Arhiva DitoreNov 6, 2014

0 2368

Porosia e parë, për atë i cili dëshiron t’i falen gjynahet.

Porosia e dytë, për atë i cili dëshiron siguri gjatë pyetjeve në varr.

Porosia e tretë, për at i cili dëshiron një shtëpi në xhenet.

Të tri porositë nuk të marrin prej ditës tënde vetëm se pesë minuta.

Kush dëshiron t’i falen mëkatet, imam Muslimi në “Sahih”-un e tij ka regjistruar sei dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush thotë; Subhan Allahi ve bihamdihi, njëqind herë, i shlyhen mëkatet edhe nëse janë sa shkuma e detit”.

Që nuk të merr ty më tepër se një minutë e gjysëm për të përfunduar.

Kush dëshiron siguri gjatë pyetjeve në varr, ibn Davudi transmeton, se i dëruari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Në Kuran, janë tridhjetë ajete, të cilat do të ndërmjetësojnë për atë (i cili i lexon dhe vepron me to), deri sa t’ia falë atij Allahu, (sureja) “Tebareke ledhi bijedihi el mulk” (Qoftë i lartësuar Ai, në dorën e të Cilit është pushteti suprem)”.

Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “Kush e lexon suren Tebarek Allahu atë e mbron nga sprova e varrit”.

O Allah na ruaj neve nga sprovat e varrit, Amin.

Leimi i kësaj sure, me një lexim  jo shumë të shpejtë, nuk të merr më shumë se dy minuta e gjysëm.

Kush dëshiron një shtëpi në xhenet, transmeton Imam Ahmedi në “Musned”-in e tij, hadithi është i saktë, se i dërguari, salAllahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush lexon në ditë suren “Kul huve Allahu ehad” dhjetë herë, Allahu i ndërton atij një shtëpi në xhenet”.

O Allah a i hap dyert e mirësisë, o Zot i botëve…

Përktheu: Shpend Zeneli

0 1947

           Pyetje: A mund t’i arrijë të vdekurit shpërblimi i dhuruar i adhurimeve, e për të cilat nuk ka ndonjë tekst sheriatik, siç është çështja e leximit të Kuranit, dhikrit dhe istigfarit?!

            Përgjigje: Për istigfarin (kërkimfaljen) ka tekst që dëshmon se arrin shpërblimi: “O Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë, të cilët kanë besuar para nesh”[1] “Kërko falje për mëkatet tua dhe për besimtarët e besimtaret.”[2] “O Zoti ynë, më fal mua dhe prindërit e mi dhe besimtarët – në Ditën kur do të jepet llogari!”[3] “O Zoti im, falmë mua dhe prindërit e mi, dhe ata të cilët hynë në shtëpinë time si besimtarë, dhe besimtarët e besimtaret”[4]. Njashtu edhe duaja, -me lejen e Allahut-, bën dobi! Gjithashtu sadakaja, haxhi dhe umreja. Për këto të sipërpërmendura ekzistojnë argumentet, të cilat dëshmojnë se shpërblimi i mbërrin të vdekurit, në qoftë se e pranon Allahu, -azze ue xhelë!-. Kurse krahas këtyre veprave, nuk ka kurrfarë argumenti, e që këtu hyn edhe leximi i Kuranit, pra nuk ka ndonjë argument se sevapi i leximit mund t’i dhurohet të vdekurit.

            Shejh Dr. Salih El-Fevzan[5]

            Nga arabishtja: Mirsim N. Maliqi

            Medine, 16.04.13

[1] Kurani, El-Hashër: 10

[2] Kurani, Muhamed: 19

[3] Kurani, Ibrahim: 41

[4] Kurani, Nuh: 28

[5] Nga faqja zyrtare e shejhut.

0 1994


Pyetje:
Sot në shoqëritë tona, tallja me fenë e Allahut dhe me shenjat e saj, është diçka që bëhet shumë haptazi, si përshembull tallja me mjekrën, shkurtimi i pantallonave etj. Tallja e tillë a është kufër që nxjerr nga feja Islame dhe si e këshilloni personin që bie në këtë gjendje? Allahu ju dhashë sukses.

Përgjigje:

-Nuk ka dyshim se tallja me Allahun, me pejgamberin, me argumentet e Tij, me shenjat dhe dispozitat e Tij, është kufër (mosbesim), argument për këtë është fjala e Allahut të lartësuar ku thotë:

“E, nëse i pyet ata (për këtë tallje), do të përgjigjen: “Na vetëm biseduam dhe u argëtuam”. Thuaj: “A mos vallë me Allahun, e versetet e Tij dhe Pejgamberin e Tij po talleni?” (65) Mos u arsyetohuni! Se, ju, mohuat fenë, pasi që patët besuar.”[1],

Ndërsa në këtë ajet hyn tallja me Teuhidin, ose me namazin, me zeqatin, me agjërimin, apo me haxhin dhe me të gjitha dispozitat tjera për të cilën dijetarët kanë mendim unanim.

Kurse sa i përket talljes që bëhet kundrejt mjekrës apo pantallonave të shkurtra, apo thënë ndryshe tallja karshi çështjeve jo edhe aq të njohura ndër njerëz, për të cilat ka mundësi që mos e dine se janë prej fesë, atëherë lypset një shpjegim më i detajuar rreth dispozitës mbi rastet e kësaj natyre, por megjithatë është obligim që tu tërhiqet vërejtja që të mos tallen, po ashtu të këshillohen nga ata të cilën e kuptojnë këta çështje, që të pendohen te Allahu i Lartësuar dhe të kapen për sheriatin e Allahut dhe të ndal talljet me fenë, t’i nënshtrohet Allahut dhe t’i bindet urdhrave të Pejgamberit salallahu alejhi ve selem, të frikësohet nga hidhërimi dhe dënimi I Allahut të Lartësuar sepse ai mund të dalë prej fesë duke mos e vërejtur.

E lus Allahun, që të na fal neve dhe të gjithë muslimanëve, dhe të na ruaj nga çdo e keqe, sepse me të vërtetë Ai është Mbikëqyrësi.

Allahu na dhashë sukses.

Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-[2]

Përkthehu dhe përshtati nga arabishtja:

Mujdin Xh. Xhaferi

08-04-2013

[1] Sure Teube- ajeti 65-66

[2] Burimi: binbaz.org.sa, mexhmul fetava vel mekalat mutenevia, pjesa 6

Sh.p.: Gjithashtu është rasti si vijon: Ka ardhur në transmetim prej ibn Omerit r.a se ka thënë: “Ka thënë një njeri në betejën e Tebuk-ut në një ulje me sahabët tjerë: “Nuk kemi parë sikur këta lexuesit tanë, më barkëmëdhenjë dhe më rrenacak në gjuhët e tyre dhe më frikacak në luftë” Në këtë rast njëri prej të pranishmëve i thotë: “Ti je duke thënë gënjeshtër dhe ti je munafik (hipokrit), unë do ta njoftoj Pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ues-sel-lem”, dhe arriti lajmi deri te Pejgamberi dhe zbritën ajetet për këtë çështje. Thotë ibn Omeri r.a: “Dhe unë e shihja atë personin tallës se ishte i kapur për litarin e deves së Pejgamberit se si i merte nëpër këmbë zvarrë gurëzit dhe duke thënë: “O i Dërguari i All-llahut ne vetëm ishim duke u tallur dhe duke luajtur” dhe Pejgamberi thoshte: “Thuaj: A me All-llahun, me ajetet e Tij dhe me Pejgamberin e Tij ju po talleni?! Mos u arsyetoni se keni bërë kufër pasi që keni besuar.

0 1997


Pyetje:

Shejh! Ndodhë që njeriut t’i vijnë disa dyshime e dilema, -qofshin ato prej paditurisë apo cytjeve të shejtanit-, e sidomos në atë çfarë ka të bëjë me besimin. A ndëshkohet muslimani për këtë dyshime e dilema?!

Përgjigje:

Së pari, Muhamedi, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë: ”Allahu nuk do t’i marrë në llogari Umetin tim për atë u flet shpirti (u shkon në mendje), për sa kohë që ata nuk veprojnë e as nuk flasin (me ato dyshime)”.[1]

Së dyti, sahabët e nderuar, -Allahu qoftë i kënaqur me ta!-, e pyetën një herë Muhamedin, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, në lidhje me dyshimet të cilat, i cekët edhe ju më lartë, e që ai iu përgjigj, duke u thënë: ”Ky është besimi i qartë”, e përpos kësaj, ai tha njashtu ka thënë se: “Nuk do të ndalen njerëzit së thelluari në pyetje, derisa të thuhet: “Kjo është krijesë e Allahut Krijuesit, e Allahun kush e krijoi?! Kushdo që gjen diçka të këtillë në vetvete le të thotë: Besova në Allahun dhe të dërguarit e Tij!”

            Ndërsa në një transmetim tjetër është thënë: “Le të thotë: Eudhubilahi minesh-shejtanirr-rraxhim – Kërkoj strehë tek Allahu të më mbrojë nga shejtani i mallkuar, dhe ta mbyllë këtë çështje me këtë.”[2]

            Lusim Allahun që t’i ruajë muslimanët nga këto sprova! Allahu është më i Dituri!

Shejh Abulaziz bin Baz, -Allahu e mëshiroftë!-.

Përzgjodhi dhe përshtati: Suad Shabani

Medine: 05.04.2013

[1] Muttefekun alejh (Buhariu dhe Muslimi).

[2] Shënon Muslimi.

0 2943


Pyetje: Çka është shirku i fshehur dhe shirku i vogël?

Përgjigje: Shirku i fshehur në të njëjtën kohë është edhe shirk i vogël, me këtë nënkuptojmë veprimin për sy e faqe që është mbjellë në zemër, për shembull dikush falet për sy e faqe apo lexon Kur’an me këtë qellim, apo jep sadaka ose bën dhikër me qëllim që ta lavdërojnë njerëzit, e gjthë kjo konsiderohet shirk i fshehur, gjithashtu edhe shirku i vogël quhet edhe shirk i fshehur si për shembull nëse dikush thotë: “Po të mos ishte Allahu dhe filani”[1] apo thotë “kjo është dhunti prej Allahut dhe prej filanit”, gjithashtu betimi në dikën tjetër pos Allahut, ose betohet në ndonjë pejgamber, apo në babanë e tij, apo në nderin e tij, apo në besën, apo në jetën e dikujt[2], e gjithë kjo konsiderohet shirk i vogël dhe konsiderohet edhe shirk i fshehur, andaj e gjithë kjo është haram dhe nuk lejohet.

 Shejh AbdulAziz bin Baz –Allahu e mëshiroftë!-[3]

Përktheu dhe përshtati nga arabishtja:

Mujdin Xh. Xhaferi

27/03/2013

Sh.p:

[1] Në këtë rast lejohet të thuhet: Po të mos ishte Allahu, pastaj filani, domethënë mes fjalës Allah dhe filan futet fjala “pastaj”.

[2] . Betimin në dikënd tjetër e ka ndaluar Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ku thotë:”Me të vërtetë Allahu ua ndalon që të betoheni në baballarët tuaj, kush betohet le të betohet në Allah, ose të heshtë”(sahih Buhari)

[3] Burimi: Nga faqja zyrtare e Shejhut- Nur ala Darb

0 1677


Pyetje:
Siç e dini se kohëve të fundit është përhapur në mesin e kërkuesve të dijës ndarja nëpër grupe e xhemate; Cila është këshilla juaj?!

            Përgjigje: Të bërit klane e grupe, nuk lejohet. Muslimanët janë një xhemat i vetëm, elhamdulilah. “Me të vërtetë, ky është umeti juaj – umet i vetëm, e Unë jam Zoti juaj, andaj më adhuroni Mua!”[1] Dhe të gjithë ju mbahuni fortë për litarin e Allahut (Kur’anin) dhe mos u shpartalloni.”[2] Mos u bëni si ata që pasi që u erdhën argumentet e dukshme, u përçanë dhe u distancuan në mendime. E, për këta do të ketë dënim të madh”[3] “…Dhe mos u grindni në mes vete, se do të demoralizoheni e do t’ju lë fuqia; dhe bëhuni të durueshëm!”[4]

E, në rast se ndodhin mospajtimet, atëherë ato kthehen për gjykim te Kurani dhe Suneti: “Nëse nuk pajtoheni për ndonjë gjë (ju dhe ata që udhëheqin punët tuaja), paraqitjani Allahut (Kur’anit) dhe Pejgamberit, thëniet dhe veprat e tij, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Kijametit. Kjo për ju është më së miri dhe ky është komentimi më i bukur.”[5] Pra nuk mbesim në mospajtime, ndarje, e grupime, ngase feja na ndalon nga e gjithë kjo, e që këto kanë efekte negative. Është e domosdoshme që muslimanët të bashkohen, të mirëkuptohen dhe shtegtojnë së bashku në një rrugë të vetme, derisa të bëhet ky umet hijerëndë, e të ndihmohen në mes vete, e të përhapet ndër ta dashuria. Mospajtimet çojnë në hasmëri, e madje edhe në luftë: “Sikur të donte Allahu, nuk do të vriteshin njerëzit që erdhën pas pejgamberëve, meqë (pasi) atyre madje u kishin zbritur argumentet, por ata u përçanë…”[6] Ndonjëherë përçarjet çojnë që muslimanët të kapin armët kundër njëri-tjetrit, ndaj ndarja e përçarja nuk lejohet. Kurse mospajtimet në fikh, kjo është e mundur , -varësisht ixhtihadit-, kurse mospajtimet e ndarjet në mes njerëzve, e grupimi në klane e xhemate, kjo nuk lejohet.

Shejh Dr. Salih El-Fevzan[7]

Nga arabishtja: Mirsim N. Maliqi

Medine, 28.03.13

[1] Kurani, El-Enbija: 92

[2] Kurani, Al’i-Imran: 103

[3] Kurani, Al’i-Imran: 105

[4] Kurani, El-Enfal: 46

[5] Kurani, En-Nisa: 59

[6] Kurani, El-Bekare: 253

[7] Nga faqja zyrtare e shejhut.

0 1187

Sa famëmadh që është Kur’ani, sa të bukura që janë ajetet e sa të ëmbla janë shprehjet dhe sa  të qarta porositë e tij! Kam medituar rreth këtij ajeti e sikur e dëgjoj për të parën herë, e disa vëllezër tani thonë: Duhet patjetër të pastrohemi!


I Dërguari –salAllahu alejhi ve selem- ishte i preokupuar në thirrjen e një personi me pozitë të lartë tek Kurejshët,  në atë kohë i erdhi Abdullah ibn Umi Mektum i cili ishte i verbër –radijallahu anhu- e thoshte: “O i Dërguar i Allahut! Më mëso nga ajo që të ka mësuar Allahu! Ndërsa Pejgamberi –salAllahu alejhi ve selem- e refuzoi atë dhe u drejtua kah personi jobesimtar duke shpresuar se do ta pranon Islamin, atëherë zbriti qortimi i ashpër hyjnorë nga shtatë kat qiej: “Ai vrenjti (fytyrën) dhe u kthye. Ngase atij i erdhi i verbëri. E ku mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet. Apo do të këshillohet dhe këshilla do t’i bëjë dobi! E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin) pse ka pasuri, Ti atij i vë veshin (i drejtohesh)! Po ti nuk ke përgjegjësi, pse ai nuk pastrohet. Ndërsa ai që nxiton dhe vjen te ti, Dhe meqë ai frikësohet, E ti nuk e zë asgjë (dhe nuk ia vë veshin fjalës së tij), Jo ashtu! Në të vërtetë këto janë këshilla.” Abese, 1-11.

I Lartësuar qoftë Allahu! Çfarë bëri i Dërguari i Allahut! Ai vetëm se dëshiroi një dobi të madhe për Islamin dhe muslimanët, e i dha përparësi para dobisë më të vogël, u përkujdes në udhëzimin e personit me pozitë të lartë prej prijësve të fisit Kurejsh,  ngase në udhëzimin e tij kishte dobi të madhe për muslimanët, përforcim për ta, dhe mbrojtje nga dëmi që u vinte në kohë kur u shtuan vuajtjet dhe u ngushtua liria e tyre.

Ndërsa personit të verbër e të dobët, nuk i bën dëm atij e aspak Islamit derisa i Dërguari i Allahut të përfundonte thirrjen e tij, ngase ai është njeri besimtarë, e as që ka dëm që refuzoi ate për qëllimin bujar që kishte, kështu duket për shikuesin, mirëpo ҫështja nuk është e tillë në peshoren e qiellit.

Kujdesi për udhëzimin e njerëzve, posaqërisht atyre me pozitë prej të cilëve shpresohet pranimi i Islamit ose udhëzimi i tij, për dobi të madhe të Islamit dhe muslimanëve është prej obligimeve më të mëdha  dhe më të rëndësishme fetare, dhënia përparësi dobive të mëdha të përgjithshme para dobive të vogla individuale është urdhër me të cilin ka ardhur sheriati duke e pëlqyer dhe porositur këtë, mirëpo kushtëzohet që të mos shkakton lërje të një obligimi prej obligimeve të fesë, apo tejkalim diҫ prej kufijve të saj, ngase sheriati i gjithë është i ndërtuar mbi realizimin e dobive dhe largimin e dëmeve.

Sa shumë që jemi nevojtarë të meditojmë rreth këtij ajeti në fillim të sures “Abese” në këtë kohë ku është përhapur e ashtu quajtur fikhu i lehtësimit, i cili përmban në shumë raste dhënien përparësi dobisë para tekstit, kërkimi i lehtësimeve dhe thënieve të dobëta të cilat pajtohen me nevojat e njerëzve sot dhe nxitjen e tyre për në fe (ashtu siҫ pretenduan), ne kemi paramendim të mirë për njerëzit e tillë mirëpo synimi nuk e arsyeton  ҫdo mënyrë.

Kjo metodologji kishte gjurmë negative të demonstruara me vepra, prej tye: Konsiderimi harameve të vogla, mangësia në kryerjen e obligimeve, mosndalimi i disa ndalesave, posaqërisht kur janë dakord me epshin në shiprt dhe fenë e dobët, më e rezikshme prej këtyre gjërave se ndoshta ka ofruar vendin për pranim të ideoloxhisë së irxhasë e cila po ringjallet përsëri.

Tani po i cek disa pika të rëndësishme, që nuk janë të panjohura për lexuesin e nderuar, ato janë:

1-Se sheriati ëshët i ndërtuar mbi nocionin lehtësim dhe butësi “nuk ju obligoi në fé me ndonjë vështirësi” Haxh 78 Apak nuk ka nevojë për më tepër lehtësim.

2-Duhet që feja të shfaqet ashtu siҫ ka zbritur nga Allahu “  E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgatitur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai” Kehf 29, duke pasur parasyshë mënyrat e shkallëzimit gjatë thirrjes.

3-Çdo dobi që e kundërshton një tekst të Kuranit apo hadithit, ose ixhmanë është dobi e anuluar, nuk konsiderohet si e tillë dhe ҫdo dobi e vërtetuar nuk lihet për ndonjë dobi të imagjinuar, deh sheriati është më e njohur për dobitë sesa mendja.

4-Ky sheriat i tolerancës është i vlefshëm për ҫdo kohë eҫdo vend, nuk ka në te vështirësi e as lodhje, mund që muslimanët e kësaj kohe t’u përmbahen kufijve të saj dhe shfaqjen e riteve në shumë prej vendeve.

5-Prej rregullave të sheriatit për të cilat janë unanim është Gjërat e domosdoshme i bëjnë të lejuara ndalesat, kur njeriu është në gjendje të rëndë të le një obligim apo të vepron një ndalesë atëherë kjo atij i lejohet, mirëpo gjërat e domosdoshme përcaktohen me kufijtë kohën dhe vendin, dhe nuk u lehtësohet me to gjithë njerëzve.

6-Në lehtësimin nuk shohim ndonjë gjurmë të qartë gjatë thirrjes së jomuslimanëve ose gjatë pendimit të mëatarëve, por jobesimtarët dhe mëkatarët e përbuzin atë që bën lajka në fenë e tij.

Kjo ishte një ndalje e shkurtë rreth këtij ajeti.

Dhe për në fund e lus Allahut që të vërtetën të bën ta shohim si të vërtetë dhe të na mundëson atë ta pasojmë dhe të pavërtetën ta shohim si të pavërtetë dhe të na mundëson të largohemi prej saj.

Përktheu: Shpend Zeneli

0 1828

(debat i imagjinuar)

Në emër të Allahut, Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit. Lavd-falënderimi i takon Allahut ndërsa paqja dhe lavdërimi i Tij qoftë mbi të Dërguarin e Tij.

Rrëfimtari thotë: Në një prej rasteve e pashë një shok timin të cilin nuk e kisha takuar kohë të gjatë. E dija që kishte pasion temën e demokracisë dhe lirive, ndaj mes nesh ndodhi ky dialog:

Ai më tha: Pse nuk i lejojmë të krishterët të përhapin besimin e tyre në vendin tonë ndërsa ata na lejojnë që të përhapim besimin tonë në vendet e tyre?

Me plot komoditet i thashë: Për shkak se kushtetuta e tyre na lejon neve atë ndërsa kushtetuta jonë nuk e lejon një gjë të atillë për ata, ndërkohë që e drejtë e çdo populli është të zbatojë kushtetutën që dëshiron.

Më tha: Atëherë, pse u ngrit gjithë ai inat te muslimanët kur u bë ndalesa e nikabit në Francë?

I thashë: Inati jonë nuk ka të bëjë thjeshtë me ndalesën e nikabit, zemërimi jonë ndodhë për shkak të asaj demokracie të falsifikuar, e cila lejon lirinë e zhveshjes kurse nuk lejon lirinë e nikabit. I gjykuam sipas ligjeve dhe parimeve të tyre që i pretendojnë dhe jo sipas ligjeve tona.

Vazhdova: Që të jem më i qartë, Perëndimi është penduar shumë që ka lejuar liritë fetare në vendet e tyre, sepse ato liri kanë ndihmuar shtrirjen e Islamit, pavarësisht epërsisë së civilizimit që kanë dhe tendencave për të shëmtuar Islamin që bëjnë. Liria është fushë pjellore për të përhapur Islamin sepse ai është E VËRTETA që mposhtë çdo të pavërtetë dhe këtë e kuptoi tashmë Perëndimi dhe filloi të shkurtojë liritë për të ndalur shtrirjen e Islamit.

Mirëpo unë besoj se Perëndimi nuk kishte zgjedhje tjetër, meqë qëllimi i atyre lirive ishte vjelja e kokave të mençura nga çdo skaj i botës, dhe atë që deshi e arriti, koka të cilat më vonë ishin shkaku kryesor që kontribuoi në ndërtimin e civilizimit të tyre, mirëpo Allahu e ka thënë të vërtetën ne ajetin: “Allahu do ta plotësojë dritën e Tij edhe nëse jobesimtarët nuk duan” (Saf 8).

Bashkëbiseduesi më tha: Atëherë, pse edhe ne nuk ofrojmë liritë për njerëzit që të vjelim kokat e mençura?

I thashë: Është e pavërtetë të thuhet se në Islam nuk ka hapësirë për liri absolutisht. Njerëzit e feve të ndryshme gëzonin siguri nën hijen e pushtetit islam dhe për shkak të atyre lirive u tubuan kokat e mençura nga e gjithë bota dhe u shfaq civilizimi islam në kohët e mëparshme.

Islami u dha besën çifutëve të Medinës, u dha siguri të krishterëve të Kudsit, këshilloi për mirësjellje me koptët e Egjiptit ndërsa nga ana tjetër në Andaluzi (Spanjën e sotshme) u bë inkuizicioni, xhamitë u shndërruan në ahure të kuajve.

Pra, Islami ka pranuar ekzistimin e jobesimtarit mirëpo vendosi rregulla me qëllim që të mos humbë identiteti i komunitetit. Librat e dijetarëve janë përplot me dispozita për të drejtat e dhimmiut dhe ehli kitabit. Madje, toleranca naive nga disa muslimanë gjatë historisë ishte shkak në përhapjen e kancerit të çifutëve në trupin e Umetit.

Çdoherë duhet ta kujtojmë se ne jemi robër të Allahut dhe nuk jemi të lirë në çdo sjellje tonën, ndryshe nga perëndimori i cili u zhveshë nga shumë vlera fetare dhe morale. Madje, edhe në të gjitha sistemet njerëzore nuk ekziston diçka me emrin Liri absolute por me dallime në ligje të caktuara.

Bashkëbiseduesi më tha: Po atëherë, pse u bë detyrim xhihadi? A nuk është ai detyrim i njerëzve për të hyrë në Islam? A nuk ka thënë Allahu: “Nuk ka dhunë në Fe”?

I thashë: Xhihadi nuk u detyrua për t’i dhunuar njerëzit të hyjnë në Islam, porse u bë për t’i hequr qafe tagutët të cilët pengojnë lirinë e njoftimit të njerëzve me Islamin. Islami lufton për t’i liruar njerëzit nga padrejtësia dhe mendjemadhësia e tagutëve. Pastaj Perëndimi akoma nuk ka shpallur qartësisht pengimin e përhapjes së Islamit, mirëpo unë besoj se këtë do ta bëjë së shpejti, sepse përhapja e Islamit po kërcënon ekzistimin e tij: “Nuk do të kënaqen me ty çifutët e as të krishterët përderisa nuk bëhesh si ata” (Bekare 120).

A nuk i përdori Perëndimi të gjitha format e fuqisë ushtarake, ekonomike dhe mediatike për të na detyruar me demokracinë e saj, pse të jetë e ndaluar përhapja e parimeve tona?

Si dhe, të gjitha ligjet e Islamit – o shok i nderuar – janë të lidhura ngushtë me mundësinë, “Allahu askënd nuk e ngarkon përtej mundësive që ka”; ndërsa sot Umeti ankon nga një dobësi dhe padrejtësi e madhe… ai nuk po ka mundësi të çlirojë veten nga tagutët e tij, e lëre më të çlirojë perëndimin apo lindjen nga tagutët e tyre.

Më pyeti: A nuk është demokracia e dobishme për ne?

Thashë: Ndoshta, mirëpo çka është demokracia? A më pyet për filozofinë e demokracisë apo për mjetet dhe realitetin e saj?

Tha: Për mjetet dhe realitetin e saj.

Thashë: Shembulli i demokracisë është sikurse shembulli i çdo lëmi perëndimor, nga të cilat marrim çfarë na bën dobi dhe braktisim çfarë bie ndesh me fenë tonë. Sikurse komunizmi që kishte të këqijat e saja, ashtu ka edhe demokracia.

Ndërsa duke parë realitetin e saj, unë besoj se demokracia ka mangësi të madhe, madje popujt e perëndimit kanë filluar rishikojnë atë. Ata që kandidohen në zgjedhjet e tyre janë njerëzit e biznesit dhe medies, kështu që popujt u transferuan nga diktatura e njerëzve të armës te diktatura e njerëzve të parasë dhe medies. Nga aspekti ekonomik, krizat botërore të njëpasnjëshme po vërtetojnë dështimin e sistemit kapitalist që ngrihet mbi kamatë. Këtë e dëshmon Bovis Vincentkur shkroi editorialin e revistës Challenge’s: “Mendoj se gjatë kësaj krize më shumë kemi nevojë të lexojmë Kuranin sesa Biblën për të kuptuar se çfarë po ndodhë me ne dhe me bankat tona”. Gjatë këtyre ditëve dolën mijëra protestues në Nju Jork me moton “Pushtojeni Wall Street-in” për të ndaluar lakminë e kapitalistëve dhe pronarët e bankave. (jazeera.net)

Tha: Por Islami na nxitë që të përfitojmë nga përvojat e të tjerëve?!

I thashë: Po, mund të përfitojmë nga disa përvoja, mirëpo të marrim një sistem të tërë për ta aplikuar në një ambient tjetër, kjo nuk është në rregull.

Vazhdova: A nuk ndërhyri Islami në sistemimin e jetës individuale të njeriut, në sistemimin e hajes, pijes, uljes, madje edhe te rregullat e kryerjes së nevojës?

U përgjigj: Ashtu është!

E pyeta sërish: Logjikisht, si ka mundësi që Krijuesi të shpallë sistem që rregullon jetën personale të individit ndërsa t’i anashkalojë çështjet e komunitetit, politikës, pasurisë, shtetit dhe gjyqësisë duke i lënë pa sistem?

Ai më tha: Ti pra, je duke e bërë haram demokracinë edhe si filozofi?

E pyeta: Çfarë nënkupton demokracia?

U përgjigj: Demokracia nënkupton pushtetin e popullit apo gjykimi i takon popullit.

I thashë: Krahas definicionit… unë jam njeri i rëndomtë dhe më intereson realiteti dhe rezultati e nuk më intereson terminologjia, në përkufizimin e të cilës njerëzit mund të kenë mendime të ndryshme. Pyetja ime është kjo: Çfarë do të bëjmë nëse populli kërkon anulimin e ndëshkimit të atij që pi alkool, ndëshkim i cili është vendim i Allahut?

U përgjigj: Zbatojmë vullnetin e popullit.

I thashë: Po atëherë çfarë bëjmë me ajetin: “Kush nuk gjykon me ligjin e Allahut, ata janë jobesimtarë” (Maide 44).

Tha: Mirëpo muslimanët në Tunizi dhe Egjipt nuk kanë mundësi t’i aplikojnë ligjet e ndëshkimit të sheriatit, derdhjen e alkoolit dhe zbatimin e dispozitave tjera mbi një popull që jetoi larg Islamit për një kohë të gjatë.

I thashë: Ajo është situatë e veçantë dhe vlerësimin e saj e bëjnë dijetarët e atyre vendeve. Mund që ajo situatë të jetë nën ombrellën e rregullave: “Allahu nuk e ngarkon asnjë shpirt përtej mundësive që ka ai shpirt”; “bërja e të keqes më të vogël”; “sjellja e sheriatit shkallë-shkallë”. Nëse ashtu e vlerësojnë dijetarët ajo është situatë e veçantë pra, gjërat e zorit vlerësohen varësisht nga zori dhe dispozita e saj anulohet kur zhduket shkaku që solli deri aty.

Tha: Por vështirë se mund të gjesh një komunitet të kompletuar?!

I thashë: Prandaj, Allahu e bëri farz urdhërimin në të mira dhe ndalimin nga të ligat, madje atë e bëri sekret të mbetjes dhe mirësisë së këtij Umeti: “Ju u bëtë Umeti më i mirë që keni dalë për njerëzimin, meqë urdhëroni në punë të mira dhe ndaloni nga të këqijat” (Ali Imran 110).

Tha: Mirëpo urdhërimi në të mira, ndalimi nga të këqijat dhe detyrimi i njerëzve me sheriat do të prodhojë një komunitet dyfytyrësh?!

I thashë: Kurse zhdukja e urdhërimit në të mira dhe e largimit nga të këqijat do të prodhojë një komunitet të shfrenuar, pasi do t’u lejë hapësirë njerëzve të prishur për ta përhapur shthurjen.

Është e natyrshme që në shoqëritë konservatore të përhapet dyfytyrësia dhe gënjeshtra; meqë njeriu e shfrytëzon dyfytyrësinë kur shtresa e njerëzve të mirë janë të fortë ndërsa shtresa e të prishurve janë të nënçmuar.

Komuniteti jonë nuk është më i pastër sesa komuniteti i Profetit, brenda të cilit u gjendën dyfytyrëshat më të rrezikshëm, të cilët nuk arrinin t’i pranojnë ligjet e Islamit që i bëri të detyrueshme Muhamedi, alejhi salatu ue selam. Madje ai, alejhi salatu ue selem, i cili ishte njeriu i urtë dhe i sjellshëm “me besimtarët i butë dhe i mëshirshëm” (Teube 128) deshi që t’ua djegë shtëpitë atyre që nuk faleshin me xhemat, edhe pse ajo vepër nuk është nga shtyllat e Fesë.

Pra, ekzistimi i dyfytyrëshave nuk është sinjal se shoqëria është e metë, përkundrazi mund të aludojë se muslimanët praktikojnë ligjet e Fesë në formën e duhur.

Gjithashtu e ke parasysh se jo çdoherë frika është shtytësi në dyfytyrësi, sepse njeriu mund të bëhet dyfytyrësh edhe për interesa të kësaj bote, siç janë pasuria, posti, fama etj. Ja si i koriti Allahu, në suren Nisa 141: “E, nëse ju vjen fitorja nga Allahu, ata thonë: “A nuk ishim vallë ne me ju”” E, nëse qafirët arrijnë fitore, hipokritët u thonë mohuesve: “A thua nuk ju ndihmuam deri në fitore dhe ju mbrojtëm prej besimtarëve”.

Si dhe, jo çdonjëri që fshihet për të bërë një gjynah quhet dyfytyrësh, madje njerëzit që kanë vendosmëri të dobët Islami i ka nxitur që t’i fshehin gabimet e tyre. Resulullahu, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Gjithë Umetit tim do t’i falen gjynahet, përveç atyre mëkatojnë publikisht” (Buhariu) A thua pse? Sepse me mëkatimin publik ata dëmtojnë komunitetin duke normalizuar çështjen e mëkateve dhe dëmtojnë vet mëkatarin i cili nuk do të heqë dorë nga mëkati pasi të koritet para njerëzve, në atë rast do ta ketë shumë vështirë të shpëtojë nga mëkati që bën.

Pra, Islami synon ruajtjen e pamjes së përgjithshme të komunitetit dhe zhdukjen e shfaqjes së shthurjes, meqë bërja e mëkateve publikisht dhe lehtësimi për t’i bërë ato shton shtrirjen e tyre. Prandaj, gjykatësi e ka të lejuar t’ia vështirësojë gjendjen dilerëve dhe përdoruesve të drogës, jo thjeshtë për t’i ruajtur ata, por për ta ruajtur komunitetin. Nuk do të merremi në pyetje për kënaqësinë e atyre njerëzve të sëmurë ndërsa do të merremi në pyetje për pjesën tjetër të komunitetit që të mos merr guximin të bëjë gabime.

Po ashtu shumë prej gjynahqarëve kërkojnë kush do t’u ndihmojë kundër pavendosmërisë së tyre për të shpëtuar nga mëkatet që bëjnë d.m.th. ndalesa dhe imponimi zyrtar shkurton shthurjen dhe gabim është të mendohet se përqindja e viktimave të drogës në një vend ku ndalohet shitja e drogës është e njëjtë me përqindjen e viktimave të vendin që e lejon apo bën lehtësime lidhur me shitjen e saj.

Të gjithë ne praktikojmë metodën e imponimit në edukimin e përditshëm të fëmijëve tanë, prishja e gjumit të tyre për t’i çuar në shkollë çdo ditë është gjë e urryer për fëmijën, mirëpo nuk e marrim parasysh kënaqësinë e tij por e detyrojmë të bëjë atë që i themi derisa ajo gjë t’i bëhet e zakonshme, natyrale dhe ta dojë atë. Kësaj nuk i themi dyfytyrësi. Njashtu edhe në ligjet e Allahut, Profeti, sal-lallahu alejhi ue selem, na porositi që t’i urdhërojmë fëmijët ta falin namazin kur janë shtatë vjeç dhe t’i rrahim kur të jenë dhjetë vjeç, megjithëse nuk e kanë farz duhet të detyrohen me qëllim që të mos e kenë vështirë kur të hyjnë në pubertet. Cili injorant mund të merr guximin të thotë se kjo metodë profetike mbjellë dyfytyrësinë te fëmijët muslimanë?!

Bashkëbiseduesi më tha: Mirëpo, urdhërimi në të mira dhe ndalimi nga të këqijat është jodemokratike.

I thashë: Prandaj dyshoj se ajo mund të korrë sukses në vendet e muslimanëve.

Tha: Atëherë, le të marrim nga demokracia atë që pajtohet me sheriatin dhe të braktisim atë që ka të bëjë me “kufijtë e lirisë”!

I thashë: Ndoshta, por atëherë do të jetë e pasaktë ta quajmë demokraci, meqë po e zhveshë demokracinë nga veçoria më thelbësore e saj.

Pyeti: Kush është mendimi jot lidhur me atë që thotë: sistem demokratik islamik?

I thashë: Kjo është t’i bashkosh dy të kundërta, sikurse të thuash: demokraci komuniste, komunizëm islamik, socializëm kapitalist, kamatë islame!!

O vëlla, Islami, demokracia dhe socializmi janë sisteme të jetës së gjithanshme që përfshijnë sistemin kulturor, shoqëror, politik dhe ekonomik.

Secilin sistem për ta parë sesa është i suksesshëm duhet ta marrësh në tërësi, përndryshe do të krijosh një sistem të shëmtuar, hibrid, të shtrembëruar dhe kundërthënës. Ky është shkaku i dështimit të shumicës së përvojave politike në shtetet arabe, kur dikush deshi që atje të zbatojë socializmin apo kapitalizmin, që si rrjedhojë sollën sisteme politike të brishta dhe prapambetje ekonomike, shoqërore dhe kulturore që nuk i pa historia më herët.

Bashkëbiseduesi më tha: Ti pra nuk përkrah as votimet dhe kandidimin?!

I thashë: Nëse votohet kundër ndonjë ligji të Sheriatit unë e kundërshtoj votimin, e nëse ka të bëjë me gjëra tjera, çështja është e gjerë, madje Allahu e urdhëroi të Dërguarin, sal-lallahu alejhi ue selem, t’i konsultojë shokët e tij duke i thënë: “e bisedo me ta për punë të jetesës” (Ali Imran), dhe Profeti konsultohej me shokët e tij për çështjet madhore të shtetit, saqë edhe për çështjet e pajtimit dhe të luftës, ku kishte derdhje gjaku.

Më tha: Mirëpo pjesëmarrja e komunitetit në kontroll, mbikëqyrje dhe kërkim llogarie është nga rrënjët e demokracisë?!

I thashë: Kjo është më se e ditur edhe në Islam. Pejgamberi, paqja dhe lavdërimi i Allahut qoftë mbi të, e konsideroi xhihad “fjalën e vërtetë tek pushtetari i padrejtë” (Tirmidhiu), si dhe ka thënë: “feja është dashamirësi” Për kë o i Dërguar i Allahut? – e pyetën. “Për Allahun, të Dërguarin, udhëheqësit dhe njerëzit e tjerë”(Buhariu). Megjithëse Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem, i vinte Shpallja shokët e tij, madje edhe gratë e asaj kohe – Allahu qoftë i kënaqur me të gjithë ata – diskutonin dhe debatonin me të për shumë çështje.

Përcillet se Omeri, radijallahu anhu, kishte thënë: “Nëse lakoj më drejtoni!” ndërsa një nga të pranishmit tha: “Nëse ti lakon, atëherë kemi për të të drejtuar me shpatë”.

Për në fund o vëlla fisnik:

Demokracia është sikur çdo sistem tjetër njerëzor. Do të ishte e bukur të marrim nga ajo atop mjete që janë të dobishme, mirëpo ekuilibri është i domosdoshëm. Sikur nuk na ka hije të refuzojmë dhe fyejmë gjithçka që vjen nga perëndimi ashtu nuk na lejohet që përvojave njerëzore t’u japim shenjtëri apo të supozojmë se janë shembullore ose të përsosura.

Shoku im fisnik: Nëse je në dyshim, në qoftë se je hutuar atëherë dorëzoja mendjen tënde Shpalljes së Zotit tënd, e shpëton veten dhe e qetëson zemrën.

Porosis veten dhe ty me këtë lutje profetike, që e përcjellë nëna jonë Ajshe, Allahu qoftë i kënaqur prej saj, kur e pyetën: Me cilën lutje Profeti e fillonte namazin kur falej natën? Ajo tha: Kur ngrihej natën për tu falë, e fillonte namazin me këtë: “O Allahu im! Zoti i Xhibrilit, Mikailit dhe Israfilit! Krijues i qiejve dhe i tokës! Ti që di të fshehtën dhe të dukshmen! Ti gjykon mes robërve Tu për gjërat që janë kundërshtuar! Më udhëzo në të vërtetën e çështjes së kundërshtuar me lejen Tënde. Vërtet, Ti e udhëzon atë që do në rrugën e drejtë” (Muslimi).

Përfundoi dialogu mes dy shokëve… deri në takimin tjetër…

Nga arabishtja: Omer B.

0 1646

Falënderimi i takon Allahut ndërsa përshëndetjet dhe paqja e Allahut qofshin mbi Muhamedin të cilin Allahu e dërgoi mëshirë për krijesat, mbi familjen e tij, shokët e tij, si dhe mbi gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në ditën e fundit.

Një nga këshillat që pa dyshim shpesh njerëzve u bën dobi është edhe vdekja, apo ndryshe siç ka thënë Aliu – Allahu qoftë i kënaqur me të: Vdekja është edukuesja më e mirë. Porse pikërisht kjo është një gjë që njerëzit shpesh e neglizhojnë apo thënë ndryshe neglizhenca shkatërruese e shumicës së besimtarëve…

Thotë Allahu i madhëruar: “Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi, nuk përgatiten fare për të.” (Enbija:1)

Ai i cili pak do t’i vështronte njerëzit përreth tij dhe do të meditonte, do të vërente qartë se ka një përputhshmëri të madhe mes tematikës së këtij ajeti dhe gjendjes së njerëzve sot. Dëshmi për këtë përputhshmëri është largimi i njerëzve nga praktikimi i fesë së Allahut, neglizhenca e tyre ndaj ditës së gjykimit dhe ndaj qëllimit për të cilin janë krijuar, sa për rikujtim a nuk thotë vallë Allahu: “Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.” (Dharijat:56), ndërsa vërejmë sikurse nuk janë krijuar që ta adhurojnë Allahun, por sikur të ishin krijuar për këtë dynja dhe për kënaqësitë e saj.

Madje i sheh njerëzit se ata kur mendojnë, mendojnë vetëm për këtë dynja, kur duan dikë e duan vetëm për këtë dynja, nëse bëjnë ndonjë vepër e bëjnë vetëm për këtë dynja, për këtë dynja kacafyten, hidhërohen, ndahen, luftojnë, mbyten… Saqë vëren fatkeqësisht disa të cilët e lënë namazin apo e vonojnë nga koha e tij për shkak punës, apo edhe më keq, për shkak të ndeshjes futbollistike, lojërave, zbavitjes apo ndonjë takimi, duke i dhënë përparësi ndaj takimit me Allahun në namaz. Është për tu habitur, kanë kohë për çdo gjë, për punë, për sport, për kafe, për internet, për shëtitje, kurse vetëm për urdhrat e Allahut dhe të dërguarit të Tij-paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, nuk kanë kohë!

Nëse i shohim njerëzit vërejmë se shumicës së tyre Allahu u ka dhënë begati të mëdha, disa kanë arritur shumë në arsimim dhe mburren me të, apo në pasuri dhe mburren më të, apo në pasardhës dhe mburren me ta, por është për tu habitur si e harruan Krijuesin e tyre…Atë që i krijoi, u dha shëndet dhe i mban të gjallë. Allahu për të tillët thotë: “Edhe atë që dinë nga jeta e kësaj bote, është dije e cekët, por ndaj jetës së përjetshme (ndaj Ahiretit) ata janë plotësisht të verbuar”.(Rum:7) Gjithashtu për këtë jetë Allahu thotë: “Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve…” (Hadid:20) Prandaj o ju njerëz mos e shitni atë që është e përjetshme për atë që është e përkohshme, o ju robërit e Allahut mos e shihni këtë botë si qëllim të fundit të shpresave dhe si kulm i shpërblimit për ju.

 Vetëm sa për rikujtim shikoje si është përgjigjur i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, kur i është ofruar dynjaja: “Ma ofroi Allahu luginën e Bat’has të gjithën të shndërruar në ar, e unë i thashë: Jo o Zoti im, unë kërkoj prej Teje të ngopem një ditë dhe të mbetem i uritur një ditë, e kur të uritem një ditë do të drejtohem me lutje e kur të ngopem do të jem mirënjohës…”.

Madje jo vetëm kaq porse sa do që të jenë të dashura për njeriun edhe gjërat më të afërta si familja dhe pasuria ato kanë një kufi në shoqërim, thotë i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Të vdekurin e përcjellin tri gjëra: familja e tij, pasuria e tij dhe veprat e tij. Dy kthehen kurse një mbetet me të. Kthehet familja dhe pasuria e tij, kurse me të mbesin veprat e tij.” Pra nga ata na ndan vdekja…

Prandaj o ju besimtarë jini të kujdesshëm – madje edhe nga gjërat më parësore dhe më të dashura që i keni në jetë siç është familja – që mos t’ju devijojnë nga rruga e Allahut, sepse edhe për këtë Allahu na e ka tërhequr vërejtjen duke na thënë: “O ju që besuat, as pasuria juaj e as fëmijët tuaj të mos ju shmangin prej adhurimit të Allahut, e kush bën ashtu të tillët janë mu ata të humburit.” (Munafikun:9)

Kur e sheh gjendjen e besimtarëve sot se si i bëjnë mëkat Allahut dhe nuk i përgjigjen urdhrave të tij lind një pyetje që të habitë: A thua vallë këta nuk besojnë se ekziston zjarri xhehenemit, apo mendojnë se zjarri është krijuar për dikë tjetër, a thua vallë aspak nuk iu kujtohen vështirësitë që po i presin, a thua vallë kanë harruar se do të përgjigjen për veprat e tyre? Thotë Allahu i Lartësuar për të tillët: “Pasha jetën tënde (o Muhammed), s’ka dyshim se ishin të humbur në dehjen e tyre”.(Hixhr:72) Gjithashtu Allahu thotë: “Thuaj: “Nëse ikët prej vdekjes ose prej mbytjes, ikja nuk do t’ju bëjë dobi, sepse edhe atëherë nuk do të (shpëtoni) përjetoni vetëm për pak kohë”. (Ahzab:16) Pra nëse mendoni se me mëkate do të jetoni dhe nuk do të ndëshkoheni në këtë botë, prisni vdekjen e cila edhe nëse vonon sipas jush, pas saj mund të pasojë edhe dënimi. Prandaj kujtoje edhe këtë thënie të të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, për ahiretin: “Sikur ta dinit atë që di unë, do të qeshnit pak e do të qanit shumë”.

Prandaj kthjellu o ti qe po e lodh trupin tënd vetëm që të arrish kënaqësi, je duke u lodhur në atë çfarë nuk të bën dobi, ktheju shpirtit tënd dhe jepja atij qetësinë sepse trupi është shërbyes ndërsa shpirti të bën njeri e ta jep kënaqësinë e vërtet. Të gjithë kohën po e humb kot duke vrapuar pas kësaj dynjaje dhe kënaqësive të saj duke e harruar Krijuesin dhe urdhrat e tij, ndërsa Ai për të tillët thotë: “E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë në këtë botë dhe në ditën e kiametit do ta ringjallim të verbër.”(Ta-Ha:124)

Duke vazhduar njerëzit me këtë planprogram jete, tek shumica e njerëzve mëkatet janë bërë gjë normale madje asnjëherë nuk iu kujtohen obligimet ndaj Krijuesit të tyre, jo vetëm kaq porse i sheh duke u ndjerë edhe krenar duke thënë se “e kam zemrën e mirë” , “unë nuk i bëj keq askujt“ , “e kam pas gjyshin hoxhë” , “Allahu është falës i madh” …ah sikur ta dinin se sikur të ishte zemra e mire, ajo do t’i përgjigjej Krijuesit të saj, dhe se gjyshi s’të bën fare dobi, ashtu siç nuk i bëri dobi djalit të Nuhut -paqja e Allahut qoftë mbi të, edhe pse babai i tij ishte pejgamber.

I Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, na ka këshilluar duke thënë: “Keni kujdes nga mëkatet që ju i llogaritni të vogla sepse ato kur mblidhen tek njeriu e shkatërrojnë atë“, e çfarë thua vallë për gjynahet e mëdha të cilat janë shkatërruese?!

Është e sigurt se do të vijë dita kur ata do të pendohen por do të jetë vonë. Thotë Allahu i Lartësuar për të tillët: “Lëri ata, të hanë, të dëfrehen dhe t’i preokupojë shpresa (se do të jetojnë shumë), e më vonë do të kuptojnë”. (Hixhr:3), pra leri ato të jetojnë pa qëllim, duke kaluar jetën në ngrënie dhe pirje, në gjumë e dëfrim, jetë e cila i ngjason më shumë asaj të kafshëve.

E kur do të jetë vonë së pari do të kërkojnë tu shtohet diç nga jeta, Allahu për këto çaste thotë: “E atëherë të thotë: “O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mirëve!” (Munafikun:10) Madje mosvonimin e exhelit Allahu e konfirmon edhe në ajetin tjetër ku thotë:“Po, Allahu kurrsesi askënd nuk e shtyn për më vonë, kur atij t’i vijë afati i vet. Allahu hollësisht është i njohur me atë që ju punoni.” (Munafikun:11) Madje Allahu këtë e ka thënë edhe për popujt në përgjithësi: “Çdo popull (që përgënjeshtroi pejgamberët) ka afatin e vet, e kur t’u vijë afati tyre, ai nuk mund të shtyhet për asnjë moment, e as të përngutet më parë.” (A’raf:34)

Kurse pas kësaj do të kërkojnë që të kthehen përsëri në këtë botë por nuk do të kenë mundësi, thotë Allahu për këto çaste: “E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: “O Zoti im, më kthe që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!” Kurrsesi, (kthim nuk ka).” (Muminun:99-100)

Po, po me të vërtetë ajo do të ndodh për gjithsecilin nga ne, madje për këtë Allahu thotë: “Kudo që të jeni vdekja do t’ju kapë, po edhe në qofshi në pallate të fortifikuara.” (Nisa:78)

Porse ajo që është e sigurt është se për shumë besimtarë ajo do të sjell vetëm dëshpërim, tregohet në Kuran se të tillët atëherë do të binden dhe do të thonë: “Të mjerët ne për atë që lëshuam” (nga punët e mira në Dunja), e duke i bartur gabimet e veta në shpinë dhe e shëmtuar është ajo që bartin.” (Enam:31) Allahu gjithashtu thotë: “Secili njeri do të shijojë vdekjen, e shpërblimet tuaja u plotësohen ditën e kiametit, e kush i shmanget zjarrit e futet në xhenet, ai ka arritur shpëtim, e jeta e kësaj bote nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues.” (Ali Imran:185)

Madje mos u merakos se edhe nëse do mendoje se asaj ndonjëherë ke arritur t’i shmangesh, ajo përsëri do të të zë, për këtë Allahu thotë: “Thuaj: “S’ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t’ju zënë, e mandej do të silleni te Ai që e di të padukshmen dhe të dukshmen, dhe atëherë Ai do t’ju njoftojë me atë që keni punuar”. (Xhumu’a:8) Allahu gjithashtu thotë: “Thuaj: Nëse ikët prej vdekjes ose prej mbytjes, ikja nuk do t’ju bëjë dobi, sepse edhe atëherë nuk do të(shpëtoni) përjetoni vetëm për pak kohë. Thuaj: “Kush do t’ju mbrojë prej Allahut, nëse Ai ua ka caktuar ndonjë të keqe, ose (do t’ju godit me ndonjë të keqe) nëse Ai ua ka caktuar ndonjë të mirë. Po përveç Allahut ata nuk do të gjejnë për vete ndonjë ndihmëtar”. (Ahzab:16-17)

Dije o i nderuar, ti i cili po e lexon këtë letër, mendo pak dhe pyete veten…deri kur to të qëndrosh larg Krijuesit tënd, deri kur do të vazhdosh të zhytesh në mëkate, deri kur nuk do të jetosh për qëllimin për të cilin je krijuar, deri kur… a nuk ka ardhur koha që t’i kthehesh Allahut, Mëshiruesit, Furnizuesit, Gjykatësit Suprem, Pranuesit të Pendimit…

Dije o i nderuar se vdekja nuk merr leje nga dikush as nga sundimtari e as nga mbreti porse ajo pret vetëm urdhrin e Allahut.

Dije o i nderuar se Allahu në librin e tij të thërret dhe të thotë: “A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e Allahut dhe me atë të vërtetën që zbriti (me Kur’an)…”.(Hadid:16)

Mendo o i nderuar dhe kthjellu, që mos bëhesh në fund nga ata që thanë: “Dhe të mos thotë ndokush: “O i mjeri unë që kam lënë mangu respektimin ndaj Allahut dhe që kam qenë prej atyre që talleshin!” (Zumer:56)

Një poet arab thotë:

Sikur nuk ke dëgjuar për lajmet e atyre që kanë kaluar

Dhe nuk po sheh se çfarë bën koha me ata që kanë ngelur

Nëse nuk din për ta, këta janë vendbanimet e tyre

Gjurmët e tyre i fshiu era dhe shiu pas tij

Dhe ju pranë tyre kaloni në grupe

Edhe ata njëjtë kalonin derisa nuk u erdhi dëshpërimi

Deri kur do të mbeteni në gjumë, a nuk u afrua dita e premtuar?!

Deri kur nga zemra jote nuk do të largohet dehja?!

Prandaj mos e prit ditën kur do të shpaloset e fshehura

E ta përkujtosh fjalën time në ditën kur ajo nuk të bën dobi.

Si çdo herë në fund ia lëmë këshillën së pari Allahut e më pas të Dërguarit të Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, i cili nuk fliste përveçse çfarë i shpallej, Allahu në Kuran thotë: “…e ti këshilloje me këtë Kuran atë që e ka frikë kërcënimin Tim”. (Kaf:45) Kurse i Dërguari i Allahut -paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të ka thënë: “Shfrytëzo pesë gjëra, para se të vijnë pesë tjera: Shfrytëzoje rininë tënde para pleqërisë, shëndetin para sëmundjes, pasurinë para varfërisë, kohën e lirë para se të preokupohesh me probleme dhe jetën para Vdekjes”.

E lusim Allahun me fjalët: O Allah na mëshiro atëherë kur do të na lajnë familjarët, o Allah na mëshiro atëherë kur do të na qefinosin, o Allah na mëshiro kur do të na bartin mbi supet e tyre, o Allah në mëshiro kur do ta vendosin xhenazen tonë para imamit, o Allah na mëshiro në çdo hap tjetër që nga nata e parë e varrit e deri në ndarjen e rrugëve për në xhenet apo për në xhehenem…

NA NDIQNI NË