Arhiva DitoreJan 8, 2015

0 4564

Falenderimi i takon vetëm Allahut, salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin që nuk ka profet pas tij, në vijim:

Vëllau im besimtarë dije se koncentrimi në namaz, falja e namazit me hushu – frikërespekt është shpirti i namazit dhe zbukurimi i madh i tij, andaj namazi pa koncentrim është boshë dhe pa kurrëfarë dobie, pasi që dihet se një vepër të jetë e pranuar tek Allahu duhet ti plotëson dy kushte:

1 – Të jetë i sinqertë vetëm për Allahun dhe

2 – Të jetë në pajtueshmëri me sunetin e Muhamedit-paqa dhe mëshira e Allahut qoftë mbi të.

Duke u bazuar në fjalën e Allahut: “T’ju sprovon se cili prej jush do të jetë më vepërmiri” dijetarët kanë thënë: Më vepër miri do të thotë ai që e qëllin dhe ai që është më i sinqertë.

Namazi vëlla i nderuar dhe ti motër e respektuar dije se është prej adhurimeve më të rëndësishme që e kryen besimtari pesë herë gjatë një ditë-nate. Andaj kur të humb koncentrimi në namaz humb një kusht i pranimit të veprës, kështu që namazi bëhet jo i plotë ose formalitet, lëvizje të veçanta, të pashpirt dhe pa frikërespekt ndaj Krijuesit.

Humbja e koncentrimit në namaz është sëmundje e cila duhet të ndalet besimtari dhe ta shëron edhe atë për dy arsye të rëndësishme:

1 – Sepse namazi është peshore e parë që tregon për pranimin ose mospranimin e veprës, i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Çështja e parë për të cilën do të jetë llogari robi në ditën e gjykimit është namazi, nq qoftë se atë e ka në rregull atëherë i ka në rregull edhe veprat tjera, e poqëse namazin nuk e ka në rregull, nuk i ka në rregull edhe veprat tjera.

2 – Besimtari përfiton nga namazi i tij aq sa është i koncentruar në të, siç përcillet nga Ibn Abasi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili thotë se i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Njeriu e fal namazin kurse nga ai e fiton gjysmën e tij, një të tretën e tij, një të katërtën e tij, një të pestën e tij, një të gjashtën e tij, një të shtatën e tij, një të tetën e tij, një të nëntën e tij, ose një të dhjetën e tij, ka dikujt nuk i pranohet aspak, e ka dikujt ai i bëhet në formë topi i ngritet mbi kokë dhe i thotë: Të humbtë Allahu ashtu siç më humbe ti mua”…

Prandaj vëlla dhe motra ime ndalu dhe mendose a do të ishe i kënaqur që mos të të pranohen veprat tua tjera shkaku i mospërmirësimit tënd në namaz? Apo vallë mos do të mjaftonte për ty që nga namazi yt të fitosh gjysmën, çerekun apo një pjesë të vogël të tij?

Hushu-ja, frikërespekti në namaz d.t.th: Kthimi i zemrës vetëm nga namazi dhe mospërzierja e tij me diç tjetër ose mosdhënia përparësi diçkaje tjetër pos namazit. Atëherë namazi bëhet shkëlqim i syve të namazfalësit, njejtë siç thotë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Kënaqësia e syvë te tmij është në namaz”.

Hushuja në namaz arihet fillimisht me qetësimin e gjymtyrëve të trupit, mos lëvizja e tepërt në të, meditimi me zemër dhe frika nga ajo çfarë e bën në namaz qoftë diçka haptas apo fshehtas.

Shkaqet që të ndihmojnë të jesh i koncentruar në namaz janë disa edhe atë:

1 – Ta kujtosh madhërinë e Allahut – Përkujtimi i madhështisë së Krijuesit si dhe ta kujtosh mirë se para kujt qëndron, ta kesh parasysh se Ai është afër Teje, të dëgjon, të të sheh si dhe e din se çfarë fsheh në brendësinë tënde në ato çaste i jep një ndjenjë të veçantë namazit.

Po ashtu të ndjehesh i turpëruar përpara Allahut gjatë qëndrimit tënd që të afrohesh tek Ai edhe më shumë, e kjo në veçanti mund të ndjehet kur je në namaz sepse atëherë e din se më kënd je duke komunikuar, kujt i je drejtuar. Gjithashtu kujto fjalën e të Dërguarit të Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ku thotë: “Kur ndonjëri nga ju çohet për tu falur, Ai e lut Allahun Zotin e tij, andaj le të ketë kujdes se si e lut Atë”.(Transmeton Muslimi nr. 651)

2 –Meditimi – Meditimi rreth asaj që lexon nga Kurani, duke marur mësim nga ajetet që këshillojnë apo kërcënojnë apo përgëzojnë, madje qofshin ato edhe ajete të moralit ose dispozitave edhe në to njeriu mund të meditoj dhe të përfitoj. Po ashtu të mediton rreth kuptimit të duave dhe dhikreve të cilat përsëriten dhe thuhen në ruku, sexhde si dhe uljet ndërmjet rekateve, ngase futja në punë të trurit me tad he meditimi rreth tyre zgjon koncentrim dhe frikën ndaj Allahut. Poashtu namazfalësi e bën që të mendon rreth namazit e jo jashtë saj.

3 – Përkujtimi i vdekjes – Përkujtimi i çastit të ndarjes nga kjo botë, pra i përfundimit të jetës si dhe kur të falet namazi të falet me ndjenjën se ky është namazi yt i fundit kurse pas kësaj të tjerët do ta falin ty namazin e xhenazes, pra në namazin tjetër ti do jesh i faluri bëjnë që njeriu të ketë një qasje shumë serioze ndaj namazit. Lidhur me këtë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Kujtonie vdekjen gjatë namazit sepse kur njeriu e kujton vdekjen gjatë namazit të tij kjo është më afër përmirësimit të tij, fale namazin sikur të jetë ai namazi i fundit për ty”. Sepse ai i cili e ndjen se ai namaz është i fundit në jetën e tij atëherë kjo është shtytës i fortë që ta përmirëson dhe ta ndjej namazin sa më shumë, pra mundohet që koncentrimin e tij ta ketë në nivel, është i kujdesshëm se çfarë lexon, si lëviz, si qëndron, çfarë mediton, kur është në ruku dhe sexhde nënshtrimi i tij dallon e kështu me radhë.

4 – Kujdesi ndaj suneteve të namazit – pas kujdesit ndaj farzeve dhe shtyllave të namazit, kujdesi ndaj suneteve të namazit duke mos i anashkaluar porse duke u munduar që ti kryejmë që të gjitha apo sa më shumë, bën që këto të lejnë shenja të forta në koncentrimin gjatë namazit.

5 – Moslëvizjet e tepërta dhe pa nevojë gjatë namazit – moslëvizjet e shumta ose të panevojshme, mbajtja e qetësisë dhe rehatisë së plotë në namaz janë evitues të madh të dekoncentrimit. Andaj kur dikush prej selefit e ka parë dikënd i cili bënte lëvizje të shpeshta në namaz i thoshte: Sikur zemra e tij të friksohej do të friksoheshin edhe gjymtyrët e tij.

6 – Llogaria e fryteve të namazit dhe përkujtimi i vlerës së lartë që ka namazi – koncentrimi në namaz siç dihet është shkak për faljen e mëkateve, i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Çdo besimtarë që në kohën e namazit obligativ mer abdest siç duhet si dhe koncentrohet mirë në të, e plotëson rukunë e tij, kjo llogaritet si shlyerje mëkatesh për të, përderisa nuk bie në mëkatet e mëdha”, kjo vlen për të tërë kohën. (Transmeton Muslimi).

Prandaj duhet ta kuptojmë vlerën e namazit realisht, edhe atë në shumë aspektë, si në koncentrim, frikë, përulësi, meditim etj. Sepse njeriu privohet shumë keq kur nuk i pranohet namazi i tij nga shkaku i neglizhencës dhe talljes së shejtanit me të në adhurimin e tij. Vallë a nuk është tragjike për njeriun të falet një kohë të gjatë, e namazi i tij mos të ketë përmirësim porse të ndodh e kundërta? Apo të kthehet në adet dhe formalitet e jo në adhurim të mirëfilltë i cili do të shijohej dhe do të ndjehej kënaqësi. Prandaj nëse kalon një kohë dhe namazi kthehet në rutinë, atëherë personi ka nevojë për ndryshim të gjendjes urgjentisht, pasi që ka thënë Ibn Mesudi-Allahu qoftë i kënaqur prej tij: Ai namaz i cili nuk të ndalon nga të këqijat ai namaz nuk është namaz. – Pra mos falja e namazit me konentrim dhe hushu, sjell pasoja të rënda, sjell më pas neglizhencën, plogështinë, mëkatet e vogla pastaj të mëdhat e mund të çoj deri në devijim dhe lënien e ti tërësisht, e kjo është grada më e ulët në të cilën mund të bjen një besimtarë pas udhëzimit.

Mos qetësimi në namaz, mos ndjenja e namazit, mos ndjenja e kënaqësisë kur vin koha e namazit apo mos pritja e tij me zell dhe dashuri tregon se namazi është në rënie e sipër për nga “kualiteti” që do të thotë vin në pikëpyetje pranimi i tij. Kurse e kundërta e gjithë kësaj, ndjenja, shijimi, pritja e tij dhe e ezanit me ëndje, ndjenja e një rehatie të veçantë gjatë lidhjes në namaz, qetësia dhe rehatia që ndihet kur robi komunikon me Krijuesin e tij, shkëlqimi i syvë të tij para me se hy dhe kur del nga ky adhurim tregon se personi është në ngritje e sipër në devotshmërinë e tij, e si pasojë kjo do të sjellë që ai të përmirësohet në çdo aspekt të jetës së tij madje qofshin ato çështje të brendshme të zemrës apo të jashtme, te moralit, sjelljesm, komunikimit me njerëzit etj.

Format që sinjalizojnë jo kincentrimin në namaz:

1 – Lëvizjet e tepërta në namaz pa nevojë, si: Lëvizjet e duarve, këmbëve, rregullimi i teshave, prekja e flokëve, shikimi dikund tjetër e jo në vendin e sexhdes, shikimi drejt apo lartë etj.

2 – Rrotullimi në namaz, i cili është dy lloje; Fizik dhe kuptimorë:

Fizik – është rrotullimi i trupit, tundja, përkundja, lëvizja e syvë majtas e djathtas, kjo është vjedhje të cilën e vjedh shejtani nga namazi i robit.

Kuptimorë – është mospërqëndrimi i zemrës tek Allahu duke kujtuar në qëllimet e dunjasë, në çështje jashtë namazit.

Andaj i koncentruar është ai i cili shpëton nga lëvizjet e syrit në qiell dhe zemrës në namaz.

3 – Gabimet e shpeshta dhe meditimi i pakët rreth asaj çfarë thua po lexon nga Kurani  ndërsa nga shkaqet kryesorë të moskoncentrimit në namaz është edhe hutia, gafleti dhe dalja nga namazi me të menduar dhe me ndjenja, neglizhencë e cila mund të ndodh shumë lehtë dhe shpejt e si pasojë të sjell dekoncentrim total në namaz, ndaj të cilës duhet të kemi kujdes të madh.

5 – Mosqetësimi në namaz, vjedhja prej shtyllave dhe vaxhibeve të namazit, si: mosqetësimi në ruku nga ngritja e tij e shpejtë, mosqetësimi në sexhde dhe në uljen ndërmjet sexhdeve e të ngjajshme. Ka thënë i Dërguari i Allahut-paqa dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të: “Njeriu më i keq është ai i cili vjedh nga namazi i tij”. – Thanë sahabët: O i Dërguari i Allahut si mund të vjedhe nga namazi i tij” – Tha: “Nuk e plotëson rukunë dhe sexhden e tij”. Në një transmeton tjetër qëndron: “I Dërguari i Allahut ka ndaluar nga çukitja në namaz, si çukitja e gjelit, nga shtrirja siç ulet qentë dhe nga rrotullimi siç e rrotullon dhelpra kokën e saj”.

Pregatiti: Nexhat Ceka

0 1137


Hamdin ia kushtojmë Allahut, kurse lavdërimet dhe shpëtimi qofshin për të Dërguarin e Tij.

            “Të keni kujdes nga skajshmëria”; Fjalë kjo kuptimplote nga hadithet e të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, të cilin pejgamber Allahu e veçoi ndër të dërguarit e tjerë: “Të keni kujdes nga skajshmëria! Ngase ata që ishin para jush u shkatrruan për shkak të skajshmërisë në fe!”[1] I Dërguari, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, tërhoqi vërejtjen nga teprimi, tejkalimi dhe shtrëngimi duke vepruar më shumë seç gjendet në Sheriat, e madje ka treguar se prej shkaqeve kryesore se pse janë prishur popujt e mëparshëm ka qenë ekstremizmi në fe.

            E, madje ai ka tërhequr vërejtjen nga skajshmëria edhe sa i përket personalitetit të tij, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, gjegjësisht të mos lavdërohet duke e ekzagjëruar lavdërimin: “Mos më lavdëroni, ashtu siç e kanë lavdëruar të krishterët Isain, të birin e Merjemes; (Me që) Unë jam robi (i Allahut), thuani: Rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij!”.[2]

            E, nëse qenka skajshmëria gjë e ndaluar kundrejt të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, atëherë ndalesa është më parësore kundrejt njerëzve e krijesave të tjera, ngase veçse jemi njoftuar se si populli i Nuhut, -alejhis-selam!-, e tepruan sa i përket njerëzve të tyre të mirë: Vedit, Suvaës, Jeguthit, Jeukut dhe Nesrit; Të cilët ishin njerëz të mirë, e kishin pasues, të cilëve pasues shejtani ua zbukuroi një të keqe të madhe: t’i bënin këtyre skulptura, e t’i varrnin ato nëpër kuvendet e odat e tyre, që si rrjedhojë kjo t’ua përkujtonte atyre devotshmërinë, ibadetin dhe diturinë e tyre, e që kjo të ndikojë në përmirësimin e tyre; E, pas kësaj, dituria u shua, e njerëzit filluan t’i adhurojnë këto skulptura, ashtu siç e ka shënuar Buhariu në “Sahih” nga Ibën Abasi, -radijallahu anhu!-.

            Skajshmëria në komunitetin musliman ka ndodhur karshi tri kategorive të njerëzve, gjë kjo e cila ka çuar në shkatrrime e dëmtime të shumta:

  1. Kategoria e parë: Ekstremizmi në dijetarë. Kjo ka ndodhur duke iu dhënë përparësi mendimeve të dijetarëve ndaj teksteve të shpallura (Kuranit dhe Sunetit), i cili veprim ka shpier në fanatizmin e urrejtur, e madje edhe në devijimin e fesë. Njëherë Abdullah ibën Abasi, -radijallahu anhu!-, kishte një diskutim me Urve ibën Zubejrin, -radijallahu anhu!-, rreth çështjes së bërjes haxh të llojit temetuë, e që ky i pati thënë: “Ebu Bekri dhe Omeri kanë thënë të kundërtën!”. Atëherë Ibën Abasi, -radijallahu anhu!-, i tha: “Gati sa nuk do të na bien gurë nga qielli; Unë po ju them juve: ‘I Dërguari, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, ka thënë’, e ju më thoni: ‘Ebu Bekri dhe Omeri kanë thënë’”.
  2. Kategoria e dytë: Ekstemizmi në njerëz të përkushtuar në ibadet dhe asketizëm. Dhe kjo ka ndodhur nëpërmjet bidateve, e sidomos kur kanë dashur të marrin bekim nga gjurmët e tyre apo kur i kanë madhëruar, aq sa kanë ndërtuar mesxhide mbi varret e tyre, derisa puna e tyre e prishur shkoi deri aty sa filluan t’i luten, e t’i adhurojnë bashkë me Allahun.
  3. Kategoria e tretë: Ekstremizmi në pushtetarë, mbretër dhe sulltanë. Kjo ndodh, aq sa i japin përparësi rrespektimit të mbretërve, përpara rrespektimit të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, i lavdërojnë për së tepërmi, aq sa i bëjnë ndër njerëz “zotëra”, e si pasojë e kësaj njerëzit shijojnë ngjyrat e dënimit dhe fatkeqësisë; Prodhimi i idoleve në Umet është një veprim i rrezikshëm, që gjithsesi duhet thirrur kundër tij. Abdullah ibnul-Mubarek pati thurrur këtë poezi:

Kush tjetër fenë e ka prishur,

pos mbretërit, murgjit dhe dijetarët e fëlliqur

 

Pra, i ka përmendur tri kategori njerëzish, të cilët po qe se prishen, rrjedhimisht prishen edhe të tjerët, e nëse, na qenka shumë i rrezikshëm, -aq sa e shkatrron njerëzimin-, ekstremizmi në njerëz të mirë që i janë përkushtuar ibadetit, atëherë çrreziqe i kanosen njerëzve kur ekstremizmi është kundrejt mbretërve e pushtetarëve zullumqarë, dijetarëve të këqijë e të prishur dhe fetarëve prishës e injorantë?!

            Fanatizmi i neveritshëm i prishë zemrat, i ndrron nijetet dhe synimet, të vërbon për të mos i parë mangësitë, të shmangë nga drejtësia dhe ta humb kulturën që duhet pasur në rast mospajtimesh. Ndaj qëndron në një ether se: “Dashuria e jote për diçka të verbon, e të shurdhon!”. Dhe ne kemi parë se ç’farë ka bërë fanatizmi në periudhat e kaluara, duke çuar muslimanët në keqësim dhe prapambeturi, aq sa shkoi puna deri aty sa armiqtë e Islamit i kolonizuan vendet e muslimanëve, gjë kjo e cila ndodhi atëherë kur u përhap devijimi e humbi argumentimi, u zgjerua padrejtësia, e kur zemrat u zuan e u grindën për çështjet e mospajtimeve, gjegjësisht nuk i patën zemrat e gjera, siç i kishin të parët tanë të mirë, kur bëhej fjalë për ixhtihad që nuk kundërshtonte gjërat e qarta të fesë, përkatësisht Kuranin, Sunetin dhe Ixhmain. Allahu i Lartësuar ka thënë:Mos u bëni si ata që pasi që u erdhën argumentet e dukshme, u shpërndanë dhe u distancuan në mendime. E, për këta do të ketë dënim të madh,”[3]

            Buhariu ka shënuar në “Sahih” nga Ibnuz-Zubejri, -radijallahu anhu!-, se një karavan nga Beni Temim erdhën tek i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-, e Ebu Bekri, pati thënë: “Bëje emir të tyre El-Ka’kaë bin Meabedi bin Zurarah”. Atëherë Omeri tha: “Jo, bëje El-Ekreë bin Habis”. Ebu Bekri tha: “Nuk e nuk pate këtë, veçse prej dëshirës të më kundërshtosh mua!” Omeri i tha: “Nuk ishte se dëshiroja që ty të të kundërshtoj!”. U fjalosën, derisa i ngritën zërat, e për këtë zbriti ajeti: “O ju që keni besuar! Mos nxitoi para urdhërit (dispozitës) së Allahut dhe Pejgamberit të Tij dhe druani Allahut! Allahu, me të vërtetë, i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.”[4][5] Kurse në një transmetim tjetër të Ibni ebi Mulejka qëndron: “Të dy të mirët: Ebu Bekri dhe Omeri,  gati sa nuk u shkatrruan!”

            Pra ky është një rast për të medituar, pra dy sahabët më të mirë, bien në mospajtime sa i përket vlerësimit të individëve dhe ngarkimit të tyre me detyrën e emirit, e, megjithë pozitën e lartë që posedonin të dy sa i përket çështjeve të udhëheqjes së umetit, ata gatin sa nuk u bënë helaq vetëm pse e ngritën zërin në prezencë të të Dërguarit të Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-.

            E, sheshazi janë shfaqur disa të këqija nga disa zëra që kanë rënë në skajshmëri dhe fanatizëm, nga të cilat të këqija ne, gjithsesi që, ua tërheqim vërejtjen për të pasur kujdes e për t’u ruajtur, siç janë veprimet e atyre që mallkojnë gjithsecilin që e kundërshton mendimin e tij sa i përket çështjeve të ngarkimit të ndonjë individi për çështje të udhëheqësisë, aq sa kumbon se ai i cili nuk e përkrah atë, realisht nuk e përkrah fenë, apo edhe forma të tjera të akuzave, e për të cilët ekziston frika në mos u bien ato nëma mbi kokat e tyre, ashtu siç ka thënë i Dërguari i Allahut, -sal-lallahu alejhi ue selem!-: “Me të vërtetë kur robi mallkon diçka, atëherë mallkimi ngritet në qiell, e dyert (e qiellit) i mbyllen, e, atëherë zbret në tokë, e (prap) dyert i mbyllen; Pastaj shkon në të djathtë e në të majtë, e kur më nuk gjen dot vend-rënie, kthehet tek ai që është mallkuar nëse ai është meritor për të, e, përndryshe kthehet tek vetë mallkuesi!”[6]

            Le të na zgjerohen gjokset në çështjet e ixhtihadit, e kësisoj të kemi hapësirë për të arritur diturinë e thellë, e si rezultat për ta qëlluar të vërtetën e të saktën.

            O Allah, o Krijuesi i qiejve dhe tokës, o Ti që e di të padukshmën dhe të dukshmën, o Zoti i Xhibrilit, Mikailit dhe Israfilit, Ti je Ai që i gjykon robërit e Tu në ato çështje në të cilat kanë rënë në mospajtime, e në këto mospajtime na udhëzo, -me lejen Tënde-, në atë që është e vërtetë, Ti, me të vërtetë, e udhëzon kë dëshiron në udhën e drejtë!

Dr. Jasir Burhami

Gazeta “El-Fet’h” 09.03.2012 (E premte, 16 rebiul-ekhir 1433h)

Nga arabishtja: Mirsim N. Maliqi

[1] Sahih – Shënon Ahmedi në “Musned” (1781, 3122), Ibën Maxhe në “Sunen” (3028), Nesaiu në “Es-Sunenul-kubra” (3951), Ibën Huzejme në “Sahih” (2684), e të tjerë. Shejh Albani e ka vlerësuar për sahih në “Es-Silsiletu es-Sahiha” (1283), “Sahih ibni maxhe” (2473) etj., sikurse të njëjtin vlerësim ka dhënë edhe Shejh Ahmed Shakiri në “Musned Ahmed” (5/85). Sh. P.

[2] Sahih – Shënon Buhariu në “Sahih” (3214), Ahmedi në “Musned” (152, 162), Ibën Hibani në “Sahih” (418, 419)., e të tjerë nga hadithi i Omer ibën Hatabit, -radijallahu anhu!-.

[3] Kurani, Ali Imran: 105

[4] Kurani, El-Huxhurat: 1

[5] Sahih – Shënon Buhariu në “Sahih” (4494, 6787), Ahmedi në “Musned” (15798), e të tjerë. Sh. P.

[6] Hasen – Shënon Ebu Davudi në “Sunen” (4262), Bejhakiu në “Shuëbul-iman” (4786), e të tjerë. E kanë vlerësuar për hasen Ibën Haxheri në “Tekhrixh mishkat el-mesabih” (4/385),  Sujuti në “El-Xhamius-Sagir” (2069), Albani në “Sahih ebi Davud” (4905), “Sahihul-xhami” (1672), etj. Sh. P.

0 2095

Falënderimi i takon Zotit të botëve, i Cili begatoi besimtarët me dërgimin e pejgamberit, Allahu thotë: “Është e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t’u lexojë shpalljen e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë Kur’anin dhe sheriatin, edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur”. Ali Imran 164.

Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër pos Allahut, i Cili nuk ka të barabartë, duke qenë i sinqertë në adhurim ndaj Tij, dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij, i dërguar mëshirë për botët, paqja dhe bekimi qofshin mbi të, mbi familjen e tij, shokët e tij dhe mbi gjithë ata që e pasojnë deri Ditën e Fundit.

O ju njerëz!

Keni frikë Allahun dhe dëgjoni thirrjen e Tij, përgjigjuni urdhrave të Tij dhe largohuni nga ato gjëra që ju ka ndaluar që të jeni të mëshiruar, Allahu i Madhëruar thotë: “O ju që besuat, respektojeni All-llahun dhe të dërguarin e Tij, e mos e braktisni atë se ju po e dëgjoni (Kur’anin). Dhe mos u bëni si ata që thanë: “Dëgjuam”, e në të vërtetë ata nuk dëgjojnë. Krijesat (gjallesat) më të dëmshme te All-llahu janë ata të shurdhëtit (që nuk dëgjojnë të vërtetën) memecët (që nuk e thonë të drejtën) të cilët nuk logjikojnë. All-llahu do t’i bënte të dëgjojnë ata (shurdhmemecët) po të dinte (të pritej prej tyre) se do të arrinin ndonjë të mirë, po edhe sikur t’i bënte të dëgjojnë, ata do të zbrapseshin dhe do të refuzonin O ju që besuat, përgjigjjuni (thirrjes së) All-llahut dhe të të dërguarit kur ai (i dërguari) ju fton për atë që ju jep jetë, (për fenë e drejtë) dhe ta dini se All-llahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se ju do të tuboheni te Ai”. Enfal 20-24.

Në këto ajete Kuranore urdhëron Allahu në respekt ndaj Tij dhe ndaj të dërguarit të Tij, në përgjigje ndaj Tij dhe ndaj të dërguarit të Tij gjatë dëgjimit të urdhrave apo ndalesave të cilat dalin prej Tij dhe prej të dërguarit të Tij. Ka ndaluar nga përngjasimi me jobesimtarët dhe hipokritët në mos respektimin dhe mos përgjigjen ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij, ngase jobesimtarët kanë refuzuar të dëgjojnë fjalën e Allahut, sikur që thotë Allahut: “Ata që nuk besuan thanë: “Mos e dëgjoni këtë Kur’an dhe kur të lexohet ai, ju bëni zhurmë (bërtitni) ashtu që ta pengoni”. Fusilet 26.

Ndërsa çifutët thanë: “Dëgjuam (me veshë) e kundërshtuam”. Bekare 93. E hipokritët: “thanë: “Dëgjuam”, e në të vërtetë ata nuk dëgjojnë”. Enfal 21.

Ata shtiren se kanë dëgjuar dhe janë përgjigjur por në fakt nuk janë të tillë, ngase ata dëgjojnë me veshët e tyre por nuk dëgjojnë me zemër, më pas Allahu ka treguar se këta kategori të bijve të Ademit janë krijesat më të këqija, Allahu thotë: “Krijesat (gjallesat) më të dëmshme te All-llahu janë ata të shurdhëtit (që nuk dëgjojnë të vërtetën) memecët (që nuk e thonë të drejtën) të cilët nuk logjikojnë”. Enfal 22.

Pra shurdhë nga dëgjimi i të vërtetës, memec për kuptimin dhe të folurit me të, dhe i ka përshkruar se ata nuk logjikojnë, pra nuk kanë mendje të shëndoshë me të cilat mendojnë për fundin, por mendjet e tyre nuk tejkalojnë meditimin për dynjanë e pranishme dhe kënaqësitë e afërta, ata janë sikur kafshët që nuk kanë dert tjetër pos çfarë të fusin në barkun, as që mendon për të ardhmen e as që përgatitet për jetë tjetër, mirëpo ata janë edhe më të ulët se kafshët, ngase kafshët respektojnë Allahun për atë që i ka krijuar, e ata u krijuan për të adhuruar e mohuan, për këtë Allahu thotë: “Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të humbur nga e vërteta”. Furkan 44.

Robër të Allahut!

Prej myslimanit është e kërkuar që të dëgjon fjalën e Allahut kur të lexohet, me kuptim dhe dituri rreth kërkesave të tyre, e pastaj pas dëgjimit e kuptimit të fjalës së Allahut dhe fjalës së të dërguarit myslimani duhet të drejtohet drejt të vepruarit me to dhe t’i përgjigjet kërkesave të tyre, përndryshe dëgjimi dhe kuptimi pa vepër do të jenë argument kundër  tij ditën e Kiametit, Allahu thotë: “A nuk u janë lexuar juve ajetet e Mia; e ju nuk i besuat ato?”. Muminun 105. Gjithashtu thotë: “Jo, ty të patën ardhur argumentet e Mia, e ti i përgënjeshtrove ato, u bëre kryeneç dhe ishe prej atyre që nuk besuan”. Zumer 59.

Ndërsa sot sa herë dëgjojmë dhe lexojmë ajetet e hadithet, dhe kundërshtojmë të punojmë me atë që kemi dëgjuar, duke qenë se atë që dëgjojmë dhe nuk veprojmë me të do të jetë argument kundër nesh ditën e Kiametit, i dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kurani është argument për ty ose kundra teje”.

Të shikojmë sa herë jemi përgjigjur thirrjeve të njëpasnjëshme, të ndryshme të Allahut në Librin e Tij, “O ju njerëz”, “O bijtë e Ademit”, “O ju që keni besuar”, “O robër të mi”, disa prej të parëve tanë kanë thënë: “Kur të dëgjosh fjalën e Allahut “O ju që keni besuar” hape veshin mirë ngase ose është hair me çka urdhërohesh apo sherr nga i cili ndalohesh. Allahu i Madhëruar ka treguar se çfarë urdhëron dhe thërret, është jetë për zemrat mbi të cilën ngritët jeta e plotë e lumtur për trupin në këtë botë dhe tjetrën, Allahu thotë: “O ju që besuat, përgjigjjuni (thirrjes së) All-llahut dhe të të dërguarit kur ai (i dërguari) ju fton për atë që ju jep jetë, (për fenë e drejtë)”. Enfal 24.

Disa komentues kanë thënë: (për atë që ju jep jetë) është për qëllim Kurani. E disa kanë thënë islami, ngase aty ka jetë gjallëri prej kufrit, sikur që thotë: “a është ai që qe i vdekur kurse Ne e ngjallëm”. EnAm 122.

Dhe kanë thënë është për qëllim lufta në rrugë të Allahut ngase aty është krenaria e muslimanëve pas nënçmimit, dhe fuqia e tyre pas dobësimit. Më pas Allahu i kërcënon ata që nuk janë përgjigjur thirrjes së Tij, dhe thotë: “dhe ta dini se All-llahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij, dhe se ju do të tuboheni te Ai”. Enfal 24.

Kush nuk i përgjigjet Atij dhe të dërguarit të Tij do ta dënon me lajthitje të zemrës së tij, e nuk do ta pranon të vërtetën më pas, siç thotë: “Ne i rrotullojmë zemrat dhe të parët e tyre (prej besimit) ashtu sikundër nuk e besuan atë (Kur’anin) për herë të parë, dhe i lëmë të bredhin të hutuar në atë mashtrimin e tyre”. Enam 110.

Keni kujdes të mos refuzoni urdhrin e Allahut që të parën herë kur t’ju vije, se Allahu është ai që ndërhyn mes njeriut dhe zemrës së tij, dhe i rrotullon zemrat kah të do, për këtë i dërguari salallahu alejhi ue selem shpesh thoshte: “O rrotullues i zemrave, përqendro zemrën time në fenë Tënde”.

Robër të Allahut

Allahu thotë: “ti përgëzoji pra robërit e Mi, Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët janë ata që All-llahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të mençurit”. Zumer 17-18.

Prej nesh kërkohet që të dëgjojmë dhe të pasojmë, kërkohet të dëgjojmë fjalën e Allahut dhe të dërguarit të Tij, ngase ai që nuk e dëgjon sot, do të ketë keqardhje nesër kur jobesimtarët do të thonë: “Dhe thonë: “Sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim ndër banuesit e zjarrit”. Mulk 10.

Kërkohet nga ne që të dëgjojmë hutbet, ligjëratat, të prezantojmë në kurse, tribuna që të dëgjojmë atë që na bën dobi e të mësojmë fenë tonë, të dëgjojmë programet fetare të dobishme të cilat transmetohen nëpërmjet radiove që arrijnë në çdo shtëpi e çdo vend, mirëpo shumica nga ne nuk i dëgjojnë, edhe nëse i dëgjojmë nuk i meditojmë. Në tokë nëse nuk bie shiu apo nuk arrin uji ajo tokë vdes, po ashtu edhe zemrat nëse nuk u arrin shpallja, verbërohen, sëmuren e vdesin.

Nëse njeriu nuk prezanton në hutbe, as që dëgjon këshillë, e as që lexon Kuran, e as hadith nga i dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem, si do të jetë gjendja e tij? Prej nga do ta kupton fenë? Si do ti përgjigjet Allahut dhe të dërguarit të Tij?

Përgjigjja ndodh vetëm pasi të ketë dëgjuar thirrjen, e Allahu na ka thirrur në Librin e Tij dhe me fjalët e të dërguarit të Tij, Allahu thotë: “Ai ju thërret (në besim) për t’ju falur mëkatet”. Ibrahim 10.

E kush e ka dëgjuar thirrjen e Allahut është i obliguar ti përgjigjet. “E kush nuk i përgjigjet atij që thërret në rrugën e All-llahut, ai nuk është i pamposhtur në tokë dhe pos Atij, ai nuk ka mbrojtës, të tillët janë në një humbje të hapët”. Ahkaf 32.

Ka prej njerëzve që refuzojnë të përgjigjen thirrjes së Allahut në tërësi, këta janë jobesimtarët dhe hipokritët të cilët  kanë thënë “kemi dëgjuar dhe kundërshtuar”, ka prej njerëzve që pranon atë që është në pajtim me epshin e tij dhe refuzon të kundërtën, ky person është rob i epshit të tij, e nuk është rob i Allahut që pason thirrjen e Zotit, Allahu thotë: “E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e veta, e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S’ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar”. Kasas 50.

Ky është sikur ai i cili beson një pjesë të librit dhe e mohon një pjesë, thirret të prezanton në namazin me xhemat në xhami, ai nuk përgjigjet, thirret ta braktisë kamatën, ryshfetin dhe marrëdhëniet e ndaluara e ai nuk mendon ti le dhe të largohet prej tyre, urdhërohet për punë të mirë dhe ndalohet nga e keqja e nuk është zbatues i tyre, edhe pse ai emërtohet me fe, dhe thotë se është prej myslimanëve, personi i tillë nëse ka shpëtuar nga kufri, nuk do të shpëton nga hipokrizia dhe sjellja e keqe.

Thirrja e Allahut arrin tek çdo person në forma të ndryshme, qoftë nëpërmjet leximit të fjalës së Allahut apo sunetit të Dërguarit salallahu alejhi ue selem, nëpërmjet thirrësve në rrugë të Allahut, nëpërmjet atyre që urdhërojnë në të mirë dhe ndalojnë nga të këqijat.

Hutbeja e dytë

O ju njerëz, dijeni se ekzistojnë pengesa të cilat janë mes robit dhe mes përgjigjes ndaj Allahut dhe të dërguarit të tij, andaj ti keni kujdes ato.

Prej tyre janë: Kryelartësia ndaj pranimit të së vërtetës, ashtu siç ndodhi me Iblisin kur Allahu e urdhëroi atë t’i bëjë sexhde Ademit, refuzoi dhe u bë kryelartë, e tha: Unë jam më i mirë se ai. I Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kryelartësia e refuzon të vërtetën dhe nënçmon njerëzit”.

Prej pengesave tjera është: Zilia, siç ndodhi nga jehudët kur i Dërguari salallahu alejhi ue selem i thirri ata që ti besojnë atij, nuk iu përgjigjën dhe mohuan, me zilinë që kishin pasi që u kishte ardhur e vërteta.

Prej pengesave është edhe: Fanatizmi në mendime, grupe, pasimi i verbër i baballarëve, sikur që kishin vepruar jehudët dhe paganët, Allahu thotë: “Dhe kur atyre u thuhet: “Besoni atë që e shpalli All-llahu”, ata thonë: “Ne besojmë atë që na u shpall neve”, kurse e mohojmë atë pas tij, edhe pse është vërtetues i atij që e kanë ata dhe është i vërtetë.”. Bekare 91.

E kur u thuhet atyre (idhujtarëve): “Pranoni atë që All-llahu e shpalli”! Ata thonë: “Jo, ne ndjekim atë rrugë në të cilën i gjetëm prindërit tanë”! Edhe sikur prindërit e tyre të mos kenë kuptuar dhe të mos jenë udhëzuar në rrugën e drejtë (ata do t’i pasonin)?”. Bekare 170.

Prej pengesave është edhe pasimi i epshit, Allahu thotë: “E nëse ata nuk të përgjigjen ty, atëherë dije se ata ndjekin vetëm dëshirat e veta, e kush është më i humbur se ai që duke mos pasur fakt prej All-llahut, ndjek epshin e vet? S’ka dyshim se All-llahu nuk udhëzon popullin zullumqar”. Kasas 50.

I Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Nuk ka besuar asnjë prej jush përderisa dëshira e tij të jetë pasuese e asaj me të cilën kam ardhur unë”.

Prej pengesa është edhe frika nga njerëzit, mos durimi nga dëmi i tyre, Allahu thotë: “Nëse ne ndjekim rrugën e drejtë së bashku me ty, ne me të shpejtë do të jemi të dëbuar prej vendit tonë”. Kasas 57.

Allahu thotë: “Mos u frikohuni atyre, por frikohuni nga Unë, nëse jeni besimtarë”. Ali Imran 175.

I Dërguari salallahu alejhi ue selem ka thënë: “Kush përfiton kënaqësinë e njerëzve duke hidhëruar Allahun, Allahu mbi të do të jetë i hidhëruar edhe njerëzit do të hidhërohen me të”.

Shejh: Salih ibn Feuzan Ali Feuzan

Përktheu: Shpend ZENELI

0 1111

Nuri El Maliki kryeministri i Irakut në një intervistë Gardianit britanik potencoi se ai fillimisht është shiit, pastaj është irakian dhe në fund është arab. Ne gjithashtu nuk harrojmë se Nuri El Maliki iki nga gjykimi me vdekje në vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar fillimisht në Siri, prej të cilës emigroi në Iran ku u bashkëngjit me njësitë ushtarake të Hizbu Da’vetil Islamijje (shiit). Prej asaj kohe ai është i vendosur të jetë realizuesi i projektit iranian në Irak.

Në të njëjtën kohë instituti Karnagi për paqe publikoi se: Në zgjedhjet e fundit në Irak Uashingtoni e fitoi atë që e shpresonte dhe për të cilën punonte, qeverinë e pajtimit kombëtar që bashkon gjitha forcat e mëdha kombëtare, fetare dhe politike. Në pushtet erdhi një kryeministër që i përshtatet Amerikës përkundër notës së ultë për sundimin në mandatin e parë si dhe paraqitjes së shenjave të qasjes despotike në pjesën e fundit të mandatit si dhe në periudhën pas zgjedhjeve. Përfundimi i përgjegjësve amerikan ishte se ai ende është zgjedhja më e mirë e mundshme për momentin. Ajo që ndoshta e prish konceptin është fakti se El Maliki e gëzon edhe përkrahjen e Iranit. El Maliki si kryeministër është rezultat i bashkëpunimit faktik mes SHBA-ve dhe Iranit.”

Reporteri i Lindjes së mesme në gazetën Dejli Telegraf, në raportin e tij pas tërheqjes së amerikanëve  shkruan: “gjendja e sigurisë në Irak e çon vendin drejtë konfliktit të pashmangshëm sektarin.” Ai pohon se vetëm pak orë pas largimit të ushtrisë amerikane El Maliki vendosi të lirohet nga udhëheqësit sunit në koalicionin qeveritar që ai e udhëheq.

Patrik Koburn në Indipendent shkruan se rendi me shiitëve, sunitëve dhe kurdëve, ashtu siç e kanë lënë amerikanët është i rrezikuar me shembje. Në pyetjen çfarë po ndodh ai thotë se është e mundshme që kryeministri shiit të “dekorojë” Saddamin si ”i fuqishmi i Irakut” në kohë që angazhon shërbimin e tij sekret kundër kritikuesve të tij me pretekst se solidarizohen me partin Ba’th ( e Sadamit).

Kur partitë konkurrente shiite e refuzuan zgjedhjen e tij si kryeministër ai disa herë i kujtoi irakianët se në kohën kur u zgjodh për kryeministër ai ishte komandant i forcave të armatosura. Përdorim i këtij fakti në kontekst të luftës së brendshme politike komentohet si kërcënim në formë jodirekte ndaj kundërshtarëve politik.

Në realitet Nuri El Maliki nuk është vetëm udhëheqës i forcave ushtarake. Njësiti Brigada e Bagdadit është nën komandën e tij direkte. Situata është e njëjtë edhe me disa njësi të inteligjencës prandaj është e vështirë të besohet se Maliki do të pranojë ndonjë marrëveshje politike e cila do ta kufizojë pushtetin që e ka.

Konflikti sektarian (sunit-shiit) është pjesë e historisë së hidhët të Irakut. Masakrat që janë kryer përgjatë historisë prej pushtimit të mongolëve deri te pushtimi britanik vetëtojnë momentin sektarian. Viktimë të vrasjeve dhe masakrave ishin sunitët që nuk i nënshtroheshin lehtë asnjë pushtuesit të vendit të tyre.

Lirisht mundet të thuhet se shkaku pse sunitët e përjetojnë padrejtësinë në Irak, është mungesa e shtetit që do ti mbrojë ata. Në anën e kundërt shiitët e kanë qendrën e tyre Iranin në të cilin i thurin komplotet e tyre që pastaj i realizojnë në Irak. Sipas librit “Arabët sunit në Irak” shumica kryengritjeve kundër qeverive të Irakut u dirigjuan nga Teherani.

Muhamed Hasenejn Hejkel në librine  tij “Topat e ajatollasve” shkruan: “Iraku në vitin 1974 shprehi mospajtim me angazhimet amerikane për nënshkrimin e marrëveshjes së paqes mes Egjiptit dhe Izraelit pas luftës së tetorit të vitit 1973. Në atë kohë Kisinxheri duke i bindur egjiptianët tha se këtë problem do ta zgjedh shahi i Iranit dhe vërtet filloi zënka mes Iranit dhe Irakut e cila rezultoi me luftën tetëvjeçare mes Irakut dhe Iranit.

Pas shumë ndodhive të njëpasnjëshme erdhi edhe okupimin amerikan dhe vuajtja e sunitëve arriti kulmin. Në vitin 2010 u organizuan zgjedhjet të cilët Asambleja e dijetarëve muslimanë i konsideroi joligjore sepse vendi ishte ende i okupuar. Arabët sunit vazhduan me qëndrimin e tyre refuzues ndaj zgjedhjeve që organizohen sipas draftit të kushtetutës i cili në esence është kopje e korrigjuar e ligjit për drejtimin e shtetit të cilin e aprovoi autoriteti i Pol Bremerit.

Këto zgjedhje ndërtoheshin mbi konceptin e tre subjekteve politike: Kurdët, shiitët dhe arabët sunit. Irani nuk ishte larg ndërhyrjes në çështjet politike arabe dhe e shfrytëzoi momentin për të ndërtuar një urë me anë të cilës do ta realizojë projektin e tij kolonizues të Irakut.

Edhe qeveria amerikane e kishte rolin e saj duke potencuar faktin shumica shiite dhe pakica suite si dhe duke dëshiruar ti shfaqin botës së shumica janë me projektin amerikan. Refuzuesit e këtij projektin emëroheshim si pakicë. Xhon Bajden nënkryetari i SHBA-ve deklaroi se Irani me 100 milionë dollarë ka ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve.

Në anët tjetër partitë shiite e përdorën ligjin për çrrënjosjen e Ba’thit si mjet për të penguar politikisht arabët sunitë. Në krye të komisionit që e zbatonte këtë ligj ishte Ahmed Çelebi. Vetë SHBA-të e pranuan ndikimin e Iranit mbi këtë komision. Ky komision largoi nga jeta politike mbi 500 arabë sunit në mes të cilëve edhe shumë persona me ndikim si  Salih El Mutlik dhe Dhafir El Ani.

Kaosi në vend ishte edhe mbulojë e mirë për eliminimin e personaliteteve sunit (fetarë, shkencorë dhe ushtarakë) në qytetin e Bagdadit si dhe në rajonet e jugut të vendit. U rrënuan qytete të sunitëve si Falluxha, Tela’fer, Samara, Ubejdi etj. Krahas spastrimit fizik u zhvillua edhe fushata e burgosjes dhe shpërnguljes me dhunë të familjeve sunite në veçanti prej Bagdadit.

Qeveria irakiane ushtroi presion mbi institucionet sunite që kishin ndikim që rezultoi me largimin e sunitëve nga pozitat drejtuese dhe qeverisëse.

Shiitët dominojnë në ministritë e punëve të brendshme dhe të jashtme, në ministrinë e naftës dhe në ministritë tjera. Forcat e armatosura që kontrollojnë Bagdadin janë kryesisht shiite. El Maliki i ka 17000 ushtarë që janë nën komandën e tij dhe nuk janë pjesë e ministrisë së mbrojtjes. Ata janë nënshkrues të marrëveshjeve për armatim me qëllim të koncentrimit të fuqisë ushtarake në duar të shiitëve.

Në fund shikoni tabelën e cila pasqyron padrejtësinë ndaj sunitëve në Irak sipas përfaqësimit në institucionet shtetërore në vitin 2009

Institucioni Arabë sunitë Shiitët Kurdët

 

Ministria e arsimit 8,33% 70,7% 4,16%
Ministria e sportit dhe rinisë 17,6% 82,4% 0%
Ministria e bujqësisë 7,7% 79,6% 0%
Ministria e të zhvendosurve dhe të shpërngulurve 8,3% 83,% 8,3%
Ministria e energjetikës 13,2% 84,2% 2,6%
Ministria e shëndetit 17,2% 65,5% 3,4%
Ministria e planifikimit 11,76% 61,7% 0%
Ministria e punëve të jashtme 33,3% 50% 12,5%
Ministria e drejtësisë 36,36% 54,54% 9,1%
Ministria e tregtisë 0% 88,9% 5,6%
Ministria e ekologjisë 12,5% 75% 0%
Ministria e Naftit 3,3% 76,7% 3,3%
Ministria e industrisë 37% 51,9% 8,6%
Ministria e resurseve ujore 5,3% 42,1% 0%
Ministria e ndërtimit dhe akomodimit 12,5% 79,2% 8,33%
Ministria e punës dhe çështjeve sociale 0% 88% 0%
Ministria e transportit Nuk dihet 70% 3,33%
Ministria e arsimit të lartë 36,8% 57,9% 5,3%
Ministria e kulturës 33,3% 50% 11,11%
Ministria e komunikimit 8,4% 91,6% 0%
Ministria e të drejtave njerëzore 16,6% 58,3% 0%
Ministria e pushtetit lokal dhe administrimit të përgjithshëm 10% 90%
Këshilli i sigurisë kombëtare 9% Nuk dihet Nuk dihet
Ministria e sigurisë shtetërore 4% në poste dytësore Nuk dihet Nuk dihet
Ministria e mbrojtjes 20% Nuk dihet Nuk dihet
Ministria e brendshme 2% Nuk dihet Nuk dihet
Qyteti i Bagdadit 12,5% 79,16% 0%
Këshilli i lartë i drejtësisë 0% 100% 0%

 

Sipas mesatares së përgjithshme në Irak me përjashtim të Kurdistanit 17% prej të punësuarve në institucionet e shtetit janë arabë sunitë, 68% janë shiitë dhe 5,4% janë kurdë.

Përktheu: M-r. Talha Kurtishi më shkurtesë

Revista El Bejan nr. 307

NA NDIQNI NË