Arhiva DitoreNov 18, 2014

0 3444

“Orientimi seksual” është një term që shpesh përdoret për të përshkruar tërheqjen romantike, emocionale apo seksuale të një personi ndaj një personi tjetër.

Individët që tërhiqen nga persona të seksit të kundërt kanë orientim Heteroseksual ndërsa individëtqë tërhiqen nga persona të seksit të njëjtit kanë orientim Homoseksual dhe mund të quhet Gay(meshkuj) ose Lesbike (femra). Orientimi seksual është një proces që thellohet vazhdimisht  me kalimin e kohës dhe individët që tërhiqen si nga meshkujt ashtu edhe nga femrat quhen Biseksualë.

Sipas psikiatrisë homoseksualizmi bën pjesë në çrregullimet e epshit seksual, pra është sëmundje psikike e jo fiziologjike siç e paramendojnë disa njerëz sot. Për të shpjeguar parapëlqimin homoseksual janë propozuar teori të ndryshme, por deri më sot asnjëra nuk ka qenë e suksesshme. Shumica e personave homoseksualë janë sakrificë e një edukimi të gabuar.

Një studim i rëndësishëm i Bell, Ueinberg dhe Hamersmith (1981) zbuloi se parapëlqimi seksual përcaktohet kryesisht përpara se adoleshentët të kenë pasur përjetime seksuale. Megjithatë sot psikologët nuk kanë arritur t’i kuptojnë dot shkaqet e homoseksualizmit.

Dr. Antonio Pardo i Universitetit të Navarrës, Spanjë, shkruan: “Të flasim drejt, tek kafshët nuk ekziston homoseksualiteti. Për arsye të mbijetesës, instinkti i riprodhimit tek ato është gjithnjë i drejtuar tek seksi i kundërt.”

Dr. Dean Hamer, një prej gjeneticientëve më të mëdhenj në botë nga Universiteti i Harvardit, aktivist gay dhe vetë gay thotë në revistën “The science of Desire” nga P. Copeland and D. Hamer (1994)“Nuk mund të thuhet se ka një gjen gay”Dr. Dean Hamer, me datën 30.01.1998, ka publikuar qëndrimin e tij se: “Homoseksualiteti transmetohet me kulturë por jo me gjene, sepse s’ka një gjen që i bënë njerëzit gay”.

Ndërsa shkencëtarët nga Universiteti i Kolumbisë, Dr. Uilliam Byne, doktor i psikiatrisë dhe i biologjisë dhe Dr. Bruce Parsons (1993) thonë në studimin e tyre: “Orientimi seksual tek njerëzit: Rivlerësimi i teorive biologjike.” Në arkivat e përgjithshme të psikiatrisë fq. 50, nr. 3, pasi analizuan me kujdes të gjitha studimet e rëndësishme biologjike mbi homoseksualizmin nuk gjetën asgjë që të mbështesë teorinë e shkakut biologjik të homoseksualitetit.

Shkencëtarët psikiatër Fridman dhe Drëney shkruajnë në “Journal of Neuropsychiatry, vol. 5, nr. 2, Spring 1993”: “Pavarësisht gjetjeve neurobiologjike të kohëve të fundit që na sugjerojnë se homoseksualizmi është i përcaktuar gjenetikisht dhe biologjikisht, nuk ka asnjë provë shkencore për modelin biologjik të homoseksualizmit.”

Prandaj lista e shkencëtarëve me renome botërore dhe e punimeve të tyre që tregojnë se homoseksualiteti nuk është i lindur (gjenetik), është shumë e madhe. Homoseksualiteti është një sjellje seksuale e pashëndetshme dhe pranimi i saj publik është me pasoja të rrezikshme. Sëmundjet seksuale transmitive (STS) të homoseksualitetit janë: viruset, bakteret dhe mikroorganizmat e tjerë.

Gazeta “San Francisko Cronicle” më 15 janar të vitit 2008 njoftoi se në komunitetin gay të qytetit ishte shfaqur një lloj stafilokoku rezistente ndaj çdo lloj antibiotiku.

Sidomos problem të madh paraqesin sëmundjet transmitive virusale siç janë: virusi HIV/AIDS,     virusi Papiloma Human (HPV), virusi Herpes Simplex (HSV) dhe virusi i hepatitit B.

Tek homoseksualët portë hyrëse e infeksionit është: mukoza e regjionit anal. Qendra Kombëtare për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA në vitin 2003 raportoi, se 63% e meshkujve të infektuar me SIDA nga kontaktet seksuale ishin homoseksualë. Nga 12 mijë meshkuj të sëmurë me sifiliz, 65% e tyre ishin homoseksualë, thotë e njëjta Qendër në vitin 2007.

Një sëmundje tjetër seksuale Gonorreja, sipas revistës “Sëmundjet Seksuale Transmetuese”  shfaqet 6 herë më shpesh tek homoseksualët, sesa tek heteroseksualët. Një nga sëmundjet më të rënda, që është e pranishme te homoseksualët është kanceri i zorrës së trashë. Sipas revistës amerikane“Kujdesi Klinik për Amerikën e Veriut”, e botuar në vitin 2004 bën me dije se 65% e njerëzve me kancer kanë qenë homoseksualë.

Po ashtu edhe përdorimi i drogës të homoseksualët është në nivele dëshpëruese dhe tmerruese. Kriminologë të panumërt kanë dhënë statistika lebetitëse për dhunën që shfaqin homoseksualët. Pra sipas tyre homoseksualiteti është faktor socio-patologjik i kriminalitetit.

Agjenda Gay, e kujdesshme dhe e mbrapshtë në manualet dhe në manifestet e saj kërkon që kundërshtarët e homoseksualizmit të cilësohen si homofobik dhe të pa iluminuar. Ata nuk pranojnë debate për të vërtetat dhe statistikat, por rreken t’i fshehin ato. Të vërtetat janë të rënda dhe e bëjnë kauzën e tyre të ngritur mbi gënjeshtra.

Në qoftë se shoqëritë e sotme e justifikojnë dhe e pranojnë homoseksualitetin duke e quajtur një problem gjenetik, atëherë do të ishte krejt normale të justifikojmë, të pranojmë dhe të mos i dënojmë kriminelët.

Po ta dëgjojmë një person që ka preferenca homoseksuale, ai do të thoshte pa problem se kjo është një zgjedhje e tij, një preferencë të cilës ai i jep të drejtën vetes që ta praktikojë, gjithashtu po të njëjtin reagim shpesh e shfaq edhe një pedofil, ai shpreh se ka preferenca seksuale me fëmijët, apo një zoofil, i cili shpreh se ka preferenca seksuale me kafshë, apo një nekrofil i cili shpreh se ka preferenca seksuale me të vdekur (xhenaze) etj…

A është e drejtë që ta tolerojmë një pedofil, zoofil, nekrofil?. Natyrshëm mund të lindi pyetja, “Kur homoseksualiteti është kaq i dëmshëm, përse është aq i përhapur dhe prezent në shoqëri?”

Një nga arsyet është fakti që ajo ka reshtur së quajturi “çrregullim seksual”. Pse? Nga pikëpamja psikologjike u dallua qartë nga ekspertët objektivë dhe pa paragjykime që homoseksualiteti është një sjellje jo normale.

Por një grup me ndikim të gjerë prej homoseksualëve dhe disa psikologë sollën një hetim shkencor të njëanshëm ku e vërteta u maskua dhe rezultatet janë si më poshtë. “Para 1973 DSM [Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders] e vuri homoseksualitetin në listën e çrregullimeve homoseksuale. Protestat prej grupeve aktiviste homoseksuale dhe shumë psikoterapistëve çuan në eliminimin e saj nga manuali i çrregullimeve seksuale, por DSM ruajti një kategori të quajtur ego dystotic homosexuality ndjenjë dëshpërimi ekstrem që kanë preferenca homoseksuale. DSM-IIIR e hodhi poshtë edhe këtë kategori dhe çështja e homoseksualitetit nuk përmendet më në manualin e çrregullimeve seksuale.

Arjan Ademi – Nënkryetar parë i organizatës “Paqja Studentore”

Prishtinë, 20.12.2012

 

Albislami nuk pajtohet domosdoshmërisht me pikpamjet e shprehura në këtë tekst.

0 1453

Do ta filloj këtë shkrim me një fjalë të urtë e të vërtetë : “Ai që pretendon se është në të gjitha apo i dijë të gjitha , ai nuk është në asnjërën gjegjësisht nuk di asgjë”. Kjo fjalë e urtë paraqet gjendjen e shumë të të ashtuquajturve analistë në Kosovë .
Ndër “ analistët “ që nuk lë gjë pa analizuar është Imer Mushkolaj i cili deri tani ka analizuar çdo gjë duke i mbetur ta analizoj vetëm edhe urinën . Në saje të hapësirës që i jepet në mediat tona, pseudo analistin Imer Mushkolaj opinioni kosovar ka pasur rastin ta takoj në cilësinë e ekspertit në këto fusha : legjislacion , politikë , ekonomi ,mardhënje ndërkombëtare ,religjion ,art me theks të veçantë kinematografi, fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut etj . Kjo dëshmon se matrapazi është në të gjitha por s’është në asnjërën .
Organizimi i “ Natës së paturpësisë “ e emëruar “Nata e seksit “ në pallatin e rinisë në Prishtinë dje me datën 14.12.2012 nga revista “ Kosovo 2.0 ” dhe zhvillimet për pengimin e kësaj ngjarjeje degjeneruese përfshirë demolimin e tërësishëm të sallës ( lexo stallës) ku do të mbahej kjo pis-hane dhe protesta me pjesëmarrje masive të të rinjve të Prishtinës në orët e vona mbrëmë para pallatit të rinisë, bënë që sharlatani Imer Mushkolaj edhe kësaj radhe duke mos pasur haber se çfarë ka ndodhur të shkruaj një shkrim i cili u postua në portalin e “gazetës ekspress” sot me datë 15.14.2012.
Përmes këtij shkrimi Imer Mushkolaj sikur edhe në raste të tjera arsyetoi pagesën që i bëhet po nga i njëjti burim që financoj organizimin e “ natë së paturpësisë “ që përmes organizatorëve të shitur Jeta Xharra , Ilir Deda dhe kryeredaktorja e revistës “ Kosovo 2.0 “ Besa Luci të fusin degjenerim në mesin e popullit tonë, e si të mos konsiderohen të shitur këta njerëz të prishur kur paturpësisht mundohen të përhapin ndyrësi dhe sëmundje shoqërore në mesin e shoqërisë tonë.
Matrapazit Imer Mushkolaj i cili i “ di të gjitha ” , por s’di asgjë i kishin ikur shumë informata lidhur me zhvillimet rreth kësaj ngjarjeje , por reagimi në mbrojtje të komunitetit LGBT pa dije , pa nevojë dhe paturpësisht e bëri të jetë sharlatan i vërtetë .
Me Shkrimin e tij Imer Mushkolaj bën përpjekjen për të dëshmuar se i di të gjitha, shkrimin e kishte titulluar “ Mos iu tutni seksit , por urrejtjes “ ndërsa e fillon me këtë fjali : të debatosh për seksin nuk është gjynah , as turp , as krim “ .
Edhe pseudo analisti Imer Mushkolaj sikurse edhe organizatorët e natës së paturpësisë ka tentuar ta kamufloj qëllimin e vërtetë të këtij organizimi duke e fshehur pas “debatit për seksin “ e që në të vërtetë ky organizim i të degjeneruarve kishte për qëllim që përmes të degjeneruarve të legjitimoj degjenerimin në shoqërinë tonë .
Natyrisht në shkrimin e tij sharlatani Imer Mushkolaj është shërbyer me shpifje , gënjeshtra dhe me injorancën e tij në lidhje me këto zhvillime . E para, sipas tij hoxhallarët kanë bërë thirrje në ditën e xhuma për urrejtje ndaj dukurisë në fjalë dhe organizatorëve dhe pjesëmarrësve. E vërteta është që hoxhallarët e kanë gjykuar organizimin e “ natës së paturpësisë ” sepse e kanë obligim thirrjen dhe vetëdijesimin e të rinjve dhe të rejave që të mos bien pre e armiqve të këtij populli të cilët duke luftuar moralin po na luftojnë të ardhmen tonë.
Reagimi i organizatës studentore “ Paqja “ lidhur me këtë ngjarje e kishte penguar sharlatanin , por sa për t’ia kujtuar Imerit , jo për t’ia bërë me dije sepse ky i di “ të gjitha “ reagimi i organizatës ” Paqja studentore ” ka qenë reagim i matur dhe mjaft me vend sepse ata sikur edhe të gjithë qytetarët përveç teje e kanë kuptuar se pas diskutimit për seksin fshiheshin pisllëqet e ndryshme përfshirë përvojat seksuale të homoseksualeve dhe lesbikeve , dhe kjo ngjarje sipas vetë organizatorëve kishte qëllim diskutimin për gjendjen e komunitetit LGBT në Ballkanin perëndimor ,sfidat dhe problemet me të cilat përballen dhe gjetja e zgjidhjeve .
O Imer , paturpësia nuk paska fund, turp iu qoftë organizatorëve të kësaj fëlliqësie dhe ju që i mbroni , po a Kosova gjegjësisht Prishtina paska qenë vendi prej ku do të dalin zgjidhje për problemet e homoseksualëve të Ballkanit a ????!!!!! Vendi në të cilin u planifikua mbajtja ishte objekti që quhet Pallati i rinisë, pra a nuk qenka gjynah , turp dhe krim që të promovohen sëmundjet shoqërore në mesin e rinisë sonë .
Si nuk të paska mbetur një pikë arsyeje dhe turpi , ngre zërin në mbrojtje të degjenerimit dhe të degjeneruarve, thërret në mbrojtjen e ” të drejtave “ të tyre duke qenë dëshmitar që në Kosovë shkelen të drejtat elementare të cilat nuk dua ti përmend ngase nuk dua që dikush ti krahasoj me “ të drejtat “ e të devijuarve për shfrenim që nuk mund të quhen as shtazarake.
Pseudo analisti islamofob Imer Mushkolaj paska harruar se aktin e demolimit të sallës ( lexo stallës ) ku do të mbahej nata e paturpësisë e morën përsipër “ Plisat “ dhe se organizimi i natës së paturpësisë është kundërshtuar nga tërë shoqëria jonë në përjashtim të disa të prishurve si Imer Mushkolaj .
Të gjithë ata të cilët kanë kujdes për familjet e tyre, për moralin dhe kulturën e pastër ishin kundër kësaj ngjarjeje , por disa nuk dinë çfarë është morali , kultura e pastër dhe familja e shëndoshë sepse këto vlera i kanë shitur me para dhe duan që të gjithë të bëhen si ata.
Imer Mushkolaj , meqë njihemi mirë duke qenë fqinjë të parë në Deçan ku kemi lindur dhe jemi rritur te dy, ndjehem i obliguar që të ta kujtoj një gjë , në shkrime të mëhershme dhe në shkrimin në fjalë sikurse edhe shumë matrapaz te tjerë islamofob që përdorin fjalë të njëjta në mungesë faktesh për të mbështetur akuzat e pabaza ndaj muslimanëve edhe ju jeni shërbyer me fjalë rrugësh ndër to keni përmendur islamin tradicional dhe radikal .
E para ne që jemi musliman praktikojmë islamin i cili nuk ka versione të tilla si tradicional e radikal ndërsa e dyta meqë njihemi mire unë dhe po ashtu edhe ti e din se nuk ke haber se cili na qenka islami tradicional apo në çfarë konsiston ky islam e kështu që duke mos njohur islamin tradicional nuk jeni në gjendje sikurse edhe matrapaz të tjerë islamofob të dëshmoni se në çfarë konsiston islami ekstrem i imagjinuar nga ju .
Ndërsa do ta përfundoj këtë shkrim me çështjet me të cilat e përfundoj sharlatani Imer Mushkolaj shkrimin e tij, por ne duke qenë larg ndyrësive të të shfrenuarve , përkrahësve dhe mbrojtësve të tyre .
Porosia e Imer Mushkolajt ishte që qytetarët të mos kenë frikë të flasin për seksin ashtu siç nuk kanë frikë kur e bëjnë atë . A nuk e ka kuptuar ky i mjerë se nuk ishte qëllimi i natës së paturpësisë diskutimi për seksin si mardhënje në mes dy personave të gjinive të ndryshme (e që është i lejuar vetëm kur këta kanë lidhje martesore) por për legjitimimin e mardhënjeve intime mes personave të gjinisë së njëjtë e që nuk ndodhe as te shtazët e që nuk quhet seks përveç se nga perversët si puna e Imer Mushkolës .
Ne nuk kemi frikë të flasim për mardhënjet intime mes bashkëshortëve sepse Islami si sistem i jetës ka rregulluar çdo gjë përfshirë edhe mardhënjet intime dhe ruajtjen e moralit në shoqëri .
Sipas Imer sharlatanit seksi qenka ai që i bashkon njerëzit . Në botën time në mardhënje intime bashkohen burri dhe gruaja , ndërsa meqë në botën tënde amoraliteti , homoseksualizmin dhe lezbikllëku qenka motiv për bashkim atëherë bashkohu me ta nëse akoma nuk je bashkuar, sepse kanë nevojë shumë për anëtar të rinj duke qenë se janë pak , e u zhdukshi përgjithmonë! Dijeni , se përfundim i poshtëruar iu pret .

Bujar Gjikokaj
Sekretar i përgjithshëm i lëvizjes “ Bashkohu ”

Prishtinë
15.12.2012

Albislami nuk pajtohet domosdoshmërisht me pikpamjet e shprehura në këtë tekst.

0 33890

باب الحب في الله

عن أَبي هُرَيْرَةَ – رضي الله عنه – قالَ: قالَ رَسُولُ الله صلى الله عليه وسلم: “وَالّذِي نَفْسِى بِيَدِهِ لاَ تَدْخُلُوا الْجَنّةَ حَتّى تُؤمِنُوا وَلاَ تُؤمِنُوا، حَتّى تَحَابّوا. أَلاَ أَدُلّكُمْ عَلَى أَمْرٍ إِذَا أَنْتُمْ فَعَلْتُمُوهُ تَحَابَبْتُمْ؟ أَفْشُوا السّلاَمَ بَيْنَكُمْ”

  1. Transmeton EbuHurerja se Pej­gam­be­ri, lavdia dhe paqja qofshin mbi të ka thënë: “Pa­sha Atë në dorën e të Cilit ësh­të shpirti im! Nuk do të hy­ni në Xhe­net përderisa të besoni, e nuk ke­ni besuar për­de­­risa ta do­ni njëri tjetrin. A doni që t’ju tregoj diçka të ci­lën po e vep­ruat do ta doni njëri tjetrin? Përhapni selamin mes jush!”[1]

Allahu i madhëruar thotë:

﴿وَالَّذِينَ تَبَوَّؤُوا الدَّارَ وَالإيمَانَ مِن قَبْلِهِمْ يُحِبُّونَ مَنْ هَاجَرَ إِلَيْهِمْ﴾

“Edhe ata të cilët para tyre patën shtëpitë e tyre (në Medine) dhe pra­­nuan Besimin, – i duan ata që u shpër­ngu­lën tek ata”[2]

Dashuria për hir të Allahut është fryt i dashurisë ndaj Alla­hut. Ajo është begati hyjnore, shkël­­qim perëndie dhe dri­të që Alla­hu e hedh në zemrat e besimtarëve, Allahu i madhëruar thotë:

﴿لَوْ أَنفَقْتَ مَا فِي الأَرْضِ جَمِيعاً مَّا أَلَّفَتْ بَيْنَ قُلُوبِهِمْ وَلَـكِنَّ اللهَ أَلَّفَ بَيْنَهُمْ إِنَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ﴾

“Edhe sikur ta shpenzosh gjithë atë që është në tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre, por Allahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i Gjithëfuqishëm, i Urtë.”[3]

Merrudhij thotë: është pyetur EbuAbdullahAhmedibënHan­be­li: ç‘ është dashuria për hir të Allahut? Ai tha: Të mos duash si rezultat i lakmisë që e ke ndaj dynjasë që dikush posedon[4]

Kjo dashuri jep fryte në këtë botë dhe botën tjetër. Nga ato fryte ve­çoj­më:

– besimtari ndien ëmbëlsinë e imanit:

“Kush posedon tre gjëra, do të shijojë ëmbëlsinë e imanit: ta dojë Alla­­hun dhe Pejgamberin më shumë se çdokënd, ta dojë dikë ve­tëm për hir të Allahut…”[5]

– Ata që duan njëri tjetrin për hir të Allahut do të jenë nën hi­jen e ar­shit (fronit të Zotit):

“Allahu i madhëruar Ditën e Kiametit do të tho­të: Ku ja­në ata të cilët kanë dashur njëri tjetrin për hir të Madhërisë Time? Sot do të je­në nën hijen Time, në këtë ditë kur nuk ka hije tjetër pos hijes Time.”[6]

– Në këtë ditë të vështirë (Ditën e Kiametit) ata do të jenë të siguruar në piedestale të dritës, të cilëve ua kanë lakmi madje edhe pejgamberët dhe shehidët:

“Allahu thotë: ata që duan njëri tjetrin për hir Madhërisë Time, ata do të jenë në piedestale të dritës dhe ua kanë lak­mi pejgamberët dhe she­­­­­­­­hidët.”[7]

– Mbi të gjitha, ata fitojnë dashurinë e Allahut. Ah sa i lumtur që është ai që fiton atë dashurie!:

“Një njeri vendosi të vizitojë vëllain e tij në një qytet tjetër. Alla­hu ia cak­toi një melek në rrugë. Kur iu afrua me­le­ku e pyeti: Për ku je ni­sur? Kam një vëlla në këtë qytet dhe desha që ta vizitoj, tha ai. Me­le­ku e pyeti: A mos të ka borxh ndonjë pasuri dhe shpreson ta kthesh atë? Ai tha: Jo, vetëm unë e dua për hir të Allahut. Meleku tha: Unë jam i dërguari i Allahut te ti për të të lajmëruar se Allahu të do sikur që e deshe vëllain tënd për hir të Tij.”[8]

Da­shu­ria për hir të Allahut sikur të mos kishte tjetër fryt përveç këtij, do të mjaf­tonte. Atë të cilin e do Allahu ai është njeri i Zotit:

“Allahu thotë: kur ta dua ndonjërin, bëhem dëgjimi i tij me të ci­lin dë­gjon, shikimi me të cilin shikon, dora me të cilën prek dhe këm­ba me të cilën ec. Nëse më kërkon diçka Unë ia jap, nëse më lutë që ta mbroj Unë e mbroj atë.”[9]

– Prej gjërave më të njohura është se atë që e do Allahu e duan edhe ba­norët e qiellit dhe tokës:

“Kur Allahu e do një rob, thërret Xhibrilin: Allahu e do filanin, pra duaje edhe ti! Xhibrili e do pastaj i thërret banorët e qi­e­llit: Allahu e do filanin, pra dojeni edhe ju! Banorët e qiellit (me­le­kët) e duan, pas­taj bëhet i pranuar në mesin e njerëzve.”[10]

– Prej fryteve të dashurisë për hir të Allahut është fitimi i Xhene­tit:

“Kush viziton një të sëmurë apo ndonjë vëlla të tij, për hir të Alla­hut, thërret një thirrës: Të lumtë! Lum për ecjen tënde! Ke përgatitur në Xhe­­net një shtëpi!”[11]

–          Dashuria për hir të Allahut është e pa­kë­pu­tur në këtë dynja dhe ne Ahiret, Allahu i madhëruar thotë:

﴿الأَخِلاَّء يَوْمَئِذٍ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ إِلاَّ الْمُتَّقِينَ﴾

“Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç aty­re që ishin të sinqertë në miqësi.”[12]

Në këtë kohë të materializmit kur mirësia matet me pe­sho­­ret e tij, kemi nevojë të madhe që të njohim mënyrat e thellimit dhe për­for­ci­mit të kësaj dashurie, po për­men­dim më të rëndësishmet:

– përhapja e selamit sikur që u përmend në hadithin e parë të këtij ka­­pitulli: “A doni që t’ju tregoj një fshehtësi të cilën po e vepruat do ta do­ni njëri tjetrin? Përhapeni se­la­min mes jush!”[13]

– kur të takojë vëllai vëllain le të buzëqesh:

“Mos përçmo asgjë nga punët e mira, madje as takimin me vëllain tënd fytyrëçelur.”[14]

استأذنه في العمرة فأذن له فقال: يا أخي لا تنسانا من دعائك وقال بعد في المدينة يا أخي أشركنا في دعائك فقال عمر: ما أحب أن لي بها ما طلعت عليه الشمس لقوله يا أخي

– kur vëllai të ndahet prej vëllait të tij le të kërkoj që të lu­­tet për të du­­ke qenë në vetmi. Transmetohet nga IbënOm­­e­ri se Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre, mo­­­ri leje prej Pejgamberit për të bërë një Umre. Pejgamberi e lejoi dhe i tha: O vëlla, mos na harro në lutjet tua! Disa të tjerë nga Medina i tha­në: Vëlla! Na shoqëro në lutjet e tua! Omeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tha: nuk ka qenë për mua diç më e dashur se fjala e tij “o vëlla”.[15]

– nëse ndonjëri do vëllain e tij, le ta in­for­moj atë se e don.[16]

إذا أحبَّ الرجلُ أخاه فَلْيُخْبِرْه أنه يحبُّه

– t’i ofrojë vëllait të tij dhuratë siç theksohet në hadith: “Jepni njëri tjetrit dhurata që të duheni”[17]

Më bëftë Allahu mua dhe juve prej atyre që duan njëri tjetrin për hir të Tij dhe që fitojnë dashurinë dhe pajtimin e Tij.

“Dyzet hadithe mbi moralin – me komentim” Ahmed Muadh Hakij

Përktheu: Agim Bekiri

[1] Transmeton Muslimi

[2]Hashër – 9

[3]Enfal – 63

[4]Transmeton Muslimi

[5]TransmetojnëBuhariudheMuslimi

[6]Transmeton Muslimi

[7]Transmeton Tirmidhiu

[8]Transmeton Muslimi

[9]Transmeton Buhariu

[10]Transmeton Buhariu

[11]Transmeton Tirmidhiu

[12]Zuhruf – 67

[13]Transmeton Muslimi

[14]Transmeton Muslimi

[15]Transmeton Ahmedi në Musnedin e tij, Tirmidhiu në Xhami’ dhe thotë: ha­di­thi është hasen sahih

[16]Transmeton EbuDavudi

[17]Imam Maliku në Muvetta

0 2215

Me sa u përmend në temën para kësaj, duket qartë se ishte zgjeruar e çara midis Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe popullit të vet.

Ai shqetësohej kur i shikonte njerëzit në punë të këqija dhe në vuajtje dhe donte të largohej prej tyre e të qëndronte në vetmi, për të menduar një rrugë që mund t’i shpëtonte ata. Ky shqetësim sa vinte e bëhej më i madh dhe me përparimin e moshës iu forcua më tepër dëshira për t’i shpëtuar njerëzit nga shkatërrimi. Dukej sikur dikush e thërriste për të qëndruar në vetmi dhe për t’u shkëputur nga njerëzit.

Prandaj, filloi të shkonte në shpellën Hira. Atje adhuronte Allahun sipas asaj që kishte mbetur nga feja e Ibrahimit (paqja qoftë mbi të!). Ai shkonte atje çdo vit një muaj, muajin e Ramazanit. Pasi kalonte koha e caktuar dhe plotësohej plot një muaj, kthehej në Mekë në mëngjes dhe bënte tavaf rrotull Shtëpisë së Shenjtë. Pastaj kthehej në shtëpinë e vet. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) vazhdoi kështu tri vjet rresht.

Kur Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) arriti moshën 40 vjeç, që është mosha e zhvillimit të plotë të njeriut, moshë në të cilën u bënë profetë edhe Profetët para tij, nisën t’i shfaqen shenjat e profetësisë dhe sihariqet e lumturisë. Filloi të shikonte ëndrra të mira, të cilat dilnin siç i shikonte. Shikonte ndriçimin dhe dëgjonte zërin. Një herë ai tha: “Unë di një gur në Mekë, që më përshëndeste me “Selam!”, para se të bëhem Profet.”

Zbritja e Zbulesës ishte muaji i Ramazanit, kur Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) pati arritur moshën 41 vjeç dhe ndodhej në shpellën Hira duke përmendur Allahun dhe duke e adhuruar Atë, kur papritmas i erdhi Xhebraili (paqja qoftë mbi të!) me mesazhin profetik dhe Zbulesën (Revalatën).

Për këtë le të dëgjojmë fjalën e Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!), e cila na e tregon hollësisht këtë ngjarje: “Në fillim, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e ka marrë zbulesën në formë ëndrrash të mira. Pra, sa herë që ai shikonte ndonjë ëndërr, i vinte një ndriçim, ashtu siç shkëlqen kur zbardh agimi. Më pas, atij i pëlqente të rrinte në vetmi. Prandaj, shkonte e rrinte i vetëm në shpellën Hira. Aty e adhuronte Allahun disa net dhe për këtë merrte ushqim me vete. Pastaj kthehej te Hatixhja dhe i linte asaj ushqim dhe çfarë i nevojitej. Vazhdoi kështu, derisa i erdhi e Vërteta aty, në Shpellën Hira. Profeti ka thënë,- vijoi Aishja: “Më erdhi engjëlli Xhibril dhe më tha: “Lexo!” Iu përgjigja: “Unë nuk di të lexoj.” Engjëlli më mori e më shtrëngoi aq fort, sa mu zu fryma. Pastaj më lëshoi dhe më tha: “Lexo!” Unë i thashë: “Nuk di të lexoj.” Atëherë, engjëlli më kapi e më shtrëngoi përsëri sa desh më mbyti. Pastaj më lëshoi dhe më tha: “Lexo!” Unë i thashë: “Unë nuk di të lexoj.” Ai më shtrëngoi për të tretën herë, pastaj më lëshoi dhe më tha: “Lexo, me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një pike gjaku të ngjizur. Lexo! Se Zoti yt është më bujari. Ai e mësoi njeriun të shkruajë me penë. I mësoi njeriut atë, që nuk e dinte.”

Me këto ajete, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u kthye, duke iu dridhur zemra dhe hyri te Hatixhja, bija e Huvejlidit (Allahu qoftë i kënaqur me të!) dhe i tha: “Mbulomë! Mbulomë!”. E mbuluan dhe ai qëndroi ashtu, derisa i kaloi frika. Pastaj i tregoi Hatixhes atë që i kishte ndodhur. “Pata frikë se nuk mund ta kryeja këtë detyrë”,- i tha ai Hatixhes. “Mos ki frikë,- i tha Hatixhja. Për Zotin, Allahu kurrë nuk do të të turpërojë ty. Ti e shikon farefisin; ti i duron vështirësitë; i jep atij, që nuk ka; ti e mirëpret të dobëtin; ti ndihmon që të vihet në vend e drejta.”

Pastaj Hatixhja shkoi te Varaka ibën Esed ibën Abdu Uzza, biri i xhaxhait të Hatixhes, i cili ishte i krishterë. Ai dinte ta shkruante Librin në hebraishte. Në atë kohë Varaka ishte plakur dhe ishte verbuar. “O biri i xhaxhait tim!”,- i tha Hatixhja. Dëgjo nga biri i vëllait tënd.” Varaka i tha Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!): “O biri i vëllait tim, çfarë ke parë?” I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i tregoi atë që kishte parë në shpellën Hira. “Ai është Xhebraili, që Allahu ia zbriti Musait”,- tha Varaka. “Ah, sikur të isha i fuqishëm! Ah, sikur të isha gjallë, kur populli yt të të nxjerrin ty prej Mekës.” “Vërtet, do të më nxjerrin mua ata?”,- pyeti i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). “Po,- iu kthye Uaraka. Çdo njeri që ka ardhur me atë që vjen ti, është luftuar e në qoftë se do të isha gjallë kur të vinte dita jote, do të të ndihmoja sa të mundja.” Nuk kaloi shumë kohë dhe Uaraka vdiq. Ndërkohë, Zbulesa u ndërpre.

Safijurrahman el-Mubarekfuri

(nga libri “Lulishtja e dritave”)

0 5972

I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) lindi te njerëzit e fisit Beni Hashim në Mekë. Ishte mëngjesi i ditës së hënë, dita e nëntë (thuhet edhe dita e dymbëdhjetë) e muajit Rabiul Euel, në vitin e ngjarjes së Elefantit.


 Data 9 është më e saktë, ndërsa data 12 është më e dëgjuar. Data e dytë bie më 22 prill të vitit 571, të erës sonë. Qe Shifaja, bija e Amrit, e ëma e Abdurr Rrahman ibn Aufit, ajo që e priti foshnjën. Kur e lindi Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) doli prej së ëmës një dritë, prej së cilës shndritën edhe pallatet e Shamit. Pastaj i dërguan fjalë gjyshit të Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), Abdul Muttalibit për t’i dhënë sihariqin e lindjes së Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Abdul Muttalibi erdhi menjëherë shumë i gëzuar, e mori foshnjën, e futi në Qabe, e falenderoi Allahun, i bëri lutje Atij dhe ia vuri foshnjës emrin Muhamed (i Falenderuar), sepse shpresonte që të falenderohej. Pastaj theri kurban për lindjen e tij dhe në ditën e shtatë të lindjes e bëri synet dhe sipas zakonit të arabëve, shtroi një darkë për të. Qumështi i gjirit

E para grua që i ka dhënë gji Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) pas nënës së tij, është Thuvejbja, robëresha e Ebu Lehebit, e cila kishte ende qumësht. Asaj i pati lindur një djalë, Masruhi. Thuvejbja i kishte dhënë gji më parë edhe Hamzait, birit të Abdul Muttalibit dhe më pas Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe Selemit, birit të Adil El Mahzumiut. Pra, këta të tre (Hamzai, Muhamedi, dhe Selemiu) ishin vëllezër qumështi, sepse kishin pirë qumësht nga e njëjta grua. Kur mori vesh për lindjen e Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) Ebu Lehebi u gëzua shumë dhe e liroi robëreshën e vet. Mirëpo, kur Muhamedi filloi t’i ftonte njerëzit për në Islam, Ebu Lehebi u bë nga armiqtë e tij më të egër. Muhamedi në fisin Benu Sa’ad Arabët e kishin traditë që për fëmijët e porsalindur të kërkonin gjidhënëse në zonat malore. Ata vepronin kështu për t’i larguar foshnjat nga sëmundjet e qyteteve, për t’i forcuar fizikisht dhe për t’ua mësuar gjuhën arabe në djep të pastër. Allahu kishte vendosur që disa gra nga fisi Beni Sa’ad bin Bekr Hauazin, të vinin për të kërkuar foshnje gjiri. Të gjithave ia paraqitën profetin Muhamed (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), por ata nuk pranuan ta merrnin, sepse ishte jetim. Njëra nga gratë, që kërkonte fëmijë për t’i dhënë gji, meqënëse nuk gjeti të tjerë, mori Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ajo ishte Halimja, bija e Ebu Dhuejbit. Ajo pati aq mirësi prej tij, sa e patën zili të tjerët. Emri i vërtetë i Ebu Dhuejbit, babait të Halimes, ishte Abdullah ibn el Harith. Emri i të shoqit ishte Harith, biri i Abdul Uzzas. Kurse fëmijët e Harith ibn Abdul Uzzas dhe vëllezërit e qumështit të Profetit Muhamed ishin: Abdullahu, Unejsja dhe Xheddameja, e cila quhej edhe Shimae, por më shumë njihej me mbiemrin se sa me emrin. Ajo kujdesej për të Dërguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Begatitë në shtëpinë ku i jepej gji

 Gjatë kohës që Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) qëndroi në atë shtëpi, erdhën shumë mirësi për njerëzit e asaj shtëpie. Kur Halimja erdhi në Mekë, ishte kohë thatësire. Ajo kishte një gomaricë, e cila ecte shumë ngadalë, sepse ishte shumë e dobët dhe e rraskapitur. Kishte edhe një deve, që nuk i jepte asnjë pikë qumësht. Halimja kishte edhe një djalë të vogël, i cili tërë natën nuk i pushonte së qari e së bërtituri, sepse kishte uri e nuk i linte prindët të flinin. Kur erdhi Halimja me Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe e vuri në prehër, i erdhi gjiri e iu shtua qumështi; foshnja piu dhe u ngop. Piu edhe djali i saj i vogël, derisa u ngop dhe fjetën gjumë. I shoqi shkoi te deveja dhe pa se ajo kishte tërë atë qumësht. E moli, pinë të dy sa u ngopën, fjetën dhe kaluan një natë shumë të mirë. Halimja me të shoqin dolën për të shkuar te stepat e Beni Sa’adit. Ajo i hipi gomaricës e mori me vete edhe Profetin. Gomarica ecte aq shpejt, sa ia kaloi varganit dhe asnjë nga gomerët nuk mund ta arrinte dot. Halimja me të shoqin arritën në vendin ku banonte fisi Beni Sa’ad, një nga vendet më të thata. Për habi, panë se delet e tyre vinin në mbrëmje të ngopura, me gjinj plot qumësht. I milnin delet dhe pinin qumësht me bollëk, në një kohë kur bagëtitë e të tjerëve nuk jepnin asnjë pikë qumësht. Kështu, Halimja me të shoqin panë shumë mirësi prej Allahut gjatë kohës që Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) qëndroi tek ata. Pasi u plotësuan dy vjet, Halimja ia ndërpreu gjirin. Tashmë ai ishte zhvilluar dhe forcuar fizikisht. Qëndrimi në fisin Beni Sa’ad Halimja shkonte te nëna e Muhamedit dhe familja e tij në çdo gjashtë muaj. Pastaj kthehej me të tek fshati i saj, në Benu Sa’ad. Pasi e plotësoi afatin e dhënies gji dhe ia ndërpreu atë, erdhi bashkë me Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) edhe nëna e tij, Eminia dhe u përpoq që ta mbante përsëri foshnjën, sepse kishte parë shumë begati e mirësi. Iu lut së ëmës që ta linte edhe ca kohë tek ajo. Halimja i tha Emines: “Meqënëse në Mekë ka rënë sëmundja e kolerës, kam frikë se mos sëmuret po ta lë Muhamedin këtu në Mekë. Prandaj, ma jep ta mbaj edhe ca kohë.” Eminia pranoi. Kështu, Halimja u kthye e gëzuar në shtëpinë e saj bashkë me Muhamedin. Ai qëndroi tek ajo edhe dy vjet të tjera. Pastaj, ndodhi një ngjarje e jashtëzakonshme, e habitshme. Halimja dhe i shoqi i saj patën frikë ta mbanin Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), prandaj e kthyen atë te e ëma. Ngjarja e habitshme qe çarja e gjoksit të Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Enes ibn Maliku ka kumtuar se kur i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) po luante me djemtë e tjerë, i erdhi Xhibrili, e mori dhe e shtriu për tokë, ia çau zemrën dhe ia nxori atë jashtë, pataj i nxori një copë të vogël mishi dhe i tha: “Kjo ishte pjesa e djallit.” Pastaj ia lau zemrën në një tas ari me ujë zemzemi. Më pas e bashkoi dhe e vuri në vend ashtu siç ishte. Djemtë erdhën me nxitim te nëna e tij e qumështit, Halimja dhe i thanë: “Muhamedi u vra.” U kthyen menjëherë e i dolën përpara dhe panë se atij i kishte ndryshuar ngjyra e fytyrës. “Unë e kam parë shenjën e asaj qepjeje në gjoksin e tij”,- përfundon Enesi. Te nëna e vet e dashur Pasi ndodhi kjo ngjarje e jashtëzakonshme, Profeti Muhamed (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u kthye në Mekë dhe qëndroi tek e ëma rreth dy vjet. Pastaj, Eminia u nis bashkë me të për në Medine. Në këtë udhëtim atë e shoqëronin kujdestari i saj, Abdul Muttalibi dhe shërbyesja e saj, Ummu Ejmeni. Ajo qëndroi në Medine një muaj, pastaj u kthye në Mekë. Aty qenë varrosur babai i Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe dajat e gjyshërit e tij, Benu Adji ibn En Nexhar. Gjatë rrugës Eminia u sëmur. Më tej gjendja u keqësua dhe ajo vdiq në Ebua, midis Mekës dhe Medines. Aty edhe u varros. Gjyshi e shoqëroi deri në Mekë Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), duke ndjerë thellë në zemër dhembjen e madhe që i kishte shkaktuar fatkeqësia e re. Ai sillej me Muhamedin me një butësi, të cilën nuk e njihnin as djemtë e vet. Abdul Muttalibi e vlerësonte shumë Muhamedin dhe e nderonte dhe e preferonte më shumë se djemtë e vet. E vinte në dyshekun e vet, ku nuk ishte ulur tjetërkush deri atëherë. I fërkonte shpinën dhe gëzohej nga ajo që bënte ai. Abdul Muttalibi besonte se ai djalë do të kishte një të ardhme të madhe. Mirëpo pas dy vjetësh, Abdul Muttali vdiq, në moshën 80 vjeç dy muaj dhe dhjetë ditë. Te xhaxhai i vet i dashur Kujdestarinë për Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) e mori përsipër xhaxhai i tij, Ebu Talibi. Ai tregoi shumë mëshirë dhe dashuri ndaj tij. Ebu Talibi nuk ishte i pasur, por Allahu, ia shtoi atë pasuri të pakët që kishte: një ushqim i vetëm ngopte të gjithë familjen e tij. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte shembull flijimi dhe durimi. Ai mjaftohej me atë që i kishte caktuar Allahu i Madhëruar. Udhëtimi për në Sham dhe takimi me priftin Ebu Talibi do të shkonte për tregti me një vargan të Kurejshve deri në Sham (Siri). Muhamedi në atë kohë ishte dymbëdhjetë vjeç. Dikush ka thënë se ishte dymbëdhjetë vjeç e dy muaj dhe dhjetë ditë. Ebu Talibi nuk duronte dot që të largohej nga Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Nga dhembshuria që kishte për të, e mori me vete. Kur vargani arriti afër qytetit Basra, në kodrat e Shamit, u doli përpara një nga priftërinjtë e mëdhenj të krishterëve, që quhej Behira. Ai hyri midis varganit, shkoi te Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), e mori për dore dhe i tha: “Ky është më i madhi i njerëzimit. Ky është i dërguari i Zotit të botëve. Këtë e dërgon Allahu mëshirë për të gjithë botët.” Ata që qenë aty, e pyetën: “Ku e di ti këtë?” “Kur ju dolët prej qafës së malit,- tha prifti, nuk mbeti gurë e dru pa rënë në sexhde. E, gurët e drurët bëjnë sexhde vetëm për profetët. Unë, e njoh atë, sepse ka vulën e profetësisë pas shpine, nën shpatull; ajo është sa një mollë; e kemi të shkruar në librat tanë.” Pastaj, prifti Behira i nderoi ata me mikpritjen e tij. Ai i tha Ebu Talibit që ta kthente Muhamedin dhe të mos shkonte me të në Sham, sepse kishte frikë mos i ndodhte gjë nga jehudinjtë dhe romakët. Ebu Talibi e ktheu Muhamedin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në Mekë. Lufta e Fuxharit

 Kur Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte njëzet vjeç, në vendin e quajtur Pazari i Ukadhit filloi një luftë midis fiseve Kurejsh dhe Kinan nga njëra anë dhe fisit Kajs Ajlani nga ana tjetër. Patën ndodhur katër grindje në katër vjet midis atyre fiseve. Tri të parat përfunduan vetëm me grindje dhe me një acarim të lehtë. Vetëm në të katërtën ndodhi lufta. Lufta u ashpërsua shumë. U vranë disa veta nga të dy palët. Pastaj, bënë armëpushim, që të numëronin të vrarët. Ajo palë që do të kishte të vrarë më tepër do të merrte shpagimin e gjakut që ishte derdhur më shumë. Kështu vendosën, e pushuan luftën e i hoqën armiqësitë dhe sherrin që ishin krijuar midis tyre. Në atë luftë mori pjesë edhe i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ai i përgatiste shigjetat xhaxhallarëve të vet që luftonin. Kjo luftë është quajtur Lufta e Fuxharit, sepse fiset ndërluftuese shkelën shenjtërinë e Mekës dhe të muajit të shenjtë. Pakti i drejtësisë Në muajin Dhul Ka’ade, fill pas luftës së Fuxharit u vendos Pakti i Drejtësisë (Hilful Fudul) ndërmjet pesë barqeve të fisit Kurejsh: Benu Hashim, Benu el-Muttalib, Benu Esed, Benu Zehre dhe Benu Temim. Cila qe arsyeja e vendosjes së paktit? Një burrë nga Zebidi erdhi në Mekë me një plaçkë, të cilën ia bleu Asib Uail es-Sehmiu, por ai nuk i dha atë që i takonte. Burri kërkoi ndihmë nga fiset Benu Abdu Dar, Benu Mahzum, Benu Xhemeh, Benu Selim dhe Benu Adj, por ata nuk ia vunë veshin. Atëherë, ai hipi në majë të malit Ebu Kubejs dhe tha me vjershë padrejtësinë që i kishin bërë. Pastaj bëri thirrje që ta ndihmonin të merrte të drejtën që i takonte. Menjëherë shkoi atje Zubejr ibn Abdul Muttalibi dhe qëndroi aty, derisa ato barqe që përmendëm më lart, u mblodhën në shtëpinë e Abdullah ibn Xhed’anit, kryetar i fisit Benu Temim. Dhanë besën dhe bënë paktin që të ndihmonin në Mekë çdo njeri që do t’i bëhej padrejtësi. Atij duhej t’i kthehej e drejta që i takonte, qoftë vendas a i huaj. Pastaj u çuan dhe shkuan tek Asi, i biri i Uail es-Sehemiut dhe ia morën me forcë atë që i takonte Zubejdiut e ia dhanë atij. Në këtë pakt mori pjesë edhe vetë i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) bashkë me xhaxhallarët e vet. Pasi Allahu e nderoi me mesazhin profetik, tha: “Në shtëpinë e Abdullah ibn Xhed’anit kam marrë pjesë në një pakt, që për mua ishte më i dashur sesa pasuria më e shtrenjtë. E sikur të bëhej thirrje për një pakt të tillë në Islam, unë do ta pranoja.” Jeta dhe puna Dihet se Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) lindi jetim dhe u rrit nën kujdestarinë e gjyshit e më pas të xhaxhait dhe nuk trashëgoi nga babai i vet ndonjë pasuri. Kur u bë në moshën, kur mund të punonte, zakonisht ruajti delet bashkë me vëllezërit e vet nga qumështi të fisit Benu Sa’ad. Kur u kthye në Mekë, ruajti delet e vendasve, me njëfarë pagese të vogël, që në kohën tonë mund të jetë dhjetë rijal4. Ruajtja e deleve është një traditë profetike, në fillim të jetës së tyre. Pasi e nderoi Allahu me misionin profetik, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Cdo profet ka ruajtur delet.” Kur u rrit e u bë burrë, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) filloi të merrej ca e nga ca me tregti. Eshtë kumtuar se ai ka pasë bërë tregti me Seib ibn Ebu Saibin, të cilin e kishte bashkëpunëtorin më të mirë, që nuk bënte padrejtësi dhe nuk grindej. Në marrëdhënie me njerëzit, Profeti Muhamed (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është njohur dhe shquar për besnikëri, për çiltëri dhe ndershmëri. E tillë ka qenë sjellja e tij në çdo hap e në të gjitha fushat e jetës, ndaj e mbiquajtën El Emin (Besniku). Udhëtimi për në Sham dhe tregtia me pasurinë e Hatixhes Hatixhja, bija e Huuejlidit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka qenë më e mira e grave të fisit Kurejsh, si për nga nderi, ashtu edhe për nga pasuria. Ajo u jepte pasuri tregtarëve, që të tregtonin me të përkundrejt një pjese fitimi. Kur dëgjoi për Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), i propozoi që të shkonte në Sham, të tregtonte për të dhe t’i jepte atij më shumë nga ç’u kishte dhënë të tjerëve. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u nis për në Sham bashkë me shërbëtorin e Hatixhes, Mejserin. Në Sham shiti e bleu dhe pati një fitim të madh. Kështu pasuria e Hatixhes pati një begati që nuk e kishte pasur kurrë. Pasi bënë tregti në Sham, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) u kthye në Mekë dhe çoi në vend amanetin. Martesa me Hatixhen Hatixhja pa te Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) besnikëri dhe mirësi, që nuk e kishte parë asnjëherë dhe u habit. Shërbëtori, Mejseri i tregoi çfarë kishte parë te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Thuhet edhe për ndodhi të jashtëzakonshme; për shembull, kur ishte vapë e madhe, atij i jepnin ujë dy engjëj. Hatixhja e kuptoi që do të ishte lumturi e madhe të martohej me të. Iu propozua Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) për martesë dhe ai pranoi. Për këtë bisedoi edhe me xhaxhallarët e vet. Ata i dërguan fjalë xhaxhait të Hatixhes, Amir ibn Esedit. Xhaxhai e martoi Hatixhen me Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) në prani të njerëzve nga fisi Benu Hashim dhe të kryetarëve të fisit Kurejsh, me një prikë prej 20 deve ose 6 deve të reja. Fjalën e martesës e mbajti xhaxhai i Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!), Ebu Talibi. Ai e falenderoi dhe e lavdëroi Allahun. Pastaj përmendi prejardhjen e nderuar dhe të mirat e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Pastaj shpalli lidhjen e martesës dhe tregoi sasinë e prikës. Martesa e Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me Hatixhen u bë dy muaj e ca ditë pas kthimit të Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nga Shami. Atëherë, Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte 25 vjeç, ndërsa Hatixhja (sipas versionit më të njohur) ishte 40 vjeçe. (Thuhet edhe se ka qenë 28 vjeçe; dikush ka thënë edhe ndryshe). Ajo qe martuar më parë me Atik ibn Aidh El Mahzumiun, por ai vdiq. Pastaj u martua me Ebu Halid Timinun, por edhe ai vdiq. Me të pati një djalë. Më pas kryetarët e mëdhenj të fisit Kurejsh deshën të martoheshin me të, por ajo nuk pranoi, derisa u martua me të Dërguarin e Allahut. Martesa me të qe një lumturi, që e kishin lakmi të gjithë njerëzit. Hatixhja është gruaja e parë e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe deri sa vdiq ajo, ai nuk ka marrë tjetër për grua. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) i pati të gjithë fëmijët me Hatixhen, përveç Ibrahimit, të cilin e pati me Marien, që ishte nga Koptet e Egjiptit. Fëmijët që pati me Hatixhen Fëmijët që pati Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) me Hatixhen janë: Kasimi, Zejnebja, Rukija, Ummu Kulthumi, Fatimja dhe Abdullahu. (Ka edhe thënie të tjera përsa i përket numrit dhe radhës së tyre.) Djemtë kanë vdekur të vegjël, ndërsa vajzat kanë jetuar të gjitha. Ato u bënë myslimane dhe u shpërngulën nga Meka në Medine. Tri vajza vdiqën para se të vdiste Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Fatimja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) jetoi edhe gjashtë muaj pas vdekjes së Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Ndërtimi i Shtëpisë së Shenjtë Kur Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishte në moshën 35 vjeç, ndodhi një furtunë e madhe. Ajo i çau dhe i mbuloi muret e Qabes. Muret qenë dobësuar edhe më parë për shkak të një djegieje. Kurejshët u detyruan që ta ndërtonin atë rishtaz. Ata vendosën që të përdornin pasuri të pastër në të. Nuk do të hynte në ndërtimin e Qabes asnjë lloj pasurie e grabitur a e fituar me kamatë ose me padrejtësi. Ata i trembeshin dënimit të Allahut. U çua Uelid ibn Mugira dhe tha: “Allahu nuk i dënon ndërtuesit.” Dhe nisi të shembë muret. E ndihmuan edhe të tjerët. U shembën muret dhe arritën te themelet e Ibrahimit. Pastaj filluan ndërtimin. Secilit fis i caktuan pjesën që do të ndërtonte. Vetë kryetarët e fiseve mbartnin gurë. Ndër ta, edhe i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe xhaxhai i tij, Abbasi. Ndërtimin e Qabes e mori përsipër një ndërtues romak, që quhej Bakum. Meqënëse pasuria e pastër nuk u mjaftonte për ndërtimin e Qabes mbi themelet e Ibrahimit, lanë pa ndërtuar 6 kutë nga veriu. Në kufirin e 6 kutëve ndërtuan një mur të vogël për të treguar se është prej Qabes. Kjo pjesë njihet me emrin “Guri” dhe “Hatimi”. Kur, ndërtimi arriti në vendin e Gurit të Zi, secili prej kryetarëve donte të ishte vetë i nderuari, duke vënë Gurin e Zi në vendin e tij. Ata filluan të grindeshin. Kështu vazhduan 4 ose 5 ditë. Për pak grindja desh u kthye në një luftë të përgjakshme në Haram5. Vetëm se Ebu Umejje ibn Mugire el Mahzumiu arriti ta kalojë situatën me urtësi. Ai ishte më i vjetri i kurejshëve. Ai propozoi që i pari që do të hynte në derën e xhamisë, të gjykonte. Të gjithë e pranuan dhe ranë në një mendje për këtë. Ishte vendimi i Allahut që i pari që do të hynte në xhami pas vendimit të kurejshëve të ishte i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Posa e panë atë, kurejshët brohoritën dhe thanë: “Ky është i Besueshmi, ne jemi të kënaqur.” Kur ai arriti tek ata, i shpjeguan ngjarjen. Atëherë, i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) mori një velencë dhe e vuri Gurin e Zi në të. Pastaj urdhëroi secilin prej kryetarëve të kapë një cep të velencës dhe ta ngrinin atë të gjithë së bashku. Kur e afruan Gurin te vendi ku do të vihej, e mori në dorë i Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) dhe e vendosi në vendin e vet. Kjo qe një zgjidhje e zgjuar dhe e arsyeshme e të gjithë u kënaqën me të. Gurin e zi e ngritën nga toka një metër e gjysmë, ndërsa derën e Qabes e ngritën rreth 2 metra nga toka, me qëllim që të mos hynte askush tjetër aty përveç atij që donin ata. Muret i ngritën tetëmbëdhjetë kutë, kurse më parë patën mbetur përgjysmë. Brenda Qabes bënë gjashtë shtylla në dy rreshta dhe tavanin e vunë në një lartësi prej pesëmbëdhjetë kutësh. Më parë, Qabja ka qenë pa tavan dhe pa kollona. Jeta e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) para se të bëhej Profet Që i vogël, Muhamedi u rrit me mendje të shëndoshë, i zhvilluar fizikisht dhe i pastër shpirtërisht. Ai u rrit, u burrërua dhe u zhvillua duke trashëguar tërë cilësitë e mira. Muhamedi karakterizohej nga largpamësia, mendimi i drejtë dhe zgjuarsia e rrallë. Ishte shembull i përkryer në mor al. Dallohej për çiltëri, për mbajtjen e amanetit, për sjellje të njerëzishme, për moral të lartë, urtësi, durim, mirënjohje, sedër, thjeshtësi dhe dashamirësi. Ai ishte në majën më të lartë të mirëbërësisë e të humanizmit. Për këtë, xhaxhai i tij Ebu Talib ka thënë: “Ai e ka fytyrën të bardhë, ndihmon jetimët dhe mbron të vejat.” Ai shikonte farefisin. Ai e mbante vetë atë që rëndonte shpatullat e njerëzve. Ai ndihmonte ata që nuk kishin, derisa të mëkëmbeshin; ai ndihmonte më të dobëtit; ai ndihmonte atë që i kishte ndodhur ndonjë fatkeqësi. Allahu e kishte rrethuar me ruajtjen dhe kujdesin e Vet. E kishte bërë që t’i urrente ato vese dhë gjëra të kota e të këqija që gjallonin në popullin e tij. Prandaj, Muhamedi (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nuk merrte pjesë në festat e paganëve dhe të idhujtarëve. Ai nuk hante kurrë nga ai mish që therej për idhujt ose për dikë tjetër përveç Allahut. Ai nuk i duronte dot as betimet në Latin dhe Uzzanë, as prekjet me dorë a afrimin tek ata. Ai u qëndronte pijeve alkoolike më larg se të gjithë njerëzit dhe nuk shkonte për të dëgjuar muzikë. Ai nuk ka shkuar asnjëherë në vendet ku kalohej koha me gjëra të kota a në klube ku mblidheshin të rinjtë e ku takoheshin të dashuruarit në Mekë.

Safijurrahman el-Mubarekfuri

0 1907

Hyrje

Falënderimi takon Allahut, Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë kërkojmë, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e fundit, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Kiametit.

Me të vërtetët Allahu e obligoi agjërimin e muajit të Ramazanit për dobi të robërve të Tij, dhe si një obligim i tillë që është duhet që çdo besimtar e besimtare ti njeh dispozitat e asaj që e ka zbrit Allahu i Madhëruar, që është e ndërlidhur me adhurimet të cilat janë të obliguara për secilin individ, e prej tyre edhe agjërimi i muajit të Ramazanit.

Për ju i kemi përgatitur disa tema të cilat do ti paraqesim me lejen e Allahut, ku do të përmendim çdo dispozitë që është e nevojshme për ta njohur, duke i bazuar ato dispozita në argumentet prej Kuranit, dhe haditheve të pejgamberit, salallahu alejhi ve selem.

Duke e lutur Allahun subhanehu ve teala që të na bëj dobi ne dhe ju, të kryejmë këtë adhurim në formën më të mirë dhe asht siç e kërkon Allahu nga ne, vetëm Allahun e lusim dhe vetëm prej Tij ndihmë kërkojmë të plotësojmë këto ditë, të na e pranojë agjërimin, namazin, leximin e Kuranit dhe çdo vepër të mirë.

NJOHJA E LLOJEVE TË AGJËRIMIT

Ky kapitull ndahet në dy pjesë:

1)    Agjërimi obligativ

2)    Agjërimi vullnetar

Temat që i kemi renditur flasin për një kategori prej llojeve të agjërimit, ai është agjërimi i obligueshëm, ndërsa agjërimin vullnetarë do ta veçojmë nga ky kapitull ngase nuk ka të bëjë me muajin e Ramazanit, meqë edhe i kemi titulluar këto tema me agjërimin e muajit të Ramazanit, çka bën të përjashtohen edhe kapituj tjerë që kanë të bëjnë edhe me agjërimin e obligueshëm.

Themi: Agjërimi në Islam është obligativ (vaxhib), mirëpo është edhe vullnetar (mendub). Sa i takon agjërimit obligativ ndahet në tre pjesë: Obligativ për shkak të kohës, këtu bën pjesë agjërimi i muajit të Ramazanit, dhe obligativ për ndonjë shkelje të ligjeve të cilat detyrojnë gabimtarin të bëjë shpagimin sipas renditjes, këtu bën pjesë agjërimi për shpagim dhe së treti agjërimi të cilin njeriu ia bën obligim vetes, si për shembull agjërimi për shkak të zotimit. Ky kapitull përmbledh në vete vetëm një nga këto lloje, ai është agjërimi i muajit të Ramazanit. Ndërsa agjërimi për shkak shpagimit do të ceket në temat të cilat flasin se çfarë obligohet për shpagim dhe gjithashtu agjërimi për shkak të zotimit do të ceket tek Kapitulli i Zotimeve.

Me këtë u bë e qartë për ne njohja e llojeve të agjërimit, që tani të kemi mundësi të thellohemi në temën tonë mbi agjërimin e obligueshëm të muajit të Ramazanit.

TEMA E PARË

KUPTIMI I NOCIONIT AGJËRIM DHE RAMAZAN

Kuptimi nocionit agjërim:

Në  etimologji ka për qëllim: Abstenim, si të thuash: Abstenoi nga të folurit, pra ka ndalur veten nga të folurit, siç është përmendur në fjalën e Merjemes, në ajetin Kuranor ku Allahu thotë:

فَقُولِي إِنِّي نَذَرْتُ لِلرَّحْمَنِ صَوْماً فَلَنْ أُكَلِّمَ الْيَوْمَ إِنْسِيّاً

nëse sheh ndonjë prej njerëzve thuaj: “Unë kam vendosur heshtje për hir të Gjithëmëshirshmit, andaj asnjë njeriu sot nuk i flas”. Merjem

Po ashtu të abstenosh nga udhëtimi, kur ndalesh, apo abstenoi nga të ngrënit e pirja kur të braktisësh ngrënien e pirjen.

Agjërim në terminologjinë e fesë ka për qëllim :

Abstenimi apo përmbajtja e dëshirës nga ushqimi e pija dhe marrëdhëniet intime me gratë gjatë ditës që nga lindja e sabahut deri në perëndim të diellit me nijet për t’u afruar Allahut të Madhëruar.

Këtë e shpjegon edhe ajeti që Allahu thotë:

وَكُلُواْ وَاشْرَبُواْ حَتّى يَتَبَيّنَ لَكُمُ الْخَيْطُ الأبْيَضُ مِنَ الْخَيْطِ الأسْوَدِ مِنَ الْفَجْرِ ثُمَّ أَتِمُّوا الصِّيَامَ إلَى الَّيْلِ 

“…dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje…”. Bekare 187.

 Dhe hadithi kudsij ku thuhet: “Ai le ushqimin,pijen dhe epshet e tija për Mua.”

Kuptimi i nocionit Ramazan:

Në gjuhën arabë qëndron Ramadan, për të cilin emër dijetarët kanë dhënë tre mendime:

Mendimi i parë thonë se rrjedh prej fjalës “Ramda” që domethënë nxehtësi e madhe, e shkaku përse është quajtur është se arabët në kohën e injorancës këtë muaj e quanin Muaji “Neik” që ishte muaji i nëntë prej muajve hënor, pastaj Allahu obligoi agjërimin e Ramazanit, e që kishte qëlluar në kohën e nxehtësisë së madhe, e për këtë e quajtën Ramadan.

Siç përmend ibn Durejd, i cili thotë: “Kur i ndryshuan emrat e muajve nga gjuhë e vjetër, i emërtonin sipas kohës në të cilën gjendeshin, e që ky muaj ishte në kohën e nxehtësisë së madhe.”

Mendimi i dytë thotë: Është quajtur Ramazan sepse e ka kuptimin “që i shkrin mëkatet”, siç qëndron në hadithin e Enes ibn Malikut, radijallahu anhu, se i dërguari, sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Është quajtur Ramadan, ngase i shkrin mëkatet.” Që ka kuptimin i djeg dhe i shlyen, mirëpo ky hadith është i shpikur, për atë nuk merret për argument dhe nuk veprohet me të.

Mendimi i tretë është se Ramadan është një prej emrave të Allahut, që argumentohen me një hadith të dobët që thotë: “Mos thoni: Erdhi Ramazani, se ai është emër prej emrave të Allahut.” E që edhe ky mendim nuk është i pranuar. Andaj, thënia më e saktë është mendimi i parë.

Përgatiti: Shpend Zeneli

0 8196

Muhamedi është më i nderuari i krijesave të Allahut, është më i miri dhe më i fundit i të Dërguarve të Tij. Eshtë bir i Abdullahut; Abdullahu-bir i Abdul Mutalibit; Abdul Mutalibi-bir i Hashimit; Hashimi-bir i Abdu Menafit; Abdu Menafi-bir i Kusajit; Kusaji-bir i Kilabit; Kilabi-bir i Murres; Murrja-bir i Ka’abit; Ka’abi- bir i Lu’ejit; Lu’eji-bir i Galibit; Galibi-bir i Fihrit; Fihri-bir i Malikut; Maliku-bir i Nadirit; Nadiri-bir i Kinanit; Kinani-bir i Huzejmit; Huzejmi-bir i Mudrikut; Mudriku-bir i Iljasit; Iljasi-bir i Mudarit; Mudari-bir i Nezarit; Nezari-bir i Ma’dit; Ma’di-bir i Adnanit.


 Sipas mendimit të të gjithë historianëve, Adnani është një nga pasardhësit e Ismailit, biri i Ibrahimit, por nuk dihet me saktësi numri i brezave dhe as emrat e personave që kanë qenë midis tij dhe Ismailit. Ndërsa nëna e Muhamedit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është Eminia, bija e Uehbiut; Uehbiu-bir i Abdu Menafit; Abdu Menafi-bir i Zehrës; Zehra-bir i Kilabit. Kilabi ishte gjyshi i pestë i Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) nga e ëma. Pra, babai i tij dhe nëna e tij dilnin prej një origjine dhe bashkoheshin te Kilabi. Emri i saktë i Kilabit është Hakim ibn Urue, por meqë e kishte bërë zakon që shkonte shpesh herë për gjah me qentë e gjahut, u njoh me emrin “Kilab”. Fisi

Fisi i Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ishin kurejshët, të njohur për vetitë e mira dhe autoritetin e lartë. Ai fis ka një prejardhje të lavdishme dhe pozitë të nderuar ndër të gjithë arabët. Kurejsh është mbiemri i Fihirit, birit të Malikut ose i Nadrit dhe Nadri-bir i Kinanit. Të gjithë burrat e këtij fisi kanë qenë fisinikë dhe të nderuar në kohën e tyre, por më i dalluari ndër ta ishte Kusaji (emrin e vërtetë e kishte Zejd). Ai ishte i pari nga kurejshët që mori përsipër të kujdesej për Qaben. Pra, ai kishte çelësin e Qabes, e hapte për atë që donte dhe kur të donte. Ai e vendosi fisin Kurejsh në luginën e Mekës, në brendësi të këtij vendi, kurse më parë ata banonin në rrethinat e Mekës, të shpërndarë midis fiseve të tjera. Kusaji kujdesej për t’u shërbyer e për t’u dhënë ujë haxhinjve. Ena ishte një rezervuar i posaçëm për lëng hurmash, mjaltë, rrush të thatë etj. Ishte ai, që përgatiste ushqimin për ta, në kohën e Haxhit. Kusaji ndërtoi një shtëpi në veri të Qabes, e cila u njoh me emrin “Darun Nedue” (Shtëpia e Këshillimit). Ajo ishte shtëpia e këshillimit për kurejshët dhe qendër e lëvizjeve të tyre shoqërore. Prandaj, çdo martesë a çdo çështje tjetër përfundohej në atë shtëpi. Kusaji kishte në dorë flamurin dhe udhëheqjen. Cdo flamur lufte nisej vetëm me urdhrin e tij. Ai ishte fisnik, i urtë dhe i shkonte fjala te njerëzit e vet.

Familja

Familja e Muhamedit njihej me emrin “Familja Hashemije”. E kishte marrë këtë emër prej gjyshit të tij të dytë, që quhej Hashim. Pasardhësit e tij quheshin hashemij dhe kështu, derisa erdhi Islami. Hashimi kishte trashëguar disa ofiqe nga Kusaji: u shërbente haxhinjve dhe përgatiste bukën e ushqimin për ta. Hashimi ishte njeriu më i lartë i kohës së tij. Ai e thërrmonte bukën në lëng mishi dhe e bënte përshesh. Në arabishte ky lloj ushqimi quhet “tharid”. Hashimi ua jepte tharidin haxhinjve, që vinin në Mekë. Nga kjo ai mori emrin Hashim (Thërrmues), kurse emrin e vërtetë e kishte Amru. Hashimi bëri traditë për arabët “dy udhëtimet”; udhëtimi i parë bëhej gjatë dimrit për në Jemen, kurse udhëtimi i dytë bëhej gjatë verës për në Sham. Hashimi ishte më i nderuari i Bat’hasë (Mekës). Thuhet se kur Hashimi kaloi në Jathrib1, që ndodhet në rrugën për në Sham, u martua me Selemen, bijën e Amrit, nga fisi Beni Adji e ky bir i Nexharit. Qëndroi tek ajo ca kohë, pastaj shkoi në Sham. Selemeja kishtë mbetur shtatzënë në Medine (Jathrib). Hashimi vdiq në Gaza, që ishte tokë e Palestinës. Selemeja lindi djalë në Medine, të cilit ia vuri emrin “Shejbe”2, prej thinjave që kishte në kokë. Djali u rrit midis dajave në Medine, por xhaxhallarët e tij në Mekë nuk dinin asgjë për të, derisa ai u bë shtatë ose tetë vjeç. Kur xhaxhai i tij, Muttalibi e mësoi këtë, shkoi dhe e solli në Mekë. Kur e panë njerëzit, menduan se djali ishte skllav i tij dhe e quajtën “Abdul Muttalibi” (Skllavi i Muttalibit”). Kështu, ai u bë i njohur me këtë emër. Abdul Muttalibi ishte më i pashmi i njerëzve dhe më autoritari. Në kohën e vet është nderuar si askush tjetër. Abdul Mutalibi ishte më i nderuari i kurejshëve, pronar i varganit të Mekës. Ishte i nderuar, i respektuar dhe shumë bujar, saqë për bujarinë që kishte, quhej “dhënës i madh”. Nga sofra e tij hanin të varfrit; nga sofra e tij hanin kafshët e egra dhe shpezët. Prandaj, Abdul Muttalibi quhej ushqyes i njerëzve në fushë dhe ushqyes i kafshëve dhe i shpezëve në majat e maleve. Ai pati nderin të rihapte pusin e Zemzemit, pasi e pati mbyllur atë pus fisi Xhurhum, shumë kohë më parë, atëherë kur u dëbuan nga Meka. Kur po flinte, Abdul Muttalibi pa një ëndërr. Dikush e urdhëroi që të hapte pusin e Zemzemit, madje u përshkrua edhe vendi, ku gjendej pusi. Po në kohën e Abdul Muttalibit ka ndodhur edhe ngjarja e Elefantit. Abraha El Ashrami (sundues i Jemenit) erdhi nga Jemeni me gjashtëmbëdhjetë mijë ushtarë të stërvitur mirë për të shembur Qaben. Ai kishte me vete edhe disa elefantë. Arriti në “Uadi Mahsir”, që gjendet midis Muzdelifes dhe Minasë. Në kohën që u përgatit për sulm kundër Mekës, Allahu dërgoi mbi ta zogj që vinin tufë-tufë e që gjuanin me gurë dhe baltë të gurëzuar. Allahu e bëri ushtrinë e Abrahasë si gjeth të përtypur. Kjo ka ndodhur rreth një muaj para se të lindte Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). Babai i Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) është Abdullahu. Ai ishte më i miri dhe më i sjellshmi i djemve të Abdul Muttalibit. Kur Abdul Muttalibi hapi pusin e Zemzemit dhe u dukën shenjat e pusit të vjetër, Kurejshët u grindën me të dhe u përpoqën që ta ndalonin, por ai premtoi që, sikur Allahu t’i jepte dhjetë djem, ai do të bënte kurban njërin prej tyre. Kështu, Abdul Muttalibi hodhi short midis djemve të vet se cili do të bëhej kurban. Shorti i ra Abdullahut. Abdul Muttalibi shkoi te Qabja për ta bërë kurban Abdullahun, por Kurejshët e ndaluan, sidomos vëllezërit dhe dajat e tij. Atëherë, Abdul Muttalibi dha në vend të tij njëqind deve. Ismaili u shpëtua me një dash (i cili u ther në vend të tij) dhe Abdullahu u shpëtua me njëqind deve që u flijuan për të. Pra, Profeti Muhamed është biri i dy njerëzve që flijoheshin, njëri është Ismaili, tjetri babai i vet, Abdullahu e njëherazi është biri dy të shpëtuarve. Abdul Muttalibi dha pëlqimin që djali i vet, Abdullahu të martohej me vajzën Emine, që ishte bija e Ehbiut dhe më e mira e grave të fisit Kurejsh, si për nga nderi, ashtu edhe për nga pozita. Babai i saj, Uehbiu ishte kryetar i fisit Beni Zehre dhe më i miri i tyre, si në prejardhje ashtu edhe në pozitë. Kështu, u realizua fejesa dhe martesa. Abdullahu dhe Eminia jetuan pak kohë në Mekë. Ajo mbeti shtatzënë dhe nga kjo shtatzënësi lindi i Dërguari i Allahut. Pas njëfarë kohe, Abdul Muttalibi e dërgoi Abdullahun në Medine (thuhet edhe në Sham), që të merrej me tregti. Por, sapo u kthye, vdiq. U varros në shtëpinë e Nabija Dhabjaniut; sipas një kumtimi më të saktë, Abdullahu ka vdekur para se të lindte Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!). 

Safijurrahman el-Mubarekfuri

NA NDIQNI NË