Arhiva DitoreNov 15, 2014

0 1193

Mundem t’i dua të gjithë njerëzit, por nuk mundem t’i detyroj ata të më duan.
Mundem  të fali dhe harroj, por nuk mundem t’i detyroj të tjerët të mos gabojnë.
Mundem të ëndërroj çfarë dua dhe kur dua, por nuk mundem t’i realizoj ëndrrat e mia kur të dua dhe pa peripeci.
Mundem të ngjitem në kulmet e lartësisë, krenarisë dhe famës, por nuk mundem të injoroj lehjen e qenve mbrapa karvanit.
Mundem ta ndaloj veten nga gëzimi dhe hareja, por nuk mund ta ndaloj nga dëshpërimi dhe dhimbja.
Mundem të sillem me njerëzit, me çiltërsi, dashuri e sinqeritet, por nuk garantoj se ata do të sillen me mua në të njëjtën mënyrë.
Mundem të jetoj me zemër të bardhë, por nuk mundem t’i obligoj të tjerët të jetojnë në të njëjtën mënyrë.
Mundem ta ndërtoj një botë në imagjinatën time dhe t’i fus ata që dua, por nuk mundem t’i fshi nga realiteti ata që nuk i dua, kur të dua.
Ka shumë punë që mund t’i bëj, por ka edhe shumë të tjera që nuk mund t’i bëj.

Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

0 2631

Butësia, dashamirësia dhe mëshira janë virtyte të cilat njerëzit i duan që të jenë atribute personale të atij që formon marrëdhënie me ta, më primar prej njerëzve që të cilësohen me këto virtyte janë thirrësit dhe edukatorët të cilët i drejtojnë njerëzit në rrugën e udhëzimit dhe të drejtë.

Besimtari jeton në shoqëri.  I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Besimtari me besim më të plotë është ai që ka moral më të mirë, që është modest të cilët shoqërohen dhe janë të shoqërueshëm, nuk është prej nesh ai që nuk shoqëron dhe nuk është i shoqërueshëm.”

Kjo ishte metoda e tij, salallahu alejhi ue selem, në marrëdhëniet me njerëzit, asnjëherë nuk u nevrikos për vete, e as që u ngushtua zemra e tij për dobësinë, injorancën dhe mangësinë e tyre, po edhe me njerëzit  që më shumë e urrenin!

Transmeton Buhariu dhe Muslimi në dy Sahihet e tyre nga Urve ibn Zubejr se Aisheja radijallahu anha, gruaja e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem që ka thënë: “Një grup çifutësh hynë tek i Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem,  e i thanë: “Es Samu alejkum” (Vdekja qoftë për ty). Aisheja tha:  Unë e kuptova e u thashë: Edhe mbi ju qoftë vdekja e mallkimi! E i Dërguari, salallahu alejhi ue selem, tha: “Ngadalë oj Aishe! Allahu e do butësinë në çdo gjë.” I Thashë: O i dërguari i Allahut a nuk dëgjove atë që thanë. I Dërguari salallahu alejhi ue selem tha: “Unë u thashë: Edhe mbi ju (ue alejkum).”

Ngjarja e këtij hadithi

Çifutët e vizitonin të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem, e pyetnin dhe bisedonin me te, nga mëshira dhe zemërgjerësia e tij, salallahu alejhi ue selem, i priste mirë për ti zbutë zemrat e tyre duke shpresuar në pranimin e islamit, mirëpo ata nga mëria, shpirtligësia e tyre, dhe inati ndaj të dërguarit salallahu alejhi ue selem mirësinë e tij e pritnin me të keq. Kur hynë tek ai zvarritnin me fjalë sikur se po japin selam, ndërsa në të vërtetë ata po luteshin mbi të me vdekje dhe shkatërrim! E thonin: E Samu alejkum! Fjala Sam është vdekje, nëna e besimtarëve i kishte dëgjuar ata një ditë e nuk mund të përmbahej, nga  dëshira për të mbrojtur të Dërguarin e Allahut, salallahu alejhi ue selem, e u lut kundër tyre: Edhe mbi ju qoftë vdekja e mallkimi! Ndërsa në një transmetim të Buhariut qëndron të ketë thënë: “Edhe mbi ju, Allahu ju mallkoftë dhe qofshi të rrejtur  tek Ai.” Mirëpo i Dërguari fisnik, me moral dhe virtyte të larta nuk u çudit me këtë prej saj, e i tha: “Ngadalë oj Aishe.” Pra: sillu butë e mos shpejto, pastaj tha: “Allahu e do butësinë në çdo gjë.” Pra Ai i Lartësuari e do butësinë të kontrolluar në gjuhë, vepër, marrjen e më të lehtës, e kjo është e kundërta e inatit.

Pastaj e mësoi atë se si t’u përgjigjet jobesimtarëve nëse i dëgjon duke u lutur për vdekje në formë të dhënies selam që të thotë: “Ue alejkum (edhe mbi ju).” Me këtë ajo vetëm se mund tua kthen atyre, e ti pranohet asaj e mos ti pranohet atyre, në të njëjtën kohë të mos zhytet në fjalë që nuk i takojnë së foluri.

Islami edhe pse është fe e fuqisë, guximit dhe luftës, ai secilën prej këtyre e vendon në vendin e duhur, që nëse gjërat ecin me butësi dhe qetësi nuk është e drejtë të përdoret vrazhdësia dhe dhuna. Duke u nisur nga fakti se natyrshmëria e shpirtit e preferon urrejtjen dhe e dëshiron hakmarrjen, i Dërguari ka nxitur për moral  të mirë në përgjithësi dhe për butësi në veçanti, siç është fjala e tij, salallahu alejhi ue selem: “Butësia zbukuron çdo gjë, dhe nuk largohet nga një gjë pa e shëmtuar atë.” Transmeton Muslimi.

Po ashtu fjala e tij: “Oj Aishe, Allahu është i butë dhe  e do butësinë, dhe për butësi e jep atë që nuk e jep për vrazhdësinë.” E transmeton Muslimi.

Po ashtu fjala e tij drejtuar Eshexh Abdulkajs: “Ti i ke dy veçori të cilat i do Allahu, butësinë dhe mosnxitimin.” E transmeton Muslimi.

Si dhe hadithi i Enesit në ngjarjen e beduinit i cili urinoi në xhami dhe qëndrimi i të Dërguarit,  salallahu alejhi ue selem, ndaj tij është shembulli më i mirë për butësinë.

Ky hadith ngërthen edhe disa çështje të fikhut:

Dispozita e selamit ndaj jobesimtarit fillimisht, dispozita e kthimit të selamit nëse ai i pari jep selam. Shumica  e dijetarëve nga të hershmit dhe të mëvonshmit  janë të mendimit se fillimi me selam është i ndaluar e obligim është kthimi i selamit, pra myslimani në përgjigjen ndaj jobesimtarit i thotë: Ue alejke, apo “Ue alejkum”, janë argumentuar me fjalën e të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem: “Mos filloni me selam ndaj jehudëve dhe të krishterëve.”Transmeton Muslimi. Imam Neveviu në shpjegimin e librit “Sahih Muslim” ka thënë: “Ndalesa ka dispozitën e haramit, e saktë është se fillimi me selam është i ndaluar.” Për atë që është shënuar në dy Sahihet se i dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nëse ithtarët e librit u japin juve selam, atëherë thoni: Ue alejkum.” Mutefekun alejhi.

Po ashtu mund që myslimani të përdorë gjatë përshëndetjes me jobesimtarin fjalë që janë përshëndetëse duke mos përmendur fjalës selam.

Për në fund:

Njeriu me zemër të mirë, të butë e të mëshirshme, njeriu i buzëqeshur dhe me fytyrë mikpritëse, i pajisur me moral të lartë, është ai i cili mund të ndikon në zemrat dhe të përfitojë simpatinë e njerëzve, e të ecë me ta drejt besimit dhe përsosmërisë. Sa e nevojshme është të pajisemi me butësi, urtësi në gjitha marrëdhëniet tona derisa të fitojmë afërsinë e vendit pranë të Dërguarit, salallahu alejhi ue selem, në xhenet.

Përktheu: Shpend ZENELI

0 2080

Prej adhurimeve të zemrës është edhe frika.
Dije vëllai im, Allahu të mëshiroftë ty dhe mua, se Allahu e ka bërë obligim frikën ndaj Tij dhe ka thënë: “Juve ju ka frikësuar vetëm djalli me simpatizuesit e vet, por ju mos iu frikësoni atyre, frikësohmuni Mua, nëse jeni besimtarë!” (Ali Imran, 175); pastaj, Allahu ka thënë: “…vetëm prej Meje duhet të frikësoheni!” (Bekare, 40)

I ka lavdëruar Allahu ata që i frikohen Atij, Allahu ka thënë: “Me të vërtetë, ata që prej frikës së madhe ndaj Zotit të tyre, frikësohen (nga dënimi i Tij), dhe ata që besojnë në argumentet e Zotit të tyre, dhe ata që nuk i bëjnë shok Zotit të tyre, dhe ata që japin nga ajo që u është dhënë atyre, e zemrat e tyre janë të frikësuara, meqë do të kthehen te Zoti i tyre, ata nxitojnë në vepra të mira dhe për to i kalojnë të tjerët. ” (Mu’minun, 57-61)
Haseni ka thënë: “Kanë punuar për Allahun punë të mira dhe janë përpiqur në të, dhe frikoheshin që ato t’iu kthehen mbrapsht, të mos i pranohen.”
Transmetohet nga Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të, e cila ka thënë: “E kam pyetur të Dërguarin e Allahut për këtë ajet te Kuranit: “… Edhe ata të cilët nga ajo (pasuria) që u jepet japin dhe u dridhen zemrat…” ka thënë Aisheja: “A janë ata që pinë alkool dhe vjedhin?” Tha i Dërguari i Allahut, alejhi selam: “Jo, oj bija e të sinqertit (Ebu Bekrit), por ata janë që agjërojnë, falen, japin lëmoshë; këta janë që frikohen se nuk do të pranohet prej tyre, ata shpejtojnë të bëjnë vepra të mira dhe në ato prijnë” (Transmeton Tirmidhiu , Ibën Maxhe dhe hadithin e ka vërtetuar Shejh Albani, Allahu e mëshiroftë)

Allahu frikën ndaj Tij e ka bërë një nga qëllimet e të Dërguarve.

Allahu ka thënë: “Ne, pejgamberët i dërgojmë vetëm si përgëzues dhe qortues…”(Enam, 48)
Muhammedi, alejhi selam, e ka mbledhur popullin e tij në kodrën Safa dhe ka thënë: “Nëse ju them se pas kësaj kodre ka kuaj a do të më besoni?”

I thanë: “Po, asnjëherë nuk na ke gënjyer, tha: “Unë jam alarmues  për ju…”(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Dije ti vëlla, Allahu të mëshiroftë ty dhe mua, se frika ndaj Allahut ka fryte të mëdha në këtë botë dhe botën tjetër, prej tyre:

1. Është shkak i forcimit në tokë, shtimit të imanit dhe qetësisë.

Allahu ka thënë: “Mosbesimtarët u thoshin Pejgamberëve të tyre: “Do t’iu përzëme nga vendi ynë ose do të ktheheni në fenë tonë.”

Kurse, atyre Zoti i tyre u ka kumtuar: “Ne patjetër do t’i shkatërrojmë mizorët, dhe pas tyre do t’ju vendosim në tokë. Ajo është për ata qe i tremben daljes para Meje dhe kërcënimit Tim.” (Ibrahim, 13-14)

  1. Ringjalle punën e mirë dhe sinqeritetin në të.

Allahu ka thënë: “Ne ju ushqejmë vetëm për hir të Allahut, nuk dëshirojmë prej jush shpërblim as falënderim. Ne frikësohemi nga Zoti ynë, atë ditë kur do të ngrysen dhe të errësohen fytyrat.” (Insan, 9-10)

  1. E bënë njeriun të jetë nën hijen e arshit të Allahut.

Ebu Hurejra transmeton se Pejgamberi, alejhi selam, ka thënë: “Allahu në ditën e llogarisë do të thotë: “Ku janë ata që kanë dashur njëri-tjetrin për hir të Madhërisë Sime?” Atë ditë ata do të jenë nën hijen e Allahut, ku nuk do të ketë hije tjetër pos hijes së Tij” (Sahih Muslim 2566)

Poashtu kemi hadithin e Pejgamberit, alejhi selam: “Shtatë persona Allahu do t’i marrë në flladin e Tij atë ditë ku nuk do të ketë hije tjetër përveç hijes së Allahut. Ata janë: – sundimtari i drejtë, – I riu që është rritur në ibadet dhe i është nënshtruar Allahut – Njeriu zemra e të cilit është lidhur për xhaminë që nga dalja prej saj e deri në ardhjen e sërishme të falë namazin e radhës, – Dy njerëz që duhen mes vete e shoqërohen dhe ndahen për hire të Tij (dhe kështu kanë kaluar deri në vdekje) – Njeriu që vetmohet në ibadet dhe meditim, dhe ashtu në vetmi duke e përmendur Allahun sytë e tij lotojnë – Njeriut që i vardiset një grua e bukur e ai i përgjigjet: – Unë i frikësohem Allahut, Sunduesit të Botërave, dhe – Njeriu që ndanë sadakë fshehurazi, ashtu që dora e majtë mos e dijë çka bën e djathta”. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

  1. Është shkak për falje.

Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Ishte një njeri që i kishte bërë keq vetes, dhe kur i arriti vdekja i porositi fëmijët e tij, që kur të vdesë t’ia djegin trupin dhe pastaj ta lënë në erë, se vAllahi nëse Allahu ka caktuar për mua dënimin do të më dënojë dhembshëm që askënd para meje nuk e ka dënuar ashtu. Porsa vdiq ia çuan amanetin në vend, e Allahu e urdhëroi tokën dhe i tha: “Grumbulloje atë dhe ajo e bëri, e ja që ai qëndronte në këmbë, Allahu e pyeti çka të shtyu ta bësh këtë?”

Tha: “O Zot, nga frika prej teje, dhe Allahu ia fali.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

  1. Rrugë për në Xhennet.

Muhammedi, alejhi selam. ka thënë:

“… vërtetë malli i Allahut ështe i shtrenjtë, vërtetë malli i Allahut është Xhenneti”.(Transmeton Tirmidhiu dhe Hakim , Shejh Albani thotë se hadithi është sahih)
Allahu ka thënë: “Ai i cili i frikohet Zotit të vet, do të ketë dy kopshte.” (Rrahman, 46)

6. Siguri në ditën e Kijametit.

Ka ardhur në hadithin kudsij:

“Pasha Madhërinë Time nuk do t’ia bashkoj robit tim dy frika dhe dy siguri, nëse më frikohet në dynja e siguroj në Ditën e gjykimit, e nëse nuk frikohet në dynja e frikoj në Ahiret.” (Transmeton iben Hibani, dhe Shejh Albani thotë se hadithi është “ hasen-sahih”)

  1. Frenon epshet.

Allahu ka thënë: “I frikësohen Zotit të vet, i cili sundon me ata, dhe veprojnë ashtu si u urdhërohet” (Nahl, 50)

  1. Sjell kënaqësinë e Allahut: “Allahu do të jetë i kënaqur me ata, por edhe ata do të jenë të kënaqur me Të. Ajo është për atë i cili ka pasur drojë nga Zoti i vet.”(Bejjineh, 8)
  2. Metodologjia e ibadetit mes frikës dhe shpresës.

Dije vëlla se ibadeti i vërtetë doemos duhet të ketë në vete frikën dhe shpresën, ashtu sikurse nuk është i drejt ibadeti vetëm me shpresën, kështu nuk është i drejt vetëm me frikën.
Muhammedi, alejhi selam, hyni tek një i ri i cili ishte afër vdekjes dhe i tha: “Si po e gjen veten?” U përgjigj: Shpresoj në Allahun dhe frikohem për mëkatet e mia; Muhamedi, alejhi selam, tha: “Nuk bashkohen në zemrën e robit sikurse në këtë rast përveçse Allahu do të ia dhurojë atë që shpreson dhe do ta siguroj nga ajo që frikohet”. (Transmeton Tirmidhiu dhe iben Maxheh , ndërsa Shejh Albani Allahu e mëshiroftë thotë se hadithi është “ hasen”)

Përktheu: Valdet Kamberi

0 4400
  1. Thënia e shehadetit gjatë vdekjes. Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Ai që fjalë të fundit e ka “La ilahe il-lallah” do të hyjë në Xhennet.”(Transmeton Ebu Davudi, Shejh Albani thotë se hadithi është “ sahih- i vërtet”)
  2. Vdekja me djersë në ballë. Burejde b Hasib thotë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “Vdekja e besimtarit është me djersë në ballë”.(Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, Nesaiu, ndersha Shejh Albani thote se hadithi është “ sahih”)
  3. Vdekja në natën e Xhumas apo ditën e saj. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Çdo musliman i cili vdes ditën e xhuma ose natën e xhuma, Allahu e mbron nga sprova e varrit”.(Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, Shejh Albani thotë se hadithi duke mbledhur gjithë rrugët e tij është “ hasen” apo “ sahih”)
  4. Rënia dëshmor në rrugën e Allahut. Allahu ka thënë: “Mos mendoni për ata që janë vrarë në rrugën e Allahut se janë të vdekur. Përkundrazi (ata) janë të gjallë tek Zoti i tyre duke u furnizuar. Ata gëzohen nga ato mirësi që ua ka dhuruar Allahu nga begatitë e tij të pafund. Gëzohen që bashkangjiten me ta vëllezërit e tyre të cilët akoma nuk kanë rënë dëshmorë, por vriten në rrugë të Allahut pas tyre (më vonë). Se për ata nuk do të ketë asnjë frikë e as nuk do të pikëllohen. Ata gëzohen në mirësitë dhe begatitë që ua dha Allahu, dhe nuk ka dyshim se Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.”(Ali Imran, 169-171)Muhamedi alejhi selam ka thënë: “Kush vritet në rrugë të Allahut ai është shehid.” (Transmeton Muslimi)
  5. Vdekja nga murtaja. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Murtaja është shehidllëk i çdo muslimani.”(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
  6. Vdekja nga sëmundje të barkut. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Ai që vdes me sëmundje të barkut, vdes shehid.”(Transmeton Muslimi)
  7. Vdekja me mbytje dhe me shembje. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Shehidët janë pesë …I mbyturi në ujë, dhe ai që vdes nën diçka që shembet…”(Transmeton Buhariu dhe Muslimi)
  8. Vdekja e gruas (nënës) në lindje. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Gruaja që vdes për shkak të fëmijës…”(Transmeton imam Ahmedi)
  9. Vdekja në zjarr. Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “…ai që vdes në zjarr është shehid..”(Shejh Albani ka thënë: hadithi është” hasen-sahih”)
  10. Vdekja duke mbrojtur fenë, vetveten dhe pasurinë e tij. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush vritet duke mbrojtur pasurinë e tij është shehid, kush vritet duke e mbrojtur familjen e tij është shehid; kush vdes duke mbrojtur fenë e tij është shehid, …”(Transmeton Tirmidhiu)
  11. Vdekja duke bërë roje në rrugë të Allahut. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Të bërit roje në rrugë një ditë e një natë tek Allahut është më me vlerë se sa agjërimi i një muaji dhe falja në netët e tij; e nëse vdes i vazhdon puna që ka punuar, i vazhdon rrizku dhe garantohet nga sprovimi”.(Transmeton Muslimi)
  12. Prej shenjave të mira është edhe vdekja duke bërë punë të mira. Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush thotë “la ilahe ilal-llah” dhe përfundon me këtë fjalë hyn në Xhennet”.(Transmeton imam Ahmedi, ndërsa shejh Albani thotë se hadithi është “ sahih”)

    Përktheu: Valdet Kamberi

NA NDIQNI NË