Arhiva DitoreNov 13, 2014

0 1434

I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte i kujdesshëm ndaj të rinjve të umetit, që të ecin në metodologjinë e saktë, që është në pajtim me ligjin e Allahut dhe sunetin e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem. Për këtë ai ua tërhiqte vërejtjen të rinjve për gabimet në të cilat binin, apo supozohej se do u ndodhin. Ai, salallahu alejhi ue selem, kishte metoda të veçanta për shërimin e gabimeve, që do ti sqarojmë në vijim:

Një: Aludim e jo ekspozim.

I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, e shfaqte gabimin dhe e kritikonte, e nuk e shfaqte gabimtarin, për atë i dërguari salallahu alejhi ue selem nuk ua shpaloste të rinjtëve te umetit gabimet e tyre para njerëzve, ngase kjo shpinte në thyerje dhe nënçmim të personalitetit dhe shpirtit të gabimtarit.

Aisheja, radijallahu anha, ka thënë: i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, lehtësoi në një çështje e disa prej njerëzve u shmangën nga kjo, kur i arriti të Dërguarit salallahu alejhi ue selem kjo që ka ngjarë u nevrikos, saqë u shfaq në fytyrën e tij, e tha: “Ç’është puna me disa njerëz që dëshirojnë diç tjetër nga ajo që u kam lehtësuar, pasha Allahun, unë jam më i ditur se ata për Allahun, dhe më shumë që i kam frikë se sa ata.” Mutefekun alejhi.

Enes ibn Maliku, radijallahu anhu, ka thënë: “Një grup i shokëve të Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, i pyetën gratë e tij për veprat e tij të fshehta? E disa thanë: Nuk do të martohem. E disa tjerë thanë: Nuk do të ha mish. E disa tjerë thanë: Nuk do të flejë i shtrirë mbi krevat. E falënderoi Allahun, e tha: “Ç’është puna me disa njerëz, që kanë thënë kështu e kështu? Po unë falem dhe flej, agjëroj dhe haj dhe martohem. Kush largohet nga suneti im ai nuk është me mua.” E transmeton Muslimi.

Gjatë këtyre dy haditheve, hasim në metodologjinë e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem, në përdorimin e metodës së aludimit dhe gjakftohtësinë e jo të ekspozimit gjatë shërimit të gabimeve ndaj atij që e edukon, që të mos ndikon shpirtnisht, e të ndodhin reagime të kundërta, të papritura, që mund të shpijnë deri në ngritjen e dyshimeve, mllefosje dhe urrejtje, paraqitje të armiqësisë dhe kundërshtimeve.

Sa e bukur që është fjala e imam Shafiut Allahu e mëshiroftë:

Me këshillën tënde në vetmi më mbro

Nga këshillimi në opinion më distanco

Ngase këshillimi në mes njerëzve është një lloj

I nënçmimit që nuk kam dëshirë ta dëgjoj

Qëndrimet e të Dërguarit, salallahu alejh iue selem, në këtë sferë janë të shumta. Nuk është e panjohur për shumicën thënia e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem, në shumë hadithe, ku ka thënë: “Ç’është me disa burra që vonohen pas ezanit.” Transmeton Muslimi. “Ç’është me disa njerëz që ngritin shikimet në qiell.” E transmeton Buhariu. Si dhe fjala e tij për ibn Lutbijen: “Ç’është me punëtorin që e kam dërguar, e thotë: kjo është për ju e kjo më është dhuruar mua.” E transmeton Muslimi. Në kohë kur i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, e kishte autorizuar për zeqatin, e kur vinte thoshte,: kjo është për ju, e kjo më është dhuruar mua.

Dy: Zemërimi.

I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ndonjëherë nuk reagonte ndaj gabimtarit për veprën e tij, mirëpo, zemërohej për atë, e shihej në fytyrën e tij, Ebu Said Hudriju radijallahu anhu ka thënë: “i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ishte edhe më i turpshëm se sa virgjëresha natën e gjerdekut dhe, në qoftë se nuk i pëlqente diçka, atëherë do të kuptohej (mospëlqimi) në fytyrën e tij.” Mutefekun alejhi.

Aisheja, radijallahu anha, tregon se: Kishte blerë njëherë një jastëk me figura të vizatuara, kur i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, i pa, u ndal te dera e nuk hynte, kuptova në fytyrën e tij se nuk i pëlqente. I Thashë: O i dërguari i Allahut! Pendohem tek Allahu, çfarë mëkati kam bërë? I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, tha: “Ç’është ky jastëk? I thashë: e kam blerë për ty që të ulesh në te e të mbështetesh. Atëherë i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, tha: “Pikturuesit e këtyre figurave do të dënohen Ditën e Kiametit, e do tu thuhet: Ngjallni atë që keni krijuar, pastaj tha: Në shtëpinë që ka fotografi nuk hyjnë melaqet.” Mutefekun alejhi.

Tre: Pranimi i gabimit.

I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, kishte zbatuar metodë të lartë në edukimin e të rinjve dhe përmirësimin e gabimeve të tyre. Ebu Umame, radijallahu anhu, ka thënë: “Një djalë i ri erdhi te i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, e i tha: o i dërguar i Allahut! Më lejo mua të bëj amoralitet. Njerëzit u kthyen kah ai, e qortuan e thanë: Çfarë? Çfarë? I dërguari, salallahu alejhi ue selem, i tha: “Ulu.” E u ul afër tij. I tha: “A e dëshiron këtë për nënën tënde? Tha: Jo pasha Allahun, Allahu më bëftë të sakrifikohem për ty. Tha: “e as njerëzit që e dëshirojnë për nënat e tyre. I tha: “A e dëshiron këtë për vajzën tënde? Tha: Jo pasha Allahun, Allahu më bëftë të sakrifikohem për ty. Tha: “e as njerëzit që e dëshirojnë për vajzat e tyre. I tha: “A e dëshiron këtë për motrën tënde? Tha: Jo pasha Allahun, Allahu më bëftë të sakrifikohem për ty. Tha: “e as njerëzit që e dëshirojnë për motrat e tyre. I tha: “A e dëshiron këtë për hallën tënde? Tha: Jo pasha Allahun, Allahu më bëftë të sakrifikohem për ty. Tha: “e as njerëzit që e dëshirojnë për hallat e tyre. I tha: “A e dëshiron këtë për tezen tënde? Tha: Jo pasha Allahun, Allahu më bëftë të sakrifikohem për ty. Tha: “e as njerëzit që e dëshirojnë për tezet e tyre.” E pastaj e vendoi dorën e tij mbi gjoksin e atij, e tha: “O Allah falja këtij gabimin, pastro zemrën, mbroje nga epshi. E pas kësaj, djaloshi i ri nuk anonte për ndonjë gjë.” Transmeton Buhariu.

Ky i ri me lakmi të madhe, i flakëruar, konkret në shprehjen e imagjinatës, e i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, e priti me këtë butësi të madhe, bisedë të qetë, u ngrit i riu me bindje ndaj mëkatit, i vendosur që të mos i afrohet.

Katër: Njoftim për madhështinë e mëkatit.

Usame ibn Zejd tregon: “I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, na çoi në drejtim të Hurakatit. I sulmuam banorët e tij në agim dhe i shkaktuam atyre dështim. Unë dhe një ensar ndoqëm një burrë nga ai fis dhe, kur e kapëm, ai tha fjalën e dëshmisë: “La ilahe il-lAllah – Nuk ka të adhuruar tjetër të merituar përveç Allahut/ Kur dëgjoi këtë, ensari ndaloi, ndërsa unë e qëllova dhe e vrava. Kur u kthyem, Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem,e mori vesh këtë gjë dhe më tha: “O Usame! A e vrave atë njeri pasi tha Laa ilahe il- lAllah?” Unë i thashë: “Por ai e tha atë fjalë vetëm për tu mbrojtur!” Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, vazhdoi ta përsëriste atë aq saqë u ndeva shumë keq.” Transmeton Buhariu.

Po përfundoj këtë temë me disa fjalë:

I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka korrur fitore atë ditë kur nga koncepti islamit u formuan personalitete, pastaj besimin e tyre në islam ua shndërroi në vepra, e më pas e kopjoi mus’hafin në dhjetëra, qindra e mijëra kopjime, mirëpo ai nuk e kopjoi me ngjyrë shtypi në fletët, por e kopjoi atë me shtypin e dritës në fletët e zemrës, e më pas i la ata të veprojnë me njerëzit, merrnin e dhuronin, e njerëzit i shikonin, e shikonin islamin nëpërmjet tyre, këta janë shokët e të Dërguarit, salallahu alejhi selem, të cilët u edukuan nga dora e tij, të cilët u formuan nën mbikëqyrjen e tij, që në të vërtetë është muxhize (mrekulli) që i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, në një periudhë të shkurtë, një pjesë e kohës jetësore pati mundësi t’i ndryshojë këta njerëz të thjeshtë, nga barinj të kopeve në udhëheqës dhe zotërinj të umetit.

Përktheu: Shpend ZENELI

0 1418

Mosrespektimi i prindërve është prej mëkateve te mëdha. Thotë Muhammedi, alejhis-selam: “Mëkatet e mëdha janë: Përshkruarja shok Allahut (shirk), vrasja e njeriut dhe mosdëgjimi i prindërve.”

Muslimani duhet të jetë i pajisur me dashurinë ndaj prindërve dhe me mos shkëputje të marrëdhënieve sepse në një gjendje të tillë muslimanit i kanoset rreziku i shkatërrimit të vetvetes dhe humbjes së dunjasë duke qenë në dunja dhe humbjen e xhennetit në ahiret.

Në mënyrë që të mos jesh vëlla i nderuar dhe ti motër fisnike personazh/e i një drame të tillë të hidhur eja me ne që ta zbulosh veten se a je mëkatar me sjelljen tënde ndaj prindërve apo jo, duke u pergjigjur në pyetjet vijuese. Duke llogaritur për çdo përgjigje me A- 7 poena, për çdo përgjigje me B- 5 poena dhe për çdo përgjigje me C- 3 poena.

1) Nëse prindërit kërkojne nga ti diç që nuk është në kundërshtim me parimet islame

A          nuk u përgjigjesh dhe ik prej tyre

B          hidhërohesh, përton dhe e vonon kryerjen e asaj çështjeje

C          iu përgjigjesh menjiherë

2) Nëse je i martuar dhe të vijnë prindërit në vizitë kurse ti ke një takim, në mbrëmje, jashtë shtëpie

A          u kërkon falje dhe kërkon të të vizitojnë ndonjëherë tjetër në kohë të duhur

B          ulesh pak me ta e del duke u arsyetuar për takimin

C          perpiqesh për anulimin e takimit që të qëndrosh me ta

3) Nëse të janë plakur prindërit ose njëri prej tyre dhe kanë arritur moshën e pleqerisë së thellë

A          përpiqesh ti dërgosh në qendra të pleqve

B          pajtohesh me vëllezërit e tu për përcaktimin e një orari të caktuar për mbikqyrjen e tyre

C          ua hap dyert e shtëpisë sate pa asnjë përcaktim kohor

4) Nëse babai të ndalon nga ndonjë çështje; qoftë udhëtim apo martesë

A          nuk e respekton dhe e bën ate vepër

B          me kalimin e kohës, mundohesh ta bindësh

ate se ajo çështje është e dobishme për ty

C          hjek dorë nga ajo çështje

5) Nëse prindërit kanë nevojë për ndonjë operim dhe për këte u duhet një shumë e caktuar të hollash

A          u kërkon falje dhe nuk u ndihmon

B          ua jep një pjesë dhe u thua që tjetrën ta kërkojnë nga vëllezërit tjerë dhe të afërmit

C          shpejton në dhënien e parave

6) Nëse i sheh shokët e babait tënd në treg apo gjetiu

A          i shmangesh takimit me ta dhe përpiqesh për t’u larguar prej tyre

B          i përshëndet dhe takohesh me ta vetëm në ndonjë ceremoni rasti

C          i respekton dhe pyet për ta, mu sikur babai yt do kishte pyetur për ta

7) Nëse shtron ndonjë drekë ose darkë për shokët dhe të afërmit

A          nuk i fton prindërit

B          i fton ndonjëherë

C          ata janë të ftuarit e parë

8)         Në situata kur gruaja jote kërkon diç kurse nëna kërkon të kundërtën e saj

A          i përgjigjesh kërkesës së gruas e jo të nënës

B          mundohesh t’i bashkosh dy kërkesat e t’u përgjigjesh të dyjave

C          i pergjigjesh kerkesës së nënës së pari e pastaj shikon për ate të gruas

9)         Nëse bartesh në një shtëpi të re dhe nda¬hesh nga familja

A          e konsideron veten, gruan, femijët, shtëpi¬në tënde si të pavarur nga familja jote. Nuk i vizi¬ton e as që interesohesh për ta.

B          dëgjohesh me ta nëpërmjet telefonit, vetëm gjatë festave

C          i viziton rregullisht dhe je në lidhje me ta, në të mirë dhe në fatkeqësira

10)        Nëse paraqitet ndonjë problem mes teje dhe prindërve

A          i nderpret marëdhëniet dhe nuk flet me ta

B          largohesh për një kohë për ta qetësuar problemin, pastaj kthehesh dhe mundohesh eli¬minimin e atij problemi

C          mundohesh aty për aty ta eliminosh duke mos u shkaktuar atyre asnjëfarë të keqe apo dëm, në asnje formë, qoftë fjalë apo diç tjetër .

*Tani mblidhi poenat e tu. Nëse i ke në mes të 55-70. Ke kujdes sepse ti je një mosrespektues i prindërve dhe mëkatar me sjelljen tënde ndaj tyre. Ke kujdes sepse ke rënë në njërin prej mëkateve më të mëdha andaj mundohu të përmirësohesh sa më pare që mundesh.

*Nese ke mes 40-54. Ti je bëmirës ndaj prindërve por tento të përmirësohesh edhe në çështjet e mbetura, shpeshtoje vizitën e tyre dhe përforcoi lid hjet me ta.

*Nese ke mes 30-39. Ti ke fituar kënaqesinë e prindërve e së bashku me te, inshaAllah, edhe te Allahut të Lartmadhëruar. Vazhdo në këtë gjendje që ta fitosh ahiretin tënd.

Na bëftë Allahu prej atyre që i respektojnë prindërit dhe çdo here u janë atyre në shërbim. Amin!!!

Përktheu: Sedat Islami

0 1777

Besimi i dobët është bërë fenomen i përhapur tek muslimanët, shumë prej njerëzve ankohen nga ngurtësia e zemrës. Thonë: “Ndjej ngrurtësi në zemrën time” “Nuk gjej kënaqësi në ibadet” “Po ndjej se imani im dobësohet” “Nuk ndikohem nga leximi i Kuranit” “Shumë lehtë bie në mëkate” tek shumica gjurmët e sëmundjes  janë të dukshme, e kjo sëmundje është themeli i çdo fatkeqësie dhe shkak i çdo mangësie e belaje.

Tema e zemrës është një temë e ndjeshme dhe e rëndësishme. Zemra në gjuhën arabe është quajtur “kalb” për arsyen se rrotullohet shpejtë. I Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Me të vërtetë zemra “el Kalbu” rrjedh nga “tekalubihi” rrotullimi, shembulli i zemrës është sikurse shembulli i pendës së varur në trungun e një druri që e bartë era shpinas e barkas.” E transmeton Ahmedi.

Allahu i Madhëruar është rrotullues i zemrave dhe udhëheqës i tyre, ashtu siç përcjell Abdullah ibn Amr ibn As se ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem, duke thënë: “Gjithë zemrat e bijve të Ademit, janë mes dy gishtave prej gishtave të Mëshiruesit, i rrotullon si do.” Pastaj tha: “O Allah, rrotullues i zemrave më lëviz zemrën time kah adhurimi ndaj Teje.” E transmeton Muslimi.

Se Allahu “Allahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij .” se nuk mund të shpëton ditën e Gjykimit “Vetëm kush i paraqitet Zotit me zemër të shëndoshë” dhe se kërcënimi për “ata që nga zemërfortësia e tyre nuk përmendin Allahun” dhe se premtimi i xhenetit “Për secilin që i është frikësuar Zotit pa e parë dhe ka qenë i kthyer te Ai me zemër të sinqertë

Besimtari duhet që ta ndien zemrën e tij dhe të mëson sëmundjen që e ka, shkakun e sëmundjes, të fillon me shërim, çështja është shumë e madhe dhe e rrezikshme, Allahu na e ka tërhequr vërejtjen nga zemra e ngurtë, e mbyllur, e sëmurë, e verbër, e shkujdesur, e përmbysur, e vulosur.

Në vazhdim do të mundohemi ti njohim fenomenet e sëmundjes së besimit të dobët, shkaqet de metodat e shërimit. E lus Allahun të më bën dobi mua me këtë punim dhe vëllezërve të mi musliman, të shpërblen me shpërblimin më të madh atë që merr pjesë në publikimin e saj, Allahun e Lartmadhëruar e lusim të na i zbut zemrat, të na udhëzon, ai është Zoti ynë, na mjafton ai, mbrojtësi më i mirë.

Një: Simptomat e besimit të dobët

Sëmundja e besimit të dobët ka simptome dhe fenomene të shumta, prej tyre:

1- Rënia në gjynahe dhe veprimi i ndalesave: ka prej gjynahqarëve që vepron gjynahe në vazhdimësi, e prej tyre që vepron disa lloje të gjynaheve, rënia e shpeshtë në gjynahe sjell që ky veprim të bëhet i lehtë e pastaj largohet shëmtueshmëria nga zemra dalëngadalë saqë bie në gjynahe haptazi, që bën pjesë në hadithin “Secili prej Umetit tim është i falur pos atyre që bëjnë mëkate haptazi, prej tyre që natën vepron një mëkat e kur zgjohet pasi Allahu ia kishte mbuluar, thotë: O filan, natën e kaluar kam bërë kështu e kështu. Ka fjetur e Zoti ia kishte mbuluar, e ai zgjohet dhe e largon mbulesën e Allahut prej tij.” E transmeton Buhariu.

2- Ndjenja e ngurtësisë dhe vrazhdësisë së zemrës: saqë njeriu ndien se zemra e tij është shndërruar në gurë i fortë, nuk buron asgjë nga ajo, e as që ndikohet. Allahu i Madhëruar thotë: “zemrat tuaja u bënë pas asaj të forta si guri, e edhe më të forta.” Bekare, 74.

Personi me zemër të ngurtë nuk ndikon tek ai këshilla e vdekjes, as shikimi i të vdekurve, apo xhenazeve, ndoshta ka bartë xhenaze vetë e i ka mbuluar me dhe, mirëpo ecja e tij mes varreve sikurse ecja mes gurëve.

3-Nuk i përsos adhurimet e tij: siç është hutimi gjatë namazit, leximit të Kuranit, lutjeve etj. Mos meditimi dhe përkujtimi i kuptimeve të dhikrit, i lexon ato në formë të monotonisë së mërzitshme, kjo nëse e di përmendësh, nëse ka nevojë të lutet me ndonjë lutje të caktuar në kohë të caktuar që është sunet, atij nuk  i kujtohet, Allahu i Madhëruar “Nuk pranon lutjen nga zemra e pavëmendshmit i shkujdesur.” Transmeton Tirmidhiu.

4- Përtacia gjatë adhurimeve, lërja e adhurimeve, e nëse i praktikon ato janë lëvizje boshe pa shpirt, Allahu i Madhëruar i ka përshkruar dyfytyrëshat duke thënë: “Ata edhe kur falen, falen me përtaci.” Nisa, 142. Këtu bën pjesë edhe indiferenca në kalimin e shumë rasteve të mira dhe kohërave të adhurimit gjë që aludon në pakujdesinë  e personit  për të arritur shpërblim, e vonon haxhin  duke pasur mundësi, vonohet nga namazi me xhemat e pastaj nga namazi i xhumasë, e i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Nuk do të ndalin së vonuari nga safi i parë deri sa Allahut ti përfundon në zjarr.” E transmeton Ebu Davudi.

Nuk ndien nevojë për pendim nëse fle në namazin e obliguar, e poashtu edhe nëse i ikë suneti i rregullt apo një adhurim i përditshëm, e ai nuk ka dëshirë për të kompensuar  e as të riveprojë atë që i ka kaluar, e kështu e le qëllimisht çdo vepër që është sunet apo ndonjë nga farzet me numër të mjaftueshëm, e ndoshta edhe nuk prezanton në namazin e Bajramit, e as që fal namazin  e eklipsit  të hënës apo diellit, nuk i jep rëndësi prezencës në xhenaze e as të fal namazin e xhenazes, nuk është i motivuar për shpërblim, i panevojshëm për të, në kundërshtim me ata që Allahu i ka përshkruar me fjalën e Tij: “Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh.” Enbija, 90.

Poashtu nga përtacia në adhurime është edhe përtacia në namazin e natës, në shkuarje të  hershme në xhami dhe veprat tjera vullnetare, si për shembull namazi i duhasë as që i shkon ndërmend e aq më tepër për dy reqatet e pendimit dhe namazit të istihares.

5-Mos ndikimi nga ajetet e Kuranit, as nga premtimi, as nga kërcënimi, as nga urdhërimi, as nga ndalimi, e as nga përshkrimi i Ditës së Kiametit. Njeriu me besim të dobët lodhet nga dëgjimi i Kuranit, e as që mund të vazhdon në lexim, sa herë që e hap mus’hafin mendon kur ta mbyllë.

6- Shkujdesi nga përmendja, lutja ndaj Allahut të Lartmadhëruar: Përmendja për te është e rëndë, e nëse i ngre duart për të bërë lutje së shpejti i lëshon dhe përfundon, Allahu i ka përshkruar dyfytyrëshat se “shumë pak e përmendin Allahun.”

7-Mos urrejtja nëse veprohen ndalesat ngase xhelozia në zemrën e tij është shuar dhe gjymtyrët e tij nuk funksionojnë për të ndaluar të keqen e as që urdhëron shokun e tij për të mirë, asnjëherë nuk vrenjtur fytyra e tij për Allahun, nga zemra e këtij personi i është larguar dashuria për të mirën dhe urrejtja e të keqes, i janë barazuar atij gjërat, e çfarë do ta shtynë atë të urdhëron apo të ndalon. Bile ndoshta dëgjon për veprën e keqe që po veprohet në ndonjë vend e ai është i kënaqur me të, e mëkati do ti takon edhe këtij njësoj sikur ai që e ka parë dhe e ka pëlqyer, sikurse tregon i dërguari salallahu alejhi ue selem në hadith të vërtetë: “Nëse veprohet një mëkat në një vend, kush e shikon dhe e urren është si ai që nuk është prezent, e kush nuk është prezent por është i kënaqur  me të është sikur ai që ka qenë prezent.” E transmeton Ebu Davudi. Kjo është kënaqësi prej tij, që është vepër e zemrës, e trashëgon pozitën e atij që dëshmon në mëkat.

8- Dëshira për tu treguar:

-Dëshira për pozitë dhe udhëheqje, duke mos marrë parasysh përgjegjësinë dhe rrezikun, kjo është ajo nga e cila na e ka tërhequr vërejtjen i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem: “Ju do të jeni të dhënë pas udhëheqjes, e ajo do të jetë për ju pendim në ditën e Kiametit, lum për fillimin (që duket i mirë), e mjerë për përfundimin.” Thënia e tij “Lum për fillimin: ngase atëherë ka pasuri, krenari e kënaqësi, ndërsa fjala e tij “mjerë për përfundimin: ngase atëherë do të ketë vrasje, largim dhe kërkim për sundimin e tij ditën e Kiametit. E transmeton Buhariu.

Po ashtu ka thënë: “Nëse dëshironi tu tregoj se ç’është udhëheqja: fillimi i saj është qortim, mesi është pendim e fundi është dënim në ditën e Kiametit pos atij që është i drejtë.” E transmeton Taberani.

Por nëse çështja është për të zbatuar obligimin, për të bartë përgjegjësinë në ndonjë vend që nuk gjendet kush është më apostafat se sa ai, duke dhënë mundin, me këshillim dhe drejtësi, ashtu siç ka vepruar Jusufi alejhi selam, atëherë do të themi sa i mirë e sa fisnik, mirëpo çështja në shumë raste është dëshira të egra për pretendim dhe tejkalim ndaj atij që është më i mirë, mohimin e të drejtave të tjerëve dhe monopolizim në urdhërim dhe ndalesë.

-Dëshira për tu treguar në tubime, monopolizim me fjalë, obligimin e tjerëve që ta dëgjojnë dhe vendimi të jetë vetëm i atij.

-Dëshira që të ngrihen njerëzit në këmbë nëse ai hyn në një tubim, që të ngop dëshirën për kryelartësi në shpirtin e tij të sëmurë, i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Kush gëzohet që për te ngriten në këmbë robërit e Allahut, le të përgatit shtëpi prej zjarrit.” E transmeton Buhariu.

Këtë lloj të njerëzve i godet nervoza nëse praktikohet suneti, e fillohet nga ana e djathtë, e nëse hynë në një tubim nuk bëhet rehat pos nëse ndonjëri prej tyre ngritet për te, përkundër ndalesës së të dërguarit salallahu alejhi ue selem për këtë: “Nuk ngritet njeriu për njeriun nga vendi i tij e ai të ulet.” E transmeton Buhariu.

9- Të thotë njeriu atë që nuk e vepron, Allahu thotë: “O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni? Tek Allahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni!.” Saf, 2-3.

Padyshim se ky është një lloj i dyfytyrësisë, kë e kundërshton fjala veprën e tij ai është i nënçmuar tek Allahu dhe tek njerëzit, banorët e xhehenemit do të zbulojnë realitetin e atij që urdhëronte për të mirë në dynja e nuk vepronte dhe ndalonte nga e keqja e vetë e vepronte.

10- Gëzimi dhe lakmia për atë që i godet muslimanët, nga dështimet, humbje, fatkeqësi apo largim të një mirësie, ndihet i gëzuar se dhuntia është larguar dhe se ajo me të cilën dalloheshin tjerët prej tij është mënjanuar.

Vijon pjesa e dytë.

Përktheu: Shpend ZENELI

0 2418

Në emër të Allahut, i gjithë falënderimi i takon vetëm Allahut, paqja dhe bekimi i Tij qoftë mbi të dërguarin e Tij, familjen, shokët e tij dhe gjithë ata që e pasuan.

Malik ibn Dinar: Simbol i dijetarëve eminent, një nga të besueshmit e tabiinëve dhe një prej të autorizuarve për shkrimin e Kuranit, ka lindur në kohën e Ibn Abasit, ka dëgjuar nga Enes ibn Maliku dhe të tjerë, ka transmetuar prej tij dhe prej Ahnef ibn Kajsit, Seid ibn Xhubejrit, Hasan el Basriut, Muhamed ibn Sirinit, Kasim ibn Muhamedit, e të tjerë.

Ali ibn Medini ka thënë: Ai i ka rreth dyzet hadithe.

Po ashtu ka thënë: Që kur i njoha njerëzit nuk gëzohem nga lavdërimi i tyre, e as i urrej nënçmimet e tyre, ngase lavdërimi i tyre është i tepruar dhe nënçmimi i tyre është i tepruar.

Mehlebi kaloi pranë Malik ibn Dinarit i parfymosur, e Maliku i tha: A nuk e di se kjo ecje (me krenari) është që  e urren Allahu pos gjatë luftës me armikun? Mehlebi tha: A nuk e di se kush jam unë? Tha, Gjithsesi, fillimi yt është një lëng i mbjelltë në mitër, e fundi yt një kufomë e pa jetë, e ti mes këtyre dyve (fillimit dhe fundit) po mban në brendinë tënde papastërti. Atëherë u çua dhe tha: Tani më ke njohur ashtu siç duhet, dhe ka thënë: O Allah ti e di se unë nuk dua të qëndroj (në dunja) për të mbushur barkun dhe për të shfrenuar epshin, dhe ka thënë: Kush distancohet nga bukuria e dunjasë, kjo është ajo që e mund epshin e tij.

Prej fjalëve të tij: Një ditë hyri tek shtëpia e tij një vjedhës, e nuk gjeti çfarë të merr, atëherë Maliku e thirri: Nuk do gjesh asgjë të kësaj bote, a dëshiron diç të ahiretit? Tha: Po, Tha: Merr abdes dhe fali dy rekate, e ai veproi ashtu, pastaj u çuan dhe dolën në xhami. Njerëzit e pyetën, çfarë (ka ndodhur)? Tha: Erdhi të vjedh ndërsa ne e vodhëm.

Maliku ka thënë: Shkuan banorët e dunjasë nga dunjaja e nuk shijuan gjënë më të mirë që ka? E pyetën e cila është ajo gjë. Tha: Njohja e Allahut të Madhëruar, dhe ka thënë: Të sinqertëve nëse u lexohen ajetet e Kuranit zemrat e tyre kanë ëndje për ahiretin. Tha: Shkuam tek Enesi, unë, Thabiti dhe Jezid el Kureshij, ai na shikoi, Nuk ka më të ngjashëm me shokët e pejgamberit, salallahu aljehi ue selem, se sa ju, ngase ju jeni më të dashur tek unë se sa fëmijët e mi, pos dikujt që është me vlerë aq sa edhe ju, unë për ju lutem në errësirën e natës.

Sulejman et Tejmi ka thënë: Nuk kam takuar asnjë njeri më asket se sa Malik ibn Dinari.

Maliku ka thënë: Do të dëshiroja që kur Allahu ti tubon krijesat, të më lejojë të bëj sexhde para Tij, e të kuptoj se Ai është i kënaqur me mua, edhe nëse më thotë: Bëhu dhe.

Poashtu ka thënë: Hyri tek unë Xhabir ibn Jezid e unë isha duke shkruar, e më tha: O Malik, a nuk ke punë tjetër pos kësaj? Të kumtosh fjalën e Allahut, me të vërtetë ky është përfitim hallall.

Xhafer ibn Sulejmani ka thënë: E shkruante Kuranin për gjashtë muaj.

Maliku ka thënë: Po të kisha mundësi nuk do të flija, nga frika se po zbret dënimi, o ju njerëz zjarri, zjarri.

Kanë thënë: Babai i tij Dinari ishte nga Sixhistani, Nesaiu e thirrte me kunjen Ebu Jahja, dhe ka thënë për te se është i besueshëm.

Ibn Medini ka thënë: Malik ibn Dinari ka vdekur në vitin njëqind e tridhjetë, Allahu e mëshiroftë me mëshirën e Tij të gjerë.

Lutja jonë e fundit është falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve.

Përktheu: Shpend ZENELI

NA NDIQNI NË