Arhiva MujoreDecember 2014

1 2958

Disa keqkuptime rreth Biblës

Një shkrim interesant i shkruar nga një dijetar i krishterë, me një metodë të përpiktë shkencore si dhe me edukatë ta lartë, që vërteton gjërat në vijim:

  1. Inxhiliaktual nuk ështëInxhiliorigjinal. Ata që e shkruan këtëInxhil (aktual) janë njerëz dhe këtë e bënë qindra vite pas lindjes së Isait. Sot, s’gjen askënd që ka lexuar Inxhilinorigjinal përfshirë dhe papën e Vatikanit ngase Inxhiliorigjinalështë shkruar në greqishten e lashtë, gjuhën e njohur të asaj kohe, dhe nuk ekziston asnjë kopje e tij.
  2. Kontradiktat dhe antagonizmat e Inxhilitorigjinal janë të hatashme dhe nuk mund të shërohen, ndërsa antagonizmat mes inxhilëve të ndryshëm janë edhe më të mëdha.
  3. Nuk ekziston as sinjali i vetëm se Isai,alejhi selam,është zot, në të gjithë ekzemplarët e vjetër tëInxhilit (që u shkruan 4 shekuj pas Isait e që ekzistojnë sot e kësaj dite edhe pse jo në gjuhën origjinale). Sinjalet tjera ose janë përkthime të gabuara apo të qëllimshme që më vonë janë shtuar.
  4. Të gjitha elementet e idhujtarisë që gjenden nëInxhil janë futur më vonë, më saktësisht në periudhën e perandorit Konstandin (i cili nga një idhujtar u konvertua në të krishterë 300 vjet pas Isait), dhe se Inxhili në fillim përmbante vetëm monoteizëm, që Isai ishte vetëm njeri, pastaj u bë ndryshimi në dysi (Ati dhe i biri) në një kongres të dijetarëve krishterë të cilin e organizoi Konstandini. 5o vjet pas kësaj, në vitin 381 pas Isait, u arrit marrëveshja për Trinitetin në një asamble krishtere dhe u përmirësua besimi i shkruar me emrin ‘The NiceneCreed‘ (të cilën e lexojnë të krishterët sot e kësaj dite në disa kisha dhe nuk e dinë se ajo që lexojnë nuk është nëInxhil), si dhe u realizua ekzekutimi i secilit kundërshtar që e zunë.
  5. Nuk ka asnjë shenjë për ditëlindjen e Isait dhe se data 25 dhjetor u zgjodh ngase ishte festa kryesore në Romë (një festë politeiste para Isait).
  6. Ata që më së shumti kanë vrarë të krishterët janë të krishterë tjerë të cilët kanë pasur mospajtime në besim dhe rreth Inxhilit.

Burimi: http://www.newsweek.com/2015/01/02/thats-not-what-bible-says-294018.html

Përktheu: Agim Bekiri

 

0 2526

Xhorxhi është një person me origjinë amerikane, trupin e ka të trashë, me shpatulla të gjera, ka tejkaluar pesëdhjetë vite të jetës, është i shëndetshëm, ka energji të mirë dhe zellshmëri.

Ai është duke jetuar në një qytezë në veri të qytetit të Washingtonit.

Edhe pse kushtet tërheqëse materiale në vendet e tjera, janë më të mëdha, megjithatë ai e don qytetin e vet dhe është i vendosur që të jeton aty, ku ditën e kalon në punë duke bërë tregti në anët e qytetit.

E kur të gryset, kthehet në shtëpinë e tij të vogël, duke ndier kënaqësi e rehati me gruan, dy vajzat dhe djalin, i cili tanimë e ka kryer shkollën e mesme dhe ka plane për regjistrim në universitet.

Kur u afrua muaji i Dhul Hixhes, Xhorxhi, gruaja dhe fëmijët e tij filluan ndjekjen e radio-stacioneve islame për ta vërtetuar hyrjen e muajiit të Dhul-Hixhes.

Shpresonin sikur ta kishin numrin e telefonit të ndonjë ambasadeje islame për t’i kontaktuar ata, që të siguroheshin për ditën e Arafatit dhe ditën e festës së Bajramit. Kjo çështje i kishte preokupuar shumë, derisa ishte bërë shqetësim i madh për ta, derisa burri dëgjonte radio-kanalin, e gruaja i ndjekte kanalet e televizionit, djali ishte i preukupuar pas web-faqeve islame në internet.

Xhorxhi duke dëgjuar radion u gëzua shumë ku ndjekte deklaratën e hyrjes së muajit të Dhul Hixhes, ku thoshte:

Kjo radio dëgjohet shumë i qartë, veçanërisht natën.

Kur u caktua dita e qëndrimit në Arafat dhe dita e Festës së Bajramit, e u ngritën në qiell zërat e Tekbireve të muslimanëve, Xhorxhi i përvjeli krahët e tij dhe i nxori të hollat që i kishte mbledhur për tërë vitin.

E pas drekës së ditës së nesërme tha:

Tani patjetër duhet të shkoj, që të gjej dashin e gjallë, të cilin do të kem mundësi ta gjej vetëm në tregun e madh që gjendet në lindje të qytetit.

Filloi Xhorxhi të bëjë pazarllëk për një dash të mesëm, i cili e kishte çmimin shumë të lartë, e kur e pa se të hollat që i kishte në xhepin e tij, nuk i mjaftonin, filloi të kërkoj bankën më të afërt ATM ku edhe nxori të hollat që do të i mjaftonin për blerjen e këtij dashi të cilin dëshironte ta prente me dorën e vetë e ta praktikonte ritualin islam në lidhje me kurbanin.

Xhorxhi e përkëdheli dashin dhe me ndihmën e bijve të tij e bartën atë në makinën e tij personale.

Dashi filloi ta ngriste zërin e tij, e së bashku me të e ngriste vajza pesë vjeçare, me zërin e bukur, e cila i tha babait: O babi! Sa e mirë që është Festa e Kurbanit, ku do të luaj me vajza e jo me djemë, do t’i bijmë defave dhe do të këndojmë, ku së bashku me ju do ta fali namazin e Bajramit e do ta veshi fustanin e bardhë, ku do ta veshi mbulesën time të gjatë.

 

O babi! Në këtë festë do tëmbulohem, se më jam bërë e madhe…. Ah….. Sa e mirë që shtë Festa e Kurbanit, me duart e tona do t’ia presim mishin dashit, e do t’i japim ushqim fqinjëve tanë, e do t’i lidhim lidhjet farefisnore e do ta vizitojmë hallën time dhee vajzat e saja!

O babi! Ah sikur të gjithë ditët e vitit të ishin si dita e Bajramit..

Tek të gjithë hetohej lumturia, ku e dëgjonin zërin e kësaj pëllumbesheje të vogël.

Shihej edhe gëzimi i babait i cili u kthye së shpejti për t’i kontrolluar cilësitë e dashit se a i plotëson cilësitë e kurbanit fetarë, kur pa se ajo nuk ishte qorre, e as nuk çalonte dhe nuk ishte e dobët (e sëmurë).

E kur u afrua pranë shtëpisë dhe e ndali veturën, kur ja bashkëshortja ngriti zërin duke thënë: O burri im… O Xhorxh!

Kam mësuar se prej riteve të Kurbanit, është që dashi të ndahet në tri pjesë, një të tretin do t’ia japim të varfërve, një të tretën do t’ia dhurojmë fqinjëve Davidit, Elizabetës dhe Monikës dhe një të tretën në javët e ardhshme do ta hajmë si mish të freskët: E kur u afrua prerja e dashit në ditën e festës, dyshoi Xhorxhi me shoqen e tij se në të cilën anë gjendej Kibleja, të cilëve ua kishte marrë mendja se Kibleja duheshte të jetë kah ana e Arabisë Saudite, me të cilën edhe u mjaftuan.

Xhorxhi e mprehi thikën e tij, e ktheu dashin kah ana e Kiblës dhe e preu kurbanin.

Më pas filloi bashkëshortja ta përgadiste kurbanin duke e bërë në tri pjesë, mu ashtu si është sunneti, e cila punonte me shpejtësi… Kurse burri i saj e ngriti zërin, u pa se ishte nervozuar, i ishin ngritur damarët e qafës, e brohoriste duke thënë: Hajde se jemi duke shkuar në Kishë, sot është dita e diellë.

Se Xhorxhi kurrë nuk e linte shkuarjen në kishë, jo vetëm kaq, por me veti i merrte edhe shoqen dhe fëmijët e tij.

Këtu mbaron tregimi i folësit i cili ishte duke treguar rastin e Xhorxhit, e pyeti njëri që ishte prezent i cili i tha: Na fute në dyshime, Xhorxhi a është musliman a po çka është? Folësi, tha: Po, ai, shoqja e tij dhe djali, të gjithë janë të krishterë, të cilët nuk e besojn Allahun një, as të Dërguarin e tij. Të cilët pretendojnë se Allahu është trinitet, -i Pastër është nga kjo i Lartmadhëruari,- ata e mohojnë edhe Muhamedin alejhisselam, po edhe e armiqësojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij.

Në këtë ndejë u shtuan thashethëmet, e u ngritën zërat, e bile disa u sollën keq.

Njëri prej tyre tha: O Ahmed mos na gënje… kush të beson se Xhorxhi dhe familja e tij e kanë bërë këtë vepër!

Sytë ishin të drejtuara, gjuhët të mprehura, të qeshurit të njëpasnjëshëm.

Tha më i mençuri i tyre: Atë që ceke nuk është e vërtetë, po as që besojmë se një jobesimtar do t’i zbatonte ritet e fesë Islame.

E ndjekte programin e radionit, ishte i kujdesshëm për ta ditur ditën e festës, jepte të holla, e ndau mishin dhe … tjerat që u përmendën!

Këtu filloi folësi ta mbronte veten e tij, e tua kthente akuzat që ia drejtuan atij.

E tha me çudi dhe buzëqeshje…

O ju vëllezërit dhe dashamirët e mi: Pse nuk e besoni tregimin tim? !

Pse nuk mund të besoni një vepër të këtillë prej një jobesimtari, a nuk keni parë se si (muslimanët tanë me emra) Abdullah e Abdurrahman e Hatixhe dhe Aishe i festojnë festat e jobesimtarëve?

Pse mos të jetë mundësia se edhe jobesimtarët i festojnë festat tona? !

Pse e gjithë kjo çudi? Realiteti a nuk na tregon se kjo është e mundshme, po bile një realitet që ne e hetojmë.

A nuk ka disa që për festën e dashurisë, mbledhin lule e këtu disa festojnë krishtlindjen e Festën e ….. e Festën e…. ku të gjitha këto festa jane të jomuslimanëve?!!

Pse për Xhorxhin gjesti i tij shihet si gabim i madh e për djemtë dhe bijat e tona nuk konsiderohet si e madhe? !!

E dridhi Ahmedi dorën e tij duke e ngritur e tha: Jetova në Amerikë më shumë se dhjetë vite, betohem për Zotin se kurrë nuk pashë atje një jomusliman duke i festuar festat tona.

Po bile asnjë nuk e pashë duke u interesuar për ritet dhe darsmat tona … Bile edhe festën e vogël të Ramazanit e festova në banesën time të vogël.

Ansjë prej atyre që i thirra nuk mu iu përgjigjën ftesës sime, se ata mirë e dinin se kjo që jam duke festuar, është Festë ISLAME.

Vetë kam qëndruar në Perëndim dhe këto i pashë me dy sytë e ballit … e kur u ktheva këtu, u befasova se ne i festojmë festat e tyre të cilat konsiderohen mëkat.

Përtheu: Dr. Enal Jakupi

0 1546

Thuaj në sexhde: “Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di!” (Bekare, 127)
Thuaj në sexhde: “Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhurove mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh.” (Ali Imran, 8)

Thuaj në sexhde: “Zoti im, më fal edhe mua nga ana Juaj një pasardhës të mirë, vërtetë, Ti je dëgjues i lutjes.” (Ali Imran, 38)

Thuaj në sexhde: “Zoti im, mos më le të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues.” (Enbija, 88)
Thuaj në sexhde: “Zoti im, më lësho në vend të bekuar dhe Ti je më i miri, që jep vend (të bekuar).” (Mu’minun, 29)
Thuaj në sexhde: “Zoti ynë, ne besuam atë që zbrite (shpalljen), pra shënona bashkë me ata që dëshmojnë (besimin e drejtë).” (Ali Imran, 53)
Thuaj në sexhde: “Zoti ynë, na dhuro durim dhe bëna të vdesim muslimanë”. (A’raf, 126)
Thuaj në sexhde: “Unë hidhërimin dhe pikëllimin tim, ia parashtroj vetëm Allahut.” (Jusuf, 86)
Thuaj në sexhde: “Zoti im! Më bënë mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time.” (Ibrahim, 40)
Thuaj në sexhde: “Ma zgjero gjoksin tim…” (Ta’ha, 25)
Thuaj në sexhde: “Zoti im, më shto dituri!” (Ta’ha, 114)
Thuaj në sexhde: “Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e xhehnemit…” (Furkan, 65)
Thuaj në sexhde: “Zoti ynë, na bënë që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bënë shembull për të devotshmit.” (Furkan, 74)

Përshtati: Valdet Kamberi

0 1715

       Allahu i Madhëruar, me urtësinë e Tij e ka bërë që ne si krijesa të jetojmë në planetin Tokë. Mirëpo, në këtë planet ne nuk jemi të amshueshëm, por jemi me një afat të caktuar siç është edhe vet ky planet dhe i gjithë kozmosi me një afat të caktuar. Një ditë do të zhduket në tërësi, e pastaj fillon jeta e Ahiretit, jeta e amshueshme. Në këtë Allahu I Madhëruar ka bërë vërejtje me shumë se një herë në Librin e Tij. Në suren Enbija ka thënë: “Njerëzve u është afruar koha e llogarisë së tyre, e ata të hutuar në pakujdesi, nuk përgatiten fare për të. * Atyre nuk u vjen asnjë këshillë e re (në Kur’an) nga Zoti i tyre, e që ata të mos tallen me të duke e dëgjuar.* Të shmangura nga e vërteta janë zemrat e tyre. Ata që janë zullumqarë dhe duke biseduar fshehtas (thonë): “A mos është ky (Muhammedi) diç tjetër pos njeri, sikurse edhe ju, pra a do t’ia pranoni magjinë e tij kur ju po e dini?” “ Enbija 1 – 3.

       Hasan el basriu rah. ka thënë: “Llogaria po afrohet dita ditës dhe cdo herë që të kalon një ditë, të ka shkuar një pjesë e jote. Njerëzit janë në gaflet të çuditshëm nga qëllimi për të cilin janë të krijuar për të. Dhe po ashtu nga njohja e Zotit të tyre Alahut dhul-xhelal.

       Njerëzit janë në gaflet nga dita në të cilën do të ndahen nga kjo dunja.  Janë në gaflet nga ajo që do ta gjejnë në varr. Janë në gaflet nga ajo që do ta shohin nga trishtimet e ditës kijametit. Janë në gaflet nga shumë gjëra të cilat ua ka mbuluar dashuria ndaj dynjasë, a dynjaja është si uji njelmët i detit, sa më tepër pi, aq më shumë të shtohet etja. I dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë: po të kishte i biri Ademit një luginë me ar, do ta dëshiroje ta ketë të dytën, … .

       Jeta është si një sezon nga sezonet e tregtisë ku ekspozohen artikuj të shumtë të llojllojshëm. Prej tyre ka me kualitet të ulët dhe me kualitet të lart. I mençuri është ai që shikon të blejë atë me kualitet edhe pse është më shtrenjtë, sepse është më e qëndrueshme se ajo me kualitet të dobët edhe pse çmimin e ka të ulët. Pra duhet për të vetëdijwsuarin të mos kërkojë, përpos vetëm gjërat e çmuara, a gjërat më të çmuara në dynja janë njohja e të vërtetës, njohja e Allahut azza ve xhel-le.

       Vetëdisimi është shenjë nga shenjat e dashurisë Allahut ndaj robit të Tij dhe dëshira të bëjë ai hajr. Për këtë shkak tabi’iju i njohur Muhamed ibn Sirini rah ka thënë:  Kur të dojë Allahu mirësi për robin e vet ia bën atij një këshillues nga zemra e tij që e urdhëron dhe e ndalon. çdo herë që lajthit, apo bie në gaflet nga ajo për të cilën është krijuar, ia përkujton ai këshilluesi që është në zemër dhe kështu besimtari kthehet në rrugë të drejtë dhe kështu e gjen në vetëdysim të përhershëm.

       Imam El-Xheuzi e përshkruan të vetëdysuarin  me thënien: brenga e besimtarit është e ndërlidhur me Ahiretin, prandaj çdo gjë që është në dynja e ndërlidh me Ahiretin.

       Secilin që e preokupon një gjë, brengën e ka aty.

       Flitet se Omer ibn Hatabi u ka ran ë sy të tjerVe se ai nuk po qeshet dhe Një ditë E kanë pyetur: Pse spo qesh?Ai ka thënë: derisa ti mar çelsat e Kudsit në dorë, buza ime nuk do të qeshë.

       A nuk i ke parë kur hynë zejtarë të ndryshëm në ndonjë ndërtesë, do ta vëresh rrobaqepwsin duke i shikuar stofat, perdet, ndërsa, marangozi (zdrukthtari) i shikon ormanët, tavolinat, .. muratori i shikon muret, a besimtari kur të sheh errësirën, e përkujton errësirën e varrit, nëse e ndjen dhembje, e përkujton dënimin, kur të dëgjojë ndonjë zë të trishtuar, e përkujton fryrjen në sur, kur ti sheh njerëzit duke fjetur, e përkujton vdekjen dhe të vdekurit në varreza, kur të shijojë ndonjë kënaqësi, e përkujton xhenetin, .. e kështu me radhë. dmth të gjitha mendimet i ka të lidhura me ahiretin dhe kjo e angazhon nga gjërat tjera. Pra besimtari çdo herë është i zgjuar me vetëdije. çdo gjë që sheh në dynja e lidh me Ahiretin dhe ai nuk lejon të gjendet në gaflet nga ai qëllim për të cilin e ka krijuar Allahu I Madhëruar. Kështu ai është në ibadet të vazhdueshëm. Mirëpo këta të vetëdijesuar nuk janë me një nivel, por ata klasifikohen në grada.

Gradat e të vetëdijwsuarve:

Ibn Xheuziju i përmendet ato grupe dhe thotë:

–          ka prej tyre që e mund epshi dhe natyra e tij e shpie në atë që ia kërkon nefsi, … nuk i bën dobi tërheqja e vërejtjes gjë që më tepër ia shton përgjegjësinë.

–          Ka prej tyre që janë të vënë para përpjekjes mes dy anëve: mendjes që urdhëron në devocion dhe epshit që shpie në hamendje. Në këtë luftë ka prej tyre që pësojnë në luftën pas përpjekjes së gjatë dhe kthehet në sherr dhe – Allahu na ruajt – i përfundohet me atë gjendje. Ka prej tyre që ngadhënjejnë një herë e herën tjetër pësojnë. Ky është lënduar, por nuk ka “vdekur”.

–          Ka prej tyre që e mposhtë armikun dhe e burgosë në burg dhe nuk i mbet armikut në kurthet e tij, përpos vesveset (cytjet). Në zgjuarsi ka të tillë që kur janë zgjuar, nuk kanë fjetur, prej kur kanë dalë në rrugë, nuk kanë pushuar. Brenga e tyre është ngritja lart. Sa herë që tejkalojnë një situatë, i vërejnë mangësitë dhe bëjnë istigfar.

       Këta janë më të zgjedhurit të cilët i kanë ndërlidhur qëllimet e tyre të larta  dhe i kanë ngritur lart nga toka. Ata janë ata të cilët e braktisën edhe gjumin që njeriu ka nevojë për të. Ne gjatë leximit e hasim nxënësin e Ibn Abasit tabi’iun Tavusin duke thënë: përmendja e Xhehenemit ua ka fluturuar gjumin adhuruesve.

       Për në fund, secilit nga muslimanët që e brengosë çështja e fesë dhe ia jep përparësi ahiretit, para dynjasë, ua kisha preferuar të marrin për shoqërues hadithin profetik ku I dërguari salallahu alejhi ve selem ka thënë: ai që e ka për qëllim Ahiretin, Allahu ia mbledh gjërat dhe ia bën pavarësinë (pasurinë) në zemrën e tij, a dynjaja i vjen e nënshtruar para tij, ndërsa ai që e ka për qëllim dynjanë, Allahu ia shpërndan gjërat dhe ia bën varfërinë mes syve të tij, a nuk i vjen nga dynjaja, përpos ajo që Allahu ia ka caktuar. Tra. Ibn Maxhe nga Zejd ibn Thabit “Vërtet që në të ka padyshim kujtim për atë që ka zemër, ose që vë veshin e dëgjon duke qenë i vëmendshëm e dëshmues.” Kaf 37

Përgatiti Ali Shabani

Gusht 2012

0 3213

Vuaj nga ngurtësimi i zemrës,

çfarë është zgjidhja?

 

Zemra në këtë botë rrotullohet rreth ngurtësimit dhe butësisë. Ngurtësohet me mëkate dhe gjunahe, ndërsa kur i çon në vend urdhrat e Allahut zemra zbutet.

Shkaku i ngurtësimit të zemrës është largimi nga Allahu i Lartësuar. Kur të bjerë zemra nën reshjen e mëkateve, robi nuk duhet ti dorëzohet kësaj nxirrje të zemrës. Por duhet të nxitojë ti fshijë ato mbeturina që i posedon rreth zemrës së tij duke u kthyer ka Allahu dhe duke iu nënshtruar Atij. Allahu i Lartësuar e lavdëron të dashurin e Tij, Ibrahimin, paqja e Allahut qoftë mbi të, i cili vazhdimisht kthehej tek Allahu në çdo rast. Allahu thotë: “Vërtet, Ibrahimi ishte shumë i butë, shumë i dhembshëm dhe i kthyeshëm.”[1]

Shkaqet që e shërojnë ngurtësimin e zemrës janë:

  1. Përmendja e shpeshtë e Allahut:

Të përmendurit Allahut sjell kënaqësi, gëzim, risk, burrëri, të çon që çdoherë të jesh i vetëdijshëm për mbikëqyrjen e Allahut, ta adhurosh vetëm Allahun, të afrohesh vetëm nga Ai, që është shkak për të shpëtuar nga dënimi i Tij.

Mekhuli ka thënë: “Të përmendurit e Allahut është shërim, kurse të përmendurit e njerëzve është sëmundje.”

Një njeri erdhi tek Hasen el-Basriu dhe i tha: Vuaj nga ngurtësimi i zemrës. – Ai i tha: “Zbute zemrën tënde me përmendjen e Allahut.”

Me dhikër ngrihen gradat, shlyhen mëkatet, largohen të këqijat, vuajtjet, fatkeqësitë, zgjerohet kraharori dhe qetësohen zemrat. Allahu thotë: “Pra ta dini se me të përmendurit e Allahut zemrat stabilizohen.”[2] Është këshilla e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, për atë i cili ka kërkuar këshillë nga i Dërguari i Allahut, e ai i tha: “Gjuha yte le të jetë vazhdimisht e lagur me përmendjen e Allahut.”[3]

Me të përmendurit e Allahut ngjallen zemrat, kurse i Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Shembulli i atij i cili e përmend Allahun dhe atij që nuk e përmend Allahun është sikurse shembulli i të gjallit dhe të vdekurit.”[4] Kush e kupton madhështinë e Allahut e përmend shpesh Allahun, ndërsa shpeshtimi i përmendjes së Tij është shenjë e sinqeritetit me Allahun.

  1. Ruajtja e gjymtyrëve nga mëkatet:

P.sh. e ruan dëgjimin tënd nga muzika, nuk shikon gjëra të ndaluara, e ruan gjuhën nga gënjeshtra, shpifja, përgojimi etj.

  1. Leximi i shpeshtë i komentimit të Kuranit:

Në Kuranin e madhërishëm ka mësime dhe këshilla madhështore, nxitje, kërcënim, premtim, përgëzim, inkurajim, dënim, kështu që lexuesi i këtyre gjërave ndalet dhe mediton rreth tyre dhe kuptimit të tyre.

  1. Prezantimi në ligjërata fetare:

Ndeja me njerëz të mirë, dëgjimi i dijetarëve të çon drejt rrugës së ahiretit dhe të bën asket të dunjasë së përkohshme.

  1. Leximi i librave të dijetarëve:

Në leximit të rreshtave që i kanë shkruar dijetarët ka thesare të cilat ta shtojnë besimin, andaj kur lexon ndonjë libër të ndonjë dijetarit që ka punuar me dijen e tij, dije se lexon prej atij të cilin e ka lavdëruar Allahu, se e ka frikë vetëm Allahun, ku thotë: “Po Allahut ia kanë frikën nga robërit e Tij, vetëm dijetarët, Allahu është mbi gjithçka është mëkatfalës.”[5] Andaj ai i cili lexon nga ata që e kanë frikë Allahun pritet të cilësohet me cilësitë e tyre.

  1. Vizita e varrezave:

Vizita e varrezave është prej udhëzimit të Muhammedit, paqja dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, kjo është specifikë vetëm për burrat e jo për gratë. Vizita e varrezave është gjëja më e mirë që të tregon për jetën e shkurtër të kësaj bote, si dhe të mos shpresosh në diçka të përkohshme. Prandaj sa lot kanë derdhur njerëzit e devotshëm kur i kanë vizituar varrezat nga frika prej Allahut duke kujtuar vendin e tyre pas vdekjes. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Vizita e varrezave ua përkujton vdekjen.”[6]

 

 

Përgaditi: Nexhat Ceka

 

[1] Hud: 75.

[2] Rrad: 28.

[3] Transmeton Tirmidhiu.

[4] Transmeton Buhariu.

[5] Fatir: 28.

[6] Transmeton Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe.

0 2825

Keni frikë Allahun, duke zbatuar urdhrat dhe duke u larguar nga ndalesat, ngase Allahu me këtë ju ka urdhëruar dhe thotë: “O ju që keni besuar, keni frikë Allahun me sinqeritet të vërtetë dhe mos vdisni pos duke qenë musliman”. Allahu na bëftë prej robërve të devotshëm.

Vëllezër të nderuar

Zejd ibn Erkam rrëfen, se një ditë Ebu Bekri, kërkoi ujë, ia sollën një enë me ujë dhe mjaltë, kur afroi gojën për të pirë, nisi të qajë dhe qanë ata që ishin rreth tij, heshti për një kohë, e ata nuk heshtën, pastaj përsëri filloi të qajë sa që nuk kishin mundësi ta pyesin, më pas fshiu fytyrën e u kthjell. I thanë: “Çfarë të ngacmoi që të qashë? Tha: Isha me të dërguarin salallahu alejhi ue selem, kur ai po shtynte diçka nga vetja, e thoshte: “Larg prej meje, larg prej meje” e unë nuk shihja me të askënd. I Thashë: O i dërguari i Allahut, po shoh diçka po e largon nga vetja, e unë nuk shoh tjetër kënd me ty. Tha: “Kjo dynja mu paraqit me atë çfarë ka në të, e i thashë, larg prej meje, e u largu e tha: Pasha Allahun nëse ti ke shpëtuar nga unë, ata që vijnë pas nuk do të shpëtojnë prej meje”. E frikohem se mos më ka marrë dhe mua, kjo më bëri të qaj.

O ju besimtarë

Kjo ngjarje na tregon rrezikun dhe pavlefshmërinë e dynjasë, e ua tërheq vërejtjen  për secili që ka shpirt, që të mos i përkulet asaj, të mos e madhëron, apo ta bën qëllim të vetin në këtë jetë, Allahu i Madhëruar thotë: “E për sa i përket atij që ka tepruar.Dhe i dha përparësi jetës së kësaj bote, xhehennemi do të jetë vendi i tij. E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, xhenneti është vendi i tij.”

فَأَمَّا مَنْ طَغَى ، وَآثَرَ الْحَيَاةَ الدُّنْيَا ، فَإِنَّ الْجَحِيمَ هِيَ الْمَأْوَى ، وَأَمَّا مَنْ خَافَ مَقَامَ رَبِّهِ وَنَهَى النَّفْسَ عَنِ الْهَوَى  ، فَإِنَّ الْجَنَّةَ هِيَ الْمَأْوَى

Po, o ju vëllezër, janë të shumtë ata që lidhen me këtë botë, që e konsiderojnë gjithçka në jetën e tyre, e gjithë kjo si pasojë e mos dijes, mos kuptimit, dhe largimit nga mësimi i fesë së Zotit, gëzohen me pozitat në dynja, habiten me pamjen e saj, e kënaqen me zbukurimet e saj, ndërsa ajo nuk është vetëm se dynja e nënçmuar, e përbuzur, e mallkuar, sikur që ka thënë i Dërguari salallahu alejhi ue selem në hadithin që e transmeton Tirmidhiu nga Ebu Hurejra radijallahu anhu: “Dynjaja është e mallkuar, e mallkuar është gjithçka në të, pos përmendjes së Allahut, gjërave të ngjashme, dijetarit dhe nxënësit e dijes”.

O ju vëllezër nuk ka kush që është më i dijshëm për dynjanë se sa Krijuesi i saj, Allahu i Lartësuar. A ka kush është më i dijshëm për dynjanë e vërtetë se Allahu? Asnjëherë. Dëgjoni pra se ç’thotë për të, e me çfarë e përshkruan, thotë: “Ju njerëz dijeni se jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se lojë, kalim kohe në argëtim, stoli, krenari mes jush dhe përpjekje në shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve, e që është si shembull i një shiu prej të cilit bima i habit bujqit, e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer, e llomitur, e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga Allahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues”. Hadid 20.

اعْلَمُوا أَنَّمَا الْحَيَاةُ الدُّنْيَا لَعِبٌ وَلَهْوٌ وَزِينَةٌ وَتَفَاخُرٌ بَيْنَكُمْ وَتَكَاثُرٌ فِي الْأَمْوَالِ وَالْأَوْلادِ كَمَثَلِ غَيْثٍ أَعْجَبَ الْكُفَّارَ نَبَاتُهُ ثُمَّ يَهِيجُ فَتَرَاهُ مُصْفَرّاً ثُمَّ يَكُونُ حُطَاماً وَفِي الْآخِرَةِ عَذَابٌ شَدِيدٌ وَمَغْفِرَةٌ مِنَ اللَّهِ وَرِضْوَانٌ وَمَا الْحَيَاةُ الدُّنْيَا إِلَّا مَتَاعُ الْغُرُورِ

Ajet i çuditshëm, që e kanë neglizhuar ata që janë lidhur për këtë botë, ata që janë mashtruar me pozitat e tyre, të mashtruar me pasurinë e famën e tyre “dijeni” pra të jenë të bindshëm se “jeta e kësaj bote” pra jeta jote që e je i shkujdesur, vitet të cilat po i kalon në këtë jetë, po, nuk ke tjetër në këtë botë pos jetës tënde, që nuk llogaritet asgjë nëse e krahason jetën e kësaj bote me kohën e një ditë të Ditës së Kiametit. Na thotë, duke na sqaruar se si do të shikojnë kriminelët, për kohën që kanë kaluar në jetën e tyre, thotë Allahu në suren Taha: “Ditën kur i fryhet surit (bririt), atë ditë Ne i tubojmë mëkatarët symavijosur (të verbër, të shëmtuar). E ata pëshpërisin mes vete: Nuk qëndruat (në Dunja) më shumë se nja dhjetë ditë”. 102.

Jeta jote, nuk krahasohet me atë çfarë të pret në Ditën e Kiametit, asnjëherë nuk krahasohet mes gjashtëdhjetave apo shtatëdhjetave apo tetëdhjetave, më pak a më shumë, me botën tjetër të pafund, të përhershëm, thotë Allahu i Madhëruar duke treguar për kohën e një dite prej ditëve tona: “Ata kërkojnë prej teje t’ua ngutësh dënimin, po Allahu nuk e thyen premtimin e Vet, pse një ditë te Zoti yt është sa një mijë vjet, si llogaritni ju”. Haxh 47.

وَيَسْتَعْجِلُونَكَ بِالْعَذَابِ وَلَنْ يُخْلِفَ اللَّهُ وَعْدَهُ وَإِنَّ يَوْماً عِنْدَ رَبِّكَ كَأَلْفِ سَنَةٍ مِمَّا تَعُدُّونَ

Pra një ditë e Kiametit është sa një mijë vite të kësaj bote.

O ju besimtarë

Në ajet sqarohet realiteti i kësaj bote, se është lojë që preokupon trupat, kalim kohe që neglizhon zemrat, zbukurim që mashtron sytë, krenari dhe përpjekje për shtim të fëmijëve e pasurisë, shembulli i saj është si shembulli i shiut, që i habit bima bujqit, e më pas për disa ditë ajo bëhet sikur që thotë Allahu: “e pastaj ajo thahet dhe e sheh atë të verdhë, mandej bëhet e thyer, e llomitur”, përfundon dhe tretet, por çështja e kësaj bote nuk përfundon, siç thotë Allahu: “e në botën tjetër është dënimi i rëndë, por edhe falje mëkatesh dhe dhurim i kënaqësisë nga Allahu; pra jeta e kësaj bote nuk është tjetër vetëm se përjetim mashtrues”.

Autor: Ubejd ibn Asaf Tujavi

Përktheu: Shpend Zeneli

0 1416

Me Emrin e Allahut, lavdërimi i takon Allahut, paqja dhe bekimi i Tij qoftë për të Dërguarin e Allahut, për familjen dhe shokët e tij, dhe mbarë ata që e ndjekin atë.

(1)

Thelbi i përplasjes ndërmjet një rendi ideologjik dhe një tjetri, çfarëdo qofshin këto rende në luftë: fe, filozofi apo shkolla teorike të mendimit, qëndron gjithmonë tek botëkuptimet.

Allahu e dërgoi Profetin e Tij me fenë përfundimtare, që njeh si të vërteta Librat dhe mesazhet e mëparshme, por në të njëjtën kohë qëndron mbi to. Kjo shpallje e shenjtë është pushteti më i lartë që jep formë koncepteve, vlerave dhe ideve. Nëse Islami me shpalljen e tij hyjnore qëndron mbi të gjitha fetë dhe mesazhet hyjnore që erdhën para tij, është më se evidente që ai të qëndrojë mbi të gjitha filozofitë dhe idetë, të cilat nuk janë veçse përzierje religjionesh e besimesh të sakta dhe të deformuara, përzierje mendimesh njerëzore të nxjerra nga përjetimi shqisor i realitetit dhe këtyre religjioneve të sakta e të deformuara.

Sa herë që të dëgjosh se vlerat dhe virtytet janë produkt tërësisht njerëzor, dije se është një gënjeshtër. Çdo teori dhe ide e bijve të njeriut e ka origjinën te religjioni i saktë ose i deformuar dhe arsyeja nuk ka asnjë material tjetër nga e cila ajo mund të përfitojë koncepte dhe vlera dhe religjioni të mos jetë thelbi i saj. Islami erdhi dhe qëndroi mbi çdo gjë që kishte pasur njerëzimi deri në atë kohë, aq sa fjala e tij në çdo fushë detyron çdo filozofi të heshte, çdo religjion të përulet, edhe sikur Musai (alejhi selam) të jetonte do të ishte i detyruar të ndiqte këtë fe.

Allahu e dërgoi të vërtetën me anë të këtij Libri udhëzues dhe bashkë me të dhe shpatën ngadhënjimtare, sepse e vërteta që nuk mbrohet me forcë asnjëherë nuk është e sigurt.

Beteja në mes të vërtetës që solli shpallja hyjnore nga njëra anë dhe filozofive e mbetjet e religjioneve të pasakta dhe atyre të vërteta, të përziera me të pavërteta, nga ana tjetër, nuk është ndërprerë asnjëherë. Për më se dymbëdhjetë shekuj peshorja e kësaj beteje ka anuar në anën e Islamit dhe pasuesve të tij, sado që islami është dobësuar në disa periudha ai kurrë nuk ka qenë më dobët se religjionet dhe filozofitë me të cilat ai përballej.

(2)

Por, erdhi epoka moderne para dyqind e ca vjetësh, dhe peshorja e forcës në botë ndryshoi. Vendet islame që deri dje mbartnin mbi shpatulla rendin e vlerave dhe pikëpamjeve që i sundonte, për herë të parë në histori kthehen të gjitha në vende të mundura dhe të nënshtruara. Shpata ngadhënjimtare thyhet dhe njerëzve u ngelet vetëm Libri udhëzues, e rreth të cilit ata nuk bien dakord.

Pikërisht që nga kjo kohë nisi beteja e parë e botëkuptimeve ndërmjet rendit të vlerave dhe ideve që mbart qytetërimi sulmues ngadhënjyes perëndimor dhe vlerave e ideve të cilat solli shpallja hyjnore e mbartur nga muslimanët.

Beteja e parë e botëkuptimeve prodhoi një ndarje të re në mesin e muslimanëve, duke i ndarë ata në tre rryma kryesore, nisur nga qëndrimi që ata mbajnë karshi rendit perëndimor:

1- Rryma e modernitetit, përendimoredhe sekulariste.

2- Rryma e iluminizmit islamik.

3- Rryma konservatore dhe islamizuese.

Kriteri i kësaj ndarje bazohet te qëndrimi që mbahet ndaj rendit botëkuptimor dhe ideve invazioniste. Rryma e parë i ka pranuar këto ide dhe botëkuptime në atë masë sa ka humbur aq shumë prej fesë sa ka arritur në kufr. Rryma e dytë, ka refuzuar kufrin dhe ka pranuar çështje për shkak të të cilave ka braktisur çështje strikte të fesë, por që niveli i braktisjes së tyre nuk arrin në kufr. Rryma e tretë ka ngritur një mur të fortë kundërshtues dhe nuk pranon prej rendit perëndimor atë që është kufr dhe as braktisjen e çështjeve strikte të fesë. Kjo rrymë është përpjekur të pranojë çështje që nuk bien ndesh apo nuk kundërshtojnë botëkuptimet të cila solli shpallja hyjnore, edhe pse ashpërsia e kësaj rryme e ka penguar atë ndonjëherë të pranojë çështje të drejta me të cilat feja jonë nuk bie ndesh. Kjo ashpërsi ka sjellë si pasojë -në të njëjtën kohë- forma të ndryshme padrejtësie ndaj opozitarëve që i përkasin rrymës së dytë.

Në këtë periudhë vihen re përpjekjet e dijetarëve dhe mendimtarëve muslimanë, si nga rryma iluminsite dhe nga ajo konservatore, të cilat sollën në skenë kontributet e Afganit, Muhamed Abdusë, Mustafa Abdurrazik, Reshid Rida, Hasan el-Bena, Ali Tantauit, Mustafa Sabrit, Ahmed Shakirit, Mahmud Shakirit, Muhibudin Hatibit dhe Muhamed el-Hadr Husejnit.

Pas largimit të kolonizatorëve nga vendet muslimanë dhe lënia pas në pushtet, në shumicën e tyre, qeveri me identitet musliman, por me ideologji shekullariste, erdhi beteja e dytë e botëkuptimeve. Në këtë periudhë ndeshemi me kontributin e brezit të dytë, si nga ai iluminist ashtu dhe nga ai konservator, siç qenë shkrimet e Sejid Kutbit, Enuer el-Xhundit, Muhamed Muhamed Husejnit, Muhamed Kutbit, Abdurrahman es-Sadit, Muhamed ibn Ibrahim Al Shejhit, Abdulaziz ibn Bazit, Abdurrahman ed-Deuserit, Sefer el-Haualit, Muhamed el-Gazalit, El-Behij el-Khulit, Jusuf el-Kardauit, Abdulkadir Audeh, Mustafa Sibait, Muhamed Amareh dhe Salah Sultanit.

(3)

Ideja që mbart ky shkrim përqendrohet në faktin se, pas rënies së Bashkimit Sovjetik dhe ngjarjeve të Shtatorit, luftës së Irakut dhe Afganistanit, po kalojmë në periudhën paraprake të betejës së tretë të botëkuptimeve, fillimin e së cilës e paralajmëruan revolucionet e pranverës arabe.

Kjo betejë –sipas mendimit tim- do të jetë betejë më ashpër se dy të parat, për disa arsye:

1) Rryma e ilumizmit islamik, e cila në asnjë moment nuk ka hequr dorë nga kundërshtimi i botëkuptimeve perëndimore, edhe pse ndonjëherë ka rënë brenda në baltën e tyre, po përjeton sot brezin më të dobët kundërshtues dhe një nga brezat më shumë pranues të shekullarizimit, e të brumosur me përmbajtjen e saj. Në të njëjtën kohë ky brez i kësaj rryme është edhe më i dobëti në përgatitjen e tij fetare.

2) Kandidati aktual më i mundshëm (edhe pse jo i vetëm) për të mbajtur flamurin e sfidës dhe ruajtjes së traditës është rryma islame selefiste. Revolucionet arabe e shtuan edhe më shumë fragmentarizmin e selefive dhe një numër të madh të tyre e futën në politikë, e një pjesë tjetër në përballje të brendshme me rrymat e tjera selefiste, çka ka bërë që të mos lërë në terren të aftë për të bërë këtë detyrë intelektuale vetëm se një pjesë të selefizmit akademik (me termin akademik kuptohet selefizmi i ndryshëm nga ai politik dhe ai luftarak).

3) Selefizmi akademik edhe pse përgatitja fetare e tij nuk është në nivelin që kërkohet, në krahasim me rrymat e tjera islame aftësia e tij mund të konsiderohet shumë e mirë, e në krahasim me përgatitjen e rrymës konservatore sfiduese në dy betejat e mëparshme në disa drejtime është më mirë. Por, përsëri problemi më i madh i dobësisë përgatitore të kësaj rryme qëndron tek dijet e shkencave sociale dhe metodologjive moderne, dobësi kjo që arrin shpesh herë në nivelin pranë zeros dhe zeros. Ajo çka e shton edhe më shumë rrezikun është fakti se shumë prej këtyre selefive as që e ndjejnë fare nevojë e këtyre dijeve, e disave as që u bie ndërmend dhe kanë alergji prej tyre. Rreziku i padijes bëhet edhe më i madh kur atë e shoqëron rreziku i nënvleftësimit.

4) Një nga faktet më ndihmues në betejën e botëkuptimeve është tërheqja që njerëzit e thjeshtë kanë me dijetarët dhe thirrësit islam, dëgjimi dhe referimi që ata kanë te këta njerëz. Janë të rralla rastet kur njerëzit e thjeshtë u bie rasti të dëgjojnë fjalë që bien ndesh me fjalët e dijetarëve. Por, situata nuk është sot më kështu, njerëzit e thjeshtë nuk ua vënë veshin dijetarëve të tyre siç ua vinin dikur, por as afërsia dhe përkushtimi i thirrësve islam me njerëzit e thjeshtë nuk është si dikur. Mjetet e ligjshme mediatike janë të shumta, si rrëke e rrëmbyer që mbartin llavën e nxehtë të prurjeve, që prekin zemrat e njerëzve të thjeshtë dhe veshët e tyre, çka lë efektin e çdo predikuesi dhe thirrësi. Dhe e gjitha kjo e shton edhe më shumë sot vështirësinë e betejës së botëkuptimeve.

5) Së fundi, përplasja islame-islame, të cilën politika e bën edhe më të ashpër, e shton edhe mungesa e fikhut në mesin e elitave islame, çka e bën situatën edhe më të egër.

Këto janë pesë arsyet e zgjedhura, të cilat së bashku e bëjnë betejën e sotme të botëkuptimeve edhe më të ashpër dhe të vështirë, pra betejën më të egër dhe më të rrezikshme të botëkuptimeve me të cilën është përballur umeti islam ndonjëherë në historinë e tij, e në veçanti në historinë bashkëkohore të tij.

Përktheu: J. Topulli

Burimi: http://www.dorar.net/art/1321

0 3286

E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zekatin, se ajo është feja e drejtë. (Bejine:5)

 O ju besimtarë jepeni zekatin…

Allahun e falemenderojmë i cili e bëri obligim dhenien e zekatit , ndërsa slavatet përshëndetjet qofshin mbi Muhamedin salallahu alejhi ve selem i cili ishte bujari dhe dorëdhënësi më i madh në mesin e gjithë krijesave.

I nderuari vëlla musliman, e nderuara motër muslimane, në këto rrjeshta do të shpjegojmë shkurtimisht rëndësinë e zekatit në islam, për pozitën e tij, rrezikun e mosdhënies së tij dhe për urtësinë e dhënies së tij. Këtë e bëjmë pasi që shumica e muslimanëve tregohen të pakujdesshëm ndaj këtij adhurimi, ku si pasojë e mosdhënies së tij vuan shoqëria muslimane e sidomos të varfurit madje njëkohësisht humbë edhe bereqeti i pasurisë. Prandaj të kemi kujdes mirë se si sillemi me këtë shtyllë të madhe të islamit, ku gjithashtu këtu parashtrohet pyetja ndaj çdo të pasuri: vallë a e ke dhënë zekatin e pasurisë tënde?

A – Çfarë është zekati?

Zekati është adhurim-ibadet i obliguar për Allahun duke shpenzuar një pjesë të pasurisë së caktuar nga ligji islam, më mall të caktuar, në kohë të caktuar, ndaj grupeve të caktuara, me kushte të caktuara. Prandaj jepe zekatin ngase do të shohësh se çfarë pozite ka zekati në islam.

1 – Zekati është shtylla e tretë e islamit, një ndër shtyllat fundamentale të islamit, duke u bazuar për këtë në hadithin e Abdullah ibn Omerit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë së i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Islami është ngritur mbi pesë shtylla: Dëshmia se nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut, falja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i Ramazanit dhe shkuarje në haxh.” Kurse në transmetimin e Muslimit qëndron:” Islami qëndron mbi pesë gjëra: Të adhurohet Allahu dhe të mohohet çdo adhurim jashtë tij, falja e namazit, dhënia e zekatit, shkuarja në haxh, agjërimi i Ramazanit.[1]

2 – Zekati është cekur në Kuran bashkë me namazin, në shumë vende të Kuranit, ai është cekur në 107 ajete kurse në 82 prej tyre i shoqëurar bashkë me faljen e namazit, faktë i cili tregon për pozitën e madhe të tij tek Allahu, thotë Allahu i Lartësuar:” Faleni namazin, jepeni zekatin dhe bini në ruku me ata të cilët bien në ruku.[2]

B – Ndërsa në vijim do të cekim rrezikun e mosdhënies së zekatit:

1 – Kurani dhe suneti tregojnë për dënimin e rëndë për mosdhënien e tij, prej të cilit dënim rrënqethet lëkura e rrjedhin lot nga sytë e besimtarit, thotë Allahu i Madhëruar:” Dhe ata që grumbullojnë pasuri në ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnë në rrugën e Allahut, jepu sihariq për dënim të dhimbshëm. Atë ditë kur ajo(pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e xhehenemit, e me të(ashtu zharavë) lyhen ballët, anët dhe shpinat e tyre (do t’u thuhet): Kjo është ajo që e depozituat për veten tuaj, pra shijoni atë që e depozitonit![3] Kurse në suren Ali Imran Allahu thotë:” Ata të cilët bëjnë kopraci me atë që nga të mirat e veta u dha Allahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çfarë bënë në koprraci, në ditën e kijametit do t’u mbështillet në qafën e tyre. E Allahut i mbesin në trashëgim qiejt e toka, Allahu është i njohur mirë për atë që ju veproni.[4]

   Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:”Asnjë pronar i arit dhe i argjendit (të hollave), që nuk i përmbush detyrimet e veta, nuk do të mbetet në Ditën e Gjykimit pa u farkuar me pllaka të zjarrta, që do të nxehen në zjarrin e Xhehenemit, dhe me të do të gërkohen, lyhen anët e tij, balli, kraharori dhe shpina e tij, dhe çdo herë që pllakat ftohen do të nxehen përsëri. Kjo do të jetë në di­tën që do të zgjasë pesëdhjetë mijë vjet, në të cilën do të zba­tohet gjykimi në mes njerëzve, robërve dhe kur do t’i tregohet çdo­kujt rruga për në Xhenet ose në Xhehenem.” Të pranishmit thanë: “O i Dërguari i All-llahut, çfarë do të bëhet me devetë, pasu­ri­në e njeriut?”  – i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, tha: “Edhe asnjë pronar i deves, që nuk i kryen detyrimet e veta, e prej tyre mjeljen e saj ditën kur ajo shkon të pijë ujë. Çdo pronar që nuk i kryen detyrimet e veta ndaj deves, në Ditën e Gjykimit do të shtrihet në një vend të rrafshtë dhe të gjerë, aq sa dy devetë e tij do të mund ta shkelin me thundrat dhe ta kafshojnë me dhëmbët e tyre. Kurdo që njëra prej tyre të kalojë mbi të, tjetra kthehet tek ai, dhe ky mundim do të zgjasë një ditë, gjatësia e së cilës është sa pesëdhjetë mijë vite, derisa të mbarojë gjykimi në mes robërve, dhe kur do t’i tregohet çdokujt rruga për në Xhenet apo Xhehenem.” – Të pranishmit thanë: “O i Dërguari i All-llahut, çfarë do të bëhet me lopët dhe de­let?” – i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, tha: “Çdo pronar i lopëve ose deleve, i cili nuk i kryen detyrimet e veta ndaj tyre, në Ditën e Gjykimit do të je­të i shtrirë në një vend të rrafshtë nga lopët dhe delet e veta, dhe ato me brirët e tyre do ta therin dhe me thundrat e tyre do ta shke­lin, e në mesin e tyre nuk do të ketë me brinjë të kthyer prapa, apo pa brirë e as me brirë të thyer. Kurdo që të kalojnë të parat, menjëherë pas tyre vijnë dhe kalojnë të tjerat. Dhe kjo do të jetë në një ditë, e cila do të zgjasë sa pesëdhjetë mijë vite, derisa t’u shqiptohen gjykimet robërve dhe derisa të mos u tregohet rruga për në Xhenet apo Xhehenem.” Të pranishmit thanë: “O i Dërgua­ri i All-llahut, si do të veprohet me kuajt?” – Edhe për këtë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, u përgjigjë duke thënë: “Kaloria ndahet në tri lloje: Për dikë do të jetë barrë, për dikë mbulesë dhe për dikë shpëtim. Sa i përket atij, për të cilin është barrë, është ai që i mban kuajt për shkak të namit, kryelar­të­sisë apo garave kundër muslimanëve. Për të tillin kali është barrë. Sa i përket atij, për të cilin është mbulesë, është ai që mban kuaj në rrugën e Allahut, dhe nuk i harron detyrimet ndaj All-llahut dhe kujdeset për ta. Për njeriun e këtillë, kali është mburojë nga zja­rri i Xhehenemit. Sa i përket atij, për të cilin është shpëtim, është ai, që mban kuajt për hir të Allahut dhe muslimanëve, i cili i kullot në livadhe dhe kopshte, gjithë atë që kalorësit dhe kuajt e tyre e hanë në kullosa dhe ara, do të shkruhet aq numër i të mirave. Gjithashtu për çdo shërbim të tyre, të madh dhe të vogël, do të shkruhen të mira. Çdo kalim i distancës dhe hypja mbi një e më shumë lartësira do t’i shkruhen të mira, në numrin e gjurmëve dhe hedhurinave të tyre. Çdo kthim i kalit nga ana e pronarit në lu­menj dhe burime, në të cilat i jep ujë, i shkruhen të mira aq sa herë kali do të pijë ujë.” Të pranishmit i thanë: “O i Dërguari i All-lla­hut, e si do të jetë me gomarët?” – i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, tha: “Mua nuk më është shpallë asgjë e posaçme për gomarët, përveç ajetit të për­gjithshëm e universal: “Ai që punon mirë, sa grimca e sheh atë. Por, edhe kush punon keq, sa grimca do ta shohë.”[5][6]

   Xhabir ibn Abdullahu-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell në hadithin e Ebu Hurejrës-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, si në vijim:” Çdo person i cili nuk e jep zekatin e pasurisë së tij në ditën e gjykimit ajo do ti bëhet gjarpër helmues, i cili e ndjek nga do që të kthehet, i thuhet: Kjo është pasuria yte për të cilën ishe koprac, kur e sheh se nuk ka çfarë të bën atëherë e fut dorën e tij në gojë dhe e gëlltit ashtu siç bën demi.[7]

   Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thote: i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Kujdo që Allahu i jep mall dhe ky nuk e jep zekatin e tij, në ditën e gjykimit ajo do të bëhet gjarpër helmues me dy njolla të zeza mbi sytë e tij, do ta rrethojë qafën e tij dhe do ta kap për faqet e tij dhe do ti thotë: Unë jam pasuria yte, thesari yt. E pastaj lexoj ajetin:” Ata të cilët bëjnë kopraci me atë që nga të mirat e veta u dha Allahu, të mos mendojnë kurrsesi se ajo është në dobi të tyre. Jo ajo është në dëm të tyre. Ajo e mirë me çka bënë në koprraci, në ditën e kijametit do t’u mbështillet në qafën e tyre. E Allahut i mbesin në trashëgim qiejt e toka, Allahu është i njohur mirë me atë që veproni.” Kurse në një transmetim tjetër qëndron:” Thesari i pasurisë tuaj ditën e gjykimit do të jetë gjarpër helmues, nga i cili do të ik poseduesi i tij, ndërsa ai do ta ndjek dhe do ti thotë: Unë jam thesari yt, pastaj thotë: Për Allahun do ta ndjek derisa ta zgjas dorën e tij dhe ta përbij me gojë.

   Ebu Dheri-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë: Isha duke e mbri të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i cili ishte i ulur nën hijen e Qabes e kur më pa tha:” Ata janë të shkatëruarit pasha Zotin e Qabes!” – Unë iu afrova dhe u ula e pranë tij dhe i thashë:” O i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, babën dhe nënën e flijofshma për ty, kush janë ata? – Tha:”Janë ata të cilët kanë shumë pasuri përpos atij i cili jep në çdo anë para, prapë, djathtas, majtas e këta janë të paktë, çdo pronar i devesë, lopës, dhenve i cili nuk e jep zekatin në ditën e gjykimit ato (kafshët) do tu vijnë më të trasha se sa kanë qen dhe do ti shpojnë me brirët e tyre dhe do ti shkelin me thundrat e tyre, sa e kryen njëra vjen tjetra në radhë kështu veprojnë derisa të gjykohen njerëzia.[8]

Madje besimtari duhet ta di se atë që e jep nga pasuria e tij si obligim, ajo nuk ia pakëson pasurinë e tij, pasi që ka thënë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të:” Nuk pakësohet malli nga dhënia e sadakasë, Allahu atë i cili fal e bën krenar, e atë që bëhet modest për Allahun, Allahu e ngrit atë.[9]

 Poashtu për atë që jep i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Jep apo shpenzo, mos u bën koprac që Allahu të mos të të jep ty, mos grumbullo që Allahu të grumbullon kundra teje.” Kurse në Buhari qëndron me tekst:” Mos u bën koprac që Allahu ty mos të të jap.[10]

C – Urtësia e dhënies së Zekatit:

Gjithashtu me anë të zekatit arihet që: të forcohen marëdhëniet ndërmjet të pasurit dhe të varfërit, rruajtja e vetes nga kopracia, shoqëria islame bëhet si një familje e përbashkët, dhënia e zekatit i ndalon krimet në shoqëri, bëhet shkak për zbritjen e mirësive dhe largimin e fatkeqësive, bazuar në hadithin e Abdullah ibn Omerit-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, në të cilin thuhet:” Ata të cilët nuk e japin zekatin e pasurisë së tyre ju ndalet shiu nga qielli, sikur mos të ishin kafshët tjera Allahu nuk do të lëshonte shi.[11] Zekati e nxit të varfurin për të bërë mirë ndaj tjerëve, dhënia e zekatit dhe sadakasë është kryerja më e madhe e nevojave të njerëzve dhe ju ndihmon atyre për tu ballafaquar me krizën e rriskut, madje llogaritet si mbuluese në dunja dhe në ahiret ngase ndihmon në kryerjen e nevojave të nëvojtarëve dhe ndihmëse për ata të cilat janë ngushtë dhe në vështirësi. E këtë e dëshmon edhe hadithi i transmetuar nga Aliu-Allahu qoftë i kënaqur prej tij se i Dërguari i Allahut ka thënë: “Allahu ka detyruar muslimanët e pasur të japin një pjesë nga pasuria e tyre sipas nevojave të të varfërve të tyre. Të varfërit nuk do të vuajnë kurrë nga uria apo mungesa e veshmbathjes, derisa të pasurit të mos e neglizhojnë detyrimim e tyre. Nëse veprojnë kështu, Allahu me siguri do tu kërkoj llogari dhe do ti dënoj ashpër.[12]

Andaj pas gjithë kësaj mendo mirë se vallë tash e tutje a do ta japësh zekatin apo jo?

Si përfundim është fjala:”çdo pasuri mall është i Allahut”, andaj jep nga ajo që të ka dhënë Allahu.

Lutja jonë e fundit është i tërë falemenderimi i takon Allahut Zotit të botrave.

Përgatiti: Nexhat Ceka

[1] Mutefekun alejhi Buhariu nr.8, Muslimi nr.16.

[2] Bekare:43.

[3] Teube:34-35

[4] Ali Imran:180

[5] Mutefekun alejh Buhariu nr. 1402, Muslimi nr. 987,988

[6] Zelzele:7-8

[7] Transmeton Muslimi nr. 28

[8] Mutefekun alejh, Buhariu nr. 1440, 6638, Muslimi nr. 990

[9] Transmeton Muslimi nr. 2588

[10] Mutefekun alejh Buhariu nr. 1433, Muslimi nr. 1029

[11] Transmeton Ibn Maxhe nr. 4019, Hakimi i cili hadithin e bën të saktë me këtë pajtohet edhe Dhehebiu 4/540, po ashtu Albani e ka bërë të saktë në “Sahih Ibn Maxhe” 2/370

[12] Transmeton Taberaniu në librin “El-Ausat” dhe “Es-Sagir”

0 2496

O ju njerëz keni frikë Allahun, dhe bëhuni prej besimtarëve të sinqertë, të cilëve veprat e tyre ua vërtetojnë thëniet, se besimi nuk është shpresë e zbukurim, por është ajo që është ngulitur në zemër dhe e vërtetojnë veprat.

Allahu thotë: “O ju që besuat, pse po e thoni atë që nuk e punoni? Tek Allahu është shumë e urrejtur ta thoni atë që nuk e punoni”. Saf 2-3.

Besim i vërtetë është: bindje me zemër, shprehje me gojë dhe të vepruarit me gjymtyrë, shtohet me vepra të mira dhe pakohet me mëkate. Ai i ka gjashtë shtylla, ato janë:  Besimi në Allahun, melaqet, librat, të dërguarit, Ditën e Kiametit dhe në caktimin e tij të mirë po të keq. Ai i ka shtatëdhjetë e disa degë, më e larta është fjala La ilahe il Allah (Nuk ka të adhuruar tjetër (me meritë) pos Allahut), e më e ulëta është largimi i një pengese nga rruga, edhe turpi është prej degëve të besimit. Pra ai që me fjalë thotë që është besimtarë, dhe dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër pos Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Allahut, i bën veprat e mira me gjymtyrë, falet, e jep zeqatin, agjëron, e bën haxhin, e adhurime tjera, mirëpo nuk është i bindur me zemër dhe nuk beson me të vërtetë, ky person është dyfytyrësh, prej dyfytyrësisë së madhe që të nxjerr nga feja dhe është më e dëmshme se sa kufri i qartë. Allahu thotë: “Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar Allahut dhe jetës tjetër (Ahiretit), po në realitet ata nuk janë besimtarë.Ata përpiqen ta mashtrojnë Allahun dhe ata që besuan, po në të vërtetë ata nuk mashtrojnë tjetër, pos vetvetes, por ata nuk e hetojnë.Në zemrat e tyre kanë sëmurje, e Allahu u shton sëmundje edhe më shumë, e për shkak se ata përgënjeshtruan, pësojnë dënim të dhembshëm”. Bekare 8-10.

Tek ky, zbulohet realiteti i tij dhe del në shesh dyfytyrësia kur të sprovohet dhe gjatë ballafaqimit me vështirësi, Allahu thotë: “Ka disa njerëz që thonë: “Ne i kemi besuar Allahut, e kur goditet me ndonjë të keqe për shkak të (rrugës së) Allahut, ai sprovimin prej njerëzve e trajton si dënimin e Allahut”. Ankebut 10.

Ky person nuk është i qëndrueshëm, por lëvizë, qëndron me besimtarët nëse ata kanë një lehtësim nga Allahu, dhe qëndron me jobesimtarët kur ata janë në ndikim, dhe mbizotërim të përkohshëm për shkak të ngecjeve që gjenden tek muslimanët, Allahu i madhëruar thotë: “Ata janë që presin se ç’po ju ngjanë juve. Nëse me ndihmën e Allahut ngadhënjeni, ata thonë: “A nuk ishim me ju?” E nëse jobesimtarëve u takon ndonjë fitim, ata thonë: “A nuk mbizotëruam ne mbi ju (por nuk deshtëm të mposhtim) dhe penguam prej jush besimtarët!”. Nisa 141.

E kur të thirret që të gjykohet me Librin e Allahut dhe sunetin e të dërguarit ai nuk përgjigjet, pos nëse çështja është në dobi të tij, sikur që thotë Allahu: “E kur thirren që ndërmjet tyre të gjykojë Allahu dhe i dërguari i Tij, një grup prej tyre nuk i përgjigjen asaj. Po nëse është që e drejta u takon atyre (në atë gjykim), ata i shkojnë atij të bindur e me respekt”.

Robër të Allahut, ai i cili beson me zemër dhe e shpreh atë me fjalë, mirëpo nuk e vërteton besimin e tij dhe shprehjen me fjalë, nëse fjala e tij e kundërshton veprën atëherë kjo e prishë dhe kundërshton dëshminë se s’ka Zot tjetër dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij, sikur ai që lutet të vdekurve, ther për të vdekurit, personi i tillë është politeist, mohues i Allahut, nuk i bën dobi shprehja e tij e dëshmisë e as përkatësia e tij në islam, nuk pranohet prej tij asnjë adhurim derisa të pendohet tek Allahu, e të adhuron sinqerisht Allahun.

Allahu thotë: “Ne ta shpallëm ty librin për hir të së vërtetës, andaj ti adhuroje Allahun duke qenë i sinqertë në adhurimin e Tij! Vini re! Adhurim i sinqertë është vetëm ai për Allahun! Ndërsa ata që në vend të Tij adhurojnë miq të tjerë (duke thënë): Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër Allahut, s’ka dyshim se Allahu do të gjykojë mes tyre për atë që ata ishin në kundërshtim. E, është e vërtetë se Allahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë atë që është rrenës, jobesimtar”. Zumer 2.

Po ashtu edhe ai i cili deklaron se është mysliman, dëshmon se nuk ka të adhuruar tjetër pos Allahut, mirëpo nuk i realizon kushtet e fesë, as që falet, as që jep zeqat, as nuk agjëron, nuk e kryen haxhin, ky njeri nuk është mysliman,as që i bën dobi shprehja e dy dëshmive, e as përkatësia e tij islame, sepse nuk e ka realizuar atë që kërkohet prej dy dëshmive, dhe nuk i ka vepruar farzet e islamit.

Namazi është shtyllë e fesë në të cilën mbahet feja, kur mungon shtylla nuk mund të qëndron islami i vërtetë, zeqati është shoqërues i namazit në Librin e Allahut, shokët e të dërguarit salallahu alejhi ue selem kanë luftuar nën udhëheqjen e Ebu Bekrit ata që ndaluan dhënien e zeqatat, e i konsideroi të dalë nga feja, e luftërat me ata janë quajtur luftëra kundër renegatëve, ndërsa ata thonin La ilahe il Allah Muhameden resulullah.

Ndërsa ai që le diç prej adhurimeve tjera të cilat janë plotësuese të islamit, apo ka bërë mëkat prej mëkateve të cilat janë ndër shirkun dhe nuk janë prej gjërave që prishin fenë, ky person nuk llogaritet jobesimtarë, por llogaritet besimtarë me besim të mangët, e kjo mangësi lëviz varësisht prej mëkatit të cilin e ka vepruar, nëse është mëkat prej mëkateve të mëdha, sikur amoraliteti, vjedhja, vrasja e njeriut, pirja e alkoolit etj, prej mëkateve të mëdha, dhe ai është i njohur për ndalesën e tyre dhe nuk i bën hallall, ky njeri konsiderohet mëkatarë (fasik), bie prej tij besnikëria, është i kërcënuar me dënim të Zotit, merret sanksioni i obliguar për të, ky është qëndrimi i ithtarëve të sunetit dhe xhematit. Është besimtarë në besimin e tij, e fasik me mëkatin e tij, e nëse mëkati nuk arrin në gradën e mëkatit të madh, atëherë ai e mangëson besimin e ka gjynah për atë, mirëpo nuk llogaritet fasik, pos nëse vazhdon në të, apo e bën atë haptas, ngase të vazhduarit në mëkat të vogël mund ta shndërron atë në mëkat të madh.

Sikur që besimi mund të tretet apo të mangësohet, varësisht prej të keqes dhe gjërave të shëmtuara, ai po ashtu edhe ritet, shtohet me adhurim, sikur që thotë Allahu: “E Allahu u shton besimin atyre që u udhëzuan”. Merjem 76.

“E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet Allahu u rrëqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre”. Enfal 2.

“E kur zbret ndonjë kaptinë, ka prej tyre që thonë: “Cilit prej jush ia shtoi kjo besimin?” Sa u përket atyre që besuan, atyre u shtohet besimi dhe gëzohen për të”. Teube 124.

Andaj kujdesuni për gjëra që ju shtojnë besimin, dhe lënien e mëkateve e të këqijave që ua mangësojnë imanin.

Allahu thotë: “Beduinët thanë: “Ne kemi besuar!” Thuaj: “Ju nuk keni besuar ende, por thuani: Ne jemi dorëzuar, e ende nuk po u hyn besimi në zemrat tuaja. E nëse e respektoni Allahun dhe të dërguarin e Tij, Ai nuk ju pakëson asgjë nga veprat tuaja, se Allahu është shumë mëkatfalës, shumë mëshirues”. Besimtarë janë vetëm ata që i besuan Allahut, të dërguarit e Tij, e mandej nuk dyshuan dhe për hir të Allahut luftuan me pasurinë dhe me jetën e tyre. Të tillë janë ata të vërtetit”. Huxhurat 14-15.

SHEJH SALIH IBN FEUZAN ALI FEUZAN

Përktheu: Shpend Zeneli

2 4664

Cili është Dallimi ndërmjet shirkut të madh dhe të vogël?

 

1 – Shirku i madh e nxjerr personin nga Islami në të kundërtën e shirkut të vogël.

2 – Shirku i madh i prishë të gjitha veprat, ndërsa shirku i vogël e prish vetëm veprën në të cilën është përzier.

3 – Shirku i madh e bën të lejuar gjakun dhe mallin e pronarit të saj, ndërsa shirku i vogël jo.

4 – Shirku i madh e fut personin e saj në zjarrë përgjithmonë, ndërsa shirku i vogël nuk e fut personin në zjarrë përgjithmonë edhe poqëse hynë në të.

5 – Shirku i madh e obligonë distancimin nga pronari i saj si dhe armiqsinë e tij, kështu që nuk lejohet të miqësohesh me të pa marrë parasysh se sa të afërt e ke, ndërsa shirku i vogël nuk e obligon distancimin nga ai në përgjithësi, mirëpo distancimi dhe urrejtja ndaj tij ndodh nga masa sa ai ka rënë në shirkun e vogël, e miqëson krahasuar nga masa e tehuidit që e posedon.

 

Përgaditi: Nexhat Ceka

 

NA NDIQNI NË