Arhiva DitoreNov 19, 2014

0 1744
  1. Kush është muezini i parë në Islam?
  2. – Bilal ibn Rebah,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
  3. Cila është sureja më e gjatë në Kur’an?
  4. – Sureja më e gjatë në Kur’an është sureja el Bekare, 286 ajete.
  5. Prej cilit fis është Halid Ibn Uelidi,- Allahu qoftë i kënaqur me të,?
  6. – Fisit Beni Mahzum.
  7. Cila sure zbriti pas sures Kaf?
  8. – Sureja el Beled.
  9. Në cilin det u takua Firaoni me Musain alejhi selam?
  10. – Në detin e Kuq.
  11. Cila ishte puna e parë që e bëri pejgamberi alejhi selam pas hyrjes në Medine?
  12. – Ndërtimin e Xhamisë së Kubasë.
  13. Prej cilit fis Kurejshit është sahabiu i nderuar Zubejr ibnul Auami,- Allahu qoftë i kënaqur me të?
  14. – Fisit Beni Esed.
  15. Cila është njëra nga shkaqet për të cilën denohet njeriu në varr nëse nuk kujdeset për të?
  16. – Kryerja e urinës.
  17. Nëse veprohet një punë e cila nuk ka bazë në Kuran, në Sunet ose nuk e kanë vepruar as sahabët, si quhet veprimi i kwsaj vepre?
  18. – Bidat (shpikje, risi) dhe veprimi i saj refuzohet dhe nuk pranohet.
  19. Prej cilit fis Kurejshit është Halifja i muslimanëve Othman ibn Afani,- Allahu qoftë i kënaqur me të?
  20. – Fisit Beni Umeje.
  21. Për cilën sure të Kur’anit, pejgamberi alejhi selam, tha: Në atë shtëpi ku lexohet kjo sure nuk ka mundësi të hyn shejtan?
  22. – Suren el Bekare.
  23. Kush ishte sahabiu i cili e pa Dexhallin?
  24. – Temim ibn Eus Ed Dariji,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
  25. Cila ishte lufta (beteja) e vetme në të cilën nuk morri pjesë Aliu,- Allahu qoftë i kënaqur me të?
  26. – Lufta e Tebukut.
  27. Cila është sureja e cila fillon pa Bismilah?
  28. – Sureja et Teube.
  29. Cili nga llojet e Haxhit është më i preferuari për t’u kryer?
  30. – Haxhi Temetu.
  31. Me çfarë pune merrej Ebu Bekri,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- para se të zgjidhej halife (udhëheqës) i muslimanëve?
  32. – Me tregti .
  33. Ceke një prej ulemave të Hadithit?
  34. – Imam Tirmidhiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
  35. Cila nga pemët është përmendur në Kur’an?
  36. – Fiku.(Fiqi).
  37. Një nga emrat e Ditës së Kijametit?
  38. – Et Tegabun (Dita e Mashtrimit, dështimit, do të shihet qartë se kush është mashtruar).
  39. Ceke një prej ndalesave të Ihramit (qoftë në Umre apo Haxhë)?
  40. – Mbulimi i kokës.

AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL

NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI

0 8231

Sureja Bekare është sureja e dytë me radhë në Kuranin Famëlartë. Është më e gjata në Kuran me 286 ajete. Në këtë sure gjendet edhe ajeti më i gjatë në Kuran, ajeti 282 dhe quhet “ajetud-dejn” (ajeti i borxhit) dhe poashtu në këtë sure është edhe ajeti më madhështor, ajetul-kursi gjegjësisht ajeti 255.

Kjo është sureja e parë e shpallur në Medine, pas sures “Mutafifin”, e cila është shpallur e fundit në Mekke. Kjo sure i ka disa vlera të cilat i ka përmendur i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ve selem. Në vijim do ti përmendi disa nga vlerat e kësaj sure:

1 – Transmetojnë Ahmedi, Muslimi, Tirmidhiu dhe Nesaiu hadithin prej Sehle ibën Ebu Salihut, i cili përcjellë nga babai i tij e ky nga Ebu Hurejra radijallhu anhu, sipas të cilit Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: /41/ “Mos i bëni shtëpitë e juaja varreza, ngase shejtani ikë nga shtëpia në të cilën lexohet sureja Bekare!” Tirmidhiu thekson se ky hadith është hasen-sahih.

2 – Transmetojnë Tirmidhiu, Nesaiu dhe Ibën Maxhe nga Abdulhamid ibën Xhaferi, me zinxhirë të transmetimit prej Ebu Hurejres radijallahu anhu, se ka thënë: /42/ “Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka dërguar një delegacion prej disa njerëzve, e gjatë kësaj e ka kontrolluar secilin prej tyre që të sheh se sa din nga Kur’ani. Duke arritur deri te njëri prej tyre, i cili ka qenë më i riu, ka thënë: ‘Sa din ti?’ Ai u përgjigj: ‘E di këtë dhe këtë, si dhe suren Bekare.’ Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ‘A e din suren ‘Bekare?’, ndërsa ai është përgjigjur: ‘Po’. Pastaj Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, i ka thënë: ‘Shko! Ti do t;u prish atyre.’ Një nga më autoritativët ndër ta ka thënë: ‘Pasha Allahun, asgjë nuk më ka penguar që ta mësoj suren ‘Bekare, përveç frikës që të mos veproj sipas saj!’

3 – Pejgamberi salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ‘Mësojeni Kur’anin dhe lexojeni atë! Kush e mëson Kur’anin, e lexon atë dhe vepron sipas tij, është i ngjashëm me temjanin përplot me aromë i cili përhapet në të gjitha anët, përderisa ai i cili e mëson Kur’anin dhe e neglizhon atë, është i ngjashëm me temjanin aroma e të cilit nuk ndihet. Ky hadith është hasen.

4 – Buhariu transmeton nga Usejd ibën Hudajri radijallahu anhu, i cili ka treguar se: /43/ “Një natë duke e lexuar suren ‘Bekare kali e tij e i cili ka qenë e i lidhur në afërsi të tij, u shqetësua. Kur ka heshtur, ai është qetësuar. Përsëri, më pastaj, ka filluar që të lexojë, ndërsa kali përsëri është shqetësuar. Pas kësaj ka ndërprerë me leximin. Pasiqë i biri i tij Jahja ka qenë afër, ai është frikësuar të mos e shqelmojë, kështu që e mori duke e ngritur kokën kah qielli, për të mos e parë. Kur ka dal mëngjesi, ka biseduar me Pejgamberin sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem, i cili i ka thënë: ‘Lexo o biri i Hudajrit!’, ndërsa ai i tha: ‘Jam frikësuar o i Dërguari i Allahut për Jahjanë, i cili ka qenë në afërsi të kalit, kështu që e kam ngritur kokën kah qielli duke u kthyer kah ai dhe pashë diçka si mjegull me ndriçime. Pastaj kam dalë që të mos e shikojë këtë.’ Pejgamberi salalahu alejhi ue selem, e ka pyetur: ‘A e din se çka ka qenë ajo?’ ‘Jo’ – është përgjigjur ai. ‘Ala kanë qenë melaike, të cilat janë afruar që ta dëgjojnë zërin tënd. Po të kishe vazhduar me leximin, edhe njerëzit do ti kishin parë, sepse nuk do të ishin fshehur prej tyre!’”

Disa dijetarë krahas kësaj theksojnë se kjo sure përmban njëmijë lajmërime, njëmijë urdhëresa dhe njëmijë ndalesa.

Ali Shabani

Nga libri “tejsirul-alijil-kadir” të Nesib Rifai

Shtator, 2013

0 9975

باب صلة الرَّحم

عن أبي هريرة – رضي الله عنه – أنه قال: سمعت رسول الله يقول: “مَنْ سَرّهُ أَنْ يُبْسَطَ عَلَيْهِ في رِزْقِهِ وَيُنْسَأَ في أَثَرِهِ فَلْيَصِلْ رَحِمَهُ”.

9. Transmeton Ebu Hurerja, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë: Kam dëgjuar Pejgmaberin, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, dukë thënë: “Kush dëshiron t’i shtohet fur-nizimi dhe t’i zgjatet jeta le të respektojë farefisin.”1

Allahu i madhëruar thotë:

﴿ …وَاتَّقُواْ اللّهَ الَّذِي تَسَاءلُونَ بِهِ وَالأَرْحَامَ إِنَّ اللّهَ كَانَ عَلَيْكُمْ رَقِيبًا ﴾

“Dhe keni frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, dhe ruajeni farefisin (akraballëkun)”2

﴿ وَالَّذِينَ يَصِلُونَ مَا أَمَرَ اللّهُ بِهِ أَن يُوصَلَ وَيَخْشَوْنَ رَبَّهُمْ وَيَخَافُونَ سُوءَ الحِسَابِ ﴾

Në një ajet tjetër thotë: “Dhe ata që e mbajnë lidhjen për të cilën Allahu ka urdhëruar të mbahet, që frikësohen nga Zoti i tyre dhe nga llogaria e rëndë e përgjegjësisë.”3

Farefis janë të afërmit të cilët i lidhë prejardhja, pa marrë parasysh a trashëgojnë njëri tjetrin apo jo, është mahrem4 apo nuk është. Disa dijetarë mendojnë se farefis janë vetëm ata që nuk mund të martohen ndërmjet tyre, mirëpo mendimi i parë është më i saktë sepse sipas të dytit përjashtohen fëmijët e axhës, hallës, dajës dhe tezes nga farefisi e që nuk është ashtu.5

Kadi Ijadi thotë: s[ka kundërshtime rreth asaj se mbajtja e lidhjes me farefisin është vaxhib (obligim) në përgjithësi dhe se ndërprerja e saj është mëkat i madh… mirëpo ky obligim është në gradë dhe disa gradë janë më të larta se tjerat. Grada më e ulët është mos heqja dorë plotësisht dhe mbajtja e lidhjes me fjalë madje edhe vetëm me selam. E tërë kjo dallon sipas dallimit të mundësisë dhe nevojës. Ndonjëherë mbajtja e lidhjes farefisnore është vaxhib e ndonjëherë mustehab (vepër e preferuar). Nëse ndokush mban lidhjet farefisnore mirëpo jo në mënyrë të plotë, nuk konsiderohet se ka ndërprerë këtë lidhje, e nëse duke pasur mundësi bën lëshime rreth këtij obligimi, nuk konsiderohet se i mban lidhjet farefisnore.6

Nga hadithi i lartpërmendur kuptojmë se shtimi i rizkut dhe bereqetit të tij, zgjatja e jetës dhe bereqetit të saj dhe udhëzimi për të bërë vepra të mira arrihen me mbajtjen e lidhjeve farefisnore.

“Pasi që Allahu i madhëruar i krijoi të gjitha krijesat: lidhja farefisnore tha: kjo është pozita që kërkon mbrojtjen Tënde nga shpërfillja e farefisit! Tha: Po, a nuk dëshiron që të mbaj lidhje me atë që mban lidhje me ty dhe t’i ndërpres më atë që i ndërpret me ty? Ajo tha: Po, si jo o Zoti im. Tha: Ajo është për ty. Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, tha: lexoni nëse dëshironi të kuptoni: “A pritet prej jush (hipokritëve) që në nëse merrni sundimin (ose zmbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpritni lidhjet farefisnore?7”8

“حتى إذا فرغ من خلقه، قالت الرحم: هذا مقام العائذ بك من القطيعة، قال: نعم، أما ترضين أن أصل من وصلك، وأقطع من قطعك؟ قالت: بلى يا رب، قال: فهو لك”. قال رسول الله صلى الله عليه وسلم: “فاقرؤوا إن شئتم: ﴿فهل عسيتم إن توليتم أن تفسدوا في الأرض وتقطعوا أرحامكم﴾.

Mbajtja lidhjeve farefisnore është shkak për të hyrë në Xhennet. Ebu Ejub Ensarij thotë:

أَخْبِرْنِي بِعَمَلٍ يُدْخِلُنِي الْجَنَّةَ. فَقَالَ القومُ: مَا لَهُ مَا لَهُ؟ فَقَالَ رسول اللهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: أَرَبٌ مَا لَهُ. فقال النبي صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ: تَعْبُدُ اللَّهَ وَلاَ تُشْرِكُ بِهِ شَيْئًا وَتُقِيمُ الصَّلاَةَ وَتُؤْتِي الزَّكَاةَ وَتَصِلُ الرَّحِمَ ذرهاَ.

“Një njeri i tha Pejgamberit, lavdia dhe paqja qofshin mbi të: më trego ndonjë punë e cila më fut në Xhennet! Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, tha: sa i mprehtë që është! Pastaj tha: ta adhurosh Allahun dhe askënd mos t’ia shoqërosh Atij, ta falësh namazin, të japësh zekatin dhe t’i mbash lidhjet farefisnore.”9

E lidhjet “nuk i mban ai që viziton ata që e vizitojnë, por është ai që kur i ndërpritet farefisnia i rivendos lidhjet (me ta)”.10

لَيْسَ الْوَاصِلُ بالمُكَافِئِ، ولَكِنّ الوَاصِلَ الّذِي إذَا انْقَطَعَتْ رَحِمُهُ وصَلَها.

Erdhi një njeri te Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, dhe i tha atij:

يَا رَسُولَ اللهِ إِنَّ لِي قَرَابَةً، أَصِلُهُمْ وَيَقْطَعُونِي، وَأُحْسِنُ إِلَيْهِمْ وَيُسِيئُونَ إِلَيَّ، وَأَحْلُمُ عَنْهُمْ وَيَجْهَلُونَ عَلَيَّ. فَقَالَ: “لَئِنْ كُنْتَ كَمَا قُلْتَ، فَكَأَنَّمَا تُسِفُّهُمُ الْمَلَّ، وَلاَ يَزَالُ مَعَكَ مِنَ اللهِ ظَهِيرٌ عَلَيْهِمْ، مَا دُمْتَ عَلَىَ ذَلِكَ”.

“O i Dërguar i Allahut! Unë kam disa të afërm të cilët mbaj i respektoj kurse ata jo, u bëj mirë kurse atë më bëjnë keq dhe sillem butë me ta kurse ata sillen me arrogancë ndaj meje?! Tha: nëse vërtet është ashtu si thua atëherë është njësoj sikur t’i ushqesh ata me hi të nxehtë11 dhe vazhdimisht do të jetë me ty një ndihmës i Allahut kundër tyre, përderisa je në këtë gjendje.”12

Po ashtu Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, thotë:

لا يدخل الجنة قاطع رحم.

“Nuk hyn në Xhenet ai i cili ndërpret lidhjet farefisnore.”13

“Dyzet hadithe mbi moralin – me komentim” Ahmed Muadh Hakij

Përktheu: Agim Bekiri

1 Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi

2 Nisa – 1

3 Ra’d – 21

4 person me të cilin ndalohet martesa me të sh.p.

5 Fet-hul Bari – 10/414

6 Sahihul Muslim, sherh Ennevevij – 16/113

7 Muhamed – 22

8 Transmeton Buhariu

9 Transmeton Buhariu

10 Transmeton Buhariu

11 D.m.th. ata ndihen në veten e tyre të nënçmuar për shkak bamirësisë së madhe që bën ndaj tyre. Sh.p.

12 Transmeton Buhariu

13 Transmeton Buhariu

0 2850

Agjërimi tek ithtarët e librit

Agjërimi është adhurim shumë i vjetër, ka qenë i obliguar edhe në umetet e mëhershme, dhe është përcjellë nga një umet në tjetrin, edhe pse ka dalluar për nga forma dhe mënyra e zbatimit, për atë Allahu i Madhëruar thotë: “O ju besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të bëheni të devotshëm”. Bekare 183

Çifutët kishin agjërimin që ua kishte bërë obligim Allahu, që ishte agjërimi i ditës së dhjetë të muajit të shtatë të vitit të tyre, të quajtur “Tisri”, duke filluar agjërimi nga perëndimi i diellit në ditën e nëntë e deri në perëndim të diellit në ditën e dhjetë, ajo është dita e faljes së gjynaheve, që e quanin  “Kebur”, më pas murgjit ligjësuan agjërimin edhe të katër ditëve tjera, që është dita e parë të muajit të katërt, të pestë, të shtatë dhe të dhjetë si përkujtim i ndodhive në xhaminë e Kudsit.

Çifutët gjithashtu agjëronin ditën e enjte dhe të hënë, duke besuar se Musai, alejhi selam, ka hipur në malin Sina ditën e enjte dhe ka zbritur prej tij ditën e hënë, ne (muslimanët) edhe pse pajtohemi me ata në agjërimin e këtyre ditëve, nuk pajtohemi në shkakun dhe arsyen, se shkaku i agjërimit të këtyre dy ditëve është ligjësuar nga i dërguari jonë, Muhamedi salallahu alejhi ve selem, ndërsa arsyeja është e përmendur në fjalën e tij: “Këto janë dy ditë kur hapen dyert e qiellit dhe veprat i shfaqen Zotit.” Ne dëshirojmë që veprat tona të ngriten e ne duke qenë agjërueshëm.

Ata kanë edhe agjërim vullnetar, siç përmendet në hadithin: “Agjërimi më i dashur tek Allahu është agjërimi i Davudit, namazi më i dashur tek Allahu është namazi i Davudit alejhi selam, ai flinte gjysmën e natës, zgjohej një të tretën dhe më pas flinte një të gjashtën, agjëronte një ditë dhe ushqehej një ditë”. Mutefekun alejhi.

Ata po ashtu kanë agjërimin e Ashures, ibn Abasi, radijallahu anhu, ka thënë: “Erdhi i dërguari, salallahu alejhi ue selem, në Medine, dhe çifutët agjëronin ditën e Ashures, thanë: “Kjo është dita kur shpëtoi Musa prej Faraonit”, atëherë i dërguari, salallahu alejhi ue selem, u tha shokëve të tij: “Ju jeni më afër Musait se sa ata, andaj agjëroni”. Transmeton Buhariu.

Ndërsa të krishterët pasonin agjërimin e çifutëve, Abdullah ibn Abasi, radijallahu anhu, ka thënë: “Kur i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, agjëroi ditën e Ashures dhe urdhëroi tjerët ta agjërojnë, i thanë: “O i dërguari i Allahut! Kjo është ditë që e madhërojnë çifutët dhe të krishterët”, ndërsa në tekstin e Ebu Davudit: “e agjërojnë çifutët dhe të krishterët.” I dërguari, salallahu alejhi ue selem, tha: “Nëse vije viti i ardhëm me lejen e Allahut do agjërojmë edhe ditën e nëntë.” Tha: “Dhe nuk erdhi viti tjetër vetëm se i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, vdiç“. Transmeton Muslimi dhe Ebu Davudi.

Disa komentues të Kuranit si Taberiu dhe ibnul Arabi transmetojnë se krishterëve u është bërë agjërimi obligim, dhe u është obliguar të mos hanë pasi të flenë, të mos martohen në muajin e agjërimit, ndërsa koha e agjërimit ndërrohej, ndonjëherë vinte në kohë të vapës, ditë të gjatë dhe në kohë të ftohët ditë të shkurtër, e kjo ishte e vështirë për ta, andaj sugjeruan mendime që të kthejnë në një kohë mesatare, dhe e bënë agjërimin në stinën mes dimrit dhe verës, dhe thanë: “Do të shtojmë dhjetë ditë, që të shpaguajmë atë që kemi bërë, kështu që e bënë agjërimin dyzet ditë.”

Më pas një prej mbretërve është ankuar nga një sëmundje që e kishte goditur, i cili u zotua se po të shërohej do të shton një javë me agjërim, ai u shërua kështu që u bënë 47 ditë të agjërimit, pasi që vdiq ky, mbreti i cili erdhi pas tij urdhëroi edhe tre ditë tjera të agjërohen kështu që u bënë 50 ditë.

Si agjërojnë çifutët dhe të krishterët në ditët e sodit

Çifutët kanë dy lloje të agjërimit:

1-Agjërim të detyruar (kolektiv) katër ditë sipas gjendjes, këto ditë i caktojnë rabinët dhe kryetarët e tyre.

-agjërimi i një dite për shpagim të gabimit të përgjithshëm, e njohur si dita e faljes.

-agjërimi i një dite para se të fillojë ushtria luftën me armikun.

-agjërimi i një dite kur të vdes mbreti apo kryetari.

-agjërimi i një ditë për të mbrojtur nga një fatkeqësi e paramenduar që do t’ju ndodh njerëzve.

2-Agjërimi vullnetar (individual) si një kërkesë për pendim.

Ndërsa agjërimi tek të krishterët: Ditët e saja dallojnë për dallim të kishave (Kalotike, protestant, dhe ortodoks) duke dalluar sipas gjeneratave, shprehive dhe vendeve.

Nga cilat gjëra ndalohen në agjërimin e tyre?

Ndalohen nga ngrënia, pirja, marrëdhëniet intime që prej mesnatës e deri në kohë të drekës, dhe kjo vetëm për të moshuar dhe të dobëtit, ndërsa ata që kanë mundësi janë të detyruar të vazhdojnë agjërimin deri një ore para perëndimit të diellit. Dhe kjo ndalesë është vetëm për ngrënien e mishit dhe asaj që prodhohet nga kafshët që ka ngjyrën e bardhë, sikur që është veza e bardhë, qumështi, etj. Ndërsa përveç këtyre lejohet të përgatiten e kusht që gjatë përgatitjes të përdoret vetëm vaji i bimëve.

Ndërsa ditën e ditëlindjes lejojnë ngrënien e peshkut dhe llojeve të pemëve, e jo edhe gjërave tjera.

Agjërimi tek arabët para islamit

Në kohën e injorancës para shpalljes së të dërguarit, salallahu alejhi ue selem, kishte agjërim, sikur agjërimi i fisit Kurejsh ditën e Ashures, në hadithin Aishes, radijallahu anha, thuhet: “Dita e Ashures ishte dita që agjëronin Kurejshitët gjatë kohës së injorancës, dhe i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, e agjëronte në atë kohë, e kur migroi i dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, në Medine e agjëronte dhe urdhëroi të agjërohej, e kur u obligua Ramazani, atëherë ky ishte obligim dhe e la Ashuren, kush dëshiron ta agjëron e kush dëshiron nuk e agjëron”. E transmeton Ahmedi dhe Ebu Davudi, Albani e vlerëson të vërtetë.

Thirrja hyjnore u erdhi besimtarëve për obligimin e agjërimit ashtu si ka qenë obligim edhe për ata para tyre, Allahu thotë: “O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat”. Bekare 183.

Kuptimi i fjalës “atyre që kanë qenë para jush” pra para myslimanëve, nga sheriatet e mëhershme, që janë ithtarët e librit, çifutët dhe të krishterët.

Agjërimi në Islam

Në fillim si obligim për musimanët ishte agjërimi i ditë së Ashures, siç përmendet në hadithin e Muavijes se i dërguari, salallahu alejhi ve selem, kishte hipur në mimber dhe ka thënë: “Me të vërtetë Allahu u ka obliguar agjërimin e kësaj ditë në këtë kohë.” E që më pas u zëvendësua me agjërimin e muajit të Ramazanit.

Por, edhe agjërimi i muajit të Ramazanit ka kaluar nëpër dy etapa , në etapën e parë agjërimi ka qenë agjërim vullnetarë, pra mund të zgjedh mes agjërimit që ishte më e mirë dhe mos agjërimit por me kompensim, që është ushqimi i të varfërve, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te, kjo përmendet në ajetin ku Allahu thotë: “(Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjërojë) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor), i një të varfëri, ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju”. Bekare 184.

Aisheja, radijallahu anha, ka thënë: “Dita e Ashures agjërohej (obligativ), e kur zbriti obligimi i agjërimit të Ramazanit (për të parën herë), ai që dëshironte agjëronte e kush nuk dëshironte nuk e agjëronte.”

Kështu njëjtë transmeton Buhariu nga Abdullah ibn Omer dhe Abdullah ibn Mesudi.

Pra, ai që dëshironte agjëronte e ai që nuk dëshironte ushqente një të varfër për atë ditë. Por, nëse njeriu agjëronte fillonte prej lindjes së sabahut e deri në perëndim të diellit, e kur perëndonte dielli dhe përfundonte agjërimin, nëse flinte qoftë menjëherë pas perëndimit të diellit i ndalohej atij ngrënia dhe pirja deri në ditën tjetër, e që më pas Allahu e lehtësoi këtë, Allahu thotë: “Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato.Allahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar Allahu dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim”. Bekare 187.

Shkaku i kësaj është rasti i sahabiut i cili u alivanos kur erdhi nga puna e tij, që kishte qenë në arën e tij, kopshtin e tij, erdhi në fundin e ditës e pyeti gruan e tij për ushqim, e ajo shkoi që t’i sjell ushqimin, e atë e kishte kapluar lodhja dhe fjeti, e kur erdhi gruaja e tij i tha; Mjerë për ty, a ke fjetur?! E kur u zgjua ditën tjetër u zgjua i raskapitur e u alivanos në mesditë, atëherë Allahu lehtësoi për robërit e Tij, e ky është një prej llojeve të shfuqizimit të një dispozite të rëndë me një më të lehtë. E lehtësoi Allahu këtë obligim dhe e bëri atë prej lindjes së sabahu e deri në perëndim të diellit, dhe kjo dispozitë u vendos për këtë umet deri në ditën e Kiametit.

Kjo është etapa e dytë, etapa e detyrimit, pra obligimi me agjërim, ndërsa zgjedhja mes agjërimit e ushqimit u shfyqizua me ajetin tjetër ku Allahu thotë: “Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. Allahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni Allahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni”.

Kjo është një formë prej tre formave të shfuqizimit të ajeteve, si përshembull ajeti që lejon zgjedhjen mes agjërimit dhe kompensimit shfuqizohet me ajetin e dytë që obligon agjërimin e tërë të muajit, ky njihet si shfuqizim i dispozitës së mëhershme e jo edhe i leximit. Llojet tjera të shfuqizimit janë: Shfuqizim i dispozitës dhe i leximit dhe lloji i tretë shfuqizim i leximit e jo edhe i dispozitës.

Allahu e obligoi agjërimin në formën e vërtetë dhe lehtësoi për të sëmurin dhe udhëtarin të mos agjërojnë.

Kështu që, ti lexues i nderuar, hasim që agjërimi ka histori të vjetër, gjë e cila aludon në rëndësinë e saj, pra a do të përkujtohen njerëzit, posaçërisht prishanikët dhe tolerantët e tepruar, që duhet të jenë të dëgjueshëm ndaj urdhrave të Allahut, që atyre t’u mundësohet paqe në dynja dhe ahiret. Allahu udhëzon në rrugë të drejtë.

Kjo ishte tema e dytë nga: KAPITULLI MBI AGJËRIMIN E MUAJIT TË RAMAZANIT

Përgatiti dhe Përktheu : Shpend Zeneli

0 2899

باب بِرِّ الوالدين

عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ – رضي الله عنه – عَنِ النَّبِيِّ -صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ- قَالَ: “رَغِمَ أَنْفُ، ثُمَّ رَغِمَ أَنْفُ، ثُمَّ رَغِمَ أَنْفُ”. قِيلَ: مَنْ يَا رَسُولَ اللهِ؟ قَالَ: “مَنْ أَدْرَكَ أَبُويْهِ عِنْدَ الْكِبَرِ، أَحَدَهُمَا أَو كِلَيْهِمَا، فَلَمْ يَدْخُلِ الْجَنَّةَ”.

8. Ebu Hurerja, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, thotë: “Ka dështuar, ka dështuar, ka dështuar!1 Thanë: kush o i Dërguar i Allahut? Tha: Ai që arrin prindërit e tij duke qenë ata të vjetër, njërin apo që të dy, dhe nuk futet në xhenet.”2

Allahu i madhëruar thotë:

﴿وَوَصَّيْنَا الإِنْسَانَ بِوَالِدَيْهِ إِحْسَانًا﴾

“Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet.”3, po ashtu thotë:

﴿وَقَضَى رَبُّكَ أَلاَّ تَعْبُدُواْ إِلاَّ إِيَّاهُ وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَانًا إِمَّا يَبْلُغَنَّ عِندَكَ الْكِبَرَ أَحَدُهُمَا أَوْ كِلاَهُمَا فَلاَ تَقُل لَّهُمَآ أُفٍّ وَلاَ تَنْهَرْهُمَا وَقُل لَّهُمَا قَوْلاً كَرِيمًا * وَاخْفِضْ لَهُمَا جَنَاحَ الذُّلِّ مِنَ الرَّحْمَةِ وَقُل رَّبِّ ارْحَمْهُمَا كَمَا رَبَّيَانِي صَغِيرًا﴾

“Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.”4

Rreth kësaj teme ka shumë hadithe të vërteta dhe të njohura të cilat nxisin bamirësinë ndaj prindërve dhe sqarojnë shpërblimin e madh për këtë vepër. Këto hadithe na mësojnë se bamirësia ndaj prindërve duke iu shërbyer atyre, duke shpenzuar për mirëqenien e tyre dhe të tjera, janë shkak për hyrjen në xhenet. Ai i cili le pas dore këtë obligim nuk arrin këtë shpërblim dhe Allahu i madhëruar e bën të humbë.

Bamirësia ndaj prindërve është prej punëve më të dashura tek Allahu i madhëruar pas namazit në kohë të tij. Abdullah ibën Mes’udi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: e pyeta Pejgamberin, lavdia dhe paqja qofshin mbi të:

سألت النبي صلى الله عليه وسلم أي العمل أحب إلى الله؟ قال: “الصلاة على وقتها” قلت: ثم أي؟ قال: “ثم بر الوالدين” قلت: ثم أي؟ قال: “ثم الجهاد في سبيل الله”.

“Cila është puna më e dashur tek Allahu i Madhëruar? Tha: Namazi në kohë të tij. Thash: pas kësaj, cila? Tha: Bamirësia ndaj prindërve. Thash: pas kësaj? Tha: Xhihadi në rrugën e Tij.”5

Bamirësia ndaj prindërve është shkak për pranimin e lutjes siç qëndron në rrëfimin e tre personave të cilët u strehuan në një shpellë, pastaj rrokulliset një shkëmb dhe e mbyll hyrjen e shpellës. Pas kësaj i thonë njëri tjetrit:

فَقَالَ بَعْضُهُمْ لِبَعْضٍ: انْظُرُوا أَعْمَالاً عَمِلْتُمُوهَا صَالِحَةً لله، فَادْعُوا اللهَ تَعَالَىَ بِهَا، لَعَلَّ اللهَ يَفْرُجُهَا عَنْكُمْ.

فَقَالَ أَحَدُهُمْ: اللَّهُمَّ إِنَّهُ كَانَ لِي وَالِدَانِ شَيْخَانِ كَبِيرَانِ وَامْرَأَتِي، وَلِي صِبْيَةٌ صِغَارٌ أَرْعَىَ عَلَيْهِمْ، فَإِذَا أَرَحْتُ عَلَيْهِمْ، حَلَبْتُ، فَبَدَأْتُ بِوَالِدَيَّ فَسَقَيْتُهُمَا قَبْلَ بَنِيَّ، وَأَنَّهُ نَأَى بِي ذَاتَ يَوْمٍ الشَّجَرُ فَلَمْ آتِ حَتَّىَ أَمْسَيْتُ فَوَجَدْتُهُمَا قَدْ نَامَا، فَحَلَبْتُ كَمَا كُنْتُ أَحْلُبُ، فَجِئْتُ بِالْحِلاَبِ فَقُمْتُ عِنْدَ رُؤُسِهِمَا، أَكْرَهُ أَنْ أُوقِظَهُمَا مِنْ نَوْمِهِمَا، وَأَكْرَهُ أَنْ أَسْقِيَ الصِّبْيَةَ قَبْلَهُمَا، وَالصِّبْيَةُ يَتَضَاغَوْنَ عِنْدَ قَدَمَيَّ، فَلَمْ يَزَلْ ذَلِكَ دَأْبِي وَدَأْبَهُمْ حَتَّىَ طَلَعَ الْفَجْرُ، فَإِنْ كُنْتَ تَعْلَمُ أَنِّي فَعَلْتُ ذَلِكَ ابْتِغَاءَ وَجْهِكَ، فَافْرُجْ لَنَا مِنْهَا فُرْجَةً، نَرَىَ مِنْهَا السَّمَاءَ، فَفَرَجَ اللهُ مِنْهَا فُرْجَةً، فَرَأَوْا مِنْهَا السَّمَاءَ.

“Shikoni çfarë punë të mira keni bërë për hir të Allahut dhe luteni me to, ndoshta gjejmë shtegdalje. Njëri prej tyre tha: “O Allah i im! Unë i kam pasur prindërit pleq të thinjur dhe asnjëherë para tyre nuk i kam ushqyer fëmijët e as shërbëtorët e mi. Një ditë më hutoi kërkimi i kullosës më të mirë për kopenë time, e nuk ju erdha me kohë dhe ata kishin fjetur. Unë e mora qumështin në enë dhe ua solla por i gjeta ata duke fjetur. Më erdhi keq t’i zgjoj nga gjumi, por edhe që t’i ushqej para tyre fëmijët të cilët klithnin te këmbët e mia të uritur, andaj kam pritur me enë në dorë në këtë gjendje deri në agim. O Zoti im! Nëse këtë e kam bërë vetëm për Ty, e për askënd tjetër, atëherë na e largo këtë shkëmb derisa të shohim qie-llin!” Allahu ua lëvizi shkëmbin aq sa panë qiellin…”6

Prindërit janë ata që më së shumti meritojnë sjelljen e mirë. Ebu Hurerja, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë:

جَاءَ رَجُلٌ إِلَى رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَقَالَ يَا رَسُولَ اللَّهِ مَنْ أَحَقُّ النَّاسِ بِحُسْنِ صَحَابَتِي قَالَ أُمُّكَ قَالَ ثُمَّ مَنْ قَالَ ثُمَّ أُمُّكَ قَالَ ثُمَّ مَنْ قَالَ ثُمَّ أُمُّكَ قَالَ ثُمَّ مَنْ قَالَ ثُمَّ أَبُوكَ

“Erdhi te Pejgamberi një njeri dhe e pyeti: Cili është ai që më se tepërmi meriton sjell-jen time të mirë? Tha: Nëna jote. Tha: Pastaj cili? Tha: Nëna jote. Tha pastaj cili? Tha: Në-na jote. Tha pastaj cili? Tha: Babai yt.”7

Prej bamirësisë ndaj prindit është respektimi i dashamirëve të tij, Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, thotë:

إن أبرَّ البرِّ أن يصل الرجل أهل ود أبيه.

“Bamirësi më e mirë është që njeriu të mbajë lidhje me dashamirin e babait të vet”.8

Mosdëgjimi i prindërve është prej mëkateve më të mëdha. Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, iu tha shokëve të tij:

ألا أنبئكم بأكبر الكبائر”؟ قلنا: بلى، يا رسول اللّه، قال: “الإشراك باللّه، وعقوق الوالدين – ” – وكان متكئاً فجلس، فقال: “ألا وشهادة الزور، ألا وقول الزور”، فما زال يقولها حتى قلت: لا يسكت.

“A doni t’ju njoftoj për mëkatet më të mëdha?” Ne i thamë: “Gjithsesi, o i Dërguari i Allahut!” Tha: “T’i përshkruash Allahut rival dhe mosdëgjimi i prindërve”. Ishte i mbështetur, pastaj u drejtua (u ul) dhe tha: “Veni re, edhe fjala e kotë, edhe dëshmia e rrejshme”, dhe vazhdimisht e përsëriti këtë saqë thash: “Ah, sikur të heshtte!”9

Hasan Basriu kur u pyet për bamirësinë ndaj prindërve, tha: të shpenzosh për ta atë që posedon, t’i respektosh në atë që të urdhërojnë nëse urdhri i tyre nuk është mëkat, argument për këtë është fjala e Allahut:

﴿وَإِن جَاهَدَاكَ عَلى أَن تُشْرِكَ بِي مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ فَلاَ تُطِعْهُمَا وَصَاحِبْهُمَا فِي الدُّنْيَا مَعْرُوفًا﴾

“E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të kesh mirëkuptim ndaj tyre.”10

I është thënë Ali ibën Husejnit, Allahu e mëshiroftë: ti je bamirësi më i madh ndaj nënës tënde mirëpo nuk të shohim duke ngrënë së bashku me te! Ai tha: kam frikë të mos i paraprij në ndonjë gjë që syri i saj e ka dashur dhe me këtë të bëhem mos respektues ndaj saj.

I është thënë Omer ibën Dherrit pasi që vdiq i biri i tij: si ishte bamirësia e tij ndaj teje? Ai tha: kur ecnim së bashku gjatë ditës çdoherë ecte pas meje, e kur ecnim gjatë natës çdoherë ecte para meje. Asnjëherë nuk është ulur në ndonjë vend më të lartë se sa vendi që ulesha unë.

“Dyzet hadithe mbi moralin – me komentim” Ahmed Muadh Hakij

Përktheu: Agim Bekiri

1 Shprehja “regime enfu” që është përmendur në hadith d.m.th. “i është ngjitur hunda për dheu” që është një shprehje metonimike me kuptimin “ka dështuar” (sh.p.)

2 Transmeton Muslimi

3 Ankebut – 8

4 Isra – 23,24

5 Transmeton Buhariu

6 Transmeton Buhariu

7 Transmeton Buhariu

8 Tirmidhiu – sahih

9 Transmeton Buhariu

10 Lukman – 15

NA NDIQNI NË