Arhiva DitoreDec 15, 2014

0 969

Zemra ka nevojë për “Përditësim “tek ai person që falë namazin,sepse atë e ka trashëguar nga prindërit apo gjyshërit… i bënë veprimet e namazit pa e ditur se a i ka kryer të plota dhe në formën më të mirë…apo duke mos ditur sa herë ka madhëruar Allahun në ruku dhe sexhde dhe pa pyetur pse në namazin e sabahut falim dy rekate ndërsa në jaci katër rekate?

Zemra ka nevojë për “Përditësim ” tek ai person që nuk falet pos në Ramazan… dhe sikur ekziston ndonjë ajet i Kuranit apo hadith që na urdhërojnë të falemi vetëm në Ramazan!!

Zemra ka nevojë për “Përditësim ” tek ai person që kalon nga jeta e tij 20 apo 30 vite për shkollim, ashtu që në fund të marrë një diplomë për t`u punësuar, por për fat të keq nuk i dinë gjërat më elementare të fesë Islame!.

Zemra ka nevojë për “Përditësim “tek ai person që zgjohet herët në mëngjes të shkojë në punë 5 herë në javë me nga 8 orë punë për të marrë një rrogë në fund të muajit, pa mos e ditur pse ai është në këtë punë është korrekt? Dhe duke mos ditur pse shpenzon gjithë këtë forcë dhe kohë?

Zemra ka nevojë për “Përditësim ” tek ai person që beson se: shpërndarja e selamit, vizita e të sëmurit, respektimi i mysafirit, mbajtja e lidhjeve farefisnore dhe ndihmesa e të varfërve është vetëm një pjesë e trashëguar nga adetet dhe zakonet, pa mos pyetur veten e tij pse i bënë gjithë ato gjëra pa kompensim?!

Zemra ka nevojë për”Përditësim ” tek ai person që mbushë barkun e tij me ushqim për të kënaqur epshin dhe për të larguar urinën, pa mos e ditur pse hanë, pa u kujdesur se sa harxhon për të ngrënë, ndoshta jeton vetëm për të ngrënë, dhe nuk e dinë se të tjerët hanë për të jetuar?

Zemra ka nevojë për “Përditësim ” tek ai person që plotëson gjysmën e fesë së tij( dmth martohet) vetëm për t`i thënë sikurse shokëve të tij (baba i filanit) porse ata nuk janë më të mirë se ai! Por, harron se Allahu na ka porositur të sillemi mirë me bashkëshortet tona, të përkujdesemi për ato, shkurt nuk dinë pse martesa është gjysma e fesë?

Zemra ka nevojë për “Përditësim ” tek ai person që beson se më të kapur të lapsit bëhet poet apo shkrimtarë i njohur që mund të kritikojë kënd të dojë, pa mos e kuptuar fjalën e Allahut:

” Ai nuk hedhë ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm”.( Kaf 18).
Pa mos e ditur se ai që mëson një shkronjë nuk bëhet dijetarë , dhe jo çdo dijetarë mund të përpilojë një libër!.

Zemra ka nevojë për “Përditësim ” tek ai person qe lexon gjithë këto që shkruam më lartë, dhe ka lodhur sytë e tij në këtë, pa mos e ditur se zemra që ka nevojë për “Përditësim “nuk është ajo zemër që ka nevojë për “Fshirje”.

Përshtati: Valdet Kamberi

0 1164

Ebu Hurejre-Allahu qoftë i kënaqur me atë- thotë:
-Njeriu falet 60 vite dhe atij nuk i është pranuar namazi.- I thanë:
-Si ka mundësi?- Ai u përgjigj:
-Nuk i ka plotësuar rukutë, sexhdet, kijamin (qëndrimin në këmbë).
Omer ibn Hatabi-Allahu qoftë i kënaqur me atë- thoshte:
-Njeriu thinjet në Islam dhe nuk e ka plotësuar qoftë edhe një rekat të vetëm për Allahun.- E pyetën:
-Si ka mundësi? Ai u përgjigj:
-Nuk i ka plotësuar rukutë dhe sexhdet e namazit.
Ahmed ibn Hanbeli -Allahu e mëshiroftë- thote:
-Do të vijë një kohë kur njerëzit falen e në fakt nuk falen. E unë kam frikë, që ajo kohë mund të jetë koha jonë.
Çfarë do të thoshte imam Ahmedi sikur të vinte në këtë kohë dhe të shikonte gjendjen tonë?
Imam Gazaliu -Allahu e mëshiroftë- thotë:
Njeriu bën sexhde dhe ai mendon, se me atë është afruar tek Allahu i Lartësuar! Pasha Allahun, sikur të peshohej mëkati i asaj sexhdeje do t’i shkatërronte banorët e vendit të tij.- E pyetën:
Si ka mundësi?- Ai u përgjigj:
-Bën sexhde me kokën e tij para Allahut, ndërsa ai është i preokupuar me epshet, mëkatet dhe dashurinë për këtë botë, atëherë çfarë sexhde është kjo?….
Muhamed,i alejhi selam, ka thënë: “Kënaqësia ime është bërë në namaz”.
Për Allahun, a i ke falur ndonjëherë dy rekate namaz e ato të kenë qenë për ty kënaqësi?
A je përmalluar ndonjëherë të kthehesh shpejt në shtëpi për të falur dy rekate namaz për Allahun?
A je i përmalluar për natën që po vjen, që të vetmohesh me Allahun?

Allahu ka thënë: “A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e Allahut dhe me atë të vërtetë që zbriti (me Kuranin),…” Hadid 16.

Abdullah ibn Mesudi -Allahu qoftë i kënaqur me atë- ka thënë:
-Mes Islamit tonë dhe zbritjes së këtij ajeti nuk kishte më shumë se katër vite dhe Allahu na qortoi, e ne qamë shumë për mos-frikën tonë në namaz, gjë për të cilën Allahu na qortoi. Dilnim dhe qortonim njëri-tjetrin dhe i thoshim:
-A nuk e ke dëgjuar fjalën e Allahut: “A nuk është koha që zemrat e atyre që besuan të zbuten me këshillat e Allahut…”. Hadid 16. Disa nga ne uleshin dhe qanin për qortimin e Allahut.
-A mos vallë e ke ndjerë ti, se Allahu po të qorton përmes këtij ajeti? Mos shiko se sa i vogël është mëkati, por shiko se Kujt po i bën mëkate.

Përshtati: Valdet Kamberi

0 1864

Si të jem mirënjohës ndaj begative të Allahut?

 

Shukri – falënderimi është me zemër, me gojë dhe me gjymtyrë.

Falënderimi me zemër është duke e falënderuar Allahun me zemër për begatitë që ti ka dhuruar dhe duke e ditur se ato vijnë prej Tij. Allahu thotë: “Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej Allahut.”[1]

Falënderimi më gojë është duke e falënderuar Allahun për mirësitë që ti ka dhënë, e kjo është koka e shukrit dhe gjëja më me vlerë që përmendet me gojën tënde. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Falënderimi ndaj Allahut e mbush peshoren.”[2]

Falënderimi me gjymtyrë është duke i shfrytëzuar gjymtyrët e tua për ta arritur kënaqësinë e Allahut, si dhe duke i ndaluar ato në përdorimin e veprave që e hidhërojnë Allahun ose që ti bëjnë mëkat Allahut. Njeriu më i lumtur është ai i cili begatitë e Allahut i bën mjet për ta fituar ahiretin, ndërsa më fatkeqi është ai i cili me begatitë e Allahut dëshiron të kënaq epshet e tij.

Kënaqu me atë që të ka furnizuar Allahu do të jesh më mirënjohës dhe dije se falënderimi ndaj begative të Allahut është prej adhurimeve më të vlefshme. I Dërguari i Allahut, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Ai i cili han dhe e falënderon Allahun, është si shembulli i agjëruesit durimtarë.”[3]

 

Përgaditi: Nexhat Ceka

[1] Nahël: 53.

[2] Transmeton Muslimi.

[3] Transmeton Buhariu.

0 1143

Burrëria për të cilën ka folur Kur’ani ka këto cilësi:

1- Lidhja me xhamitë dhe dashuria e pastërtisë
Allahu ka thënë: “…Një xhami e cila që prej ditës së parë është themeluar në respekt ndaj Allahut, është më e drejtë të falesh në të, aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë, e Allahu i do të pastërtit”. (Tevbe, 108)

2- Përmendja e Allahut, falja e namazit dhe braktisja e asaj që na privon nga këto

Allahu ka thënë: “Në shtëpitë (xhamitë) që Allahu lejoi të ngriten, e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje. Ata janë burra që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.” (Nur, 36-37)

Vërtetë ata janë burra!
Disa prej selefit kanë thënë: “Blejnë dhe shesin, por kur vjen koha e namazit dhe dëgjojnë ezanin, lënë peshoret dhe ia mësyjnë xhamive për namaz.” 
Amer b. Dinar (Allahu e mëshiroftë) thotë: Isha me Salim b. Abdullahun duke shkuar drejt xhamisë dhe kaluam nëpër tregun e Medinës, e namazi veç kishte filluar të falet; tregtarët kishin mbuluar mallrat e tyre, shikoi Salimi dhe nuk pa askënd që po i ruante ato dhe lexoi: “Ata janë burra që nuk i pengon as tregtia e largët, e as shitblerja në vend për ta përmendur Allahun.”

3- Qëndrueshmëria në rrugën e Allahut!

Allahu ka thënë: “Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë Allahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi.” (Ahzab, 23) 
Nuk kanë ndryshuar në fe asgjë, as nuk kanë ndërruar, e as nuk kanë devijuar, por kanë qëndruar stoik në rrugën e Allahut, nuk veprojnë diçka pos asaj që e kënaq Zotin e tyre, dhe presin urdhrin e Allahut për vdekje duke qëndruar në këtë rrugë, kësaj i thonë qëndrueshmëri të cilën e kanë humbur shumë prej muslimanëve sot, bile edhe disa që mundohen të punojnë për Islamin, devijime në pikëpamje, sjellje e kështu kanë devijuar nga rruga e drejtë.

4- Përkrahja dhe mbrojtja e Pejgamberëve

Allahu ka thënë: “Dhe prej skajit më të largët të qytetit erdhi një njeri që ngutej e tha: “O populli im, dëgjoni të dërguarit! Dëgjoni atë që nuk kërkon prej jush ndonjë shpërblim dhe janë udhërrëfyes!” (Jasin, 20-21)

Prej cilësive të burrërisë është të jesh në krah të pejgamberëve, t’i luftosh armiqtë e tyre, e jo t’i luftosh pejgamberët, t’i përkrahësh në thirrjen e tyre, e jo të pengosh në thirrjen e tyre, t’i përgjigjesh thirrjes së tyre si pasues e jo si mëkatues, shpikës dhe urryes.
Sa prej burrave sot posedojnë këtë cilësi?
Sa prej burrave sot përkrahin thirrjen e Muhammedit (alejhi selam)?

Dhënia e këshillës në gjendje frike

Ky njeri ishte besimtar, Allahu në Kur’an thotë: “Dhe erdhi një njeri që ngutej nga ana më e largët e qytetit dhe tha: “O Musa, paria është duke biseduar me të mbytur ty, pra ti dil (ik), unë jam këshillues yti.” (Kasas, 20)
Unë po të zbuloj ty planet dhe qëllimet e tyre.

Përshtati: Valdet Kamberi

NA NDIQNI NË