Arhiva DitoreNov 16, 2014

1 2034

Kur lindë, nuk di se kush të nxjerr nga barku i nënës tënde.
Kur vdes, nuk e di kush të ka futur në varr.
Kur ke lindë të kanë larë dhe pastruar.
Kur ke vdekur të kanë larë dhe pastruar.
Kur ke lindë nuk e di se kush është gëzuar.
Kur ke vdekur nuk e di se kush është pikëlluar.

Në barkun e nënës ishe në vend të ngushtë dhe të errët.
Kur të vdesësh do jesh në vend të ngushtë dhe të errët. 

Kur lindë të mbështjellin me çarçaf që të mbulojnë.
Kur të vdesësh qefinosesh me çarçaf që të mbulojnë.

Kur ke lindë dhe je rritë njerëzit kanë pyetur për diplomat dhe eksperiencat e tua.
Kur të vdesësh melaiket do të pyesin për Zotin, Fenë dhe Muhammedin alejhi selam.
Nëse përgjigjesh do të jetosh i furnizuar, e nëse jo, i dënuar në varrin tënd, pastaj në ditën e llogarisë Allahu yt do të pyesë për punët tua.
Çka ke përgatitur për Ditën e Gjykimit?
Dëshmoj se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet pos Allahut, dhe se Muhammedi, alejhi selam, është i dërguari i Tij.
Provo, thuaje me gjithë zemër!
Puno me atë gjatë gjithë jetës!
Kërko falje për mëkatet e tua se Allahu falë shumë.
Të gjitha punët bëji vetëm për Allahun tënd.
Përgëzoje veten për takimin me Atë që të ka krijuar, formuar dhe mësuar.
Të shëroi kur u sëmure.
Të shtoi durimin kur u sprovove.
Të furnizoi kur u varfërove.
Të ushqeu kur ishe i uritur.
Të forcoi kur u dobësove.
Të fali kur gabove.
Ky është Allahu ynë, sa dhunti e madhe që e kemi Zot.
O Allah, na bën të vdesim si musliman, e jo të sprovuar.
O Allah, punët tona të fundit bëji të jenë të mira.
O Allah, jetën tonë të fundit bëje të jetë më e mira për ne kur të takohemi me Ty.
 Allah, na falë dhe mëshiro, o Mëshirues.

 Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

0 2621

(10 muharrem 1434 = e shtunë, 24 nëntor 2012)

Për çdo vjet myslimanët gëzohen me rastin e Ashures, ditën e dhjetë të muajit muharem, për këtë arsye desha që në këtë shkrim modest të përmbledh hadithet e sakta që kanë të bëjnë me këtë ditë dhe të shpjegoj kuptimin e tyre. Lusim All-llahun, subhanehu ve teala, që të na ndihmojë, se e qëlluara është vetëm në Dorë të Tij, në Të mbështetem, Ai më mjafton, sa Përkujdesës i mirë që është Ai.

Historiku i Ashures

Dita e Ashures ka qenë ditë e dalluar edhe te popujt e kaluar. Ka qenë ditë e bekuar ashtu siç transmetohet në Sahihul-Buhari dhe Muslim se arabët në periudhën e injorancës kanë agjëruar në këtë ditë, kanë agjëruar Kurejshët këtë ditë si dhe Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në Meke para se të bëjë hixhret. Aishja, radijallahu anha, thotë: “Kurejshët e agjëronin ditën e Ashurasë në xhahilijet. Këtë ditë e agjëronte edhe Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në xhahilijet dhe pasi që shkoi në Medine edhe të tjerët i urdhëroi të agjërojnë. Kur u obliguam të agjërojmë muajin e Ramazanit, dita e Ashures mbeti të agjërohet sipas dëshirës.

Si duket agjërimi i kësaj dite tek arabët kishte mbetur nga feja e pastër e Ibrahimit, alejhis-selam, që më vonë u shtrembërua.

Është cekur nëpër disa transmetime se kjo ditë ka qenë e bekuar qysh në kohën e Nuhit, alejhis-selam. Transmeton Ebu Hurejreja se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kaloi pranë disa hebrenjve të cilët agjëronin ditën e Ashures. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i pyeti për shkakun që i shtynte ata të agjërojnë këtë ditë e ata u përgjigjën: kjo është dita në të cilën All-llahu e ka shpëtuar Musain, alejhis-selam, … dhe në këtë ditë është ndalur anija e Nuhit, alejhis-selam, në kodrën Xhedva, dhe për këtë agjëroi Nuhi dhe Musa në shenjë falënderimi All-llahun, subhanehu ve teala. (Transmeton Ahmedi. Në zinxhirin e këtij hadithi është Habib ibën Abdullah el-Ezdij)

Pra edhe hebrenjtë kanë agjëruar këtë ditë duke festuar triumfin e Musait, alejhis-selam, ndaj faraonit të cilin e fundosi All-llahu, subhanehu ve teala. Transmetohet nga Ibën Abbasi, radijall-llahu anhuma, i cili thotë: Erdhi Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në Medine dhe aty pa hebrenjtë që agjëronin ditën e Ashures. Ai pyeti: ç’ është kjo ditë? Ata u përgjigjën: Kjo është dita në të cilën All-llahu ka shpëtuar Beni Israilët nga armiku i tyre dhe për këtë Musai e agjëroi këtë ditë. Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tha: Mua më parë më takon të pasoj Musain se ju. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Kështu pra kthehet e mira me falënderim…

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ka nxitur myslimanët për të agjëruar këtë ditë duke shpresuar që All-llahu, subhanehu ve teala, me këtë t’i shlyej mëkatet e një viti të plotë. Transmeton Ebu Hurejreja, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, është pyetur për agjërimin e ditës së Ashures dhe është përgjigjur: “I shlyen mëkatet e vitit të kaluar. (Transmeton Muslimi) kurse në transmetimin e Ibën Maxhes qëndron: “Unë shpresoj që me agjërimin Ashures t’i falë All-llahu, subhanehu ve teala, mëkatet e vitit që ka kaluar . “

Sa shpërblim i madh që është ky! I falë mëkatet e një viti të tërë! E ne jemi njerëz që bëjmë shumë mëkate, kundërshtojmë fenë e All-llahut në shumë raste, lëmë anash obligimet tona ndaj Tij, lusim All-llahun që të na falë!

Nuk është për tu habitur pse Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, e ka nderuar këtë ditë në këtë mënyrë nëse vërtetohet se agjërimi i kësaj dite ka qenë prej fesë së Ibrahimit, alejhis-selam, sepse në fakt, feja e Muhamedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, është ripërtëritje e fesë së Ibrahimit, alejhis-selam.

Agjërimi i ditës së Ashures te myslimanët ka kaluar në disa etapa:

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, agjëronte këtë ditë qysh në Meke siç përmendëm më lartë.

Po ashtu agjëroi pasi që bëri hixhret në Medine dhe i urdhëroi myslimanët të agjërojnë. Kështu ishte para se të shpallet obligimi i agjërimit të muajit Ramazan.

Ibën Haxheri në librin e tij Fethul-Bari thotë: Selefi nuk kanë qenë të një mendimi se a ka pas agjërim të obliguar para Ramazanit apo jo? Pjesa dërmuese e tyre (e kjo është edhe mendimi i shafijve) kanë përkrahur mendimin se nuk ka pas agjërim të obliguar para Ramazanit asnjëherë. Mendimi tjetër (këtë mendim e përkrahin hanefijtë) është se agjërimi i parë i obliguar për njerëzit ka qenë dita e Ashures e pasi që shpallet obligimi i Ramazanit derogohet vendimi për ditën e Ashures.

Prej argumenteve të shafijve është hadithi merfu’ që e transmeton Muaviu, radijall-llahu anhu: “All-llahu nuk iu obligoi agjërimin e kësaj dite.”

Hanefijtë kanë marrë për argument hadithin e Ibën Omerit dhe hadithin e Aishes, radiall-llahu anha, të përmendur më lartë ku qartë shihet urdhri për agjërim si dhe hadithin që e transmeton Rubejj bint Muavvedh: “Ai që është gdhirë duke agjëruar le ta plotësoj agjërimin e tij. Ajo tha më tej: çdo herë e kemi agjëruar atë ditë dhe i kemi shtyrë fëmijët tanë të agjërojnë”.(Muslimi)

Argument tjetër i hanefijve është hadithi që e transmeton Seleme ibën Ekva’ ku Pejgmberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, për ditën e Ashures ka thënë: “Kush ka ngrënë le të agjërojë pjesën e mbetur të ditës e ai që nuk ka ngrënë le të vazhdojë agjërimin” (Buhariu dhe Muslimi)

Ibën Haxheri në Fethul-Bari thotë: Ajo që nënkuptohet prej fjalëve të dijetarëve, pa pikë dyshimi, është se agjërimi i Ashures nuk ka qenë obligim apo se ka qenë obligim e pastaj është deroguar.

Ibën Haxheri vërteton se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka urdhëruar myslimanët për herë të parë të agjërojnë ditën e Ashures në fillim të vitit të dytë të hixhretit. Këtë e argumenton fakti se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, emigroi në Medine në muajin Rebiul-evvel kështu që dita e parë e Ashures pwr myslimanët në Medine ishte vitin e dytë të hixhretit.

Në po të njëjtin vit bëhet obligim për myslimanët agjërimi i muajit të Ramazanit dhe derogohet obligimi i agjërimit të Ashures (kjo e fundit sipas mendimit të hanefijve) dhe mbetet vendimi i kësaj vepre sunne muekkede .

Ibën Haxheri nga e gjithë kjo konkludoi se dita e Ashures ka qenë obligim vetëm një vit e pastaj ky vendim ndryshohet në vepër të preferuar.

Ibën Abdul-Berri përmendë Ixhma-në se agjërimi i kësaj dite tani nuk është obligim por mustehab (vepër e preferuar).

Hadithet që aludojnë se kjo ditë është mustehab të agjërohet janë të shumtë. Po përmendim disa në vijim:

Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Muaviu, radijall-llahu anhu, i cili thotë: “Kam dëgjuar të Dërguarin e All-llahut duke thënë: Këtë ditë të Ashures All-llahu nuk ua ka bërë obligim ta agjëroni. Unë agjëroj, ai që dëshiron, le të agjëroj e kush dëshiron të ushqehet le të ushqehet.”

Transmetohet nga Ibën Abbasi, radijall-llahu anhu, i cili thotë: “Nuk kam parë të Dërguarin e All-llahut të mbivlerësoj ndonjë ditë ndaj ditëve tjera me agjërim përveç kësaj dite: Ditës së Ashures dhe këtij muaji ” d.m.th. Muajin e Ramazanit. (Buhariu dhe Muslimi)

Transmeton Muslimi nga Ebu Katadeja i cili thotë: I Dërguari i All-llahut tha: “Shpresoj tek Allahu, subhanehu ve teala, që me agjërimin e ditës së Ashurasë t’i shlyej mëkatet e vitit që ka kaluar”.

Transmetohet nga Ebu Hurejreja, radijall-llahu anhu, se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Agjërimi më i mirë pas muajit të Ramazanit është në muajin e All-llahut Muharrem “.

Na tregon zonja e nderuar, Rubej bint Muavedh ibën Afra, se Pegamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, në mëngjes të ditës së Ashures dërgoi lajm nëpër të gjitha fshatrat e Ensarëve përreth Medinës: Se ai që është gdhirë duke agjëruar, le ta plotësoj agjërimin deri në mbrëmje e ai që është ushqyer ta agjëroj pjesën e mbetur të ditës”. (Buhariu dhe Muslimi) Si duket kjo ka ndodhë në kohën kur agjërimi i Ashures ka qenë obligim. Më tej kjo zonjë përmendë se pas këtij urdhri të përgjithshëm për të agjëruar madje edhe ata që kishin ngrënë në fillim të ditës, myslimanët janë kujdesur me mish e me shpirt për të agjëruar këtë ditë. Ajo thotë: Pas atij urdhri agjëronim Ashuren dhe i shtynim të agjërojnë edhe fëmijët tanë të vegjël. Shkonim me ta në xhami dhe loznim për t’ua harruar ushqimin. Kur kërkonin ushqim, ua jepnim lodrat për t’i mashtruar dhe kështu për të plotësuar agjërimin.

Përmendëm më lartë se hebrenjtë kanë agjëruar këtë ditë e me këtë kanë festuar triumfin e Musait, alejhis-selam, ndaj faraonit. Desha që të shtoj në lidhje me këtë se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kur pa se hebrenjtë agjëronin këtë ditë dhe i pyeti për shkakun e këtij agjërimi e ata u përgjigjën se ajo ditë ishte dita kur All-llahu, subhanehu ve teala, kishte shpëtuar Musain, alejhis-selam, tha: “Mua më parë më takon të pasoj Musain se ju.” Pastaj urdhëroi të agjërohet kjo ditë edhe kësaj herë. (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke u nisur nga parimi për t’u dalluar nga hebrenjtë nxiti myslimanët që ditës së Ashures t’ia bashkëngjisin edhe një ditë tjetër para ose pas. Ai vendosi që nëse jeton deri në vitin e ardhshëm të agjërojë ditën e nëntë dhe të dhjetë të muajit Muharrem siç flasin për këtë transmetime të shumta.

Njëherë, kjo tregon se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ka kushtuar rëndësi të posaçme kësaj dite deri në fund të jetës së tij. Ai në lidhje me këtë ka thënë: “Po të jem gjallë deri në vitin e ardhshëm do ta kisha agjëruar edhe ditën e nëntë”. Transmetuesi thotë: erdhi viti i ardhshëm e Pegamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tani më kishte vdekur.(Muslim)

Ibën Haxheri në Fethul-Bari thotë: nga kjo nënkuptohet se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka agjëruar ditën e dhjetë dhe dëshiroi të agjërojë edhe ditën e nëntë mirëpo nuk arriti për shkak se ndërroi jetë.

Është me rëndësi të ceken dy çështje:

1) Urtësia e agjërimit të kësaj dite.

2) Shkalla e haditheve të shumta që kanë të bëjnë me këtë temë.

Sa i përket çështjes së parë them (e All-llahu e din më së miri): Njeriu është i përbërë prej dy elementeve, prej trupit dhe shpirtit. Ashtu sikur trupi që ka nevojë për ushqim edhe shpirti ka nevojë për të njëjtën gjë. Ndikimi i agjërimit në shpirtin e njeriut është i dëshmuar. Ai është mjet për të arritur devotshmërinë, metodë për ushtrimin e shpirtit në ambicie të larta. Agjërimi e liron shpirtin nga arroganca, i kalit emocionet, zbut zemrën dhe ngrit moralin.

Pasi që Islami është fe e lehtësimit dhe tolerancës siç thotë All-llahu, subhanehu ve teala: “All-lahu ju dëshiron juve të lehtën dhe Ai nuk do që t’i vështirësojë gjërat për ju” (Bekare 185), “All-llahu nuk e rëndon askënd mbi mundësitë që ai ka” (Bekare 286), “Nuk ka vënë mbi ju ndonjë mundim në fe” (Haxh 78), “All-llahu nuk do që t’ju vërë në vështirësi” (Maide 6) nuk i ka obliguar myslimanët me agjërim përveç muajit të Ramazanit dhe për çdo agjërim tjetër e ka lënë vullnetin e njeriut të lirë. Agjërimi pra në shumë raste është vullnetar (i preferuar, jo i obliguar) e një prej tyre është edhe dita e Ashures.

Mua më brengos fakti që shumica e fetarëve myslimanë e kanë lënë pas dore këtë sunnet. I sheh ata duke u kujdesur për namazet vullnetare mirëpo në agjërim pak prej tyre nxitojnë.

Sa i përket çështjes së dytë, janë transmetuar shumë hadithe që kanë të bëjnë me Ashuren e që i kanë përmendur dijetarët në librat e haditheve të trilluara. Më i njohur është hadithi “për ndihmën e të varfërve ditën e Ashures” e për këtë nuk ka asnjë hadith të saktë por gjithë që është transmetuar në këtë temë janë hadithe të dobëta siç kanë përmendur dijetarët e hadithit.

Zanafilla e gjithë kësaj si duket kthehet te zënka ndërmjet injorantëve të EHLI SUNNETIT dhe SHIAVE. Është e ditur se Husejni, radijall-llahu anhu, është vrarë në ditën e Ashures. Vrasja e tij ka qenë rastësi e pastër. Shiat e tepruan në këtë gjë dhe e bënë këtë ditë, ditë të pikëllimit, vuajtjes dhe mbajtjes zi. Ata i nxinë fytyrat në këtë ditë, i rrahin gjokset dhe shpinat e tyre, vajtojnë, bërtasin, qajnë e bëhen sikur qajnë.

Ata me këtë mendojnë se afrohen tek All-llahu, subhanehu ve teala, për shkak se janë injorantë dhe të humbur. Ata në këtë ditë organizojnë gosti e ceremoni.

Disa injorantë të EHLI SUNNETIT duke dashur që t’i hidhërojnë e t’i pezmatojnë këta të humbur, trilluan hadithe që flasin se në këtë ditë myslimani duhet pastruar e parfymosur, duhet zbukuruar e zbardhuar, si dhe nxitin që të ndihmohen të varfrit, e tjerë. Për këtë shumë mirë e ka thënë një fjalë Ibën Xheuzi: Disa injorantë të EHLI SUNNETIT patën për qëllim zemërimin e Rafidijve dhe për këtë trilluan hadithe për vlerën e Ashures kurse ne jemi larg dy palëve. Është vërtetuar se Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka urdhëruar agjërimin e Ashures kur ka thënë: agjërimi i Ashures i shlyen mëkatet e një viti. Mirëpo ata nuk u kënaqën me këtë por deshën me tepër dhe ranë në gënjeshtër.

Prej këtyre haditheve të trilluara është fjala: “Kush lahet ditën e Ashures nuk sëmuret asnjëherë përveç sëmurjes së vdekjes, e kush i lyen sytë me kuhël, nuk do të gleposen sytë e tij atë vit” (Hadithi është i trilluar)).

Dijetari Mer’ij el-Kermij pasi që cekë këtë hadith thotë: Kështu edhe ngjyerja me këna ditën e Ashures, e gjithë kjo është gënjeshtër dhe trillim me pajtimin e të gjithë atyre që njohin shkencën e Hadithit. Pastaj përmendi fjalën e Ibën Tejmijjes: Asnjëri prej imamëve nuk e ka preferuar larjen e trupit ditën e Ashures, as kuhlin, as ngjyerjen me këna e as të ngjashme. Shkaku i trillimit të këtyre haditheve kanë qenë Rafidijt të cilët shfaqin pikëllim, vajtim, mosdurim, mundim të trupit dhe të kafshëve në ditën e Ashures për shkak se Husejni, radijall-llahu anhu, është vrarë në këtë ditë. Kjo shkaktoi që një grup prej Ehli Sunnetit të trillojnë hadithe për t’i kundërshtuar veprat e atyre risitarëve. Kështu kundërshtuan të kotën me të kotë dhe e kthyen bidatin me bidat.

Në lidhje me këtë ditë ka edhe bidate tjera që nuk kanë bazë në fenë tonë por neve na mbetet të përkujtojmë gjithmonë fjalën e Muhamedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem: “Kush shpikë në fenë tonë diçka që s’është prej saj ajo është e refuzuar”(Buhariu dhe Muslimi) dhe fjalën e tij: “Fjala më e mirë është fjala e All-llahut, udhëzimi më i mirë është udhëzimi i Muhamedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, gjërat më të këqija janë shpikjet në fe dhe çdo shpikje në fe është humbje” (Muslimi)

Vel hamdu li-lahi rabbil alemine, ve sal-lall-llahu ve sel-leme ala abdihi ve resulihi muhammed ve ala alihi ve sahbihi.

Dr. Muhammed Ibën Lutfi Sabbag

Shqipëroi: Agim Bekiri

Publikimi i parë: www.albislam.com  31.3.2001

0 1403

Atëherë, a e falë namazin e sabahut me xhematë në xhami çdo ditë?
Dije vëlla, se përkujdesja për namazin e sabahut me xhematë ka rëndësi të veçantë.
Nga Ebu Musa el-Esha’rij, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush e fal sabahun dhe ikindinë do të hyj në Xhennet.”
Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “
Dy rekatet e sabahut janë më të vlefshme sesa e gjithë dynjaja dhe çka ka në të.”

Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Përgëzoni ata që ecin natën drejt xhamive me dritë të plotë ditën e gjykimit.”
Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush e fal sabahun është nën mbrojtjen e Allahut.”
Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush e fal namazin e jacisë me xhemat është sikur të jetë falur gjysmën e natës, dhe kush e fal sabahun me xhematë është sikur të jetë falur gjithë natën.” 
Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Nuk do të hyj në zjarr ai që është falur para se të lindë dielli dhe pasi të perëndon.” 

Transmetohet se Haxhaxhi e ka urdhëruar Salim b Abdilah që ta mbytë një person, por Salimi e pyeti atë: “A e ke falur sabahun?” Ai (njeriu) i’u përgjigj: “Po.” Salimi i tha: “Largohu.” Haxhaxhi e pyeti: “Çka të ndaloi që mos ta mbysësh? Salimi tha: “E kam dëgjuar babain tim se ai e ka dëgjuar Muhammedin, alejhi selam, duke thënë: “Kush e fal sabahun është nën mbrojtjen e Allahut”, dhe e urreva ta mbys dikë që është nën mbrojtjen e Allahut.
Muhammedi, alejhi selam, na ka lajmëruar se namazi më i rëndë për munafikët-hipokritët është namazi i sabahut dhe jacisë.
Shejtani vrapon që të ndaloj besimtarin nga punët e hajrit, por të përmendurit e Allahut nga ana e besimtarit i jep atij forcë në vete, ia hap gjoksin, dhe ia largon përtacinë.

Shkaqet që të ndihmojnë për faljen e namazit të sabahut:
1- Veprimi i punëve të mira gjatë ditës.
2- Sinqeriteti për Allahun dhe ky është udhëheqësi-emiri i punëve të mira.
3- Dhikri i gjumit, dhe fjetja duke qenë me abdest.
4- Lutja
5- Të fjeturit herët.
6- Vendosmëria për t’u ngritur për namazin e sabahut.
7- Bashkëpunimi mes vëllezërve për ta ngritur njëri-tjetrin për namaz.
8- Përdorimi i orës, telefonit për t’u zgjuar.
9- Nëse të del gjumi ngritu menjëherë nga shtrati.
10- Shpërblimi i përgatitur për faljen e namazit
11- Porositja e fqinjëve që të thërrasin për namaz.

Përmblodhi dhe përshtati: Valdet Kamberi

 

0 4432

1. Ta arrijmë kënaqësinë e Allahut të Lartësuar

2. Pasimi i Muhammedit, alejhi selam

Aisheja, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: “I Dërguari i Allahut agjëronte hënave dhe të enjteve.” (Transmeton Tirmidhiu, Nesaiu, Ibën Maxheh, Shejh Albani ka thënë : hadithi është sahih)

3. Të na largoj Allahu fytyrat tona nga zjarri i Xhehnemit 100 vite

Muhamedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush agjëron një ditë për Allahun, Allahu ia largon fytyrën e tij nga zjarri i Xhehnemit 100 vite.” (Es-silsiletu-sahihah 6\ 2565)

4. Që Allahu të bëjë mes teje dhe zjarrit një hendek sikur mes qiellit dhe tokës

Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush agjëron një ditë për Allahun, Allahu do të bëjë mes zjarrit dhe atij një hendek sikur mes qiellit dhe tokës.” (Hadithi është: hasen, Es-silsiletu-sahihah 2\563)

 5. Të ndërmjetësoj agjërimi për ty në Ditën e Gjykimit

Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Agjërimi dhe Kur’ani ndërmjetësojnë në Ditën e Gjykimit, agjërimi thotë: “O Zot e kam ndaluar nga ushqimi dhe epshi, më bëj të ndërmjetësoj për atë, e Kur’ani thotë: “E kam ndaluar nga gjumi gjatë natës, më bëj të ndërmjetësoj për atë.” dhe kështu ndërmjetësojnë. (Zinxhiri është i saktë. Transmeton Imam Ahmedi 2\174)

 

6. Do të hysh nga dera Er-Rejan në Ditën e Gjykimit

Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Në Xhennet është një derë që quhet Er-Rejan nga ajo hyjnë në Ditën e Gjykimit vetëm agjëruesit, dhe nuk do të hyjë askush tjetër pos tyre; u thuhet: “Ku janë agjëruesit?” Ngriten, dhe askush pos tyre nuk mund të hyjë, e kur hyjnë mbyllet dhe nuk hyn askush.” (Transmeton Buhariu dhe Muslimi)

 

7. Me shpresë se do ta mbyllësh ditën duke qenë agjërueshëm dhe të hysh në Xhennet

Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Kush vdes duke agjëruar do të hyjë në Xhennet.”(Transmeton Bezzar , hadithin e ka vërtetuar shejh Albani Allahu e mëshiroftë ne Sahihul-xhami 6224)

 

8. Të ngriten punët e tua duke qenë ti agjërueshëm

Nga Usame b Zejd, Allahu qoftë i kënaqur me atë, ka thënë: “E kam parë të Dërguarin e Allahut që agjëronte të hënën dhe të enjten dhe e kam pyetur? Më tha: Vërtet veprat i shfaqen Allahut ditën e hënë dhe të enjte, dhe dua që ato të ngriten duke qenë unë agjërueshëm.” (Tranmseton Buhariu)

Përktheu: Valdet Kamberi

0 2423

Të jesh grua me këto cilësi dhe të kesh profil në Facebook, vepro kështu…

  1. Të jesh grua Sociale.

Mos e bëj Facebook-un mjetin e vetëm për ta mbushur kohën e lirë.

Cakto një kohë brenda ditës për shfletimin e Facebook-ut prej 1 deri në 2 orë dhe për këtë ndihmohu me orë që të kujton se mbaroi koha e përcaktuar.

Shiko marrëdhëniet e tua ditore me prindërit dhe familjen tënde.

Mundohu t’i vizitosh ata në rend të parë sepse ata janë më parësorë se shokët e tu në Facebook, në mënyrë që ta mënjanosh izolimin nga Facebook-u.

  1. Të jesh nënë shëmbëlltyrë.

Mos qëndro para Facebook-ut përderisa fëmijët e tu nuk kanë me çka ta mbushin kohën e lirë të tyre.

Rekomandohet të hysh në Facebook duke qenë ata në gjumë apo duke shikuar televizion, gjatë kohës së tyre të caktuar (për shikim e tij).

Bëje një kohë për dëgjimin dhe shoqërimin me fëmijët e tu.

  1. Të jesh Zonjë e shkathët e shtëpisë.

Mos qëndro në Facebook para se t’i mbarosh punët e shtëpisë dhe të qëndrosh me familjen tënde gjatë ngrënies së ushqimit.

  1. Të jesh Adhuruese e denjë.

Namazi, namazi, namazi të jetë më parësor për ty, sepse asgjë nuk ndryshon nga faqja e Facebook-ut tënd derisa ti falesh.

Mos qëndro para Facebook-ut derisa nuk ke përfunduar leximin e pjesës tënde ditore nga Kur’ani dhe nga përmendjet (Dhikret) e përgjithshme.

Facebooku është rrjet që lidhë botën, e mira e saj është e mirë dhe e keqja e saj është e keqe; kush e do të mirën nxiton drejt saj dhe e shfrytëzon teknologjinë për thirrje në rrugën e Allahut.

Ke kujdes! Të bësh shpërndarjen e lajmeve, të zbulosh të metat e njerëzve, të shikosh privatësitë e robërve të Allahut si shikimi në fotot personale, etj.

Allahu ka thënë: “Mos spiunoni njëri-tjetrin…” (Huxhurat, 12).

Ndërsa Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: “Musliman është ai që të tjerët janë të sigurt nga dora dhe gjuha e tij.”

Facebook është një rast i mirë për t’u lidhur me dijetarët, thirrësit islam, kërkuesit e dijes, poetët, gazetarët dhe ata që ndikojnë në shoqëri pozitivisht drejtpërdrejt e jo me ndërmjetësues.

Ti, dinjitetshëm duhet ta shfrytëzosh këtë duke zgjedhur faqet dhe shokët e hajrit.

  1. Të jesh Grua e ndershme.

Gruaja e ndershme është libër i mbyllur që nuk e lexon pos burri që ka zgjedhur të ishte shoku i saj në jetë; mos e hap librin për çdokënd dhe të dhënat e tua personale mbaji larg tastierës së kompjuterit.

Allahu ka thënë: “Juve do t’iu kujtohet se çka ju them, kurse unë çështjen time ia lë Allahut, Allahu me të vërtetë i sheh njerëzit.” (Gafir, 44)

Përktheu: Valdet Kamberi, Preshevë

NA NDIQNI NË