Arhiva DitoreNov 23, 2014

0 1118

1- Dëgjo Kur’an duke qenë ai ende embrion.
2- Dëgjo Kur’an kur ai është foshnje gjiri.
3- Lexo Kur’an para tij.
4- Dhuroja atij një Kur’an!
5- Kur ai bënë hatme Kur’anin, bëje të ndihet i madh!
6- Tregoja atij tregimet që janë përmendur në Kur’an.
7- Përgatit një garë në mësimin e kaptinave të shkurtra të Kur’anit.
8- Përgatit një garë se ku gjendet ky ajet, apo ku gjendet kjo fjalë.
9- Bëje Kur’anin shokun e tij në çdo vend.
10- Bëje atë të lidhur me shkencat e Kur’anit.
11- Blija atij CD mësimdhënëse.
12- Nxite të marrë pjesë në gara të Kur’anit në shtëpi, shkollë, xhami, etj.
13- Inçizo zërin e tij duke lexuar Kur’an.
14- Dëgjoje atë duke të treguar tregimet e Kur’anit.
15- Nxite të dalë imam posaçërisht në namazet vullnetare (nafile).
16- Shoqëroje kur mëson Kur’an në shtëpi.
17- Paguaja kursin e Kur’anit.
18- Kujdesu për pyetjet e tij rreth Kur’anit.
19- Sjelli fjalorë të thjeshtë rreth gjuhës arabe.
20- Sjelli libra të lehta të tefsirit (komentimit te Kur’anit).

Përktheu: Valdet Kamberi

www.albislam.com

0 1227

Mos u mashtro nga  media e tyre!
Më ka pëlqyer replika e një Gjermani që ishte konvertuar në Islam, kur u pyet për terrorizmin dhe lidhjen e tij me Islamin, ai tha:
Kush e ka filluar luftën e parë botërore, Muslimanët?
Kush e ka filluar luftën e dytë botërore, Muslimanët?
Kush i ka vrarë 20 milion njerëz të pafajshëm nga banorët vendas të Australisë, Muslimanët?
Kush e dërgoi bombën atomike në Hiroshima dhe Nagasaki, Muslimanët?
Kush i vrau më tepër se 100 milion Indian të racës kuqe në Amerikën veriore, Muslimanët?
Kush i vrau më tepër se 50 milion Indian të racës kuqe në Amerikën jugore, Muslimanët? 
Kush robëroi rreth 180 milion Afrikanë kur 88% prej tyre vdiqën dhe pastaj u hodhën në oqeanin Atlantik, Muslimanët? 


Jo, kurrsesi nuk kanë qenë Muslimanët!

Para gjithë kësaj duhet ta definosh mirë kuptimin e ekstremizmit, pse kur joMuslimanët bëjnë një vepër të gabuar ajo mbetet vetëm një krim, ndërsa kur gabojnë Muslimanët ajo quhet ekstremizëm?!
Ke kujdes! Mos pesho për të njëjtën gjë me dy peshore!!!

Përktheu: Hoxhë Valdet Kamberi

0 18878

Ato janë gjashtë:

E para: Marrëdhënia intime me gruan, kontakt të plotë seksual (gjatë kohës kur është agjërueshëm, që prej imsakut e deri në mbrëmje), kjo është prej gabimeve më të mëdha, dhe mëkati më i madh që mund të bëhet në kohën e agjërimit, kur agjëruesi të ketë kontakt intim me gruan e tij prishet agjërimi i tij, qoftë farz apo agjërim nafile, ai duhet ta kompenson atë ditë dhe të bën shpagimin e asaj dite e që është lërimi i një robi besimtar, nëse nuk gjen atëherë agjëron dy muaj të plota, duke mos ndërprerë agjërimin në dy muajt pos me një arsye fetare, si ditët e Bajramit, apo ditët e teshrikut gjatë haxhit, apo për ndonjë arsye konkrete si; sëmundja, udhëtimi pa pasur qëllim që të lirohet nga agjërimi, që nëse e ndërprenë agjërimin qoftë edhe të një dite pa arsye ky njeri obligohet të fillon prej në fillim me agjërim që të arrijë agjërimin e dy muajve pa ndarë, e nëse nuk ka mundësi të agjëron dy muaj pa ndarë atëherë ushqen gjashtëdhjetë të varfër, për çdo njërin prej tyre nga 60 gram grurë të mirë, argument për këtë është hadithi i shënuar në sahihun e Muslimit se një njeri kishte rënë me gruan e tij gjatë ditës së Ramazanit, e kërkoi përgjigje nga i dërguari, sal-Allahu aljhi ue selem,  për këtë, e i tha: “A mundesh të lirosh një rob? Tha: Jo, Tha: “A mundesh të agjërosh dy muaj pa ndarë? Tha: Jo, tha: Atëherë ushqe gjashtëdhjetë të varfër”. Hadithi gjendet në dy sahihët me tekst më të gjatë.

Allahu thotë: “Natën e agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. Allahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin tuaj dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar Allahu dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje.”. Bekare 187.

Shpagimi i agjërimit vlen vetëm për këtë lloj të mënyrave të prishjes së agjërimit.

E  dyta: Ngrënia dhe pirja me qëllim, që është arritja e ushqimit apo pijes në lukth, nëpërmjet gojës, hundës, të çfarëdo lloji të ushqimit apo pijes qoftë, mbështetur në fjalën e Allahut “hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësojeni deri në mbrëmje” Edhe depërtimi i ujit nëpërmjet hundës,  mbështetur në fjalën e të dërguarti, sal-Allahut alejhi ve selem: “Lajeni (thellë) hundën (gjatë abdesit), përveç nëse jeni agjërueshëm.”

E transmetojnë të pestët dhe Tirmidhiu e vlerëson të vërtetë.

Ndërsa vetëm se nuhatja e erës nuk e prish agjërimin ngase era nuk është send që hyn në lukth, por, nëse nuhatë erë me qëllim që ajo të futet deri në brendësi të trupit, atëherë i prishet agjërimi.

Ai që qëllimisht ushqehet dhe pi, ai e ka prishur agjërimin e tij, përveç nëse ka ndonjë arsye, sikur që është sëmundja, apo është i nevojshëm të konsumojë ilaçe gjatë ditës, ai mund të mos agjërojë dhe e kompenson atë ditë, ndërsa ngrënia dhe prija që mund të ndodhë nga harresa, kjo nuk e prish agjërimin, mbështetur në fjalën e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Ai i cili hanë dhe pi nga harresa duke qenë agjërueshëm, le ta plotësojë agjërimin, se me të vërtetë Allahu e ka ushqyer i ka dhënë të pijë.”

Tre: Ajo që është në kuptimin e ushqimit dhe pijes:

Këto janë dy gjëra: Transplantim i gjakut, si përshembull agjëruesit t’i ndodh gjakderdhje, e i dhurohet gjak, ai në këtë rast e prish agjërimin me marrjen e gjakut, sepse gjaku është ushqimi kryesor i trupit.

Dhe e dyta: Janë injeksionet ushqyese që të mjaftojnë ty nga të ushqyerit e pija, që nëse merr injeksion ai e prish agjërimin sepse edhe pse ato nuk konsiderohen ushqim e pije në realitet, mirëpo kanë kuptimin e ushqimit, dhe kështu vërtetohet dispozita e njëjtë. Ndërsa injeksionet që nuk janë ushqyese ato nuk e prishin agjërimin, qoftë t’i merr ato nëpërmjet nyjeve, apo damarëve, edhe nëse e ndien nxehtësinë e tyre në fyt, nuk e prishin agjërimin sepse nuk janë ushqim e as pije, e as që zëvendësojnë ushqimin e pijen, për këto nuk vlen dispozita e njëjtë.

Katër: Ejakulimi (dalja e spermës) me dëshirën e tij, si pasojë e puthjeve, prekjeve, etj, ngase këto janë lloje të epshit dhe agjërimi nuk është i saktë pos duke u larguar nga këto si ka ardhur në hadithin kudsij: “e lë ushqimin, pijen dhe epshin e tij për Mua” e transmeton Buhariu.

Ndërsa puthja dhe përqafimi pa ejakulim nuk ia prish agjërimin, mbështetur në hadithin e Aishes radijallahu anha, se i dërguari sal-Allahu alejhi ue selem, e puthte kur ishte agjërueshëm, e përqafonte kur ishte agjërueshëm, mirëpo ai ishte që më tepër e përmbante epshin e tij”.

Po ashtu në sahihun e Muslimit se Omer ibn Ebi Seleme e ka pyetur të dërguarin e Allahut sal-Allahu alejhi ue selem: “A mund të puth agjëruesi gruan e tij? I dërguari, sal-Allahu alejhi ue selem, i tha: “Pyete këtë? Pra Umu Selemen, e ajo i tregoi se i dërguari, sal-Allahu alejhi ue selem, e puthte gjatë agjërimit. E i dërguari sal-Allahu alejhi ue selem tha: “Pasha Allahun, unë jam që më shumë se ju jamë i devotshëm dhe kam frikë Allahun”.

Por, në qoftë se agjëruesi  frikohet për veten e tij se mund të ejakulonë, me anë të puthjes, apo për shkaqe tjera, apo kjo mund të sjell që ai të bie në marrëdhënie intime me gruan e tij, për mosfuqinë e përmbajtjes së epshit të tij, në këtë rast puthja dhe gjërat tjera për të bëhen të ndaluara, për t’u ruajtur të mos bie në mëkat, dhe për të mbrojtur agjërimin e tij, për atë i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, urdhëroi që gjatë marrjes së abdesit të lahet thellë hunda përveç nëse është agjërueshëm, nga frika se uji mund të arrijë deri në lukth.

Ndërsa, ejakulimi që ndodh në gjumë, apo vetëm se me paramendim, duke mos vepruar asgjë, nuk e prish agjërimin, sepse ejakulimi në gjumë nuk është me dëshirën e tij, ndërsa të menduarit është i amnistuar me fjalën e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Allahu ia ka falur metit tim atë që i vie në mendje, përderisa të vepron apo të flet.”

Sa i takon lëngut të quajtur medhij, që është ujë i hollë veshtullor (i ngjitshëm), që del si pasojë e një kënaqësie të vogël, nuk e prish agjërimin.

Shejh AbdulAziz ibn Baz, Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Lëngu medhij nuk e prish agjërimin, sipas thënies më të saktë të dijetarëve.”

Shejh ibn Uthejmini, Allahu e mëshiroftë është pyetur, për një njeri i cili luanme gruan e tij, duke qenë agjërueshëm e del nga ai lëngu medhij, cila është dispozita për agjërimin e tij?

Është përgjigjur: “Nëse burri luan me gruan e tij, e del nga ai lëngu i quajtur medhij, agjërimi i tij është në rregull, dhe nuk ka asgjë për të, bazuar në thënien më të saktë të dijetarëve, dhe atë se nuk ekziston argument që tregon se prish agjërimin, dhe nuk krahasohet me spermën, se ajo është diçka tjetër, ky është mendim imë i preferuar i medh’hebit Shafi, Ebu Hanife dhe e ka zgjedhur shejh islam ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë.” (Koleksioni i fetave të shejh ibn Uthejmin 19/236)

Pesë: Vjella e ushqimit me qëllim, mbështetur në fjalën e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem: “Atij që i vije të vjelli nuk detyrohet të kompenson, por ai që ngacmon të vjellën (me qëlli) ai duhet të kompenson.” E transmetojnë të pestët përveç Nesaiu, Hakimi e vlerëson të saktë.

Ai që qëllimisht vjellë, ai e prish agjërimin, ose me vepër sikur të shtyp barkun, të ngacmon fytin, apo duke nuhatur erëra që reagojnë tek ai të vjellë, apo duke shikuar qëllimisht në diçka që shkakton që ai të vjelë, ai me këtë e prish agjërimin e asaj dite, ndërsa nëse e vjella vije vetvetiu, pa ndonjë shkak pre tij, kjo nuk e dëmton agjërimin e tij, nëse i vije të vjell nga lukthi nuk duhet që ta pengon, sepse kjo e dëmton atë, po e le që të del jashta e nuk mundohet ta pengojë.

Gjashtë: Dalja e gjakut të menstruacioneve dhe lehonisë, mbështetur në fjalën e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem për gruan e cila është në periudhën e menstruacioneve nuk falet dhe nuk agjëron. Atëherë kur të sheh gjakun e menstruacioneve apo të lehonisë, agjërimi i saj prishet, qoftë në fillim apo në fund të ditës, qoftë edhe nëse ajo ndodh pak para perëndimit të diellit, ndërsa nëse ndien daljen e gjakut por, nuk duket që ka dalur, vetëm se del pas namazit të akshamit, agjërimi i saj është në rregull.

Tema e gjashtë nga: KAPITULLI MBI AGJËRIMIN E MUAJIT TË RAMAZANIT

Përktheu: Shpend Zeneli

0 1467

Tregohet se Imam Ahmedit i është thënë që njëri nga nxënësit e tij bën hatme Kuranin deri në mëngjes, pastaj e fal sabahun.
Imam Ahmedi dëshiroi ta mësoj se si të meditojë në Kuran, shkoi tek ai dhe i tha: “Më kanë lajmëruar se ti vepron kështu e kështu…”
Nxënësi u përgjigj: “Po, o Imam Ahmed.”
Imam Ahmedi i tha: “Kur të ikën dita dhe vjen nata, ngritu natën ashtu siç ke bërë edhe herëve tjera, por gjatë leximit të Kuranit paramendo sikur unë jam afër dhe të përcjell, pastaj më trego nesër!”
Të nesërmen erdhi nxënësi tek imam Ahmedi, e ai e pyeti, ndërsa ai u përgjigj: “Kam lexuar vetëm 10 xhuze!”
Imam Ahmedi i tha: “Shko dhe lexo sonte sikur të lexosh para Muhamedit, alejhi selam, shkoi dhe pastaj u kthye ditën e nesërme dhe tha: “O Imam Ahmed, nuk kam mundur ta përfundoj as xhuzin “Amme” xhuzin e fundit!!”
Imami i tha: “Shko dhe lexo sonte sikur lexon para Allahu azze ue xhel-le.”
U çudit nxënësi, shkoi dhe të nesërmen u kthye duke qajtë.”
Imami e pyeti: “Ç’bërë o biri im?”
Nxënësi u përgjigj duke qajtë: “O Imam, pasha Allahun nuk kam mundur ta përfundoj as Fatihan-Elhamin gjatë gjithë natës.”

Përktheu: Valdet Kamberi

www.albislam.com

NA NDIQNI NË