Arhiva DitoreNov 14, 2014

0 1679

     Tregohet se Imam Ahmedit i është thënë që njëri nga nxënësit e tij bën  hatme Kur’anin deri në mëngjes, pastaj e fal sabahun.
Imam Ahmedi dëshiroi ta mësoj se si të meditojë në Kur’an, shkoi tek ai dhe i tha: “Më kanë lajmëruar se ti vepron kështu e kështu…”
Nxënësi u përgjigj: “Po, o Imam Ahmed.”
Imam Ahmedi i tha: “Kur të ikën dita dhe vje nata, ngritu ashtu siç ke bërë edhe herave tjera, por gjatë leximit të Kua’nit paramendo sikur unë jam afër dhe të përcjell, pastaj më trego nesër!”
Të nesërmen erdhi nxënësi tek imam Ahmedi, e ai e pyeti, ndersa ai u përgjigj: “Kam lexuar vetëm 10 xhuze!”
Imam Ahmedi i tha: “Shko dhe lexo sonte sikur të lexosh para Muhamedit, alejhi selam, shkoi dhe pastaj u kthye ditën e nesërme dhe tha: “O Imam Ahmed, nuk kam mundur ta përfundoj as xhuzin “Amme” (xhuzin e fundit)!”
Imami i tha: “Shko dhe lexo sonte sikur lexon para Allahut azze ue xhele.”
U çudit nxënësi, shkoi dhe të nesërmen u kthye duke qajtur.”
Imami e pyeti: “Ç’ke bërë o biri im?”
Nxënësi u pergjigj duke qajtur: “O Imam, pasha Allahun nuk kam mundur ta përfundoj as Fatihan-Elhamin gjatë gjithë natës.”

Përktheu: Valdet Kamberi

0 3226

Humbja e namazit të sabahut nuk është vetëm humbje, por edhe dënim i rëndë.
Nga Semurete b. Xhundubi, Allahu qoftë i kënaqur me të, transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut u fliste mjaft shokëve të vet: “A ka parë ndonjë prej jush ndonjë ëndërr?” Atij do t’ia rrëfente ëndrrat e veta ai të cilat All-llahu i ka dhënë ta bëjë.

Një mëngjes i Dërguari i All-llahut na tha: “Mbrëmë më kanë ardhur dy njerëz dhe më thanë: Çdo gjë lëre dhe eja me ne. Unë shkova me ta dhe hasëm një njeri të shtrirë, kurse njeriu tjetër mbi të qëndronte me një gur, me të cilin në çast ia dërrmoi kokën (e atij që ishte shtrirë), duke e hedhur prej së larti mbi të. Guri në kokën e tij të dërrmuar u ndal. Njeriu që e hodhi gurin u ul ta marrë atë; kurse ai me kokë të dërrmuar për një çast u shërua siç edhe ka qenë, koka e tij u kthye në gjendjen e mëparshme. E pastaj njeriu me gur e përsëriti veprimin e tij dhe bëri atë ç’bëri herën e parë”. (Pejgamberi, alejhi selam) ka thënë: “Atyre të dyve me të cilët kam udhëtuar u kam thënë: Subhanall-llah (Lavdia i qoftë All-llahut), ç’është kjo? Ata të dy më thanë: ‘Vazhdo, ec!…pas kësaj Muhamedi, alejhi selam, sheh raste të shumta….vazhdon hadithi…dhe në fund ia shpjegojn të derguarit tonë që ato raste që I kishte parë dhe nuk i kuptonte. I thanë: Sa i përket njeriut të parë, tek i cili erdhëm, koka e të cilit dërrmohej me gurë, ky është njeriu që e ka marrë (në krye) Kur’anin, e pastaj e ka refuzuar, dhe i cili ka fjetur pa i falur namazet e obliguara. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Fjala e Muhammedit, alejhi selam: “… dhe i cili ka fjetur pa i falur namazet e obliguara”, kjo është tema jonë!

Cilat janë ato namaze në kohën e të cilëve jemi fjetur dhe nuk zgjohemi për ta kryer atë?
S’ka pikë dyshimi se ai është namazi i sabahut, vëllezër!
Atëherë puna nuk qëndron vetëm tek humbja e shpërblimeve, por ka edhe ndëshkim të dhembshëm.
Faluni vëllezër dhe mos e neglizhoni namazin. Allahu na ruajtë nga denimi i Tij.

 Përktheu: Valdet Kamberi

0 1420

Namazi në fenë tonë ka një pozitë të lartë dhe rëndësi të madhe. Ai është shtyllë e fesë dhe një prej rukneve më të rëndësishme pas teuhidit. Është obligimi i cili u urdhërua në qiell, është gjëja e parë për të cilën do të llogaritet njeriu Ditën e Kiametit, është lidhja mes njeriut dhe Zotit, për këtë në shumë prej ajeteve të Librit Fisnik është përmendur urdhri për zbatimin dhe ruajtjen e saj: “Faleni namazin dhe jepni zeqatin.”[1]Faleni namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët.”[2] “            Vazhdoni rregullisht namazet (faljet), e edhe atë namazin e mesëm, dhe ndaj All-llahut të jeni respektues (në namaze).”[3] dhe ajete tjera të shumta që nxisin për kryerjen e namazit dhe ruajtjen e tij.

Allahu u ka premtuar robërve besimtarë, të cilët janë të kujdesshëm ndaj këtyre namazeve, shpëtimin dhe fitimin e xhenetit, Allahu thotë: “Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët: ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit, ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë), dhe ata të cilët rregullisht e japin zeqatin, dhe ata të cilët e ruajnë nderin e vet (sa i përket jetës intime), me përjashtim ndaj grave të veta (me kurorë) dhe ndaj atyre (robëreshave) që i kanë në pronësinë e vet, për të cilat nuk janë të qortuar, e kush kërkon përtej tyre (dëfrim nga të ndaluarat), të tillët janë ata që kanë shkelë normat e caktuara, dhe ata të cilët me kujdes i ruajnë ato që u janë besuar (sende ose fjalë), e ruajnë edhe premtimin e dhënë, dhe ata të cilët i kushtojnë kujdes kohës së namazit të tyre. Të tillët janë mu ata trashëgimtarët, të cilët e trashëgojnë Firdevsin dhe aty ata janë përgjithmonë.”[4]

Edhe  i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, e sqaroi vlerën e namazit dhe të kujdesit ndaj tij, duke thënë: “Pesë namazet, xhumaja deri në xhumanë tjetër, Ramazani deri në Ramazanin tjetër janë shlyerje (të gjynaheve) mes tyre, pos nëse nuk i kryen mëkatet e mëdha.”

Dhe ka thënë: “Çfarë mendoni nëse para derës së ndokujt prej jush ka një lum që lahet në te çdo ditë nga pesë herë, a do të mbet ndyrësirë? Ky është sikur pesë namazet, Allahu me to ua shlyen gabimet.”

Është gjëja e fundit që do të humbet nga feja, sikur që ka treguar i Dërguari, salallahu alejhi ue selem: “Do të shkëputen hallkat e Islamit një nga një, sa herë që do të shkëputet një hallkë, njerëzit do të kapen për tjetrën, hallka e parë që shkëputet është gjykimi, e fundit është namazi.”

Të parët tanë të mirë e kuptuan pozitën e namazit, qenë të kujdesshëm për të, bile edhe e dashuruan, ishin të përmalluar për të. E si të mos jet ky halli i tyre jo kur ashtu vepronte i dërguari i Allahut. Kur e ngushtonin çështjet apo kishte vështirësi shpejtonte në namaz, ishte kënaqësia më e madhe e tij në namaz, e thërriste Bilalin duke i thënë: “Thirr ikamet për namaz, na rehato o Bilal.”

Ai nuk mjaftohej me kryerjen e namazeve farz nga dashuria e tij që kishte për namaz, çohej dhe e gjallëronte natën me namaz dhe e zgjate. Dëgjo Abdullah ibn Mesudin radijallahu anhu i cili ka thënë: “U fala me të dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem, ai e zgjati namazin deri saqë mendoja gjë të keqe? I thanë: Çfarë kishe ndërmend?  Tha: Kisha ndërmend të ulem e të ndërpres namazin.”

Shiko Farukun, radijallahu anhu, që në shkrim na porositi: Gjëja më e rëndësishme tek unë është namazi, kush e humbë atë, gjërat tjera edhe më lehtë do ti humb.” Atë ditë kur u plagos dhe u dërgua deri në shtëpi, u alivanos, njerëzit thanë: Ju nuk mund ta zgjoni me gjë tjetër pos namazit, i thanë: Namazi o emiri besimtarëve. , u zgjua dhe tha: A u falën njerëzit? Thanë: Po. Tha. Nuk ka hise në islam ai i cili e le namazin. U fal edhe pse nga plaga e tij derdhte gjak.

Ndërsa Bilal ibn Rabahi, radijallahu anhu, lidhja e tij me namazin është e çuditshme, ngase ai nuk ka marrë abdes në një çast të ditës apo të natës pos ka falur me atë abes aq sa Allahu ka dashtë, saqë i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, i ka thënë: “Unë i kam dëgjuar të rënat nallaneve tua para meje në xhenet.”

Adij ibn Hatim, radijallahu anhu, ka thënë: “Nuk ka hyr kohë e namazit pos isha i përmalluar për te.”

Othman ibn Afani, radijallahu anhu, e lexonte Kuranin në një reqat.

Ali ibn Ebi Talibi, radijallahu anhu, deri në ditën kur vdiq falej natën, e kur afrohej sabahu, i zgjonte njerëzit për namaz, thoshte: Namazi, Namazi.

Po ashtu si zotniu i adhuruesve ashtu siç e quan Shatibiu, të zgjedhurin e tabiinëve Uvejs ibn Amir el Karni Allahu e mëshiroftë fillonte me namaz saqë nuk mund të ndalej. Rebiu ibn Hajthem ka thënë: Erdha tek Uvejs el Karni e gjeta atë duke e falur sabahun e u ul. Thashë: Mos ta pengoj në dhikrin  e tij, e kur ishte koha për namaz u ngrit e u fal deri në namazin e drekës, kur fali drekën u fal deri në ikindi, pasi e fali ikindinë u ul duke përmendur Allahun deri në aksham, kur fali akshamin u fal deri në jaci, pasi që fali jacinë u fal deri në sabah, pasi që fali sabahun u ul, e më vërejti me syrin e tij, e dëgjova duke thënë: O Allah unë kërkoj mbrojtje nga ti pre syrit që fle dhe stomakut që nuk ngopet.

Mos u çudit  o i dashur, ky njeri ka thënë: Do ta adhuroj Allahun në tokë ashtu siç e adhurojnë meleqet në  qiell.

E lusim Allahun, që kënaqësinë tonë më të madhe ta bën në namaz dhe respekt ndaj Tij.

Falënderimi i takon Zotit të botëve.

Përktheu: Shpend Zeneli.

[1] Bekare, 43.

[2] Nisa, 103.

[3] Bekare, 238.

[4] Enbija, 1-11.

0 1759

Allahu im të falënderoj aq sa i takon madhërisë dhe fuqisë Tënde, të falënderoj për begatitë, mbështetjen dhe udhëzimin. Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi Pejgamberin i cili në mënyrë më të mirë i thërriste njerëzit drejtë veprave që Ti o Allahu im i do. Paqja dhe bekimet qofshin edhe mbi familjen dhe shokët e tij besnik.

Robin besimtar, të bindur ndaj urdhrave të Allahut, ndjekësin e rrugës së Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, e do Allahu. Atij të cilin Allahu e do e bën të pranishëm në mesin e njerëzve. Ebu Hurejre, radijallahu anhu, tregon: I Dërguari i Allahut, sal-allahu alejhi ue selem, tha: Kur Allahu e do një rob e thërret Xhibrilin dhe i thotë: Unë e dua filanin prandaj edhe ti duaje e atë. Atë e do Xhibrili dhe u thërret banorët e qiejve duke thënë Allahu e do filanin prandaj dojeni atë. Atë e duan banorët e qiellit dhe ai bëhet i pranueshëm në tokë. (Buhariu dhe Muslimi)

Ky pranim dhe lavdërim për këtë rob të devotshëm, ndjekës të Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, vazhdon në këtë botë dhe pas vdekjes së tij. Imam Kurtibiu shkruan: Kemi dëshmuar për shumë muslimanë, dijetarë dhe të devotshëm, se si janë thurur lëvdata për të dhe drejt tyre janë kthyer zemrat e njerëzve në dynja dhe pas vdekjes së tyre. Shumë prej tyre kishin numër të madh të përcjellësve në xhenazet e tyre. Ndoshta në xhenazet e tyre përveç njerëzve kishte edhe xhin besimtarë me pamje njerëzore. Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, kur ndërroi namazin e tij e falën një numër i madh besimtarësh afro dy milion e treqind mijë. Kur u përhap lajmi i vdekjes së tij, nëpër vendet tjera, njerëzit, në numër të madh, vinin dhe e falnin namazin pranë varrit të tij. Kur vdiq, Imam Evzaiu, Allahu e mëshiroftë, një numër i madh ia falën xhenazen dhe transmetohet se atë ditë tridhjetë mijë krishterë dhe çifutë që ishin nën mbrojtjen e shtetit Islam(Ehlu Dhimme) e pranuan Islamin. (Et Tedhkire, 418)

Mosbesimtarin dhe mëkatarin e urren Allahu, subhanehu ue te’ala, dhe e bën të urrejtur në zemrat e robërve të Tij. Atë e urrejnë edhe kafshët edhe sendet dhe nuk mërziten në rastin e vdekjes së tij. Përkundrazi qe të gjithë rehatohen. Ebu Katade Ensariu transmeton se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, kaloi pranë një xhenaze dhe tha: Është rehatuar ose i ka rehatuar të tjerët. Thanë: O Resulullah, ç’kuptim kanë fjalët: Është rehatuar ose i ka rehatuar të tjerët. U përgjigj: Robi besimtar rehatohet pranë mëshirës së Allahut nga lodhja e dynjasë dhe nga ngacmimet e saja ndërsa nga mëkatari rehatohen robërit, qytetet, drunjtë dhe kafshët.(Buhariu dhe Muslimi)

Kjo xhenaze nga e cila rehatohen të gjithë në një hadith është transmetuar se ajo bërtet me zë të lartë Mjerë për mua ku po më çoni. Ebu Se’id Hudriu, radijallahu anhu, transmeton se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: Kur të vendoset xhenazja dhe kur mbi supet e ngritin  burrat, nëse është e mirë thotë: Më shpini përpara, më shpini përpara. Nëse nuk është e mirë bërtet mjerë për mua ku po më çoni. Gjithçka përveç njeriut e dëgjon këtë zë dhe po ta kishte dëgjuar do alivanosej. (Buhariu)

Janë dy kategori të vdekurve i vdekuri që rehatohet nga lodhja e kësaj dynjaje dhe rrugëton drejtë rehatisë në vendbanimin e përhershëm dhe i vdekur prej të cilët rehatohen vendet dhe robërit që është nisur drejtë vendbanimit më të keq.

Besimtari me vdekjen e tij rehatohet nga vështirësitë e dynjasë, transferohet pranë Zotit të tij dhe për të pikëllohen robërit, i gjalli dhe i palëvizshmi. Me vdekjen e qafirit ose mëkatarit gëzohen robërit dhe për vdekjen e tij askush nuk pikëllohet. Allahu, subhanehu ue te’ala thotë: Nuk i vajtoi ata as qielli, as Toka, as nuk iu dha afat atyre. (Ed Duhan, 29)

Davud ibën Kajsi thotë: E kam dëgjuar Ibën Ka’bin thoshte: Toka qan prej ndonjë njeriut dhe për ndonjë njeri. Qan për atë që ka bërë vepra të mira mbi tokë dhe qanë prej njeriut i cili mbi të ka bërë mëkate, pasta e lexoi ajetin: Nuk i vajtoi ata as qielli, as Toka, as nuk iu dha afat atyre. (Hiljetul Evlija, 3/213) Muxhahidi thotë: Kur vdes një besimtarë qiejt dhe toka qajnë për të dyzet mëngjese. E pyetën A qan vallë toka? U përgjigj a po habitesh. Si të mos qajë toka për robin që e ka mbushur me sexhde dhe ruku? Si të mos qajë qielli për tekbiret dhe tespihet që dëgjoheshin si gumëzhimi i bletëve. (Tefsir Ibnë Kethir, 4/179)

Ata El Horasani thotë: Nuk ka vend në tokë në të cilën robi bën sexhde e që të mos dëshmojë për të Ditën e gjykimit dhe të mos qajë për të në ditën e vdekjes së tij. (Ed Durul Menthur, 7/413)

Kini frikë Allahun o ju robër dhe bëhuni të devotshëm në publik dhe në vetmi. Të bëjmë bashkërisht vepra për atë ditë kur nuk na bën dobi as malli e as familja, në atë ditë kur do të shpetojë ai që ka ardhur me zemër të shëndosh. Tu shmangëmi mëkateve në këtë tokë e cila do të dëshmojë në favorin tonë ose kundër neve. Të bëhemi prej atyre për të cilët do të qajnë qiejt dhe toka e jo të prej të kundërtve. Allahun e lusim për shpëtim, falje të mëkateve dhe përfundim të mirë.

Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, familjen dhe shokët e tij.

Përktheu: m-r. Talha Kurtishi

NA NDIQNI NË