Arhiva DitoreNov 1, 2014

0 1518

Ashura është dita e dhjetë e muajit Muharrem.
Dita e Ashures agjërohet në bazë te shikimit të hënës, e jo sipas takvimit. ( Ibën Bazi- Allahu e mëshiroftë-)
Agjërimi i ditës së Ashures falë mëkatet e vitit te kaluar. Transmeton Muslimi.
Ashuren e kanë agëruar edhe Pejgamberët, ehlul kitabi (të krishterët dhe jahuditë) dhe kurejshët në kohën e injorancës. Ibën Rexheb -Allahu e mëshiroftë.
Të parët tanë (selefi) agjëronin Ashuren edhe duke qenë në udhëtim, është transmetuar nga ibën Abasi dhe Zuhrij. Ibën Rexheb- Allahu e mëshiroftë.
Zuhriu ka thënë: Ramazani mund të kompenzohet, ndërsa Ashura jo.
Abdullah b Abasi-Allahu qoftë i kënaqur me atë- ka thënë: “Nuk di që i dërguari të këtë agjëruar ndonjë ditë e të kërkoj mirësinë e ditëve, përveç ditës së Ashures. Buhariu dhe Muslimi
Veçimi i Ashures me pikëllim ose gëzim është bidat (risi). Ibën Tejmije- Allahu e mëshiroftë.
Lejohet agjërimi i ditës së dhjetë veçmas, dhe me këtë arrihet shpërblimi i Ashurës. Ibën Uthejmin- Allahu e mëshiroftë.
Më e preferuar është që me ditën e dhjetë të agjërohet dita e nëntë. Në hadith ka ardhur se Muahmedi alejhi selam ka thënë: “Nëse jam gjallë në vitin e ardhshëm, do të agjëroj të nëntën”. D.m.th do të agjëron të nëntën me të dhjetën në vitin e ardhshëm. Muslimi
Nëse dita e Ashures i bie në ditën e shtunë, ajo agjerohet . Ibën Baz dhe ibën Uthejmini- Allahu i mëshiroftë.
Hadithi i ndalimit për agjërimin e ditës së shtunë është hadith i dobët. Ibën Baz- Allahu e mëshiroftë.
Nëse dita e Ashures i bie në ditën e xhuma, ajo agjërohet edhe nëse nuk e ke agjeruar ditën e enjte së bashku me atë (ashuren) apo te shtunën. Ibën Bazi dhe iben Uthejmini- Allahu i mëshiroftë.
Falja e mëkateve është e veçantë për të voglat dhe nuk përfshin edhe të mëdhate. Ibën Bazi-Allahu e mëshiroftë.
Falja e mëkateve është për atë që lë ato dhe nuk këmbëngulë në veprimin e tyre. Ibën Bazi -Allahu e mëshiroftë.
Nuk na është transmetuar nga Muhamedi alejhi selam në ditën e Ashures, pos agjërimi. Ibën Bazi dhe ibën Uthejmini- Allahu i mëshiroftë.
Hadithet që kanë ardhur për veçimin e Ashures me gusëll, lyerjen me kanë dhe syrmë, zgjerimi në harxhime, të gjitha këto nuk kanë argument. Këto i kanë përhapur ata që deshtën të kundërshtojnë dhe kanë gabuar, sepse kanë refuzuar bidatin me bidat dhe të koten me të kotë. Ibën Tejmije, ibën Rexheb, ibën Baz dhe ibën Uthejmin- Allahu i mëshiroftë.

Përkthim: Hoxhë Valdet Kamberi

0 1553

Në analizën time modeste, do të ndalem tek besimtari. Besimi që ka besimtari është shumëllojtësh, si p.sh.: besimi tek puna, individi, çështja, karakteri, populli, partia, feja etj.

Do të ndalem tek besimi te feja. Këtu, besimi mund të jetë i verbër, i patundshëm, i pakufizuar, logjikues, argumentues, frymëzues etj. Ndërsa me termin besimtar ose fetar kuptojmë atë individ i cili beson në ekzistencën e Zotit si Krijues të Gjithësisë, beson në dogmat e fesë së tij dhe kryen ritet fetare që ka obligim.

Ndarja tjetër, të cilën e mendoj të nevojshme për kohët që po kalojmë është ndarja në besimtarë të dobishëm dhe të dëmshëm.

“Devotshmëri apo dobi” do të thotë ndjenjë e pastër dhe e zjarrtë nderimi, dashurie e besnikërie që ushqejmë ndaj dikujt a diçkaje, gatishmëri për të bërë gjithçka për të. Në rastin konkret i sjell të mira të pakufizuara besimit të tij fetar.

Së pari, besimtari i devotshëm mundohet të japë shembullin e tij jashtë institucionit dhe kornizave të xhamisë. Ai mundohet që sjelljen që ka në “shtëpinë” e Zotit, ta demonstrojë edhe në mjedisin e jashtëm shoqëror.

Së dyti, besimtari i dobishëm është një person, i cili nuk tregohet hipokrit me realitetin e jashtëm. Për ta konkretizuar do të thosha, se ai nuk e “shet” moralin e tij vetëm në rrugët e fshatit apo qytetit, porse i tillë është edhe në privatësinë e tij. Ai tregohet bujar dhe zemërgjerë me familjarët, të afërmit, miqtë dhe shokët.

Së treti, besimtari i dobishëm angazhohet të ndihmojë veten në mënyrë që të rrisë produktivitetin dhe rendimentin e tij. Pse jo, të punojë natë e ditë, që të jetë sa më profesional në fushën e tij të jetës, në mënyrë që e nesërmja ta gjejë më të dobishëm se e sotmja. Kështu, ai mund të vihet edhe në shërbim të komunitetit ku jeton dhe punon, duke treguar me dinjitet veten dhe karakterin. Mos harroni! Pjesë e rëndësishme e karakterit dhe personalitetit të individit është feja.

Së katërti, devocioni i një besimtari arrihet të shfaqet edhe nëse ai nuk shfaq humanizmin e tij përpara komunitetit. Ai kontribuon duke ndihmuar jetimët, të varfrit, të papunët, të moshuarit, studentët etj, duke mos u mburrur apo duke mos “belbëzuar” për ndihmën e dhënë. “Atë që e jep dora e djathtë, nuk shikon as e majta”.

“Humbje apo dëm” do të thotë humbje në mjete, në sende a në njerëz që pëson dikush, diçka që prishet tërësisht a pjesërisht, pra dëmtim. E keqe që i vjen dikujt a diçkaje nga një shkaktar i jashtëm a i brendshëm, nga një veprim a nga një gjendje e caktuar, pasojë e keqe. Në rastin konkret nga një besimtar i dëmshëm arrihet në fjalën e urtë shqipe: “Për një pe, për një gjilpërë, shkoi dëm një gunë e tërë.”

Së pari, më lejoni të kaloj drejtpërdrejtë tek pohimi i dëmit, që mund të shkaktojë një besimtar. Kryerja e riteve, prezantimi në publik si “dallkauk-shkallafat”, rrahja e verbër e mendimit, trashamanllëku dhe egoizmi, ngushtësia shpirtërore dhe ambicia e tepërt, kërshëria dhe hajdutllëku, makutëria dhe lëpirllëku deri në servilizëm janë dëmet më të pashoqe që një besimtar mund t’i sjelli komunitetit të tij fetar, komunitetit ku jeton, mjedisit social dhe mbarë shoqërisë së tij. “Një farë e mbirë në këtë mënyrë, dëmton gjithë të mbjellat (shoqërinë)”.

Së dyti, nëse nuk kultivojmë në mendjen e besimtarëve punën dhe arsimimin e nesërmja do të na gjejë dyfish më të ligë se e sotmja, pasi njohuritë dhe mjetet e informimit sa vijnë dhe shtohen çdo ditë. Me besimtarë që vetëm kryejnë ritet fetare dhe respektojnë nënë e babë, por që në jetën e tyre nuk dinë të bëjnë gjë tjetër, dijeni mirë se jemi të mbaruar. Njerëz të tillë, mundet të na dërgojnë shumë kohë prapa “rrotën” e njerëzimit.

Së treti, një besimtar që merret me “shtëpinë” e tjetrit, ndërkohë që të tijën e ka të mbytur nga “pushteti” i ujit, ai nuk ka hair. Një besimtar i tillë, gjithë kohën e tij do të merret me gjërat e tjetrit, duke filluar që me emrin, që sipas mendjes së tij të “kalbëzuar” është qesharak dhe absurd. Besimtarë të tillë krijojnë hendeqe dhe konflikte artificiale, të cilat “de facto” krijojnë përçarje dhe diferencim të thellë.

Së fundmi, besimtari i dobishëm dhe ai i dëmshëm janë pjesë e komunitetit ku ne jetojmë. Sa përqindje zënë ata në këtë komunitet, do të ishte një pyetje e pavend. E vetmja gjë, e cila do ndihmonte komunitetin dhe zhvillimin social të jetës do të ishte nxitja e arsimimit të njerëzve, njëkohësisht udhëzimi për të dashur tjetrin. Hipokrizia dhe sipërfaqësia “engjëllore” duhet të ndahen njëherë e mirë nga jetët tona. Këto “shesin” tek tjetri gjoja mirësinë, por shpirti është i mbushur me fantazma, fantazma të cilat mbjellin urrejtje dhe frikë. Një frikë, e cila peripeciton në moslejimin e jetës normale të qytetit a vendit ku marrim frymë e jetojmë.

Autori është kryetar i Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës – KSUSH

0 2035

Pyeta veten: Po ti shkruaja  letër pejgamberit çfarë do ti kisha thënë?!

Esselamu-alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu o Pejgamberi im i dashur. Kjo është letra ime më e dashur që e kam shkruar ndonjëherë por…sikur kam frikë nga lapsi im. Koha në të cilën jetoj unë  është shumë larg nga koha në të cilën jetove ti.

Është shumë ndryshe nga koha jote ,një botë e shkencës dhe rrokaqiejve por, një botë plot luftëra, trazira, pasiguri e padrejtësi, botë e turbulluar në të cilën nuk mbetëm pa u zhytur edhe ne umeti yt.

PYES: -Vallë çfarë do të thoshe kur të shihje sa shumë nga umeti yt  në vend të Kuranit, dëgjon muzikë, në vend të hallallit, pëlqen haramin, në vend të xhamisë, pëlqen rrugën, në vend të mësimit, pëlqen  dembelinë.

Unë jam një vajzë dhjetëvjeçare por shumica e moshatareve të mia nuk falin namaz, nuk agjërojnë, nuk dine të lexojnë Kuran, e mbulesën as që duan ta përmendin edhe pse të gjithë thonë se janë muslimanë.

Serialet, këngëtarët, interneti, lojërat janë diskutimet në klasë, në mëhallë e kudo.

Në bisedat tona ti nuk je prezent, e në shkollat tona i kanë mbyllur dyert për ty, na dhemb shpina nga librat por feja jone përmendet në gjysmë faqe e emri yt vetëm në një rresht, secili vrapon për të na hutuar nga rruga e vërtetë që na e tregove ti.

Prandaj kisha frikë nga lapsi im o i Dërguari im i dashur . Por unë dua të takohem me ty në Xhenet prandaj do të mbështetem në Allahun dhe do të qëndroj fort sepse ti je mësuesi më i madh i njerëzimit.

Në këtë botë të çrregulluar, çfarë do të bëja unë pa udhëzimin tënd?

 -Si do ta njihja unë Allahun tim?

 -Si do ta njihja unë Kuranin tim?

 -Si do ta njihja unë fenë time?

Këtë letër po e shkruaj në muajin Ramazan, në muajin më të bekuar,nw tw cilin Allahu i ka hapur dyert e xhenetit e kjo letër të ngjitet lart që për hir të kësaj vepre Allahu të më mëshirojë, të më udhëzojë dhe ditën e llogarisë të marr dëftesën me sukses të dalluar e ti të krenohesh me mua, O PEJGAMBERI IM.

NA NDIQNI NË