumë fetva të as’habëve dhe tabi’inëve se ky libër i cili ishte më i madh se Musannefet e Abdur Rezzakut, Ibën Ebi Shejbes dhe Se’id ibën Mensurit.

Librat e këtij imami u bënë bazë e shkencave të Islamit… pasonte rrugën e Imam Ahmedit, Buhariut, Muslimit dhe Nesaiut.

Ibën Abdul Berr: I dalluari me devotshmëri, që falej dhe agjëronte shumë,i pashembullt në shekullin e tij… në kërkim të dijes udhëtoi në Hixhaz, Egjipt, Sham, Halvan, Basra, Kufe, Vasit, Bagdad dhe Horasan (Dhehebiu: Kështu tha edhe pse me siguri dihet se Horasanin nuk e ka vizituar)

Ibën Kethir: Hafidhi i madh autori i Musnedit që është i renditur sipas kaptinave të fikut. Ishte burrë i mirë, asket, ibadetçi i vendostë. Thuhej që duaja e tij pranohet.

Këtë e vërteton rasti i gruas e cila e vizitoi duke kërkuar ndihmë për lirimin e djalit të saj i cili ishte i burgosur të armiku. Bekijji i tha shko derisa  të vendosi si do të veproj, e mbylli derën dhe pëshpëriti disa fjalë. Pas një kohë përsëri e vizitoi ajo grua me djalin e saj i cili tha se për njëherë i kanë rra prangat prej duarve duke qenë në burg në atë kohë kur imami e kishte bërë duanë. Kur roja është munduar që përsëri ta prangosin ka ndodh e njëjta gjë. Kur janë konsultuar me të diturit e atij populli ata kanë thënë: Je liruar me një lutje e cila është bërë për ty. Ty Zoti të ka liruar dhe ne nuk kemi të drejtë të prangosim përsëri.

Abdul Melik: Ishte i gjatë, me mjekër të shpeshtë dhe i ashpër. E preferonte ecjen në këmbë dhe nuk lejonte që të humbë shpërblimin e prezantimit gjatë xhenazes. Thoshte: Gjatë kërkimit të dijes kalonin ditë pa ushqim. Ushqimi i vetëm ishin gjethet. Shumicën e udhëtimeve i bëri këmbas.

Kur takohej me ndonjë të varfër i jepte njërën prej rrobave të tij. Gjatë namazit të natës bënte hatme të Kur’anit dhe gjatë ditës falte 100 rekate namaz nafile. Ka marrë pjesë në afro shtatëdhjetë beteja.

E vizitoi imam Ahmedin në kohën kur ai ishte i ndaluar nga vizita duke u maskuar si lypës dhe kështu prej tij shënoi treqind hadithe.

Dhehebiu: në vargun e virtyteve të shumtë që i pati hyn edhe trimëria e tij gjatë xhihadit. Historianët përmendin pjesëmarrjen e tij në shtatëdhjetë beteja.

Dija e tij nuk mbeti pa trashëgues. Nga ky Imam mësuan shume dijetarë. Nderin të jenë nxënës të tij e patën: biri i tij Abdullahi, Ejub ibën Sulejman El Mirri, Ahmed ibën Abdullah El Emevi, Eslem ibën Abdul Aziz, Muhamed ibën Vezir, Muhamed ibën Amër ibën Lubabe, El Hasen ibën Sa’d El Kinani, Abdullah ibën Junus El Muradi, Abdul Vahid ibën Hamdun, Hisham ibën El Velid El Gafiki etj.

Ebul Kasim Ed Dimeshki thotë: Libri i tij Musnedi nuk më kë rra në dorë…

Prej tij kanë mbetur vetëm disa fragmente të shkurtra

Ndërroi jetë më 27 Xhumadel Ahire 270 H (21 dhjetor 883 G)

All-llahu e mëshiroftë me mëshirën e tij të gjerë.

0 1218

(Brenda pak ditësh trajtimi i dy problemeve, të cilat u shfaqën përpara politikës shqiptare të Kosovës treguan qartas standardet e dyfishta, që udhëheqin në principet bazë të saj. Në Kosovë disa janë të njerkës e disa janë të nënës! E çfarë dini ju për Dinin e Allahut,- ishte përgjigjja e hoxhë Shefqet Krasniqit për të gjithë ata që i tuten Muslimanëve.)


Shpesh politikanët tanë shqiptarë janë dalluar për moskoherencë qëndrimesh, qoftë për probleme brenda vendit, qoftë edhe për ato që i përkasin politikës së jashtme. Standardet e dyfishta apo edhe të trefishta janë ato që i karakterizojnë në shumë raste. Kjo u pa qartë edhe në qëndrimet e fundit ndaj kërkesave të xhematlinjve të Prishtinës për një “Xhami të Madhe” atje. Me shumë keqdashje dhe ligësi krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës, megjithëse kishin qëndrime të qarta për kërkesat e tyre, pa fyer apo pa sulmuar njeri, u vunë para alternativës, se ju po e kërkoni si karshillëk “Xhaminë e Madhe” ndaj katedrales së ndërtuar tashmë. Edhe shumë gazetarë të devotshëm u vunë në shërbim të këtij misioni dhe me shumë këmbëngulje kërkuan që t’i venë këto fjalë në gojën e Fuad Ramiqit (drejtues i Lëvizjes Bashkohu me ne) gjatë një interviste. Ndërsa kërkesat ishin të qarta dhe konvergonin në një: Xhaminë e Madhe të Prishtinës. Pra, i gjjithë faktori mysliman i Prishtinës kërkoi në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke nga Komuna e Prishtinës dhe kryetari Isa Mustafa, që të ndahet një vend i përshtatshëm për Xhaminë e Madhe, dhe kjo jo për inat të katolikëve kosovarë, por për nevojat në rritje të xhematit. Pamjet televizive e kanë treguar qartë, se sasia e njerëzve që falen nëpër rrugët kryesore të Prishtinës, ku gjenden edhe xhamitë e ndryshme janë shtuar. Ato nuk kanë nevojë për komente të tepërta nga drejtuesit e BIK apo edhe të Lëvizjes “Bashkohu”, të cilët janë munduar me shumë shpirt tolerance dhe harmonie të mos i japin konotacione armiqësie fetare, siç u munduan t’i japin politika dhe të gjithë ata që u përpoqën t’i kundërvihen kësaj lëvizje.

Tashmë është bërë e dukshme, se politika dhe një pjesë e madhe e medias po bëjnë rolin e tellallit, pa qenë nevoja. I zoti e jep, tellalli s’e jep,- thotë një fjalë e urtë. Një gazetë tipike anti-muslimane ka marrë flamurin e kauzës dhe me qëndrime tejet të thella shoviniste e fashiste sulmon Komunitetin më të madh në vend. Një i ashtuquajtur filozof etiketon Islamin si “fe e shkretëtirës” dhe harron qëllimisht disa breza hoxhallarësh, që luftuan dhe dhanë jetën e tyre për një Kosovë të lirë. Tashmë “jemi ata që i bezdisin”, lufta kundër terrorizmit etj. etj. Këto mendime etj., i kanë bërë politikanët tanë të ulin kokën. Ndikimi i politikës së huaj në Kosovë është i qartë dhe në shumicën e rasteve politikanët kosovarë nuk janë në gjendje të marrin vendime. Dhe kjo frikë ndaj faktorit të huaj u shpreh në qëndrimet e disa partive kosovare. Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës shprehu shqetësimin, lidhur me atë, që sipas tyre, disa individë në mënyrë të qëllimshme po keqpërdorin ndjenjat fetare. Burim Ramadani, nga Grupi parlamentar i AAK-së, në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se qëllimet e njerëzve të cilat fshihen prapa protestave janë të papranueshme. Ai, sipas Telegrafit, tha se orientimi i shtetit të Kosovës është zgjedhur qëmoti dhe është orientim i bazuar në vlerat perëndimore. Vetëm Amir Ahmeti nga Koalicioni për Kosovë të Re falënderoi komunën e Prishtinës për përpjekjet për të gjetur hapësirën për një xhami të madhe me qëllim që të plotësohen nevojat e qytetarëve. Nga mediat kosovare dhe politikanët u thirrën në kauzë disa gazeta me nam të dyshimtë amerikane, të cilat nuk i njeh njeri dhe u sollën si argument se “këta islamikët” po na prishin marrëdhëniet me Amerikën. Gjithashtu u gjet edhe një hebre, studiues i pavarur i Islamit Stefan Shvarc (alias Sulejman Shvarc për të qenë më bindës ndaj publikut), i cili volli vrer ndaj Lëvizjes “Bashkohu”, Fuad Ramiqit dhe BIK. Deri tashti asgjë nuk ka ndryshuar në politikën amerikane dhe evropiane për Kosovën. Ajo çka u pa në Prishtinë është një mënyrë të shprehuri tejet qytetare për të kërkuar të drejtat nëpërmjet akteve të mosbindjes civile, një formë të protestuari e njohur gjerësisht në Perëndim dhe e huazuar nga Perëndimi, ku edhe ne si muslimanë aspirojmë të jemi pjesë e proceseve integruese, qoftë në Kosovë, Shqipëri apo gjetkë. Tashmë shpresojmë që zgjidhja e lokacionit të “Xhamisë së Madhe” të ketë marrë drejtimin e duhur, porse me këtë rast politika kosovare tregoi standardet e saj të dyfishta. Pak ditë më pas me nënshkrimin e disa marrëveshjeve nga Edita Tahiri me Serbinë ishin po këta politikanë, që me tone të ashpra nacionaliste e sulmuan znj. Tahiri për marrëveshjet e nënshkruara. Nuk mund të themi se kjo ishte “një dritëshkurtësi” nga ana e tyre, sepse ato i dinë mirë pasojat e këtyre marrëveshjeve, që nuk kanë të bëjnë me elemente të mohuara të shtetësisë kosovare, e cila për të qenë të ndershëm nuk e ka arritur akoma njohjen e saj të plotë, jo për shkak të këtyre marrëveshjeve. Shteti i Kosovës nuk mund të quhet juridikisht i plotë, se nuk kanë mbaruar akoma njohjet e duhura në rang ndërkombëtar, si dhe të gjithë politikanët kosovarë e dinë shumë mirë, që ata nuk kanë pavarësi vendimesh në këtë drejtim dhe në shumë gjëra të tjera. Këto marrëveshje dy-palëshe që po nënshkruhen, po bëhen me nxitjen kryesore të Faktorit Ndërkombëtar, si për Kosovën po ashtu edhe për Serbinë. Arritja e marrëveshjeve të ndryshme teknike midis Kosovës dhe Serbisë është vënë si kusht për integrimet e mëtejshme për të dy vendet dhe këtë të gjithë politikanë kosovarë e dinë shumë mirë, pra, nuk kemi të bëjmë me “dritëshkurtësi”, por me politikën e momentit, kur kundërshtarin mund ta sulmosh dhe ai nuk është në gjendje të të kthejë përgjigje. Nuk po i hymë peshimit të këtyre marrëveshjeve, a ia vlen që u nënshkruan apo jo? Por këta kritikë të zellshëm duhet që ta pranojnë: ose duhet ta dëgjojmë dhe të veprojmë ashtu siç na thotë Faktori Ndërkombëtar, ose jo.

Deri tashti faktori ndërkombëtar nuk i ka kërkuar politikanëve dhe shtetarëve kosovarë të diskriminojë popullsinë kosovare dhe të mos përmbushë kërkesat e saj shpirtërore dhe materiale, porse janë komplekset e inferioritetit të klasës politike kosovare ndaj identitetit mysliman të saj. O do t’i dëgjojmë, ose jo. Përndryshe kemi standarde të dyfishta dhe do të mbetemi përherë tellallë, të cilët pretendojnë për VETËVENDOSJE.

0 1539

Zhvillimet e fundit në vendin  tonë nga ato që në media po quhen çështje religjioze, si organizimi i faljes së xhumasë në sheshin “ Adem Jashari “,  përkrahja e kësaj kërkese nga ana e BIK-ut , ngase e njëjta është kërkesë e këtij Institucioni tash e sa vite ngjalli reagimet e disa personave nga të vetëquajturit hoxhallarë, analist , publicist e gazetarë .

Mirëpo akoma më shumë i pengoj fakti se u dëshmua që BIK-u  është institucioni i vetëm fetarë islam në Kosovë, në momentin kur kreu i BIK-ut Myftiu Naim Tërrnava i bëri thirrje organizatorit të faljes së xhumasë në sheshin “ Adem Jashari “ që të mos e bllokojnë rrugën dhe Lëvizja “ Bashkohu “ organizator i xhumasë menjëherë doli me deklaratë se rruga nuk do të bllokohet përkundër faktit se ishin të vendosur ta bëjnë një gjë të tille siç e kishin paralajmëruar më herët. Kjo ishte një dëshmi e qartë se muslimanët e tërë Kosovës e njohin BIK- un si autoritetin e vetëm fetarë islam në Kosovë në krye me Myftiun Tërrnava , por në të njëjtën kohë ishte dëshmi se disa individ të vetëquajtur hoxhallarë nuk duan që muslimanët të jenë unik dhe  BIK- u  të jetë funksional dhe në shërbim të xhematit.

Sulmet ndaj Myftiut të Kosovës dhe akuzat se bashkëpunon me ekstremistët  (xhematin ) dihet fare mirë se janë të motivuara nga etja për të ardhur në krye të BIK-ut e sharlatanëve si Osman Musliu , Idriz Bilalli dhe dy – tre të tjerëve në tërë Kosovën, në krye me bosin e tyre  Xhabir Hamiti , të cilët përmes këtyre akuzave kanë për qëllim dëmtimin  e imazhit të Kosovës me porosi nga qarqe të caktuara që vazhdimisht punojnë në dëm të shtetit tonë.

Unë nuk e kam ndërmend që të avokatojë për BIK-un dhe ta mbrojë nga akuzat e këtyre të çoroditurve që qëllimi për ta dëmtuar BIK-un dhe islamin në Kosovë ua ka verbuar arsyen dhe janë bërë matrapaz që nuk lënë rrugë dhe mjet pa përdorur duke u shërbyer vazhdimisht me shpifje dhe akuza të paqena .

Ne si xhematë ndihemi të atakuar nga akuzat inekzistente që dalin nga gojët e helmuara të nepërkave të llojit të Osman Musliut , Idriz Bilallit dhe dy – tre të tjerëve , të cilët në agjendën e tyre armiqësore ndaj Islamit , BIK-ut dhe të ardhmes së Kosovës nuk lanë pa shpifur edhe për lëvizjen “ Bashkohu “ dhe anëtarin e kryesisë së lëvizjes vëllain  tonë Fuad Ramiqi i cili është edhe përfaqësues i lëvizjes. Tërë këto akuza qesharake të këtyre të mjerëve u bënë të mundura falë gatishmërisë së disa mediumeve të cilat u dhanë shumë hapësirë që të vjellin vrer , dhe me deklaratat dhe akuzat e tyre të mbështetura në urrejtje dhe në shpifje dhe asnjëherë në fakte dhe argumente i degraduan edhe vetë këto mediume.

Këto media të cilat janë të njohura për luftën e tyre ndaj Islamit dhe muslimanëve ia dhanë mundësinë secilit idiot që të ulërij nëpër ekranet televizive dhe të shkarravit nëpër gazeta duke akuzuar BIK-un dhe Lëvizjen “ Bashkohu “ . Këta që me padurim reaguan kundër faljes së namazit në sheshin “ Adem Jashari “ ishin disa të dështuar, dështimi i të cilëve është dëshmuar më herët, por , disa nga mediet tona u përkujdesen që edhe akuzat e drejtuara ndaj vëllait tonë Fuad Ramiqi të bëra nga gazetari Stephen Sulejman Schwartz ti publikojnë me bujë të madhe. Ky person e ka akuzuar vëllain tonë se ka lidhje me organizatën “ Hamas “ që vepron ne Palestinë dhe është e njohur ndërkombëtarisht dhe është subjekt i të drejtës ndërkombëtare. Duke mos pasur për qëllim që të paraqesim veprimtarinë e “ Hamasit “ ne themi dhe jemi plotësisht të bindur se ky gazetarë  i ka bërë këto akuza sa për ti shitur në opinion, ngase fort mirë e dimë se cilat lajme ( akuza ) i ha pazari më së shumti sot.

Me këtë që thamë më sipër vetëm duam të bëjmë të qartë realitetin e situatës në tërësi, ndërsa qëllimi i këtij shkrimi është që t`ua bëjmë të qartë të gjithë atyre që kanë sulmuar lëvizjen “ Bashkohu “ dhe personalitetin e vëllait tonë Fuad Ramiqi se vëllai ynë është plotësisht i pastër nga këto akuza dhe njëherit ua bëjmë të qartë këtyre argatëve të dreqit që janë edhe nga mesi i të vetëquajturve hoxhallarë e imam pastaj edhe medieve dhe çdokujt tjetër që po i fryn këtij zjarri se lëvizja “ Bashkohu “ është lëvizje e fuqishme me shtrirje në tërë Kosovën dhe aktiviteti i saj nuk është i varur nga individ të caktuar, sepse ne jemi xhemati, e xhemati është populli.

Prandaj nëse e keni për qëllim që duke e sulmuar personalitetin e Fuad Ramiqit të dëmtoni lëvizjen “ Bashkohu “ ne i`u sigurojmë se në mesin tonë kemi shumë kuadro të kualifikuar dhe muslimanët e Kosovës sot më shumë se kurrë janë të vendosur që ti realizojnë të drejtat e tyre. Siç e kemi bërë të qartë edhe më herët  Fuad Ramiqi është anëtarë i kryesisë së lëvizjes “ Bashkohu “ dhe i autorizuar si përfaqësues i lëvizjes nga ana e kryetarit dhe kryesisë dhe jo udhëheqës i lëvizjes .

Ne jemi të   vendosur dhe të  përkushtuar në realizimin e të drejtave tona, në mbrojtjen e personalitetit të secilit nga ne nga akuzat e pabaza dhe jemi të angazhuar në mbrojtjen e unitetit të muslimanëve nga të gjithë fesadgjinjtë dhe lapërdharët .

NA NDIQNI NË