Arhiva DitoreNov 3, 2014

0 1282

Vendi nuk i jep famë njeriut, edhe pse vendi e merr famën nga njeriu. Sikurse vendi që konsiderohet i banuar kur jetojnë njerëz në të, po ashtu edhe njeriu konsiderohet ideal kur besimi zë vend në zemrën e tij.

Ti jeton në vendin tokë, prej së cilës edhe je krijuar, mirëpo nuk je i krijuar që t’i përshtatesh tokës, porse tokën t’ia përshtatësh njeriut. Shiu e ngjall tokën, kurse besimi – njeriun, në fakt, prej tokës mbin frytet, e nga njeriu dalin veprat… I Dërguari Muhamed shkon në vendin e quajtur Taif që banorëve të atjeshëm t’ua transmetojë shpalljen.

“Toka” është e detyruar që shpalljen e Zotit t’ia kumtojë “tokës”. O njeri! Dije se edhe pse je tokë, përsëri s’duhet ta luash rolin e tokës, por të asaj për çka je krijuar. Krijimi është bërë nga një grusht dhè, e ti, nuk duhet të mbetesh grusht, por ta shtrish dorën dhe vëmendjen ta kesh tek gishti tregues, që pesë herë në ditë e mban të ngritur drejt qiellit. Mos harro se kur të dëshmosh me gishtin tregues, ke parasysh se i ke katër gishtërinj tjerë të kthyer kah vetja jote që presin atë që po e dëshmon në qiell, ta vërtetosh në veten tënde. Andaj, dije se qëllimi i shpalljes është që “tokën” ta bëjë mëkëmbës në tokë.

Para se dhimbja të përfundojë në lot, fillon nga pikëllimi, e para se “toka” ta marrë mëkëmbësin, duhet të fillojë prej udhëzimit. Dhuntia më e madhe që e përfshin “tokën” është udhëzimi në besimin e vërtetë, ndërsa besimi i vërtetë është ta falënderosh Zotin që të ka pajisur me këtë dhunti. Thirrja për ty është obligim, e për tjetrin paraqet mrekulli, e pastaj kur ai e pranon mrekullinë, atëherë bëhet obligim thirrja e tij për të tretin. Thirrja nuk i mundësohet çdokujt, edhe pse çdokush ka dëgjuar për thirrjen. E kam fjalën, “toka” i bën thirrje “tokës”, e pastaj prej “tokës” varet nëse do ta pranojë thirrjen e “tokës”.

Pra, njeriu nuk mund të ndikojë tek tjetri pa qenë vetë i ndikuar prej asaj që pret të ndikojë tek tjetri. Edhe pse besimi e ka zanafillën në dashuri ku syri nuk është pjesëmarrës në të, përsëri dashuria nuk mund ta fitojë besimin pa pjesëmarrjen e syrit. Çka sheh syri, e kërkon zemra, e çka kërkon besimi, nuk nevojitet shikimi, porse ndjenja. Thirrjen që njeriu ia shfaq tjetrit, nuk lind si rezultat i dashurisë, por si pasojë e dhimbjes që ndjen ndaj tij. Kur dhimbja është reciproke, durimi është më i lehtë, e kur dashuria është e njëanshme, vuajtja është më e madhe. Nderimi nuk konsiderohet dashuri, edhe pse dashuria është pjesë e nderimit, dua të them, thirrja ndaj tjetrit shoqërohet me nderim, e kur ta pranojë thirrjen, atëherë dashuria e zëvendëson nderimin.

Lehtë është që thirrjen t’ia ofrosh “tokës”, mirëpo i vështirë është pranimi i thirrjes nga “toka”. Dije se thirrjen e posedon ti, por jo edhe pranimin, në fakt, ti je i detyruar që tjetrit t’ia prezantosh thirrjen, e pranimin e thirrjes prej tjetrit e posedon Zoti. Njeriu e ka zemrën në qenien e vet, e ai nuk e kontrollon atë, edhe pse është e tij. Atë që Zoti ta jep, nuk ka kush që mund ta merr, e atë që Zoti ta merr, nuk ka kush ta jep! Andaj, duaji të tjerët dhe lëri të tjerët të të duan ty, e zemrën lëre atje ku Zoti e ka vendosur – brenda vetes tënde!

0 1496


Me emrin e Allahut të Lartësuar e filloj këtë shkrim, i lutem Atij të më jep sinqeritet në çdo gjë.


 Të nderuar lexues!

Janë disa arsye që më kanë motivuar ti them disa fjalë në këtë shkrim. Ju kërkoj falje për mos renditje të mirë të fjalëve, fjalive, ju kërkoj mirëkuptim për çdo gjë. Dëshiroj që me ju të ndaj disa shqetësime dhe dertime.

 E vërteta dhe pavërteta do të jenë në luftë deri në përfundimin e botës, kjo është e qartë për të gjithë. Imani dhe Islami do të luftohen vazhdimisht. Ky fakt nuk na habit, por ajo që të habit dhe është për të shqetësuar luftimi i Islamit nga bijtë dhe bijat e popullit tonë që janë pjesa dërmuese mysliman, kanë emër myslimani ose jetojnë ne familjet myslimane. Viteve të fundit është shtuar doza e luftës kundër Islamit, dhe shfrytëzohet çdo gjë për ta luftuar Islamin dhe myslimanët. Tani në këto muajt e fundit është bërë një riorganizim edhe mobilizim edhe më i sofistikuar në luftë kundër Islamit dhe çdo gjë që ka të bëj me te.

Po sikur ti shfletojmë gazetat shqipëtare, webesajtet, rrjetet sociale, nuk kalon numër dhe ditë që nuk atakohet Islami. Mbushen penat me ngjyrë për të shkarravitur mbi fenë Islame, gdhenden lapsat për ta pasqyruar fenë diçka të rrezikshme, lëvizen shkronjat e testaturës për ta njollosur mesazhin Islam. Vërtetë po zhvillohet një ofensivë e rreptë dhe tmerruese. Luftohet Islami, myslimanët, xhamitë, mësim besimi, mbulesa Islame.

 Të lënë përshtypje, për së mbrapshti, titujt e zgjedhur të shkrimeve, vendosja në ballina, prezantimi i Islamit më së keqi. Tani nuk po ia lejoj vetes ti përmendi gazetat ditore sepse ato janë të njohura për nga mbjellja e urrejtjes për së keqi kundrejt islamit dhe myslimanëve.

Sa për ilustrim po rikujtojmë disa tituj: “Hitleri nxitës i islamizmit?”, “Sami Frashëri” kundër Edukatës Fetare”, “Shantazhimi, falja, besimi, agjërimi dhe përfitimi!”, “Jo edukimit fetar në shkolla publike!”, “Jo mbulesës”, dhe shumë shkrime, artikujt e deklarata të papërgjegjshme. Po ashtu edhe tituj tjerë bombastik.

Në anën tjetër pasi që të lexosh titullin shikon autorin i cili ju ka qasë temave që kanë të bëjnë me Islamin, nuk ka njohuri mbi Islamin as ato më elementaret. Besoj që bismilah nuk din të thotë mirë dhe në vend se të thotë Bismilah thotë “similah”. Autor të shumtë, opinionist të larmishëm, urrejtës të ndyrë, renegat të dështuar, ateista pa kokë, gnostik të verbër, të konvertuar krishterë, lloj lloj bylmeti.

Të gjitha formacionet “militare” dhe “paramilitare” janë organizuar në kujdestari të rregullt që vazhdimisht brenda njëzet e katër orëve ta sulmojnë islamin, me ndonjë shkrim, deklarate, konferencë, televizion. Organizohen debate ftohen të flasin për Islamin njerëzit jo kompetent. Padyshim që ekziston një aparaturë antiislame që shfrytëzon çdo mundësi për të mbjell helm dhe dezorientim në mesin e myslimanëve. Kjo gjithsesi është e qartë dhe kjo tregon se njerëzit e tillë kanë mision që duhet ta përmbushin atë.

Por atë që dua ta them është se ku janë “Penat e nderuara?” që kanë përgatitjen, dijen, mundësinë, për ta mbrojtur Islamin, për t’ju përgjigjur armiqve të jashtëm dhe të brendshëm të Islamit.  E kam fjalën për njerëzit e lapsit dhe të penës, që janë mjeshtër dhe me dinjitet i japin përgjigje të gjitha formacioneve antiislame, “militare dhe paramilitare”.

Vërtetë ne kemi njerëz të përgatitur të niveleve akademike që me krenari dhe profesionalizëm i japin përgjigje të gjithëve, për çdo temë, mëdyshje, paqartësi, dispozita, etj.. Këtu përfshijë të gjithë hoxhallarët, nëpër institucionet e Bashkësisë Islame të Kosovës, Fakultetin e studimeve Islame, Medresetë.

Gjithsesi kemi intelektual të drejtimeve dhe shkencave të ndryshme që janë të denjë dhe të serioz për ta shprehur mendimin e drejtë dhe të saktë për Islamin si sistem jete. Me një fjalë populli jonë ka në gjirin e sajë besimtarë, mysliman “imanli” që e mbushin penën, e mprehin lapsin dhe lëvizin shkronjat e tastaturës për ti dalë në ndihmë Islamit. Këta imanli janë të denjë për ta ndihmuar të vërtetën.

Lakmoja që ti përmendi disa emra të hoxhallarëve në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Medresetë, në Fakultetin e Studimeve Islame, dhe në Këshillat e Bashkësisë Islame dhe shumë hoxhallarë tjerë. Por pasi që i listova disa emra, formave një dhjetëshe të artë, përsëri vendosa mos ti paraqes emrat e të përzgjedhurve, e gjithë kjo për shkaqe objektive edhe subjektive.

Gjithashtu në listën time radhita e një dhjetëshe tjetër prej intelektualëve të fushave të ndryshme që vërtetë janë të dëshmuar.

Dhe këto dy dhjetëshe po të aktivizohen vazhdimisht do ta prezantojnë Islamin ashtu si duhet dhe nuk do të lënë zbrazëti. Mendoj që nuk duhet të vonohen dashamirët e Islamit dhe të myslimanëve të riorganizohen dhe të ngrehin flamurin e kujdestarisë duke iu përgjigjur antiislamistave në të gjitha fushat dhe hapësirat ku ata janë aktiv.

Njerëzit e mençur e kujtojnë një moto, kur ata e dëshirojnë një gjë shprehen kështu:

me dashtë” “me ditë”, dhe “me guxu”, kjo do të thotë:

–         me dashtë”, do të thotë: ndonjëri dëshiron por nuk din dhe nuk ka guxim;

–         me ditë”, do të thotë: ndonjëri dinë por nuk donë dhe nuk ka guxim;

–         me guxu”, do të thotë: e ka guximin por i mungon vullneti dhe dija.

 

Falënderoj Allahun e Lartësuar që kemi njerëz guximtarë që dinë dhe e kanë guximin, pra “dojnë”, “dinë” dhe “goxojnë.

Atëherë në fund të këtij shkrimi pyes: ku janë “Penat e nderuara”?

Allahu im më jep sinqeritet në fjalë dhe vepra.

0 1498

Asgjë nuk e qetëson dhe nuk e lumturon zemrën se sa të menduarit mirë për të tjerët. E mbron nga dëmi i mendimeve shqetësuese që shqetësojnë paqen e tij në mendje dhe rraskapitin trupin.

 Të menduarit mirë për të tjerët të çon drejt një zemre të shëndoshë, forcon lidhjet e përzemërsisë dhe dashurisë mes individëve të një komuniteti, dhe çliron zemrat nga urrejtja dhe ligësia.

Ebu Hurejre tregon se Profeti, paqja qoftë mbi të, ka thënë:

“Kini kujdes nga paragjykimi sepse paragjykimi është gënjeshtra më e madhe. Mos hulumtoni gabimet e njëri tjetrit, mos spiunoni njëri tjetrin, mos kini zili njëri tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri tjetrit dhe mos e urreni njëri tjetrin, por bëhuni që të gjithë robër të Allahut”. Buhariu dhe Muslimi,  sahih Ahmedi Albani.

Vetëm atëherë kur pjesëtarët e umetit islam do t’i përmbahen kësaj sjellje sublime, armiqtë e tyre nuk do të guxojnë t’i sulmojnë me maksimën e tyre të fëlliqur “përçaj e sundo”, dhe se kurrë nuk do të kenë sukses, sepse zemrat e muslimanëve janë të bashkuar dhe shpirtrat janë të pastërt.

Mënyrat për të menduar mirë për të tjerët:

 Ka shumë mënyra që një musliman mund të mendojë mirë për të tjerët, disa prej të cilave janë siç vijojnë:

Lutja

 Lutja te Allahu i Plotfuqishëm është porta për çdo mirësi. Pra, nëse lutemi për ata, d.m.th. që mendojmë mirë dhe ia duam të mirën atyre.

 Vëre veten në vendin e tyre

Në qoftë se secili prej nesh vendos veten në vend të vëllait të tij, kur ky i fundit bën apo thotë diçka, kjo do të na ndihmojë të mendojmë mirë për të tjerët. Allahu i Plotfuqishëm urdhëron robërit e Tij në këtë kuptim në ajetin ku thotë: “E përse kur e dëgjuan atë (shpifje për Aishen) besimtarët dhe besimtaret të mos mendonin të mirën si për vete dhe të thonin: “Kjo është shpifje e qartë?!” Kuran 24:12.

Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të, i bën besimtarët të ndjehen sikur të jenë një qenie e vetme, “Muslimanët janë si një trup që nëse një pjesë e trupit ndjen dhembje, i tërë trupi dhembjen e ndjen…”.

Interpreto fjalët e tyre në mënyrën më të mirë

 Ky ishte zakon i paraardhësve të devotshëm. Omeri tha: “Mos mendoni keq për një fjalë që flet vëllau yt besimtar aq kohë sa mund të interpretohet në një mënyrë të mirë”.  Tregohet njëherë kur Imam Shafiu ishte i sëmurë, disa nga vëllezërit e tij erdhën për ta vizituar, njëri prej tyre tha: “Allahu ta forcoftë dobësinë tuaj (Ai kishte për qëllim t’i lutet Allahut për t’ia eliminuar dobësinë e tij).” Imam Shafiu i tha: “Nëse Allahu forcon dobësinë time, ajo do të më vrasë!” Njeriu i tha: “Pasha Allahun, nuk kisha për qëllim asgjë tjetër veçse mirësi.” Imam Shafiu iu përgjigj: “Edhe nëse më ofenduat, e di se ju kërkuat mirësi.” Të menduarit mirë për të tjerët është vëllazëria e vërtetë, madje edhe në gjëra që nuk mund të interpretohen në një mënyrë të mirë.

Arsyetoji ata

Kur dikush thotë apo bën diçka që bezdis ose pikëllon dikë, ai duhet të përpiqet të gjejë arsyetim për të dhe të risjell në mend gjendjen e të devotshmëve se si vepruan ata, dhe si arsyetonin shokët e tyre. Ata sigurisht do të thonin: “Ju duhet t’i gjeni shtatëdhjetë arsyetime për vëllanë tuaj”. Ibn Sirini, thotë: “Nëse keni ardhur të dini se një vëlla ju ka dëmtuar ose me fjalë ose me vepër, ju duhet të bëni një arsyetim për atë, e nëse nuk gjeni ndonjë, duhet të thoni, ‘mund të jetë një arsye që unë nuk e di’ . Kur përpiqeni maksimalisht të arsyetoni për fjalët dhe veprat e të tjerëve, do të kurseni veten nga problemet e supozuara dhe do të shmangni fajësimet e tepërta të miqve tuaj.

Mos i gjyko qëllimet e tyre

Kjo është një nga shkaqet më të mëdha që e ndihmojnë njeriun të mendojë mirë për të tjerët. Duhet lënë qëllimet vetëm Atij që i di ato: Allahut të Plotfuqishmit, e Ai nuk na urdhëruar për të kontrolluar zemrat dhe qëllimet e njëri tjetrit, dhe kështu duhet të shmangim mendimet e këqija për të tjerët.

Kujto pasojat e dëmshme të supozimeve të këqija

Ai që mendon keq për të tjerët jeton në telashe dhe pikëllim të pa fund, për të mos folur për faktin se ai e humbet të gjithë ata që shoqëroheshin me të, madje edhe njerëzit më të afërt të tij. Është e natyrshme që njerëzit bëjnë gabime, madje edhe pa qëllim. Duke i akuzuar të tjerët dhe duke menduar mirë për veten, është një nga pasojat e këqija të të menduarit keq për të tjerët. Kjo është një mënyrë që personi mund të jetë fajtor i përshkrimit të pastërtisë për veten që Allahu i Lartësuar e ka ndaluar në Librin e Tij. Allahu i Plotfuqishëm thotë : “mos lavdëroni veten, se Ai e di kush është më i ruajtur” Kuran 53: 32.        Në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar i kritikon hebrenjtë, kur ata i përshkruanin pastërtinë vetes së tyre. Allahu i Plotfuqishëm thotë : “A nuk ke kuptuar për ata që vlerësojnë vetveten? Jo, Allahu vlerëson atë që do dhe nuk bën padrejtë asnjë fije.” Kuran 4: 49.

Të menduarit mirë për të tjerët kërkon trajnim të gjerë dhe duke luftuar kundër vetvetes (vetëmohim), veçanërisht për shkak se djalli është i pandashëm nga njeriu si gjaku që qarkullon nëpër trupin e tij. Ai nuk i ndalë përpjekjet e tij për të mbjellë përçarje brenda muslimanëve, nuk ndalon derisa me cytjet e tij arrin të shumëfishojë mosmarrëveshjet mes tyre. Të menduarit mirë për të tjerët është një nga mjetet më të mëdha për të bllokuar këtë rrugë para djallit. Ne lusim Allahun e Plotfuqishëm të na japë zemrat të shëndosha dhe të na ndihmojnë për të menduar mirë për vëllezërit dhe motrat tona.

Përshtati nga anglishtja: Fitim NUHIU

NA NDIQNI NË