Arhiva DitoreOct 29, 2014

0 2877

O ju njerëz frikojuni Allahut dhe meditoni rreth asaj që e përmendi Allahu nga cilësitë e besimtarëve në Kuran me qëllim që të merrni mësime dhe shembuj nga to. Allahu në Kuran cilësitë e besimtarëve i ceki në shumë ajete e ndër to janë edhe ato cilësi që i ceki në fillim të sures Muminun: “Me të vërtetë, janë të shpëtuar besimtarët, të cilët janë të përulur në namazin e tyre, të cilët shmangen nga fjalët e kota, të cilët japin zeqatin, të cilët e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme), përveçse me gratë e tyre ose me skllavet që kanë në zotërim – dhe, për këtë, nuk janë fajtorë, ndërsa ata që kërkojnë përtej kësaj, pikërisht ata janë shkelës (të kufijve), – të cilët u përmbahen amaneteve dhe detyrimeve të marra dhe të cilët i kryejnë rregullisht faljet. Pikërisht ata do të jenë trashëgimtarët, që do ta trashëgojnë Firdeusin, ku do të qëndrojnë përjetësisht”.  Muminun 1-11.

I Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, rëndësinë e këtyre ajeteve e qartësoi në një hadith të cilin e përcjell imam Ahmedi,Allahu e mëshiroftë, i cili thotë se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Mua më zbritën dhjetë ajete dhe kush punon me to hyn në xhenet”, e pastaj i lexoi ajetet e para të sures Muminun.

Gjithashtu imam Nesaiu, Allahu e mëshiroftë, e përcjell një hadith nga Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, e cila kur u pyet për moralin e të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam, tha se morali i tij ishte Kurani dhe i lexoi ajetet: “Me të vërtetë, janë të shpëtuar besimtarët” e deri te “ dhe të cilët i kryejnë rregullisht faljet”. Muminun 1-9, dhe tha: “Kështu ka qenë morali i të Dërguarit të Allahut, alejhi salatu ue selam“.

Aisha, Allahu qoftë i kënaqur nga ajo, dëshiroi të na njofton se Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, vepronte me këto ajete dhe u përshkruante me këto cilësi të cilat i përmbajnë këto ajete nga cilësitë e mira.

Allahu i Madhëruar na bëri me dije se besimtarët që pajisen me këto cilësi, ata janë fitimtarët, të lumturit dhe të shpëtuarit, kurse ata që nuk pajisen me këto cilësi janë të humburit ashtu siç tha edhe vet i Madhëruari. “Në të vërtetë, Ne e krijuam njeriun në trajtën më të përkryer, pastaj e çuam atë (kur nuk beson) në gjendjen më të ulët, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira: ata do të kenë shpërblime të pandërprera”. Tin 4-6. Dhe poashtu tha: “Për kohën! Me të vërtetë, njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin”. Asr 1-3.

Allahu i Madhëruar në këto ajete na tregoi se çdo njeri është në humbje përveç atij që përshkruhet me besim dhe me vepër të mirë dhe thirr në të mirë dhe ndalon nga e keqja dhe bën durim në atë që sprovohet.

Thënia e Allahut: “të cilët janë të përulur në namazin e tyre“. Muminun 2,  na bën me dije rëndësinë e faljes së namazit dhe pozitën e tij në Islam dhe se është një prej cilësive të besimtarëve për arsye se namazi është shtyllë e fesë dhe shkak që të mbron nga e shëmtuara dhe të largon nga e liga dhe ta lehtëson veprimin e punëve të mira ashtu siç thotë edhe Allahu:“Kërkoni ndihmën e Allahut me durim e me namaz”. Bekare 45.

Përkujdesja për namazin duhet të jetë primare për muslimanin për arsye se gjëja e parë që do të japë llogari robi Ditën e Kiametit do të jetë namazi. Të përulur në namaz do të thotë që zemra jote të jetë prezente në namaz e nënshtruar para Allahut dhe gjymtyrët e tua të jenë të qeta, pa lëvizje të panevojshme. Përulja në namaz është shpirti i tij dhe ajo që kërkohet në të dhe robi nuk merr nga namazi i tij vetëm se aq sa ka qenë prezentë shpirti i tij. Preokupimi i zemrës në namaz me gjëra të kota që nuk kanë lidhje me namazin dhe bërja e lëvizjeve të tepërta të panevojshme është sjellje dhe moral i keq me Allahun. Kthimi i fytyrës në të majtë apo në të djathtë është largim i fytyrës nga Allahu dhe mashtrim i shejtanit i cili tenton që t’i vjedh robit nga namazi i tij dhe kjo është argument i shkujdesjes së zemrës së tij nga namazi.

Thënia e Allahut: “të cilët shmangen nga fjalët e kota”. Muminun 3, e ka për qëllim largimin nga çdo e kotë dhe këtu përfshihet edhe shirku dhe të gjitha llojet e mëkateve dhe poashtu e përfshin atë që nuk ka dobi prej saj nga thëniet dhe veprat.

Prej cilësive të besimtarëve është se ata i shmangen të gjitha llojeve të kotës dhe janë të preokupuar vetëm se me të vërtetën dhe të dobishmen për ta. Ata nuk i dëgjojnë përgojimet dhe bartjet e fjalëve, muzikën dhe instrumentet muzikore, nuk shikojnë në të kotën që u prezantohet nëpërmjet filmave dhe serialeve të ndryshme, nuk ulen nëpër mexhlise e dëfrimit ku në flitet e kota dhe veprohen mëkate e gjynahe dhe nuk i përgjigjen ftesave të atyre që e shpërndajnë të kotën nëpër tokë.

Thënia e Allahut: “të cilët japin zeqatin”. Muminun 4, e ka për qëllim ata që e pastrojnë veten duke vepruar vepra të mira (fjala zeqatë në aspekt gjuhësor do të thotë pastrim dhe shtim) dhe duke iu larguar ndalesave dhe duke e dhënë zeqatin e pasurisë së tyre.  

Thënia e Allahut: “të cilët e ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme), përveçse me gratë e tyre ose me skllavet që kanë në zotërim – dhe, për këtë, nuk janë fajtorë, ndërsa ata që kërkojnë përtej kësaj, pikërisht ata janë shkelës (të kufijve)“. Muminun 5-7, e ka për qëllim ata që e ruajnë nderin e tyre duke mos rënë në imoralitet dhe homoseksualizëm dhe poashtu iu larguan çdo mjeti i cili të çon deri në shthurje morale. Për këtë ata iu larguan shikimit  të ndaluar, e stolisën veten me petkun e devotshmërisë dhe i larguan gratë nga përzierja me burra të huaj dhe nga udhëtimi pa mahrem dhe u larguan nga shikimet e filmave të degjeneruar dhe pamjeve të ndaluara. Pastaj Allahu i Madhëruar e qartësoi se atij që nuk i mjafton ajo që ia lejoi Allahu nga kënaqësitë me gratë e veta dhe i tejkalon kufijtë duke i bërë mëkat Allahut, ai do të jetë meritor i ndëshkimit dhe dënimit të Allahut.

Thënia e Allahut: “të cilët u përmbahen amaneteve dhe detyrimeve të marra“. Muminun 8, e ka për qëllim ata që i marrin amanetet duke filluar nga detyrimet fetare, të drejtat në pasuri, fshehtësive, pastaj mjeteve dhe sendeve të ndryshme, janë të detyruar që amanetin ta dërgojnë deri në vend dhe të përkujdesen për të ashtu siç e meriton ai amanet të përkujdeset. Poashtu punëtorët dhe udhëheqësit janë të detyruar që amanetet e tyre që i kanë marrë tua japin hakun dhe mos t’i bëjnë padrejtësi njerëzve dhe tua kthejnë amanetet atyre që u përkasin: “Allahu ju urdhëron që amanetet t’jua ktheni atyre që u përkasin”. Nisa 58.

Marrja e amanetit do të thotë përkujdesja për të dhe të kthyerit e tij deri tek pronari në gjendje të mirë ashtu edhe siç e ke marrë për arsye se kjo është besëlidhje dhe besëlidhja duhet që të respektohet dhe mos të thyhet: “Zbatoni besëlidhjen e Allahut, kur ta merrni mbi vete”. Nahl 91.

Thënia e Allahut: “dhe të cilët i kryejnë rregullisht faljet”. Muminun 10, na qartëson vlerën dhe rëndësinë e namazit për arsye se Allahu fillon në fillim të sures me cekjen e faljes së namazit dhe i përfundon këto ajete me përmendjen e namazit dhe nxitjes që ai të falet rregullisht. Përkujdesja për namaz do të thotë falja e tij në kohë duke marrë abdes si duhet dhe duke i plotësuar kushtet, shtyllat, detyrimet dhe duke e falur në kohët e veta dhe në vendet ku ka urdhëruar Allahu që të falet  e ato janë xhamitë edhe atë së bashku me xhemat. Kush len diçka nga këto dispozita pa asnjë arsye fetare nuk bën pjesë në ata që përkujdesen për namazin, madje ai konsiderohet nga ata që e neglizhojnë atë dhe për të cilët Allahu thotë: “Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin e madh”. Merjem 59. Dhe poashtu nga ata që Allahu për ta thotë: “Mjerë për ata, të cilët kur falen, janë të pakujdesshëm për namazet”. Maunë 4-5.

Allahu i Madhëruar në fund të këtyre ajeteve e cek shpërblimin e atyre që pajisen me këto cilësi të cekura në ajete dhe thotë: “Pikërisht ata do të jenë trashëgimtarët, që do ta trashëgojnë Firdeusin, ku do të qëndrojnë përjetësisht”.  Muminun 11.

Përcillet se i Dërguari i Allahut, alejhi salatu ue selam, ka thënë: “Kështu, kur të kërkoni prej Allahut (ndonjë gjë), kërkoni Firdeusin, i cili është pjesa e më e mirë dhe më e lartë e Xhenetit Përmbi të (Firdeusin) është Arshi i të Gjithëmëshirshmit (Allahut) dhe prej andej vërshojnë lumenjtë e Xhenetit”.

Pastaj Allahu i Madhëruar e mbaron ajetin ku e cek se qëndrimi i tyre në Firdeus do të jetë i përjetshëm dhe nuk do të kenë nevojë për frikë se kjo do tu humb apo do të kalojë tek të tjerët dhe se ata do të nxirren nga ai.

E lus Allahun që me mëshirën dhe begatinë e Tij të na bën prej banorëve të Firdeusit.

SHEJH DR. SALIH EL FEUZAN

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 7838


Pyetësi:

–          A lejohet që të theret dele apo pulë për shtëpinë e re, para hyrjes në të?

 

Përgjigje:

–          Nëse therësi beson se kjo dele apo kurban  e mbron nga xhinët, apo diçka e ngjashme me të, nuk lejohet, mirëpo nëse ther për familjen e tij dhe i mbledh fqinjët e tij si falënderim ndaj Allahut dhe përgatit drekë për ta, atëherë këtu nuk ka gjë të keqe dhe është një vepër dhe mënyrë e mirë për ta falënderuar Allahun, subhanehu ve teala, për këtë begati, mirëpo nëse ther pulë apo ndonjë kurban tjetër te themelet e shtëpisë apo pas mbarimit të saj,  nga frika prej xhinëve, ose beson se ky kurban i largon xhinët dhe se ka mundësi të arrijë diçka atëherë kjo llogaritet bidat[1] (risi) dhe si e tillë nuk lejohet.

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:

Mujdin Xh. Xhaferi

26/03/2013

[1] Therja apo kurbani është një adhurim (ibadet) që i bëhet vetëm Allahut të Lartësuar, nëse ky adhurim bëhet për dikën tjetër pos Tij, atëherë kjo vepër është prej bidateve që janë shirk.

Allahu i madhëruar thotë: Thuaj: “Namazi im, kurbani im dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër). Me këtë (thjeshtësi të adhurimit vetëm për Zotin) jam i urdhëruar dhe jam i pari i muslimanëve (i pari që pranoj dhe bindem)! Andaj, ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd! (Keuther:2) (Maide: 161-163)

Gjithashtu ceket në hadithin që transmetohen nga Alij ibn Ebi Talib ku Pejgamberi salallahu alejh ve selem thotë: “Mallkimi qoftë mbi ata të cilët therin kurban për dikën tjetër pos Allahut”  (Muslimi:1978)

-Nëse therësi beson se ky kurban ka ndikim vetvetiu për largimin dhe mbrojtjen nga xhinët apo diçka e tillë, atëherë konsiderohet shirk I madh I cili nxjerr nga Islami.

-Nëse therësi beson se ky kurban është shkak për largimin e xhinëve apo mbrojtje prej tyre, konsiderohet shirk i vogël.

0 3063

Braktisja e veprës së mirë për shkak frikës nga syefaqësia!

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut…

Duhet ditur se shejtani është shumë i kujdesshëm që të shtyn myslimanët në dy gjëra: Ose e bën të vepron veprën për syefaqësi dhe famë, e nuk e vepron sinqerisht për Allahun, ose e bën që ta braktis veprën në tërësi.

Muslimani që është i sinqertë në synimin e tij nuk i intereson ajo që ia pëshpëritë shejtani për veprën e tij dhe se është për hir të dikujt tjetër pos Allahut, e as nuk i intereson atë që ia pëshpërit shejtani që ta braktis një adhurim nga frika e syefaqësisë. Zemrat e sinqerta e të qeta e barazojnë tek njeriu veprën e padukshme dhe veprën e dukshme.

Është pyetur shejh ibn Bazi, Allahu e mëshiroftë: Një grua pyet e thotë: Unë kam frikë nga syefaqësia, dhe jam shumë e kujdesshme deri në atë gradë saqë nuk mundem të këshillojë disa njerëz, apo kur ata janë në disa vepra të caktuara si, përgojimi, bartja e fjalëve, etj. Kam frikë se kjo (këshilla) mund të jetë syefaqësi nga unë, dhe kam frikë se mos vallë mendojnë njerëzit këtë për mua dhe e konsiderojnë syefaqësi, dhe unë nuk i këshillojë ata aspak. Po ashtu unë them me veten time: Ata janë njerëz të dijshëm, dhe nuk janë të nevojtarë të këshillohen. Cili është udhëzimi juaj?

Është përgjigjur: Kjo është prej mashtrimeve të shejtanit, i zhgënjen njerëzit nga thirrja tek Allahu dhe nga urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja, e prej saj t’i bën të besojnë se kjo është syefaqësi, dhe se këtë mund ta konsiderojnë njerëzit syefaqësi. Nuk duhet që ti oj motër t’i kushtosh vëmendje këtyre, por e ke për obligim që të këshillosh motrat tua dhe vëllezërit  kur sheh prej tyre ndonjë mangësi ndaj një obligimi apo veprim të ndalesës, si përgojimi, bartja e fjalëve, mos ke frikë nga syefaqësia, por bëhu e sinqertë me Allahun dhe të përgëzoj për mirësi. Leje mashtrimin e shejtanit dhe pëshpëritjet e tija. Allahu e di çarë ke në zemrën tënde, synimin dhe sinqeritetin ndaj Tij, këshillën ndaj robërve, padyshim se syefaqësia është shirk dhe nuk lejohet të veprohet, por, nuk i lejohet një besimtari dhe një besimtare të braktisë një gjë që Allahu e ka obliguar, si thirrja dhe urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja për shkak frikës nga syefaqësia. Andaj duhet pas kujdes nga kjo, duhet që ta kryen obligimin në mesin e burrave e grave, burri e gruaja në këtë janë të barabartë, dhe Allahu e ka sqaruar këtë në librin e Tij, ku thotë: “Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t’i mëshirojë Allahu. Allahu është ngadhënjyes, i urtë”. Tevbe, 71.” Libri “Fetava ibn Baz” 6/403.

Islama-qa.com

Përktheu: Shpend Zeneli

0 2810


Pyetje: Nëse i penduari i plotëson kushtet e pendimit, a duhet të pohojë sigurt se pendimi i tij është i pranuar, apo vetëm duhet të shpresojë?

Përgjigje: Falënderimi i takon Allahut…

Këtë pyetje ia kemi parashtruar dijetarit të njohur Muhamed in Salih Uthejmin, dhe është përgjigjur: Jo, por vetëm shpreson, askush nuk mund të pohojë sigurt se pendimi i tij është i pranuar.

Muhamed ibn Salih Uthejmin

Islamqa.com

Përktheu: Shpend Zeneli

0 3024


Pyetje: kam nisur një biznes të vogël dhe gjatë festave të ndryshme shes mallra që janë specifike për krishtlindje, për 8 Mars e tjerë. A është haram një gjë e tillë? Unë më herët kisha një supermarket mirëpo e kam shitur ngase mes tjerash shitja birra dhe mish derri dhe nuk dëshiroj më t’i kthehem asaj pune. Më lejoni që t’ju pyes edhe për disa mallra tjera të cilat unë i shes sikur prezervativ, disa fotografi qeramikeje, cigare, bileta lotarie, disa barëra që përmbajnë alkool, ëmbëlsira të cilat mund të përmbajnë materie që janë të ndaluara për ne muslimanët por mund edhe të mos përmbajnë, pra a më lejohet që këto mallra t’ua shes klientëve të mi mosbesimtarë?

Përgjigje: Ke vepruar shumë mirë që ke lënë shitjen e birave dhe mishit të derrit. Lusim Allahun të të bekojë ty, furnizimin tënd dhe të të jep një zëvendësim më të mirë. Sa i takon pyetjeve tua përgjigjemi si vijon:

  1. a) Nuk i lejohet besimtarit të merr pjesë në festat e mosbesimtarëve siç janë krishtlindjet. Nuk lejohet as t’ju shes atyre gjëra që u ndihmojnë për festat e tyre ngase Allahu i madhëruar thotë: “Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi” (Maide: 2). Të ngjashme janë edhe festat tjera të shpikura siç është festa e nënës, pra nuk lejohet të shesësh gjëra që do ndihmojnë këtë festë.
  2. b) Në esencë lejohet përdorimi i prezervativëve dhe shitja e tyre përpos nëse shitësi e di ose ka supozim të fortë se do përdoret në haram, në  atë rast nuk lejohet shitja. Rregulli që shërben si bazament për këto çështje – siç thotë shejhulislam Ibën Tejmije, Allahu e mëshiroftë – është: “çdo petk për të cilin ekziston një supozim i fuqishëm se do përdoret në haram nuk lejohet të shitet apo t’i qepet atij që do e përdorë për mëkate apo zullum.” (Sherhul Umde 4/386). Ky rregull është i përgjithshëm për çdo mall që shitet apo blihet.
  3. c) Ndalohet shitja e duhanit dhe biletave të lotarisë dhe çdo mall që dihet se do përdoret në haram. Komisioni i Përhershëm për Fetfa 13/55 ka dhënë këtë fetfa “nuk lejohet tregtia me duhan, nargjile dhe harame tjera ngase ato janë të fëlliqura dhe shkaktojnë dëme trupore, shpirtërore dhe materiale.” Sa i takon biletave të lotarisë mu ato janë bixhozi i ndaluar. Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë thotë: “pasqyrimin që bëri pyetësi, pra blerja e një bilete pastaj mund të fitoj shumë të madhe parash, kjo bën pjesë në bixhozin për të cilin Allahu i madhëruar ka thënë: “O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar. Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t’ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t’ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)? Bindjuni All-llahut dhe bindjuni të dërguarit e kini kujdes (mos kundërshtoni). E nëse refuzoni, atëherë pra, dijeni se obligim i të dërguarit Tonë është vetëm komunikimi i qartë.” (Maide: 90-92) ky është bixhozi që nënkupton çdo allishverish në të cilën pjesëmarrësi nuk e di do fitojë apo do humbë, të gjitha janë të ndaluara, madje prej mëkateve të mëdha dhe shëmtia e tyre nuk është e panjohur për secilin që shikon se Allahu e përmendi atë në një rang me adhurimin e idhujve, alkoolin dhe fallin.” (Fetava islamije 4/414)
  4. d) Nuk lejohet fotografimi i qenieve të gjalla qoftë njeri, shpend apo gjallesë tjetër. Nëse ato janë me vëllim atëherë ndalesa është edhe më e madhe. Nisur nga kjo nuk lejohet shitja e këtyre fotografive nga qeramika apo të tjera nëse janë sipas shpjegimit që u përmend më lartë, në të kundërtën nëse janë peizazhe atëherë nuk janë të ndaluara. Komisioni i Përhershëm për Fetfa 13/73 shkruan: “shitblerja e fotografive të gjallesave është e ndaluar duke u mbështetur në thënien e të Dërguarit të Allahut: “Allahu dhe i Dërguari i Tij ndalojnë shitblerjen e alkoolit, ngordhësirës, derrit dhe idhujve” (Buahriu dhe Muslimi)… dhe në shumë tekste tjera që flasin për ndalimin e fotografimit.”
  5. e) Barërat që përmbajnë alkool me përqindje të madhe aq sa konsumimi i bollshëm i tij do të shkaktonte dehje ato në fakt janë alkool dhe si të tilla ndalohet përdorimi apo shitblerja e tyre. Nëse përqindja e alkoolit është e vogël aq sa nuk shkakton dehjen e atij që pi një sasi të madhe prej atij bari, atëherë lejohet përdorimi dhe shitja. Komisioni i Përhershëm për Fetfa në lidhje me parfumet që përmbajnë alkool ka dhënë këtë fetfa: “nëse përqindja e alkoolit në parfum është aq sa pirja e një sasie të madhe prej tij do shkaktonte dehje, pirja e tyre është e ndaluar, dhe tregtia me to si dhe të gjitha përfitimet tjera, ngase ai parfum konsiderohet alkool, qoftë pak ose shumë. Nëse përqindja e alkoolit në ato parfume nuk shkakton dehje lejohet përdorimi i tyre dhe shitblerja duke u mbështetur në thënien e Muhamedit, sallahu aljehi ve selem: “ajo shumica e së cilës deh pakica e saj është haram.” 13/54
  6. f) Gjërat që i ndalohen një besimtari nuk lejohet t’ia shes as muslimanit e as jomuslimanit ngase jomuslimanët janë të ngarkuar me të gjitha detyrat e sheriatit sipas pjesës dërmuese të dijetarëve. Për ta ndalohet ajo që ndalohet për besimtarët, prandaj nuk lejohet t’u shitet atyre alkooli, mishi i derrit e as gjërat tjera të ndaluara sipas fesë tonë edhe po që se të njëjtat mund të jenë të lejuara në fetë e tyre sepse legjislacioni islam ka deroguar legjislacionet e feve para tij. Në lidhje me këtë Komisioni i Përhershëm për Fetfa ka dhënë këtë fetfa: “nuk lejohet tregtia me gjëra që Allahu i ka bërë haram qofshin ushqime apo gjëra tjera sikur vera, mishi i derrit madje edhe me jobesimtarët duke u mbështetur në thënien e Muahemdit, salallahu alejhi ve selem: “Allahu kur ndalon një gjë ndalon edhe përfitimin nga e njëjta…”

Muhamed ibën Salih elMunexhid

Përktheu: Agim Bekiri

0 2954


A lejohet t’i përgjigjem ftesës për në krishtlindje dhe a lejohet të hamë nga ushqimi që është përgatitur për këtë festë?

Nuk lejohet festimi i kremteve të ndryshme të shpikura siç janë krishtlindjet, Nevruzi, Mevludi, Israja dhe Miraxhi as që lejohet ngrënia nga ushqimet që është përgatitur për këto festa. Nuk lejohet t’u përgjigjemi ftesave të tyre në këto festa ngase përgjigja e ftesës inkurajon ata dhe shpreh një lloj pëlqimi i risive të tyre, mandej kjo bëhet shkak për mashtrimin e injorantëve me këtë gjë dhe çon deri të mendimi se besimi i tyre është i vërtetë. Allahu e di më së miri.

Abdullah ibën Xhibrin

Përktheu: Agim Bekiri

0 2605

Cili është vendimi i sheriatit për pjesëmarrjen në kremtet e mosbesimtarëve që janë të veçanta për ata apo përurimin e tyre?

Përgjigje: pjesëmarrja në festat e veçanta të mosbesimtarëve apo përurimi i tyre mund të ndodh në disa forma:

  1. a) Pjesëmarrja mund të jetë thjeshtë një pasim i dokeve të tyre pa pasur në mendje madhërimin e simboleve të tyre fetare dhe pa i besuar ato. Kjo formë mund të paramendohet më shumë gjatë përurimit se sa në pjesëmarrjet në ato festa. Sheriati këtë vepër e vlerëson të ndaluar ngase pjesëmarrja në këtë rast shpien në madhërimin e besimit dhe simboleve të tyre fetare. Shumë prej dijetarëve të hershëm ajetin kur’anor: “edhe ata që nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt e, kur kalojnë pranë kotësive, kalojnë me dinjitet” (Furkan: 72) gjegjësisht shprehjen “nuk dëshmojnë në mënyrë të gënjeshtërt” e kanë komentuar si prezentim në kremtet e idhujtarëve. Këtë e përforcon edhe më shumë hadithi i Pejgamberit, salallahu alejhi ve selm: çdo popull ka festën e tij”.
  2. b) Pjesëmarrja mund të jetë për të përjetuar ndonjë kënaqësi, siç veprojnë disa njerëz edhe atë ose për të pirë verëra, për të kërcyer apo për shkak të përzierjes mes grave dhe burrave e të ngjashme. Kjo pjesëmarrje është haram edhe më i ashpër në shikimin e sheriatit ngase përveç pjesëmarrjes në të kotë shtohen edhe veprat e sipërpërmendura që janë të ndaluara.
  3. c) Nëse behët fjalë për kërshëndellat dhe dikush merr pjesë në këtë festë krishtere me qëllim që t’i afrohet Allahut duke shpreh respekt ndaj Isait, alejhi selam, duke përkujtuar lindjen  e tij njëjtë siç bëjnë disa muslimanë kur festojnë lindjen e Muahmedit (mevludin), atëherë sheriati këtë vepër e gjykon si bidat (risi) e cila në fakt konsiderohet lajthitje. Ndalimi i kësaj vepre është shumë më i ashpër se sa ndalimi i festimit të mevludit ngase në rastin e parë ai shoqëron njerëzit të cilët mendojnë se Isai është bir i Zotit, qoftë i madhëruar Allahu. Këtë besim të kotë ata e shpikën, nuk e zbriti Allahu, nuk e veproi as Isai e as pejgamberët tjerë. Respektimi i pejgamberëve bëhet duke i dashur ata dhe duke pasuar fenë e tyre e jo me këto festime.
  4. d) Pjesëmarrja apo përurimi mund të jetë duke besuar vërtetësinë e fesë së tyre, duke u pajtuar me simbolet dhe adhurimet e tyre fetare ashtu siç kanë thënë më herët “I adhuruari është një edhe pse nëpërmjet rrugëve të ndryshme” ose siç shprehen në kohën tonë “për bashkimin e feve” një parullë kjo masone. Këtë pjesëmarrje sheriati e gjykon si mosbesim (kufër) i cili të nxjerr nga feja. Allahu i madhëruar thotë: “E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpëruarit.” (Ali Imran: 85)

Sefer elHavali

Përktheu: Agim Bekiri

0 2616


Pyetje: punoj në një fabrikë tekstili. Prej aktiviteteve të kësaj fabrike është motivimi i punëtorëve me mjete të ndryshme siç janë bonuset për krishtlindje, veçimi i 50 dollarëve për të drekuar punëtori në cilin do restorant, pra, a lejohet pranimi i këtyre dhuratave?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut…

Nuk prish punë nëse kompania motivon punëtorët e saj me bonuse e dhurata qofshin ato të holla, kuponë apo dhurata konkrete, mirëpo nëse dhurata lidhet me krishtlindjet si një lloj i festimit apo përurimit të punëtorit, atëherë nuk lejohet të pranohen ngase në këtë mënyrë madhërohen festat e tyre, ndihmon në të kotë etj.

Punëtorit i lejohet të ushqehet në restorantin që ia zgjedh kompania përderisa nuk ka aty gjëra të ndaluara që nuk mund t’i mënjanoja ai siç është pirja e alkoolit, instrumentet muzikore, vallëzimi dhe të ngjashme, në kësi ambientesh nuk lejohet prezantimi. Allahu e di më së miri!

www.islam.QA

përktheu: Agim Bekiri

0 4249


Pyetja: A lejohet t’ju them jomyslimanëve “edhe juve gjithashtu” kur ata na urojnë Vitin e Ri me shprehje si “gëzuar vitin” dhe me përshëndetje më të ngrohta?

Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut…

Nuk lejohet t’ua urojmë “krishtlindjet” (festën e fund vitit) apo festat e ndryshme të tyre, po ashtu nuk lejohet përgjigjja në rast kur na urojnë ata këto festa, për arsye se nuk janë festa të ligjësuara në fenë tonë. Në përgjigjen tonë ndaj urimeve të tyre do të thotë që jemi pajtuar dhe i kemi njohur ato festa, e myslimani duhet të jetë krenar me fenë dhe dispozitat e fesë së tij, i kujdesur në thirrjen e tjerëve dhe kumtimin e fesë së Allahut aze ve xhel.

Është pyetur Shejh ibn Uthejmin –Allahu e mëshiroftë-  për dispozitën mbi urimet e jobesimtarëve për krishtlindjet se si t’ju përgjigjemi kur ata na urojnë neve, si dhe a lejohet të shkojmë në vendet e festimit të tyre? A është mëkat nëse vepron diç prej asaj që u përmend me pa qëllim, por e ka vepruar si lajkë, apo nga turpi apo është vënë në gjendje të ngushtë, apo për shkaqe të ndryshme? A lejohet që ti ngjasojmë ata në këtë festë?

Është përgjigjur: Urimi i jomyslimanëve me festën e “krishtlindjeve” apo me festat e tyre fetare të ndryshme është e ndaluar unanimisht, siç ka transmetuar Ibn Kajimi Allahu e mëshiroftë në librin e tij “Ahkam Ehl Dhimeh” ku ka thënë: “Urimi i riteve të veçanta të kufrit është e ndaluar unanimisht, sikur të urojnë festat apo agjërimin e tyre, e i thotë: Gëzuar të qoftë festa, apo urime të ndryshme. Thënësi edhe nëse ka shpëtuar nga kufri, kjo gjë është prej ndalesave, është në të njejtën pozitë sikur t’ia urosh sexhden e tij kryqit, bile ky është mëkati më i madh tek Allahu, edhe më neveritës është urimi me pirje të alkoolit dhe mbytje të njeriut, nëpërkëmbja e nderit, etj, shumica prej atyre që feja nuk ka hise tek ata bien në këto, duke mos e ditur sa e shëmtuar që është. Kush i uron dikujt për mëkatin, bidatin apo kufrin, i është ballafaquar urrejtjes dhe hidhërimit të Allahut” përfundon thënia e tij.

Urimi i jobesimtarëve për festat e tyre fetare është e ndaluar dhe në këtë gradë të mëkatit të cilin e ka cekur ibn Kajimi ngase është pranim i asaj që ata veprojnë prej riteve të kufrit, pajtim me ata, edhe pse ai nuk është në pajtim me mosbesimin për veten e tij, por është e ndaluar për myslimanin që të jetë i kënaqur e ritet e kufrit apo të uron këto rite atyre. Sepse Allahu nuk është në pajtim me këtë: “Nëse ju nuk besoni, All-llahu nuk është nevojtar për ju; megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju” Zumer 7.

Allahu thotë: “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova ndaj jush dhuntinë Time, zgjodha për ju islamin fe”. Maide 3.

Urimet ndaj tyre janë të ndaluara, sidoqoftë, janë në të njëjtin vend pune apo jo.

Nëse ata na urojnë festat e tyre, ne nuk duhet t’u përgjigjemi, ngase nuk janë festa tona, se nuk janë festa që Allahu është në pajtim me ato, sepse ose janë të shpikura në fenë e tyre, ose janë të ligjësuara nga fetë por janë të shfuqizuara me fenë islame me të cilën e dërgoi Muhamedin salallahu alejhi ve selem tek gjithë njerëzimi, dhe ka thënë: “E kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshëpruarit”. Ali Imran 85.

Përgjigjja e myslimanit ftesave të tyre në këto manifestime është e ndaluar, se kjo gjë është me e madhe se urimet, për shkak pjesëmarrjes në ato manifestime.

Gjithashtu është e ndaluar përngjasimi mei jobesimtarët në manifestimet e këtyre rasteve, apo këmbimin e dhuratave, shpërndarjen e ëmbëlsirave, pjatave të ushqimit, pushimi nga puna, etj. Mbështetur në fjalën e të dërguarit salallahu alejhi ve selem: “Kush i ngjan një populli ai është prej tyre”.

Kushdo që ka vepruar diç prej këtyre gjërave është mëkatar, qoftë ka vepruar nga mirësjellja, dashamirësia, turpi apo për ndonjë shkak tjetër, ngase është lajkatim në fenë e Allahut dhe është shkak i dhënies fuqi dhe krenari për jobesimtarët dhe fenë e tyre.

Allahun e lusim që t’i bëjë muslimanët krenar me fenë e tyre, t’i furnizojë ata me përqendrim në fe, t’i ndihmon kundër armiqve të tyre, me të vërtetë vetëm Ai është i Fuqishmi dhe Krenari.

Përfundoi nga libri “Mexhmu fetave” të Shejh ibn Uthejminit Allahu e mëshiroftë 3/44.

Allahu e di më së miri.

Përktheu: Shpend Zeneli

Islamqa.info

0 2428


Pyetje: cila është dispozita e sheriatit për ngrënien e ushqimit që na dhurohet nga një i krishterë me rastin e ditëlindjes së tij, me rastin e krishtlindjeve apo me rastin e Vitit të Ri diellor? A lejohet t’ju shprehim urata gjatë festive të tyre?

Përgjigje: falënderimi i takon Allahut…

Myslimanit nuk i lejohet të hajë nga ushqimi që përgatitet nga hebrenjtë apo të krishterët për festat e tyre, në raste kur ju dhurohet atyre për shkak festave të tyre ngase kjo gjë llogaritet bashkëpunim dhe pjesëmarrje me ta në të keqe.

Gjithashtu nuk lejohet shprehja e uratave me rastin e festave të tyre në çfarëdo forme qofshin ato sepse kjo gjë konsiderohet pranim i festave të tyre, mos demantim dhe ndihmesë në realizimin e simboleve të tyre ashtu siç konsiderohet reklamim i bidateve të tyre dhe pjesëmarrje ne festat e tyre të cilat janë të shpikura dhe që kanë lidhje me besime të pavërteta të cilat nuk i pranon Islami

Islam.qa

Përktheu: Agim Bekiri

NA NDIQNI NË