Arhiva DitoreDec 13, 2014

1 7880

Kuptimi i teuhidit

 

Teuhidi është:Ta veçosh vetëm Allahun me adhurim”:  të largohesh nga shirku dhe distancimi nga ithtarët e saj.

Disa tjerë e kanë definuar si vijon: Teuhidi është dituria dhe pranimi bashkë me besimin e paluhatshëm se Allahu është Ai i vetmi i cili është i veçuar me emrat e Tij të bukura dhe njësimi i Tij me cilësitë më të plota me Madhërinë e Tij, lavdinë e Tij si dhe përkushtimi i adhurimit vetëm ndaj tij[1].

Ehli Sunneti dhe xhemati si argument për vërtetimin e teuhidit bazohet në:

 

Një: Nga Kurani:

 

  1. Allahu në Kuran thotë: ” Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as dëshiroj të më ushqejnë ata. Allahu është furnizues i madh. Ai fuqiforti[2].

Imam Kurtubiu ka thënë: Kuptimi i fjalës “Të më adhurojnë vetëm mua” do të thotë të më njëhsojnë me adhurim vetëm mua[3].

  1. Fjala e Allahut:” Ne dërguam në çdo popull të dërguar që tu thonë: Adhuroni vetëm Allahun e largohuni tagutit (gjithçka çfarë adhurohet pos Allahut) por pati nga ata që Allahu i udhëzoi dhe pati nga ata që ishte i gjykuar me humbje, pra udhëtoni nëpër botë dhe shihni se si ishte fund i gënjeshtarëve.[4].

Dijetari i njohur Abdurahman ibn Sadi ka thënë:” Allahu tregon në këtë ajet se ka dërguar tek çdo popull prej popujve pejgamber dhe se argumenti është ngritë mbi të dhe se nuk ka popull prej të hershmëve qoftë apo prej të vonshmëve, vetëm se Allahu atyre u ka dërguar pejgamber dhe të gjithë ata kanë thirrur në një thirrje të përbashkët, në të njejtën fe dhe ajo është: Të adhurohet vetëm Allahu dhe Ai nuk ka shok”[5].

  1. Gjithashtu Allahu në Kuran thotë:” Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se nuk ka të adhuruar pos Meje, pra Mua më adhuroni[6]. Nga ky ajet Kuranorë bëhet e qartë se çdo i dërguar-paqa e Allahut qoftë mbi ta, ka thirur në njëshmërinë e Allahut dhe në adhurimin e tij duke mos i përshkruar atij shok.

 

Dy: Nga Sunneti:

 

  1. Transmeton Buhariu dhe Muslimi-Allahu i mëshroftë, në sahihat e tyre nga Muadh ibn Xhebeli-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, thotë se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, i ka thënë atij:” O Muadh a e din çfarë është obligimi i robërve ndaj Allahut?” – Tha: Allahu dhe i Dërguari i Tij e din më së miri. – Tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të:” Obligimi i robërve ndaj Allahut është ta adhurojnë vetëm Atë dhe të mos i përshkruajnë shok Atij askënd.” – Pastaj pushoi pak dhe tha:” O Muadh a e din se çfarë është obligimi i Allahut ndaj robërve të Tij në qoftë se veprojnë siç thashë më parë?” – Tha: Allahu dhe i Dërguari i tij e din më së miri. – Tha i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të:” Obligimi i Allahut ndaj robërve të Tij është të mos e dënon atë i cili nuk i përshkruan shok Atij askënd[7].

Ky hadith përmban në vete obligueshmërinë e adhurimit vetëm të Allahut, pa mos i përshkruar shok Atij, me këtë arrihet teuhidi – njësimi i tij, i Lartësuar qoftë Ai.

  1. Ibën Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, rëfen dhe thotë: Kur i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, e dërgoi Muadhin në Jemen i tha:” Ti po shkon tek një popull të cilët janë ithtarë të librit, prandaj le të jetë çështja e parë në të cilën i thërret ata: Ta adhurojnë vetëm Allahun, në qoftë se këtë e pranojnë atëherë tregoju se Allahu ua ka bërë farz pesë kohët e namazit brenda një ditë dhe nate. E në qoftë se e falin namazin atëherë tregoju se Allahu ua ka obliguar zekatin e pasurisë së tyre, e cila meret nga të pasurit e tyre dhe ju jepet të varfërve të tyre, e në qoftë e pranojnë edhe këtë, atëherë largoju dhe mos shiko tua marish pasurinë më të vlefshme të tyre.[8]

Në hadith shihet qartë rëndësia e teuhidit dhe parësorja e kësaj thirrjeje është obligueshmëria e thirrjes pikërisht në teuhid si fillim.

  1. Utban ibn Maliki-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, tregon se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të, ka thënë:” Me të vërtet Allahu ia ka bërë të ndaluar zjarin atij njeriut i cili thotë La ilahe ilallahu duke pasur për qëllim me të fytyrën e Allahut.[9].

 

Përgaditi: Nexhat Ceka

 

[1] “Kaulu sedid fi mekasidi teuhid” Ibn Sad fq. 18.

[2] Dharijat: 56-58.

[3] “Xhamiul ahkamul Kuran” imam Kurtubiu fq. 17/57.

[4] Nahl:36.

[5] Shiko “Tejsirul-kerim” Ibn Sadi fq. 393.

[6] Enbija:25.

[7] Transmeton Buhariu nr. 567, Muslimi nr. 30.

[8] Transmeton Buhariu nr. 7372, Muslimi nr. 19.

[9] Transmeton Buhariu nr. 425, Muslimi nr. 33 .

0 1898

Nuk lejohet kopjimi në provime, duke u bazuar ne argumentet e përgjithshme në ndalimin e mashtrimit, kështu që ajo përfshin mashtrimin në: shitblerje, në këshilla, në marrëveshje dhe kontrata, në besnikëri, në provimet e shkollave dhe instituteve etj.
Argument është fjala e Muhammedit alejhi selam: ”Kush na mashtron neve nuk është prej nesh”. (Shënon Muslimi)
Nga Ebu Hurejre transmetohet se Muhammedi alejhi selam ka thënë: ”Nuk është prej nesh ai qe na mashtron”, kjo shprehje tregon për ndalesës së mashtrimit në përgjithësi.

Kopjimi ne provime ngërthen në vete disa dëme dhe mëkate, siç janë:

1. Marrja e asaj që nuk i takon (diploma).
2. Ngrënia e pasurisë pa të drejtë ne momentin që punon me atë diplomë.
3. Dëmtimi i posteve, administratës dhe specializimeve për shkak te mos kualifikimit te drejte.
4. Përfshirja ne ryshfet dhe hyrja nen mallkim ne momentin kur kopjuesi jep pasuri për t’iu lehtësuar rruga e kopjimit.

Është obligim për atë i cili është sprovuar me kopjim që të pendohet tek Allahu dhe te mos kthehet asnjëherë ne atë vepër të shëmtuar.

Allahu e di më mirë!

Përshtati: Valdet Kamberi

0 2508

Dëshiron pasardhës të devotshëm?
“Zoti im, më fal edhe mua nga ana Juaj një pasardhës (fëmijë) të mirë, vërtetë, Ti je dëgjues i lutjes.” (Ali Imran, 38)

“Zoti im, mos më lë të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues.” (Enbija, 89)
Frikohesh nga lakimi/lëkundja i zemrës?
“Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhurove mëshirën Tënde; Ti, me të vërtetë je Ai që dhuron shumë!” (Ali Imran, 8)
Dëshiron dëshminë?
“Zoti ynë, ne besuam atë që e zbrite (shpalljen), e pasuam të dërguarin (Isanë), pra shënona bashkë me ata që dëshmojnë (besimin e drejtë).” (Ali Imran, 53)
Largimin e brengave?
“Allahu më mjafton mua, s’ka të adhuruar pos Tij, vetëm te Ai jam mbështetur, e Ai është Zoti i Arshit të madh.” (Tevbe, 129)

Dëshiron ta falësh namazin ti dhe pasardhësit e tu?
“O Zoti im! Më bëj mua nga ata që falin namazin, e, edhe prej pasardhësve të mi dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë.” (Ibrahim, 40)

Dëshiron grua dhe fëmijë të dëgjueshëm?
“Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, na bëj që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bëj shembull për të devotshmit.” (Furkan, 74)

Dëshiron shtëpi të qetë?
“Dhe thuaj: “Zoti im, më zbarko në një vend të bekuar, e Ti je më i miri i atyre që bëjnë vendosjen.” (Mu’minune, 29)


Largon djajtë nga veti?
“Dhe thuaj: “O Zoti im, unë mbrohem me Ty prej cytjeve të djajve. Dhe mbështetem te Ti që ata të mos më afrohen.” (Mu’minune, 97-98)

Frikohesh nga zjarri i Xhehenemit?
“Edhe ata që thonë: “Zoti ynë, largoje prej nesh vuajtjen e Xhehenemit, e s’ka dyshim se vuajtja në të është gjëja më e rëndë. Ai vërtetë është vendqëndrim dhe vendbanim i keq.” (Furkan, 65-66)

Frikohesh nga Allahu se nuk do të pranoj punët e tua?
“Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di. Zoti ynë, na bëj neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë njerëz të bindur ndaj Teje, na i mëso rregullat e ibadetit (adhurimit) tanë dhe falna neve, vërtetë Ti je që falë shumë, je Mëshirues.” (Bekare, 127-128)

NA NDIQNI NË