Arhiva DitoreNov 22, 2014

0 1489

Biri im i dashur, një ditë prej ditëve do të më shohësh të plakë, jetë e logjikshme në mendjen time!
Të lutëm më jep pak kohë dhe pak durim që të më kuptosh, kur dora ime dridhet dhe më bie ushqimi në gjoks, kur nuk mund të mbathi rrobat e mia – zbukurohu me durim ndaj meje!
Kujtoi vitet që kanë kaluar, kur unë të mësoja ta bësh atë që unë nuk do të munden ta bëj dot!
Nëse nuk dukem elegante dhe s’më vjen erë e këndshme, mos më qorto!!!
Kujtoi ditët e vegjëlisë kur përpiqesha disa herë të të bëj elegant dhe me erë të këndshme.
Mos qesh me mua nëse sheh injorancën dhe mos kuptimin tim në çështjet e kohës tënde.
Por, ti bëhu syri dhe mendja ime ta arrij atë që më ka ikur. – Unë të kam edukuar, unë të kam mësuar si të ballafaqohesh me jetën, dhe si të mos më mësosh sot çka duhet dhe çka nuk duhet?!!!

Mos u mërzit nga dobësia e kujtesës sime, fjalëve të ngadalta dhe të menduarit se çka të flas gjatë bisedës me ty, sepse lumturia ime nga biseda është vetëm e vetëm të qëndroj me ty!!!
Kur të më dobësohen këmbët e mia në arritjen e cakut që dëshiroj, bëhu i butë me mua dhe kujto se unë të kam kapur për dore shumë herë ashtu që të mund të ecësh. Kurrë mos u turpëro të më kapësh për dore sot, se nesër do të kërkosh dikë që të të kap për dore, kur do të plakesh edhe ti!
Dije se unë nuk pres ditë më të mira sikurse ti, porse me thjeshtësi e pres vdekjen!!!
Rri afër meje, e jo kundër meje!!!
Kur kujton diçka nga gabimet e mia, dije se unë asnjëherë nuk kam dashur diçka tjetër pos të mirave të tua.
Më e bukura që mund ta bësh sot për mua është të falësh lëshimet e mia, dhe të m’i mbulosh të metat…
Allahu të faltë dhe ti mbuloftë lëshimet! Ende, të qeshurat dhe buzëqeshjet e tua më gëzojnë si kur ishe i vogël; mos më privo nga shoqërimi yt!

Isha me ty në momentin kur linde, ji afër meje kur do të vdes!
Allahu ka thënë: “Zoti yt ka përcaktuar që të mos adhuroni tjetër përveç Atij dhe të silleni mirë me prindërit. Nëse njëri prej tyre, ose të dy e përjetojnë pleqërinë te ti, mos u thuaj “of!” e as mos u fol me zë të lartë, por t’u drejtohesh me fjalë respekti të plotë. Shtriji përpara tyre krahët e përkulshmërisë dhe thuaj: “O Zoti im, ki mëshirë ndaj tyre, siç kanë pasur kujdes ata ndaj meje në vegjëli!” (Isra, 23-24)


Përktheu: Valdet Kamberi

www.albislam.com

0 1243

Nëse të mund epshi yt…
Nëse dëshiron të flasësh, dhe nuk e din se çka flet…
Nëse dëshiron për një rast që të ka shqetësuar, ti nuk je përmbajtur…
Nëse dëshiron të marrësh një vendim që nuk e kënaq Allahun…

Kujto se, ajo është një moment që mbaron
Kujto se, mëkati e tërheq mëkatin
Kujto se, meleku ka regjistruar çdo të keqe që ke bërë
Kujto se, Allahu të ka parë në atë punë që nuk e do dhe nuk është i kënaqur.
Kujto se, zemra jote ka marrë një pikë të zezë.
Kujto se, mëkati te privon nga adhurimi
Kujto se, do të dalësh para vëllezërve të tu me poshtërimin e mëkatit.
Kujto se, ti nuk ke duruar në momentin e bërjes se mëkatit.
Kujto se, ke humbur shpërblime të mëdha atëherë kur nuk ke luftuar me mëkatin.
E ti, gjithmonë kujto… para se te besh mëkat!

Kujto, atë Ditë kur Allahu i ringjallë të gjithë ata dhe i informon se çka kanë punuar. Allahu e ka shënuar atë, por ata e kanë harruar. Allahu është dëshmitar i çdo sendi”. (Muxhadele, 6)

Kujto! “…kush bën keq do të dënohet për atë dhe nuk do të gjej pos Allahut, as ndihmës as mik”. (Nisa, 123)

O ti! Po supozojmë se nuk frikohesh, por i mjeri ti që nuk përmallohesh.

E lusim Allahun të na mbrojë nga çdo e keqe dhe e padëshiruar, dhe të na bëj rob falënderues ditë e natë.

Kur të zgjohesh, mos e prit natën
Kur të flesh natën, mos e prit ditën

InshAllah, është këshillë për mua dhe ty!
Me shpresë se do të bie në veshët që dëgjojnë dhe mendjet që logjikojnë
Të udhëzohet mëkatari dhe të largohet nga ajo
E atëherë edhe ne do ta kemi shpërblimin

Përktheu: Valdet Kamberi

www.albislam.com

0 1484

Çfarë rëndësie do të kishte sikur të ishe i suksesshëm në dynja, e pastaj të hedhesh në zjarr te Xhehenemit në Ditën e Gjykimit?
Mos e jeto jetën vetëm për pasuri, famë, pozitë, projekte dhe shoqërim me njerëz.
Bëje që jeta jote në këtë botë të jetë vetëm për Allahun.
Te kesh diçka me vete prej punëve të zemrës dhe gjymtyrëve.
Prej punëve të zemrës është: frika, nënshtrimi, modestia, pendimi, madhërimi, meditimi…
Prej punëve të gjymtyrëve është: namazi, lëmosha, leximi i Kur’anit, Umreja, Haxhi, Agjërimi…
“O Zoti ynë, na jep mirësi edhe në këtë botë edhe në botën tjetër dhe ruana prej dënimit me zjarr!” (Bekare:201).
“Dhe përpiqu me atë që të ka dhënë Allahu të fitosh botën tjetër, por mos e harro as pjesën tënde ( përgjegjësine tënde) në këtë botë dhe bën mirë, si të ka bërë ty mirë Allahu , e mos bën çrregullime në Tokë, sepse Allahu nuk i do ata që bëjnë çrregullime.” Kasas, 77
Përktheu: Valdet Kamberi

www.albislam.com

0 48603

Nijeti është kusht prej kushteve për një agjërim të vlefshëm

Fjala nijet nënkupton: Synimi i të afruarit tek Allahu i Madhëruar me vepra të mira. Vendi i saj është zemra, ndërsa të shprehurit me gojë është risi dhe gjë e urryer, që tregon për mosdijen e vepruesit.

Nijeti është patjetërsueshëm për një vepër, ngase nuk ka vepër pa qëllim, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem ka thënë: “Me të vërtetë veprat vlerësohen sipas nijetit.” Mutefekun alejhi.

Disa dijetarë kanë thënë: “Po të na urdhëronte Allahu për ndonjë vepër pa nijet, do të ishte ngarkim që nuk mund ta bartim (realizojmë).”

Nijeti është i obligativ

Ibn Hejra ka thënë: “Dijetarët janë unanim për obligueshmërinë e nijetit për agjërimin obligativ në muajin e Ramazanit, dhe se nuk lejohet (agjërimi) pos  me nijet.”

Koha e obliguar për nijet është në të gjitha netët, por nëse zgjohet për në syfyr i mjafton ajo, sepse nuk zgjohet për të ngrënë syfyr vetëm se me nijet që të agjëron.

Dijetarët kanë kundërthënie në atë se a është i obliguar nijeti për secilën ditë të agjërimit: Prej tyre ka që kanë thënë: “Mjafton në natën e parë të Ramazanit, të bën nijet agjërimin e gjithë muajit që në fillim, përderisa nuk e ndërprenë për ndonjë arsye si udhëtimi, cikli mujor, lehonia, sëmundja, etj, apo të ndërprenë nijetin e tij, në këto raste obligohet që ta ripërtërijë nijetin për agjërim.”

Prej dijetarëve ka që kanë thënë: “Duhet që për secilën ditë të bëhet nijet i veçantë.”

Në përgjithësi ajo që duhet ta kupton myslimani dhe që mund të bashkohet mes thënieve të dijetarëve është se myslimani nëse nuk e bën nijet agjërimin e çdo nate, ai me ngrënien në syfyr, përgatitjen për syfyr dhe për të agjëruar, është në vend të nijetit, sepse ai nuk e vepron një gjë të tillë po se ka synuar të agjërojë, e ky synim është nijeti, sikur ai që merr abdes për namazin e drekës, ai në nijetin e tij e ka që të merr abdes për të falur namazin e drekës, që nëse  e fal namazin e drekës dhe mbetet ende në abdes,  derisa të falë edhe ikindinë e akshamin dhe jacinë, për atë nuk është e patjetërsueshme të ripërtërijë nijetin e abdesit për namazet tjera, por mjafton nijeti i parë.

Ata të cilët thonë se duhet për çdo ditë argumentohen se secila ditë është adhurim i veçantë. E ata që thonë se mjafton vetëm një herë për gjithë muajin argumentohen se nëse kushtëzohet adhurimi i njëpasnjëshëm mjafton nijeti në fillim, përderisa nuk e ndërprenë për ndonjë arsye të papritur.

Se, po të themi se obligohet me nijet për secilën ditë, mund që njeriu të bie në gjumë në natën e Ramazanit e të mos zgjohet vetëm se pas lindjes së sabahut, e sipas kësaj atij nuk i pranohet agjërimi i asaj dite, se ai nuk ka bërë nijet qw prej natws. Sipas mendimit më të saktë, agjërimi i tij është në rregull, sepse ai ka bërë nijet agjërimin e muajit që në fillim dhe ai i mjafton.

Caktimi i nijetit

Edhe në këtë çështje dijetarët kanë kundërthënie, me caktimin e nijetit është për qëllim: Që të bën nijet se atë që do të agjërojë është agjërimi i muajit të Ramazanit, apo shpagim, apo agjwrim për shkak të zotimit, apo kompensim i Ramazanit, etj.

Argument për këtë është thënia e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, “Me të vërtetë veprat vlerësohen sipas nijetit, dhe secilit i takon ajo që ka pas për qëllim.” Mutefekun alejhi

Dhe thënia e tij, sal-Allahu alejhi ve selem: “Kush nuk e bën nijet agjërimin që prej natës, ai nuk ka agjërim.” E transmeton Nesaiu, Bejhakiu.

Nijet që prej natës është i veçantë vetëm për agjërimin e obliguar e jo edhe për atë vullnetar, sepse  në agjërimin vullnetar mund që njeriu të bën nijet edhe gjatë ditës, dhe ai e ka shpërblimin e asaj dite qw prej kur e ka bërë nijet, me kusht që më herët të mos ketë vepruar një prej gjërave që prishin agjërimin, mbështetur në hadithin e Aishes, radijallahu anha, se i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, vinte te ajo në ditët jashta Ramazanit, dhe e pyeste: “A ka diç për të ngrënë? Nëse jo, atëherë unë jam agjërueshëm.” E transmeton Muslimi.

Ajo që është më së miri, agjërimi me nijet të caktuar për secilwn ditë, për t’iu shmangur divergjencave. (Marrë nga libri “Mevsuah fikhije 28/24)

Koha kur bëhet nijet

Medh’hebi Hanbeli dhe ai Shafi përmendin se koha e nijetit për agjëruesin është gjatë tërë natës, pra që nga perëndimi i diellit e deri në lindjes e sabahut, e gjithë kjo është koha për të bërë nijetin.

Disa dobi të rëndësishme në lidhje me nijetin

1-Ai i cili është i dyshimtë në nijetin i tij për agjërim, agjërimi i tij nuk është i vlefshëm, nëse thotë: “Unë nesër jam agjërueshëm, inshaAllah,” duke dyshuar në agjërimin e tij, atëherë nuk është i vlefshëm agjërimi i asaj dite, derisa të bëjë nijetin të sigurt apo të përmend “inshaAllah” në kuptimin për ta realizuar dëshirën e tij, përndryshe agjërimi i tij nuk është i vlefshëm.

2-Ai i cili fle natën e tridhjetë të muajit Shaban, dhe nuk është i sigurt se a ka hyrë muaji Ramazan a jo? Ai duhet të bën nijet që nëse të nesërmen është Ramazan ai është agjërueshëm, se dyshimi është për hyrjen e muajit dhe konfirmimin e ditës së parë, e nuk është për caktimin e nijetit, që domethënë se ai është i sigurt se nëse të nesërmen është Ramazan, ai është agjërueshëm, përndryshe jo, ndërsa nëse thotë në vete në natën e parë të Ramazanit mund që të agjëroj dhe mund që të mos agjëroj, agjërimi i tij nuk është i vlefshëm, sepse ky ka dyshim në nijetin e tij.

Gjithashtu në fund të muajit Ramazan, natën e tridhjetë, dyshon në vazhdimin e muajit të Ramazanit e jo në nijetin e tij.

3-Ai i cili agjëron dhe gjatë ditës së agjërimit me zemër bën nijet të prish agjërimin, agjërimi i tij nuk është i vlefshëm, dhe ai duhet të kompenson nëse është agjërim farz. E nëse është agjërim vullnetar nëse e bën nijet të ndërprenë agjërimin e ndërprenë, e nëse e bën nijet të agjërojë gjatë ditës pasi të ketë bërë nijet të ndërprenë dhe para se të prish agjërimin, atij i llogaritet sipas nijetit të fundit që është agjërimi.

4-Agjërim i caktuar duhet të bëhet nijet që natën, sikur që është agjërimi i gjashtë ditëve të muajit Sheval, dita e Arafatit, dita e Ashurës, etj, ndërsa për agjërimin vullnetar lejohet  që të bëhet nijet që prej natës apo edhe gjatë ditës dhe shpërblehet prej kohës kur ka bërë nijet.

5-Kush bën nijet se kur do të gjejë ushqim e pije, do të ushqehet, agjërim i tij është i pavlefshëm, që nëse është në muajin Ramazan i duhet të abstenoj dhe të kompenson. E nëse është agjërim vullnetar agjërimi i tij është i pavlefshëm dhe nuk duhet të abstenon pjesë e mbetur të ditës.

6-Nuk prish gjë që pasi të ketë bërë nijet në kohën e mbetur të natës të hanë dhe të pinë apo të kryen marrëdhëniet intime me gruan.

Jahja ibn Musa Zehrani

Tema e pestë nga: KAPITULLI MBI AGJËRIMIN E MUAJIT TË RAMAZANIT

Përktheu:  Shpend Zeneli

0 1874

Tregohet për një tregtar, një njeri nga të devotshmit.

I porosiste punëtorët e tij në lokal, që klientëve t’iu tregojnë të metat e mallit, nëse eventualisht kishin ndonjë të metë.
Një ditë prej ditësh erdhi një Jehudi dhe bleu një rrobë me defekt, ndërsa pronari i lokalit nuk ishte prezent.
Punëtori tha: Ky është Jehudi, nuk na intereson nëse ia japim me defekt.
Erdhi pronari i lokalit dhe e pyeti për petkun me defekt, e punëtori tha: “Ia shita një Jehudie për 3.000 dirhem dhe nuk e njoftova për defektin e mallit”.
Pronari pyeti: Ku është ai?
U përgjigj: Ai u kthye me karvanin.

Pronari morri të hollat me vete dhe i shkoi pas karvanit derisa e zuri pas ditëve.
I tha Jehudit: O ti! Ke blerë një rrobë kështu e kështu, ndërsa ajo rrobë ka një të metë; merri paratë e tua dhe ma kthe rrobën.
Jehudi e pyeti: Çka të shtyu ta bësh këtë?
Tregtari i devotshëm i tha: Islami! I Dërguari ynë ka thënë: “Kush na mashtron nuk është prej nesh.”


Jehudiu ia ktheu: Dirhemët me të cilat pagova ishin fals; atëherë merri 3.000 dirhem origjinale, e po të shtoj edhe më shumë se kaq dhe tha: “Nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe se Muhammedi, alejhi selam, është i dërguar i Tij”.

Të kapurit për mësimet e fesë Islame është metoda më e mirë për përhapjen e tij, dhe përmirësimin e kuptimit të tij tek jo-muslimanët.
Kujdesu për amanetin dhe sinqeritetin me muslimanët dhe jo-muslimanët.


Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

www.albislam.com

NA NDIQNI NË