Arhiva DitoreJan 9, 2015

0 3315

Kamata është shtesa që merr huamarrësi nga huadhënësi për moskthimin e borxhit në kohën e caktuar. Kamata është një nga sëmundjet më të neveritshme të shoqërisë, ku ata që punojnë me kamatë shfrytëzojnë pamëshirshëm djersën e të tjerëve, e kjo mënyrë e pasurimit është e padrejtë. Sistemi me kamatë dëmton rëndë e seriozisht aspektin shpirtëror, shoqëror dhe atë ekonomik.

– Ai që merret me ndonjë veprimtari të kamatës në çfarëdo forme qoftë, i ka shpallur luftë Zotit, i Cili ashpërsisht e ka ndaluar atë, duke e lejuar shitblerjen e pastër dhe shumë forma tjera të ekonomisë për shtimin e pasurisë ndershmërisht. Kamata mbjell tek njeriu interesin vetjak dhe shpirti i tij dëshiron vetëm të kënaqet në kurriz të tjerëve.

– Kamata shkakton armiqësi dhe urrejtje në mes të pjesëtarëve të një shoqërie, duke larguar çdo ndjenjë të dhembshurisë, bashkëpunimit të dyanshëm dhe mirësisë ndaj njëri-tjetrit. Ajo fut zili e përçarje dhe shkatërron çdo vlerë morale, shoqërore dhe vëllazërore.

– Kamata nuk është mundësi që të ndihmohemi ekonomikisht, kamata është institucionalizim i vjedhjes dhe rrëmbimit! Sistemi me kamatë i ndan njerëzit në dy shtresa:

1. Të pasurit, të cilët vijnë duke u pasuruar gjithnjë e më shumë.

2. Të varfrit, të cilët vijnë duke u varfëruar gjithnjë e më shumë. Sepse kamata nuk i nxjerr të varfrit nga varfëria, të varfrit gjithmonë bien viktimë e të pasurve, të cilët kurrë në mënyrë të ndershme e bamirësie nuk ofrojnë ndihmë për ta.

– Kamata ndikon në çrregullimin e kësaj baraspeshe, shkakton humbje dhe kriza të thella ekonomike, dhe gjithashtu degradon individë, popuj dhe shoqërish.

JETA PA KAMATË, DALJE NGA KRIZA !

Autor: Labinot Kunushevci

Redaktor fetar: Hoxhë Fadil Musliu

Redaktor gjuhësor: Avni Tafili

0 7463

Allahu,- xhele ue ala!,- thotë:

“Me të vërtetë, Allahu e mëshiron Pejgamberin, e engjëjt e Tij lutën për te. O besimtarë, lutuni për te dhe përshëndetni ate me “salatë” dhe “selam”! . (Sure el Ahzab: 56).

Ibn Kethiri,- Allahu e mëshiroftë!,- thotë: ” Allahu, xhele ue ala!,- përmës këtij ajeti, i lajmëron robërit e Tij, se çfarë pozite ka robi dhe i dërguari i Tij në shoqërinë e lartë , njashtu Allahu e lavdëron Muhamedin,- alejhi selam!,- tek shoqëria më e lartë, tek melaqet e afwrta si dhe melaqet luten për pejgamberin,- alejhi selam. Pastaj, Allahu urdhëroi ata që janë në tokë, që të bëjnë lutje dhe të dërgojnë salavate për Muhamedin,- alejhi selam!,- me qëllim që të bashkohen lwvdatat e atyre që janë lartë në qiell me lavdatat e atyre që janë poshtë në tokë.”

Ibn Kajimi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: “Nga ajeti kuptojmë: Nëse Allahu e mëshiron pejgamberin alejhi selam dhe melaqet luten pwr tw, atëherë edhe ju bëhuni prej atyre që i dërgojnë salavete, sepse ju keni përfituar nga bereqeti i shpalljes dhe dërgimit të tij, të mirat dhe pozitën më të lavdishme në dynja dhe ahiret. Kuptimi i salavatit që Allahu e dërgon ndaj pejgamberit alejhi selam domethënë lwvdatë, shfaqje e pozitës së lavdishme dhe fisnikërinë e pejgamberit, alejhi selam. Kurse, salavati që ia bëjnë krijesat pejgamberit, alejhi selam, domethënë lutja e krijesave për t’ia shtuar nderin dhe pozitën e lartë pejgamberit alejhi selam”.

Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Kush dërgon një salavat mbi mua, atëherë Allahu dërgon dhjetë të tilla (salavate) mbi të.”[1]

Domethënë, Allahu ia kthen dhjetë salavate robit, nëse ai ia dërgon një salavat pejgamberit, alejhi selam. Kjo qëndron kështu, sepse një vepër e mirë shpërblehet me dhjetë të tilla, andaj dërgimi i salavatiti mbi pejgamberin, alejhi selam, është prej gjërave më të mira.

Ibn Arabiu,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- thotë: Nëse thuhet se Allahu ka thënë: “Kush punon njw vepër të mirë, do të shpërblehet dhjetë fish.” (Sure el En’am: 160). Pse të përmendet ky hadith? Ne themi se: Përfitimi është i madh, sepse Kur’ani na mëson se kush bën një të mirë, do t’i dhjetëfishohet. Salavati mbi pejgamberin, alejhi selam, llogaritet vepër e mirë sipas Kur’anit dhe do t’i dhurohen dhjetë gradë në Xhenet. Mirëpo, Allahu na bëri me dije se ai që dërgon një salavat mbi Muhamedin alejhi selam, atëherë Allahu do ta bekoj dhjetë herë. E përmendja e robit nga ana e Allahut, është më e madhe sesa shpërblimi i dhjetëfishuar. Dhe këtë e vërteton edhe vetë fakti se Allahu nuk ka caktu shpërblim tjetër të përmendjes së Tij, pos se ta përmend atë Allahu në shoqëritë e larta, e gjithashtu si shpërblim kush e përmend pejgamberin alejhi selam, Allahe e ka bërë njejt përmendjen e tij.”

Hafidh el Iraki-, Allahu qoftë i kënaqur me të!,- ka thënë: ”Dhe Allahu nuk u mjaftua me shpërblimin e dhjetë të mirave. Por, shtoi edhe shlyerjen e dhjetë veprave të këqija si dhe ngritjen e dhjetë gradave më lartë në botën tjetër (në xhenet), ashtu siç është cekur në hadith.”

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të,- se i dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “I poshtëruar qoftë ai njeri, tek i cili përmendem unë, e ai nuk më dërgon salavat mua. I poshtëruar qoftë ai i cili i arrinë prindërit e tij gjallë në pleqëri e nuk bëhen shkak prindërit (kujdesi ndaj tyre) për të hyrë në xhenet. Dhe i poshtëruar qoftë njeriu i cili e arrinë Ramazanin, por Ramazani kalon pa iu falur mëkatet.”[2]

Transmetohet nga Abdullah Ibn Mes’udi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se i Muhamedi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Allahu posedon melaqe, të cilët udhëtojnë nëpër tokë, dhe m’i përcjellin selamet (përshëndetjet) e umetit tim.”[3]

Transmetohet nga Abdullah ibn Amrun,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: ” I Dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Kush më dërgon salavat mua, ose lutet që Allahu të më japë mua vesilen (ndërjmetësimin), ai e meriton shefatin tim.”[4]

Transmetohet nga Ebu Hurejra,- Allahu qoftë i kënaqur me të,- se i dërguari i Allahut,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: “Nuk ka mundësi të ulen ndonjë ndejë (takim) një popull, e ata në atë takim nuk e përmendin Allahun dhe nuk dërgojnë salavate mbi Pejgamberin, alejhi selam. E që kjo ndejë të mos bëhet keqardhje për ta Ditën e Kijametit. Në dasht Allahu i falë dhe në dasht i dënon.”[5]

Në ditën e xhuma është e pëlqyer të dërgohet sa më shumë salavate mbi Pejgamberin alejhin selam.

Argument për këtë është transmetimi i cili vjen nga Eus ibn Eusi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- i cili na rrëfen se Pejgamberi,- salallahu alejhi ue selem!,- ka thënë: ” Dita më e mirë nga ditët e juaja është dita e xhuma. Allahu në këtë ditë e krijoi Ademin alejhi selam, në këtë ditë Allahu ia mori shpirtin, në këtë ditë do të ndodhë fryerja e surit dhe Kiameti, andaj shpeshtoni salavatet mbi mua, sepse salavetet e juaja më paraqiten mua. I thanë: Si ka mundësi të paraqiten salavatet tona ty, kur ti je i kalbur në varr? Pejgamberi,- alejhi selam!,- tha: Allahu,- azze ue xhele!,- ia ka bërë haram tokës t’i hajë trupat e të dërguarëve të Allahut.”[6]

Kurse sa i përket formave se si të dërgohen salavatet mbi Pejgamberin alejhi selam:

Transmetohet nga Ebi Mes’ud el Ensari,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: ” Ishim ulur në një mexhlis me Sa’d ibn Ubaden. Dhe erdhi Pejgamberi alejhi selam. Beshir ibn Sa’di, i tha: ” Allahu na ka urdhëruar të dërgojmë salavate mbi ty, si t’i dërgojmë salavatet? Pejgamberi,- alejhi selam!,- qëndroi i heshtur aq shumë, saqë dëshiruam të mos e kishte pyetur. Pastaj, Pejgamberi alejhi selam tha: ” Allahu im lavdëroje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç e lavdërove familjen e Ibrahimit dhe bekoje Muhamedin dhe familjen e tij, ashtu siç e bekove familjen e Ibrahimit para tërë botës, sepse vetëm Ty të takon falënderimi dhe Lavdi. Dhe selamin(salavatet) prej tash e dini(e mësuat se si të më dërgoni salavate). (Allahume Sali ala Muhamedin ue ala ãli Muhamed, kema salejte alã Ibrahime ue alã ãli Ibrahime, ue bãrik alã Muhamed, ue alã ãli Muhamed, kemã bãrekte alã ãli Ibrahime fil Ãlemine, inneke hamidun mexhidun.)

Autor: Ahmed Ferid

Nga arabishtja: Suad B. Shabani.

[1] (Shënuan: Muslimi: 4/128(kapitulli mbi namazin), Tirmidhiu: 270/2 (kapitulli mbi namazin), Ebu Davudi: 1516 dhe Nesaiu: 50/3).

[2] (Shënon: Tirmidhiu në Tuhvetul Ahuedhi; 6413(kapitulli mbi lutjen- dhe thotë hadithi është hasen garib. Hakimi: 1/549. Ndërsa Shejh Albani thotë se hadithi është sahih dhe transmetuesit e këtij hadithi janë të vërtetë).

[3] (Shënon: Nesaiu: 3/43, Hakimi: 2/421, e saktësoi Dhehebiu. Shejh Albani thotë: Hadithi është sahih dhe transmetuesit e hadithit janë të saktë).

[4] (Shënon: Muslimi: 3/85(kapitulli mbi namazin), Ebu Davudi: 519(kapitulli mbi namazin), Tirmidhiu:13/102, Nesaiu: 2/25,26(kapitulli mbi Ezanin).

[5] (Shënon: Tirmidhiu: në Tuhuetul Ahuedhi: 244(kapitulli mbi duanë), kurse Shejh Albani e vlerëson si Sahih).

[6] (Shënon: Muslimi: 4/124,125(kapitulli mbi namazin), Maliku në muvetanë e tij: 1/165,166, Tirmidhiu: 12/95(kapitulli mbi tefsirin), Ebu Davudi: 967, dhe Nesaiu: 3/45,46).

0 1234

O ju musliman, frikojuni Allahut në vazhdimësi me adhurime dhe me largim nga e ndaluara. Shpëtoi ai që u kap për devotshmërinë në dynja dhe ahiret. Dhe humbi ai që e pasoi epshin dhe të ligën.

O ju robërit e Allahut, përmendni begatitë e shumta të Allahut që i keni dhe falënderoni që ato të vazhdojnë dhe të mbetën. Allahu i Madhëruar thotë: “(Kujtoje) kur Zoti juaj kumtoi: “Nëse tregoheni mirënjohës, Unë do t’jua shtoj edhe më shumë begatitë e Mia; por, nëse ju mohoni mirësitë e Mia, (atëherë dijeni se) dënimi Im është i rëndë”. Ibrahim 7, dhe tha: “O njerëz! Ju jeni të varfër e nevojtarë për Allahun, kurse Allahu s’ka nevojë për asgjë dhe është i Denjë për çdo lavd”. Fatir 15, dhe tha: “Kush është falënderues, e bën për të mirën e vet dhe, kush mohon, ta dijë se vërtet Allahu është i Vetëmjaftueshëm dhe i Denjë për lavdërim”. Llokman 12.

Kurse me një hadith të shenjtë Allahu i Madhëruar thotë: “O robërit e mi, këto janë veprat tuaja, të cilat tek Unë janë të ruajtura dhe të llogaritura, e për to Unë do t’ju shpërblej. Pra, ai që gjen mirë le ta falënderojë Allahun, ndërsa ai që gjen keq le të mos e fajësojë askë pos vetveten!”.

O ju musliman, deri dje ishit në Ramazan. Ditët e netët i kalonit duke u kënaqur me adhurime të ndryshme dhe Allahu ju dha sukses në largimin nga mëkatet dhe të ndaluarat, pra mos i zëvendësoni adhurimet me gjynahe, mos e zëvendësoni përmendjen e Allahut dhe leximin e Kuranit me shkujdesje, mos lejoni që t’ju kaplon dembelia dhe përtacia e të pakësoni nga detyrimet. Durimi në kryerjen e adhurimeve dhe durimi në largimin nga mëkatet, janë nga cilësitë e besimtarëve dhe stema e të devotshmëve. Allahu i Madhëruar thotë: “Ai është Zoti i qiejve, i Tokës dhe i gjithçkaje që është midis tyre, prandaj, vetëm Atë adhuroje dhe bëhu i qëndrueshëm në adhurimin ndaj Atij. A njeh ti ndokënd që ka Emrin e Tij?!”. Merjem 65, dhe “Urdhëroje familjen tënde, që të falë namazin dhe këmbëngul për këtë! Ne nuk të kërkojmë ty ndonjë ushqim: jemi Ne që të ushqejmë! Përfundimi i lumtur qëndron në frikën ndaj Allahut”. Taha 132.

Mos ta zëvendëson askush atë që e donë Allahu me atë që nuk e donë Allahu, që pastaj Allahu të zemërohet me të dhe ta drejton kah ajo që Ai e urren. Mos ta ndryshon askush gjendjen e tij të mëhershme të përqendrimit në fe, me pasim të epshit dhe shejtanit dhe shkuarjes pas haramave dhe të ligave, e me atë Allahu tua ndryshon gjendjen e çështjeve të juaja. Allahu i Madhëruar thotë: “Me të vërtetë, Allahu nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë ç’kanë në vetvete”. Rad 11, dhe tha: “Kjo ndodh se Allahu nuk ia ndryshon kurrë një mirësi që ia ka dhënë një populli, derisa ata të ndryshojnë atë që kanë në veten e tyre. Vërtet, Allahu dëgjon dhe di gjithçka”. Enfal 53.

O ju musliman, a nuk e dini se gjendja më e mirë e një muslimani është kur ai adhurimin e përcjelle me adhurim tjetër, dhe kur të mirat i përcjell me të mira tjera dhe largohet nga të ligat!? Allahu i Madhëruar thotë: “Sa për ata që ndjekin rrugën e drejtë, Ai ua shton udhëzimin dhe u jep devotshmëri e vetëpërmbajtje”. Muhamed 17.

Pozita më e ulët se kjo është të pasohet e liga me të mirë, me qëllim që të pastrohet mëkati i bërë. Allahu i Madhëruar thotë: “Fale namazin në mëngjes e mbrëmje dhe në një kohë të natës, sepse veprat e mira i shlyejnë veprat e këqija. Kjo këshillë vlen për ata që i pranojnë këshillat”. Hud 114.

Kurse në hadithin e Muadhit, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ceket të ketë thënë: “Frikoju Allahut kudo të jesh, pasoje një të keqe me të mirë dhe sillu me njerëzit me moral të mirë”.

Gjendja më e keqe është që ta pason njeriu të ligën me të ligë, apo t’i pason të mirat me të këqija që ia prishin ato të mira. Allahu i Madhëruar thotë. “O ju që keni besuar! Bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit dhe mos i çoni dëm veprat tuaja”. Muhamed 33, ngase të ligat dhe të këqijat pas të mirave dhe adhurimeve ka mundësi ta humbin veprën, apo ta prishin një pjesë të saj apo të pakësojnë nga shpërblimi i të mirave.

Përcillet nga selefi se ata luteshin gjashtë muaj që tu pranohet Ramazani dhe gjashtë muaj tjera luteshin që Allahu tua mundëson ta arrin Ramazanin tjetër.

Nga mashtrimet e shejtanit është që t’ia zbukuron njerëzve neglizhencën ndaj adhurimeve dhe t’i dobëson para epsheve dhe të ndaluarave në muajt tjerë jashtë Ramazanit, kështu që e arrin nga ata atë që nuk mundi ta arrin në Ramazan, ngase ishte i lidhur dhe i prangosur.

U pyet Bishër el Hafi, Allahu e mëshiroftë, se çfarë mendimi jep për ata që përpiqen në Ramazan dhe kur kalon muaji, ata i lënë adhurimet? U përgjigj: Sa popull i keq që është ai i cili e njeh Allahun vetëm se në Ramazan!

Mrekullia më madhe është që Allahu t’i dhuron robit përqendrim në fe gjatë tanë jetës së tij. Kjo është fitorja e plotë dhe lumturia e përsosur. Allahu thotë: “Pa dyshim, ata që thonë: “Zoti ynë është Allahu!” dhe pastaj qëndrojnë në rrugën e drejtë, nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar e as për t’u dëshpëruar (kur t’u vijë vdekja). Ata do të jenë banorë të Xhenetit, ku do të qëndrojnë përgjithmonë, si shpërblim për atë që kanë punuar”. Ehkaf 13-14.

Sufjan ibën Abdullah, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, thotë se i thash të Dërguarit të Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, tregoma një fjalë në Islam që mos ta pyes pas teje për të askënd?! Iu përgjigj: “Thuaj besova në Allahun dhe pastaj përqendrohu në të”.

Allahu është Ai që adhurohet në çdo vend dhe kohë dhe Ai është që detyrohemi t’i nënshtrohemi dhe mos t’i bëjmë gjynahe. Allahu thotë: “Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja!”. Hixhër 99.

Komentuesit e Kuranit kur e komentojnë këtë ajet thonë: Adhurojeni Allahun gjithmonë deri sa t’ju vjen vdekja.

Hasan el Basriu, Allahu e mëshiroftë, thotë: “Për besimtarin nuk ka kohë e cila përfundon, derisa t’i vjen vdekja”.

Edhe pse mbaroi obligimi i agjërimit të Ramazanit dhe në këtë muaj u ligjësuan adhurime të llojllojshme, gjithashtu Allahu e ligjësoi edhe pas Ramazanit të vepruarit e mirësive dhe detyroi detyra dhe ndaloi nga haramet, edhe atë në çdo kohë dhe vend. Ndër to është edhe ligjësimi i agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit. Ebu Ejub, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, e përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Kush e

agjëron Ramazanin dhe pastaj e përcjell me gjashtë ditë të Shevalit sikurse të kishte agjëruar tanë vitin”.

Po ashtu e ligjësoi agjërimin e tre ditëve për çdo muaj, pastaj agjërimin e të hënës dhe të enjtes, agjërimin e ditës së Arafatit dhe Ashurës, agjërimin e dhjetë ditëve të Dhulhixhes, pastaj u ligjësua leximi i Kuranit dhe përmendja e Allahut, namazi i natës, lëmosha, e shumë të tjera.

Pra, veprat e mira ashtu si janë të ligjësuara në Ramazan, janë të ligjësuara edhe jashtë muajve të Ramazanit.

Nga mashtrimet e shejtanit është që disa njerëz falen në Ramazan, kurse pas Ramazanit e lënë namazin, apo i falin disa kohë e disa i lënë. Kjo padyshim se është kufër i madh, dhe për këtë Allahu thotë: “falni namazin e mos u bëni si ata, që i shoqërojnë Atij diçka tjetër (në adhurim)”. Rum 31, dhe po ashtu thotë: “Çfarë ju ka sjellë në Sekar?” Ata do të përgjigjen: “Nuk ishim nga ata që falnin namaz”. Mudethir 42-43.

I Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, thotë: “Mes njeriut dhe shirkut është lënia e namazit”.

O ju musliman, dijeni se lumturia dhe shpëtimi i përhershëm është në durimin në adhurime dhe në durimin në largimin nga mëkatet. Pikëllimi dhe humbja e përhershme është në pasimin e epsheve dhe pasioneve, dhe nëse biri i Ademit e mediton mirë çështjen do të sheh se jeta sa e shkurtë që është dhe më mirë kishte qenë për të që të merret me adhurime dhe vepra të mira.

Allahu i Madhëruar thotë: “Ditën kur do t’i tubojë, atyre do t’u duket sikur nuk kanë ndenjur në tokë, veçse një çast të shkurtër dite, aq sa për të njohur njëri – tjetrin. Vërtet, janë të humbur ata që nuk e besojnë takimin me Allahun e nuk janë në rrugë të drejtë”. Junus 45.

Ibën Abasi, Allahu qoftë i kënaqur nga ai, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdia dhe paqja e Allahut qofshin mbi të, ka thënë: “Dy begati shumica e njerëzve i neglizhojnë: shëndetin dhe kohën e lirë”.

Kjo dynja është e shkurtër e ajo që vjen e përhershme, për këtë arsye o ti rob i Allahut vepro me qëllim që ato vepra ti takosh atë ditë kur do të dalësh para Allahut tënd.

SHEJH ALI IBËN ABDURRAHMAN EL HUDEJFE

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

0 1638

Ne jemi në muajin e Kuranit, përkujtojmë dhuntinë e Allahut ndaj nesh me zbritjen e Kuranit, nga mëshira e Allahut për krijesat e Tij, nga dituria absolute për atë që u bën dobi atyre, e zbriti atë në zemrën e një njeriu, që nuk dinte shkrim e lexim, me moral të pastër, i rritur në natyrën e pastër e të shëndoshë, i cili mposhti,  shkatërroi dhe pastroi nga papastërtitë e shirkut.

Kjo gjendje e njeriut ra në gradën më të ulët, e doli ky pejgamber para kësaj shoqërie me të cilën shoqëri loznin fantazitë, gjykonin epshet, të nënçmuar nga pushtimi i burrave dhe padrejtësia e tyre, u erdhi atyre Kurani Fisnik, që udhëzon kah ajo që është më se e vërteta, që i nxjerr ata nga prishja e fundme, për ti ngritur në virtyte të larta, që t’i liron ata nga robëria të lënguar në pranga, i bën ata të lirë, fisnikë, që nuk i nënshtrohen askujt pos Zotit Një, që nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij.

Mirëpo, ky Kuran Madhështor, i cili ndryshoi njerëzimin në fytyrën e tokës, kishte ndikimin e tij te arabët edhe atë në dy kategori: ndikimi te politeistët e inatosur të cilën refuzuan t’i përgjigjen të vërtetës dhe ndikimi i tij tek besimtarët e pastër të cilët pranuar të vërtetën dhe asaj iu nënshtruan.

Arabët ishin gjuhëtarë të mëdhenj, e Kurani ishte mrekulli në shprehjet e tija dhe në gjuhën e tij “Atë e solli shpirti besnik (Xhibrili). (E solli) Në zemrën tënde, për të qenë ti prej atyre që tërheqin vërejtjen (pejgamber). (Të shpallëm) Me gjuhë të kulluar arabe”. Shuara 193-195. Që kur e dëgjuan u habitën dhe u befasuan, fjalët ishin fjalë arabe, por të çuditshme dhe mrekulli, askush nuk kishte mundësi ta sfidonte apo të kritikonte atë, apo veç të sjellin një të tillë, e as një ajet të vetëm.

Ky ndikim  është ai të cilin e shprehi Utbeh ibn Rabia të cilën gjë ia mohuan shokët e tij, në librin e sires të Ibn Is’hakut, ndërsa shejh Albani e vlerëson të mirë tregimin e tij, që kur pranoi islamin Hamza, ishte ndihmë e madhe për vazhdimin e thirrjes, dhe paganët shikonin se si shokët e të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, shtoheshin, u ngrit Utbe një ditë, prijës i fisit të tij, i përmbajtur dhe i qetë, njeri i dialogut dhe i polemikave, duke qenë ulur në shtëpinë ku kuvendonin kurejshët, ndërsa i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ishte i ulur në xhami. U tha atyre: “O fisi kurejsh, a të shkoj te Muhamedi, t’i flas e t’i ofroj disa gjëra që ndoshta pranon diç prej tyre e ne ti dhurojmë atë që ai kërkon, e të ndalet? Thanë: “Gjithsesi se po, o Ebu Velid, shko dhe bisedo me të.”

U ngrit Utbeh dhe shkoi e u ul afër të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, i tha me një qetësi të madhe: “O biri  vëllait tim, ti je një nga ne që kur ke qenë një kryefamiljar, me një pozitë me prejardhja, ti erdhe tek populli yt me një gjë të madhe, me çka përçave shoqërinë, poshtërove ëndrrat e tyre, nënçmove zotërat dhe fenë, mohove gjithë atë që ka kaluar nga baballarët e tyre, dëgjo nga unë për disa gjëra që të ofroj, të mendosh rreth tyre, ndoshta pranon diçka prej tyrej.

I dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem i tha: “Thuaj, o Ebu Velid, të dëgjoj.” Tha: “O biri i vëllait tim, nëse ti dëshiron si kompensim të asaj me çka ti ke ardhur pasuri, do të tubojmë nga pasuritë tona, saqë të bëhesh më i pasuri ndër ne, e nëse je që dëshiron pozitë të bëjmë prijës tonin, e që të mos vendosim asgjë pa ty, e nëse dëshiron mbretëri, të bëjmë mbret, e nëse kjo që të vije ty e sheh si mendim (nga xhinët) e nuk mundesh ta refuzosh, do të kërkojmë për ty një mjek, e të shpenzojmë pasuritë tona derisa të shërohesh prej tij, se ndoshta ai të ka mundur e derisa të shërohesh, e ndoshta ajo çka të sjell ty (xhinët) është poezi që le plagë në zemrën tënde, ngase ju o fisi AbdulMutalib jeni që vlerësoheni sa askush tjetër.”

Sa përfundoi Utbeja, i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem duke e dëgjuar atë, kur e pa se ai heshti i tha: “A përfundove o Ebu Velid?! Tha: “Po”. I tha: “Më dëgjo.” Tha: “Po, po të dëgjoj.”

E i dërguari i Allahut, sal-Allahu alejhi ve selem i tha: “Në emër të Allahut, Mëshiruesit, Gjithëmëshirshmit “Ha, Mim. Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Libër që ajetet e tij janë të shkoqitura, duke qenë Kur’an arabisht për një popull që di ta kuptojë. Eshtë përgëzues dhe qortues, por shumica e tyre ia kthyen shpinën, andaj ata nuk e dëgjojnë”. Fusliet 1-4.

Dhe vazhdoi i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem duke i lexuar atij: “Thuaj: “A ju jeni ata që nuk i besoni Atij që e krijoi tokën për dy ditë dhe Atij i përshkruani shok, e Ai është Zoti i botëve! Ai që në të vuri kodra të forta, ia shtoi të mirat asaj dhe brenda katër ditëve të plota caktoi të gjitha kushtet për të jetuar në të. Pra, për ata që pyesin (për kohën e krijimit të saj)” Mandej e mësyu qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinë që ishte si materie e parë) dhe atij e edhe të tokës i tha: “Qasuni urdhërit Tim me dëshirë ose me dhunë!” Ato të dyja thanë: “Po i qasemi me dëshirë!” Dhe ata i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej. Qiellin më të afërt (të Dunjasë) Ne e stolisëm me yje ndriçuese dhe e bëmë të mbrojtur. Ky është caktim i plotfuqishmit, të dijshmit.”. Fusilet 9-12.

Kur Utbeja i dëgjoi këto ajete, heshti, dhe vendoi dorën e tij mbi shpinën e të dërguari, duke u mbështetur në të, derisa përfundoi i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem në ajetin të cilin bëhet sexhde, bëri sexhde dhe i tha: “Dëgjove o Ebu Velid atë që dëgjove.”

U ngrit Utbeja dhe shkoi te i shokët e tij, e disa prej tyre duke u betuar në Allahun, duke e parë se ai po kthehej tek ata, thanë: Ebu Velidi po vije me një fytyrë tjetër nga ajo me të cilën shkoi. Pasi që u ul tek ata, i thanë: “Ҫfarë ka o Ebu Velid? Tha: “Jam unë, betohem në Allahun, kam dëgjuar fjalë që asnjëherë më herët nuk i kam dëgjuar! Betohem në Allahun! Nuk është poezi, e as sihr, as magji! O fisi kurejsh, më respektoni dhe më leni unë të vendos: lejeni këtë njeri dhe atë në të cilën është ai dhe skajojeni, betohem në Allahun! Fjala e tij që unë e kam dëgjuar do të përhapet, që nëse arabët e luftojnë atë, ju do të mjaftoheni me atë që tjerët e bëjnë, e nëse përhapet tek arabët, sundimi i tij është sundimi juaj, krenaria e tij krenari e juaj, e do të jeni njerëzit më të lumtur me të. Thanë: Betohemi në Allahut, se të ka bërë sihr me fjalët e tija! Tha: Cili është mendimi juaj, veproni ashtu si ju mendoni?!

Mendjelarti nuk mund të bindet me asgjë edhe nëse ia sjell të vërtetën para syve të tij, fjala e Allahut që i zbritej të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, ishte fjalë që nuk mund vinte përballë asnjë gjuhëtarë, mirëpo mendjelartësia, inati ta mbulojnë zemrën, e si njeriu ti nënshtrohet të vërtetës?!

Pastaj i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, dëgjoi edhe një prijës tjetër prej prijësve të fisit kurejsh, Velid ibn Mugirah, ia lexoi atij disa ajete të Kuranit, prej tyre fjalën e Allahut: “Allahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim”. Nahl 90. Nuk kishte Velidi, i njohur me gojëtarinë dhe retorikën, kërkoi nga i dërguari, sal-Allahu aejhi ve selem, që të përsërisë atë që lexoi, nga habia e madhe!

Kur kuptoi Ebu Xhehli se ndoshta Velid ibn Mugires i është zbutur zemra, nga ajo që i ka lexuar Muhamedi, sal-Allahu alejhi ve selem,  prej fjalëve të ëmbla, u brengos e u frik, erdhi tek ai e i tha: O mixhë, populli jot dëshirojnë të tubojnë pasuri që të ta japin, ndërsa ti erdhe tek Muhamedi duke kërkuar prej tij pasuri.

Ia ktheu me mendjemadhësinë e tij të njohur: Kurejshët e kanë kuptuar se unë jam më i pasuri i tyre. I tha: Atëherë thuaje një fjalë që do t’u arrijë popullit tënd se ti je mohues i asaj që ai tha.

Tha: “Ҫfarë të them? Betohem në Allahun! Askush prej jush nuk është më shumë i ditur se unë për poezinë dhe llojet e saj, po as për poezinë e xhinëve. Pasha Allahun, ajo të cilën ai e thotë, aspak nuk u përngjanë poezive. Pasha Allahun, fjala e tij ka ëmbëlsi, në të qëndron një mrekulli, shumë e frytshme, afër tij çdo fjalë shkrihet, andaj edhe s’ka fjalë më të lartë dhe asgjë nuk mund t’ia kalojë.”

Tha: “Populli jot nuk pajtohet derisa të flasësh diçka rreth kësaj.” Pra, ndonjë fjalë të keqe.

Velidi i tha: “Më lerë që të mendohem.” Pasi që mendoi tha: “Është sihr që ndikon, tek të tjerët”.

Allahu i Madhëruar zbriti ajete nga të cilat dridhen malet “Ti më le Mua dhe atë që e krijova të vetmuar”. Mudethir 11. Pra, më le Mua dhe këtë, thotë Allahu i plotfuqishëm, si kërcënim për këtë njeri të poshtër, Allahu ia dhuroi atij të mirat e kësaj bote, e ai mohoi të vërtetën dhe shpikë mbi ajetet e Allahut e i shndërron ato në sihr dhe fjalë të njerëzve “Ti më le Mua dhe atë që e krijova të vetmuar” e krijova atë, e nxjerra nga barku i nënës së tij, foshnje të dobët, të vetëm pa pasuri e pa pasardhës.

Dhe bëra të ketë pasuri të madhe. E bëra edhe me djem që i ka me vete. Dhe Unë i lash në disponim të gjitha mundësitë. E ai lakmon që t’i shtoj edhe më tepër. E jo, se ai vërtet ishte mohues i fakteve tona! Atë do ta ndrydhi me një dënim të rëndë e të padurueshëm. Pse ai shumë mendonte, radhitte e përgatiste (për Kur’anin). Qoftë i shkatërruar, po si përceptonte. Prapë qoftë i shkatërruar, po si përceptonte. Ai sërish thellohej në mendime. Pastaj mrrolej dhe bëhej edhe i vrazhdë. Pastaj ktheu shpinën me mendjemadhësi. E tha: “Ky (Kur’ani) nuk është tjetër, vetëm se magji që përcillet prej të tjerëve. Ky nuk është tjetër, përveç fjalë njerëzish!” E Unë atë do ta hedh në Sekar! E, ku e di ti se çka është Sekar? Ai nuk lë send të mbetet pa e djegur. Ai është që ua prish dhe ua nxin lëkurat. Mbikëqyrës mbi të janë nëntëmbëdhjetë.” Mudethir 12-30.

Kurani tek ata kishte një ndikim shumë të madh, që i ka çuditur e hutuar fare, mirëpo inati dhe mendjemadhësia ishte e tepërt, kjo i shtyri ata që të japin besën se nuk do të dëgjojnë Muhamedin, që të mos preken nga sihri me të cilin ai ka ardhur, të nxjerrin zëra, fishkëllima, të duartrokasin kur ai të fillon të lexojë Kuran, sikur që thotë Allahu i Madhëruar: “Ata që nuk besuan thanë: “Mos e dëgjoni këtë Kur’an dhe kur të lexohet ai, ju bëni zhurmë (bërtitni) ashtu që ta pengoni!”. Fusilet 26.

Vetëm se Kurani ishte më i fortë se sa mashtrimet e tyre, më i fortë se sa durimi  i tyre për mos ta dëgjuar, a e dini se çfarë kanë vepruar? Secili prej tyre në mënyrë individuale duke mos kuptuar asnjë për njëri tjetrin, të fshehur që të dëgjojnë këtë fjalë të mrekullueshme, e më pas ndodhte se ata takoheshin në rrugë, e fajësonin njëri tjetrin për shkeljen e premtimit, e përsëri ktheheshin!

Hutbeja e dytë

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk kërkonte nga populli i tij më tepër pos që ta lënin të qetë ta kumtonte fenë e Zotit me lexim të Kuranit tek njerëzit, Allahu zbriti ajetin: “Thuaj: “Cili send ka dëshminë më të madhe?” Thuaj: “All-llahu është dëshmues mes meje e jush, e mua më është shpallur ky Kur’an që me të t’ju tërheq vërejtjen juve dhe atij që i komunikohet”. EnAmë 19.

Unë jam urdhëruar ta adhuroj vetëm Zotin e këtij qyteti, të cilin Ai e bëri të shenjtë, se Atij i takon çdo send, dhe jam urdhëruar të jem prej besimtarëve të sinqertë. E, edhe ta lexoj Kur’anin, e kush e pranon udhëzimin e tij, ai udhëzohet vetëm për të mirën e vet, e kush ka humbur, ti thuaji: “Unë vetëm tërheq vërejtjen”. Neml 91-92.

Mirëpo, paganët thanë: “Jo, nuk e lejojmë të veprojë ashtu.”

Saqë, ku panë veten e tyre të paaftë përballë ajeteve, sureve, nuk kishin mundësi t’i sfidonin, as të polemizojnë e të shtrembërojnë, e as të pengojnë ndikimin e tyre, atëherë synuan që ta vrasin të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, Allahu i Madhëruar  i zbriti: “Përkujto (o i dërguar) kur ata që nuk besuan thurnin kundër teje; të ngujojnë, të mbysin ose të dëbojnë. Ata bënin plane, e Allahu i asgjësonte, se Allahu është më i miri që asgjëson (dredhitë)”. Enfal 30.

Vëllezër të nderuar! Kurani për të dërguarin, sal-Allahu alejhi ve selem, nuk ka qenë thjeshtë një përmbledhje e ligjeve dhe tregimeve, por ishte shoqëruesi i të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, këshillues, për atë i dërguari qëndisi jetën e tij me sjellje, moral, virtyte, fjalë dhe vepra sipas udhëzimi të Librit të Allahut, e ishte Kuran i cili ecte mbi tokë.

Nga ajo që cekëm, na u bë e qartë se ishte ndikimi i Kuranit tek jobesimtarët, vallë, si ishte ndikimi i tij tek besimtarët…?!

O Allah, bëre Kuranin pranverë të zemrave tona, dritë të gjokseve, heqje të pikëllimeve, largim të brengave dhe dëshpërimeve!

AbdulAziz ibn Abdullah Suvejdan

Përktheu: Shpend Zeneli

NA NDIQNI NË