Arhiva DitoreDec 14, 2014

0 1873

Dijetarët janë kandili i robërve të Allahut, ndriçues i tokave ku jetojnë, nderë i ummetit.

Selman el-Farisiu, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Shembulli i mësuesit është si shembulli i njeriut që e ndez fenerin (kandilin) në rrugën e errët, ku çdonjëri që kalon pranë tij, ndriçohet nga drita e tij.”

Ai i cili e respekton islamin dhe ligjin e tij (sheriatin), i respekton edhe dijetarët, ngase ata janë trashëgues të pejgamberëve në thirrjen e tyre. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Dijetarët janë trashëgues të pejgamberëve.”[1] Të parët tonë çdoherë i janë përmbajtur vlerësimit dhe respektimit të dijetarëve.

Rebi ibn Sulejmani thotë: “Nuk kam pasur mundësi asnjëherë të pijë ujë para Shafiut nga personaliteti që kishte ai ndër njerëz.” Andaj pyetja e dijetarëve është dituri, ndeja me ta lumturi, përzierja me to ta përmirëson sjelljen, ndeja me ta na ruan nga devijimi.

Ebu Derda, Allahu qoftë i kënaqur me të, thotë: “Prej fikhut (kuptimit të islamit) është që njeriu të ec, të hyjë e të dalë me njerëzit e ditur.” Fryti i ndejës me dijetarët nuk është vetëm shtimi i diturisë dhe njohurive të përgjithshme, mirëpo është përfitimi nga sjellja e tyre, nga heshtja e tyre, nga ambiciet e larta të tyre dhe nga mirësia dhe urtësia e tyre ndaj të tjerëve.”

Mejmun ibn Mehrani thotë: “Përmirësimin e zemrës e kam shijuar në ndejën me dijetarët.”

Largimi i njerëzve nga dijetarët çon në ngatërrimin dhe moskuptimin e diturisë, vetëpëlqimi i secilit me mendimin e tij, shkak për tu përçarë mes besimtarëve, madje edhe shkak për dobësimin dhe pakësimin e adhurimit.

Shabiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Qëndroni me dijetarët, sepse poqëse silleni mirë ju falënderojnë, e nëse silleni keq ua arsyetojnë gabimin, nëse gaboni nuk ju turpërojnë, poqëse jeni të paditur ju mësojnë, poqëse dëshmojnë për to, ju bëjnë dobi.” Andaj ulu me dijetarët me etikë, modesti në veten tënde, sillu mirë në pyetjet tua ndaj tyre, ndërsa fjalët e tua ndaj tyre le të jenë nga më të mirat që i posedon.

Përgaditi: Nexhat Ceka

[1] Transmeton Ahmedi.

NA NDIQNI NË