Arhiva DitoreNov 2, 2014

0 1431

Falënderimi i takon Allahut, ndërsa salavatet ia dërgojmë të dërguarit tonë Muhamedit alejhi selam .

Dita e Ashuras është ditë me peshë të madhe në Islam, këtë ditë e ka agjëruar Muahmedi, alejhi selam, para hixhretit-migrimit dhe pas tij, si falënderim ndaj dhuntive të Allahut  që ka shpëtuar Musain, alejhi selam, nga Firaoni, dhe kjo është esenca e mirësisë së kësaj dite dhe fillimi i   epërsisë ndaj ditëve të tjera.


I Derguari i Allahut, alejhi selam, e agjëronte këtë ditë në kohën e injorancës, e po ashtu edhe kurejshitët në Mekë dhe Cifutët në Medine e agjëronin këtë ditë.

Transmetohet nga ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili ka thënë: “Ka ardhur i dërguari i Allahut  në Medine dhe i ka gjetur Cifutët duke agjëruar ditën e Ashurës, dhe u ka thënë atyre: “Cka është kjo ditë që po e  agjëroni?”. Thanë: “Kjo është një ditë e madhe ku Allahu e ka shpëtuar Musen, alejhi selam, dhe popullin e tij, dhe e ka përmbysur Firaonin dhe popullin e tij, e ka agjëruar Musa, alejhi selam, si falënderim ndaj Allahut e edhe ne po e agjerojmë”.

Muhamedi, alejhi selam, tha: “unë jam më i denjë të pasoj Musain se sa ju. Kështu agjëroi këtë ditë dhe urdhëroi të tjerët të agjërojnë” (Buhariu)

I Dërguari i Allahut e ka obliguar agjërimin e ashurës para ramazanit, pastaj është shfuqizuar kur është obliguar ramazani, dhe mirësitë e tij ndaj të tjerëve në disa aspekte:

1- Vazhdimi i Pejgamberëve në agjërimin e ashurës

Ka ardhur në Musnedin e imam Ahmedit se ajo është agjëruar edhe para Musait mirëpo nuk është e saktë, është e njohur se Isau, alejhi selam, është dërguar tek Beni Israilet, dhe ai i cili nuk e pason Isën, alejhi selam, prej Cifutëve dhe nuk i beson është kafir-pabesimtar, Abdullah ibn Selami para se të vinte te Muhamedi, alejhi selam, ishte kafir-pabesimtar përshkak të mos pasimit të krishterizmit dhe pasimit të Ises, alejhi selam, nga ana e tij.

 

Transmetohet nga ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili ka thënë: “Kur i dërguari i Allahut agjëroi arshurën dhe urdhëroi të agjërohet, i thanë: “O i Dërguari i Allahut këtë ditë e madhërojnë Cifutët dhe të krishterët, I Dërguari tha: “Nëse jam gjallë në  vitin e ardhshëm inshaAllah do të agjërojmë edhe ditën e nëntë”, ibn Abasi tha: “Nuk erdhi viti tjetër përvecse I derguari I Allahut vdiq”.

2- E ka obliguar para ramazanit, dhe kjo nuk ka qenë vetëm se përagjerimin e ashurës, dhe atëherë kur është bërë obligim muaji i ramazanit, Muhamedi, alejhi selam, nuk i ka urdhëruar shokët e tij të agjerojnë ashurën, me gjithë konfirmimin dhe kujdesin e tij për ta agjëruar “ ashuren”.

Transmetohet në Buhari dhe Muslim nga ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, ku thotë: “Ka agjëruar i dërguari ashuren dhe ka urdhëruar të agjërohet, por atëherë kur u bë obligim ramazani e la atë”.

Kjo është argument për shfuqizimin e obligueshmërisë se ashurës, dhe vazhdimin e të qenurit mustehab – e pëlqyer.

3-–   Muhamedi, alejhi selam, ka dërguar dikend prej njerëzve që t’i lajëmrojë për agjërimin e ashurës, dhe këtë nuk e ka bërë I derguari i Allahut  në agjërimin obligim apo nafile  përvecse për ashuren dhe ramazanin.

Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga bintu Muavidh e cila ka thënë: “Në mëngjesin e ditës së ashurës i dërguari i Allahut ka nisur dikend prej shokëve të tij drejt fshatrave të Ensarëve që ishin për rreth Medines: “Kush prej jush është agjerueshëm le ta vazhdojë agjerimin e tij, e kush nga ju nuk është agjërueshëm dhe le vazhdoj më agjërim ditën e mbetur”.

Pas kësaj agjëronim dhe i mësonim fëmijët e tanë të agjërojnë, shkonim me ta në xhami dhe u jepnim lodra, nëse ndonjëri prej tyre qante për ushqime i jepnim lodrën deri në iftare. Ne një transmetim tjetër: “Kur na kërkonin ushqim ua jepnim lodrat që t’ia tërheqnin vëmendjen ashtu që ta vazhdonin agjërimin deri ne fund.

Sa i përkt mirësive të ashurës ka ardhur se ajo i shlyen mëkatet e vitit të plotë.

Transmeton imam Muslimi nga Katadeja, Allahu qoftë i kënaqur me të, se një njeri e ka pyetur të dërguarin e Allahut për agjërimin e ditës së ashurës e ai tha: “Llogaris tek Allahu t’i shlyej mëkatet e vitit të kaluar”.

Në këtë mirësi të ditës së ashurës nuk i afrohet asgjë prej agjërimeve vullnetare pos ditës së arafatit, sepse ai i shlyen mëkatet e vitit të kaluar dhe të ardhshëm, dhe ai i cili agjëron ditën e arafatit dhe ashurës ka bashkuar shkaqet e faljes së gjynaheve të vitit të kaluar, dhe kjo është e konfirmuar tek ai më shumë se sa tek dikush tjetër, me gjithë shpërblimin e shkruar për këtë punë, sikurse istigfari-kërkimfalje të cilën bënë shum shpesh mëkatari, dhe pendimi i sinqert pranohet me një istigfar-kerkimfalje, por ligjvënësi ka përmendur faljen e mëkateve me istigfar, agjërimin e arafatit dhe ashurës, sepse mëkatet janë shkak për largimin e të mirës dhe sjelljen e sprovës, ashtu sic ka ardhur nga fjalët e të parëve tanë (selefit): “Nuk zbret sprova vecse me mëkate”, dhe atëherë kur largohen mëkatet, ngritet nga robi të pashmangshmet, e kur largohen ato  vedin e tyre e nxënë e mira dhe bereqeti, për këtë shihet qartë kujdesi i sheriatit në përmendjen e shkaqeve më shum se sa për urdhëresat dhe pasojat.

4-    Kujdesi i tepërtë i të Dërguarit të Allahut për ta agjëruar këtë ditë nga agjërimet tjera, bile është krahasuar me kujdesin që ka patur ndaj ramazanit.

Transmeton Buhariu dhe  Muslimi nga ibn Abasi, Allahu qofte i kënaqur me të,  ku thotë: “Nuk e kam parë të Dërguarin e Allahut të kujdeset për agjërimin e ndonjë dite tjetër e ti japë përparësi para ashurës dhe këti muaji d.m.th muajit të ramazanit”.

5-     Kujdesi i tepërtë i sahabëve për të agjëruar këtë ditë dhe, për ti urdhëruar të tjerët, dhe frika nga mos nxënia e kësaj dite.

Transmeton ibn Xherir et-Taberij nga Esvedi se ai ka thënë: “Nuk e kam parë ndonjë nga shokët e Muhamedit, alejhi selam, të jetë më urdhërues për agjerimin e ashurës se sa Aliu dhe Ebu Musa.

Transmetohet nga Abdurrahman iben Avfi se është ngritur ditën e ashurës në mëngjes dhe nuk e dinte se është dita e ashurës, por pasi e morri vesh edhe pse dielli ishte ngritur, agjëroi dhe na urdhëroi të agjërojmë edhe ne.

Është legjitime të agjërohet dita e ashurës dhe një ditë para saj, kjo për t’i kundërshtuar cifutët dhe të krishterët, sepse ata agjërojnë vetëm një ditë tek, edhe Pejgamberi i Allahut e agjëronte një ditë tek, por pastaj e bëri edhe një dite para asaj në menyre që t’i kundërshtojmë ata.

Hakem ibn el-Earexh thotë: “E kam takuar ibn Abasin tek uji zem-zem dhe i kam thënë atij: më informo për agjërimin e ditës së ashurës? Më tha: Nëse e sheh hënën e re të muajit Muharrem numëroj ditët dhe në ditën e nëntë agjëro, i thash: a kështu ka agjëruar Muhamedi, alejhi selam? Më tha: Po.” (Transmeton Muslimi)

Kjo është e qartë se Muhamedi, alejhi selam, e ka legjitimuar agjërimin e ditës së nëntë dhe të dhjetë,  se edhe  ashura është qujatur me këtë emër për arsye se është dita e dhjetë e muajit Muharrem, ndërsa dita e shtatë është qujatur “tasua”, ibn Abasi ka urdhëruar të agjërohet dita e nëntë duke qenë e ditur dita e dhjetë.

Kështu kanë vepruar sahabët dhe selefi, agjëronin një ditë para ditës së dhjetë, dhe kjo është vërtetuar nga ibn Abasi dhe ibn Sirini e të tjerë.

Ibn Sirini e agjëronte vetëm ditën e dhjetë, mirëpo kur dëgjoi  se ibn Abasi ka agjëruar edhe ditën e nentë, e agjeroi edhe ai.

Transmeton Abdurrezaku në musanefin e tij dhe Bejhekiu nga ibn Xhurejxhi i cili ka thënë: “Më ka lajmëruar Atau se e ka dëgjuar ibn Abasin  duke thënë për ditën e ashurës: “Kundërshtoni cifutët dhe të krishterët duke agjëruar ditën e nëntë dhe të dhjetë”.

Sa i përket agjërimit të ashurës tre ditë, një ditë përpara dhe një ditë pas ditës së dhjetë, nuk ka argument të saktë për këtë.

Muhamedi, alejhi selam, ka patur për qëllim kundërshtimin, dhe ajo arrihet vetëm me agjërimin e ditës së nëntë, dhe nuk është vërtetuar se ndonjëri prej shokëve të Muhamedit, alejhi selam, ka agjëruar edhe ditën e njëmbëdhjetë, por kjo ka ardhur nga disa prej selefit sikurse: Tavusi, ibn Kisani etj., ashtu sic ka ardhur tek ibn ebi Shejbe se ai ka agjëruar një ditë para dhe një ditë pas nga frika se po i ikën.

Nëse njeriu e agjëron vecmas ditën e ashurës, duke mos agjëruar një ditë para apo pas nuk ka dicka  të keqe, e nëse ka mundësi më mirë është të kundërshtohen.

Kjo është më e pakta dhe më  e ulta e pasimit, por shpërblimi arrihet edhe me këtë për faljen e mëkateve të një viti të kaluar ashtu sic ka ardhur në hadith, por nuk e ka shpërblimin e kundërshtimit.

Transmetohet nga disa prej selefit që mund të kuptohet se ata kanë vecuar me agjërim vetëm ditën e dhjetë, sic transmeton Abdurrezaku në musanef nga ebu Bker ibn Abdurrahman ibn Harith se Omeri e ka dërguar tek Abdurrahman ibn Harith natën e ditës së dhjetë që të hajë syfyr dhe të ngritet agjërueshem, kështu që Abdurrahmani është zgjuar agjërueshëm.

Cka nuk është legjitime të veprohet në këtë ditë, që kjo ditë të  mos bëhet ceremon funerali sikurse veprojne Rafidat apo edhe vend për pikëllim, s’ka dyshim se kjo është nga aktet më të neveritshme dhe injorancë në kuptimin e Islamit dhe në mendjen e shëndoshë, dhe kjo në disa aspekte është kështu (si vijon):

1. Kjo vepër është në kundërshtim me sunnetin e Muhamedit, alejhi selam, gjatë ashurës, ajo është gëzim, lumturi dhe falënderim për agjerimin e tij, e jo pritja e tij të jetë me pikëllim, hidhërim, rrahje, prerje me shpatë, dhe derdhja e gjakut është nga përbuzja e dhuntive dhe shpikjes në fene islame, dhe dorëzim i mendjeve tek shejtani.

Ajo  që veprojnë ata në ashura  është e ndaluar në cdo ditë dhe në cdo fatkeqsi, e mos të flasim në raste adhurimi dhe falënderimi të dhuntive të shtrenjta, që është sheriat qiellor i të gjitha feve-pasuesve të librave të shenjtë dhe islamit. Pastaj, esenca në islam është se pavarësohet në sheriate me argumente të vecanta, megjithatë, dita e ashurës ka dalur nga kjo rregull, përshkak të rëndësisë së madhe që ka, andaj ka merituar falënderimin e vazhdueshëm në mesin e pejgamberëve dhe pasuesve të tyre deri në ditën e gjykimit, dhe për shkak të arsyes së fortë dhe urtësisë së lartë, meriton vecimin me pasim të Të dërguarit tonë Muhamedit, alejhi selam, edhe pse në esencë në hadithet e tij ka thënë: “Sikur edhe të ishte Musa, alejhi selam, gjallë s’do të mundej pa më pasuar”, edhe Isau, alejhi selam, do të zbresë në fund të botës dhe nuk do të mundë të gjykoj me tjetër ligj, pos me sheriatin e Muhamedit, aljehi selam.

Për këtë lavdërohet kundërshtimi i Rafidave ndaj një udhëzimi të vërtetuar, udhëzimit të Musës, Isës dhe Muhamedit, alejhimuselam, pastaj kundërshtimit të mendjes dhe logjikës së shëndoshë, e në këto punë shihet qartë për ata që meditojnë paanshëm, dhe atë nga disa aspekte:

E para: “Nuk dihet qysh nga zbritja e Ademit, alejhi selam, në tokë, që ndonjeë popull e merr vdekjen e dikujt më famë apo pasuesve të tij sado që të ketë peshë si ceremoni në të cilën adhuron duke: rrahur veten, duke u therrur, vajtuar ashtu sic veprojne Rafidat, dhe citatet tregojnë se ka prej atyre që kanë jetuar më herët dhe kanë peshë dhe pozitë më shum se sa sahabiu i ndershëm Husejni, sikurse janë Pejgamberët dhe të derguarit e Allahut,  prej tyre ka që janë vrarë sikurse Jahja, alejhi selam, që populli i tij kanë menduar se e kanë kryqëzuar sikurse Isën, alejhi selam, gjithashtu mbretërit dhe prijësat e popujve dhe njëherit pasuesit e tyre në të drejtë apo të kote gjatë gjith historisë, dhe prap nuk kanë shpikur gjëra të tilla, e si ka mundësi të ndodhë kjo kur sheriati ndalon nga kjo.”

E dyta: “Zotërat e adhuruar pos Allahut, dhe lidhja e pasueseve me ta është më rrezikshme, me ata e lidhin jetën dhe vdekjen e tyre, shkuarjen dhe kthimin e tyre, sikurse ka qenë populli i Ibrahimit dhe Muhamedit, alejhima selam, e të dashurit e Allahut, zotat e paganeve i bëne copa-copa, Allahu ka thënë: “I dojnë idhujt e tyre sikurse Allahun , bile edhe më shume”, edhe pse jane idhuj.

Nëse besojmë në lajmet e Allahut për gjendjen e paganëve, se ata i duanë putat e tyre më shumë se Allahun, dhe kjo është nga e fshehura që ne nuk mund ta dijmë pos me anë të shpalljes, dhe nuk mundë të pranohet pretendimi me dyshim për vërtetësië apo jovërtetësië e saj, megjithatë atë që kanë bërë ata nuk e kanë bërë të tjerët, andaj vepruesi ose është i sinqertë në veprën e tij dhe pretendon se shtytësi është dashuria, dhe mendja e refuzon këtë pretendim, apo e bën veprimin duke mos e dashur në realitet, por shtytës i kësaj është dashuria e rrejshme dhe tradhëtia e nefsit, apo  veprim i tillë është dashuri më e fortë se sa dashuria e paganëve ndaj zotave të tyre, sikurse ka ardhur në ajetin Kura’nor, e kjo nëse është e saktë dhe e lejuar është kufer-mosbesim i qartë.”

E treta: “Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të, me pozitën dhe vendin e tij të lartë në Islam, dhe ai tek Shiat e më vonshëm është me para gjithë shokëve të Muhamedit, alejhi selam, e prej tyre Haseni dhe Husejni, dhe ai (Aliu)  është mbytur padrejtësisht me pëlqimin e gjithë muslimanëve nga ana e Abdurrahman ibn Mulxhim në vitin 40 hixhri, megjithatë nuk kanë ndërmarrur dicka në ditën e vrasjes së tij as shokët e tij e as Haseni dhe Husejni, atë që e bënë për vrasjen e Husejnit, edhe pse biri i Aliut, Husejni jetoi pas tij 21 vjet, ai ishte më i dituri për ditën dhe kohën e vdekjes së babait të tij, por ai nuk veproi asgjë me vdekjen e babait të tij.

Gjithashu ka vdekur vëllau i tij Haseni në vitin 48 , duke qenë gjallë Husejni dhe nuk ka vepruar asgjë, por e ka udhëruar dikend tjetër per t’ia falur namazin e xhenazes, i ka prij namazit të xhenazes Seid ibn As, Allahu qofte i kenaqur me të, për shkak të pozites mes tyre.

Transmeton Abdurrezaku në musanef nga Sufjani e ai nga Salim ibn ebi Hafsa nga ebi Hazim i cili tha: “Kam prezantuar në ditën kur vdiq Haseni dhe kam parë Husejnin t’i thotë Seid iben Asit prij, se sikur të mos ishte sunnet nuk do të jepja përparësi.

Haseni dhe Husejni janë zotrinjtë e djemve të Xhennetit.”

E katërta: “Sikur të vërtetohet logjikisht dhe sheriatikisht ajo që bëjnë ata në ditën e vrasjes se Husejnit, duke e gjallëruar me rrahje, therrje me thika e shpata, vajtime e goditje të fytyrës, do të ishte e saktë analogjia, dhe ai i cili saktëson veprimet e tyre duhet t’i saktësojë edhe gjitha veprimet e grupacioneve në Islam në individët të cilët janë mbytur padrejtësisht dhe mizorisht, atëherë do të bëhen të gjitha  ditët e vitit, rrahje, therrje dhe vajtime, ku cdo grup therret me grupin tjetër, dhe nga kjo na mjafton largimi nga e vërteta, nga rruga e Allahut, nga dobite e fesë dhe dunjasë, të cilat do t’i kuptonte edhe ai që ka pak logjikë.

Si ka mundësi që një grupacion ta shohë këtë veprim prej fesë dhe legjitime, kur sheriati i therret të gjithë ata që kanë pranuar Islamin për fe, dhe Muhammedin, alejhi selam, të Dërguar të tij tek të gjith njerëzit.

Na mjafton për gjitha këto, fjala e Muhamedit, alejhi selam: “Kush shpikë dicka cka nuk është prej fesë, është e refuzuar”.

Vecimi i ashuras me pastrim, parfymosje, dhe  ngjyrosje nuk ka bazë, dhe nuk e ka pëlqyer askush prej dijetarëve te hershem (selefit).

0 1994

“Nëse i lutemi Allahut, bëhemi të dashur tek Ai, nëse i lutemi njerëzve bëhemi të urrejtur tek ata”.

 Padyshim se qeniet njerëzore kanë nevojë për njëra-tjetrën. Ne të gjithë ia kemi nevojën njerëzve në një apo formë tjetër. Gjithashtu, shumë njerëz të tjerë varen nga secili prej nesh. Njerëzit në shoqëri e ndihmojnë njëri-tjetrin dhe shërbejnë nevojat e njëri-tjetrit.

Megjithatë, ne nuk mbështetemi tek të tjerët në të njëjtën mënyrë që mbështetemi në Allahun. Ne e dimë se vetëm Ai nuk ka nevojë për askënd dhe të gjithë kanë nevojë për Të. E si mund të jetë e njëjtë mbështetja dhe nevoja, kur maksima thotë: “Nëse i lutemi Allahut, bëhemi të dashur tek Ai, nëse i lutemi njerëzve bëhemi të urrejtur tek ata”. E gjithë mbështetja që kemi dhe i gjithë suksesiqë gëzojmë në fund të fundit rrjedh prej Tij.

Të jesh i vetëdijshëm për këtë fakt është shumë me rëndësi. Ai që e kupton këtë dhe e beson, gjithmonë do të mbajë dinjitetin e tij.

Ka një ndryshim të madh midis ndihmës së njëri-tjetrit në një mënyrë dinjitoze si pjesë e rrugës natyrore të ekzistencës shoqërore -manifestimi më i mirë i së cilës është të ndihmojmë njëri-tjetrin në drejtësi dhe devotshmëri – dhe gjendja poshtëruese që e ulë veten para të tjerëve se sa para Allahut në një mënyrë të pahijshme, ku dinjiteti i tij është i komprometuar. Një besimtar i cili është i sigurt se Allahu është i Ai, nga i Cili gjithë të tjerët varen për ekzistencën dhe nevojat e tyre, do të mbrohet nga poshtërime të tilla.

Kur fatkeqësia na bie dhe ne iu ankohemi Allahut, e dimë me siguri dhe garanci që iu ankohemi Atij i cili nuk na zhgënjen. Kur i lutemi (ankohemi) njerëzve, ata ose mund ose nuk mund të jenë të gatshëm apo të aftë për të na ndihmuar. Ne e dimë se ata janë njerëz si ne.Allahu na bën thirrje që të kërkojmë gjithçka prej Tij. Ai dëshiron që t’i kthehemi Atij me nevojat tona, dhe t’iu nënshtrohemi Madhështisë dhe Nderit Tij.

 Ibn Abasi tregon këshillat e mëposhtme që Profeti Muhamed, paqja qoftë për të, i dha atij kur ishte ende i ri:


“O vogëlush, unë po t’i mësoj disa fjalë: Ruaje Allahun (duke i kryer urdhrat e Tij dhe duke u larguar nga ndalimet e Tij), dhe Ai ty do të ruajë, ruaje Allahun dhe Ai do të jetë me ty (do të mbrojë dhe ndihmojë), nëse dikë e lut, atëherë lute vetëm Allahun, nëse kërkon ndihmë, atëherë kërko vetëm prej Allahut, dije se sikur mbarë populli të mblidhet për të ndihmuar në diçka, ata nuk mund të ndihmojnë asgjë më tepër se sa që të ka përcaktuar Allahu. Po edhe sikur të mblidhen për të dëmtuar diçka, ata nuk do t’ia dalin të dëmtojnë përveç asaj që Allahu të ka përcaktuar. Lapsat (për shënimin e përcaktimeve) janë ngritur, kurse ngjyra e shkrimit (të fatit) është tharë. (Do të thotë: nuk mund të shlyhet dhe të ndryshohet përcaktimi)”. (Tirmidhiu (2516) thotë se është hadith hasen sahih).

Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të, i dha këtë këshillë një të riu që ishte në prag të moshës madhore, por kjo është këshillë e mirë për të gjithë ne. Çfarëdo nevojë që kemi, duhet t’i drejtohemi Allahut për të përmbushur këtë nevojë, t’i lutemi në lutjet tona.

Duhet t’iu kthehemi Atij me shpresën dhe frikën tonë, me shqetësimet tona të kësaj bote, si dhe aspiratat tona shpirtërore, në të gjitha çështjet të mëdha apo të vogla qofshin ato.

Përshtati nga anglishtja: Fitim NUHIU

0 1795

…erdhe në këtë botë dhe se vetëm ty t’u dëgjua zëri i vajit, kurse të tjerëve, zëri i gëzimit. Nuk munde as vetë të kuptosh të qarit tënd, por të tjerëve u ke dhënë hare në zemrat e tyre. Dy lloj lotësh u përzien në këtë çast. Edhe pse ishe i vetëm, përsëri lotët e tu ishin më të shumta se sa të tjerëve.


 Vaji yt u bë gëzim në shpirtrat e tyre. Ndoshta të qarit tënd ishte si i të tjerëve, e kam fjalën, edhe ti u gëzove se u çlirove nga “kafazi” i nënës, ngase kafazi sado që të jetë i gjerë, përsëri kafaz i thonë. Apo, ndoshta ishte si shkak i… As vetë nuk po dijë ta përkufizojë këtë. Vetëm se e di që goja jote tërë kohën të rrinte hapur nga zëri që dilte prej aty. Apo ndoshta arsyet kryesore janë vuajtjet tuaja që do t’i përjetosh në këtë botë, të cilat të nxitën në vajë.

Mbete i rrethuar nga shikimet e të tjerëve, kurse vetë nuk shikoje askënd, ngase lotët nuk të jepnin hapësirë për një gjë të tillë. Të gjithë u gëzuan për ty, kurse ti nuk dije që të kënaqeshe në një atmosferë të këtillë. Ndoshta ishe i privuar nga kjo, apo ndoshta arsyeja qëndronte diku tjetër. Me gëzim të madh të kanë pritur që të jesh në mesin e tyre, kurse ti nuk e kuptoje këtë. Mbete disi i hutuar në një botë të pakuptimtë për ty, edhe pse për të tjerët ishe i qartë si drita e diellit.

Gëzim të madh fute në zemrat e të tjerëve, kurse këtë gëzim ti nuk dije ta përjetoje në zemrën tënde. Kjo gjendje për ty ishte një ëndërr e paqartë, ndërsa për të tjerët ishte një realitet i papërshkruar. Me ardhjen tënde, pamje të lumtur mori e tërë familja, edhe pse ti ishe i privuar që ta ndieje këtë lumturi. Ti nuk dije asgjë për askënd, ndërsa të tjerët dinin shumë për ty. Të gjithë flisnin për ty, kurse ti nuk flisje me askënd. Pra, ti ishe në qendër të vëmendjes, ndërsa për këtë ti nuk dije asgjë. Kështu, ardhja jote dha një kuptim të madh në jetë për të tjerët, e ti, e ti nuk ishe i aftë që ta kuptoje këtë. Bota është kuptimplotë, e për ty ajo thuajse që nuk ekzistonte fare, ngase ti nga ajo nuk dije asgjë… Në fakt, kur erdhe ju ke dhënë gëzim të tjerëve, mirëpo kur do të ndahesh…

Kur do të ndahesh nuk do të jesh i njëjtë sikurse kur ke ardhur. Do të pësosh ndryshim. Një ndryshim i tërësishëm do të të kaplojë ty, por edhe ata përreth teje. Më nuk do të jesh ai që ishe. Tërë qenia jote do të transformohet në një qenie tjetër, dua të them, sikurse të bëhet fjalë për dikë tjetër, e jo për ty. Do të futesh në një botë që do të duket sikurse “kafazi” i nënës. Asgjë nuk do të duket e qartë. Gjithçka për ty do të merr pamje turbulluese. Ajo botë do të jetë e veçantë vetëm për ty, ngase të tjerët që do të jenë përreth teje nuk do të kuptojnë asgjë prej saj. Ashtu sikurse ti nuk e kuptoje botën e errët të nënës tënde sa ishe në barkun e saj, po ashtu edhe ata nuk do të jenë të gjendje të kuptojnë asgjë prej saj, derisa ta përjetojnë vetë.

Mendo për këtë gjendje! Kur erdhe ishin të lumtur me ty, e tani kur po ndahesh, po të përcjellin me lot në sy. Kujto se kur erdhe ju ke dhënë gëzim të gjithëve, kurse tani kur do të ndahesh, të gjithë do të qajnë për ty. Përsëri lotët po të përcjellin. Si kur erdhe, si kur do të shkosh, me lot në sy po i lenë. Mirëpo, lotët që po rrjedhin nga sytë e tyre nuk po mbesin të njëjta. Në fillim ishin të gëzimit, ndërsa tani të pikëllimit. Pra, paska dy lloje lotësh. Këto të fundit po e therin më tepër zemrën e njeriut se sa ato të parat. Ndoshta shkaku është se njeriu të mirën e harron më shpejt, kurse e hidhëta lenë gjurmë të rënda në shpirtin dhe në zemrën e njeriut. Në të dy periudhat, jeta e njeriut qenka e mbushur me lot. Kurse për atë po mbesin si të paqarta.

Kur erdhe nuk dije asgjë, por edhe tani kur po ndahesh, përsëri për ata që janë përreth teje nuk din asgjë, ngase je i preokupuar me vetveten. Kur linde, nuk dije asgjë gjuhë tjetër, përveç atë të vajit, kurse tani e di gjuhën e tyre, mirëpo je në bisedë me dikë tjetër. Po ndahesh prej tyre, por nuk po di të thuash përshëndetjen e lamtumirës. Nuk di çka do të pret dhe me çka do të ballafaqohesh. Ke dëgjuar se si do të jetë fundi i njeriut, kurse tani je duke e përjetuar të dëgjuarën, në fakt, asaj të cilës i besoje. Sikurse kur linde, sikurse tani, përsëri po mbetesh i vetmuar.

Edhe pse jetoje në mesin e njerëzve sa ishe në këtë botë, por tani po kthehesh në origjinën tënde. Kështu, të vetëm të lindi nëna, e tani i vetëm po ndahesh prej tyre…

0 1835

Mes zullumit të krijuar nga koha, me kalimin e viteve mbi supe dhe vështirësitë e jetës, edhe pena heziton të shkruarin e saj. Mendimet dhe ndjenjat fillojnë të ndrydhen, ndërsa dyshimet për çdo gjë sa vijnë e shtohen. Peripecitë e përditshmërisë e bëjnë jetën sa luksoze, por edhe të hidhur. Luksoze për «triumfatorët» dhe të hidhur për ato që nuk arrijnë të kalojnë pengesat e shumta të saj. Kthimi prapa në kohë, gjithmonë të mbush me një ushqim ndjesish të veçanta, saqë po të kishim fatin e botës në duar, pikërisht këtë do bënim, kthimin e kohës prapa.Ky kthim të sjell ndërmend gjithçkanë dhe asgjënë tënde. Gjithçkanë që të bën të lumtur dhe të kujtosh, asgjënë që ta tejkalosh dhe të mos e mendosh.

      E ndërsa vitet kalojnë, tashmë ke provuar shumë gjëra, natyrisht jo të gjitha! Kur kujton pikëtakimin mes fundit të maturës dhe fillimit të jetës universitare, aty pikërisht shikon edhe kapërcimin e statusit tënd. Sigurisht, ti je më i rritur, më e rritur është edhe mendja dhe vitaliteti yt. Mes shumë tingujsh, veshi yt dëgjon gjithçka. Madje me ato veshë ke dëgjuar edhe shumë emra të përmendur disa herë, por që asnjëherë nuk i ke shikuar të gjenden aty, bashkë me ty. Ti befasohesh, madje bën edhe budallain, por nuk ke aspak të drejtë të sillesh në një mënyrë të tillë. A nuk të tregova që në fillim, se ne fillojmë të vyshkemi çdo ditë?! Ti i kupton «antivlerat» e shoqërisë tënde, por nuk i lufton ato, pasi mendon se do të jesh përfitues i ndonjërës nga mozaiku i tyre. Në fakt, nuk je treguar edhe aq i shkathët, pasi shoku yt apo shoqja jote nuk kanë aspak nevojë të gjenden me ty nëpër auditore. Studimet e tyre kanë pikët më maksimale. Ka prej atyre, që ti ndoshta nuk i ke dëgjuar, por që njëkohësisht ndodhen të regjistruar në mbi tre universitete. Si ty ka edhe të tjerë që dëgjojnë të njëjtin emër, i cili del i pranishëm edhe në universitete të tjera. Nuk është aspak e çuditshme! Ato janë «aftësisht» më të mirë se ty! Gjithsesi, konkluzioni është pak më i gjerë se në arritjen e përfundimit të klasifikimit të studentëve me a) meritë dhe b) përsëri me meritë, por me një meritë më të mirë se merita, pasi ndodhet në thonjëza e shkreta «meritë»!

      Çështja e zinxhirit në jetë është evidente, pasi lidhja e hallkave është e dukshme. Çdo gjë ka arsyen e vet pse ndodh, pasi asgjë nuk vjen rastësisht. Pikërisht edhe kjo gjendje në të cilën jemi nuk është rastësore, përkundrazi. Jeta jonë është e tillë, ku mes servilizmit të karriges dhe meritës për të mbërritur tek ajo, gjithmonë zgjedhim të parën. Kjo bën që edhe vlerësuesi ynë, kushdo qoftë, edhe pedagogë i yni, të ngatërrohet me veten e tij drejt objektivizmit personal. Ka nga ato që ja fitojnë zemrën; ka nga ato që janë sipërfaqësorë, por të dukshëm; ka edhe prej atyre që janë sekser të tij. Me këto tre kategori, ai gjendet në vështirësi për t’ju mos dhënë maksimumin e mundshëm. Ndërsa kemi edhe një kategori tjetër, ku renditen bijtë e «ish-oborrtarëve», «oborrtarëve» apo edhe ortakëve të tyre, ku këtu nuk ka aspak dyshime për pedagogun. Maksimumi i maksimumit! Sigurisht, ka edhe një pjesë që përpiqet dhe përkushtohet në arritjen e vetëpersonalizimit të ambicieve dhe synimeve. Po sa vend zë në shoqërinë shqiptare një kategori e tillë është një pyetje qesharake, pasi në këtë «mozaik» antivlerash «ëmbëlsira» e falur është shumë më e shijshme. Andaj diploma duhet të merret me çdo kusht, edhe pa studiuar!

Autori është Kryetar i Këshillit Studentor të Universitetit të Shkodrës (KSUSH)

NA NDIQNI NË