Arhiva DitoreJan 6, 2015

0 8486

– Droga është një nga sëmundjet më negative në shoqërinë tonë. Droga është një nga sëmundjet shekullore shkatërruese. Tregtia me drogë nuk është emancipim por copëtim. Droga është helm dhe plumb në gjoksin e një populli.

– Tregtarët e drogës janë afaristët më të fëlliqtë. Shitësi dhe blerësi i drogës dëshirojnë të vrasin popullin e tyre, bijtë dhe bijat e popullit të tyre. Ata janë të ngriturit në këmbë për ta eliminuar popullin e tyre, çrregullimin dhe shkatërrimin e rinisë të popullit të tyre të shëndoshë.
– Konsumimi i drogës është një nga veprat e ndyta dhe të liga. Ai që gëzon intelekt dhe arsye të shëndoshë gjithmonë jeton larg nga bërlloku i papastër i drogës. Ai ushqehet me të mirat e lejuara të Zotit, lumturinë dhe qetësinë e gjen aty ku Zoti është i kënaqur me të, e jo në drogën e të ndoturve, sepse me të vërtet droga është e ndaluar rreptësisht nga Allahu, Krijuesi jonë.
– Droga gjithmonë ka qenë e urrejtshme tek mendjet e shëndosha. Ajo duhet të luftohet me fjalë, me shkrim, me pasuri, me pushtet dhe me çdo mjet të mundshëm. Eliminimi total i drogës është shpëtimi i rinisë sonë.
– Rinia është si boshti kurrizor i popullit, nëse ajo rini ndytët me veprimtari të drogës, mbarë populli do të jetë i shtrembër dhe i ndytë dhe të gjitha të mirat e atij populli do të fluturojnë. Droga pengon ecjen përpara të shoqërisë, sjell pasoja shëndetësore, psikike dhe shpirtërore; dëmton jetën sociale dhe ndalon zhvillimet ekonomike.
– T’i themi të gjithë stop drogës, ta ngremë të gjithë zërin lartë për eliminimin e çdo veprimtarie të drogës, që ta shërojmë, ta këndellim dhe ta ruajmë rininë tonë.
Një hap afër drogës, një hap drejt vdekjes !
Një hap larg drogës, një hap drejt jetës !
ELIMINIMI I DROGËS, SHPËTIMI I RINISË !

Autor: Labinot Kunushevci
Redaktor fetar: Hoxhë Fadil Musliu
Redaktor gjuhësor: Avni Tafili

0 1253

Falënderimet i takojnë Allahut, Zotit të botëve, ndërsa paqja dhe bekimet qofshin mbi vulën e profetëve, Muhamedin, familjen, shokët dhe pasuesit e tij! Jomyslimanë të shumtë nga e gjithë bota, e veçanërisht nga perëndimi, pas shtrembërimit të qëllimshëm të figurës dhe personalitetit të Profetit Muhamed, [alejhis salatu ves salam], në mediet e tyre, pyesin për kontributin dhe angazhimin e tij për njerëzimin.

Duke u nisur nga pozita dhe përgjegjësitë që marrim nga implementimi i Programit Ndërkombëtar për Njoftim me Profetin e Mëshirës, konsideroj se e kemi për obligim të ofrojmë përgjigje për pyetjen në fjalë, ani pse jo në mënyrë të detajuar.
Në vijim, do të prezantojmë një rezyme të shkurtër të asaj që Profeti Muhamed, [alejhis salatu ves salam]bëri për botën në tërësi, dhe këtë në pikat në vijim:
1.
Muhamedi, [alejhis salatu ves salam], arriti -nëpërmjet shpalljes hyjnore- të nxjerrë njerëzimin nga adhurimi i njerëzve në adhurimin për Zotin e njerëzve. Padyshim, ky është nderimi më i madh që i është bërë njeriut.
2.
Muhamedi, [alejhis salatu ves salam], po kështu me shpalljen hyjnore, çliroi mendjen e njeriut nga nënshtrimi ndaj besëtytnive dhe mashtrimeve, si dhe varësia ndaj idhujve dhe adhurimeve të kota. Ai arriti po kështu ta largoj mendjen nga vërtetimi i ideve dhe bindjeve të kota, sikur ajo se -kinse- Zoti ka djalë dhe se ka sakrifikuar me të pa asnjë faj të tij për të liruar njerëzimin nga mëkati.
3.
Muhamedi, [alejhis salatu ves salam], vuri themelet e tolerancës ndërnjerëzore, kuptohet në përputhje dhe pajtim me fjalën e Zotit, se “Nuk ka dhunë në fe!” Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] sqaroi të drejtat e jobesimtarëve që nuk janë në luftë me muslimanët dhe foli për sigrinë e tyre si dhe sigurinë e familjeve, nderit dhe pasurive të tyre. Edhe sot e kësaj dite në vendet islame jetojnë lirshëm dhe qetë shumë jomyslimanë, derisa në Spanjë, Gjyqet e Inkuizicionit punuan në drejtim të shfarosjes së muslimanëve dhe spastrimit etnik të Spanjës nga ata që nuk kishin kulturë perendimore.
4.
Muhamedi, [alejhis salatu ves selam] ishte mëshirë për mbarë botët, për të gjithë njerëzit, pa dallim feje. Madje, ishte i mëshirshëm edhe me shpezë dhe kafshë duke ndaluar dëmtimin e qëllimshëm të tyre apo mundimin e tyre.
5.
Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] ofroi një imazh respektues dhe vlerësues për të gjithë profetët paraprak, Ibrahimin, Musanë, Isanë, [alejhimus selam], madje i shpalli Allahu i Madhëruar në Kur’an se përgënjeshtrimi i vetëm njërit prej tyre, nënkupton përgënjeshtrimin e të gjithëve. Të gjithë profetët [alejhimus selam] janë vëllezër që kanë hise në thirrjen në Njëshmërinë e Allahut të Madhëruar.
6.
Pejgamberi, [alejhis salatu ves selam] doli në mbrojtje të të drejtave të njerëzve, pavarësisht gjinisë, moshës, statusit shoqëror dhe standardit jetësor. Ai [alejhis salatu ves selam] miratoi një sërë ligjesh dhe rregullash përkitazi me të drejtat e njeriut, dhe sigurisht, Hutbeja Lamtumirëse, është vetëm një nga faktet e shumta që flasin për shenjtërinë e nderit, gjakut, pasurisë. Kuptohet, këto parime profetike apo kjo kartë profetike e të drejtave të njeriut që botes i qe kumtuar nga vet ai vetëm pak muaj para se të vdiste, parapriu kartat tjera të të drejtave, si p.sh. Karta e Madhe e Lirive ose Magna Carta Libertatum e miratuar në vitin 1215, Deklaratën e të Drejtave të miratuar në vitin 1628, Ligjin për liritë personale të vitit 1679, Deklaratën e Pavarësisë së SHBA-ve më 1776, Kartën e të Drejtave njerëzore dhe qytetare të vitit 1789 si dhe Deklaratën botërore të të drejtave të njeriut të miratuar më 1948.
7.
Muhamedi, [alejhis salatu ves selam] moralit i kushtoi rëndësi të madhe në jetën e njeriut. Ai punoi në drejtim të kultivimit dhe ruajtjes së tyre, si sinqeriteti, përmbushja e premtimeve, ndershmëria. Po kështu punoi në drejtim të forcimit të lidhjeve shoqërore, si respekti për prindër dhe mbajtja e lidhjeve farefisnore, duke i zbatuar në praktike. Po kështu, përderisa ftoi dhe praktikoi këto norma mirësjelljeje, kërcënoi për moralin dhe cilësitë e urryera, si gënjeshtra, tradhtia, zilia, prostitucioni, arroganca ndaj prindërve, duke trajtuar edhe problemet që rrjedhin prej tyre.
8.
Muhamedi, alejhi’s selam, [alejhis salatu ves selam] ftoi në meditim dhe hulumtim në gjithësi për të përfituar dije dhe njohuri, duke e llogaritur këtë madje si diç për të cilën shpërblehesh. Këto parime miratoheshin në kohën kur dijetarët dhe shkencëtarët përjetonin tmerrin në kulturat dhe fetë tjera, duke përfunduar në rastin më të mirë në burg dhe në rastin më të keq me varje, mbytje apo djegie gjer në vdekje.
9.
Muhamedi, [alejhis salatu ves selam] solli –prej Allahut të Madhëruar- fenë, e cila përputhet me natyrën e njeriut, kujdeset për nevojat shpirtërore dhe fizike të tij, bën balancim ndërmjet punës për dynja dhe asaj për ahiret. Është një fe, e cila disiplinon instinktet dhe dëshirat e njeriut duke mos i anuluar ato, siç bënë të tjerët në fetë tjera, që sollën ligje dhe norma që bien në kundërshtim me natyrshmërinë e njeriut dhe privuan adhuruesit nga dëshira për martesë. Po kështu i ftuan ata që të mos reagojnë nga dhunës dhe agresionit që ushtrohet ndaj tyre, gjëra këto që ndikuan në largimin total të tyre nga ajo fe, duke parapëlqyer dhe zgjedhur jetën materiale, e cila interesohet vetëm për përmbushjen e kërkesave të trupit (epshit) larg çdo ndikimi nga jeta shpirtërore.
10.
Pejgamberi, [alejhis salatu ves salam] solli shembullin më të mirë dhe më të përkryer të vëllazërisë njerëzore, duke lajmëruar se asnjë racë a lloj nuk ka vlerë ndaj tjetrit. Që të gjithë janë të barabartë në krijimtari, të drejta dhe obligime, ndërsa vlerësimi i tyre bëhet vetëm në bazë të besimit dhe devotshmërisë. Muhamedi, alejhi’s selam, [alejhis salatu ves salam] ua dha mundësinë joarabëve që t’i shërbejnë kësaj feje, si Suhejbi bizantinas, Bilali etiopian, Selmani persian, etj.
Përfundim
Të gjitha këto dhjetë pika kanë nevojë për shtjellime dhe detaje tjera si dhe për përmendjen e argumenteve përkatëse. Po kështu, mundi dhe kontributi i Pejgamberit, [alejhis salatu ves salam] për njerëzimin nuk kufizohet vetëm në këto dhjetë pika, vetëm se natyra e punimit nuk na lejon për më shumë zgjerim.
Të gjithë ata që janë kureshtarë për të ditur më shumë për Pejgamberin, [alejhis salatu ves salam] le t’i referohen ueb-sajtit zyrtar të Programit Ndërkombëtar për Njoftim me Profetin e Mëshirës, www.mercyprophet.com.
Paqja dhe mëshira qofshin mbi Muhamedin, familjen, shokët dhe të gjithë pasuesit e tij!
Dr. Adil Ibn Ali esh-Sheddijj
Sekretar i Përgjithshëm i Programit Ndërkombëtar për Njoftimin me Profetin e Mëshirës

Përktheu dhe përshtati:
Sedat Islami

0 4830

– Bixhoz quajmë çdo lojë të fatit që zhvillohet nga ana e partnerëve duke deponuar pasuri, me qëllim të përfitimit në dëm të njëri-tjetrit. Ne urdhërohemi nga Zoti që ta ndihmojmë njëri-tjetrin për mirëqenie më të mirë, mirëpo bixhozi arrin t’i shkatërrojë lidhjet dobiprurëse në mes njerëzve.

– Sëmundja e bixhozit e ka kapluar shoqërinë tonë, dhe pasojat e tij janë marramendëse! Ai shkatërron të gjitha virtytet e frytshme dhe çdo gjë që është njerëzore tek njeriu. Ai i robëron njerëzit e sëmurë prej tij dhe i hedh në gropë të thellë duke i bërë ata për vete.

– Bixhozi nuk është mundësi fitimi për ithtarët e tij. Bixhozi është rrugë e humbjes; aty e humb besimin, pasurinë, familjen, moralin dhe dinjitetin njerëzor. Bixhozi e ngufatë njeriun e dobët kohë pas kohe.

– Krijuesi, Mbikëqyrësi dhe Furnizuesi i kësaj bote dhe i çdo krijese, e ka ndaluar çdo veprimtari të bixhozit. Ai ka lënë shumë rrugë në të cilat njeriu mund të fitojë e të kultivojë të mira materiale dhe të gëzojë një mirëqenie më të mirë ekonomike. Mirëpo, mendjelehti viktimizohet në lojërat e fatit dhe dita-ditës shkon drejt rrënimit dhe varfërimit, duke qenë i pandërgjegjshëm se është duke e shkatërruar jeta e vet.

– Bixhozi shkakton armiqësi dhe ndjell urrejtje në mes të njerëzve. Shumë konflikte, përçarje dhe vrasje kanë ndodhur si rezultat i pasojave të mëdha të bixhozit. Bixhozi është pluhuri më ndotës i shoqërisë sonë, e një nga llojet më të përhapura të bixhozit është loja nëpër bastore, e cila e shkatërron rininë e një vendi.

– Andaj t’i përvishemi punës së ndershme, ta ndihmojmë njëri-tjetrin në të gjitha zhvillimet që na çojnë përpara dhe të bëhemi urë lidhëse dhe bashkëpunimi për të ndërtuar mirëqenien ekonomike larg nga bixhozi.

Autor: Labinot Kunushevci
Redaktor fetar: Hoxhë Fadil Musliu
Redaktor gjuhësor: Avni Tafili

0 1784

Prej shume kohësh në tv të ndryshme shqiptare kanë filluar të transmetohen emisione të cilat i dedikohen “terrorizmit islamik”.

Të ftuar nëpër emisione janë personazhe dhe analistë të ndryshëm të cilët diskutojnë për një rrezik të mundshëm të këtij termi, dhe u përgjigjen pyetjeve të përgatitura nga drejtuesi i emisionit.

Debatet që lindin në këto programe rrotullohen gjithmonë rreth të njëjtit bosht dhe gjithmonë debati mbyllet me një shije të hidhur për shumë shqiptarë, të cilët, për vite e vite me radhë janë krenuar me bashkëjetesën shembullore e cila i ka karakterizuar shqiptarët prej shumë kohësh.

Atëherë shumë teleshikuesve u lind natyrshëm pyetja dhe dyshimi nëse ka apo jo në të vërtetë një rrezik të tillë në Shqipëri (Ballkan), dhe a duhet me të vërtetë të kemi frikë nga ky presion i imponuar nga mediat në këtë rast.

Por të spostohemi për një çast nga ky rrezik i “mundshëm” dhe të mundohemi të flasim për rreziqet aktuale në Shqipëri për të cilat duhen marrë absolutisht masa të menjëhershme.

Populli shqiptar vuan akoma dramën e hakmarrjes, dramë kjo e cila ka marrë të tatëpjetën falë armëve të cilat ndodhen ne duart e gjithkujt si dhe falë kanunit të lekë dukagjinit i cili aktualisht përdoret në mënyrë abuzive nga çdokush i cili mendon se mund t’i marrë jetën dikujt në një mënyre legjitime.

Pasojat e hakmarrjes janë tragjike. humbin jetën të vegjël e të mëdhenj, ngujohen me qindra fëmijë dhe dëmtohet jeta e shumë familjeve.

Nuk do hezitoja ti quaja këta vrasës, si terroristë të vërtetë të pa fe, pasi vetë terrori nuk ka fe.

Gjithashtu në Shqipëri ka një situatë të dhimbshme të mijëra kryefamiljarëve të cilët në mungesë të një vendi pune ose për shkak të varësisë së tyre ndaj alkoolit dhe kumarit bëhen të rrezikshëm për fëmijët dhe familjet e tyre duke u marrë jetën në mënyra nga më të ndryshmet, fatkeqësisht në shumë raste.

Ky është një problem serioz i cili kërkon zgjidhje të menjëhershme nëse duam që këto persona të bëhen të ndërgjegjshëm dhe fëmijët e tyre të bëhen të përgjegjshëm për veten dhe për shoqërinë.

Edhe ne këtë rast nuk hezitoj t’i quaj këto raste, si ngjarje që tronditin dhe frikësojnë publikun.

Duhet thënë me shumë keqardhje që edhe përdorimi i lëndëve narkotike shkakton shpesh dhunë dhe frikë. Shpesh viktima të këtyre lëndëve, janë gratë pasi tentohet që të vidhen çanta ose bizhuteri floriri.

Dhe ndërkohë që në lajme dhe gazeta kemi përditë kronika të zeza, për vrasje me motive shumë të dobëta shpesh në kushte ekstreme varfërie, shohim një indiferencë totale të medias televizive në trajtimin e këtyre çështjeve.

Fatkeqësisht një adoleshent që vret bashkëmoshatarin e tij në mënyrë të paramenduar, një mostër 81 vjeçar që i pret kokën një vajze shtatzëne, bombat e telekomanduara me tritol të cilat janë bërë rutinë në edicionet e lajmeve, nuk janë për spektrin gazetaresk aq shqetësuese sa të trajtohen nëpër emisione duke dhenë një ndihmë konkrete për edukimin sado modest të brezit të ri.

Në një kohë kur Shqipëria vuan nga varfëria dhe padija, me gjithë këto probleme që Shqipëria ka, mesa duket t’i shtosh edhe një më shumë nuk qenka problem i madh.

Të shohësh gazetarë të papërgatitur për temën (në këtë rast për fenë Islame) të cilët japin një kontribut të panevojshëm për terrorizimin e popullsisë shqiptare është një fatkeqësi e vërtetë.

Koha ka treguar se populli shqiptar është pak naiv dhe eksperimenti me telenovela dhe emisioneve të ndryshme argëtuese ka treguar se media dhe televizioni kanë një vend të veçantë në jetën e shqiptarëve. Ndaj mund të themi se çfarëdo që mund të thuhet nëpër këto emisione, edhe nëse është e pabazë, publiku do t’a marrë për të vërtetë.

Por nëse hedhim një vështrim në atë çfarë ndodh nëpër vendet me popullsi të madhe muslimanësh, do shohim se në shumë vende muslimanët po vuajnë. Në Siri, Palestinë, Birmani e vende të tjera muslimanët po vriten me qëllim dhe mediat janë shurdhmemece rreth asaj çfarë ndodh. Po të ishte Islami vërtet i frikshëm dhe i dhunshëm askush nuk do guxonte t’i prekte muslimanët nga frika se do reagojnë, por duke qenë se është e kundërta, duke qenë se Islami është fe e paqes dhe e mëshirës, dhe nuk i mëson besimtarët të jenë të pabesë dhe agresivë, atëherë abuzimi me fenë e Allahut merr përmasa të frikshme. Nëse dikush mundohet të shkojë në ndihmë të muslimanëve, menjëherë etiketohet si terrorist, falë këtij kontributi të neveritshëm mediatik.

Ne si muslimanë duhet të jemi shumë të informuar rreth fesë sonë. Nuk duhet të jenë për ne të rëndësishme ndjekja e telenovelave, televizioni, thashethemet, bukuritë e kësaj bote. Ne e kemi për detyrë të dimë të mbrojmë identitetin tonë fetar, të mbrojmë të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë nëse duam që të jetojmë në paqe.

M.V.

0 2655

– Rinia kohëve të fundit po përballet me sfida të stuhishme, ka prej tyre, të cilët integrohen në shoqëri të shëndoshë dhe përparojnë në shumë fusha, mirëpo ka edhe prej atyre që mashtrohen pas kënaqësive të përkohshme dhe degjeneruese dhe si rezultat pësojnë disfatë në shumë rrafshe të jetës. Një nga dukuritë më të përhapura dhe më shkatërruese në mesin e një shoqërie është amoraliteti, i cili i ka gëlltitë shumë të rinj, duke ua dobësuar dhe devijuar moralin e tyre fisnik të trashëguar dhe të kultivuar me shekuj ndër shqiptarë.

– Vërtetë në momentin kur zbehet e rrënohet morali në një popull, zbehet dhe rrënohet i gjithë ai popull! Shumë të rinj i kanë harruar vlerat e tyre të shtrenjta dhe janë bërë imitues të verbër të të huajve. Sot shumë të rinj mendojnë se perspektiva e tyre gjendet në rrënimin e vlerës së turpit, moralit dhe dinjitetit, e sa të shtrenjta janë këto vlera, por ata nuk e dinë! Shumë prej tyre i sakrifikojnë virtytet shpirtërore, të cilat ndikojnë shumë në zhvillimin intelektual dhe moral të njeriut, ata i robërohen kënaqësive të epshit, thërrasin në shthurje amorale (prostitucion), i cili është bërllok i huaj dhe armik i vlerave. Ndërsa popullit tonë ia ka lakmi bota për vlerat e shtrenjta që i ka ruajtur dhe kultivuar me shekuj. Sa e çmuar dhe e lavdëruar është ngritja e popullit për eliminimin e sendeve që e çojnë atë në varfëri morale.

– Sot në botë ndodhin raste të shumta të keqtrajtimit, trafikimit dhe shfrytëzimit të femrës, femra në shumë kultura dhe shoqëri shikohet vetëm si një objekt dhe model i kënaqësisë seksuale, duke harruar se ajo ka statusin dhe dinjitetin e lartë, të cilin ia ka dhënë Zoti i gjithësisë, andaj zhvillojnë industri të fëlliqura, bëjnë organizime, ahengje dhe spektakle amorale, nxisin në veshje provokuese dhe gjithë këtë e quajnë “liri”, sa çudi! Harrojnë se morali i ngritur është fisnikëri dhe dinjitet i një populli dhe e ruan atë nga sëmundjet dhe fatkeqësitë vdekjeprurëse që vijnë si dënim nga Zoti për shkak të mëkatit të fëlliqësirave amorale. Ti ke vlera, mos i humbë ato në tunelet e errëta epshore.

ZHVILLO FAMILJE TË SHËNDOSHË! RUAJE NDERIN DHE ZHVILLOJE INTELEKTIN.

Autor: Labinot Kunushevci
Redaktor fetar: Hoxhë Fadil Musliu
Redaktor gjuhësor: Avni Tafili

NA NDIQNI NË