Arhiva DitoreDec 8, 2014

0 2331

Familja është themeli mbi të cilin ngrihet shoqëria njerëzore. Ajo është quajtur nga sociologët “qelizë e shoqërisë” dhe asnjë shoqëri, asnjë komb, asnjë komunitet nuk mund të funksionojë dhe nuk mund të jetë i shëndetshëm pa qenë e ajo më parë e shëndetshme.

Familja është streha më e rëndësishme për njeriun, mjedisi më intim ku çdokush gjen prehjen dhe ngrohtësinë e domosdoshme për të marrë dhe dhënë dashuri.

Familja është çerdhja e vetme ku mund të rriten dhe edukohen fëmijët, ku ata mund të ushqehen me dashurinë dhe ngrohtësinë e nevojshme për të qenë njerëz dhe qytetarë të mirë.

Familja është i vetmi garant për edukimin e fëmijëve, për qetësi dhe prehje shpirtërore për individin, për të marrë të gjithë përkujdesjen e nevojshme në ditë të mira dhe të vështira. Familja është e vetmja garanci për jetën. I vetmi mjedis ku individi e realizon më mirë se kudo qenien sociale.

Për të gjitha këto duhet të ndërgjegjësohemi të gjithë që ta mbrojmë këtë institucion që sot po shkatërrohet nën efektet e krizës sociale.

Familja shqiptare, në krizë si asnjëherë tjetër

Tashmë kjo nuk është një pyetje e cila jo vetëm e ka përgjigjen brenda saj, por një realitet i dhimbshëm të cilin duket se për fat të keq nuk na bën më përshtypje! Gjendja në të cilën gjendet familja shqiptare është kaq dramatike sa shifrat e mëposhtme janë vetëm maja e ajsbergut të asaj që ndodh me të në të vërtetë.

Martesat dhe divorcet

Kriza e shoqërisë po bën që numri i familjeve të shkatërruara të rritet çdo ditë e më shumë. Të dhënat statistikore tregojnë se gjatë vitit 2008 për çdo gjashtë martesa kishim një divorc. Numri i divorceve është dyfishuar në krahasim me vitin 1990, ndërkohë që ritmet e rritjes po bëhen gjithnjë e më të mëdha.

Lindjet dhe abortet

Rënie të ndjeshme ka pësuar edhe numri i lindjeve, gjë që po sjell plakjen e popullsisë. Në vitin 2010 ato u përgjysmuan në krahasim me vitin 1993, ndërkohë që vendi nuk ka të dhëna të sakta të aborteve që kryhen në rrugë të jashtëligjshme, të cilat mendohen të jenë marramendëse. Nga ana tjetër shtatzënia e padëshiruar po prek ndjeshëm rininë, deri tek moshat minorene. Të dhëna të Institutit të Shëndetit Publik raportojnë se shumë të rinj e fillojnë aktivitetin e tyre seksual në moshën 13-14 vjeç, ndërkohë që evidentohen raste që shkojnë deri në 11-12 vjeç. Të dhënat nga ky institut na tregojnë se që prej vitit 2005 në Shqipëri 3.5 % e rasteve të shtatzënisë i përket moshave nën 18 vjeç të cilat detyrohen t’i drejtohen abortit.

Krimi në familje

Dhuna në familje është bërë tashmë një prej problemeve më të mëdha, të cilat kanë bërë që shumë studiues ta konsiderojnë tashmë familjen si vendin më të pasigurt për gruan. Nga të dhëna të shumta rezulton se familja është vendi ku gruaja dhunohet tashmë më shumë se kudo. Të dhënat në Shqipëri tregojnë se për pesë vjet, 2005-2010 krimi në familje shkaktoi rreth 160 viktima me pasojë humbjen e jetës. Humbja e jetës është pasoja më ekstreme e këtij fenomeni, por edhe më e dukshme, duke pasur parasysh që dhuna në familje mbetet e padenoncuar.

Familja shqiptare vuan sot probleme të mëdha në drejtim të funksionimit të marrëdhënieve mes pjesëtarëve të saj. Për pasojë kemi tensione të shumta brenda saj, që shfaqen në formën e konfliktit të brezave, konfliktit gjinor si dhe dështimin e familjeve të shumta në edukimin e fëmijëve.

Të mbrojmë familjen

Ne besojmë se aspekti më i rëndësishëm nga ku duhet të nisë shërimi i problemeve të familjes është ai moral, shpirtëror dhe kulturor. Kjo sepse familja, që në gjenezën e saj të hershme është ngritur pikërisht mbi këto vlera. Zoti krijoi mashkullin dhe femrën dhe mbolli mes tyre dashuri e mëshirë, prej së cilës mbin fara e filizit të ri, që më pas shumëfishohet në familje të tjera që formojnë shoqërinë njerëzore. Vlerat mbi të cilat ngrihet kjo marrëdhënie janë dashuria, dhembshuria, respekti, besnikëria, sinqeriteti, përkujdesja, sakrifica, bashkëpunimi, toleranca, mirëkuptimi, përkushtimi, durimi etj.

Vlera të tilla duket se po humbasin pak e nga pak në shoqërinë tonë ku individi po bëhet gjithnjë e më shumë materialist, duke humbur shpesh gëzimin e shpirtit.
Jo vetëm kaq, por pikëpamje të shumta po cenojnë edhe themelet doktrinarë mbi të cilat ndërtohet kjo formë e organizimit shoqëror. Në emër të modernizmit, liberalizmit shoqërive të sotme u ofrohen një sërë modele të tjera, të konsideruara alternative, të cilat në fakt nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se rrënojnë themelet e familjes tradicionale, duke lënë pas vetëm zbrazëtirë të pazëvendësueshme të saj. Shpesh janë liritë dhe të drejtat e njeriut ato që përdoren për ta përqendruar vëmendjen tek individi përkundër jetës së përbashkët familjare, e cila, në fakt, kërkon përkushtim e përkujdesje. Individi i sotëm nxiton menjëherë të kërkojë të drejta pa u kujdesur fillimisht të ofrojë kontribute. Kjo e ka atomizuar jetën e tij, duke sjellë atë që mendimtarët e shek. XX e kanë quajtur “vetmia njerëzore”. Kjo i bën shoqëritë e sotme më të palumtura se kurrë, me gjithë zhvillimin e madh ekonomik e teknologjik.

Familja e sotme shqiptare ka një krizë modelesh, duke mbetur e dyzuar në turbullitë e ideologjive të reja. Realiteti ku ajo ndodhet sot, është i mjaftueshëm për të kuptuar se modelet e ofruara nga filmat, telenovelat, reality show-et janë të rreme dhe të paafta për të sjellë lumturinë e dëshiruar. Ato janë të paafta të ndërtojnë individë të shëndetshëm, për sa kohë e gjithë urtësia botërore na mëson se kjo bëhet vetëm nëpërmjet aftësisë për të qenë i përmbajtur e i ekuilibruar në raport me pasionet e dëshirat. Mediat na mësojnë t’i shtojmë e jo ti kontrollojmë pasionet tona, dhe kjo na bën të paaftë për të jetuar në mënyrë të ekuilibruar.

Ne besojmë se njeriu është një qenie fisnike dhe e shenjtë, ndaj dhe me të nuk mund të eksperimentohet, si në plan individual ashtu edhe shoqëror, si në atë fizik ashtu dhe në atë shpirtëror. Modeli tradicional i familjes shqiptare natyrisht që ka nevojë të madhe të përmirësohet, por padyshim që edhe me ato mangësi që ai ka, ofron një model shumë më të shëndoshë dhe të qëndrueshëm sesa alternativat aventureske që na ofrohen së fundmi në emër të emancipimit dhe modernizmit. Kjo do të thotë se rruga për rregullimin e shoqërisë duhet të kalojë doemos nga familja dhe kjo do të thotë patjetër rikthim tek vlerat morale e kulturore. Njerëzit duhet t’i kthehen besimit tek vlerat e humbura, e asgjë më shumë sesa besimi tek këto vlera nuk mund ta përmirësojë gjendjen e familjes së sotme shqiptare.

Marrur nga: lidhjahoxhallareve.com

0 2069

Me lejen e Allahut në vazhdim do t’i cekim personalitetet më të njohura botërore me ndikim më të madh në shpërndarjen e dukurisë së Islamofobisë në mesin e perëndimorëve dhe njerëzit që më së shumti mendojmë se e luftojnë Islamin nëpër botë. Ata në numër janë dymbëdhjetë, gjashtë janë prej Evrope dhe gjashtë të tjerë janë prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe padyshim se këta nuk janë të vetmit ka edhe shumë të tjerë mirëpo për ta mendojmë se janë ndër më të rrezikshmit për muslimanët dhe Islamin.

  1. Steven Lennon i cili njihet edhe si Tommy Robinson. Njihet si ndër themeluesit dhe pjesëmarrësit e rrjetit të Islamofobisë dhe udhëheqës i “Ligës për mbrojtjen e Anglezëve” në Britaninë e Madhe, e cila njihet si lëvizja më e rrezikshme kundër muslimanëve dhe Islamit dhe në sytë e pasuesve të lëvizjes Steven Lennon shihet si udhëzues i ekstremistëve  dhe udhëheqës i partive djathtiste ekrestemiste. Me ekstremizëm njihet qysh prej herët deri sa në vitin 2004 u burgos dymbëdhjetë muaj për arsye të një sulmi që ia bëri një oficerit të policisë britaneze. Në vitin 2010 mori pjesë në konferencën e mbajtur në Paris e njohur si “Konferenca botërore kundër islamizimit të Evropës” dhe poashtu njihet si sfidues dhe kundërshtar i madh i ideologjisë së xhihadit.
  2. Andreas Gravers, njëri ndër udhëheqësit kryesorë të lëvizjes “Ndalojeni islamizimin e Evropës” dhe pjesëmarrës në themelimin e saj. Poashtu është një ndër themeluesit e rrjetit të Islamofobisë në Evropë dhe mundet të thuhet se është autori i ideologjisë së rrjetit të kundërshtimit dhe luftimit të xhihadit në Evropë. Është organizator i samitit “Luftimi  i xhihadit” i cili u mbajt në Kopenhagën në vitin 2007 dhe autor i librit “Islamizimi i Evropës”. Në vitin 2010 lëvizjen “Ndalojeni islamizimin e Evropës” e udhëhoqi drejt ndalimit të ndërtimit të xhamisë “Pika zero” në Njujork.
  3. 3. LarsHedegaard, gazetar dhe historian. Njihet si themeluesi i “Organizatës botërore për gazetari të lirë” dhe njihet si njëri nga lojtarët më kryesor botëror në mejdanin e lëvizjeve kundërshtare ndaj Islamit dhe muslimanëve. Ishte njëri prej atyre më kryesorëve që e mbrojti Geert Wilders, deputetin holandez, i cili e sulmoi Islamin dhe Kuranin dhe organizatën e tij e përdori për mbrojte të deputetit me pretekst se kjo është liri e të shprehurit.  Mori pjesë në konferencën “Luftimi i xhihadit” në Bruksel më 2007 dhe poashtu është edhe autor pjesëmarrës i librit “Kolonizimi i perëndimit nga Islami”.
  4. Geert Wilders, themelues dhe udhëheqës i partisë “Liria”në Holandë. Konsiderohet armiku më i madh i Islamit dhe Kuranit në botë dhe paraqitja e tij politike ka qenë një ndër shkaqet kryesore që të arrin të bëhet simbol i kundërshtimit të muslimanëve në Evropë dhe idetë e tij të mirëpriten nga grupet ekstremiste të Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe të Amerikës Jugore. Njihet si armiku më i madh i Islamit dhe Kuranit të cilin kërkoi ta ndalon në Holandë dhe të cilin e krahasoi me librin e Hitlerit. Në vitin 2009 iu ndalua që të hyn në Britaninë e Madhe për shkak ideve të tij të rrezikshme që e sulmojnë Islamin dhe muslimanët.

Është organizator dhe pjesëmarrës i shumë konferencave nëpër Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada, Izrael dhe Berlin kundër muslimanëve dhe Islamit në perëndim dhe poashtu është autor i librit “Lufta e Islamit ndaj perëndimit” të cilën e botoi në vitin 2012. Filmi i tij i emërtuar me emrin “Fitne (Sprova)” ku në të e sulmon Islamin dhe muslimanët dhe shpif me të madhe ndaj tyre nxiti shumë reagime të ashpra, duke u mirëpritur nëpër  qarqet perëndimore dhe duke nxitur zemërim dhe nervozizëm nëpër qarqet islamike.

  1. Ann Marchini e cila njihet me pseudonimin “Dominique Devaux“, është një britaneze e njohur për kundërshtimin e madh të saj ndaj Islamit. Ka marrë pjesë në formimin e Ligës për mbrojtjen e Anglezëve në Britaninë e Madhe në vitin 2009 dhe konsiderohet një prej hallkave lidhëse mes financiarëve të rrjetit të Islamofobisë dhe politikanëve në Amerikën Jugore dhe Evropë dhe është pjesëmarrëse e shumë aktiviteteve kundër Islamit dhe muslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë.
  2. Peder Jensen i cili njihet me pseudonimin “Fjordman”, është një prej autorëve më të dalluar norvegjez. Konsiderohet si njeriu që më shumti ndikoi tek Anders Breivik realizatorin e sulmeve terroriste në Norvegji në vitin 2011. Shkruan rregullisht për revistën “Gates of Vienna” dhe për gazetën “Bruksel”.

Peder Jensen pretendon se muslimanët kanë planë të fshehtë për ta mbisunduar Evropën dhe këto pikëpamje të tij i shkroi në librin e tij “Humbja e Evropës” ku në të thirri që muslimanët t’i largojnë prej perëndimit që mos ta realizojnë planin e tyre. Në Norvegji njihet si armiku më i madh i të huajve deri sa në një prej shkrimeve të tij shkroi se të huajt e përdhunojnë tokën tonë dhe e shkatërrojnë shtetin tonë. Edhe pse Breivik konsiderohet se është i ndikuar prej shkrimeve të tij, Peder Jensen u distancua prej veprës së Anders Breivik pas sulmit të tij terrorist dhe për të tha se është i sëmurë në mendje.

  1. Pamela Geller, shkrimtare amerikane dhe aktiviste politike. Konsiderohet udhëheqësi kryesor i luftës së xhihadit në botë dhe pjesëmarrëse në themelimin e “Lidhjes për mbrojtjen e të drejtave” dhe “Ndaloni islamizimin e Amerikës”. Është njëra prej kundërshtarëve më të mëdhenj për ndërtimin e qendrës Islame në Menhetën të Njujorkut afër zonës “Zero” dhe është autore e librit “Ndaloni islamizimin e Amerikës”. Anders Breivik është argumentuar në shënimet e tij dymbëdhjetë herë prej shkrimeve të saj.
  2. Robert Spencer, autor krishter amerikan i cili në shkrimet e tij e sulmon rëndë Islamin dhe muslimanët. Konsiderohet një prej kundërshtarëve më të mëdhenj të ligjit të Allahut dhe të praktikuarit e tij në perëndim. Masës së përgjithshme ia tërhoqi vëmendjen me librat e tij ku në to flet për planet e fshehta të muslimanëve për marrjen e perëndimit dhe shkatërrimin e tij dhe detyrimin e sheriatit mbi popullin e saj. Kohën e fundit u akuzua se Anders Breiviku është ndikuar prej librave të tij dhe shkrimeve të tij kundër Islamit dhe muslimanëve. Është autor i shumë librave ku në to e sulmon Islamin dhe Muhamedin, alejhi salatu ue selam, si. “Xhihadi i kërcënohet Amerikës”, “Rrenat e tolerancës Islame”, “Shfaqja e fytyrës së vërtetë të Islamit”, etj, dhe poashtu e sulmon edhe kryetarin e Amerikës Barak Obamën për qëndrimet e tij ndaj Islamit me një libër që e titulloi “Islami dhe Obama” .
  3. David Yerushalmi, avokat çifut konservativ amerikan. Themeloi shoqatën “Society of Americans for National Existence” dhe shquhet si një ndër kundërshtarët më të mëdhenj të huajve dhe të muslimanëve në Amerikë deri sa gazeta Njujork Tajms e konsideroi si “Njeriu i cili qëndron pas rrjetit kundër muslimanëve”. Është këshilltar i përgjithshëm i lëvizjes “Ndalojeni islamizimin e Amerikës” dhe “Organizatës popullore për luftimin e Islamit” si dhe është autor i librit “Sheriati, rreziku i cili i kërcënohet Amerikës” i botuar më 2010.
  4. Christine Brim, konsiderohet si hallka lidhëse botërore mes rrjetit për luftimin e Islamit dhe luftimit të xhihadit. Nëpërmjet konferencave të njohura si “Aleanca Botërore për të Drejtat Civile” dhe të cilat i udhëheq vet Christine Brim tenton që t’i lidh anëtarët e rrjeteve që e luftojnë Islamin dhe poashtu llogaritet si një ndër ndihmueset e aleancave për përkrahjen e luftimit të Islamit dhe muslimanëve. Është njëra prej autorëve të librit “Sheriati, rreziku i cili i kërcënohet Amerikës” i botuar në vitin 2010.
  5. David Horowitz, aktivist amerikan dhe shkrimtar konservativ ekstremist dhe themelues i qendrës “David Horowitz për të drejta dhe liri” ku nëpërmjet saj mbledh të holla prej sponsorëve të ndryshëm me qëllim të luftimit të Islamit dhe muslimanëve. Konsiderohet si njëri ndër sponsorët kryesorë të projektit urrejtja e Islamit dhe muslimanëve në Amerikë në veçanti dhe në tërë botën në përgjithësi. Është autor i librit “Aleanca jo e shenjtë: Islami radikal dhe e majta amerikane” dhe mori pjesë në shkrimin e librit “Islamofobija: Krimi dhe e ardhmja e përgjithshme”. Akuzohet për nxitjen e Anders Breivikut për sulmet që i bëri në Norvegji, si dhe është organizator i darkave për mbledhjen e sponsorëve për  Geert Wilders.
  6. Brigitte Gabriel e cila njihet edhe si Nour Saman. Një krishtere libaneze e cila posedon nënshtetësi amerikane dhe është analiste e rregullt në Fox News Channel,CNNMSNBC dhe në shumë radio stacione amerikane. Është formuese e organizatës “Të veprojmë për hir të Amerikës”  ku bëjnë pjesë në të protestantët konservativ dhe ekstremistët krishterë e çifutë të cilët e mbrojnë interesin Izraelit me të madhe. Poashtu është udhëheqëse e një organizate djathtiste ekstremiste e cila i lufton muslimanët dhe ka luajtur rol të madh në dështimin e tentimit të muslimanëve të Oklahomës që ta përmisojmë ligjin që të gjykohen në marrëdhëniet mes tyre, pra mes muslimanëve dhe kjo të vlen vetëm se për ta, me ligjin e Allahut, azze ue xhel.

Në fjalimet e saj dhe librat e saj shihet qartazi urrejtja e madhe ndaj Islamit dhe muslimanëve deri sa shkon dhe thotë se “në botën Islame ekstremizmi është bërë bazë” dhe “ekziston një kancer i cili është duke e kapluar botën e ai është përhapja e Islamit dhe idetë e përhapjes së tij burojnë prej një burimi të vetëm e ai është Kurani”.

nga arabishtja: Irfan JAHIU                                    

 

NA NDIQNI NË