Arhiva DitoreDec 10, 2014

0 1908
  1. Si quhet shkenca e cila merret me rregullat e leximit të Kur’anit?
  2. – Shkenca e Texhvidit.
  3. Sa emra të Allahut janë përmendur në Kur’an dhe Sunet?
  4. – 99 emra.
  5. Cila është shtylla e parë e Namazit ?
  6. – Marrja e tekbirit fillestar.
  7. Plotëso hadithin: Pejgamberi alejhi selam, thotë: ” Ruani (keni frikë) nga zjarri i xhehenemit qoftë edhe me një gjysëm…….?
  8. – Gjysëm hurme.
  9. Fjalë të Allahut, lutje Profetike, të cilët disa njerëz i varin në qafë, të lidhura me penjë ose zingjirë, përmes të cilave njerëzit synojnë mbrojtje me to nga msyshi, largimin e sherreve të ndryshme, por që në islam janë haram (rreptësisht të ndaluara) dhe shumica nga to janë edhe shirk, si quhen ato varëse?
  10. – Hajmalitë, Nuskat, etj.
  11. Si quhet shkenca e cila na mëson se si ta njësojmë Allahun të vetëm në adhurim, zotërim, krijim?
  12. – Shkenca e Akides (Teuhidit).
  13. Prej gjynahqarëve (mëkatarëve) më të mirë janë ata që….?
  14. – Ata që pendohen nga mëkatet.
  15. Sa bëri thirrje (davet) pejgamberi alejhi selam, në mënyrë të fshehtë në Meke!?
  16. – Tre vite .
  17. Sa dyer ka Xheneti?
  18. – Xheneti ka tetë dyer.
  19. Sa dyer ka Xhehenemi?
  20. – Xhehenemi ka shtatë dyer.
  21. Në cilin vit hixhrij u bë ndërrimi i Kibles nga Kudsi (në Palestinë) drejt Qabes (në Meke)?
  22. – Në vitin e dytë hixhrij.
  23. Sa ditë qëndroi Jusufi alejhi selam në bunarë (në pusin e thellë)?
  24. – Tre ditë.
  25. Sa ajete posedon sureja el Keuther?
  26. – Tre ajete.
  27. Kush ishte sahabiu i nderuar i cili e shkruante Vahjin (shpalljen) ?
  28. – Thabit ibn Kajsi,- Allahu qoftë i kënaqur me të.
  29. Sa vite qëndroi pejgamberi alejhi selam me shokët e tij në Meke para hixhretit?
  30. – Trembëdhjetë vite.
  31. Sa ajete posedon sureja el Ihlas?
  32. – Katër ajete.
  33. Cila është kodra për të cilin pejgamberi alejhi selam ka thënë se na don neve dhe na e duam atë?
  34. – Kodra e Uhudit.
  35. Cili është emri i vërtetë i Ebu Dherr el Gifarit,- Allahu qoftë i kënaqur me të?
  36. – Xhundub bin Xhunade.
  37. Plotëso hadithin: “Dynjaja është burg për muslimanin, kurse për……?
  38. – “Dynjaja është burg për muslimanin, kurse për jobesimtarin dynjaja është xhenet.”
  39. Kush ishte komandanti i cili e pranoi Islamin haptas në luftën e Jermukut?
  40. – Xhorxh Ibn Tururi.

 

AUTOR: FET-HU RRAHMAN MUHAMED HASEN EL XHEMIL

NGA ARABISHTJA: SUAD B. SHABANI.

 

0 14230

Çka është Sihri?

Është shprehje magjepsëse, rukje apo gjuhë e pakuptueshme që flet sihirbazi, barna, tymra nga veprat e shejtanëve që ndikojnë në zemër dhe trup me lejen e Allahut egzistenciale, të caktuar nga Ai. Nga shkaku i saj ndodhin sëmundje, vrasje, ndarje ndërmjet çifteve etj. Kjo duke kërkuar ndihmë sihirbazi nga shejtanët, duke iu afruar atyre me diçka që e duan ata si: kurban ose zotim që është shirk ose që të çon në shirk, duke u ndihmuar shejtanëve, afrimi tek ta, lidhja me ta, duke pretenduar se e din gajbin (të fshehtën). Kjo lloj pune është e ndaluar me Kuran dhe Sunnet, Allahu thotë: “(E hodhën librin e Zotit) E ndoqën atë që thonin djajtë në kohën e sundimit të Sulejmanit. Por Sulejmani nuk ishte i pafe, djajtë ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (Ndoqën) Edhe atë që u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thonin: Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bën i pa fe! E, mësonin (njerëzit) prej atyre dyve atë (magji) me çfarë ndanin burrin prej gruas së vet, por pa lejën e Allahut me atë askujt nuk mund t’i bënin dëm dhe ashtu mësonin çfarë u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre. E ata (jehuditë) e kanë ditur se ai që (hodhi librin) e zgjodhi atë (magjinë), ai në botën tjetër nuk ka ndonjë të drejtë (në mëshirën e Zotit). Po ta dinin, ata se për ç’ka e shitën vetveten, ajo është shumë e keqe[1]. Ajeti Kuranor tregon se sihri është kufër dhe se ai nuk ndikon në trup qenësisht në dobi apo dëm, mirëpo ndikimi është me lejen e Allahut egzistenciale të caktuar, po ashtu ajeti tregon se ai i cili e mëson sihrin, e mëson atë që bën dëm e jo atë që bën dobi, si dhe ai person që meret me sihër nuk ka tek Allahu asgjë, asnjë hise, ky është kërcenimi më i ashpër që të çon në shkatërim të qartë, në dunja dhe në ahiret. Nga Sunneti i pastër, Pejgamberi-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, na ka treguar se sihri është nga mëkatet shkatëruese.

Në sahihun e Buhariut dhe Muslimit përcillet nga Ebu Hurejra-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Largohuni nga shtatë mëkatet shkatëruese!” – i thanë sahabët: Cilët janë ata o i Dërguari i Allahut? – Tha: “Shirku-bërja shok Allahut, sihri-magjia, mbytja në mënyrë mizore-padrejtësisht, ngrënia e kamatës, ngrënia e pasurisë së jetimit, ikja nga fushëbeteja, dhe shpifja për gratë besimtare të ndershme e të mbrojtura nga mëkatet[2].

 

Shërimi nga sihri është dy llojesh:

 

E para:

Ruajtja nga ajo para se të ndodh, duke u mbrojtur me dhikre dhe dua të transmetuara prej tyre:

1 – Leximi i Ajetul-Kursis, në mëngjes dhe në mbrëmje, si dhe pas çdo namazi farz,

2 – Leximi i sures Ihlas, Nas, Felek pas çdo namazi farz, po ashtu leximi i tyre nga tri here, pas Sabahut dhe tri herë pas Akshamit,

3 – Leximi i dy ajeteve të fundit të sures Bekare çdo natë,

4 – Shpeshtimi i salavateve mbi të Dërguarin e Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të,

5 – Fjala-lutja: “Eudhu bi kelimatilahi tamati min sherri ma halek”. – “Kërkoj mbrojtje nga Allahu me fjalët e Allahut të përsosura nga sherri i krijesave që i ka krijuar Ai”.

6 – Po ashtu fjala-lutja: “Bismilahi-ledhi la jeduru me asmihi shejun fil erdi ve la fi semai ve huve semiul-alim” –  “Në emër të Allahut, që me emrin e tij nuk mund të bën dëm asgjë as në tokë e as në qiell dhe ai është gjithdëgjuesi, i gjithëdituri”. Ngase një gjë e tillë është përcjellur nga i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, etj.

Dy: Shërimi nga sihri pasi që ajo të ndodh:

Kjo bëhet duke iu drejtuar Allahut, duke ju përulur Atij, duke e lutur Atë që të ta largon dëmin dhe vështirësinë që e ke, pastaj duke përdorur rukje sheriatike (legjitime) si leximi i Ajetul-Kursis, sures Ihlas, Felek, Nas, Fatihas, ajetëve të sihrit që gjinden në suren Araf në fjalët e tija: “E Ne e frymëzuam Musain (duke i thënë): Hidhe shkopin tënd! Kur qe ai gëlltiste atë që kishin magjepsuar. Atëherë u dëshmua e vërteta dhe u zhduk ajo që kishin përgatitur. Aty u mundën ata (magjistarët dhe faraoni) dhe u kthyen të poshtëruar[3], ajetet në suren Junus nga fjala e tij: Faraoni tha: Sillni tek unë të gjithë magjistarët e aftë. E kur erdhën magjistarët, Musai u tha: Hidhni çkeni për të hedhur. E kur i hodhën ata, Musai u tha: Kjo që e sollët ju tash, vërtet është magji! Po Allahu do ta asgjësojë këtë, sepse Allahu nuk e përkrahë veprën e të prishurve. Dhe me argumentet e veta Allahu e fuqizon të vërtetën, ndonëse e urrejnë të pabesët.[4], ajetet në suren Taha, nga fjalët e tij: “Ata thanë: O Musa, do të hedhësh ti apo ne po hedhim të parët? Ai (Musai) tha: Jo, hidhni ju! Kur ja atij iu dukë se nga ajo magji e tyre litarët dhe shkopinjtë lëviznin (si gjarpërinj). E Musai ndjeu në vete njëfarë frike. Ne i thamë atij: Mos ke frikë, është më se e sigurt se ti do të jesh triumfues! Tani hidhe atë që e ke në dorën tënde të djathtë (shkopin), që t’i gëlltisë ato që i bënë ata, sepse ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër pos mashtrim magjistari, e magjistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë[5].

Prej shërimeve më të mira është prishja e sihrit, duke e gjetur vendin e saj dhe zhdukjen e saj, ndërsa shërimi me shkuarje të sihirbazët dhe fallxhorët si dhe pyetja e tyre, puna me porositë e tyre që të presësh diçka kurban apo me diç tjetër, këto janë të ndaluara dhe jemi të kërcenuar poqëse bimë në ta.

Në sahihul Muslimit i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, thotë: “Kush shkon tek fallxhori dhe e pyet atë për diçka, nuk i pranohet namazi 40 netë[6].

Ndërsa në sunenin e Ebu Davudit, i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, thotë: “Kush shkon te fallxhori dhe i beson çfarë thotë ai, ky person distancohet nga ajo çka i ka zbritur të Dërguarit të Allahut salallahu alejhi ve selem[7].

 

Përgaditi: Nexhat Ceka

 

[1] Bekare: 102.

[2] Transmeton Buhariu nr. 2767, Muslimi nr. 89.

[3] Araf: 117-119.

[4] Junus: 79-82.

[5] Taha: 65-69.

[6]Transmeton Muslimi nr. 2230.

[7] Ebu Davudi nr. 3904.

0 3511

E filloj këtë shkrim me një tregim të njohur që e rrëfen një dijetar: Isha në prani të Omer ibën Abdul Azizit, në sëmundjen pas të cilës ndërroi jetë, kur dikush i tha: o prijës i besimtarëve i ke lënë fëmijët tuaj pa pasuri, nuk u le lënë asnjë të trashëgojnë. Ai pasi i dëgjoi këto fjalë tha: thirri djemtë e mi, që ishin mbi trembëdhjetë e asnjëri nuk ishte në moshën e pjekurisë. Kur i pa sytë iu mbushën me lot dhe tha: o djemtë e mi, pasha Allahun nuk ua kam ndaluar asnjë të drejtë që ju takon dhe nuk jam prej atyre që e marrin pasurinë e njerëzve e ua ndajnë fëmijëve të  tyre. Ju jeni njëri nga dy llojet e njerëzve, nëse jeni të mirë Allahu i ka nën mbrojtje dhe përkujdesje të mirët. Nëse jeni nga ata që janë të llojit të dytë (të këqijtë) atëherë nuk dëshiroj që ti lë pasuri të cilën do ta shpenzon në diçka që e ka ndaluar Allahu. Tani shkoni jeni të lirë u tha në fund.

I njëjti dijetarë tha: pasha Allahun e kam parë njërin nga djemtë e Omer ibën Abdul Azizit se si i përgatit njëqind ushtarë me kuajt dhe pajisjet e tyre për ti dërguar në xhihad (dmth. Allahu u kishte dhënë pasuri pas vdekjes së babait)

Omer ibën Abdul Azizi, Allahu e mëshiroftë, ishte prijësi i muslimanëve që udhëhiqte me një shtet që shtrihej nga lindja e largët deri në perëndim, së bashku me tokën e Andaluzisë. Ai ishte sunduesi i Algjerisë, Shamit, Jemenit, i ishujve Qipro dhe Rodos. Trashëgimia që u nda djemve të tij ishte më pak së njëzet dërhem për çdo djalë. (Mexhmu’ul Fetava, 28/249-250)

Qëllimi i këtij tregimi është të vërtetohet se ai që e çon në vend amanetin dhe e kundërshton epshin e tij do të fiton mbrojtjen e Allahut i cili do ta mbron edhe pasurinë e tij edhe familjen pas vdekjes së tij. E kundërt është gjendja e atij i cili i nënshtrohet epshit të tij, të cilin Allahu e dënon me të kundërtën që e ka për qëllim, i nënçmohen pasardhësit dhe humbet pasuria e tij. (Mexhmu’ul Fetava, 28/249)

Vështruesi i vëmendshëm i realitetit bashkëkohor nuk mundet të mos sheh forma të ndryshme të tradhtisë së përhapur në gjitha sferat e jetës. Është humbur besnikëria në tregti, në poste, në kryerje të detyrave. Mëkëmben shumë të drejta, shkatërrohen pasuri të shumta, përhapet ryshfeti dhe njoftësia, shtohet dita ditës edhe mashtrimi dhe falsifikimi. Ky realitet tani më është i kapshëm për çdo sy dhe çdo vesh.

Gjithë këto forma të mungesës së besnikërisë janë pasojë e moskryerjes së obligimeve ndaj Allahut, subhanehu ue te’ala.

Ka edhe raste të mungesës së amanetit që është rezultat i injorancës rreth detyrimeve që i kemi marr përsipër, i mosperceptimit të drejtë të konceptit të besnikërisë që nënkupton respektim të kontratave dhe marrëveshjeve.

Bazamenti i prishjes së amanetit dhe mungesës së tij është imani i dobët dhe zbehja e religjiozitetit te muslimanët i cili është në shumicën e rasteve sipërfaqësor dhe formal. Mungon frika prej Allahut, subhanehu ue te’ala, vetëdija për mbikëqyrjen e Tij në çdo kohë, nuk kujtohet shpesh qëndrimi para Allahut, faktorë këto që lëvizin besnikërinë dhe e zgjojnë. Për këtë shkak disa dijetarë fjalën amanet e kanë komentuar me fjalinë: Amanet është çdo gjë e fshehtë prej punëve të robit që i di vetëm Allahu.

Ka relacion të pamohueshëm mes imanit dhe amanetit. I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: S’ka iman ai që nuk ka amanet (nuk është besnik). (Transmeton Ahmedi) Ibën El Arabiu jo rastësisht imanin e ka definuar me fjalën amanet.

Thelbi i bisedës është se rrënjëzimi i imanit, adhurimet e frikës dhe frikë-respektit janë nxitës për rritjen e besnikërisë dhe forcimit të saj.

Tradhtia dhe mashtrimi janë mëkate që Ligjvënësi (Allahu) i ka shpallur mëkate të mëdha që pas vete tërheqin dënime të rënda. Në një prej lutjeve të Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, thuhet: O Allah te Ti strehohem nga tradhtia, e sa fshehtësi e keqe që është. (Ebu Davudi, Albani e vlerëson si hasen)

Në një hadith tjetër thuhet: Kur ti tubojë Allahu të parët dhe të fundit në Ditën e gjykimit, çdo tradhtarit do ti ngritet një flamur me të cilin do të dallohet. Do të thuhet kjo është tradhtia e filanit… (Buhari)

Tradhtia është një prej cilësive të mynafikëve. I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka paralajmëruar: Shenjat e mynafikut janë tre dhe në mesin e tyre ka përmendur: Kur ti besohet diçka tradhton… (Buhari dhe Muslim)

Allahu urdhëron të çohet në vend amaneti dhe të respektohen përgjegjësitë dhe pasojat e tyre: “Allahu ju urdhëron që amanetet t’jua ktheni atyre që u përkasin dhe, kur të gjykoni midis njerëzve, të gjykoni drejt.” (En Nisa, 58)

Të njëjtin urdhër e jep edhe Resulullahu, sal-lallahu alejhi ue selem, i cili thotë: Çoja amanetin atij që ta ka besuar atë, dhe mos e tradhto atë që të ka tradhtuar. (Ebu Davud, Tirmidhi dhe tjerë. Albani e vlerëson si sahih)

Është fakt se disa njerëz amanetin që u është besuar dhe pozitën e kanë shndërruar në burim të përfitimit duke e ushqyer veten me haram, duke e ndihmuar prishjen dhe duke u ngarkuar me padrejtësi ndaj njerëzve.

Të kota dhe të ulta janë arsyetimet dhe komentimet me të cilat mundohen të arsyetohen humbja e amanetit dhe moskryerja e detyrave. Njëri i jep vetes të drejtën të përvetëson pronën e përgjithshme. Tjetri nuk e bën të madhe zhytjen në haram madje edhe e mbron këtë duke thënë se kjo është hisja ime në mallin e përgjithshëm. I treti e konsideron fitore dhe sukses sepse mendon se i ka rikthyer shanset dhe rastet që i kanë ikur. Vazhdimisht e dëgjon vetëm palën që e “arsyeton” lëshimin e tij dhe moskryerjen e detyrave duke i larguar kritikuesit konstruktiv.

Sa do që të gjurmojmë fakt është se këto dukuri largohen me zgjimin e këshilluesit të brendshëm në zemrën e çdo besimtari. I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: Mëkat është ajo që të brenë në shpirt, që dridhet në gjoks madje edhe nëse të japin fetva njerëzit. (Ahmed, Darimi. Albani e vlerëson si sahih)

Është fakt se shumë gjëra që nuk ndryshojnë me këshillat e Kuranit, ndryshojnë me forcën e pushtetit i cili është i obliguar që shumë prej këtyre tradhtive ti sanksionojë me dënimet fetare dhe me fuqinë e pushtetit.

Edhe njëherë e nënvizoj se dituria e dobishme që nxit frikën ndaj Allahut dhe respektin e drejtave që, sipas Islamit, i gëzojnë të tjerët është mënyra më efikase, për forcimin e besnikërisë si dhe për pakësimin deri në zhdukje të padrejtësive.

Allahu, subhanehu ue te’ala, thotë: “Ne ua ofruam përgjegjësinë qiejve, Tokës dhe maleve, por ato nuk pranuan ta marrin përsipër dhe u frikësuan ta pranojnë atë, kurse njeriu e pranoi. Me të vërtetë, njeriu u tregua i padrejtë me veten dhe i paditur (për pasojat e kësaj përgjegjësie).” (Ahzab, 72)

Përktheu dhe përshtati: M-r. Talha Kurtishi

0 1188

Vëllezër, po ua paraqes këtë tregim të vërtetë me dijetarin e botës, hoxhën e madh ibën Baz, Allahu e mëshiroftë.
Tregon ai i cili e ka parë ngjarjen…

Isha duke qëndruar në 10 netët e fundit të ramazanit në Qabe, dhe pas namazit të sabahut prezantonim në ligjëratën e hoxhës, ibën Uthejmin, Allahu e mëshiroftë. Njëri nga nxënësit e pyeti hoxhën për një çështje që ishte e dyshimtë dhe për mendimin e hoxhës ibën Baz në atë çështje.
U përgjigj hoxha dhe e lavdëroi ibën Bazin, Allahu i mëshiroftë që të dy.
Derisa po e dëgjoja dersin me vëmendje një njeri afër meje, me moshë afër të dyzetave (përafërsisht), sytë i lotonin pa ndalë dhe filloi t’i dëgjohet zëri edhe tek nxënësit e tjerë.
Kur ibën Uthejmini (Allahu e mëshiroftë) e mbaroi dersin dhe njerëzit u larguan, shikova drejt atij i cili po qante më herët… ende ishte në gjendje të mërzitur dhe kishte një mus’haf, u afrova dhe e pyeta, (pasi që e përshëndeta me selam) pse po qanë?
M’u përgjigj me një gjuhë të thyer: Allahu të shpërbleftë!

…e përsërita pyetjen time edhe njëherë, pse po qanë o vëlla?!
Tha s’ka asgjë, jo-jo s’ka asgjë…vetëm e kujtova shejh ibën Bazin (Allahu e mëshiroftë) dhe qava.
Në bisedë e sipër m’u bë e qartë se ishte Pakistanez ose Afganë, edhe pse kishte veshje Saudiane.
Vazhdoi e më tha: E kam pasur një rast me shejh ibën Bazin (Allahu e mëshiroftë)…
Thotë: Para 10 viteve punoja si roje në një fabrikë të qytetit të Taifit, dhe më erdhi një letër nga Pakistani se nëna ime ishte në rrezik për jetë, dhe detyrimisht duhej ta bënte një ndërhyrje kirurgjike për transplantimin e veshkës, që kushtonte 7000 rial Sauditë.
Unë nuk kisha para të gatshme, pos 1000 rial dhe nuk gjeja dikë ç’më ndihmonte. Kërkova nga udhëheqësit e fabrikës të më ndihmojnë, por ata refuzuan.
Më thanë se nëna ishte në gjendje kritike dhe nëse nuk do t’i bëhej operacioni brenda një jave ajo ndoshta do të vdiste, ndërsa unë qaja gjatë gjithë ditës duke thënë: “nëna ime e cila më edukoi, më rriti dhe qëndroi pa gjumë për mua?!!”
Në këtë gjendje të vështirë vendosa të kërcej mbi murin e një shtëpie që ishte afër fabrikës, dhe pasi kërceva murin, nuk shkoi gjatë dhe policia më kapi dhe më futën në makinën tyre, e pas kësaj u errësua e gjithë bota në sytë e mi…
Papritur, edhe atë pak para namazit të sabahut, çuditërisht policia më ktheu në të njëjtën shtëpi që unë kisha vendosur të vjedhja nga ajo bombolat e gazit.
Më futën në një odë, dhe një djalosh me solli ushqim dhe më tha: “thuaj: Bismilah” e unë nuk po besoja se ku jam.
Kur thirri ezani i namazit të sabahut, më tha merr abdest për namaz… unë shikoja për rreth me frikë.
Në odën ku po qëndroja unë, hyri një i shtyrë në moshë, ndërsa një djalosh po e mbante për krahu, e kishte të veshur një xhybe, më kapi për dore më dha selam e pastaj më pyeti: A ke ngrënë?
I thash: Po…
Më kapi për dorën time të djathtë dhe shkuam së bashku në xhami, e falëm namazin e sabahut, ndërsa ai u ngrit dhe u ul në karrigen e xhamisë, disa nxënës dhe të pranishmit u kthyen drejt tij, e ai po i mësonte dhe këshillonte, e unë nga turpi dhe frika, mbaja dorën mbi kokën time duke thënë: “O Allah, çka kam bërë? Kam hy të vjedh në shtëpinë e shejh ibën Bazit (Allahu e mëshiroftë)”, -unë veç e njihja në bazë të emrit, sepse ai ishte i njohur tek ne në Pakistan…-
Pasi shejhu mbaroi mësimin, më mori përsëri në shtëpinë e tij…
Shejh ibën Bazi (Allahu e mëshiroftë) më kapi për dore dhe hëngrëm mëngjes së bashku, në prezencën e shumë të rinjve, dhe ai më uli afër tij…
Gjatë ngrënies më tha: Si e ke emrin?
I thashë: Murteda.
Më tha: Pse ke vjedhë?
Unë ia tregova rastin, e ai më tha: Mirë, ne do të japim 9,000 rial. I thashë më duhen vetëm 7,000!
Më tha: Teprica le të mbetet për harxhimet e tua, por asnjëherë mos e përsërit të vjedhësh, o bir…
I morra paratë, e falënderova, bëra dua dhe shkova.
Udhëtova drejt Pakistanit, nëna u operua dhe operacioni doli i suksesshëm, e për të gjitha falënderimi i takon Allahut të Lartësuar.
Pas 5 muajve u ktheva në Arabinë Saudite dhe menjëherë u nisa drejt Rijadit sepse shejhu kishte shkuar të jetonte atje, e kërkova shtëpinë e tij dhe e gjeta. Hyra dhe iu prezantova se kush jam, më njohu menjëherë dhe më pyeti për nënën.

Unë ia ktheva 1500 rial kusur…
Më tha: Çka janë këto?
I thashë: Kusuri!
Më tha: Ato janë për ty.
I thashë shejhut: Kam vetëm një kërkesë? 
Më tha: Cila është ajo, o biri im?
I thashë: Dëshiroj të punoj tek ti si shërbëtor, apo diçka tjetër, të lutem shejh mos e kthe lutjen time, Allahu të ruajt.
Më tha: Mirë atëherë…
Dhe vërtetë unë u bëra punëtor në shtëpinë e shejhut derisa ai vdiq, Allahu e mëshiroftë.
Më ka lajmëruar njëri nga të rinjtë e afërt tek shejhu, mbi tregimin tim duke më thënë: A e din se në momentin kur ke hyrë në shtëpinë e shejhut, ai ishte duke falë namaz nate dhe kishte dëgjuar një zë, menjëherë kishte shtypur zilen që e përdorte për ta zgjuar familjen e tij për namazet obligative.
U zgjuan që të gjithë dhe u çuditën, e shejhu i lajmëroi se e dëgjoi një zhurmë, një roje thirri policinë dhe ata erdhën menjëherë dhe e kapën.
E kur shejhu mori vesh, pyeti çka u bë?!
I thanë: Hajduti u përpoq që të vjedh, e kapën dhe e dërguan në polici…
Shejhu i hidhëruar tha: Jo-jo , ma sillni këtu nga policia? Me siguri nuk ka vjedhë me ndonjë qëllim, pos i shtyrë nga nevoja.
Pastaj ndodhi ajo që e lexuat në tregim…

 Përktheu: Valdet Kamberi

NA NDIQNI NË