Arhiva DitoreDec 23, 2014

0 1043

Bejan el-Misriu na rrëfen:
-Isha ulur në Meke e një djalosh po qëndronte aty pranë meje. Tek ai erdhi një njeri i panjohur dhe i dhuroi një qese me “dërhemë”. Djaloshi i tha atij:

-Nuk kam nevojë për këto para.- Ai tjetri i tha:

-Atëherë shpërndaja të varfërve.- Djaloshi i mori paratë dhe ua shpërndau të varfërve. Në mbrëmje po të njëjtin djalosh e kam parë duke kërkuar diçka për të ngrënë. I thashë:

-Pse nuk le diçka për veten tënde nga ajo që shpërndave më herët?- Më tha:

-Nuk e dija, se do të jetoj deri në këtë moment.

Përshtati: Valdet Kamberi

0 1487

1- Kur fillon ditën tënde me namaz dhe lutje.
2- Kur fillon ditën tënde me buzëqeshje të sinqertë.
3- Kur u jep selam gjithë atyre që i takon.
4- Kur i trajton të tjerët me respekt të madh.
5- Kur mëson se fjala që thua është argument për ty apo kundër teje.
6- Kur mëson se shansi nuk përsëritet edhe njëherë dhe e shfrytëzon në maksimum.
7- Kur jep mendimin e saktë atëherë kur kërkohet nga ti.
8- Kur kujdesesh për pamjen tënde pa e tepruar dhe pa i nënçmuar të tjerët.
9- Kur nuk nxiton të gjykosh për të tjerët në bazë të asaj që dëgjon për dikë.
10- Kur respekton përparësinë dhe rregullat e komunikacionit.
11- Kur shpejton të pyesësh për shokët që të mungojnë.
12- Kur nuk heziton t’i ndihmosh të tjerët në gëzimet dhe pikëllimet e tyre.
13- Kur dashuron dhe nuk urren.

Pyete veten e je i shkëlqyer.

Përshtati: Valdet Kamberi

0 1665

Kjo njohuri mund të jetë e re për shumë njerëz…
Allahu azze ue xhel-le kur e shkatërroi popullin e Faraonit tha:
”Për ata nuk qanë, as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat”. Duhan 29.

Ibën Xheriri -Allahu e mëshiroftë- në tefsirin e tij nga Ibën Abasi -Allahu qoftë i kënaqur me atë- shënon se lidhur me këtë ajet ka thënë: ”Një person i ka thënë atij (ibën Abasit):
O Ibën Abas fjala e Allahut: ”Për ata nuk qanë, as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat…”, a qajnë qielli dhe toka për dikë?

Ibën Abasi i tha atij: ”Po, nuk ka nga krijesat të mos ketë një derë në qiell nga e cila furnizohet dhe në të cilën ngrihen punët e tij, e kur vdes besimtari i mbyllet atij dera e qiellit në të cilën i janë janë ngritur punët e tij dhe nga është furnizuar, e qan për atë…
E kur atë (personin) e humb vendi, ku ai ka falur namaz dhe e ka përmendur Allahun, ai qan për atë.-
Ibën Abasi tha:
-”Toka qan për besimtarin 40 mëngjese…”- I thashë:
-A qan toka?- Tha:
-A po çuditesh?!… Si mos të qajë toka për robin, kur ai mbi atë vend ka bërë ruku dhe sexhde?!…
Si mos të qajë qielli për robin, që madhërimin dhe lavdërimin për Allahun e ka pasur si zhurmërima e bletëve?…
……..

Përshtati: Valdet Kamberi

0 2166

Tek Hanefijtë (Allahu i mëshiroftë)

Ka thënë Ebu Hafs el-Kebir, Allahu e mëshiroftë: Sikur një person të ketë adhuruar Allahun 50 vite, pastaj vjen në ditën e “Nejruzit” (festë persiane, që do të thotë “dita e gëzimit”) dhe i dhuron disa politeistëve (mushrikëve) ve, dëshiron madhërimin e asaj, ai dite veç ka bërë kufër dhe ia janë rrëzuar veprat.
 Autori I el-Xhami El-Asgar ka thënë: Nëse i ka dhuruar ditën e “Nejruzit” një muslimani tjetër dhe nuk ka për qëllim madhërimin e asaj dite, por si traditë që e bëjnë disa njerëz, në këtë rast nuk bën kufër, por nuk duhet që atë ta bëjë në atë ditë veçanërisht, por e bën para ose pas që mos të përngjasoj me atë popull. Muhamedi alejhi selam ka thënë :” Kush i përngjet një populli, ai është prej tyre”.
El-Bahru-Rraik iben Nuxhejm el-Hanefij 8\555.
Tek Malikijtë (Allahu i mëshiroftë)
Është pyetur ibën Kasim, Allahu e mëshiroftë, për hipjen në anijen në të cilën hipin të krishterët për festat e tyre, ai e ka urryer këtë  nga frika se mund të zbres hidhërimi  (i Allahut) mbi ta, për shkak të kufrit për të cilin janë bashkuar.
Ibën Kasim, Allahu e mëshiroftë, e ka urryer që muslimani t’i dhuroj të krishterit dhurata për këtë festë. Këtë e ka llogaritur nga madhërimi i festës së tij dhe ndihmë për kufrin e tij. A nuk e dini se muslimani e ka të ndaluar t’i shet  të krishterit diçka që e ndihmon në festën e tij, si: mish, erëza, rroba, nuk i jep hua kafshën e as nuk e ndihmon në diçka prej fesë së tij, sepse kjo është nga madhërimi i politezmit të tij dhe ndihmë për mosbesimin e  tij. Sulltani duhet të ndalojë muslimanët nga kjo. Ky është mendimi i imam Malikut, Allahu e mëshiroftë dhe të tjerëve dhe nuk di që dikush nuk është pajtuar me këtë.
El-Medhal ibën Haxh el Malikij 2/46.47.
Tek Shafijtë (Allahu i mëshiroftë)
Ibën Haxher el-hejtemi esh-Shafij, Allahu e mëshiroftë ka thënë: Prej risive më të turpshme është konfirmimi i muslimanëve  të krishterëve në festat e tyre me përngjasim, si, në ushqim, dhurata për ata dhe pranimin e dhuratave prej tyre…”.
El-Fetava fikhije kubra ibën Haxher el-Hejtemi 4/238, 239,
Tek Hanbelitë (Allahu i mëshiroftë)
El-Behuti ka thënë: ”Është e ndaluar t’ua urojmë (festat), t’i ngushëllojmë…”. Po ashtu thotë: “Është e ndaluar të prezentojmë në festat e jehudëve dhe të krishterëve dhe të tjerëve prej kufarëve”.
Kesful-kana an metnil ikna, lil Behurij 3\ 131
PËRFUNDIM:
Duke u bazuar në imamët e medh’hebeve që cekëm me lartë, ne:  nuk ua urojmë festat të krishterëve dhe të tjerëve, sepse këto nuk janë festat tona dhe nuk janë festa që kënaqin Allahun. Bile janë festa  të shpikura nga vetë ata në fenë e tyre. Njashtu, ne nuk i përngjasojmë ata në organizmin e ahengjeve sikur këto festa, edhe pse kjo ndodhë në shumë vende me shumicë muslimane për fat të keq. Ne në këto festa gjithashtu nuk shkëmbejmë dhurata, nuk shpërndajmë ëmbëlsira, e as ushqim, dhe nuk e ndërpresim punën, siç ndodhe tek ne dhe tek muslimanët.
Përmblodhi dhe përshtati: Valdet Kamberi

NA NDIQNI NË