Arhiva DitoreNov 27, 2014

0 1353

1- Mos këmbëngul në mëkat.

Këmbengulja në mëkat nënkupton mos-pendimin, e pendimi nënkupton kthimin tek Allahu, e këmbëngulja nënkupton vazhdueshmërinë e ikjes nga Allahu.
Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Vërtetë Allahu e shtrinë dorë e Tij natën që ta falë mëkatarin e ditës, dhe e shtrinë dorën e Tij ditën që ta falë gabimtarin e natës. Kështu derisa të lindë dielli nga perendimi” (Transmeton Muslimi)
Allahu ka thënë: “Dhe të gjithë pendohuni te Allahu, o besimtarë, ndoshta do të shpëtoni.” (Nur, 31)

2- Mos u gëzo me mëkate.

Nuk është i barabartë ai që bënë mëkate dhe qeshë – me atë që bënë mëkate dhe qanë.
Ka ardhur në hadith se Muhamedi (alejhi selam) ka thënë: “Keqardhja është pendim” (Transmeton Ahmedi)

3- Mos i publiko mëkatet e tua tek të tjerët.
Nëse sprovoheni me mëkate mbuloni ato. Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “I gjithë ummeti im janë të faluar, pos atyre që i zbulojnë mëkatet e tyre…” (Transmeton Buhariu)

4- Mos e nënvlerëso mëkatin e bërë.
Të mirët kanë thënë “mos shiko sa i vogël është mëkati, por shiko madhërinë e Atij që e ke kundërshtuar”.
Muhammedi (alejhi selam) ka thënë: “Keni kujdes nga mëkatet e vogla sepse ato bashkohen tek njeriu derisa ta shkatërrojnë.” (Transmeton Ahmedi)

5- Mos thirr në mëkate.

Mos thirr në mëkate, e të bëhesh nga bashkëpunëtorët e shejtanit që dëshirojnë të përhapet e keqja tek besimtarët.
Allahu ka thënë: “Ata të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet amoraliteti, i pret dënim i dhembshëm në këtë botë dhe botën tjetër. Allahu e di, por ju nuk e dini”. (Nur, 19)

Përktheu: Valdet Kamberi

0 2136

Çdo herë e lexojmë kaptinën Kehf ditën e xhuma, por për fat të keq shumica nuk e dinë urtësinë dhe mirësinë e leximit të saj.
Realiteti është se shumë është folur për këtë sure të Kuranit, e unë kam zgjedhur t’iu sjellë shkurtimisht diçka të bukur rreth saj…
Kur’ani është fjalë e Allahut të Lartësuar që i ka zbritur Muhamedit alejhi selam, dhe ajo është një mrekulli e përjetshme.  Muhamedi alejhi selam ka thënë: “më i mirë prej jush është ai që mëson Kuranin dhe ua mëson të tjerëve”.

Të mësojmë më shumë rreth kësaj sure…
Surja Kehf është sure Mekase dhe është njëra nga pesë suret që fillojnë me Elhamdulilah – falënderimi i takon Allahut, e ato janë: Fatiha, En’am, Kehf, Sebe dhe Fatir.

Në këtë sure janë përmendur katër tregime Kuranore e ato janë:

a) Banorët e shpellës;
b) Pronari i dy kopshteve;
c) Musau dhe Hidri alejhima selam; dhe
d) Dhulkarnejni.

Kjo sure ka mirësi të cilat na ka treguar Muhamedi, alejhi selam në një hadith ku thotë:
a) “Kush e lexon suren Kehf natën e xhuma, i bëhet dritë (në një distancë) prej tij deri në Qabe”. (Transmeton Darimiu )
b) “Kush e lexon suren Kehf ditën e xhuma, i bëhet dritë atij ndërmjet dy xhumave.”. (Transmeton Hakimi dhe Bejhekiu )

Katër tregimet e surës Kehf i lidhë një bosht kryesorë e ato janë katër sprovat në këtë botë:
a) Sprova në fe (tregimi i banorëve të shpellës).
b) Sprova në pasuri (tregimi i pronarit të dy kopshteve).
c) Sprova në dituri (tregimi i Musës dhe Hidrit ).
d) Sprova në pushtet (tregimi i Dhulkarnejnit).

Këto sprova janë të rënda mbi njerëzit dhe lëvizësi kryesorë i tyre është djalli i cili i zbukuron këto sprova, për këtë ka ardhur ajeti kuranor:
“Dhe kur u thamë engjujve “përuluni Ademit, e ata iu përulën përpos Iblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhërin e Zotit të vet. Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj?”
Për këtë Muhamedi, alejhi selam ka thënë se kush e lexon këtë e ka mbrojtur Allahu nga sprova e Dexhallit sepse ai vjen me këto katër sprova tek njerezit.
Muhamedi, alejhi selam në namaz kërkonte mbrojtje nga këto katër gjëra, e njëra nga këto ishte edhe mbrojtja nga Dexhalli.
Të gjitha tregimet e kaptinës Kehf flasin për njërën nga këto katër sprova, e pas saj vjen mbrojtja nga ato:
1- Sprova në fe: tregimi i djelmoshave që kanë ikur nga mbreti i padrejtë për të ruajtur fenë e tyre dhe kështu ia mësyen shpellës ku dhe aty u ndodhi mrekullia, djelmoshat qëndruan 309 vite .

Allahu ka thënë:
“Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkjtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar. E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgaditur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai”. Sure Kehf, 28-29.
Mbrojtja nga sprova në fe arrihet me shoqëri të shëndoshë dhe përkujtim të botës tjetër.

2- Sprova në pasuri: tregimi i pronarit të dy kopshteve të cilit Allahu i ka dhënë çdo gjë, mirëpo ai mohoi dhuntitë e Allahut dhe ringjalljen, kështu që Allahu ia shkatërroi ato.
Pastaj vjen mbrojtja nga kjo sprovë…:
“E ti (Muhamed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që ëshë si një ujë (shi) që Ne e lëshojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshëtohet sa që përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahu ka fuqi për çdo send. Pasuria dhe fëmijët janë stoli e kësaj bote, kurse veprat e mira (frtyi i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë.”  Kehf 45-46

Mbrojtja nga sprova në pasuri arrihet me kuptimin e realitetit të kësaj bote dhe përkujtimin e botës tjetër.

3- Sprova në dituri: tregimi i Musës me Hidrin, Musa, alejhi selam mendonte se është më i dituri në tokë, e Allahu e inspiroi se dikush është më i ditur se ai, pastaj shkoi ta takoj dhe të mësoj prej tij, por nuk mundi të bëjë durim në atë që Hidri vepronte sepse nuk e kuptonte urtësine e veprimeve të tij, sepse ai shikonte vetëm anën e jashtme.
Vjen ajeti i mbrojtjes nga kjo sprovë:
“(Musai) Tha: “Në dashtë Allahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të kundërshtoj ty asgjë!” Kehf 69

Mbrojtja nga sprova në dituri është modestia dhe të mos biesh në kurthin e vetëpëlqimit.

4- Sprova në pushtet: tregimi i Dhulkarnejnit i cili ishte mbret i drejtë dhe që posedonte dituri, lëvizte prej lindjes në perëndim thirrte në rrugën e Allahut dhe përhapte të mirën, derisa arriti tek një popull i cili frikohej nga sulmi i Jexhuxhëve dhe Mexhuxhëve, i ndihmoi në ndërtimin e pengesës për t’i parandaluar ata, dhe ajo ende vazhdon të jetë e ngritur edhe sot.

Vjen ajeti i mbrojtjes:
“Thuaj: “A t’ju tregojmë për më të dëshpruarit në veprat e tyre?” Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë.” Kehf 103-104

Mbrojtja nga sprova në pushtet është me sinqeritet për Allahun në punë dhe duke përkujtuar botën tjetër.
Përfundimi i kaptinës: ajeti i fundit nga kaptina Kehf i kushton rëndësi mbrojtjes së plotë nga sprovat duke përkujtuar botën tjetër:
“Thuaj: “Unë jam vetëm njeri, sikurse ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë askë.” Kehf 110

Atëherë të punojmë punë të mira dhe të sinqerta për Allahun ashtu që të na pranohen.

Përshtati: Valdet KAMBERI

www.albislam.com

0 1129

Ish ministri i mbrojtjes Donald Rumsfeld në memoaret e tij zbulon se shteti amerikan i ka paguar 200 milionë dollarë klerikut të njohur shiit që të publikon “një fetva” me të cilën shiitëve të Irakut u ndalohet rezistenca ndaj agresionit amerikan. Me këtë vepër është ndihmuar okupimi i Irakut. Sipas burimeve të revistës egjiptiane “Java” Rumsfeldi i ka përmendur lidhjet e tij të vjetra me Sistani-n qysh prej vitit 1987 kur janë bërë përgatitjet për sulm mbi Irakun. Ai përmend se detyra që i është besuar, të merret vesh me Sistani-n, do të ketë ndikim pozitiv në zvogëlimin e viktimave në radhët e pushtuesve. Në arritjen e marrëveshjes ka ndërmjetësuar përfaqësuesi i Sistani-t në Kuvajt, Xhevad El Mihri.

Rumsfeld-i qartëson se SHBA-të nën maskën e dhuratës i kanë paguar Sistani-t 200 milionë dollarë që me fetvanë e tij të ndihmon rënien e pushtetit irakian.

Ai, gjithashtu shpalos se gjatë mandatit të Bush-it është marr vendimi që brenda CIA-së të hapet një zyre e veçantë për marrëdhënie me Sistani-n. Kjo zyre bënte këmbimin e informatave të rëndësishme për pushtimin e Irakut.

Ky bashkëpunim rezultoi me fetvanë e cila shiitëve ua ndalonte rezistencën kundër forcave amerikane gjatë sulmit ndaj Irakut.

Rumsfeld-i tregon se pas rënies së Bagdadit në vitin 2003 është organizuar një takim me Sistani-n duke rrëfyer: U drejtuam drejtë Nexhefit me helikopterë ushtarakë. Arritëm natën dhe vendi ishte në terr të plotë. Zbritëm afër shtëpisë së Sistani-t rreth të cilës kishte gërmadha të bërllokut. Më kujtohet se në hundë vendosa një leckë për shkak të errës së keqe. Edhe pse unë personalisht jam kundër përqafimit dhe puthjes së burrave i pranova përqafimet dhe puthjet e Sistani-t. Biseduam për shumë çështje dhe ishte urtësi ti dëgjosh miqtë në veçanti Sistani-n.

Problemi ynë ishte numri i madh i armëve të lehta që ishin në duart e popullit. Bëhej fjalë për mbi gjashtë milionë arma të lehta. Për neve ishte problem të kontrollojmë një sasi aq të madhe të armëve në tregun e lirë. U dakorduam që Sistani të publikon një fetva me të cilën do të ndalonte përdorimin e armëve kudër forcave pushtuese. Me këtë fetva u parandaluan humbje të mëdha në armatim dhe njerëzim.

Burimi: islamtoday.net

Përktheu: M-r. Talha Kurtishi

3 29914

Lutja e Ademit (alejhi selam): “O Zoti ynë! Ne vetes i kemi bërë dëm; e nëse Ti nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne do të jemi nga ata që janë të humbur.” (A’raf, 23)

Lutja e Nuhut (alejhi selam): “Zoti im, më fal mua dhe prindërit e mi, edhe kush ka hyrë në shtëpinë time si besimtar, edhe besimtarët e besimtaret ; ndërsa mosbesimtarëve shtoju shkatërrimin”. (Nuh, 28)

Lutja e Hudit (alejhi selam): “Unë jam mbështetur te Allahu, te Zoti im dhe i juaji! Nuk ka asnjë krijesë të gjallë që nuk është nën sundimin e Tij, Zoti im, me të vërtetë vepron drejtë.” (Hud, 56)

Lutja e Ibrahimit (alejhi selam): “O Zoti im! Më bën mua dhe ata nga pasardhësit e mij të kryejmë faljen, dhe prano, o Zoti ynë, lutjen time!

O Zoti ynë! Më fal mua, edhe prindërit e mij, dhe të gjithë besimtarët atë ditë kur do të jepet llogari!” (Ibrahim, 40-41)

Lutja e Jusufit (alejhi selam): “O Zoti im! Ti më ke dhënë pushtet dhe më ke mësuar të komentoj ëndërra. Krijuesi i qiejve dhe i tokës, ti je mbrojtës i imi në këtë botë dhe në boten tjetër. Merrma shpirtin si musliman dhe më shoqëro me punëmirët!” (Jusuf, 101)

Lutja e Shuajbit (alejhi selam):  “Zoti ynë! Ngërthen me dijeni të Tij çdo send, ne jemi mbështetur te Allahu. O Zoti ynë! Ti vendos ndërmjet nesh dhe popullit tonë me drejtësi. Ti je gjyqtari më i drejtë!” (A’raf, 89)

Lutja e Musait (alejhi selam): “O Zot, unë i bëra krim vetes, më fal! Dhe ia fali, se Ai me të vërtetë fal dhe është i Gjithëmëshirshëm. O Zot, pasha dhuntinë që më ke dhënë, kurrë më nuk do t’i dal në ndihmë mëkatarëve.” (Kasas, 16-17)

“ O Zoti im, ma zgjëro krahërorin tim, dhe ma lehtëso punën time! Zgjidhma nyjen në gjuhën time, të kuptojnë fjalën time, dhe më jep një ndihmës nga familja ime, Harunin vëllaun tim!”. (Ta-ha, 23-50)

Lutja e Sulejmanit (alejhi selam): “Zoti im! Më bën të falënderoj dhuntitë e Tua që m’i ke dhuruar mua dhe prindërve të mij, dhe të bëj vepra të mira që e kënaqin atë, dhe me fut në mëshirën tënde me robërit e Tu të mirë!” (Neml, 19)

Lutja e Ejubit (alejhi selam): “Zoti im! Më gjeti fatkeqësia, kurse Ti je më i mëshirshmi nga të mëshirshmit!” (Enbija, 83)

Lutja e Junusit (alejhi selam):  “Nuk ka Zot përveç Teje , Ti qofsh lavdëruar! Unë me të vërtetë jam keqbërës!” (Enbija, 87)

Lutja e Zekerijas (alejhi selam): “O Zoti im, mos më le të vetmuar, e Ti je trashëgimtari më i mirë”. (Enbija, 89)

Lutja e Jakubit (alejhi selam): “Unë zemërimin dhe pikëllimin tim ia paraqes vetëm Allahut…” (Jusuf, 86)

Lutja e Muhamedit (alejhi selam): “O Zoti ynë! Na jep mirësi në këtë botë dhe në botën tjetër, dhe ruana prej dënimit me zjarr!” (Bekare, 201)

Përktheu: Valdet Kamberi

NA NDIQNI NË